You are on page 1of 20

Teodoliti – Paisje per te matur kendet horizontale e vertikale, si dhe distancat.

Pra me kete instrument


pas matjes se kendeve horizontal e vertical dhe distances, na krijohet mundesia te llogarisim kordinatat
ne plan dhe lartesi te pikes (x,y,z). Teodolitet e pare masnin vetem kendet (horizontale e vertical) me
vone ato perfeksionuan per te matur edhe distancat. Nga kjo aftesi shtese ato u quajten edhe
Takiometer. Keto paisje u perdoren gjeresisht ne rilevimet topografike per hartat ne shkalle te madhe
(1:5000 deri 1:500) qe shebenin per zhvillimin e projekteve inxhinjerike ne fushat e gjeologji minierafe,
infrastrukturave te transportit e tj. Tipet e fundit me permirsimet e medha teknollogjike quhen Stacion
Total (Total Station), mrekullite teknologjike te te cileve ne automatizim dhe rritjen e saktesise se matjeve
do ti shohim me poshte.

Ne paraqitjen skematike te teodolitit klasik , shikohet qe dylbia, si pjesa me e rendesishme e paisjes,


rrutullohet ne dy drejtime , rreth boshtit vertikal
bashke me pjesen e siperme te paisjes dhe rreth
boshtit horizontal te montuar ne suportet perkatese
ne trupin (pjesa e siperme) e paisjes. Rrotullimi rreth
boshtit vartikal (VV) jep mundesine e matjes se
kendeve horizontal, kurse rrotullimi rreth boshtit
horizontal (HH) jep mundesine e matjes se kendeve

vertikal. Matja e distances fillimisht behej ne menyre mekanike (me meter shirit me gjatesi 10-100 m). Me
pas u kalua ne matje optike, me te ashtuquajturat “penje kryq”, dy viza vendosur ne nje pllake te
tejdukshme xhami ne nje distance te caktuar nga viza horizontale hh (qe sherben per vijezimin ne
vertikalitet) mu mbi vizen vertikale vv qe sherben per vizimin horizontal. Distanca llogaritej me formule
gjeometrike ku merte pjese kendi zenital dhe leximi mbi late te shifrave ku mbivedosen “penjet kryq”.
Me vone me teniken e ashtuquajtur autoreduktuese, ku “penjet kryq” u zevendesuan me 2 çifte kurbash
, distance e te cilave ndryshon gjate pjerresimit te dylbise ne funksion te katrorit te sinusit te kendit
zenital. Distanca merrej direct dhe saktesia ishte deri ne 10 cm, qe nuk ishte shume e sakte krasuar me
matjen mekanike, por siguronte shpejtesi shume me te madhe. Kjo metode vazhdoi deri ne daljen dhe
perdorimin e teknollogjise elektronike ne keto paisje. Kuota (z) llogaritet me formule trigonometrike kur
kemi te matur kendin vertical dhe distancen (hipotenuzen). Gjithashtu dime kuoten e pikes nga ku behet
matja dhe lartesine e stativit dhe instrumentit deri te okulari si dhe lartesine e stativit te prizmit.
Kushtet teknike te domosdoshme per keto paisje (posicionet e sakta te boshteve, dhe planeve te
rrotullimit) sigurohen qe ne fabrikim, perdoruesi ka ne dore per te realizuar matje sa me te sakta
horizontimin (nivelimin) e planit perkates dhe centrimin e paisjes ne menyre qe boshti vertical VV i saj te
perputhet me piken ne toke nga ku behen matjet.
Kjo procedure garanton shfrytezimin ne maksimum saktesise qe garanton paisja nga fabrikimi, pastaj per
te realizuar matje te sakta ka edhe shume hapa te tjere ne zbatim teknikave e protokolleve te matjeve qe
kane te bejne me shkallen e specializimit te perdoruesit te paisjes. Nje prefesionist mund te realizoi
matje me te sakta me paisjen me saktesi me te ulet se sa nje jo profesionist me aparatin me te sakte.
Ne perputhje me cilesine e paisjeve per sa i perket saktesise ne matje, garantuar nga fabrikimi, teotolitet
klasifikohen:

o Me saktesi te ulet ( saktesia ne matjen e kendeve 30”)


o Me saktesi mesatare ( saktesia ne matjen e kendeve ose 10” deri 3”)
o Me saktesi te larte ( saktesia ne matjen e kendeve 0.6” deri 0.3”)
o Me saktesi shume te larte. ( saktesia ne matjen e kendeve 0.1”)

Saktesia e paisjeve nga fabrikimi ka te beje qe me saktesine e prodhimit mekanik te pjeseve te tyre
perberese, cilesine lenteve, dhe sidomos me tipet dhe menyren e kompozimit te ndarjeve ne rrathet qe
realizojne marjen e vlerave te kendeve. Saktesia, si kudo, ndikon ne koston e prodhimit te ketyre dhe
zgjedhja e paisjeve zakonisht behet sipas nivelit te saktesise qe kerkon projekti.

Ne figurat me poshte jepen disa theodolite sipas klasave te evolimit te tyre.

Teodolit qe vendosej mbi stativ dhe


Teodolit qe perdorej per matjet dhe vizatimin matjet shenoheshin ne libreze. Harta
direkt mbi tavoline (teknika me Menzul) ndertohej ne zyre.
Teodoliti South ET 02 qe
digitalizuan leximet por
Teodoliti Theo 20 qe eshte distance matej ne menyre
perdor shume edhe ne optice (autoreduktor)
vendin tone

Keshtu me kohe u be kalimi nga teodolitet optic qe leximet beheshin nga pamjet me sy, rregjistrimi behej
manualisht ne librezat e matjeve dhe llogaritjet e perpunimi I te dhenave behej ne zyre, ne teodolitet me
teknollogji elektronike. Ky kalim ndryshoi teknologjine e matjes se distancave, metoden e leximit e
rregjistrimit te matjeve, menyren e perpunimit te te dhenave nga matjet si dhe disa nga aksesoret
mbeshtetes ne realizimin e matjeve. Evolimi me teknollogjine re qe i shpejte dhe ne cilesine, llojet dhe
sasine e aksesoreve shtese, per qellime automatizimi, qe i vendosen paisjeve, ato kane arritur nivelin e
roboteve.

Me poshte po shtjellojme cfare nuk ka ndryshuar dhe ndryshimet me esenciale ne teknologjine e re:

Matja e kendeve: Principi po i njejte, por ndryshuar materiali dhe kompozimi


i rratheve te leximit te kendeve. Keto ndryshime dhe paime elektronike
mundesuan leximin ne ekran dhe rregjistrimin e vlerave te matjes ne menyre
digitale ne memorjen e vendosur ne paisje.
Matja e distances: Ndryshoi principi i metodes se matjes. Ne paisje u vendos
gjeneruesi i rrezeve lazer dhe marresi, deshifruesi dhe
digitalizuesi i sinjalit ne kthim . Gjithashtu edhe
programet kompjuterike qe bejne llogaritë, dhe vec
kendeve e distances japin dhe rregjistrojne edhe
kordinatat e pikes ne perputhje me sistemin e
projeksionit te kordinatave te percaktuar me pare.
Paisja (total station) vendoset po mbi stativin e
zakonshem, dhe perputhja e boshtit vertical me
piken ne toke ku ai pozicionohet behet me disa
menyra deri ne centrim te detyruar qe siguron nje
saktesi shume te mire. Vijesimi per tek pika qe do te
matet nuk behet më mbi late, por mbi nje prizem qe
e kthen rrezen e leshuar perseri tek paisja. Kjo
mundeson metjen e distances tashme jo me formule
trigonometrike per me formule fizike (rruga = shpejtesi x kohe).

Total Station Leica TP400 Robotic Total Station Leica


kombinuar me sistemet GNSS

Eshte arritur me zhvillimin e teknologjise perkatese edhe matja e distancave pa prizem por me vijesim
direct ne object. Përparësia e tyre e natyrshme është aftësia për të matur distancat në pikat që nuk
arrihen nga personi qe leviz me prizmin (reflektorin).
Paisja Total Station, per matje pa prizem, përdor impulse të shkurtra të dritës lazer me energji të lartë.
Kjo energji është dukshëm më e lartë se ajo e përdorur ne matjet me prizem. Edhe ne kete rast
instrumenti mat kohën e udhëtimit të impulseve të lazerit. Keshtu përcaktohet distanca instrument pike
mbi sipërfaqen e tokes. Kjo metode deri tani, ka te metat e saj krahasuar me matjen me prizem. Se pari
nje harxhim energjie me i madh (harxhohen me shpejt baterite), distancat qe maten jane me te vogla, pra
siperfaqja qe matet ne rilevim, nga nje pike e poligonit zvogelohet.
Meqenëse impulset e lazerit pasqyrojnë sipërfaqe të ndryshme (toke , shkemb, bar etj.), duhet të
tregohet kujdes kur drejtohet instrumenti. Kjo është veçanërisht kritike kur ka sipërfaqe të shumëfishta
në orientime të ndryshme pranë pikës së matjes.
Shumë instrumente kanë një tregues lazer të integruar i cili i ofron operatorit një tregues vizual se ku do
të bëhet matja.
Skanerat 3D

Vec skanimit nga ajri qe jane ne perdorim te gjere dhe do ti shohim ne pjeset me poshte, jane krijuar
edhe paisje skanuese qe masin te pozicionuara ne toke. Parimi i punes i te cileve eshte e njejte si matjet e
kordinatave me total station pa perdorur prizmin. Ne rastin e total station ne
komandojme ate, per piken qe do ti maten kordinatat. Kurse ne rastin e
ketyre paisjeve vetem jepet komanda skan dhe paisja mer pika (kordinatat e
tyre) ne perputhje me parametrat e saj (dendesi per njesi sip) mbi cdo
siperfaqe objekti qe ne duam te masim dhe atij i shfaqet perpara.

Per te percaktuar kordinatat e pikave duhet te jepen paisjes kordinatat e


pikes ku eshte vendosur dhe drejtimi zero grade i azimutit gjeografik.

Skaneri 3D, si paisje perdoret me se shumti ne ambjente ku skanimet nga ajri


kane pamundesi te ballafaqohen me cdo faqe te objekteve qe skanohen dhe
sidomos ne ambjente e mbyllura. Si fusha inxhinierike ku perdoret me shume jane: ajo e ndertimit dhe
arkitektures, arkeologjise, inxhinerise se pyjeve e tjere.

Nivela – funksioni kryesor : Mat disnivelet _llogarit kuotat me precicion te larte. Per terrene jo shume te
pjerreta dhe siperfaqe jo shume te medha, ben edhe rilevim, pra mat kend horizontal distance (percakton
kordinatat ne plan x,y) dhe disnivelet nga pika e centrimit (percakton kuoten z). Me kete paisje nuk
masim dot kend vertical, gje te cilen e realizojme me teodolitet.

Nivelat jane instrumenta matese qe perdoren per percaktimin e lartesive


te pikave ne saktesine me te larte te mundshme. Per kete arsye ato
perdoren per matje kuotash kur saktesia qe kerkon projekti eshte e tille
qe arrihet vetem me keto mjete. Teknika e realizimit te matjes eshte
quajtur ne gjeodezi si teknika e nivelimit gjeometrik. Nga figura
skematike shikohet qe ky instrument ka mundesi te rrotullohet vetem
rreth aksit vertical. Keshtu qe per te realizuar matje te sakta perdoruesit
I mbetet vetem te niveloj horizontalisht planin e paisjes ku rrotullohet
instrumenti, dhe kur instrumenti perdoret ne rilevime perputhja e
boshtit vertical VV me piken ne toke nga ku kryet rilevimi.
Ne figuren me poshte po japim skematikisht principin e procesit qe realizohet per marrjen e kuotave te
pikave.
Kur njohim kuoten e pikes P1, nivelen
e vendosim mes dy pikave,
pozicionojme latat vertikalisht,
vizojme dhe marim leximet h’1 dhe
h’2. Diferenca e tyre jep diferencen ne
kuote mes dy pikave, P1 dhe P2. Kur
h’1 > h’2 terreni vjen ne ngjitje dhe
rrjedhimisht kur h’1 < h’2 terreni vjen
ne zbritje. Per matje te mira eshte e
keshillueshme qe diferenca ne kuote
nga pika ne pike te mos jete me shume se 2.5 -2.8 m dhe distance ndermjet pikave jo me shume se 100
m. Kur distance ndermjet pikave eshte e tille qe matja nuk kryhet me nje pozicionim zbatohet matja qe
quhet me shume stacione, per te arritur deri tek Pika P2.

Me poshte po japim tipet kryesore te nivelave qe kane pasur nga nje element te rendesishem ne
permiresimin ( evolimin) e saktesise se matjeve. Nivelat nga tipi 1 ne ate 3, paten nje rritje te saktesise ne
matje si rezultat I permiresimit te nivelimit te instrumentit, por ato ishin me parimin optic te leximit te
vlerave dhe shenimin e tyre ne libreze matjesh dhe perpunim te dhenash ne zyre. Tipet e vjetra vetem i
permendim, pershkruajme gjerat kryesore te modelit te fundit.
1 Nivelat klasike, me nivelim manual

2. Nivelat me nivelim manual dhe korrigjim nivelimi me vide ngritese

3. Nivelat me nivelim manual dhe me pas me autonivelim

4 Nivelat digitale me autonivelim


Hopi te Nivelat digitale qe i ndjeshem, pasi
funksioni i autonivelimit u ruajt e u permiresua,
leximet ne latat e reja, barcod-e, behet
automatikisht, po ashtu edhe llogaritja e kuotes
dhe per me teper rezultati rregjistrohet
automatikisht ne memorjen digitale te paisjes.
Me dylbinë dhe fijet kryq të saj nivela mund të
përdoret për të fituar lexime si çdo nivelë tjeter e
thjeshtë. Por nivela dixhitale është ndërtuar për të
marre lexime dhe përpunim automatik te
rezultatit te matjes. Procedurat e pozicionimit dhe nivelimit te instrumentit jane standarte.
Keto paisje rezultatet e matjes vecse I paraqesin ne ekran, gjithashtu I rregjistrojne ne
memorjen digitale te tyre. Matja me nivelat dixhitale është me e thjeshtë krahasuar me nivelat me lexim
optik. Pas nivelimit të instrumentit, matësi vizon me dylbi tek lata barcod-e dhe pas shtypjes së butonit (e
kuq ne foto) «matje». Ne kete moment automatikisht paisja ben leximin, llogaritjen dhe rregjistrimin e
rezultateve në kujtesën e saj digitale, pervecse i ka shfaqur ato ne ekran. Largesa maksimale nivelë – late
duhet te jete afro 100 m, ndërsa largësia minimale për të arrit me marrë lexim (dixhital) është 1.5 deri në
2m. Saktësia e leximeve dixhitale të fituara në latën barcod-e është 0.5 mm. Keto paisje shoqerohen
edhe me late me ndarje centimetrike ose pjesa e pasme e latës barcod eshte cntimetrike, e cila mund të
përdoret për të marrë lexime me sy në late në ato rastet kur për shkak të pengesave, në dylbi shifet jo
qarte imazhi barcod ne late dhe krahasuesi elektronik nuk arrin të bëjë krahasimin matematik ndërmjet
imazhit real ( të mangët) dhe imazhit standart të ruajtur në memorien e kompjuterit.
Teodoliti dhe nivela (digital) jane paisje te ngjashme por qe perdoren per qellime specifike sipas saktesise
se matjeve qe na duhen. Ato kane edhe dallime thelbesore si psh. Nivela nuk mat kend vertical direkt, por
percakton me sakte kuotat (lartesite). Nivela perdor laten barcod kurse teodoli prizmin. Gjithesesi e
perbashketa e tyre eshte qe mund ti masi kordinatat e nje pike mbi siperfaqen e tokes pamvarsisht kohes
qe kerkon sejcili prej tyre. Per te dy llojet e paisjeve (digitale) formati i ruajtjes se te dhenave nga matjet
mind te jete tabelor ose vektorial, ne varesi te softuarit te instaluar ne to. Shkarkimi i te dhenave te
perfituara nga matjet eshte sipas metodave standarte per shkarkimin e kopjimin e te dhenave dixhitale,
pra ne memororje mobile, lidhje direct me kompjuterin, me bloetooth apo me internet.
Marresit GPS – per matje gjeodezike.

Zhvillimi i shpejte i teknologjise GNSS, beri qe te arrihej ne pak vite qellimin qe paten nismetaret e tij,
tashme ky sistem eshte bere Global, i Vazhdueshem, dhe i Saktesise se larte. Megjithe se u nis per
qellime militare, mundesite qe ofronte sistemi GNSS, e beri ate menjehere nje support te fuqishem edhe
te shume fushave ekonomike, së pari ne navigim ajror, tokesor e ujor, se dyti ne fushen e gjeodozise e
hartografise dhe me pas te fushave te tjera si klima, meteorologjia , bujqesia, siguria e shume te tjera.
Per sistemin ne teresi kemi folur ne nje kapitull te meparshem, ketu do te trajtojme aparatet (marresit
GPS) qe perdoren per matje ne ne fushen e gjeodezise. Aparatet Marres GPS te te gjitha llojeve bejne
pjese ne segmenti (pjesen) “Perdoruesit” te sistemit te pergjithshem GNSS. Aparate Marres GPS jane
bashkangjitur edhe ne paisje te tjera si psh Smartphone e Tablet, por nga studimet rreth 30 % e
zoteruesve nuk e dine qe e kane GPS, dhe mbi 80 % e atyre qe e perdorin nuk e dine se si funksionon por
e perdorin mekanikisht per te derguar vendndodhjen (location) e tyre, kur edhe me keta lloj GPS mund te
maresh shume me teper te dhena (kordinata pike, rregjistrim rruge (track), matje distancash, matje
siperfaqesh). GPS e inkorporuar ne paisjet smart, per saktesine ne matje qe ato realizojne, pak a shume
perafrohen me parametrat e grupimit GPS te zakonshem, qe do te shohim me poshte. Matjet e kryera ne
terren me to kane saktesine e te dhenave te nxjerra nga nje harte 1:25000 (objeti 7,5 m x 7,5 m del pike
ne harte(0.3 x 0.3 mm)). Nje permiresim te dukshem ne rritjen e saktesise te te dhenave per te gjithe
llojet e aparateve marres GPS, beri ngritja edhe e disa sistemeve te tjere GNSS vec atij amerikan (rus,
europian, japonez, kinez dhe indian) dhe lejimi I lidhjes free me te gjithe satelitet e ketyre sistemeve.
Keshtu qe zonat pa sinjal nga sistemet GNSS jane te pakta dhe kryesisht, ne qendrat urbane me godina te
larta, ne pyje te dendur, ne kanione te thella apo ne ambjentet e mbyllura te ndertesave. Me futjen e
sistemeve mbeshtetes SBAS dhe GBAS, moti i vrejtur e dobeson cilesine e sinjalit por nuk e eleminon fare
sic ndodhte dikur.
GPS qe perdoren ne projektet inxhinierike jane dy llojesh:
1. GPS te zakonshem dhe 2. GPS differencial (DGPS), quhen edhe profesional.
Specialiste e fushave te ndryshme (gjeologji, miniera, bujqesi e tj.) perdorin kryesisht tipin e pare te GPS
per tu orjentuar me projektin, dhe per te bere kontrolle te pergjithshme si per shembull mos dalja e
punimeve jashte konturit te lejes, matja paraprakisht e gjatesise se nje rruge te re, apo matja e perafert e
nje sheshi stokimi per te llogaritur nje kapacitet mbajtes te tij e tj.
Kurse per matjet e mirfillta per ndertim hartash, per piketim projekti, apo qofte edhe matje gjatesishe,
siperfaqesh e volumesh qe perfshihen ne situacionet e punimeve te realizuara te projekteve, specialistet
gjeodet kur vleresojne qe mund te perdoret edhe matja me GPS, perdorin vetem ato te tipit Diferencial,
DGPS.
Kuptohet qe ndarja ne tipe qe thame me lart eshte e pergjithshme, pasi brenda grupit ka dallime. Keto
dallime i percaktojne teknologjite e ndertimit te tyre. Disa elemente te rendesishem ne vleresimin e tyre
jane:
a) Lloi i marresit te sinjalit. Disa marres pranojne vetem sinjalet qe quajtura C/A (coarse/acquisition
code) disa te tjere edhe sinjalet te quajtura te tipit P (precision code). Kodi C/A transmetohet në një
frekuencë të vetme (L 1), kodi P transmetohet në dy frekuenca (Ll & L2), dhe keto jane ne permiresim
te vazhdueshem. GPS e zakonshem kane qene kryesisht me marres per sinjal C/A por tani po
prodhohen per te dy llojet e sinjalit. Po ashtu GPS-set e zakonshem kane pesuar nje rritje saktesie
pasi atyre ju eshte dhene mundesia te perfitojne nga korrektimet qe bejne sistemet ndihmese SBAS,
WAAS per Ameriken dhe EGNOS per Europen. Rrajone te tjera kane ndertuer sistemet e tyre
ndihmese.
DGPS jane gjithmone me marres per sinjal P por e njohin edhe sinjalin C/A. Sigurisht qe I perftojne
korrektimet e sitemit SBAS, por kane edhe tjeter mundesi korrektimi qe shpjegohet ne piken me
poshte.
b) GPS I zakonshem lidhet vetem me sinjalet qe vijne direct nga satelitet e sisteimit GNSS, kurse DGPS
pranon dhe fut ne algoritmin e tij vlerat qe vijne nga dy lloje sinjalesh, nga satelitet dhe nga sistemet
tokesore NGS-Cors ose stacionet baze (individuale) qe bejne korrektimin e vlerave te kordinatave.
c) Tek GPS i zakonshem, tek disa lloje te tij, eshte bere e mundur lidhja Bluetooth per trasferim te
dhenash me kompjuterat apo paisje te tjera, kurse DGPS lidhen edhe me bloetooth por edhe me
internet (WI-FI apo Mobile Data) jo vetem per importim apo eksportim te dhenash por edhe per
shkembim informacioni qe futen ne algoritma per per rritjen e saktesise se matjeve.
d) GPS i zakonshem punojne gjithmone individualisht, kurse DGPS ponojne edhe ne grup si rover dhe
matjet rregjistrohen ne nje qender te perbashket.
e) Rritja e saktesise se ores te satelitet transmetues te sinjaleve GPS beri hop ne saktesine e te dhenave
ne matjet me marresit GPS. Por edhe saktesia e ores ne paisjet marrese dhe transmetuese te tipit
NGS-CORS apo Base Station individual ndikon ne saktesine e korrektimeve qe degohen te marresit
(rover) DGPS. Fakt eshte qe saktesite e oreve tek te gjitha llojet e marresve GPS ka pesuar rritje, dhe
kjo ndihmon ne llogaritje me te sakta sidomos tek GPS qe perdoren tek mjetet fluturuese per
fotografimet ajrore, te cilet perdorin kohen ne algoritmat per llogaritjen e pozicionit ne cdo moment
te levizjes, si dhe llogaritjeve apo komandim te shpejtesive te levizjes.

Llojet e marresve GPS si per nga cilesia apo markat (prodhuesit) e tyre jane te shumte por ne vazhdim do
te shohim nga nje tip per sejcilin klasifikim qe dhame me lart qe jane perdorur me shume tek ne, dhe
jane nje pergjithesim i te dy tipeve.
1. GPS i zakonshem - Garmin GPSmap 60CSx

Ky aparat GPS lidhet me sinjalet qe vijne direct nga Satelittet e Sistemeve GNSS.
I pranon te dy llojet e sijaleve C/A dhe P. Po ashtu perfton nga korrektesat qe
realizojne sistemi mbeshtetes SBAS i sateliteve te sistemit SBAS Amerikan
WAAS dhe atij Europian EGNOS. Ky paim i tij ka bere qe saktesia ne percaktimin
e kordinatave te rritet nga 10 m kur lidhet vetem me sinjalet e sateliteve me
nje frekuence dhe 3-5 m kur lidhet edhe me sinjalet e sateliteve me dy
frekuenca, e dyta ka korrektimet e sistemit ndihmes SBAS. Konstruktoret e
quajne si nje kalim ne DGPS.
Ne se nuk e kemi te zgjedhur “Enable” kete opsion saktesia e marjes se
kordinatave ulet menjehere me dyfish.
Me kompjuterin lidhet me porte seriale dhe porte USB dhe komunikon me te
nepermjet softit perkates desktop MapSource. Te dhenat i rregjistron ne
formatin vector (point ose line) me mbarese .gpx (GPS Exchange File), nje format i njohur ky qe e njohin
dhe konvertojne shume softe hartografik. Paisja ka nje memorje te brendeshme te kufizuar (200 MB deri
2 GB), por ka edhe slot per te vendosur mikro karte SD volume i te cilave po rritet vazhdimisht.
Softi desktop i tij, mbasi i shkarkon te dhenat nga paisja, i ruan te dhenat ne formatin default .gdb por te
jep mundesine ti rregjistrosh edhe .gpx, .dxf, dy formate shume te perdorshem. Kurt e dhenat I
depoziton ne mikro sd karte, mund ti importosh edhe direct nga ajo si file .gpx dhe me pas i konverton ne
cfaredo formati vektorial qe perputhet me formatin qe softi hartografik qe po nderton harten.
Keto paisje mbajne harta digitale te pa navigueshme ose te navigushme te pershtatshme per formatin e
softuarit qe paisja ka. Garmin GPSmap 60CSx ka shume funksione si psh. navigim kur ke te instaluar nje
harte te tille (te navigueshme), per ecje me kembe apo me mjete toke, apo me mjete lundrimi ne ujra,
por ne do te shohim perdorimet e tij ne fushen e gjeologjise dhe minierave. Per ti kuptuar me mire keto
perdorime do ti shoqerojme me shembuj konkret nga nje rilevim paraprak gjeologjik.
Marrja e kordinates se pikes.
Ne nje rikonicion per zonimin e nje leje kerkim-zbulimi, kur konstatohen gjurme mineralizimi, meret kordinata e pikes
ku u be konstatimi duke shtypur butonin mark. Ne nje skice rilevimi te vizatuar ne vend, shenohet numri pikes qe
shfaqet ne ekran, dhe duke shtypur enter kur kursori eshte ne opsionin save, rregjistrohen kordinatat e pikes ne
memorjen e paisjes. Pas kesaj plotesohen shenimet perkatese te gjeologut per cfar konstato prpara se te meret pika
tjeter e keshtu me radhe.
Marja e nje vije, si psh aksi i nje rruge, drejtimi i shtrirjes se nje rilevimi, konturi i nje siperfaqeje.
Zakonisht kur ne zonen qe behet rikonicioni kur zona ne hartat shteterore topografike , apo ne ndonje harte
topografike te blere nuk ka nje rruge qe lidh zonen me nje aks rrugor te hartografuar, meret ghurma e rruges qe kur
devijohet nga rruga e hartografuar deri te zona e rikonicionit. Mund te merren edhe vija te tjera (track) gjate
shtrirjes se mineralizimit, apo kur siperfaqet e mineralizuar jane ne dy drejtimet te konsiderueshme meret koturi I
asaj zone duke e pershkruar zonen me gps ne dore, pasi te kesh aktivizar on opsionin (faqen) tracks. Kur e mbaron
marjen e vijes se deshiruar mjafton ta kalosh ne opsionin off po tek e njejta faqe. Vektori vete rregjistrohet ne
memorje me nje emer qe e percakton vete softweri I paisjes, qe fillon me daten e muajin kur behet matja dhe ne
fund vendoset numri sipas rendit rrites per cdo track qe meret, psh. 22-JAN-11 . Edhe per keto elemente behen
shenimet perkatese ne skicen e rilevimit. Mire eshte qe opsioni on off te komandohet sipas elementeve te vecante qe
duhet te paraqesim dhe te skicuar paraprakisht, pasi mbajtj ne pozicionin on gjate gjithe kohes do te paraqiste nje
situate shume te mbingarkuar dhe te veshtire per ta deshifruar.
Matja e nje siperfaqeje
Kur eshte nevoja qe qe ne teren te masesh nje siperfaqe, pa pritur te shkosh ne zyre dhe ta masesh nga konturi i
mare, bashke me konturin (pra ne faqen Tracs ke zgjedhur on), kalon ne faqen Area Calculation, shtyp opsionin Start,
dhe fillon te ecesh ne konturin e zones qe po merr. Kur mbyllet konturi ne ekran shfaqet vlera e siperfaqes se zones se
konturuar dhe me butonin save e rregjistron ate ne memorje.
Marrja e nje profil terreni.
Per cdo trak te marre mund te shikosh profiling perkates, por kur te nevoitet nje profil terreni per u informuar per
elemntet e reljevit (psh pjerresia e terenit), skicohen profilet qe paraqesin me mere relieving dhe meren track-et sipas
skicimit duke i shkelur ne ato ne teren. Me pas profilet I shikon direct ne aparat ose me vone gjate perpunimit te te
dhenave ne kompjuter.

Hedhja e nje pike ne terren


Ketu kemi dy raste. Ta zeme se ne piken 005 te marre ne teren kemi dyshime per te dhenat qe jane shkruar ne skicen
apo fletoren e gjeologut, dhe nevoitet te shkohet edhe nje here ne teren. Per te gjetur ekzak vendin per te cilin kemi
nevoje ta shohim perseri, mjaftojme te therrasim piken 005 me butonin Find, cojme kursorin mbi piken 005 dhe
shtypim Enter kur kursori eshte mbi zgjedhjen GoTo. Bejme zgjedhjen off road dhe shtypim enter. Me nje ngjyre te
caktuar shfaqet drejteza nga pozicioni ku ndodhesh deri tek destinacioni (pika 5). Duke e ndjekur drejtezen mund te
shkohet ne destinacion por me kendshem eshte te kalojme ne faqen kompas dhe te ndjekesh drejtimin e shigjetes.
Kur shmangesh nga drejtimi GPS te njofton qe po ecen gabim dhe korrigjon drejtimin, deri sa mbrrin ne destinacion.
Kur i ke fshire te dhenat nga memorja e GPS, i theret te dhenat ne programin desktop Map Source dhe mbasi elidh
paisjen me kompjuterin I Upload-on ato qe te nevoiten serish ne GPS.
Nje rast tjeter mund te jete gjetja e pikes ku eshte bere nje shpim gjeologjik dikur ne teren. kordinatat e Shpimit i
kemi nxjerre nga ndo nje relacion gjeologjik apo harte gjeologjike te ndertuar me pare. Ne kete rast shtypim butonin
mark dhe me pas levizim me kursor tek fushat ku jane vlerat e kordinatave. Zevendesojme kordinatat e shfaqura me
kordinatat reale te pikes se shpimit dhe e rregjistrijme piken.Pika e rregjistruar ne memorjen e e paisjes mer si
emertim numrin e radhes pas pikes se fundit te rregjistruar, ta zeme 024. Eshte lene si opsion te vendosesh edhe
emrtimin e pikes, por veshtiresia per te shkruar me keto paisje, te ben te vleresosh si me te kollajte shenimin ne nje
skice dore, te numrit default qe ka zgjedh automatikisht paisje (024) dhe emer specific apo shenime sqaruese rreth
sa. Pastaj per ta gjetur piken ne terren veprojme si ne rastin qe shpjeguam me siper.

Orjentimi Brenda nje konturi te percaktuar


Ta zeme se nga relacioni gjeologjik i ndertuar me te dhenat e grumbulluara nga rilevimi ne teren, zona
kualifikohet per tu programuar dhe shpallur si zone per leje Kerkim Zbulimi. Direkt pas shpalljes
kompanite qe jane te interesuara marin materialin e paraqitur dhe me specialistet e tyre ose te
kontraktuar perpara marjes pjese ne konkurim, zakonisht bejne nje vleresim paraprak ne se ja vlen ose jo
per objektivat qe ato kane, per te marre pjese ne konkurim. Specialisti i zgjedhur per rikonucionin gjeja e
pare qe ben nderton konturin per zonen ne fjale ne kompjuter dhe e upload-on ne GPS. Po keshtu mund
te veproje edhe per elemnt te tjere te paraqitur ne dokumentat gjeologjike te shpalljes. Pastaj kur ai
shkon ne terren orejentohet shume sakte ku duhet te vezhgoj. Paraqitja ne cdo moment me shenjen
perkatese ne ekranin e GPS te location-it te tij dhe pasja e konturit te hedhur ne paisje ai e kontrollon ne
cdo moment veten eshte ne zone ose jashte saj. Po ashtu edhe per te gjetur kollaj pikat me me interes
per te Brenda zones.
Ne tabelen me poshte jepen te dhenat teknike te paisjes shkeputur nga manuali I tij I perdorimit. Poshte
saj eshte adresa url ku gjendet ai ne internet, ne te cilin mund te mesoni edhe per perdorime te tjera per
kete paisje.
https://static.garmincdn.com/pumac/GPSMAP60CSx_OwnersManual.pdf

Theksojme se keta lloj GPS te japin mundesine qe kordinatat e shfaqura ne ekran ti shfaqe ne nje system
te zgjedhur projeksioni te kordinatave nga lista ne database-n e brendeshme te paisjes, qe jane vendosur
qe ne fabrikim ose kur nuk e gjen ne liste mund te nderhyhet nga nje specialit per te mundesuar
shfaqjen e kordinatave ne nje sistemin e projeksiont qe deshiron. Gjithmone kordinatat meren ne
Projeksionin Gjeografik WGS 1984 dhe Shfaqja ne ekran ne nje system tjeter eshte transformim i tyre ne
sitemin e kerkuar. Paisja te jep mundesi qe ne ekran ti shfaqesh te dy llojet e kordinatave , gjeografike
(WGS 1984) dhe te projektuara ( psh. KRGJSH).

Lidhja me kompjuterin
Ne se shpallet nje fitues per te bere kerkim zbulim ne zonen qe supozuam ne shembullin ilustrues me lart,
gjeja e pare qe duhet per te filluar hartimin e nje projekti shpimesh gjeologjike, eshte nje harte
topografike minimum ne shkalle 1:5000 apo akoma me mire ne shkalle 1:2000. Ketu nuk vlen me GPS i
zakonshem (psh. Garmin GPSmap 60CSx) pasi per nje pune te tille duhen paisje gjeodezike matese dhe
specialist gjeodet qe sigurojne nje saktesi per keto lloj shkallesh te hartave.

2. DGPS (GPS diferencial) –Leica GPS900

DGPS apo GPS professional. Me lart permendem per keto lloj paisjesh, qe vec aftesise per te marre
sinjalet nga satelitet, mundesojne edhe edhe marjen e sinjaleve nga nje stacion NGS-CORS (sisteme
nacionale pjese perberese e sitemit te pergjithshem GNSS) ose stacion baze individual te vendosur ne nje
pike me kordinata te njohura. Ky burim i dyte sinjali mundeson korrektimin e gabimeve qe eksistojne po
te punohej me sinjal vetem nga satelitet. Sinjali i dyte mund te meret me vale radio, me Bluetooth ose
internet. Sinjali i dyte qe vjen nga stacionet e rrjetit gjeodezik NGS-CORS apo Stacionet baze individual
eshte i korrektuar paraprakisht duke e bazuar ne kordinatat e sakta te pikes ku ato jane vendosur. Per
vendin tone rrjeti gjeodezik shteteor, pjese e korrnizes shteterore gjeodezike te Shqiperise, quhet
"ALBCORS", i monitoruar nga ASIG (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor).

Mos lidhja me sinjalin e dyte i ketyre paisjeve, ben qe te mos kemi


saktesite qe na duhen per te realizuar matjet per shkallen qe kerkon
projekti. Paisja rover DGPS be kete rast do te perfitoj vetem
permiresimet ne saktesi te realizuar nga sistemet ndimese SBAS te
sistemit te pergjithshem GNSS.
Saktesia e matjes se kordinatave kur paisja eshte e lidhur me te dy
sinjalet, nga satelitet dhe NGS_CORS (apo Stacion Baze individual) shkon
deri ne 1-2 cm, kuptohet kur kordinatat e pikes qe eshte vendosur Stacioni i rrjetit gjeodezik apo
individual e kane kete saktesi.
Kur kemi stacionet nacionale, ALBCORS per vendin tone, funksional e te aksesueshem na nevoitet per te
bere matjet vetem Rover-I, qe perbehet nga Antena (ATX900), shkopi mbajtes (ATX900 GG Pole) dhe
DGPS (RX900). Antena me DGPS lidhet me Bloetooth. Ne kllapa po vendosim emertimet ne katalog qe
kane pjeset per marken qe ne kemi zgjedhur per ilustrim. Markat e tjera kane emertimet e tyre qe
vendosen nga fabrikuesit.
Kur sistemi nacional nuk eshte funksional, atehere duhet te futet ne skeme Stacioni Baze. Kjo e ben me te
shtrenjte kompletin e paisjeve te nevojshme, mbi 5 here se sa vlera e roverit. Baza centrohet ne nje pike
me kordinata te njohura me saktesi te garantuar. Per modelin Leica GPS900 qe ne kemi zgjedhur per
ilustrim shtohen edhe nje Stativ, mbajtes antene, nje koke tjeter antene ATX999 dhe me rendesishme nje
radio trasmetues qe shperndan korrekturat. Modele te tjere te Leica apo Marka te tjera e kane bashkuar
antenen e bazes me radion ne nje paisje te vetme.

Gjithesesi ne vijim po meremi vetem me roverin duke e konsideruar te siguruar lidhjen me stacionet e
rrjetit nacional apo stacionin baze (dhe te kuptuar tashme funksionimin dhe rendesine e saj ne saktesine
e matjeve).

DGPS RX900 ka memorje te brendeshme dhe te dhenat i rregjistron ne format .gsi (tabele) dhe .dxf
(vector). Ne softin qe paisja ka te instaluar jane te rregjistruar Sisteme projeksioni kordinatash dhe nder
to zgjidhet Sistemi i projeksionit te kordinatave qe kerkohet per
nje project te caktuar (Per projektet kombetare sistemi KRGJSH).
Po ashtu softi I aparatit ka simbolike per elementet qe i mat ne
teren, si peme, shtylle, kanal, gardh e tj e tj, si dhe ngjyrime, qe
lehtesojne shume deshifrimin dhe perpunimin ne softin
kompjuterik,te te dhenave nga matjet.
Ne pasisjen DGPS RX900 eshte I istaluar edhe programi COGO.
COGO është një program për të kryer llogaritje gjeometrike me
kordinatat e pikave te mara. Ai me llogaritje direkte ose dhe me
interpolim llogarit kordinata te pikave te tjera si ne kryqezimet e
drejtezave kthesa qender harqesh apo rrathesh e tj. Pra te
ndihmon per te percaktuar kordinata te pikave te tjera pa i matur
direkt ato. Po ashtu llogarit distancen ndermjet dy pikave,
disnivelin mes dy pikave, Azimutin e drejtezes ne nje pike te
caktuar te saj, kendin horizontal dhe ate vertikal qe formojne
drejtezat qe bashkojne pikat e matura e tj etj.
Me kete paisje profesionale realizohen edhe shume funksione te
tjera qe mund ti gjeni ne manualin e perdorimit dhe manualin
teknik te setit Leica GPS900, ne adresat url:
https://www.cropos.hr/files/docs/manuals/leica_gps900_user_en.pdf
https://www.gefos-leica.cz/ftp/GPS/Navody/EN_Originaly/GPS900/GPS900_TechRef_en.pdf

Nga saktesia me e cilen realizon matjet (kordinatat e pikes x, y, z),


dhe opsionet e zgjidhjeve teknike qe DGPS-i mundeson ai
perdoret per:
1) Percaktimin e kordinatave te pikave te poligoneve te rilevimeve
2) Rilevim te elementeve te situacionit per hartat topografike
3) Rilevim te relievit
4) Piketim ne terren te elemnteve te projekteve te zbatimit
Si edhe te matjet me Teodolit apo nivele qe lata apo prizmi……………………………

Lidhja me kompjuterin

Ne rilevimet apo piketimit DGPS po perdoret gjithje e me shume ne bashkepunim me Total Station apo
paisje te tjera gjeodezike, duke shfrytezuar lehtesite qe te ofron sejcili prej tyre per matje ne terrene dhe
ambjente te ndyshme.

Kamerat dhe radaret per fotografim ose skanim, nga mjete fluturuese, per qellime
hartografie.

Veshtiresite ne perftimin dhe perpunimin e fotografive analoge apo ne matjet dhe vjeljet e
informacionit prej tyre deri ne
ndertimin e hartave, ishin te
medha. Gjithesesi ishte menyra
e vetme per mbulimin e te gjithe
teritorit te nje vendi me hartat
topografike te shkalleve te
mesme e te medha (deri
1:10000).
Edhe kur u shpik dhe u fut
fotografia digitale per
hartografim, ne hapat e pare
pati veshtiresite qe ekzistonin
edhe me sistemet analoge si
ekzistencen e deformimeve te
mundeshme nga animet e mjetit fluturues, kufizimet nga cilisia e realizimit te fotove (rezolucioni) dhe
po ashtu te gjeoreferencimit te fotove.
Keto mangesi u zgjidhen ne nje mase te madhe, ne pak vite me teknika shume te efektshme.
Problemi i animeve apo lekundjeve u permiresua me futjen ne aparaturat e matjes nga ajri
(kamerave) te sistemeve IMU (inertial measurement unit. Paisjet e sistemeve IMU kane ne perberjen
e tyre akselorometra dhe xhiroskope. Keto sisteme ndihmojne në stabilizimin e fluturimit, pra edhe te
paisjeve te fotografimit te montuara ne to, si edhe per matjen dhe ruajtjen e orientimit dhe shpejtësisë
këndore. Problemi i gjeoreferencimit u zgjidh me me perdorimin e sistemit GNSS, duke futur ne
paisje edhe GPS. Dime qe GPS-te perdoren per te marre kordinatat e sakta te pozicionit te realizimit
te fotos dhe me
softuaret perkates i
shderrojne ato ne
kordinata reale te
kuadrateve (piksel-
eve) te rasterit (fotos
apo skanimit) te
perftuar. Ky raster
eshte e burimi baze
per vazhdimin e
metejshem te procesit
te hartografimit ne
softet kompjuterik per
kete qellim. Duhet
theksuar qe softet
kompjuterik te
perpunimit dhe vjeljes
se informacionit nga
fotot dhe skanimet
ajrore, nxorren jashte loje nje teknologji goxha voluminoze qe perdorej per kete qellim.
Ne skicen e meposhtme jepet koncepti baze i theshtuar i realizimit te fotografise ajrore per
hartografim. Koncepti i matjes eshte triangulacioni (rraportet mes elementeve te trekendeshave).
Ne figure, per kete poizicion ideal te kameras, shikohet qe raportet ndermjet brinjeve dhe kendeve te
trekendeshave qe mund te ndertojme per llogaritje gjstesishe ne teren ruhen shume mire.
Shkalla e hartes do te varet nga lartesia e pozicionit te kameras (fluturimit). Sa me i larte pozicioni i
kameras aq me e vogel shkalla e hartes.
Edhe kur u futen kamerat digitale ishte ky problem. Fotot e fotografuara shume lart kishin rezolucion
te vogel. Por ne pak vite ky problem u zgjidh dhe kamerat e sotme kane rezulucione te tilla qe edhe
me fotografite satelitore arrihen pamje mjaft te qarta.
Deri ketu te dy llojet e kamerave, (analoge apo digitale) perdorin driten natyrale te pasqyruar nga
siperfaqja e tokes per realizimin e fotografive. Kamerat digitale kane sensoret qe kapin tre ngjyrat
baze (RGB- foto), dhe rrezatimin afer valeve te rezatimit infra te kuqe qe i ndajne ne layer-a te
vecante. Imazhet e perftuara me kete gjatesie vale quhen CIR (color infrared), dhe janë me të mira
në depërtimin e mjegullës atmosferike. Imazhet e CIR, shfrytezohen edhe për: identifikimin e
specieve të bimëve, vlerësimi i biomasës së bimësisë (përcaktimin e shëndetit të bimësisë),
vlerësimin e lagështisë së tokës dhe vlerësimi i qartësisë apo turbullirat e ujit. Kjo veti u shfrytezua
per procesin e analizimit dhe perpunimit te fotove ajrore ne softet kompjuterik te hartografise, duke
analizuar dhe dhe me pas krijimin e nje database te parametrave te vales ne kthim (te pasqyruar) per
cdo bime apo materiali tjeter te siperfaqes se tokes. Fotot CIR u kapen edhe me kamerat analoge me
film te posacem, por perdorimi ityre ishte i kufizuar, si psh.zbulimi i mjeteve luftarake te maskuara me
bimesi.
Zhvillimet teknollogjike ne kete fushe nuk reshten, u mundesua, nen shembullin e transmetimeve
radiofonike, prodhimi i gjeneratoreve te krijimit te valeve elektromagnetike apo zanore me parametra
valesh (frekuanca, amplitude, gjatesi) te pershtatshme per skanime masive te siperfaqes se tokes.
Po ashtu u krijuan sensore (antena) qe i kapin keto lloj valesh dhe energjine e tyre e kthejne ne
energji elektrike e cila ne varesi te inesitetit te saj krijon kodifikimin e sinjaleve per rregjistrim digital te
imazheve apo distancave (EDM). Keto realizime rriten shume sasine e informacionit qe grumbullohet
me nje fluturim nga perdorimi i fotove dhe skanimeve (matjeve direkt te distancave apo identifikimi i
lloit te mbuleses se siperfaqes, duke analizuar parametrat e sinjaleve ne kthim). Skanimet me vale
elektromagnetike (rreze lazer apo mikrovale) si dhe me vale zanore (ultratinguj) me parametra te
caktuar si ne frekuence dhe ne intesitet mundesuan realizime relievi (DTM) te saktesive te larta, si ne
siperfaqet kontinentale ashtu edhe ne fundet e siperfaqeve ujore. Keto teknika te reja u quajten
telerilevim ose remote sensing.
Sic shikohet dhe llogjikohet nga skemat me lart ne cilesine e fotografimit apo skanimit nga ajri,
ndermjet shume faktoreve, lartesia e fluturimit dhe rezolucioni i aparatit te fotografimit apo skanimit
jane thelbesore. Rritja e Lartesise se fluturimit rrit gjersine e fotografimit por ul rezolucionin e
fotos(apo skanimit). Rritja e rezolucionit te aparatit, permiresimi i teknologjise se sensoreve qe kapin
dhe transformojne rrezatimin qe hyn ne aparat, lejon edhe rritjen e lartesise se fluturimit pa ulur
cilesine e hartografimit. Po ashtu permiresimi I teknologjise se mjeteve fluturuese ndikoj ne
perfeksionin e hartografimit te perftuar nga fotografimi e skanimi ajror.
Per fotografim ajror mund te perdoresh cfaredo lloj mjeti fluturues, jane perdorur edhe balonat apo
helikopteret por me te perdoruri sot per sot jane:
Satelitet; Avionet; dhe Dronet. Ne perputhje me keto lloj mjetesh jane prodhuar edhe sistemet e
aparaturave te fotografimit e skanimit. Me qe avionet u perdoren me shume ne hartografim, sidomos
me teknologjine analoge, po japim fillimisht disa parametra te aparaturave qe perdoren ne kete lloj
fluturimi.

Fotografimi dhe skanimi per hartografim nga Avioni.


Lartesite e fluturimit per hartografim jane nga 300 deri ne 10000 m. Kamerat per realizimin e
fotografive ajrore per hartografim jane te markave e cilesive te ndryshme. Cdo element i saj eshte I
rendesishem dhe jepen te dhena te sakta ne katalogjet shoqeruese te tyre. Me poshte po paraqesim
dy aparatura qe perdoren ne telerilevimin nga avioni, ndermjet dhjetra e qindra llojee markash, qe
jane ndertuar per kete qellim.

Kamera per fotografim ajror- Leica DMC III me GNSS dhe IMU te incorporuar.
Kamera eshte e paisur edhe me softin perkates qe instalohet ne PC, i cili automatikisht I perfshine te
gjithe elemntet e saj ne perpunimin e fotografive te realizuar. Per
perdoruesin e hartes fotografike elementet me te rendesishem jane
gjeoreferencimi I sakte I fotos dhe rezolucioni I saj. Ne tabelat me poshte
jane parametrat teknik te kameras, dhe ne tabelen e dyte jepet brija e
katrorit minimal ne siperfaqen e tokes i dallueshem ne foto. Sic shikohet kjo
kamera realizon foto per harta me shkalle 1:10 deri ne laresine 708 m, 1:
1000 deri ne lartesine 7077 m dhe 1:2000 ne lartesine maksimale 10615 m.
Tregues qe kenaqin kerkesat e cdo lloj harte per projekte inxhinerike.
Gjithashtu gjeresia e fotos eshte shume e kenaqshme dhe realizon dy cilesi mbivendosje te kuadrove
(60% dhe 80 %).

Pixel size 3.9 μm CMOS sensor

Sensor size Forward motion 25,728 pixel (across flight line) x 14,592 pixel (in flight direction) integrated,
compensation mechanical

Field of view 57° across flight line

Focal length 92 mm

Swath width 2,500m at 10cm GSD

Ground resolution 5cm GSD at 1,180m AGL

Ground speed 162kts at 6cm GSD and 80% forward overlap

On board storage 6.4 TByte to store up to 5,800 images

Flying height Swath


GSD
(m) width

3 cm 708 m 772 m

5 cm 1,179 m 1,286 m

10 cm 2,359 m 2,573 m

15 cm 3,538 m 3,859 m

20 cm 4,718 m 5,146 m

25 cm 5,897 m 6,432 m

30 cm 7,077 m 7,718 m
33 cm 7,785 m 8,490 m
35 cm 8,256 m 9,005 m
40 cm 9,436 m 10,291 m
45 cm 10,615 m 11,578 m
Sistemi i fotografimit dhe skanimit ajror per hartogarfim - Lazer RIEGEL VQ-1560i
Sistemi ka dy kamera per foto me rrezatim natyral (drita e diellit reflektuar nga cdo objekt ne siperfaqe
te tokes, dhe dy radar me rreze laser. Perdoret per rilevime per projekte inxhiniereike. Eshte
aparature qe perdoret ne lartesi nga 350 deri 1500 m.

Me kete aparature realizohet:


Hartografimi i zonave urbane
Harttografimi i zonave malore
Hartografimi i korridoreve infrastrukturore
Hartografimin e mbuleses se tokes

Saktesia ne kuote ne varesi te lartesise se fluturimit jepet ne tabelen me poshte:


Flight
Altitude 1520 m 1370 m 1000 m 351 m
Camere GSD 11,4 cm 10,3 cm 7,5 cm 2,6 cm

Te dhenat e epergjitheshme teknike jepen ne manualin teknik qe gjendet ne adresen url:


http://www.riegl.com/uploads/tx_pxpriegldownloads/RIEGL_VQ-1560i-DW_Datasheet_2019-09-02.pdf

dhe ne vidion reklamuese te produktit jepet qarte skema e perdorimit te ktij sistemi hartografimi.

https://video.aeroexpo.online/video_ar/videos/video-5741.mp4
Fotografimi dhe skanimi per hartografim nga Satelitet.
Si mjet fluturimi per mbartjen e sistemeve te kamerave apo radareve per hartografim perdoren edhe
satelitet. Paisjet jane te kompletuar per prodhimin e
pamjeve RGB, CIR dhe skanimet me vale
elektromagnetike te gjeneruara (radar). Satelitet per
fotografime e skanime me qellim hartografimi jane
vendosur ne lartesi 405 deri 1000 km nga siperfaqja
e tokes(sipas klasifikimit te NASA-s, Sun-
Synchronous orbit, mapping satellite).

Rezolucioni i fotove te para satelitore, te realizuar per


hartografim, ishte e 100 m, saktesi qe vlente per nje harte
me shkalle rreth 1:300000. Por teknologjia u permiresua,
sidomos pas vitit 2010 ku arriti ne 0,31 m e mjaftueshme
per harta rreth shkalles 1:2000. Duke qene se keto mjete,
nuk i kane problemet e animit dhe lekundjeve dhe gjeresia
e fotografimit me nje kalim per rezolucion te larte eshte 17
deri 10 km, keto lloj mjetesh po perdoren gjithje e me
shume per kete qellim. Shpejtesia e levizjes eshte rreth
27500 km/sek, nje rrotullim i plote rreth tokes 99 minuta.
Nje pjese te mire te ketyre satteliteve i kane kompani ose grupime kompanish private qe ofrojne
sherbimet e tyre kundrejt kontraktimit. Ndermarja me e madhe e telerilevimit me aparatura te montuar
ne satelit quhet LANDSAT. Ajo eshte nje program i perbashket me NASA-n dhe USGS (sherbimin
gjeologjik Amerikan). Nder teknologjite qe perdoren ne keto satelite po citojme disa qe jane perdorim
si: MultiSpectral Scanner (MSS) (4 banda); Thematic Mapper (TM) Skanner (7 banda); Operational
Land Imager (OLI) and Thermal Infrared Sensor (TIRS) (9 banda). Keto teknologji jane ne zhvillim te
vazhdueshem duke u thelluar ne modulimet e parametrave te valeve elktromagnetike dhe sensoreve
qe i kapin dhe deshifrojne ato.
Ne link-un me poshte do te gjeni nje informacion te zgjeruar per historikun e zhvillimit te teknikes se
fotografimit dhe skanimit per hartografim nga satelitet. Libri mund te shkarkohet ne formatin .pdf
https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-981-32-9915-3_3

Fotografimi dhe skanimi per hartografim nga Dronet.


Vitet e fundit eshte futur ne perdorim edhe metoda e fotografimit dhe skanimit ajror per hartografim
me sitemet e hartografimit te vendosura ne drone. Koncepti dhe teknikat jane te nje llojta si edhe
fotografimi e skanimi nga satelitet apo avionet. Por, kuptohet qe mjetet pershtaten per keto lloj
mjetesh fluturimi.
Krahasuar me dy menyrat e para te fluturimit kjo menyre eshte me e vone deri sa u arrit qe keto
paisje te komandoheshin sakte dhe te kishin mundesi ti mbanin paisjet. Gjithesesi ato mundesojne
fluturime deri ne 30 - 90 minuta, gje qe kufizon siperfaqen e rilevimit krahasuar me dy llojet e tjera te
fluturimit. Gjeja e mire qe i shfrytezohet matjeve me dron, eshte qe perdoren me kollaj (edhe nga nje
person i vetem), perdoren edhe ne ato vende ku dy menyrat qe pame me lart nuk i kapin aq sakte
(rrepira, kanione, hapesira urbane me ndertime te larta e tj) . Po ashtu dronet jane fantastik per
azhornimet shume shpejt te ndryshimeve ne siperfaqen e tokes per projektet konkrete. Psh
azhornimet e karrierave pas cdo cikli prodhimi. Lartesia e fluturimi zakonisht 30- 80 m, por ka paisje
qe ngrihen deri ne 1000 m dhe komandohen deri ne 10 km nga pika e komandimit.
Saktesia e matjeve arrin rreth 2 cm ne plan dhe 5 cm ne lartesi, saktesi e mjaftueshem per harta te
cdo lloj projekti.
Paisjet shoqerohen gjithmone me softet kompjuterike per perpunimin e te dhenave. Plani i fluturimit
programohet paraprakisht, para se te fillohet matja.
Ne adresat url me poshte jepen demostrime per perdorimin e droneve ne matje ne karriera (miniera
me shfrytezim ne qiell te hapur), dhe manuali i nje paisje per tu njohur me parametrat teknik dhe
saktesite ne matje qe realizohen me keto paisje.

https://539308-1724691-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com/wp-content/uploads/Wingtra-
Technical-Specifications.pdf

https://www.sensefly.com/industry/mining-drones-quarries-aggregates/

https://wingtra.com/best-drones-for-photogrammetry-wingtraone-comparison/

You might also like