You are on page 1of 14

Krijimi i të gjeodhënave në topografi (Instrumentet, teknologjitë,

metodat)

Në këtë pjesë do të trajtohen metodat dhe teknologjitë që përdoren në


topografi për të krijuar gjeotëdhënat. Po çfarë janë gjeotëdhënat? Në
këndvështrimin e një topografi gjeotëdhënat janë të dhënat që mundësojnë
përcaktimin e gjeometrisë së objekteve dhe të relievit në dokumentacionin
grafik (harta, plane, prerje). Kjo mundësi krijohet duke u dhënë
koordinata të gjitha pikave që përdoren për formëzimin e gjeometrisë së
objekteve të situacionit dhe elementëve të terrenit. Nga sa më sipër
nxjerrim që, për të realizuar ndërtimin e dokumentacionit grafik na duhet
më së pari të përcaktojmë pozicionet e pikave në një sistem koordinativ.
Për ta zgjidhur këtë detyrë topografi kryen matjet në terren. Teknologjia e
matjeve ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme në historikun e
matjeve topografike. Sidoqoftë në të gjitha stadet e zhvillimit të
teknologjisë, ajo çfarë ka mbetur e pandryshuar lidhet me objektin e
matjeve: në të gjitha rastet ky objekt ka qenë përftimi elementëve këndorë
dhe linearë. Kështu të gjitha instrumentat matëse për këndet janë
konstruktuar e zhvilluar duke patur në bazë teodolitin, ndërkohë
instrumentat për matjen e distancave janë zhvilluar për të na dhënë në një
kohë sa më të shpejtë vlera sa më të sakta të distancave si në planin
horizontal ashtu edhe në atë vertikal. Edhe matja e disniveleve
(diferencave në lartësi midis pikave) është zhvilluar duke konstruktuar
instrumentat bazë për matjen e tyre që janë nivelat. Krahas këtyre, që në
topografi quhen matje tokësore, janë zhvilluar edhe teknologji e sisteme
për përcaktimin e pozicionit të pikave nga distanca, dmth pa qenë në
kontakt direkt me objektet. Këtu futen teknologjia dhe procedimet
fotogrametrike, matjet me radarë, teknologjia e dronit, telerilevimi
(remote sensing) si dhe sistemi e teknologjia GPS. Në vazhdim do të
trajtojmë bazat e teknologjisë dhe matjeve tokësore si dhe do japim
shkurtimisht njohuritë bazë për matjet nga distanca, pra pa qenë në
kontakt direkt me objektet që do masim.

Përcaktimi i kuptimit të disa koncepteve që përdoren në procesin e


krijimit të gjeotëdhënave

1
• Këndi në hapsirë
• Distanca në hapsirë
• Këndi horizontal
• Drejtim i matur
• Këndi vertikal
• Distanca horizontale
• Distanca vertikale
• Disnivel
• Teknologji matje
• Instrumenta këndmatës (teodolitë)
• Mjete distancëmatëse
• Instrumenta kënd- e distancëmatës
• Teknologjia GPS
• Fotogrametria
• Remote sensing (Telemetria)
• Teknologjia dron

 Me kënd në hapsirë kuptohet masa harkore që formohet në një


plan midis dy drejtimeve që ndodhen në këtë plan, pozicioni i të
cilit, në shqyrtimin gjeometrik është i ndryshëm nga pozicioni
horizontal dhe vertikal.
 Me kënd horizontal kuptohet projeksioni ortogonal i një këndi në
hapsirë në planin horizontal ose vetë këndi në hapsirë kur ky
ndodhet në planin horizontal
 Me drejtim të matur kuptohet vlera e leximeve këndore në
instrumentin këndmatës, që merret pasi të kemi vizuar në pikën që
do masim. Kjo vlerë është largesa harkore nga drejtimi i leximit
zero, që përfaqëson pozicionin e aksit –x- në sistemin e
koordinatave.
 Këndi vertikal i pjerrësisë ose thjesht këndi i pjerrësisë është këndi
që formon çdo drejtim në hapsirë me projeksionin e këtij drejtimi
në planin horizontal. Si rast i veçantë i këndit vertikal është edhe
këndi vertikal zenital ose thjesht këndi zenital. Ky kënd është

2
këndi që formon çdo drejtim i dhënë me projeksionin vertikal të
këtij drejtimi. Nga përcaktimet si më lart del që midis këndit të
pjerrësisë dhe atij zenital egziston lidhja δi+
0
zi= 90
 Distanca në hapsirë është madhësia lineare e një drejtëze që
ndodhet në një plan në hapsirë.
 Distanca horizontale është projeksioni ortogonal i një distance në
hapsirë në planin horizontal
 Distanca vertikale është projeksioni ortogonal i një distance në
hapsirë në planin vertikal
 Disniveli është madhësia e një distance vertikale që formohet nga
diferenca midis kuotave të dy pikave të njëpasnjëshme. Me kuotë
të një pike kuptojmë largësinë e normales së hequr nga pika mbi
sipërfaqen e gjeoidit përkatësisht nivelit të detit..

3
Fig.100 Pamje e sistemit koordinativ në instrument (sipër) dhe këndeve e
distancave në hapsirë dhe në plan (poshtë).

 Me teknologji matje kuptohet çdo teknikë që përdoret për matje së


bashku me bazat e funksionimit të saj në realizimin e produktit
(vlerave të matura).
 Me instrumenta këndmatës (teodolitë) në fushën e topografisë
kuptohen të gjitha ato instrumentë që janë konstruktuar dhe
përdoren për matjen e këndeve horizontale.
 Me mjete distancëmatës kuptohen të gjitha ato paisje dhe
instrumenta që janë konstruktuar e përdoren për matjen e
distancave
 Me instrumenta kënd- e distnacëmatës (takiometra) në topografi
kuptohen të gjithë ata instrumenta që janë konstruktuar e përdoren
për matjen e njëkohshme të këndeve dhe distancave. Një nga këto
instrumente është takiometri dixhital i quajtur Total Station.
 Sipas Wikipedias me teknologji GPS, në fushën e navigimit me
satelitë, kuptohen bazat teknike, gjeometrike dhe elektronike të
sistemit të përcaktimit global të pozicionit (GPS) dhe të gjitha
sistemet e tjera globale që punojnë në mënyrë të ngjashme në
lidhje me satelitët.
 Me fotogrametri, sipas Wikipedias, kuptohet një grup metodash
matjeje dhe procedurash vlersimi (pa kontaktim të drejtpërdrejtë
me objektet) me anë të të cilave nga fotografitë, nëpërmjet
matjeve dhe interpretimeve të pamjeve të fotografuara,

4
përcaktohet pozicioni dhe forma e objekteve si dhe mundësohet
përshkrimi i tyre. Këtu futen edhe sensorë të tjerë fotografimi si
teknologjia SAR (radarët me hapje sintetike) dhe skanerat me
lazër. Në dallim nga specialitetet e tjera si telemetria, hartografia
apo modelet (vizionet) kompjuterike, të cilat po ashtu punojnë me
sensorë pa kontaktim të drejtpërdrejtë me objektet, fotogrametria
ka si përparësi ridhënjen e saktë të gjeometrisë tredimensionale të
objekteve të fotografuara. Në topografi rezultati i matjeve
fotogrametrike paraqitet si modele dixhitale apo në formën e
imazheve, planeve dhe hartave.
 Me telemetrie (remote sensing) kuptohen metodat për vrojtimin e
sipërfaqes së kontinenteve, ujrave detare e oqeanorë dhe
atmosferës nga paisje fluturuese apo satelitë. Këto vrojtime kryhen
për të fituar informacionet që jepen nga rrezatimi elektromanjetik
që “del” nga objektet.

Matja e këndeve, drejtimeve, distancave dhe disnivelit

Për të përcaktuar pozicionin e pikave në plan dhe në lartësi (3D) kryhen


matjet me instrumentat e paisjet topografike. Kur matjet kryhen në
kontakt (duke e shkelur) objektin emërtohen matje tokësore. Tek
instrumentat dhe paisjet që përdoren për kryerjen e matjeve tokësore
hyjnë:
- Instrumentat këndmatës (teodolitët)
- Instrumentat e paisjet distancëmatëse
- Instrumentat kënd e distancë matës ( takiometrat)
- Instrumentat për matjen e disniveleve (nivelat).

Teodoliti
Ndërtimi i një teodoliti të thjeshtë tregohet në fig. 101 Ai përbëhet nga një
pjesë e palëvizshme dhe nga një pjesë që rrotullohet rreth një aksi
vertikal. Pjesa e lëvizshme është një mbajtëse në formë piruni, e cila lidh
aksin vertikal dhe aksin e rrotullimit dylbisë.

5
Fig. 101 Paraqitja e një teodoliti të thjeshtë

Ky i fundit qëndron në folezën e mbajtëses. Mbajtësja mban dylbinë dhe


rrethin vertikal. Boshti vertikal është një pjesë e mbajtëses. Foleja ku
vendoset boshti vertikal lidh teodolitin me pjesën e poshtme që realizon
horizontimin (bazamenti ose tregeri). Kjo pjesë ka tri vida që quhen vidat
e horizontimit (ose bazës). Këtu vendoset edhe rrethi horizontal.
Horizontimi bëhet nëpërmjet 2 libelave normal me njëra tjetrën dhe tri
vidave të horizontimit. Lidhja midis boshtit vertikal dhe tregerit mund të
jetë fikse ose nëpërmjet një centruesi.
Për të kryer matjet me një teodolit duhet të kryhen proceset e mëposhtme:
1. Horizontimi dhe centrimi
2. Orientimi dhe vizimi
3. Leximi i vlerave të drejtimeve
Këto procese realizohen në kushtet kur instrumenti plotëson kushtet e
përpendikularitetit përkatësisht paralelitetit të boshteve (akseve).

6
Tek një instrument këndmatës dallohen 4 boshte (akse)
1. Boshti vertikal, që është konstruksioni nëpërmjet të cilit realizohet
rrotullimi i instrumentit në planin horizontal. Vija imagjinare që
kalon në mesin e këtij boshti quhet aksi vertikal i instrimentit.
2. Boshti horizontal ose boshti i rrotullimit të dylbisë është
konstruksioni që mundëson rrotullimin e dylbisë në planin
horizontal.
3. Aksi i vizimit të dylbysë është vija imagjinare që kalon nga qëndra
e okularit deri në qendrën e paisjes që sinjalizon pikën pozicioni i
së cilës do të përcaktohet.
4. Aksi i libelës cilindrike që është vija imagjinar e cila kalon në
qendër të boshtit të libelës cilindrike.
Pozicioni reciprok i këtyre akseve jep kuptimin e proceseve të centrimit,
horizontimit, orientimit dhe vizimit.
Kështu me centrim kuptojmë atë proces me anën e të cilit realizohet
sjellja në pozicionin vertikal e aksit vertikal si dhe kalimi i zgjatimit të tij
nëpër pikën mbi të cilën vendoset instrumenti.
Me horizontim kuptojmë atë proces me anën e të cilit sigurohet
përpendikulariteti i aksit vertikal me aksin e rrotullimit të dylbisë
përkatësisht paraleliteti i aksit të rrotullimit të dylbisë me aksin e libelës
cilindrike.
Me vizim kuptojmë atë proces me anë të të cilit realizohet
përpendikulariteti i aksit të vizimit me aksin e rrotullimit të dylbisë. Gjatë
rrotullimit të dylbisë në planin vertikal aksi i vizimit duhet të mbetet në
planin vertikal.
Me orientim të instrumentit kuptojmë atë proces me anë të të cilit matjet
vendosen në një sistem koordinativ.
Një teodolit realizon një sistem koordinatash fig 100
Boshti -z’- jepet nëpërmjet boshtit vertikal dhe boshti x’ nëpërmjet
drejtimit zero të rrethit horizontal. Boshti –y’- do të jetë normal me dy
boshtet e tjerë. Origjina –P0 – e sistemit të koordinatave merret në
pikëndërprerjen e boshtit vertikal, horizontal dhe të vizimit. Boshti z’
(vertikali) mund të sillet në vertikalen elipsoidike vetëm në mënyrë të
përafërt nëpërmjet libelave, meqë vertikalja e vërtetë, për shkak të
johomogjenitetit të tokës, ndodhet vazhdimisht e mënjanuar prej saj.

7
Veçanërisht i ndjeshëm është ky mënjanim në terrene malore. Prandaj kur
kryhen matje të sakta, për llogaritjen e pozicionit plan dhe lartësisë duhet
të merren parasysh këto mënjanime.

Klasifikimi i teodolitëve
Bazuar në kriterin e saktësisë teodolitët ndahen në:
- Teodolitë me saktësi të ulët
- Teodolitë me saktësi mesatare
- Teodolitë me saktësi të lartë
- Teodolitë me saktësi shumë të lartë
Aktualisht, teodolitët montohen si sensorë për matjen e drejtimeve tek
takiometrat.
Si instrumentë të veçantë ata përdoren kryesisht për detyra të posaçme tek
matjet inxhinierike.

− Teodolitët e saktësisë së ulët

Si teodolitë të saktësisë së ulët (ose teodolitë që përdoren në ndërtim ose


teodolitë minutikë) quhen zakonisht teodolitët më të thjeshtë të destinuar
për matje në ndërtim apo rilevime në terrene uniforme.
Nqs bëhet fjalë për teodolitë dixhitalë, atëhere interpolatorët e saktësisë së
ulët e kanë kapjen e një drejtimi në rendin e rreth 3’. Diametri i rrathëve
luhatet midis 50 dhe 80 mm. Zmadhimi i dylbisë arrin 15 deri 20X. Jo
gjithmonë kanë rreth lartësish për matjen e këndeve vertikalë.

− Teodolitët e saktësisë mesatare

Teodolitët e saktësisë mesatare, të cilët hera-herës i quajnë edhe teodolitë


10 sekondësh ose teodolitë inxhinierikë, janë instrumente të cilët përdoren
kryesisht për punimet në kantieret e ndërtimit dhe në kadastër. Ata kanë
rreth horizontal me diametër nga 70 deri në 100 mm. Teodolitët dixhitalë
punojnë me interpolatorë të saktësive të mesme dhe një lexueshmëri
drejtimi prej 3” deri në 10”.
− Teodolitët e saktësisë së lartë

8
Teodolitët e saktësisë së lartë shpesh quhen edhe teodolitë sekondësh.
Diametri i rrethit horizontal arrin 80 deri në 100 mm, ndërsa ai i rrethit
vertikal 70 deri 90 mm. Teodolitët dixhitalë punojnë me interpolatorë të
saktësisë së lartë ku lexueshmëria e drejtimit arrin 0.3 deri 0.6”.

Fig. 102 Teodoliti dixhital i saktësisë së lartë si instrument bazë i një


takiometri.

Fig. 102 tregon një teodolit dixhital të këtij tipi si instrument bazë i një
takiometri.
− Teodolitët me lexim të saktë ose shumë të saktë

Teodolitët me lexim të saktë janë konstruksione speciale që përdoren për


detyra me kërkesa shumë të larta saktësie në gjoedezinë inxhinierike.
Gabimi standart i një leximi tek këto instrumente shkon deri tek 0.1”.
Në këto kushte, saktësia e leximit shkon deri në kufinjtë e ndikimeve të
refraksionit. Rritja e mëtejshme e saj do ta humbiste gjithsesi kuptimin.
Shqyrtime të mëtejshme mbi teodolitët gjenden në internet në adresat e
prodhuesve të tyre si:
www.leica-geosystems.com

9
www.trimble.com
www.topconeurope.com
etj.

Horizontimi dhe centrimi i instrumentave matës

Zgjatimi i aksit të rrotullimit të një teodoliti ose distancëmatësi duhet të


jetë paralel me drejtimin vertikal dhe të kalojë nëpër qendrën e markimit
të pikës në truall. Vetëm nqs plotësohen këto kushte, maten drejtimet,
këndet vertikalë dhe horizontalë, në përputhje me definimet e tyre po,
gjithashtu, edhe distancat që përdoren për zgjidhjen e problemeve të
ndryshme. Vënja në punë e instrumentave matës bëhet nëpërmjet
horizontimit dhe centrimit. Për horizontimin përdoren libelat ndërsa
centrimi bëhet nëpërmjet zhvendosjes anësore (fig. 103).

Fig.103 Centrimi i tregerit nëpërmjet zhvendosjes anësore

Në vartësi të kërkesave të saktësisë këto procese mund të realizohen me


anë të libelave (horizontimi) dhe me anë të një plumçeje të thjeshtë, me
vertikalues, me plumçe optike, me plumçe lazër ose në mënyrë të detyruar
(centrimi)

− Horizontimi dhe centrimi me libela dhe plumçe të thjeshtë


Plumçja përdoret kur kryejmë matje të thjeshta fushore. Matësi e fikson
plumçen në një pikë, e cila ndodhet në zgjatimin e aksit të rrotullimit të

10
paisjes (vida e zemrës). Fillimisht, nëpërmjet zhvendosjes së tregerit,
bëhet centrimi dhe pastaj, ose me anën e një libele njëaksiale ose me anën
e një libele dyaksiale të teodolitit, bëhet horizontimi.
Kur kemi libelë njëaksiale horizontimi, fillimisht sillet libela paralelisht
me dy vidat e bazës A dhe B (shih fig 104) dhe, nëpërmjet rrotullimit në
kahe të kundërta të tyre, sillet flluska në mes. Pastaj rrotullohet
instrumenti me 90o dhe me ndihmën e vidës së tretë C sillet përsëri flluska
në mes. Për kontroll procesi përsëritet edhe një herë.

Fig. 104 Horizontimi i një tregeri


Kur disponohet libelë dyaksiale sillen të dy libelat me flluskë në mes
(pozicioni i teodolitit mund të jetë i çfardoshëm) pastaj rrotullohet pjesa e
lëvizshme me 90o dhe merret sërish lexim kontrolli. Për shkak të
mosfunksionimit të vidave lindin gabime, vlera e të cilëve duhet të
njehsohen mbështetur në formulat që japin masën e këtij gabimi. Duke
qenëse njehsimi i gabimeve është objekt i teorisë së gabimeve
(kompensimeve) këtu vetëm sa do t’i përmendim ato dhe do tregojmë, kur
është e mundur, si mënjanohen apo zvogëlohet masa e tyre.

11
Fig. 105 Vlerësimi i gabimit të centrimit që shfaqet gjatë horizontimit

Nga njehsimi është nxjerrë që psh. nëqoftëse x= 10 mm, d=50 mm (fig


105) del e= 0.2 mm
Saktësia që arrihet gjatë centrimit me plumçe, kur pika është markuar
qartazi dhe nuk fryn erë, arrin në ± 3 deri 5 mm. Në këto kushte gabimi i
centrimit –e- është i neglizhueshëm.

− Horizontimi me libela dhe centrimi me vertikalues


Për matje më të sakta, sidomos kur ka erë, rekomandohet një
vertikalizues, që është një tub metalik i lehtë, i paisur në fundin e poshtëm
me majë dhe i heqshëm pas kryerjes së procesit. Konstruksioni i tij
paraqitet në fig 106..

12
Fig.106 Principi i ndërtimit të një stativi centrues
Nqs libela sferike e tubit centrues është e koregjuar, atëhere duhet që
flluska e saj të vendoset në mes, çfarë verifikohet nëpërmjet rrotullimit të
tubit me 180o . Saktësia e centrimit me një vertikalizues të tillë arrin ±1
mm
− Horizontimi me libela dhe centrimi me plumçe optike

Në shumicën e rasteve, tek teodolitët më të saktë, montohet një plumçe


optike. Kjo përbëhet nga një dylbi e vogël e vendosur në boshtin vertikal
të teodolitit, në të cilën matësi mund të shikojë me ndihmën e një prizmi
reflektues të vendosur në anë (fig.107).

Fig. 107 Plumçe optike në mbajtësen e një teodoliti

13
Fillimisht vendoset trekëmbëshi sa më mirë mbi pikë (në kuptimin e
centrimit dhe horizontimit) Në vijim shikohet në plumçen optike dhe,
nëpërmjet rrotullimit të vidave horizontuese, vendoset mesi i penjëve
kryq mbi pikë. Pastaj centrohet libela sferike nëpërmejt lëvizjes së
këmbëve të trekëmbëshit, horizontohet me vida horizontuese dhe libelën
dhe, centrimi, në rast se nevoitet, koregjohet nëpërmjet lëvizjeve të vogla
të instrumentit mbi pllakën e trekëmbëshit.
Ka edhe tregera ose mbajtës të markave vizuese, të cilët janë të paisur me
plumçe optike madje disa prodhues e ofrojnë plumçen optike si njësi të
veçantë të instrumentit. Funksionin e plumçeve optike e kryejnë edhe
plumçet zenitale, nadirale dhe të kombinuara (fig 108). Mundësitë tipike
të përdorimit të tyre janë: centrimi mbi një pikë që ndodhet në tokë
(dysheme), lart (tavan), vertikalizimet në godinat e mëdha si
grataciela,ura, mure pritës etj.
Centrimi mbi pikat në dysheme realizohet me plumçe të thjeshtë optike
me një saktësi deri në 0.5 mm. Si paisje të veçanta ato realizojnë saktësi
0.5mm/100 m.
Si rregull, plumçet optike duhet të kontrollohen veçanërisht kur ato
ndodhen në tregera, meqë në këto raste vrojtohet vetëm në një pozicion.

Fig.108 Centrues optik për pika në tavan dhe dysheme i vendosur në


treger.

14

You might also like