You are on page 1of 4

Metodologjia e punës dhe paisjet gjeodezike të perdorura

Kompania "Studio Hapsira" SH.P.K për realizimin e projekteve dhe deponive përdor
teknologjinë më të avancuar për matjet gjeodezike dhe inqizimin e gjendjës faktike të objekteve
në terren, poashtu edhe ekipet të specializuar me qëllim që punët e parapara të realziohen në
kohë dhe me saktësi maksimale.

Matja, gjegjësisht inqizimi detal i rrugës dhe objekteve realizohet me matjet e kombinuara
duke përdorur teknologjinë Global Positioning System (GPS) dhe Total Station (TS). Këto dy
teknologji për matje në terren të gjendjës faktike në terren janë kombinuar sipas nevojës në
terren.

Pra, matjet e rrugëve edhe vendosja e pikave referente bëhet me GPS duke përdorur rrjetin
parmanent të Republikës së Kosovës - Kosovo Positioning System (KOPOS), pjesë e familjes së
Global Navigation Satellite Systems (GNSS).

Metoda e aplikuar për matjen e objekteve përdoret instrumenti GPS Hi-Traget dhe përdor
rrejetin permanent KOPOS.

Kjo metodë e matjeve siguron drejtpërdrejtë koordinatat e secilës pikë të matur me saktësi të
mjaftueshme. Pra saktësia e matjeve për secilën pikë është 0.005 deri ne 0.02 m.

Gjithashtu për matjen e deponive përdorim Stacionin Total Leica Builder I cili është I
specializuar për matjet e vëllimeve dhe formimit të modelit dixhital të terrenit drejtpërdrejt në
terren.
Fig. Instrumentet GPS Hi – Target si dhe Stacioni Total Leica Builder

Fig. Llogaritja e Vëllimeve të dheut apo deponive drejtperdrejt ne terren me Leica Builder
Për analizën dhe përpunimin e të dhënave gjeodezike kompania jonë përdor një numër të caktuar
softuerësh siç janë:

1) AutoCAD Civil 3D
Program shumë efikas për insertimin e koordinatave gjeodezike , krijimin e izohipseve ,
formimin e Modelit Dixhital të terrenit, Analizën e Pjerrtësive , Krijimin e Profileve
gjatësore dhe tërthore , si dhe kalkulimin e vëllimeve.

Fig. Programi AutoCAD civil 3D

Fig. Krijimi I Profilit Gjatësor të Terrenit me Civil 3D


2. ESRI ArcGIS

ArcGIS Desktop është një softuer shumë I popullarizuar për modelimin e të dhënave
topografike të terrenit duke mundësuar analiza hapësinore shumë të sofistikuara siç janë:
Analizat e pjerrtësive të terrenit , hijezimet , konturat , kalkulimet e vëllimeve, paraqitje
alfanumerike përmes GIS etj.

Fig. Modelimi I Terrenit permes ArcGIS

You might also like