You are on page 1of 3

Republika e Kosovës Kuvendi i Komunës

Republika Kosova Skupština Opština


Republic of Kosovo Municipal Assembly

Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së


Mjedisit

DETYRË PROJEKTUESE

Hartimi i Projektit Kryesorë për ndërtimin e objektit-kullë për vizitorë


mbi bashkimin e dy lumenjve në Kaçanik

Lokacioni: Kaçanik

Gusht, 2017
Të dhënat fillestare:
1. Projekti do të punohet duke u bazuar në kodin e ndërtimit të Republikës
së Kosovës
2. Projekti do të punohet për një ndërtim në formë të kullës, i cili do të ketë
formë rrethore, do të jetë 6 m’ mbi bashkimin e dy lumenjve. Do të jetë
rreth, ku staza e ecjes do të jetë nga betoni i armuar kurse mesi i saj me
material qelqi. Mënyra e hipjes mbi të është me shkallë. Materiali i
ndërtimit është nga betoni i armuar.Veshja e objektit me gurë të tipit të
njëjtë me ata të shtratit të lumit. Projekti duhet të përmbajë edhe pjesën e
ndriçimit.

Projekti Kryesor duhet të përmbajë:

1. Pjesën e arkitekturës:
a) Përshkrimi teknik
b) Paramasa dhe parallogaria
c) Situacioni i ngushtë dhe i gjerë
d) Bazat
e) Prerjet
f) Dukjet
g) Perspektiva
h) Detale të tjera sipas normave në fuçi

2. Pjesën e llogarisë statike:


a) Përshkrimi teknik
b) Llogaria statike
c) Detalet e armimit për të gjitha elementet
d) Specifikacioni dhe rekapitulimi i armaturës

3. Pjesën e elektro-instalimeve:
a) Përshkrimi teknik duke përfshirë edhe dimensionimin e elementeve
përkatëse
b) Paramasa dhe parallogaria për pjesën e elektrikës
c) Detalet e të gjitha instalime elektrike të nevojshme sipas normave në
fuçi
Vërejtje: Të gjitha detalet duhet në punohen në përpjesë 1:50, ndërsa
detalet karakteristike në përpjesë 1:20 ose 1:25.
Paraprakisht duhet të prezantohet projekti ideor sa i përket dukjes
dhe estetikës së ndërtimit në fjalë, dhe projekti kryesorë fillohet të
punohet vetëm pas konsultave dhe me pëlqim të organeve të Komunës.

Dorëzimi I projektit:
a) Projekti duhet të dorëzohet në 4 kopje fizike origjinale me ngjyra
dhe një kopje digjitale në CD.

Drejtori i Drejtorisë
Z. Ukshin Çallaku
____________________

You might also like