You are on page 1of 18

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)

DEPARTAMENTI I INFRASTRUKTURS RRUGORE

DETYRA PROJEKTUESE
HARTIMIN E PROJEKTEVE KRYESORE PËR: Hartimi i projektit kryesorë/zbatues për kyçjen në
Autoudhën: ,,Arbër Xhaferi’’ në Viti

Gusht, 2021

1
DETYRA PROJEKTUESE
HARTIMIN E PROJEKTEVE KRYESORE PËR:
Hartimi i projektit kryesorë/zbatues për kyçjen në Autoudhën: ,,Arbër Xhaferi’’ në Viti

PUNЁDHЁNЁS: Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

LLOJI I PROJEKTIT: Projekti Kryesor/Zbatues.

TË DHËNAT E PËRGJITHSHME

1. Përshkrimi i rrugëve që duhet të projektohen.


Profili:
Bankinat: 2X1.00m.
Sheshi i pagesave.
Gjerësia e shtresës qarkulluese: 7.00 m, plus zgjerimet, shqiritat për kyç dhe shkyçje.
Largimi i ujërave nga rruga kryesisht bëhet përmes kanaleve të hapura.
Kyçjea në Autudhë do të jet me dy nivele, mvarësisht nga përvetësimi i variantës në projektin ideorë.
Komunikacioni nëpër rrugët që do të projektohen (automjete/ 24h) do të jet sipas të dhënave të
mbledhur nga matësit në teren.
2. Dokumentacioni në dispozicion
MMPHI do t’i prezantojnë të dhënat për gjendjen për kyçjen, studimet e komunikacionit dhe të dhënat
mbi numërimin e komunikacionit.

Projektuesi, gjatë hartimit të projekteve do të bashkëpunoi me MMPHI-në, me qëllim të marrjes së


shënimeve dhe informacioneve të ndryshme për trasenë dhe gjendjen kyçjes.

3. Ligjet dhe Standardet e projektimit


Gjatë hartimit të projektit, projektuesi duhet gjithsesi ti përmbahet Ligjeve dhe plotësimeve të tyre:
 Ligjit mbi ndërtimin të Republikës së Kosovës.
 Ligjit mbi rrugët të Republikës Kosovës.
 Ligjeve dhe rregulloreve mbi mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjes në punë.
 Ligjit hapësinor të Republikës Kosovës.
 Ligjit për Kadastër.
 Ligjit mbi RDPP.
 Ligjit mbi Shpronësimin.
3.1 Standardet e projektimit
 Projekti kryesor duhet të hartohet sipas standardeve teknike të cilat aplikohen në projektimin
e rrugëve dhe urave.

2
 Strukturat ( ura dhe objekte tjera inxhinierie ) të projektohen sipas normave Evropiane
(TRANS-EUROPEAN NORTH-SOUTH MOTORWAY (TEM)), EURO COD.
 Sinjalizimi dhe pajisja e rrugës duhet të projektohet sipas „ Rregulloret- Standardet për
projektimin dhe vendosjen e sinjalizimit “ sipas Konventës së Vjenës ”.
 Zgjerimi i rrugës të projektohet sipas kërkesave në detyrën projektuese duke ju përshtatë
elementeve të rrugës ekzistuese.
 Elementet horizontale dhe vertikale të projektohen për shpejtësi Vp= varësisht prej rrugës që
projektohet) caktohet nga punëdhënësë përmes komisionit për realizimin e projekteve.
4. Kërkesat e përgjithshme për projektim
- Nga projektuesi kërkohet që të hartojë projektet ideore dhe kryesore për rrugët që do të përcaktohen
nga punëdhënësi (në tëkstin e mëtujem MMPHI-ja).
- Gjatë projektimit projektuesi duhet të ketë konsideratë për kryqëzimet me largpërçues, rrjetin e
telefonisë, rrjetin e ujësjellësit si dhe instalimet tjera që janë trupin e rrugës, brezin e rrugës dhe
brezin mbrojtës të rrugëve kyçjet e objekteve rreth rrugëve. Për të gjitha instalimet nëntokësore dhe
mbitokësore, projektuesi duhet të ofroj zgjidhje teknike për dislokimin eventual si dhe paramasat me
parallogaritë.
- Për këto instalime projektuesi është i obliguar të bashkëpunoj ngushtë me kompanitë publike të cilat
i menaxhojnë këto instalime, për harmonizimin e zgjidhjeve teknike të rrugës me instalimet
nëntokësore . ( KEK, KEDS, PTK, Ujësjellësi Rajonal, IPKO etj.)
- Projektuesi duhet të ofrojë zgjidhje detale për kryqëzimet e rrugëve që projektohen me rrugët tjera
publike.
- Vendimi për shtrirjen e trasesë së rrugës së zgjeruar, pas shqyrtimit të varianteve të prezantuara nga
projektuesi në projektin ideor dhe arsyeshmërinë së zgjidhjes së variantit më të favorshme.
- Pjerrësia tërthore e rrugës në drejtim, duhet të jetë në të dy anët e rrugës, min. 2.5 %, ndërsa në
kthesa horizontale në një anë të rrugës ( varësisht nga rrezja e kthesës ).
- Zgjidhjen e largimit të ujërave nga rruga duhet të jetë kryesisht tipi i mbyllur ( kanalizim atmosferik )
dhe pjesërisht tipi i hapur ( kanale atmosferike ).
- Dimensionimi i konstruksionit të rrugës të bëhet duke u bazuar në kategorinë e rrugës, numrit të
parashikuar të automjeteve dhe ngarkesave boshtore prej 115 KN.
- Në segmente të caktuara Hapësira e lirë nga niveleta e re e përvetësuar e rrugës deri te pika më e ultë
e strukturave duhet të jetë min. 4.80 m.
- Vendndalimet e autobusëve të punohen jashtë sipërfaqes së asfaltit, për ndalimin e një Autobusi.
- Të parashihen nga dy vende parkime në të dy anët e rrugës dhe “ BUS” - Stacionet.
- Kryqëzimet duhet të bëhen në dy nivele apo një nivele, mvarësisht prej rrugës që projektohet.
- Kërkesat tjera detale do të epen në vijim të detyrës projektuese.

5. PROFILI KARAKTERISTIK I RRUGËVE

3
Profili e rrugëve do të aprovohet në bashkëpunim me komisionin për projekte i caktuar nga punëdhënësi.

6. PROJEKTET
Projektuesi duhet të hartojë këto projekte:
- Projektin ideor.
- Projektin kryesor.
6.1 PROJEKTI IDEOR ( së paku 2 variante )
Përmbajtja e projektit ideor.
Pjesa tekstuale
- Të dhënat e përgjithshme për projektuesin.
- Vendimet për emërimin e projektuesve.
- Detyrën projektuese.
- Raportin teknik. ( Përshkrimi i shtrirjes së trasesë në hapësirë. Zgjidhjet teknike- përshkrimi i trasesë
së planifikuar, plani dhe profili gjatësor dhe paraqitja e parametrave të komunikacionit dhe
parametrat ndërtimor për variantet, me arsyeshmërinë e varianteve, ( përparësitë dhe mangësitë për
të dy variantet ).
- Propozimi i variantit më të favorshëm me arsyetim.
- Të dhënat preliminare gjeodezike ( hartat topografike, ortofotot, planet vektor zyrtarë të azhurnuar,
të dhënat ( shënimet ) për rrjetin trigonometrik, poligonale dhe të nivelimit, për korridorin e rrugës
që do të projektohet.
- Të dhënat preliminare Gjeoteknike .
- Raportet e takimeve me komisionin për përcjelljen e projekteve
Pjesa grafike
- Situacioni i rrugës publike e paraqitur në hartat shtetërore ( hartat topografike):
P= 1 : 25 000, P= 1 : 10 000 ose P= 1 : 5000 dhe në ortofoto ).
- Situacioni i rrugës për variantet e propozuara në P= 1: 5 000.
- Profili gjatësor në P= 1: 500/ 5000.
- Profilet karakteristike në P= 1: 100.
- Projekti ideor i udhëkryqeve P= 1:500.
- Zgjidhja e largimit të ujërave në P= 1: 1 000.
- Lokacioni i objekteve ( stacionazhet ).
- Situacionet e veçanta për instalimet nëntokësore dhe mbitokësore.
Pjesa Numerike
- Paramasa dhe parallogaria e përafërt.
- Të dhënat preliminare gjeodezike.
- Profili gjatësor në P= 1: 500/ 5000.
- Profilet karakteristike në P= 1: 100.

4
- Projekti ideor i udhëkryqeve.
- Zgjidhja e largimit të ujërave ( tipi i mbyllur dhe i hapur ) në P= 1: 1 000.
- Lokacioni i objekteve ( stacionazhat ).
- Projekti ideor i strukturave në P= 1: 200.
- Situacionet e veçanta për instalimet nëntokësore dhe mbitokësore, profilet tërthore karakteristike të
instalimeve duke përfshirë trupin e rrugës ekzistuese .

6.2 PROJEKTI KRYESOR


Pas aprovimit të projektit ideor nga Komisioni i MMPHI- së, projektuesi mund të filloj me hartimin e
projektit kryesor me elaboratet e veçanta përcjellëse.
Pas aprovimit të variantit më të favorshëm të projektit ideor nga komisioni i Punëdhënësit, mund të fillohet
të punohet projekti kryesor.
Projekti kryesor përbëhet nga projekti ndërtimor ( rrugës ), projekti i sinjalizimit, projekti i strukturave,
projektet dhe elaboratet përcjellëse.

PROJEKTI NDËRTIMOR
Projekti ndërtimor duhet të përmbajë:
RRUGA:
1. PJESA TEKSTUALE
- Shënimet mbi veprimtarinë e kompanisë projektuese.
- Dokumentacionin mbi regjistrimin e kompanisë.
- Detyrën projektuese.
- Vendimin për përcaktimin e projektuesit kryesor dhe projektuesve tjerë.
- Procesverbalin mbi kontrollimin e projektit nga komisioni i punëdhënësit.
- Deklaratën se është bërë kontrolli i brendshëm i projektit dhe është bërë harmonizimi i projekteve.
Përshkrimin teknik dhe pjesa llogaritëse
Përshkrimi teknik duhet të përfshijë elementet teknike të projektimit të rrugës publike, mënyrën e kryerjes së
punimeve e veçanërisht duhet të epet përshkrimi me të gjitha elementet si më poshtë :
- Përshkrimi i punimeve me kushtet teknike.
- Regjistrin e koordinatave.
- Llogaritë teknike.
- Përvetësimi i konstruksionit dhe dimensionimi i konstruksionit të rrugës.
- Llogaritja e elementeve të përvetësuara ( elementet gjeometrike etj).
- Llogarit e nevojshme për llojin e skarpateve dhe llojin e stabilizimit të tyre ( nëse është e nevojshme ).
- Llogaritë e nevojshme për rezistencën mekanike të mureve mbrojtëse, lëshesave dhe llogaritë tjera të
nevojshme.
- Paraqitja e masave për mbrojtjen nga zjarri.

5
- Paraqitja e masave për mbrojtjen në punë.
- Programi i kontrollimit të cilësisë së materialeve, punimeve dhe konstruksioneve ( strukturave ).
- Programi i kontrollimit ( ekzaminimeve ) të materialeve dhe punimeve të realizuara, me definimin e
llojit dhe sasisë së ekzaminimeve dhe kushteve të cilat duhen të plotësohen.
- Definimi i largimit dhe deponimit të materialit të tepërt ndërtimor.
- Paramasën me parallogari parciale.
- Paramasa me parallogari ( duhet të përmbajë përshkrimin e pozicioneve me sasitë ).
- Tabelën me sipërfaqe ( gërmimit, mbushjes, tamponit ) të llogaritura në profile tërthore.
- Tabelën e llogaritjes së volumeve të gërmimit, mbushjes, shtresave të tamponit, bankinave, sipërfaqet
e asfaltit.
- Paramasa dhe parallogaria të punohen në Excel.

2. PJESA GRAFIKE
- Ortofotot ( më të fundit ) me situacion e trasesë së rrugës.
- Planet kadastrale vektor zyrtare, të azhurnuara.
- Planin e Situacioni në ( përpjesë ) P= 1: 1 000.
- Profili gjatësor në P= 1: 100/ 1000.
- Profilet tërthore në P= 1: 100 ( Profilet tërthore në çdo 25.00 m ) dhe në pikat karakteristike të
elementeve horizontale dhe objekteve përcjellëse. Në profil tërthor duhet të epen, sipërfaqet e
shtresave të asfaltit, shtresave stabilizuese, mbushjes dhe gërmimit dhe tamponit ).
- Profilet karakteristike në P= 1: 50.
- Situacionin e udhëkryqeve në P= 1: 250.
- Detalet e kyçjeve të rrugëve anësore në rrugën nacionale në P= 1: 250.
- Zgjidhjet niveluese të udhëkryqeve në P= 1: 250.
- Detalet e largimit të ujërave nga rruga.
- Detalet e kanalit të drenimit.
- Detali i Vendndalimit të Autobusëve dhe parkingjeve në P= 1: 250.
- Detalet tjera në P= 1: 25 dhe P= 1: 50.
7. Projektet dhe elaboratet e veçanta
7.1 Elaborati gjeodezik
Qëllimi i hartimit të dokumentacionit gjeodezik është që të formohet baza e shënimeve për punimin e
dokumentacionit teknik- projektit, bartjen e shënimeve në terren dhe mirëmbajtjen e të dhënave gjeodezike
gjatë eksploatimit të rrugës.
Gjithsesi të bashkëngjiten të dhënat për koordinatat e pikave dhe reperëve ekzistues të vërtetuar nga organi
kompetent.
Projektuesi duhet të incizoj gjendjen ekzistuese ( faktike ) të terrenit në aspektin horizontal dhe vertikal, duke
u lidhë në rrjetin trigonometrik ( KosovaRef01 ). Të gjitha objektet e incizuara në terren si: objektet ekzistuese,

6
largpërçuesit, shtyllat elektrike, urat, lëshesat, pikat gjeodezike, pikat detale, kufijtë e njësive kadastrale,
rrethojat prej materiali të ndryshëm, instalimet nëntokësore dhe mbitokësore ( të paraqiten me shenja
topografike përkatëse ) të vizatohen- paraqiten në planin e situacionit në përpjesë P= 1: 1 000, e cila do të
shërbejë si bazë për hartimin e projektit ndërtimor dhe projekteve të veçanta.
Gjerësia e incizimit gjeodezik duhet të jetë minimum 50.00 m majtas dhe 50.00 djathtas nga aksi i rrugës
ekzistuese, te objektet, udhëkryqet, devijimet e rrugës dhe rrugët lidhëse në gjerësi të nevojshme si dhe të
gjitha njësit kadastrale me të cilat kufizohet toka rrugore ( për shkak të elaboratit të shpronësimit ).
Në bazë të incizimeve të bëra duhet të dorëzohet elaborati i incizimeve gjeodezike i cili do të jetë pjesë
përbërëse e projektit ndërtimor.
Për tërë incizimin gjeodezik të terrenit duhet të epen koordinatat e pikave trigonometrike, poligonale,
reperëve ( formulari trigonometrik nga Agjensioni Kadastral i Kosovës, me foto, skicën e matjeve-
përshkrimin, koordinatat ( Y, X, H ) në KRef01 ) dhe pikave detale.
Plani i situacionit duhet të përmbajë edhe informatën e lartësive ( interpolimin e izohipsave me e= 0.5 m )
dhe të punohet me 3D polyline.
Në bazë të incizimeve të bëra duhet të dorëzohet elaborati gjeodezik i cili do të jetë pjesë e veçantë e projektit
ndërtimor.
Metodologjia e kryerjes së punëve Gjeodezike
Punët Përgatitore:
- Furnizimi me informacione për lokacionin dhe aksin e rrugës e cila do të projektohet nga projektuesi.
- Furnizimi me ortofoto, harta dhe plane kadastrale adekuate.
- Furnizimi me të dhëna zyrtare për Sistemin Koordinativ të Rrjetit Referent Gjeodezikë të Republikës
së Kosovës.
- Furnizimi me koordinata dhe formular nr.27 të rrjetit gjeodezikë referent të rendit të I dhe II- të.
- Punimi i pikave poligonale nga betoni dhe me shufër metalike në mes dhe me dimensione standarde.
Punët në Terren:
- Rekognostifikimi i terrenit.
- Rikonocimi, stabilizimi dhe sinjalizimi i pikave poligonale të poligonit operativ sipas standardeve,
rregullave gjeodezike në fuqi dhe rekomandimeve nga punëdhënësi.
- Të gjitha matjet gjeodezike, llogaritjet dhe barazimet , përdorimi i metodave për matje të këndeve,
gjatësive dhe lartësive si dhe përzgjedhja e instrumenteve për punë gjegjëse, duhet të bëhen me
saktësi sipas Kornizave të Matjeve Kadastrale në Republikën e Kosovës.
- Të gjitha matjet dhe punët gjeodezike duhet të kryhen sipas Ligjit për Kadastër të Republikës së
Kosovës.
- Rilevimi ( incizimi ) gjeodezik i terrenit të bëhet nga pikat poligonale të rrjetit gjeodezikë poligonal
( poligonit operativ ).
- Po ashtu nga po i njëjti rrjet gjeodezikë duhet të incizohen objektet markante ( viaduktet, urat,
lartësitë e telave të largpërçuesve, kanalet,...).

7
Punët në Zyre- Përpunimi i të dhënave gjeodezike dhe Hartimi i Elaboratit:
- Planifikimi i rrjetit poligonal gjeodezikë ( numri i pikave poligonale të rrjetit poligonal të jetë
proporcional me gjatësinë e trasesë së rrugës të këtij segmenti ), dhe të kemi të shtrirë një rrjet
poligonal sa më ideal dhe ti plotësoj kushtet teknike gjeodezike që duhet ti ketë një rrjet poligonal
dhe të arrihet saktësia e kërkuar.
- Të gjitha matjet gjeodezike, llogaritjet dhe barazimet , përdorimi i metodave për matje të këndeve,
gjatësive dhe lartësive si dhe përzgjedhja e instrumenteve për punë gjegjëse, duhet të bëhen me
saktësi sipas Kornizave të Matjeve Kadastrale në Republikën e Kosovës.
- Të gjitha matjet dhe punët gjeodezike duhet të kryhen sipas Ligjit për Kadastër të Republikës së
Kosovës.
- Rezultatet finale- definitive ( të barazuara ) të pikave poligonale të rrjetit poligonal- operativ për këtë
segment rrugor..
- Punimi për secilën pikë poligonale formulari trigonometrik nr.27 me foto i cili përmban të gjitha
informacionet për vendndodhjen e pikës, koordinatat në GRS elipsoid, koordinatat në Kosova
Ref01,...
- Nga rezultatet e matjeve të terrenit ( rilevimit- incizimit ) të punohet plani i situacionit në 3D- e
( duke përfshirë Modelin Digjital të Terrenit MDT, izohipset, shenjat topografike sipas çelsit
topografik,...), dhe at për pjesën urbane në përpjesë 1: 500 dhe rurale 1: 1 000, si dhe elaborate te
veçanta për objekte të veçanta, konform rregullave dhe standardeve- ligjeve në fuqi.
Elaborati gjeodezik duhet të përmbajë:
1. Planin e Situacioni në ( përpjesë ) P= 1: 1 000
2. Ortofotot ( më të fundit ) me situacion e trasesë së rrugës.
3. Planet kadastrale vektor zyrtare, të azhurnuara.
4. Regjistrin e koordinatave për:
 rrjetin trigonometrik.
 rrjetin poligonal.
 poligonin operativ.
 rrjetin e reperëve.
5. Regjistrin e koordinatave për pikat kryesore të trasesë:
 drejtimeve.
 kthesave.
 kthesave kaluese ( klotoidave ).
 profileve tërthore.
 stacionazhave të plota.
 objekteve të rrugës.
7.2 Elaborati i shqyrtimeve gjeomekanike
Në Elaborat të paraqitet Raporti me të dhënat e nevojshme , pas shqyrtimeve gjeomekanike. Për punimin e
8
projektit kryesor të rrugës dhe strukturave ( mureve mbrojtëse dhe urave, pjerrësive të skarpateve) duhet të
bëhen shqyrtimet gjeomekanike. Shqyrtimet Gjeomekanike, përfshijnë punimin e shpimeve adekuate dhe
sondave, me qëllim të definimit të profilit gjatësor gjeomekanik dhe aftësisë bartëse të tokës. Në bazë të
nxjerrjes së sondave dhe ekzaminimeve laboratorike, duhet të punohet Elaborati gjeomekanik. Numri i
shpimeve do ta përcakton projektuesi, ashtu që niveli i ekzaminimeve te ep numër të mjaftueshëm të
dhënave për përcaktimin e stabilitetit të gërmimit, mbushjes, përcaktimit të konstruksionit të rrugës dhe
fundimit të objekteve .
7.3 Elaborati i mbrojtjes së mjedisit dhe mbrojtjes në punë
Projektuesi duhet të punoj elaboratin e mbrojtjes së mjedisit. Gjatë projektimit nevojitet që të parashihen të
përdoren materialet që kanë testet e pranuara ndërkombëtare, në pikëpamje të mbrojtjes së mjedisit dhe
punëtorëve. Duhet të parashihet deponimi i materialeve tepricë sipas rregullativës për deponimin e
hedhurinave. Në lokacionet ku parashihet që niveli i zhurmës të jetë për 5dB më e lartë se lejuar,duhet të
parashihen barriera për pengimin e zhurmës,sipas tipit dhe standardeve të aprovuara në shtetet e BE. Për
parandalimin e erozioneve të dëmshme duhet që në vend të drunjtëve të prerë të parashihet mbjellja e
fidanëve të reja dhe të mbjellët bari në pjerrësitë e mbushjeve dhe gërmimeve. Dislokimi i rrjedhave të
ujërave atmosferike, mund të bëhet vetëm në rastet e domosdoshme. Duhet ti largohemi mbushjeve shumë
të ulëta,në pjesët e rrugës nëpër teren të rrafshët.. Gjatë projektimit duhet ti largohemi gërmimeve të thella.
Mbrojtja e ujërave nëntokësor duhet të bëhet përmes drenazheve adekuate.
7.4 Projekti i sinjalizimit dhe pajisjes së rrugës
Në bazë të shënimeve nga projekti ndërtimor ( situacioni- planimetria ), projektuesi duhet të hartoj projektin
e sinjalizimit dhe pajisjes së rrugës, duke ju përmbajtur rregullativës ligjore në fuqi mbi Projektimin e
sinjalizimit horizontal dhe vertikal ( Konventa e Vjenës ).
Emërtimet e vendbanimeve duhet të bëhen sipas dispozitave në fuqi që aplikohen në Kosovë. Për këtë
projekt duhet të bëhet paramasa me parallogari me përshkrimin e punimeve dhe standardeve për këtë lëmi.
Përmbajtja e projektit të sinjalistikës
- Përshkrimi teknik me përshkrimin e sinjalizimit ( horizontal dhe vertikal ), paisja e rrugës ( pahia
mbrojtëse, udhërrëfyesit, katadiopterët etj .
- Situaconi i sinjalizimit horizontal dhe vertikal në P=1:1000;
- Detalet e sinjalizimit horizontal dhe vertikal;
- Llogaritjet e nevojshme
- Paramasa dhe Parallogaria
- Përshkrimi punëve me kushtet teknike.
- Detalet e sinjalizimit në përpjesë P=1:50 ose në përpjesë më të madhe.
- Projekti i rregullimit të komunikacionit gjatë kryerjes së punimeve .
7.5 Projekti i strukturave ( Urave, nënkalimeve, mbikalimeve dhe mureve mbrojtëse ).
Projektuesi duhet të punoj projektin kryesor të urave , mbikalimeve , nënkalimeve për automjete dhe
këmbësor, mureve mbrojtëse dhe strukturave tjera. Pozicioni, gjatësia dhe forma e mureve mbrojtëse dhe

9
strukturave do të caktohet nga projektuesi.
7.6 Elaborati i shpronësimit.
7.6.1 Ligjet dhe Standardet për punimin e Elaboratit të Shpronësimit.
Gjatë punimit të Elaboratit të Shpronësimit, hartuesi i këtij Elaborati duhet ti përmbahet Ligjeve dhe
plotësimeve të tyre:
 Ligjit për Kadastër.
 Ligjit mbi RDPP.
 Ligjit mbi Shpronësimin.
 Ligjeve dhe rregulloreve mbi mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjes në punë.
 Ligjit mbi rrugët të Republikës Kosovës.
7.6.2 Sfondi i shërbimeve që kërkohet nga ofertuesi
7.6.2.1 Kërkesat gjenerale
Nga ofertuesi kërkohet që të punoj ( Hartoj ) Elaboratin e Shpronësimit për rrugë të ndryshme që do ti
përcaktoj MI-ja.
Qëllimi i hartimit të Elaboratit të Shpronësimit është që të formohet baza e shënimeve për Shpronësim,
bartjen e shënimeve në terren dhe mirëmbajtjen e të dhënave gjeodezike gjatë eksploatimit të rrugës si dhe
regjistrimin e ndërrimeve në RDPP- ë dhe Elaborate Kadastrale.
Hartuesit të Elaboratit të Shpronësimit, duhet ti epen draft vijat e shpronësimit nga Projektuesi e më pas
konform rregullave dhe standardeve gjeodezike, hartuesi i elaboratit të shpronësimit do të tërheqë -
përcaktojë vijën e re të shpronësimit të cilën do ta aprovoj Autoriteti Kontraktues, dhe të gjitha këto duhet të
paraqiten në Planin e Situacionit.
Të gjitha matjet gjeodezike, llogaritjet dhe barazimet duhet të bëhen me saktësi sipas Kornizave të Matjeve
Kadastrale në Republikën e Kosovës.
Të gjitha matjet dhe punët gjeodezike duhet të kryhen sipas Ligjit për Kadastër të Republikës së Kosovës.
7.6.2.2 Hartimi i Elaboratit të Shpronësimit duhet të bëhet me kërkesat në vijim:
- Hartuesit të Elaboratit të Shpronësimit, duhet ti epen draft vijat e shpronësimit nga Projektuesi i
projektit.
- Hartuesi i Elaboratit të Shpronësimit do të tërheqë- përcaktojë vijën e re të shpronësimit të cilën do ta
aprovoj Autoriteti Kontraktues, dhe të gjitha këto duhet të paraqiten në Planin e Situacionit.
- Të Hartoj Elaboratin e Shpronësimit për projekte të ndryshme që do ti përcaktoj MMPHI-ja.
Të gjitha matjet gjeodezike, llogaritjet dhe barazimet duhet të bëhen me saktësi sipas Kornizave të Matjeve
Kadastrale në Republikën e Kosovës.
Të gjitha matjet dhe punët gjeodezike duhet të kryhen sipas Ligjit për Kadastër të Republikës së Kosovës.
Operatori Ekonomik- Kontraktori, është i obliguar që sipas nevojës dhe rekomandimeve të investitorit MI- ës,
të bëjë plotësime shtesë në rast nevoje në Elaboratin e Shpronësimit deri në realizimin përfundimtar të
Shpronësimeve.
7.6.3 Për punimin e Plotësimit të Elaboratit të Shpronësimit, ofertuesi, duhet:

10
1. të siguroj ortofotot zyrtare ( produktet më të reja ),
2. të siguroj nga Zyrat Kadastrale Komunale planet kadastrale “ vektor “ zyrtare të azhuruara,
3. të siguroj nga Zyra Kadastrale Komunale, skicat e matjeve ( manualet, koordinatat, numrat e ri,
indikacionet e pronarëve,) për të gjitha ndarjet - nënndarjet,
4. të plotësoj planin e situacionit me matjet gjeodezike shtesë dhe ato të siguruara nga Zyrat Kadastrale
Komunale,
5. të siguroj Çertifikatat për njësit kadastrale nga Zyrat Kadastrale Komunale në origjinal ( të vulosura )
dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj,
6. të bëjë llogaritjen dhe barazimin e sipërfaqeve për të gjitha njësit kadastrale të cilat hyjnë në
shpronësim, veç e veç,
7. të harmonizoj sipërfaqet e llogaritura me ato në Çertifikatat e njësive kadastrale,
8. të përpiloj regjistrin e koordinatave për vijën e shpronësimit,
9. të përpiloj regjistrin e fletëparaqitjeve,
10. në regjistrin e fletëparaqitjeve, si vërejtje të paraqitet nëse ka objekt që duhet të shpronësohet
( vlerësohet - kompensohet ),
11. të bëjë rekapitullimin e sipërfaqeve,
12. të punoj raportin teknik.
7.6.4 Forma dhe Përmbajtja e Elaboratit të Shpronësimit
1. CD- ja
2. Përmbajtja
3. Kontrata- marrëveshja
4. Dokumentacioni i Firmës ( Biznesit )
4.1. Certifikata e Regjistrimit
4.2. Certifikata e Numrit Fiskal
4.3. Certifikata- Deklarues i TVSH
4.4. Licencat
5. Pjesa tekstuale
5.1. Raporti Teknik
5.2. Koordinatat e vijës së shpronësimit
5.3. Regjistri i Fletëparaqitjeve
5.4. Rekapitullimi i Sipërfaqeve
5.5. Certifikatat e njësive kadastrale
6. Pjesa grafike
6.1. Situacioni me planet kadastrale të vektorizuara & Ortofot, P= 1:1000
6.2. Situacioni me planet kadastrale të vektorizuara, P= 1:1000
Vërejtje:
Plani i Situacioni në përpjesë P= 1: 1000 ose P= 1: 500, duhet të përmbajë:

11
- Ortofotot ( produktet më të reja ).
- Vijën e shpronësimit.
- Kufijtë e njësive kadastrale të cilat hyjnë në shpronësim.
- Numrat e njësive kadastrale ( gjendja e vjetër dhe e re- ri numërimi ).
- Numrat e pikave thyese dhe kufitare të njësive kadastrale ( në vijën e shpronësimit ).
- Distancat e brinjëve të vijës së shpronësimit.
- Numrat rendor për njësit kadastrale sipas regjistrit të fletëparaqitjeve.
- Indikacionet e pronarëve.
- Kufijtë e Zonave Kadastrale.
- Kufijtë e Zyrave Kadastrale Komunale.
7.6.5 Dorëzimi i Kopjeve të Elaboratit
Kopjet e Elaboratit të Shpronësimit të dorëzohen në 5 ekzemplar në lidhje të fortë dhe në formë elektronike
( në pesë CD- e ) në formatin punues ( DWG, Excel, Word,... ) si dhe në format file PDF.
Projektet tjera
7.7 Projekti i largimit të ujërave atmosferike dhe ujërave të zeza ( në segmente të caktuara, për rrugët që i
parashëf MI-ja, përmes komisionit për përcjelljen e hartimit të projekteve ).
7.8 Projekti i ndriçimit publik (për rrugët që i parashëf MI-ja, përmes komisionit për përcjelljen e hartimit të
projekteve).
7.9 Projekti për vendosjen e gypave, për instalime ( për rrugët kur ka nevojë ).

FORMA E DORËZIMIT TË PROJEKTEVE

1. Projekti ideor
Projekti ideor duhet të dorëzohet në formë të printuar (3 kopje) e lidhur me kopertina të forta dhe në kopje
elektronike CD ( versionin punues në format file DWG ).
2. Projekti kryesor
Projekti kryesor me të gjitha projektet dhe elaboratet e veçanta duhet të dorëzohet në 5 ( pesë ) kopje të
vërtetuara, nga konsulenti dhe kontrolla e brendshme. Kopjet e projektit duhen të dorëzohen në kopertina të
forta dhe të vulosura me vulë dylli. Projektet duhet të lidhen në formatin A4 (210x297 mm).
Projekti kryesor duhet të dorëzohet edhe në formë elektronike CD ( versionin punues në format file DËG dhe
PDF ) në 5 ( pesë ) kopje.
Në çdo pjesë grafike duhet që në fund vizatimit ( ana e djathtë ) të epen të dhënat ( Nr. e vizatimit,
projektantin, emërtimi i vizatimit, nënshkrimi origjinal i projektuesit emërtimi i projektit) –Tabela –
standarde .
Forma dhe Përmbajtja e Projektit Kryesor
A ) PËR RRUGË
Pjesa Tekstuale
 Shënimet mbi veprimtarinë e kompanisë projektuese;

12
 Dokumentacionin mbi regjistrimin e kompanisë;
 Detyrën projektuese;
 Procesverbalin mbi kontrollimin e projektit nga punëdhënësi;
 Përshkrimin teknik
 Vendimet mbi caktimin e projektuesve përgjegjës dhe projektuesit kryesor
 Deklarata se është bërë kontrollimi i brendshëm i projektit dhe harmonizimi i projekteve
 Përshkrimi i punimeve me kushtet teknike;
 Regjistrin e koordinatave për:
 rrjetin trigonometrik.
 rrjetin poligonal.
 poligonin operativ.
 rrjetin e reperëve.
 Regjistrin e koordinatave për pikat kryesore të trasesë:
 drejtimeve.
 kthesave.
 kthesave kaluese ( klotoidave ).
 profileve tërthore.
 stacionazhave të plota.
 objekteve të rrugës.
 Llogaritja dhe dimenzionimi i konstruksionit të rrugës.
 Tabelën me sipërfaqe të llogaritura në profile tërthore ( humus, gërmimi, mbushja
stabilizimi, tamponi, gjeotekstil,... )
 Tabelën e llogaritjes së volumeve.
 Paramasën me parallogari parciale.
 Paramasa me parallogarit sipas Loteve dhe për struktura.
Pjesa Grafike
 Situacioni i rrugës në Ortofoto
 Planet kadastrale vektor zyrtare, të azhurnuara
 Planin e Situacioni në përpjesë P=1: 1 000
 Profili gjatësor P= 1: 100/ 1000
 Profilet tërthore në përpjesë P= 1: 100 ( Profilet tërthore ( në çdo 25.00 m ) dhe në pikat
karakteristike të elementeve horizontale dhe objekteve përcjellëse si dhe duhet të përmbaj
sipërfaqet e shtresave të asfaltit, shtresave stabilizuese, mbushjes dhe gërmimit ).
 Profilet karakteristike në përpjesë P= 1: 50.
 Situacionin e udhëkryqeve P= 1: 250.
 Detalet e kyçjeve të rrugëve anësore në rrugën nacionale në përpjesë P= 1: 250.
 Zgjidhjet niveluese të udhëkryqeve në përpjesë P= 1: 250.
 Detalet e largimit të ujërave nga rruga.
 Detalet e kanalit të drenimit.
13
 Detali i Vendndalimit të Autobusëve dhe parkingjeve, P= 1: 250.
B ) PROJEKTET DHE ELABORATET E VEÇANTA.
 Projektet e zgjidhjeve të udhëkryqeve në një nivel apo në dy nivele;
 Analiza e dimenzionimit të konstruksionit të rrugës;
 Projekti kryesor i strukturave inxhinierike ( urat, muret mbrojtës, lëshesat )
 Projekti i largimit të ujërave atmosferike dhe ujërave të zeza .
 Projekti për vendosjen e gypave, për instalime (për rrugët që i parashëf MI-ja, përmes
komisionit për përcjelljen e hartimit të projekteve).
 Elaborati i mbrojtjes së mjedisit dhe mbrojtjes në punë
 Elaborati Gjeodezik
 Elaborati i Shpronësimit
 Projekti i ndriqimit publikë (elektrikës)
C ) PROJEKTI I SINJALIZIMIT TË RRUGËS.
Përshkrimi teknik me përshkrimin e sinjalizimit (horizontal dhe vertikal ), paisja e rrugës ( pahia
mbrojtëse, udhërrëfyesit, katadiopterët etj . )
Situaconi i sinjalizimit horizontal dhe vertikal në P=1:1000;
Detalet e sinjalizimit horizontal dhe vertikal;
Llogaritjet e nevojshme
Paramasa dhe Parallogaria
Përshkrimi punëve me kushtet teknike me standardet të cilat janë aplikuar gjatë projektit.
Detalet e sinjalizimit në përpjesë P=1:50 ose në përpjesë më të madhe .
Projekti i rregullimit të komunikacionit gjatë kryerjes së punimeve .
D ) Projektet e strukturave ( urave, nënkalimeve, mbikalimeve, lëshesave pllakore,
mureve mbrojtëse, etj ).
 Të dhënat mbi projektuesin.
 Përshkrimin teknik.
 Matjet dhe të dhënat gjeodezike.
 Shqyrtimet gjeomekanike.
 Sistemin konstruktiv.
 Llogaritjen hidraulike të urës.
 Situacioni me të dhënat numerike dhe gjeodezike P= 1: 100.
 Dispozicioni.
 Prerja gjatësore.
 Prerjet karakteristike tërthore në P= 1: 100.
 Llogarinë statike.
 Detalet e nevojshme në përpjesë 1: 20.

14
 Detalet e armirimit në P= 1: 25.
 Detalet e elementeve konstruktive.
 Detali i lidhjes së urës me rrugë.
 Specifikacioni i armaturës me detalet e armirimit.
 Përshkrimi I punëve me kushtet teknike.
 Paramasa me parallogari konfidenciale për të gjitha punimet.
 Për mure mbrojtëse.
 Matjet dhe të dhënat gjeodezike.
 Shqyrtimet gjeomekanike.
 Situacionin.
 Profilin gjatësor në P= 1: 100/ 1000.
 Prerjet karakteristike tërthore në P= 1: 100
 Llogarinë statike.
 Detalet e nevojshme në përpjesë P= 1: 20.
 Detalet e armirimit në P= 1: 50.
 Detalet e fundimit.
 Largimi i ujërave.
 Paraqitja e mureve mbrojtëse në profilin gjatësor dhe tërthor të rrugës.
 Përshkrimi i punëve me kushtet teknike.
 Paramasa me parallogari ( konfidenciale ).

Kontraktuesi duhet të bashkëngjis planin dinamik (sa më i detajuar )


KORRESPONDENCA DHE REALIZIMI I KONTRATËS
1. Konsultimet
Nga Konsulenti kërkohet që të ketë bashkëpunim të ngushtë me punëdhënësin ( Komisionin për përcjelljen e
projekteve ). Duhen të bëhen takimet e rregullta. Takimet do të udhëhiqen nga komisioni MMPHI- is. Gjatë
takimeve do të mbahet procesverbali. Konsulenti ( kontraktuesi ) do të mbajë procesverbalin e takimeve .
Procesverbal duhet ti dërgohet komisionit për përcjelljen e projektit, për aprovim.
ZYRET DHE SELIA E KONSULENTIT
Konsulenti duhet vetë që të sigurojë zyre, telefon, faks, kompjuter etj, për akomodimin e stafit. Nuk do të
ketë asnjë pagesë shtesë për akomodimin e stafit.
Konsulenti është obliguar që vetë të bëjë sigurimin e punëtorëve, të parapara me dokumentacionin
tenderues.
Sqarim: Me termin projektet që dorëzohen nënkuptohet, të gjitha kërkesat dhe projektet e përcaktuara me
detyrën projektuese. Projektuesi ( konsulenti ) duhet që para se të ofertoj, gjithsesi të vizitoj rrugët që do të
projektohen dhe objektet ekzistuese në rrugë.

15
Vërejtje: për çdo projekt të dorëzuar, komisioni i punëdhënësit, mbanë të drejtën, për dhënien e komenteve
dhe vërejtjeve, së paku 2 javë pas dorëzimit të projekteve nga Projektuesi, kurse për projektin përfundimtar,
së paku 30 ditë.
Ofertuesi duhet të paraqes në formë të përshtatshme planin dinamik me afatet për realizimin e kontratës së
projektimit.
Afati për dorëzimin e të gjitha projekteve duhet të jetë sipas planeve dinamike të përcaktuara nga MMPHI-ja.

MINAT DHE MJETET E PAEKSPLODUARA

Konsulenti është i obliguar që ti merr informatat nga organi kompetent,lidhur me terrenin në të cilin shtrihet
trasa ,se a është pastruar tereni nga mjetet shpërthyes (minat). Konsulenti do jetë vetë përgjegjës për stafin e
tij gjatë kryerjes së punimeve në teren.
Konsulenti është obliguar që vetë të bëjë sigurimin e punëtorëve , nga rreziku i eksplodimit të minave dhe
për sigurimet tjera të parapara me dokumentacionin tenderues.

OFERTA ( PARAMASA ) HARTIMIN E PROJEKTEVE KRYESORE PËR:


Hartimi i projektit kryesorë/zbatues për kyçjen në Autoudhën: ,,Arbër Xhaferi’’ në Viti

16
PARAMASA
Hartimi i projektit kryesorë/zbatues për kyçjen në Autoudhën: ,,Arbër Xhaferi’’ në Viti
Çmimi
Nr. Përshkrimi i punëve Njësia Sasia njësi së bashku me Çmimi Total
TVSH 18 % (Euro)

Matjet gjeodezike për projektimin e të gjitha


1 projekteve dhe elaborateve të specifikuara në detyrën komplet 1.00
projektuese.
2 Punimi i projektit ideorë në së paku 2 varianta. komplet 1.00
Punimi i shqyrtimeve gjeoteknike (shpimet në thellësi
8-15m, analizat laboratorike dhe punimi elaboratit
3 komplet 1.00
gjeoteknik) për rrugë dhe struktura (për projektin
ideorë dhe kryesorë/zbatues).
Punimi i projektit kryesorë/zbatues me të gjitha
projektet dhe elaboratet tjera përcjellëse, duke
4 komplet 1.00
përfshirë edhe strukturat me hapësirë drite deri në
15 m.
Punimi i projektit zbatues të strukturave me hapësirë
5 komplet 1.00
drite mbi 15.0 m.
Punimi i projektit të sinializimit dhe pasjeve në
6 komplet 1.00
rrugë.
Punimi i elaboratit të shpronësimit së bashku me
7 komplet 1.00
dëgjimet publike për to.
Pagesat komunale për lëshimin e fletave poseduese,
8 parcelat kadastrale, kopjet e planeve kadastrale, komplet 1.00
vektorët e parcelave kadastrale, etj
Punimi i paramasës me parallogari për të gjitha
9 komplet 1.00
projektet.

Punimi i elaboratit të ndikimit në mjedis , mbrojtjes


10 në punë dhe mbrojtjes kundër zjarrit (duke i përfshir komplet 1.00
edhe dëgjimet publike për të gjitha elaboratet).

Punimi i projektit të largimit të ujërave atmosferike


11 komplet 1.00
tipi i mbyllur (kanalizimi atmosferik )
Punimi i projektit të elektrikës (ndriqimit të rrugëve,
12 komplet 1.00
elektrika te nënkalimet etj. ).
Punimi i Projektit për vendosjen e gypave, për
13 komplet 1.00
instalime.
GJITHSEJT
ME TVSH:

Vula dhe nënshkrimi i ofertuesit

PAGESAT PËR PROJEKTET E DORËZUARA


Pagesat për projektet e dorëzuara do të autorizohen nga Komisioni për projekte i Ministrisë së
17
Infrastrukturës (Punëdhënësit).
Pagesat do të bëhen sipas projekteve të dorëzuara sipas paramasës (ofertës), pas aprovimit nga komisioni i
Punëdhënësit, me zbritje 10% .
Pagesa përfundimtare – ndalesa.
Ndalesa prej 10% , do të paguhet, pas aprovimit përfundimtar i të gjitha projekteve, nga Komisioni për
projekte i Punëdhënësit.

18

You might also like