You are on page 1of 140

CAD 2 – Aplikmi i Kompjuterëve në Arkitekturë 2 (2013-2014) ArchiCAD 16

Lënda: CAD 2 – Aplikimi i Kompjuterëve në Arkitekturë 2

Guida Trajnuese - ArchiCAD 16


(Training Guide)

Niveli 1
(Level 1)

by Thomas M. Simmons
International version
E. Tafarshiku

GRAPHISOFT

Lektori:
Edmond Tafarshiku

1
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 - HYRJE

MIRË SE ERDHËT NË GUIDËN TRAJNUESE – ArchiCAD 16


(CAD 1 - Computer – aided design)

Training Guide (Guida trajnuese) është e menduar dhe e përbërë nga dy pjesë si dhe ka për
qëllim përvetësimin e punës me ArchiCAD. Këto ligjërata ju udhëheqin hap pas hapi në procesin e
projektimit të dy objekteve: residencial (banesor) dhe komercial.
Training Guide (Niveli 1), - i paraparë për fillestarë të cilëve ju mundëson kuptimin e
konceptit të ArchiCAD-it, veglaritë (tools), teknikën e të vizatuarit dhe të modelimit.
Training Guide (Niveli 2), - është i paraparë për nivelin e mesëm të njohurive dhe
parasheh aplikimin e programit në fazën e përgatitjes së dokumentacionit të ndërtesës.
Në nivelin 1 do të shfrytëzojmë projektin e kryer në ndërmarrjen projektuese House + House
Architects, një kompani projektuese nga San Francisko me një numër të madh shpërblimesh në
arkitekturë. Projekti i njohur si Rezidenca Drucker-Bronstein, ka një sipëraqe rreth 225 m2.

Niveli 1- Hyrës: Projekti Residential


 Niveli 1 Hyrës ju ndihmon të gjeni informacionet që ju nevojiten.
 Seksioni 1- Conceptet dhe Veglaritë (Tools) paraqesin elementet vizuale (të dukshme) të ambientit
punues në ArchiCAD. Kjo ju ndihmon të gjeni mënyrën tuaj rreth punës në ArchiCAD.
 Seksioni 2 – Krijimin e Informatave për Modelin e Ndërtesës përqendrohet në krijimin e modelit në
ArchiCAD duke përdorur elementet ndërtimore siç janë muret (walls), trajet (beams), shtyllat
(columns), pllakat (slabs), kulmet (roofs), dyert (doors), dritaret (windows), dritaret e kulmit
(skylights), shkallët (stairs), objektet (objects) dhe ndriçimin (lights). Gjithashtu përfshin
veglat dhe parametrat në dispozicion për secilin element dhe si të rregullojë një element sipas
nevojave dizajneve të veçanta.
 Seksioni 3 – Prezantimi i Dizajnit diskuton dhe kontrollon metoda të ndryshme të prezantimit
duke përfshirë pasqyrimin (rendrings), animacionet, realitetin virtual dhe studimet diellore si
dhe procesin për krijimin e faqeve prezantuese (layout).

E. Tafarshiku

2
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 1

KAPITULLI 1:
Të kuptuarit e BIM-it - modelimit informativ të
objektit – objektet inteligjente
Përmbajtja
Pjesa 1: Çfarë është procesi BIM?
Pjesa 2: Tradicionalja përball BIM?
Pjesa 3: Përparësitë e procesit BIM?
Pjesa 4: Rishikim i projektit BIM?
Pjesa 5: Të kuptuarit e hapësirës së punës në ArchiCAD?

Ushtrime
• Fillimi (starti) i ArchiCAD-it
• Hapja e një Projekti (Project)
• Navigimi duke e përdorur Project Map
• Navigimi duke e përdorur View Map
• Rishikimi i Dritares së Planimetrisë (Floor Plan Window)
• Navigimi i Dritares 3D (3D Window): Projeksioni Paralel (Aksometria)
• Navigimi i Dritares 3D (3D Window): Perspektiva
• Krijo listen
• Eksploro Veglaritë (Tolbox) dhe Kutinë Informative (Info Box)
• Eksploro Dritaren për Dialog dhe Organizim të Veglarisë (Tool Settings Dialog Box)
• Eksploro Kutinë e Koordinatave (Coordinate Box)
• Eksploro Pet Paletën

Fillimi i ArchiCAD-it
Kur të filloni (startoni) ArchiCAD-in, juve ju prezantohen disa mundësi se si të filloni punën tuaj. Dritarja për
dialog e startimit të ArchiCAD-it ju ofron këto përzgjedhje:

 Create a New Project

 Open a Project

 Browse for a Solo Project


E. Tafarshiku

3
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 1
Hapja e një projekti (Open a Project)
1. Për qasje në projektin nga House + House Architects, e përzgjedhim opsionin “Open a Project” dhe
pastaj zgjedhim “Browse for a Project” më poshtë. Për ta bërë këtë klikoni në radio butonin “Open a
project”:

2. Pas klikimit në butonin Browse ju mund të hapni projektin e dëshiruar në shtegun (path) e mëposhtëm:

3. Kjo do t’iu hapë Dritaren për Dialog “Open File”. Për të zgjedhur failin (projektin) navigoni në folderin
(dosjen) “Training Guide Level 1” brenda folderit të arkivuar në diskun tuaj të kompjuterit. Brenda
folderit zgjedhni failin “Level1-Step01.pln” dhe zgjedhni butonin Open.

TË KUPTUARIT E HAPËSIRËS SË PUNËS


NË ARCHICAD
ArchiCAD është zhvilluar nga kompania Graphisoft. E themeluar në vitin 1982, Graphisoft renditet sot ndër
zhvilluesit më të mëdhenj në botë për programet AEC CAD. Më shumë informata për Graphisoft mund t’i
gjeni në: www.graphisoft.com
Kjo pjesë ju paraqet elementet e dukshme të hapësirës së punës së ArchiCAD-it.
Pamja (interface) e ArchiCAD-it ju ofron planimetrinë (bazën), prerjet, fasadat, detajet dhe pamjet 3D të
E. Tafarshiku

ndërtesës dhe në vete mban një bazë të të dhënave informatash për ndërtesën siç janë kalkulimi i sipërfaqes
dhe skemat e dyerve dhe dritareve.
Pamja në vijim ju paraqet komponentët e hapësirës punuese kur për herë të parë është hapur një projekt. Ju
mund ta ndërtoni modelin tuaj në dritaren tuaj kryesore të ArchiCAD-it, të paraqitur në pamje të ndryshme të
projektit:

4
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 1

Navigatori (Navigator and Navigator Preview)


• Navigator - Project Map – Përdoret për të naviguar strukturën bazike të projektit: Katet (Stories), Prerjet
(Sections), Dukjet (Elevations), Detail Drawings, 3D Documents, 3D, Schedules,Project Indexes, Lists,
Info dhe Help.
Duke klikuar dy herë (Double – click) cilën do nga ikonat për të aktivizuar dritaren korresponduese dhe
për t’aparë përmbajtjen e sajë më “zoom”-in e sajë të fundit të përdorur dhe parametrat e paraqitur.

E. Tafarshiku

• Navigator - View Map - Përdoret për të naviguar listat e seteve të vizatimeve siç janë, arkitektura, statika,
dukjet e enterierit, prerjet e mureve dhe detajet e dyerve të përshtatura në mënyrë specifike me kërkesat e
projektit.
Paraqitjen e navigatorit e kontrollojmë duke klikuar në butonët

5
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 1
Skemat e Profileve dhe Paletat në ArchiCAD (Palettes)
Scheme of Profile në ArchiCAD ju ndihmojnë të kostruktoni, modifikoni dhe vendosni elementet. Forma e
Veglave (Tools) dhe paletave mund të rregullohen sipas preferencave tuaja. Për të ndryshuar paraqitjen e
paletave mund të zgjedhni nga tri skema të paradefinuara: Layouting Profile, Standard Profile, dhe
Visualization Profile në këtë shteg:

(Options > Work Environment > Work Environment Profiles)

E. Tafarshiku

6
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 1
Palettes (Paletat)
Paletat në ArchiCAD ju ndihmojnë të konstruktoni, modifikoni dhe të vendosni elemntet. Secila
paletë mund të shihet (can be shown) ose të fshehet (hidden) në mënyrë të veçantë duke përdorur
komandën Window > Palettes.
Paletat kryesore (Toolbox, Info Box, Quick Options and Navigator) mund të aktivizohen të gjitha
përnjëherë, duke përdorur komandën Window > Palettes > Show Main Palettes Only

Toolbox (Kutia e veglave)


Kutia e veglave (Toolbox), sipas pamjes default (standarde), është vendosur në skajin e majtë të sipërm të
dritares së Planimetrisë së Katit (Floor Plan Window), paraqet një shumëllojshmëri të veglave për selektim
(përzgjedhje), 3D konstruksion, vizatime 2D dhe vizuelizim.
E. Tafarshiku

Sipas forms standard (default) Toolbox-i është i ndarë në Grupin e veglave (Tool Groups) – Select, Design,
Document dhe More për ta bërë më të lehtë vendosjen e veglave që ju duhen.

Paraqitja e Toolbox-it
Nëse Toolbox nuk është i dukshëm në screen, aktivizoni atë përmes komandës Window > Palettes >
Toolbox.

7
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 1

Info Box
Një Info Box është në dispozicion për çdo vegël në toolbox.
Info box sipas pamjes default (standarde), është e ankoruar në krye (top) të hapësirës suaj punuese në
pozicionin horizontal.
• Info Box paraqet gjithashtu parametrat standarde të veglave aktive ose parametrat nga elementet e
përzgjedhura së fundi.

E. Tafarshiku

• Selected:/Editable: Info Box aktual ju jep reagime (feedback) për numrin e Elementeve të Selktuara, dhe
sa nga to mund të Editohen.
Paraqitja e Info Box-it
Nëse Info Box nuk është i dukshëm në screen, aktivizoni atë përmes komandës Window > Palettes >
Info Box.

Coordinates (Coordinate Box)


8
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 1

Coordinate Box - Ju paraqet vendet më precize të “cursor”-it në ArchiCAD, brenda dy sistemeve


koordinative, Kartesiane dhe Polare. Ju mundëson të punoni në koordinata Relative dhe Absolute.

Control Box (Kutia kontrolluese)

Control Box – përmban një numër të ndihmesave në formën e ikonave.

Pet Palettes (Pet Paletat)


Pet Paletat paraqiten në mënyrë automatike gjatë vizatimit/editimit të operacioneve. Pet Paleta në mënyrë të
vazhdueshme mund t’i përcjellë lëvizjet e kursorit, ose gjithmonë të shfaqet në pozitën e fundit të përdorur.
(ju mund t’ia pëtcaktoni parametrat e saj në Options > Work Environment > Dialog Boxes & Palettes
dialog box).

Disa nga Pet Paletat.

USHTRIME

Eksploro Kutinë e veglave (Toolbox) dhe Kutinë Info (Info Box)


Eksploro Dritaren për Dialog dhe Organizim të Veglarisë (Tool Settings Dialog Box)
E. Tafarshiku

Eksploro Kutinë e Koordinatave (Coordinate Box)


Eksploro Pet Paletat (Pet Palette)

9
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 2

KAPITULLI 2:
Të kuptuarit e objekteve dhe
Përmbajtja
Pjesa 1: Objektet inteligjente
Pjesa 2: Çfarë janë GDL?
Pjesa 3: Objektet GDL si konteinerë të informatave
Pjesa 4: Llojet e objekteve GDL
Pjesa 5: Veglat për Organizimin e Objekteve GDL

Ushtrime
• Rishikimi i Ngarkimit të Librarisë (Loaded library)
• Rishikimi i Llojeve të Objekteve (Object Types)
• Rishikimi i Dritares për Dialog dhe Organizim të Objekteve (Object Settings Dialog)

Fillimi i ushtrimit
Përdorni failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hapni failin me emrin “Level1-Step02.pln” i përfshirë në
folderin “Training Guide-Level 1”.

Pjesa 1: Objektet inteligjente


(Geometric Description Language)
Elementet ndërtimore në ArchCAD janë intelegjente – ato e kuptojnë dhe reagojnë në ambientin e vet.
Veglat inteligjente siç janë muret (walls), pllakat (slabs), shtyllat (columns), trajet (beams) kulmet (roofs)
orenditë (furnishing), dhe terrenet (terrains) i vendosin elementet në planimetri (floor plan), ose në dritaren
3D, që tashmë i përmbajnë informatat për lartësinë, trashësinë, materializimin dhe parametrat e tjerë të tyre.
Ato reagojnë në ambientin e tyre, duke e përshpejtuar punën e tyre. Kjo e rrit produktivitetin tuaj, e lehtëson
menaxhimin e projektit dhe më e rëndësishmja, ju lejon të dizajnoni në vend që të skiconi.

E. Tafarshiku

Dizajneri (Arkitekti) më lehtë mund ta kontrollojë pamjen e objektit duke ndërruar disa parametra në dritaren
për dialog ose duke edituar parametrat në mënyrë grafike. Ju gjithashtu mund të ndryshoni pamjen e objektit
në mënyrë grafike duke përdorur pikat referuese inteligjente (smart hotspots) të cilat ju mundësojnë reagim
vizual të menjëhershëm dhe qasje të menjëhershme të parametrave.

10
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 2

Pjesa 2: Çfarë janë GDL?


Gjuha e Përshkrimit Gjeometrik – (GDL) (Geometric Description Language) është
fundamenti për objektet e ndërtesave inteligjente. GDL e dallon veten nga objektet e tjera elektronike duke
përshkruar në atë sepse kërkojnë shumë pak eksperiencë programuese – ato janë të dizajnuara që të përdoren
nga arkitektët, pas së gjithash – janë kompakte, dhe është shumë lehtë që të rregullohen pjesët e librarisë.

E. Tafarshiku

11
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 2
Pjesa 3: Objekte GDL si konteinerë të informatave
Objektet GDL në ArchiCAD përmbajnë një grup të gjerë të informatave, duke ju lejuar juve një liri të madhe
në rregullimin e objeteve (costumizing) duke i përshtatur kërkesat tuaja.

Materials (Materialet)
Definimi i plotë i ngjyrave dhe materialeve të sipërfaqes është i definuar dhe kryer nga Objektet GDL.

Parameters (Parametrat)
Përmbajnë parametra që definojnë vlerat, veçoritë dhe variacionet e një ndërtese. Ato përdoren për të
kontrolluar pamjen 2D, 3D të pjesës së përdorshme të “interface”-it të objektit.

E. Tafarshiku

12
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 2
Pjesa 4: Llojet e objekteve GDL
Për të përshpejtuar dhe lehtësuar procesin e projektimit, ArchiCAD është i pajisur me bibliotekë me më
shumë se 1,000 objekte parametrike GDL siç janë dritaret (Window), dyertë (Door), dritaret e kulmit
(skylight), orenditë (furnishing), pajisjet shtëpiake (appliance), elementet konstruktive (structural elements),
Visualization (vizualizimi), etj.
Këto objekte mund vendosen në Projekt me një nga veglat e dedikuara për ArchiCAD siç janë Object,
Lamp, Door, Window, Skylight, Wall End, Corner-Window dhe Stair automatikisht nëpërmjet
komandave të veçanta ose nënprogrameve të ashtuquajtura Add-Ons siç janë Markers, Labels, Structural
Grid, RoofMaker dhe TrussMaker (nga Design > Design Extras > TrussMaker), ose të përdoren vetëm
si referenca nga elementet e tjera siç janë Zone Stamps dhe Property Objects,
Në ngritjen fillestare (startup) ArchiCAD-i automatikisht ngarkon (loads) Librarinë standarde. Gjatë punës
juve mund t’iu nevojitet Librari shtesë.
Komanda Library Manager brenda menysë File > Libraries and Objects > Library Manager iu lejon
qasje deri te Libraria shtesë dhe pjesë të Librarisë individuale përmes butonit Add.

Embedded Library
E. Tafarshiku

Embedded Library shërbejnë si library e projektit tuaj, që përmbajnë objekte specifike për projektin, të cilat
janë gjithmonë në dispozicion, të editueshme dhe të cilat ruhen së bashku me projektin.
Pasi të shtohen (loaded) në Librarin Aktive (Active Libraries), libraritë paraqiten në listën e kolonës së djathtë
dhe paraqiten me parametrat e objekteve siç janë Parametrat e Dritareve, që paraqesin librarinë e shtuar në
këndin e majtë të epërm siç tregohet më poshtë.

13
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 2

Pjesa 5: Veglat për Organizimin e objekteve GDL


Veglat për organizimin (settings) e dritares për dialog të elementeve tipike të Librarisë përbëhen nga dy pjesë:
Në të majtë, hapësira shfletuese iu lejon të vendosni pjesë të veçanta të librariesë që korrespondojnë me veglat
aktive në librarinë e shtuar. Në anën e djathtë të dritares për dialog janë panelet e zhvilluara të ngjashme me
ato të përshkruara për elementet konstruktive.

E. Tafarshiku

14
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 2

USHTRIME

Rishikimi i llojeve të objekteve


Rishikimi i Dritares për Dialog dhe
Organizimi i Objekteve

E. Tafarshiku

15
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

KAPITULLI 3:
Definimi i Gjeometrisë
Përmbajtja
Pjesa 1: Pasqyrimi i Elementit Mur (Wall)
Pjesa 2: Veglaria Mur dhe Parametrat (Wall Tool and Settings)
Pjesa 3: Krijimi i Formës Drejtkëndëshe
Pjesa 4: Krijimi i Formës së Lakuar
Pjesa 5: Krijimi i Formës Rrethore

Ushtrime
• Defino Parametrat e Murit
• Vizato një Set të Mureve Drejtkëndëshe
• Vizato Mur të Lakuar
• Vizato serin e Mureve të Drejta

Fillimi i ushtrimit
Hapni failin me emrin “Level1-Step03.pln” i përfshirë në folderin “Training Guide-Level 1”.

Rishikimi i Projektit
Ky ushtrim ju paraqet parametrat e murit (wall settings), veglaritë dhe metodat e përdorura për të krijuar
projektin residencial Drucker-Brownstein.

Pjesa 1: Paraqitja e Elementit Mur


Muri (Wall) është elementi fundamental në praktikën e arkitekturës. Kur ju krijoni një Mur (Wall) në
ArchiCAD, ju e keni krijuar në të njëjtën kohë një plan dhe shrafurë të një Muri në 2D dhe një trup solid të
Murit në 3D. Muret mund të jenë të drejtë, të lakuar, trapezoid dhe poligonal. Secili Mur posedon vijën
referente dhe drejtimin. Vija referente ju mundëson lidhje precize të Mureve për intersektim të “pastër”. Ajo
E. Tafarshiku

gjithashtu përcakton pikat dhe skajet për selektim, lëvizjen (moving) dhe transformimin e Murit. Vija
referente e murit të vendosur është (duke përfshirë shigjetat që tregojnë drejtimin e Murit) është e dukshme
vetëm në Planimetri (Floor Plan), vetëm nëse funksioni Wall & Beam Reference Lines është i fikur
(switched off), nga menyja View > On-Screen View Options > Wall & Beam Reference Lines.

16
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

Shrafura brenda trupit të Murit tregon dizajnin e mbushjes (Fill Patern) të përzgjedhur për të prezantuar atë
në Planimetri (Floor Plan) dhe në Prerje (Sections). Shrafura të shumta (multiple) prezantojnë Struktura të
Përbëra (Composite Structure).

Në pamjen 3D dhe në Photorender (Photorenderings), pamja e sipërfaqeve të mureve (wall’s surfaces)


paraqitet nga Materiali i caktuar për to.

E. Tafarshiku

Vërejtje: Paraqitja e Mureve varet nga parametrat aktual në View > On Screen View Options.

17
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

Pjesa 2: Veglaria Muri dhe Parametrat (Wall Default Settings)


Kutia për dialog dhe parametra të veglarisë Muri (Wall) përmban pesë panele: Gjeometria dhe
Pozicionimi (Geometry and Positioning), Planimetria dhe Prerjet (Floor Plan and Section), Modeli
dhe Listimi e Etiketimi (Listing and Labeling) dhe Etiketimet dhe Kategoritë (Tags and Categories).

Në dritaren dialoguese shfaqet shtesë edhe paneli Archiquant pasi unë e kam të instaluar një Add-On të
quajtur Archi Suite nga kompania Cigraph.

Për të hapur Wall Default Settings mund të përdorim dy mundësi duke klikuar dy herë mbi ikonën përkatëse
nga ToolBox ose nga ikona që e definon komandën nga InfoBox.

1. Double-click në Veglarinë Mur (Wall Tool) brenda panelit Design për të hapur dialogun për parametra.

E. Tafarshiku

2. Me t’u hapur dritarja për dialog për Parametrat e Murit (Wall Default Settings) shko te paneli Geometry
and Positioning. Ky seksion përfshin lartësinë e Murit (Wall’s height) dhe nivelin e lartësisë, pozitën dhe
mënjanimin (offset) nga vija referente e Murit (Wall’s reference line), llojet e gjeometrisë së Murit (e
thjeshtë, trapeizodale dhe poligonale) dhe trashësinë e përgjithshme të Murit.
• Shkruani lartësinë e murit 4700 dhe trashësinë e murit 200 mm.

18
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

Shënim: Në këtë shembull të parë lartësia e murit është caktuar sa pika më e lartë e kulmit (roof) (4700)
në mënyrë që në të ardhmen në Ushtrimin e 7-të të mund ta shkurtojmë (trim) këtë mur sipas vijës së
kulmit.

3. Paneli i dytë kontrollon parametrat e Murit në Bazën të Katit dhe në Prerje (Floor Plan and Section).
• Në panelin e Bazës së Katit dhe Prerjes, fiksoni (set) mbushjen e murit në 50% solid fills.

4. Paneli i tretë Model kontrollon paraqitjen 3D të Murit. Duke klikuar ikonën zinxhir do të caktojmë
materialin e fundit të përzgjedhur për të gjitha materialet. Duke e (hequr) deselektuar ikonën zinxhir do të
kthejmë materialet që ju i keni fiksuar në fillim për secilën sipërfaqe të murit veçmas.
• Në panelin Model fiksoni materialet për mur si materialet në vijim (në tabelën e mëposhtme).

5. Paneli i pestë Listing and Labeling kontrollon dhe trajton Murin në kalkulim. Ky panel trajtohet në nivel
më të avancuar të programit.
E. Tafarshiku

6. Paneli i gjashtë Tags and Categories etiketon dhe kategorizon objektet në mënyrë specifike.

19
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

7. Layers – Layerat (shtresat)


• Fikso Layer-at në “Walls Exterior”.

8. Favorites (Të preferuarat) ju lejojnë t’i ruani (save) dhe shumë lehtë t’i ktheni parametrat standarde të
veglarive. Nëse ju përzgjedhni një “Favorite” të ruajtur, ju mund të krijoni një element që ka parametra
dhe atribute të njëjta si “Favorite”. “Favoritet” ruhen me fajlin (skedarin) e Projektit tuaj. Ju gjithashtu
mund të ruani një skedar të veçantë “Favorite” për ripërdorim në projekte të tjera.
• Kliko butonin Favorites që të ruani parametrat e murit për përdorim në të ardhmen.

• Kliko butonin Save Current Settings as Favorite. Shënoni emrin “Stucco Wall – Sand” dhe kliko OK.

• Kliko butonin OK në Wall Settings. Ne do t’i përdorim këto informata për të vizatuar murin në
shembullin e ardhshëm.

PJESA 3: Krijimi i formës drejtkëndore (rectangular)


Kur të jeni të kënaqur me përzgjedhjen e parametrave të bërë në kutinë për dialog në parametrat e murit (Wall
Settings) ju mund të filloni të vizatoni murin.

Gjeometria e Murit (Wall Geometry)


Ekzistojnë nëntë Metoda Gjeometrike të mundshme
E. Tafarshiku

për vizatimin dhe konfigurimin e mureve të


thjeshta dhe të veçanta.

Ato mund të aktivizohen duke e përzgjedhur opsionin e duhur në Info Box para se ju të filloni të vizatoni
murin. Ju gjithashtu mund të ndryshoni metodat gjeometrike edhe gjatë vizatimit, pasi tashmë të keni filluar
vizatimin e një muri.

20
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

Vizato një Set të Mureve Drejtkëndore


Hapi i parë është vizatimi i mureve të jashtme (exterior walls) në bazën e përdhesës së objektit. Do ta
përdorim rrjetin koordinativ të paradefinuar të planifikuar 1200 x 1200 mm që t’iu ndihmojë juve që të
konstruktoni murin, dhe lehtë të kapeni (snapping) në pikat intersektuese të rrjetit.
Për të vizatuar setin (grupin) e parë të mureve vepro si më poshtë:

1. Aktivizo (Switch ON) grid snap - ngjitjen në rrjetin koordinativ (selekto ikonën e tretë “grid snap” në
paletën Coordinates).

2. Selekto veglën Mur (Wall toll) paneli Design në Toolbox.

3. Selekto metodën gjeometrike drejtkëndëshe (rectangular) nga Kutia Info (Info Box).

4. Kliko në Origjinën e Projektit të treguar me X të zi (bold) në Bazën e Katit. Do t’ju paraqitet kursori
laps i cili tregon që mund të vizatoni.

5. Klikoni për herë të dytë për të përfunduar muret që mbulojnë 9 katrorë horizontale të rrjetit dhe 6
vertikale.
E. Tafarshiku

6. Për t’i shikuar muret në 3D, shkoni te opsioni 3D në kuadër të Project Map në Navigator dhe klikoni
dy herë në Generic Axonometry.

21
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

PJESA 4: Krijimi i Formës së Lakuar (Curved Form)


Metodat Gjeometrike të mundshme të Mureve në Info Box përmbajnë tri opsione të ndryshme për vizatimin
e Mureve të Lakuara (Curved Walls) në formë të harkut rrethor: centerpoint and radius, circumference
(perimetër) dhe tangential në skaje ose pika.

Vizato Muret e Lakuara (Curved Walls)


Në shembullin e radhës ne do të përdorim metodën gjeometrike me pikën e qendrës (centerpoint) të murit
për të vizatuar murin e lakuar (harkor). Ndiq hapat për ta kompletuar murin:
1. Gjerësia, lartësia dhe materialet e murit të lakuar janë të ndryshme nga muri i mëparshëm. Për të ndryshuar
këto parametra, kliko dy herë në Wall Tool dhe kliko në panelin Geometry & Positioning. Ndrysho
lartësinë e murit në 2700 dhe gjerësinë në 300 mm.

2. Pastaj selekto panelin Model dhe ndrysho materialet siç tregohet më poshtë.

• Kliko në butonin Favorites për të ruajtur parametrat e këtij muri për përdorim në të ardhmen.
• Kur dritarja për dialog Favorites shfaqet, klikoni butonin Save Current Settings as Favorite. Shënoni
emrin “Stuco Wall - Cranberry” dhe kliko OK.
E. Tafarshiku

• Kliko butonin OK në Wall Settings.

22
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3
3. Duke qenë Wall Tool e përzgjedhur, selekto metodën gjeometrike me pikë në qendër (centerpoint) nga
Info Box.

4. Kliko në pikat e rrjetit koordinativ (grid point), 3 module horizontalisht dhe 2 module vertikalisht nga
këndi i poshtëm i djathtë nga muri drejtkëndësh.

5. Më metodën centerpoint tashmë të përzgjedhur, tërhiq kursorin në këndin e sipërm të djathtë të modulit
të rrjetit koordinativ nga pika e qendrës (centerpoint) së murit rrethor dhe kliko.

6. Tani tërhiq (rrotullo) kursorin në drejtim të akrepave të orës deri te pika e majtë i sipërme e rrjetit
koordinativ dhe kliko për të përfunduar murin rrethor.

PJESA 5: Krijimi i Formës së Rrotulluar (Rotated Form)


Të gjitha vizatimet në ArchiCAD kryhen në një sistem koordinativ dydimensional të padukshëm. Si në çdo
sistem koordinativ, të gjitha matjet kryhen duke iu referuar një origjine. ArchiCAD përcakton tre origjina të
sistemit koordinativ:
• Origjina e projektit (Project Origin) është një vend konstant që mbetet fiks për tërë kohëzgjatjen e
projektit.
• Origjina përdoruese (User Origin) është një ndihmë për hartimin e vizatimit dhe për të matur. Origjina
përdoruese (User Origin) mund të lëvizë në çdo pozicion, duke ju mundësuar që të “rivendosni pikën
zero” në çdo pozicion.
• Origjina edituese (Editing Origin) shfaqet vetëm gjatë hartimit të vizatimit dhe operacioneve edituese
E. Tafarshiku

dhe përdoret për të paraqitur distancën dhe këndin e shiritit elastik (rubberband line) nga pika startuese e
operacionit editues.
Në Planimetri (Floor Plan) dhe pamjet e tjera 2D, origjina është gjithmonë e shënuar nga një X bold të
quajtur Treguesi i Origjinës, përderisa në 3D Origjina përdoruese dhe akset X, Y dhe Z janë të paraqitura me
vija bold të zeza.

23
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

Fikso Origjinën Përdoruese (User Origin) dhe Rrjetin Koordinativ të


Rrotulluar (Rotated Grid)
1. Fikni (Switch OFF) grid snap - ngjitjen në rrjetin koordinativ (selekto ikonën e parë “grid snap” në në
paletën Coordinates)

2. Selekto butonin Origjina Përdoruese (User Origin) në Paletën e Koodrinatave në mënyrë që ai të jetë aktiv
(i shtypur).

3. Në paletën e koordinatave shëno 8850 për X dhe 3050 për Y the pastaj kliko në tastin Enter që të fiksohet
Origjina Përdoruese (User Origin).

Shënim: Kur të përfundoj, vini re që koordinatat X dhe Y tani janë të rivendosura nga Origjina e Projektit
në këtë pikë të re.
4. Për të fiksuar rrjetin koordinativ të rrotulluar (rotated grid), kliko në butonin Fikso Rrjetin e Pjerrët (Set
Rotated Grid) dhe pastaj kliko në Origjina Përdoruese e re (new User Origin).

5. Për të fiksuar këndin, shtyp tastin “A” në tastierën tuaj, për të aktivizuar linjën për shënimin e këndit në
Coordinate Box dhe shëno 72 shkallë. Shtyp tastin Enter për të përfunduar.
E. Tafarshiku

24
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

Vizatoni një Mur të Drejtë


Në këtë ushtrim ne do të përdorim Origjinën Përdoruese (User Origin) dhe rrjetin koordinativ të rrotulluar
(rotated grid) për të vizatuar një mur të vetëm të drejtë.
1. Kliko dy herë në veglën Mur (Wall tool) për të hapur dialogun për Parametrat e Murit.

2. Në Wall Default Settings, klikoni në panelin Geometry and Positioning dhe ndryshoni gjerësinë e murit në
200 mm. Pastaj selektoni panelin Model dhe ndryshoni materialin siç tregohet më poshtë.

• Klikoni butonin Favorites për të ruajtur këta parametra të murit për përdorim në të ardhmen.

• Kur dritarja për dialog Favorites shfaqet, klikoni butonin Save Current Settings as Favorite. Shënoni
emrin “Surf-Stucco Wall - Brown” dhe kliko OK.

• Kliko butonin OK në Wall Settings.


3. Selekto metodën gjeometrike Muri i drejtë (Straight Wall) nga Info Box dhe ndrysho në ON (switch ON)
kapjen në rrjetin koordinativ (grid snap) nga paleta e Koordinatave.

4. Klikoni në User Origin të shënuar me X të zi në Planimetri dhe tërhiq kursorin 4 module të rrjetit
koordinativ në të djathtë dhe klikoni në skajin e murit rrethor.
E. Tafarshiku

25
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3

Vizatoni një Varg Muresh të Drejta


Në këtë ushtrim ne do të përdorim Origjinën Përdoruese (User Origin) dhe rrjetin koordinativ të rrotulluar
(rotated grid) për të vizatuar një seri muresh të drejta. Hapat janë të ngjashëm me ushtrimin e murit të drejtë
të mëparshëm.
1. Me Wall Toll të përzgjedhur, në Info Box, zgjedhni metodën gjeometrike Muret në Varg (Chained Wall)
dhe ndryshoni vijën Referente të Murit (Wall Reference line) në anën e kundërt të murit.

2. Klikoni në Origjinën e Përdorshme (User Origin) të treguar me X të zi në Planimetri. Pastaj tërhiqe


kursorin lart 6 module të rrjetit koordinativ dhe klikoni për të vazhduar.

3. Tani tërhiq kursorin 11 module në të djathtë dhe klikoni për të vazhduar.

4. Vizatoni murin e tretë në këtë seri 3 module më poshtë dhe klikoni për të vazhduar

5. Muri final në këtë seri muresh nuk kapet në rrjet. Gjersa gjendeni akoma në komandën për të vizatuar
E. Tafarshiku

mure, tërhiq kursorin deri te butoni Snap (Snap button) në Paletën Koordinative dhe ndryshoni Snap-in
në pozicionin OFF.

26
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 3
6. Për të përfunduar serinë e mureve, tërhiq kursorin deri në skajin e murit rrethor, derisa e mbani të shtypur
tastin Shift për ta detyruar murin përgjatë vijës ortogonale. Kur Cursori në formë Lapsi shfaqet me vijë
Brenda lapsit, klikoni dy herë (double-click) për ta përfunduar murin.

7. Për ta kthyer User Origin (Origjinën Përdoruese) në pozitën e saj origjinale Project Origin, klikoni dy herë
(double-click) në User Grid tool në Paletën Koordinative (Coordinates Palette).

Ne tani kemi përfunduar me gjeometrinë bazë për Muret në Katin Përdhesë (First Floor plan). Për të parë
formën përfundimtare shkoni te Dritarja 3D dhe muret do të duken si në imazhin në vijim.

E. Tafarshiku

27
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4

KAPITULLI 4:
Krijimi i formave të ndërtesës
Përmbajtja
Pjesa 1: Marrëdhëniet (lidhjet) Ndërmjet Kateve (Stories)
Pjesa 2: Definimi i Katit
Pjesa 3: Përdorimi i Katit Gjurmë (Trace Reference)
Pjesa 4: Krijimi i Rrjetit koordinativ sipas dëshirës (Custom Grid)
Pjesa 5: Eksploro Katet
Pjesa 6: Prerja (këputja)e Elementeve

Ushtrime
• Krijo Katin e Dytë
• Shiko Katin e Parë si një Gjurmë
• Shto Katin e Rrotulluar në Katin e Dytë.
• Vizato një Mur të Lakuar me Lartësi të Pjesshme
• Eksploro Katet
• Shto një Mur të Vetëm në Katin e Dytë.
• Këput dhe Rregullo Muret

Fillimi i ushtrimit
Përdor failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hape failin me emrin “Level1-Step04.pln të përfshirë në folderin
(dosjen) Guida Trajnuese – Niveli 1 (Training Guide – Level 1).

Rishikimi i Projektit (Dizajnit)

E. Tafarshiku

28
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4

PJESA 1: MARËDHËNIET (Lidhjet) NDËRMJET KATEVE


Katet (Stories) ju mundësojnë ndarje fizike për elemente, sipas nivelit vertikal të cilit i përkasin. Secili Kat e ka
Planimetrinë (Floor Plan) e vet në të cilin ju i vendosni elementet. Katet (stories) përdoren zakonisht për
vizatimin e Planimetrive të veçanta për secilin kat nga strukturat shumëkatëshe.
• Vetëm pamja nga Kati (Floor Plan) aktual është paraqitur për editim, printim ose për t’u ruajtur në një fail
të formatit të jashtëm.
• Në pamjen 3D, të gjitha Katet (Stories) janë të projektuara, por ju mund të kufizoni projektimin me
Elementet për t’i shfaqur në 3D, command (Filter Elements in 3D)
• Në pamjen Prerje/Dukje (Section/Elevation), ju mund të përcaktoni radhitjen vertikale e cila përfshin të
gjitha Katet ose vetëm një pjesë nga to.

PJESA 2: PËRCAKTIMI I KATEVE (STORIES)


Komanda Story Settings (menyja Design) paraqet dritaren për dialog për Katet (Stories) në të cilën ju mund
të përcaktoni strukturën vertikale të Projektit tuaj.

Kjo dritare për dialog ju ofron listën e kateve (stories) aktuale në projektin tuaj.
• Për të shtuar një kat të ri, kliko butonin Insert Above ose Insert Below.
• Për të fshirë një kat, kliko butonin Delete Story.
Kati i ri do të paraqitet mbi ose nën katin e selektuar. Numërimi freskohet në mënyrë automatike. Nuk ka
kufizim për numrin e kateve.
Për të aktivizuar katin, selekto katin nga lista dhe kliko OK. Faqja e Planimetrisë (Floor Plan) do ta paraqesë
këtë kat të selektuar. Kur emri i katit është selektuar, ju mund të editoni Emrin e tij, Nivelin e tij (nga Zero e
Projektit) dhe Lartësinë e tij deri të Kati mbi të. Fusha e numrit nuk është e editueshme.
E. Tafarshiku

Ndryshimet në Lartësinë e Katit dhe nivelin e tij janë të interpretuara në forma të ndryshme.
• Nëse ju ndryshoni lartësinë e katit, kjo do të ndikojë në nivelin e të gjitha kateve mbi të.
• Nëse ju ndryshoni nivelin (elevation) e katit, kjo do të ndikojë menjëherë në nivelet e kateve mbi dhe nën
katin aktual.

29
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4

Krijoni Katin e Dytë

Për të krijuar katin e dytë, përcill hapat si në vijim:


1. Shko te menyja Design dhe selekto komandën Story Settings (Ctrl+7).

2. Shtyp emrin “First Floor” në kutinë për tekst të emrit te “0” të treguar si kati i parë.

3. Në kutinë për tekst High to Next, shtyp 3000 si lartësi për nivelin e planimetrisë së krijuar për katin e dytë.

4. Kliko butonin Insert Above dhe në kutinë për tekst të Emrit afër “nr. 1”, shtyp emrin “Second Floor”.
5. Kur të përfundoni, klikoni OK. Kati i Dytë (Second Floor) tani paraqitet në Navigator dhe në titullin e
Dritares së Planimetrisë (Flooe Plan Window).

PJESA 3: PËRDORIMI I KATIT GJURMË (TRACE REFERENCE)


Kati Gjurmë (Trace Reference) ju mundëson të paraqitni elemetet e një kati tjetër në Planimetrinë tuaj prapa
katit në të cilin ju aktualisht jeni duke punuar. Ky funksion është i arritshëm nga komanda Trace Reference.
Ju mund të shikoni vetëm një Kat Gjurmë në të njëjtën kohë. Duke
klikuar me pjesën e djathtë të mausit mbi katin që ju dëshironi të
aktivizoni Show as Trace Reference.
E. Tafarshiku

30
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4

Zgjedhni Trace Referenca nga Menu


1. Aktivizuar funksionin Trace Reference në Standard Toolbar duke klikuar butonin Trace (gjurmë).

2. Mundësia tjetër është te selektoni View pastaj Trace Options ose e aktivizojmë atë me pjesën e
djathte te mausit duke klikuar diku ne hapësirën e punës dhe pastaj zgjedhim Trace.

Kur Kati Gjurmë (Trace) definohet, ju mund ta ndezni On ose fikni Off komandën kopsë (Show as Trace
Reference – Trace ) në menynë Options. Elementet e Katit Gjurmë (Trace) mund të shihen dhe mund të
kapemi në të (snapped to). Nëse ju klikoni në një element të tillë, do të shfaqet një mesazh (This element is
inactive in this view) për t’iu informuar që ky element është joaktiv në pamjen aktuale. Ju gjithashtu mund të
printoni elementet që aktualisht janë të dukshme në Katin Gjurmë.
E. Tafarshiku

31
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4

Shiko Katin e Parë sikur Gjurmë


1. Për të parë Katin e Parë si gjurmë në Katin e Dytë, thjeshtë klikoni ikonën Trace Reference në Standard

Toolbar

Shto Muret e Rrotulluara në Katin e Dytë


Ne mund të përdorim katin gjurmë për të na ndihmuar për të radhitur muret sipas elementeve në katin e parë.
Level 1-Step 04

1. Selekto dhe kliko dy herë në Wall Tool.

2. Në Parametrat e Murit (Wall Swttings), ndryshoni parametrat nga Geometry and Positioning si në
vazhdim: lartësinë e murit në 4500, pjesën e poshtme të murit në -300 (për ta përshtatur me skajin e
poshtëm të pllakës) dhe fikso gjerësinë e murit në 200.

3. Selekto metodën gjeometrike të murit drejtkëndësh të rrotulluar (rotated restangular) nga Info Box-i

4. Së fundi, ndryshoni Vijën Referente (reference Line) në skajin e kundërt të murit.

5. Tani le të vizatojmë murin. Tërhiq kursorin në këndin e sipërm të majtë të murit të rrotulluar. Kur kursori
të ndërrohet në “checkmark”, kliko për të filluar vizatimin.

6. Tani tërhiq kursorin në këndin e kundërt të djathtë derisa kursori të ndërrohet në laps të zi, që tregon se
ju mund të kapeni në pikën e këndit. Kliko për të përcaktuar këndin e rrotullimit.
E. Tafarshiku

7. Së fundi, tërhiq kursorin poshtë te këndi i majtë i poshtëm i murit të rrotulluar. Kur kursori Laps
ndërrohet në të zi, kjo tregon se ju mund të kapeni në intersektimin e dy pikave. Kliko për të përfunduar.

32
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4

Tani shko te Dritarja 3D dhe muri final drejtkëndësh i rrotulluar do të duket si në imazhin e mëposhtëm.

Vizato një Mur të Lakuar me Lartësi të Pjesshme


Kliko butonin Favorites dhe selekto “Stucco Wall - Cranberry” nga lista e ruajtur dhe klikoApply.

1. Pastaj fikso Lartësinë e Murit në 1000, skajin e poshtëm të murit në -300, gjerësinë e murit në 300 dhe
mbushjen (shrafurën) e Planimetrisë (Floor Plan fill) në “Air Space”. Kliko OK.

2. Pastaj, selekto metodën gjeometrike të murit me pikë në qendër (Centerpoint) nga Info Box.
E. Tafarshiku

3. Ndrysho përsëri rrjetin koordinativ duke zgjedhur butonin për Rrjetin Ortogonal (Ortogonal Grid) në
Paletën Koordinative (Coordinate Palette) ose përmes komandës Grip Snap në Tool Bar.

33
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4
4. Tani tërhiq kursorin te skaji i murit rrethor në Katin e Parë i cili është i dukshëm si gjurmë më poshtë.
Kur kursori ndërrohet në kursor Mercedes, kjo tregon që kursori ndodhet mu në skajin e murit dhe do të
shfaqet qendra e rrethit. Tërhiq kursorin në pikën e qendrës dhe kliko për të filluar vizatimin e rrethit.

5. Së fundi, tërhiq kursorin në intersektimin e poshtëm të djathtë të murit rrethor. Kur kursori ndërrohet në
shenjën intersektuese (Crosshair), kliko për të filluar vizatimin e murit rrethor. Tani tërhiq kursorin deri në
fund të murit rrethor. Kur kursori ndërrohet në formë të Lapsit të zi, kliko për të përfunduar harkun.

PJESA 4: KRIJIMI I RRJETIT KOORDINATIV SIPAS DËSHIRËS


(Custom Grid)
Për të definuar “kapjen” (snap) dhe Rrjetin Konstruktiv, zgjedhni komandën Grids & Background nga
menyja View pastaj Grid & Editing Plan Options dhe Grids & Background.

E. Tafarshiku

Rrjeti Konstruktiv mund të shtohet me një Rrjet Ndihmës, i cili është gjithashtu i dukshëm në ekran.
Rrjeti Konstruktiv është normalisht i dukshëm në fletën e punës së Planimetrisë, por ju atë mund ta fikni
Off me komandën Grid Display në menynë View. Snap Grid, nga ana tjetër është një rrjet i padukshëm
që mund të përdoret për të definuar njësi matëse më të vogla të lidhura me projektin tuaj.

34
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4

Shto Murin Drejtkëndësh


1. Ndrysho rrjetin e sfondit nga 1220x1220 në 610x610. Së pari, hape dritaren për dialog Grids &
Background nga menyja View. Në rrjetin kryesore, ndryshoni hapësirat në 610 për të dy drejtimet. Kliko
OK.

2. Kyçe ON “Grid Snap” (përzgjedh ikonën e tretë në paletën pop-up nga opsioni grid snap në Coordinate
Box).

3. Selekto dhe kliko dy herë në Wall Tool.


4. Kliko butonin Favorites dhe përzgjedh “Stucco Wall – Sand” nga lista e ruajtur dhe kliko Apply.

5. Në Wall Settings, shëno këto informata të ndërtesës për Geometry and Positioning, lartësia e murit 4500,
fund i murit në -300 nga kati 2 dhe gjerësia e murit 200 dhe kliko OK.

6. Në Info Box përzgjedh metodën gjeometrike Mur Drejtkëndësh (Rectangular Wall)


E. Tafarshiku

7. Në Coordinate Palette shënoni 14640 për “X” dhe 7320 për “Y”, pastaj zgjidhni tastin Enter për të
konfirmuar të dhënat.

35
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4
8. Së fundi, tërhiq kursorin 5 katrorë të rrjetit horizontalisht dhe 4 katrorë të rrjetit vertikalisht. Kliko edhe
një herë për të kompletuar muret. Forma përfundimtare do të duket si në imazhin e mëposhtëm.

PJESA 5: EKSPLORO KATET (NAVIGATE STORIES)


Ju mund të përdorni Navigator-in për të lëvizur në mes të kateve.
Navigator ju mundëson që të keni një pasqyrë mbi strukturën e projektit dhe aty për aty të keni qasje nëpër
kate (stories), prerje (sections), fasada (elevations), vizatime detaje, pamje 3D dhe listën
e dritareve. Paleta Navigator në formën e saj standarde (default) i ka katër faqe:
 Project Map ju ofron juve një pasqyrë mbi strukturën e projektit dhe aty për
aty të keni qasje nëpër kate (stories), prerje (sections), fasada (elevations),
vizatime detaje, pamje 3D dhe listën e dritareve.
 View Map përfshin të gjitha predefined dhe custom-created Views të Project
File.
 Layout Book përmban Layouts të përcaktuara për të gjithë projektin
arkitektonik.
 Publisher Sets map është një strukturë në të cilën ju define grupe të
pikëpamjeve të ndryshme për qëllime të prodhimit (printing, plotting, ose
ruajtja ne local disk).

Eksploro Katet
Me katin e dytë të përfunduar, përcill këta hapa për të eksploruar katet duke përdorur Navigator-in.

1. Në Navigator përzgjedhni tab-in Project Map


2. Nëse lista e kateve është e mbyllur, kliko shenjën “+” afër Kateve (Stories) për të parë nivelet e mundshme
për projektin.

E. Tafarshiku

3. Për të kaluar në Katin e Parë (First Floor), thjeshtë kliko dy herë në emrin e Katit “0. First Floor”.

36
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4

PJESA 6: ZVOGËLIMI (KËPUTJA) I ELEMENTEVE (TRIMMING


ELEMENTS)
Ju mund të zvogëloni (copëtoni) elementet e selektuara (përzgjedhura) Muret, Trajet, Harqet dhe Vijat në
segmentet ose skajet e poligoneve të Mureve, Vijave, Harqeve. Elementet e mundshme për t’u zvogëluar
(trimmable elements) janë Muret (Walls), Trajet (Beams), Vijat (Lines), Rrathët (Circles), Harqet (Arcs) dhe
Lakoret (Splines).
Shtyp tastin Ctrl (Windows) ose Cmd (MacOS). Do të paraqitet kursori Gërshërë (Scissors), i cili në hapësira
neutrale është i bardhë . Nëse kursori ballafaqohet me ndonjë element të mundshëm, ai ndërrohet në të zi,
duke ju treguar juve se cila pjesë e elementit mund të këputet. Kliko në këtë element; segmenti i kësaj gjëje i
cili është në mes të dy pikave më të afërta intersektuese do të fshihet (hiqet).

Në dritaren 3D, ju gjithashtu mund te klikoni në sipërfaqen e Mureve ose Trajeve për t’i këputur.

Këput (Trim) dhe Përshtat (Adjust) Muret


Tani elementet primare të gjeometrisë së shtëpisë janë vizatuar, le të këpusim (trim) dhe të përshtatim (adjust)
muret për të krijuar formën finale për katin e parë.
1. Fike OFF kapjen në rrjetë (Grid Snap) (kliko ikonën e parë nga pop up paleta nga opsioni grid snap në
Coordinate Box) ose nga Grid Snap në Toolbar

2. Për të këputur muret, shtyp tastin Ctrl dhe do të shfaqen Gërshërët.

3. Tërhiq kursorin gërshërë në murin e parë derisa ai të ndërrohet në të zi, pastaj kliko në mur. Elementi do
të këputet. Përsërite këtë procedurë për muret e mbetura për të përfunduar planimetrinë e radhës. E. Tafarshiku

37
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 4
4. Për të këputur muret në Katin e Dytë (Second Floor), së pari kaloni në katin e dytë duke klikuar dy herë
“1. Second Floor” Brenda Navigator-it.

5. Përsërit komandën trim. Tërhiq kursorin gërshërë deri te muri i cili shihet më poshtë derisa kursori të
ndërrohet në gërshërë të zeza. Kliko dhe muri do të këputet.

Forma finale e ndërtesës do të duket si në imazhin e mëposhtëm për të dyja katet.

E. Tafarshiku

38
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5

KAPITULLI 5:
KRIJIMI I PLLAKËS SË OBJEKTIT
Përmbajtja
Pjesa 1: Definimi i Pllakës (Slab)
Pjesa 2: Vegla për parametrat e Pllakës (Slab Tool Settings)
Pjesa 3: Vizatimi i Pllakës
Pjesa 4: Thyerja e elementeve (Spliting Elements)

Ushtrime
• Defino Parametrat e Pllakës (Slab Settings)
• Vizato Pllakën Poligonale në Katin e Parë
• Vizato Pllakën Poligonale në Katin e Dytë
• Krijo një Nivel të ndarë të Strukturës.

Rishikimi i Projektit (Dizajnit)

PJESA 1: DEFINIMI I PLLAKËS (SLAB)


Pllakat (Slabs) janë blloqe ndërtimore horizontale në ArchiCAD. Ato përdoren zakonisht për modelim të
kateve ose nivele të ndara. Në Planimetri, Pllakat (Slabs) janë të prezantuara me vijat e jashtme të konturës.
Në pamjen 3D, tre materiale të mundshme mund të përdoren për paraqitjen e sipërfaqeve të plakës.

E. Tafarshiku

39
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5

PJESA 2: VEGLA PLLAKË DHE ORGANIZIMI I PARAMETRAVE


Kutia për Organizmin e Parametrave të Pllakës (Slabs Tooll Settings) përmban pesë panele: Geometry and
Positioning, Floor Plan and Section, Model, Listing and Labeling and Tags and Categories. Në fund
të kutisë për dialog, si te të gjitha veglaritë, shtresa (layer) aktuale është e paraqitur në pop-up meny.

Defino Parametrat e Pllakës (Slab Settings)


Hapi i parë është të definojmë Parametrat e Pllakës për nivelin më të ulët të pllakës. Pllakën drejtkëndëshe do
ta vizatojmë në shembullin e ardhshëm.
1. Shko në katin e parë duke klikuar dy herë në emrin e Katit “0. First Floor” në Navigator.

2. Double-Click në Slab Tool (Veglën Pllakë) për të hapur dialogun për parametra të pllakës.

3. Paneli Geometry and Positioning përmban trashësinë e Pllakës dhe vlerën e nivelit të lartësisë si dhe
mundësinë për ta treguar atë në Kate të ndryshme (multiple stories).
• Në panelin Geometry and Positioning shëno trashësinë e pllakës 300 nivelin përfundimtar të pllakës 0.

4. Në panelin Floor Plan and Section ju mund të fiksoni llojin e vijës dhe ngjyrën e penës që do të përdorni
E. Tafarshiku

për prezantimin e vijës së jashtme të Pllakës në Planimetri. Në kategorinë Outlines lëri parametrat
standard, ku Uncut lines duhet të jetë Solid line dhe Uncut line Pen është pena nr 2.

40
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5

Në paneli Floor Plan and Section definohet edhe shrafura e cila përdoret për të prezantuar sipërfaqen e
Pllakës në Prerje (Section).
• Në kategorinë structure nga paneli Floor Plan and Section , fikso mbushjen e prerjes me shrafurën
Structural Concrete.

5. Më e rëndësishmja e Panelit Model është kontrolli dhe definimi i Materialeve që përdoren për të paraqitur
sipërfaqet e ndryshme të Pllakës në 3D. Ju mund të përdorni 3 materiale të ndryshme ose të klikoni ikonën
zinxhir (Link Materials) për të përdorur materialin e fundit të përzgjedhur për të gjitha sipërfaqet.
• Në panelin Model fikso materialet për të tre sipërfaqet e pllakës sikur në pamjen më poshtë.

Materialet e veçanta për pllakën definohen në Dritaren 3D, nga kutia për dialog Custom Edge Settings.

6. Paneli i pestë quhet Listing and Labeling dhe kontrollon trajtimin e pllakës në kalkulim. E. Tafarshiku

41
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5

7. Paneli i gjashtë Tags and Categories etiketon dhe kategorizon objektet ne mënyrë specifike.

8. Së fundi, fikso shtresën (layer) në “Floors”. Kur të përfundoni klikoni OK. Ne do t’i përdorim këto
informata kur të vizatojmë pllakën në ushtrimin e ardhshëm.

PJESA 3: VIZATIMI I PLLAKËS (DRAWING SLABS)


Kur ju jeni të kënaqur me përzgjedhjen e parametrave të bërë në dritaren për dialog të Pllakës (Slab Settings),
ju mund të filloni të vizatoni Pllakën duke e aplikuar njërën nga Metodat Gjeometrike në Info Box.

Gjeometria (Geometry)
Ekzistojnë tre Metoda Gjeometrike të mundshme për Pllakën nga Info Box, (Polygonal, Rectangular, Rotated
Rectangular).

• Me ikonën e parë, ju mund të krijoni Pllakë Poligonale. Ashtu si për mure, gjatë vizatimit ju paraqitet Pet
Palet-a (Paleta ndjekëse) dhe ju mundëson të vizatoni segmente të drejta dhe të lakuara për konturën e
Pllakës.

• Ikona e dytë dhe e tretë ju mundësojnë të krijoni Pllakë Drejtkëndëshe (Rectangular) ose Drejtkëndëshe e
Rrotulluar (Rotated Rectangular). Drejtkëndëshi definohet duke vendosur dy nyje në këndet e kundërta.
Metoda e Drejtkëndëshit të Rrotulluar kërkon që ju së pari të përcaktoni vektorin e rrotullimit.
E. Tafarshiku

42
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5

Vizato Pllakën Poligonale në Katin e Parë


Vizato konturën e pllakës jo drejtkëndëshe të ndërtesës për katin e parë.

1. Selekto (përzgjedh) veglën Pllakë (Slab tool) në Toolbox.

2. Selekto metodën gjeometrike poligonale nga Info Box.


3. Tërhiq kursorin në këndin e majtë të poshtëm derisa kursori të ndërrohet në Tik (Checkmark Cursor), që
është indikator se ju mund të kapeni në kënd, kliko për të filluar vizatimin e pllakës.

4. Për të vizatuar pikën tjetër tërhiq kursorin deri në këndin e majtë të sipërm dhe kliko kur kursori laps të
ndërrohet në të zi.

5. Kliko kursorin për të definuar pikën e tretë të pllakës poligonale dhe vazhdo pikat e pllakës në çdo
intersektim të mureve derisa të arrini në skajin e murit të lakuar.

6. Në skajin e murit të lakuar, kliko intersektimin e murit dhe pastaj përzgjedh opsionin Arc by Centerpoint
nga Pet Paleta përndjekëse.

7. Tani tërhiq kursorin deri në skaj të murit me hark dhe pika e qendrës së rrethit (centerpoint) do të
paraqitet përmes Special Snap Points. Tërhiq kursorin deri në pikën e qendrës dhe kliko për të definuar
E. Tafarshiku

qendrën e rrethit.

43
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5

8. Tani mund ta rrotulloni kursorin rreth skajit të harkut për të definuar gjatësinë e harkut. Për të përfunduar
harkun, rrotullo kursorin deri te intersektimi i murit përballë siç shihet më poshtë dhe kliko në pikën
intersektuese.

9. Për të vazhduar vizatimin me vijë të drejtë, përzgjedh komandën Straight segment nga Pet Palet-a
përndjekëse.

10. Për të përfunduar pllakën, kliko pikën e fundit siç shihet më poshtë. Kur ju klikoni në pikën ku edhe ka
filluar pllaka, atëherë forma poligonale e pllakës është komplete.

Vizato Pllakën Poligonale në Katin e Dytë


Vizato konturën e pllakës jo drejtkëndëshe të ndërtesës për katin e dytë.
E. Tafarshiku

1. Duke përdorur Navigatorin, shko në katin e dytë duke klikuar dy herë opsionin “Second Floor” në Kate.

44
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5

2. Për të filluar, kliko dy herë në Veglën Pllakë (Slab Tool) dhe ndrysho materialet nga paneli
Model si në vijim dhe kliko OK.

3. Tërhiq kursorin në këndin e sipërm në skajin e djathtë brenda nga muri i rrotulluar dhe kliko kur kursori
Tik (Checkmark) paraqitet. Tani lëviz deri te çdo pikë brenda murit derisa të arrini skajin e djathtë të
harkut.

4. Për të shtuar harkun në konturën e pllakës, kliko opsionin Arc by Centerpoint në Pet Palete.

5. Tani tërhiq kursorin deri deri te skaji i murit të lakuar më poshtë nga gjurma dhe qendra e pikës do të
paraqitet. Tërhiq kursorin deri në pikën e qendrës dhe kliko. E. Tafarshiku

45
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5
6. Tani tërhiq kursorin në të majtë dhe kliko në intersektimin e harkut përballë. Kjo do t’i përcaktojë të dy
pikat e pllakës së lakuar.

7. Së fundi, përzgjedh metodën gjeometrike të drejtë dhe kliko dy pikat përfundimtare përgjatë murit të
majtë.

Kontura e pllakës në katin e dytë dhe modeli komplet do të duket si në imazhin në vijim.

PJESA 4: THYERJA E ELEMENTEVE (SPLITING ELEMENTS)


Ju mund t’i ndani (Split) Muret (Valls), Vijat (Lines), Pllakat (Slabs), Kulmet (Roofs) dhe Shrafurat
(Fills) përgjatë segmentit vijë, harkut ose skajit të elementit.
• Përzgjedh (selekto) elementin të cilin dëshironi ta ndani (Spilt).
• Nga menyja Edit > Reshape zgjedhni komandën Split.
• Vizato vijën ndarëse të përkohshme, ose kliko në Vijë ekzistuese, Hark, Mur ose në skaj të poligonit.
• Kliko në njërën anë nga vija / harku / skaji / ndarëse me kursorin “Syr” (Eyeball cursor).
• Elementet në anën e klikuar do të mbeten të zgjedhura (selektuara), ndërsa elementet në pjesën tjetër do të
jenë të pazgjedhura (të paselktuara). Grupi i elementeve të përzgjedhura (selektuara) mund të editohen në
mënyrë të zakonshme.
E. Tafarshiku

46
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5

Krijo një Nivel të ndarë të Strukturës


Level 1-Step05

1. Duke përdorur Navigatorin, shko në katin e parë duke klikuar dy herë “First Floor”.

2. Për të ndarë pllakën dhe muret së pari duhet të përzgjedhim (selektojmë) elementet për t’i edituar.

Përzgjedh Veglën Shigjetë (Arrow Tool) nga Tool Box.


3. Kliko jashtë nga këndi i murit i sipërm i majtë dhe tërhiq kursorin përtej objektit deri te muri i poshtëm siç
shihet. Muret dhe pllakat janë përzgjedhur dhe shfaqen me pika përzgjedhëse (selektuese).

4. Rrjeta koordinative në sfond duhet akoma të jetë e fiksuar në 610 (nga menyja View > Grid Options >
Grids & Background). Kyçni ON Grid Snap (kapjen në intersektimin e rrjetës modulare) duke klikuar në
menynë View > Grid Snap ose (Alt + S).

5. Përzgjedh komandën Split nga menyja Edit > Reshape > Split.

6. Tërhiq kursorin jashtë skajit të murit të poshtëm dhe kliko në rrjetin i cili është 7 katror horizontalisht nga
skaji i majtë i murit.
E. Tafarshiku

47
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 5
7. Tani tërhiq kursorin vertikalisht për të përcaktuar vijën ndarëse (split line) dhe kliko në pikën intersektuese
të rrjetit jashtë skajit të sipërm të murit. Një Kursor Syr (Eyeball) do të shfaqet. Kliko në anën e majtë nga
vija ndarëse për të përfunduar komandën.

8. Muret dhe pllaka e ndarë tani janë të përzgjedhura (selektuara) dhe janë gati që të editohen. Për të edituar
muret, kliko dy herë në Wall Toll dhe ndrysho lartësinë e mureve në 5150 dhe nivelin e poshtëm të
mureve në -450 nën zero të projektit. Kliko OK që të përfundojë.

9. Duke qenë elementet akoma të selektuara, kliko dy herë në Slab Tool dhe ndrysho lartësinë e pllakës në
-450 to Cyrrent Story. Kliko Ok dhe kliko jashtë elementeve për të de-selektuar muret dhe pllakën.

10. Vendos Marquee tooll në hapësirën e caktuar, kliko me tastin e djathtë dhe zgjedh Show
Selection/Marquee in 3D (F5).

E. Tafarshiku

48
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6

KAPITULLI 6:
ZHVILLIMI I PROJEKTIT
Përmbajtja
Pjesa 1: Shto Muret e Brendshme
Pjesa 2: Përshtatja e Mureve
Pjesa 3: Definimi i Pllakës
Pjesa 4: Vegla Shtyllë dhe Parametrat e saj
Pjesa 5: Vizatimi i Shtyllës

Ushtrime
• Vizato Ndarjet (Muret) e Brendshme në Katin e Parë
• Vizato Ndarjet (Muret) e Brendshme në Katin e Dytë
• Zgjatja e Murit
• Përshtat Vijën Referente të Mureve
• Konfiguro Parametrat e Shtyllës
• Vendose Shtyllën

Fillimi i Ushtrimit
Përdor failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hape failin me emër Level1-Step06.pln.

Rishikimi i Projektit (Dizajnit)

E. Tafarshiku

49
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6

PJESA 1: SHTO MURET E BRENDSHME


Muret e brendshme ndarëse janë vizatuar me Veglën Mur të njëjtë sikur me muret e jashtme. Në katin e parë
muret janë vizatuar në lartësi prej 2700 për të takuar fundin e pllakës.
Muret e brendshme në katin e dytë janë vizatuar në lartësi të njëjtë sikur muret e jashtme për shkak se ato
prefundojnë deri në pjesën e poshtme të kulmit.

Vizato Ndarjet (Muret) e Brendshme në Katin e Parë


1. Kliko dy herë në Wall Tool për të hapur dritaren për dialog për parametrat e murit . Shko
te seksioni Geometry and Positioning dhe shëno 2700 për lartësinë e murit, fikso 200 për gjerësinë e murit
dhe fikso fundin e murit në 0.

2. Në Panelin Floor Plan and Section fikso mbushjen e murit në shrafurën 50%. Në panelin Model fikso
materialin për murin e parë siç shihet më poshtë.

3. Fikso layer-in në “Wall Interior”. Kur të përfundoni, klikoni OK.

4. Së fundi, kliko butonin Favorites që të ruajmë parametrat e murit për muret e brendshme në katin e dytë.

• Kur dialogu për Favorites paraqitet, kliko butonin Save Current Settings as Favorite. Shëno emrin
“Interior Wall Type A” dhe kliko OK.

5. Selekto Murin e Vazhdueshëm opsionin (Continuous Wall) nga Info Box.


6. Vizato set-in (grupin) e parë të mureve të brendshme në Katin e Parë siç paraqitet në planimetrinë e
mëposhtme duke përdorur Grid Snap-in për të gjetur pozicionin e mureve. Kliko dy herë për të
përfunduar.
E. Tafarshiku

50
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6
7. Mur i fundit në këtë grup të mureve është mur i vetëm dhe është vizatuar me vijë referente nga ana e
kundërt e murit. Ndrysho vijën referente duke klikuar Metodën Konstruktive të Murit të kundërt dhe
opsionin e murit të drejtë të vetëm nga Info Box.

8. Vizato murin final në këtë grup të mureve.

9. Përsëri hapni Parametrat për mur dhe ndryshoni materialin për grupin e dytë të mureve të brendshme.
Kliko OK dhe vizato muret në katin e parë të cilët janë theksuar më poshtë.

10. Përsëri, kliko butonin Favorites për të ruajtur parametrat e murit për përdorim në katin e dytë.

• Kur dialogu për Favorites paraqitet, kliko butonin Save Current Settings as Favorite. Shëno emrin
“Interior Wall Type B” dhe kliko OK. Ne tani mund të përzgjedhim këtë favorit për të vizatuar murin me
këta parametra.

11. Vizato muret e brendshme përfundimtare në Katin e Parë siç shihen në diagramet e mëposhtme.

Vizato Ndarjet (Muret) e Brendshme në Katin e Dytë


Muret ndarëse janë të vizatuara me lartësi të njëjtë si edhe muret e jashtme në katin e dytë për arsye që këto
mure të përfundojnë deri në nënkulm dhe sikur muret e jashtme do të këputen do të këputen me komanën
trim top to roof në mësimin e 7-të.
E. Tafarshiku

1. Kliko dy herë në ikonën Second Floor për të kaluar një kat më lartë.

51
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6

2. Kliko dy herë në Wall Tool për të hapur dritaren për dialog për parametrat e murit
3. Kliko butoni Favorites dhe përzgjedh “interior Wall – Type B” mga lista e mureve dhe kliko Apply.

4. Shko në panelin Geometry and Positioning dhe ndrysho lartësinë në 4200. Kliko OK kur të përfundoni.

5. Përzgjedh metodën gjeometrike Mur i Vazhdueshëm (Continue Wall) nga Info Box dhe pastaj fike OFF
Gjurmën (Trace) duke klikuar në ikonën Trace në Toolbar (ose duke përdorur komandën nga menyja
View > Trace)

6. Vizato setin (grupin) e parë të mureve në Katin e Dytë siç shihet në planimetrinë në vijim duke përdorur
Grid Snap për të gjetur pozicionin e mureve.

7. Për serinë tjetër të mureve, përzgjedh opsionin Mur i Vetëm (Single Wall) nga Info Box.
8. Vizato serinë tjetër të mureve si në vijim.

9. Për llojin e ardhshëm të mureve, kliko dy herë Wall Tool për të hapur dialogun për parametrat e murit.

10. Kliko në butonin Favorites dhe përzgjedh “Interior Wal – Type A” nga lista e mureve të ruajtura dhe kliko
Apply si dhe kliko OK në Wall Settings.

11. Shkoni te paneli Geometry and Positioning dhe fiksoni lartësin e murit në 4200. Pastaj kliko OK.
E. Tafarshiku

12. Vizato serinë tjetër të mureve si në vijim.

52
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6

PJESA 2: PËRSHTATJE E MUREVE


Ju mund të përshtatni (adjust) Muret, Trajet, Harqet dhe Vijat deri te segmentet e Vijave, Harqeve ose
skajet e poligoneve, përmes komandës Adjust nga menyja Edit > Reshape > Adjust, ose nag Toolbar-i.

Komanda Adjust është e mundshme në Planimetri dhe në Dritaren 3D dhe për elementet e vizatuara
edhe në Prerje/Dukje (Section/Elevation) dhe në dritaren e Detajeve. Në dukjen 3D, ju mund t’i përshtatni
Muret dhe Trajet (Beam) e përzgjedhura deri te rrafshet vertikale.
Ju gjithashtu mund të përshtatni dy Vija të drejta ose rrethore ose Harqe elipsoide me njëra tjetrën duke i
takuar ato në pikat përfundimtare të tyre më të afërta përmes komanndës Fillet/Chamfer nga menyja Edit >
Reshape > Fillet/Chamfer.

Nga mënya Edit kliko në komandën Fillet/Chamfer për t’i lidhur (fillet) ose për ta prerë (chamfer)
gërshetimin (intersection) e dy vijave ose mureve të drejta. Për të hapur kutinë për dialog Fillet/Chamfer:
• Përzgjedh dy vija
• Zgjedh commandën nga menyja Edit > Reshape > Fillet/Chamfer, ose
• Zgjedh ikonën Fillet/Chamfer prej Toolbar-it. Duke e zgjedhur këtë komandë kutia për dialog do t’ju
mundësojë juve të fiksoni rrezen për të lidhur ose për të prerë (tre mënyra për të lidhur ose prerë Vijat).

Vazhdimi i mureve (Extend the Walls)


Disa mure duhet të vazhdohen deri në skajet e mureve të afërta. Duke përdorur komandën Adjust, ne do të
vazhdojmë muret të cilat nuk i takojnë skajet e mureve të rrotulluara ose të harkuara.
1. Për ta bërë këtë përzgjedh Veglën Shigjetë (Arrow) dhe fikeni OFF Grid Snap. Pastaj kliko në murin i cili
duhet të vazhdohet (ai do të selektohet ose do të shfaqet si element i nxjerrë në pah me pika selektuese -
edituese).
E. Tafarshiku

53
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6
2. Përzgjedh komandën Adjust nga menyja Edit > Reshape > Adjust dhe kliko në skajin e jashtëm e të
murit (muri i përzgjedhur duhet të vazhdohet deri te skaji).

3. Përsëritni komandën Adjust për muret e mbetura që të vazhdohen te muret e rrotulluara ose rrethore.

Informatë: Nëse vegla Mur është aktive, ju mund të përshtatni murin, duke e përzgjedhur murin që do ta përshtatni (zgjatur),
pastaj mbani tastin Ctrl derisa të klikoni mbi skajin e murit deri ku do të zgjatet muri i selektuar.

Përshtatni vijën Referente të Murit


Nganjëherë ju mund të vizatoni mure në anën e gabuar të vijës referente. Më poshtë ne do të përshtasim
disa mure të cilat janë vizatuar në anën e gabuar të vijës referente.
1. Përzgjedh Veglën Shigjetë (Arrow Tool) dhe përzgjedh muret si në ilustrimin më poshtë:

2. Pastaj shkoni te Info Box dhe zgjedhni anën e kundërt të Vijës Konstruktive. Kjo do të zhvendos murin
buzë vijës referente.

E. Tafarshiku

54
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6

PJESA 3: DEFINIMI I SHTYLLAVE


Shtyllat në ArchiCAD janë bërë nga dy përbërës: bërthama e shtyllës-mbajtëse dhe kurora (llustra) e cila
përdoret për të simuluar mbrojtje kundër zjarrit ose çfarëdo veshje rreth bërthamës. Baza e Shtyllës mund të
jetë drejtëkëndshe ose rrethore. Shtylla mund të qëndrojë e lirë ose të jetë e lidhur në mur.
Në 2D, Shtyllat janë të paraqitura me konturën e jashtme dhe të brendshme, me shënjën rrethuese dhe me dy
mbushje shrafurash për bërthamë dhe për kurorë.

Në 3D, një material i vetëm përdoret për të


paraqitur të gjitha sipërfaqet e saj.

Në Prerje (section), është paraqitur shrafura e


bërthamës, derisa në Prerje Shtylla është paraqitur
vetëm me konturë.

PJESA 4: VEGLA SHTYLLË DHE PARAMETRAT


Vegla Shtyllë përmban pesë panele: Geometry and Positioning, Floor Plan and Section, Model, Listing
and Labeling dhe Tags and Categories. Në fund të dritares për dialog si për të gjitha veglat është
paraqitur pop-up menyja për përzgjedhjen e shtresave (layer).

Konfiguroni Parametrat për Shtyllë (Column Settings)


Hapni dialogun për Parametrat e Shtyllës (Column Settings) nga Toolbox-i dhe konfiguroni parametrat sipas
opsioneve në vijim:
E. Tafarshiku

55
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6
1. Paneli i parë, Geometry and Positioning, kontrollon lartësinë e Shtyllës, dimensionet e bërthamës dhe
kurorës si dhe vendosjen e pikës ankoruese të bërthamës.
• Në këtë dialog, përzgjedh opsionin e Shtyllës Rrethore, fikso lartësinë e shtyllës në 2700, fundin e shtyllës
në 0, gjerësinë e shtyllës në 400 dhe pikën ankoruese në qendër.

2. Paneli i dytë Floor Plan and Section kontrollon paraqitjen e Shtyllës në Planimetri dhe Prerje. Këta
parametra paraqesin simbolet e Shtyllës (Plain, Slash, X ose Crosshair), shrafurat dhe konturat e të gjitha
shtyllave në Planimetri dhe prerjen e shtyllave në Prerje/Dukje.

• Fikso simbolin e shtyllës në planimetri në Plain

• Fikso Cut Fill nga Core Structure (shrafurën e bërthamës) në 50%.

3. Paneli i tretë kontrolon atributet e Modelit, që është paraqitja e Shtyllës në dritaren 3D, dhe Shtyllat që
E. Tafarshiku

nuk janë në prerje në dritaren Prerje/Dukje.


• Fikso materialin në Drucker – Columns.

56
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6
4. Së fundi, fikso shtresën (layer) në “Columns”. Kur të përfundoni kliko OK. Do t’i përdorim këto
parametra kur të vizatojmë shtyllat në shembullin e ardhshëm.

PJESA 5: VIZATONI SHTYLLAT


Filloni vendosjen e shtyllave pasi të jeni kënaqur me përzgjedhjen e parametrave të Shtyllës.

Gjeometria
Ekzistojnë tre Metoda Gjeometrike të mundshme • Metoda Profiled (e profilizuar) prodhon
për vendosjen e Shtyllës. Ato mund të aktivizohen Shtyllë të cilat mund të kenë formë të
duke zgjedhur opsionin e përshtatshëm nga Info profilizuar.
Box para se ta vendosim Shtyllën.
• Metoda Circular (Rrethore) ju mundëson të
vendosni Shtyllë me bazë rrethore.
• Metoda Rectangular (Këndë-Drejtë) ju
mundëson të ndërtoni Shtyllë, këndëdrejtë anët
e së cilës janë të radhitura me rrjetin normal.

Vendosja e Shtyllave
1. Para se të vendosim shtyllën, ne duhet të shkojmë në Katin e Parë duke klikuar dy herë në 0. First Floor,
pastaj si gjurmë (Trace Reference) duhet të shohim Katin e Dyte. Për ta bërë këtë, në Navigator kliko me
të djathën në 1. Second Floor, nga mënyja doracake zgjedh.

2. Këtë mund ta arrijmë edhe duke klikuar në menynë View > Trace Options > Choose Reference >
Above Current Story.

Ose kur klikoni kudo në hapësirë të lire me tastin e djathtë dhe nga mënyja doracake zgjedhni më poshtë:
E. Tafarshiku

57
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 6
3. Planimetria e Katit të dytë tani do të paraqitet si gjurmë në katin e parë. Duke qenë Vegla Shtyllë e
përzgjedhur, tërhiq kursorin në këndin siç shihet më poshtë. Kur kursori të ndërroj në Checkmark, kliko
për të vendosur shtyllën e parë.

4. Për shtyllën e dytë, tërhiq kursorin në këndin e murit siç tregohet dhe kliko për të vendosur shtyllën tjetër.

5. Së fundi, tërhiq kursorin në fund të këndit të djathtë të ndërtesës dhe vendose shtyllën e radhës siç
tregohet më poshtë.

E. Tafarshiku

58
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7

KAPITULLI 7:
KULMI (Roof & Shell) – KOMPLETIMI I
MBËSHTJELLËSIT TË OBJEKTIT
Përmbajtja
Pjesa 1: Definimi i Kulmit
Pjesa 2: Vegla Kulm dhe Parametrat e saj
Pjesa 3: Kulmi i Pjerrët
Pjesa 4: Përshtatja e Kulmit
Pjesa 5: Kulmi i Rrafshët

Ushtrime
• Konfiguro Parametrat e Kulmit
• Vizato Kulmin në Katin e Parë
• Vizato Kulmin në Katin e Dytë
• Këput Muret me Kulmin në Katin e Parë
• Këput Muret me Kulmin në Katin e Dytë
• Vizato Kulmin e Rrafshët

Fillimi i Ushtrimit
Përdor failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hape failin me emër Level1-Step07.pln.

Rishikimi i Projektit
Residenca Drucker-Brownstein është dizajnuar me dy kulme të thjeshta të pjerrëta në drejtime të kundërta. Si
shtesë është edhe kulmi i rrafshët brenda drejtkëndëshit mbi kulmin e pjerrët të katit të dytë.

E. Tafarshiku

59
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7

PJESA 1: DEFINIMI I KULMIT


Në ArchiCAD Kulmet kanë karakteristika shumë fleksibile. Ato mund të përdoren për të krijuar forma
abstrakte 3D duke plotësuar një shumëllojshmëri të kërkesave.
Në pamjen e Planimetrisë, kontura e Kulmit është e paraqitur së bashku me vijën e saj të qendrës (pivot line).
Ky elemente horizontal jo i printueshëm është pjesë e sipërfaqes më të ulët të kulmit. Pjerrësia e kulmit është
interpretuar si një kënd qendror përreth kësaj vije, dhe niveli i skajit të poshtëm të kulmit është definuar sipas
nivelit të vijës së qendrës (pivot line).

Shënim: Ju mund t’i fshihni të gjitha vijat e qendrës me një kontroll të duhur nga Options > Display
Options.
Në pamjen 3D, Kulmet janë të paraqitura si trupa solid. Në Prerje/Dukje, sipërfaqja e ekspozuar e prerë
paraqet shrafurën e mbushjes së brendshme. Panelët e Kulmit të cilat nuk janë të prekura nga prerja janë
paraqitur vetëm me vijat e jashtme.

PJESA 2: DEFINIMI I KULMIT


Kutia për dialog për Parametrat e Veglës Kulm përmban gjashtë panele: Geometry and Positioning, Multi-
plane Geometry, Floor Plan and Section, Model, Listing and Labeling dhe Tags and Categories. Në
fund të kutisë për dialog si për të gjitha veglaritë, është paraqitur zgjedhja e shtresës (layer) aktual në menynë
pop-up.

Konfiguro Parametrat e Kulmit


1. Klikoni dy herë në Toolbox për të hapur kutinë për dialog për Parametrat e Kulmit dhe konfiguroni
parametrat nga opsionet e mëposhtme.

E. Tafarshiku

60
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7
2. Paneli Geometry and Positioning përmban trashësinë e Kulmit, vlerën e pjerrësisë së rrafshit të kulmit
dhe nivelin e lartësisë së vijës së qendrës (pivot line) si dhe mundësinë për ta prezantuar Kulmin në disa
kate.
• Shëno 3200 për lartësinë e vijës së qendrës së kulmit (roof’s pivot height), 10 shkallë për këndin e kulmit
dhe 300 për trashësinë e kulmit.

3. Në panelin Floor Plan and Section, ju mund të fiksoni llojin e vijës dhe ngjyrën e penës që do ta
prezantojë konturën e Kulmit në Planimetri, në Dukje dhe në pamjen 3D.
• I lini parametrat standarde (default) për këtë shembull.
Definon shrafurën që do të përdoret për të prezantuar sipërfaqen e Kulmit në dritaren Prerje/Dukje.
• Fikso shrafurën 50% për paraqitjen e Kulmit në prerje.

4. Paneli Model kontrollon dhe definon Materialet që përdoren për të prezantuar sipërfaqet e ndryshme të
Kulmin në pamjen 3D. Këtu ju mund të definoni këndin e skajit të Kulmit.
• Fiksoni këto material si më poshtë:

5. Së fundi, fikso shtresën (layer) “Roofs”. Kur të përfundoni klikoni OK. Këta parametra do t’i përdorim
kur të vizatojmë Kulmin në shembullin e ardhshëm.

PJESA 3: KULMI I PJERRËT


Kur jeni të kënaqur me përzgjedhjet që i keni bërë në kutinë për dialog për Parametrat e Kulmit (Roof
Settings), ju mund të filloni me vizatimin e Kulmit. Kulmet mund të krijohen në Planimetri si dhe në Dritaren
3D, edhe pse disa opsione të ndryshme janë të kufizuara.

Gjeometria
Vegla Kulm (Roof) në Info Box ka dy metoda gjeometrike, duke ju lejuar juve që të krijoni forma të thjeshta
dhe komplekse të kulmit. Këto metoda gjeometrike janë: Single Plane dhe Multi-plane
E. Tafarshiku

Single Plane me metodat konstruktive: Complex Roof, Rectangular dhe Rotated Rectangular.

Multi-Plane me metodat konstruktive: Complex Roof, Rectangular Hip/Gable dhe Rotated Rectangular
Hip/Gable.

61
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7

Vizatoni Kulmin në Katin e Parë


Në shembullin e ardhshëm do të krijojmë kulmin e thjeshtë drejtkëndësh në katin e parë.
1. Para se të fillojmë të krijojmë kulmin ne duhet të rifiksojmë rrjetin koordinativ në 305x305 dhe të kyçim
ON Grid Snap. Për ta bërë këtë hapni dialogun Grids & Background nga menyja View pastaj Grid &
Editing Plan Options dhe Grids & Background..

2. Në Construction Grid ndryshoni hapësirën e Rrjetit Kryesore (Main Grid) në 305 horizontalisht me 305
vertikalisht. Kliko OK kur të përfundoni.

3. Përzgjedhni metodën Kulmin Drejtkëndësh (Rectangle Roof) nga Info Box.

4. Kyçe Grid Snap në pozitën ON (në Toolbar) ose në Kutinë Koordinative (Coordinate Box).

5. Tërhiq kursorin në këndin e majtë të poshtëm dhe kliko OK. Kliko për herë të dytë në këndin e djathtë të
poshtëm. Këto dy klikime definojnë pozitën e vijës së qendrës së kulmit (roof pivot line).

6. Kursori Sy do të paraqitet. Kliko me kursor në pjesën e sipërme të vijës. Kjo do të vendos se në cilën anë
do të ngritet rrafshi i kulmit.

7. Tani definoni 4 vijat kufizuese të kulmit me strehë prej 305mm nga skaji i mureve siç shihet më poshtë.

pika 1
8. Pastaj, tërhiq kursorin te skaji i sipërm i djathtë. Kliko me kursor 1 katror horizontalisht majtas dhe 5 mbi
skajin e sipërm të djathtë të objektit. Kulmi do të kompletohet.
E. Tafarshiku

pika 2

62
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7

Vizatoni Kulmin në Katin e Dytë


Në shembullin e ardhshëm do të krijojmë kulmin drejtkëndësh të rrotulluar në katin e dytë. Në këtë shembull
do të përdorim rrjetin koordinativ të pjerrët dhe Origjinën e Përdorshme për të vendosur kulmin më saktë,
305 mm nga skajet e murit.
1. Klikoni dy herë në Second Floor në Navigator.

2. Klikoni dy herë në Veglën Kulm (Roof Tool) dhe ndryshoni Parametrat e Kulmit për të fiksuar vijën e
qendrës (pivot line) në 2400 në panelin Geometry & Positioning. Kliko OK.

3. Ndryshoni rrjetin koordinativ nga Ortogonal në të Pjerrët (Skewed Grid) duke përdorur butonin në Grid
Snap në ToolBar. Kjo do të fiksonte rrjetin dhe Origjinën e Përdorshme në Rrjetin e Pjerrët të cilën e kemi
definuar në Shembullin 3.

4. Përzgjedhni Veglën Kulm (Roof Tool) nga toolbox dhe metodën gjeometrike të Kulmit Drejtkëndësh i
Rrotulluar nga Info Box.

5. Tërhiq kursorin deri në këndin e majtë të sipërm dhe kliko. Kliko për herë të dytë në këndin e sipërm të
djathtë. Këto dy klikime do të definojnë pozitën e vijës së qendrës (pivot line) së kulmit.

6. Kursori Sy do të paraqitet. Kliko me kursor në anën e poshtme të vijës. Kjo do të vendos se në cilën anë
do të ngritet rrafshi i kulmit.
E. Tafarshiku

7. Tani definoni këndin e rrotullimit duke definuar dy pikat e para të konturës së kulmit. Kliko së pari në 305
mm (një katror) në pikën e rrjetit të skajit të majtë të sipërm.

63
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7
8. Tani definoni gjatësinë e kulmit duke tërhequr kursorin deri në këndin e djathtë të poshtëm. Kliko 1
katror djathtas horizontalisht dhe pastaj tërhiq kursorin deri 5 katrorë vertikalisht nga skaji i poshtëm i
djathtë i objektit. Kulmi është kompletuar.

PJESA 4: RREGULLIMI I KULMIT


Kulmet kanë aftësi gjithashtu për të përshtatur (këputur) pjesën e sipërme ose të poshtme të Mureve, Trajeve,
Shtyllave, Pllakave, Dyerve, Dritareve dhe Objekteve për të përshtatur sipërfaqën e dëshiruar të kulmit duke
përdorur komandën Crop to Single-Plane Roof nga menyja Design. Objektet do të këputen vetëm nëse
janë pjesërisht ose tërësisht nën kulm.

Përshtat (këput) muret përmes Kulmit në Katin e Parë


1. Shko në katin e parë dhe kliko dy herë në Opsionin First Floor në Navigator.

1. Fike (çkyçe) OFF opsionin Grid Snap (përzgjedh ikonën e parë nga pop-up paleta).

2. Përzgjedh Veglën Shigjetë (Arrow Tool) dhe kliko në skajin e pllakës së Kulmit derisa ajo të theksohet
(selektohet) siç shihet.

E. Tafarshiku

3. Derisa kulmi është i përzgjedhur, shko tek menyja Design > Roof Extras > Crop to Single-plane Roof
dhe përzgjedh komandën Crop to Single-Plane Roof.

64
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7
4. Përzgjedh Crop Element Top si dhe opsionin Walls, Columns and Beam dhe pastaj kliko butonin Crop.

5. Për të përfunduar kulmin në katin e parë, ne duhet të përshtatim skajin e kulmit për murin e rrotulluar mbi
katin e parë. Për ta bërër këtë, përzgjedh Veglën Shigjetë dhe kliko në skajin e pllakës së kulmit dhe kulmi
do të selektohet siç shihet. Kur Vegla Kulm është aktive ju mund ta përzgjedhni Kulmin duke e mbajtur
tastin Shift dhe duke klikuar në skajin e kulmit me kursor.

6. Pasi të jetë selektuar Kulmi selektoni Veglën Kulm ( ), kjo ju mundëson komandën për
editim shtesë.
7. Tërhiq kursorin deri në skajin e pllakës së kulmit kur ai të intersektohet me murin e poshtëm të rrotulluar,
kliko butonin Insert New Node nga Pet Paleta dhe kliko prap për të shtuar një pikë (nyje) në këtë skaj.

8. Tani tërhiq kursorin në nyjen (pikën) e sipërme të djathtë derisa të kthehet në Checkmarker dhe kliko një
herë. Tani tërhiq nyjën (pikën) deri në skajin e jashtëm të murit dhe kliko përsëri.
E. Tafarshiku

65
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7
9. Së fundi, kliko në skajin e pllakës së kulmit në mes të këtyre dy pikave dhe tërhiqe pikën e re deri në
intersektimin e dy myreve të jashtme.

Në 3D mund ta shihni dukjen finale të kulmit në katin e parë, para këputjes dhe pas këputjes së mureve.

Para këputjes së mureve në katin e parë Pas këputjes së mureve në katin e parë

Përshtat (këput) muret përmes Kulmit në Katin e Dytë


Para se të këpusim muret përmes kulmit në katin e dytë ne duhet të modifikojmë vijat kufizuese përreth murit
drejtkëndësh që kulmi të mos i këpusë këto mure. Përcill hapat për të edituar skajet e kulmit.
1. Përzgjedh Veglën Kulm (Arrow Tool) dhe kliko në skajin e kulmit derisa ai të theksohet (selektohet).

2. Përzgjedh veglën Kulm

3. Fike (çkyçe) OFF opsionin grid snap (përzgjedh ikonën e parë nga pop-up paleta)
E. Tafarshiku

4. Tërhiq kursorin në skajin e pllakës së kulmit derisa ai të intersektohet me skajin e majtë të murit
drejtkëndësh, kliko në butonin Insert New Node nga Pet Paleta dhe kliko përsëri për të shtuar një nyje

(pikë) në këtë skaj.

66
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7
5. Përsërite këtë hap në skajin e djathtë të murit drejtkëndësh për të shtuar edhe një nyje (pikë).

6. Kliko në skajin e kulmit në mes të këtyre dy pikave dhe tërhiqe pikën e re në këndin e majtë të poshtëm të
murit drejtëkendësh.

7. Përsërite këtë hap për të lëvizur skajin e kundërt të kulmit në këndin e djathtë të poshtëm.

Hapi final është këputja e mureve deri në kulm. Derisa kulmi është akoma i përzgjedhur (selektuar), shko
tek menyja Design > Roof Extras > Crop to Single-plane Roof dhe përzgjedh komandën Crop to
Single-Plane Roof.

8. Përzgjedh Crop Element Top si dhe opsionin Walls, Columns and Beam dhe pastaj kliko butonin Crop.

9. Shko në Dritaren 3D për të parë kulmin final.


Shënim: Të gjitha muret duhet të këputen deri në kulm me përjashtim të murit drejtkëndësh kur ne kemi
modifikuar skajet e kulmit. Nëse ndonjëri nga këto mure është këputur deri në kulm, ju mund të
përzgjedhni murin si dhe të asgjësoni këputjen (undo the trim) duke përcjellur hapat:
• Në Dritaren 3D përmes Veglës Shigjetë (Arrow Tool) Kliko në murin i cili është këputur gabimisht
E. Tafarshiku

muri i këputur gabimisht.

67
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7
• Duke qenë muri i përzgjedhur, kliko dy herë në Wall Tool. Në panelin Model nga Parametrat e Murit,
kliko butonin Undo All Crops. Kliko OK.

PJESA 5: KULMI I RRAFSHËT


Kulmi i rrafshët është një kulm i pjerrët me vlerën minimale të pjerrësisë.

Krijo një Kulm të Rrafshët


1. Përzgjedh dhe kliko dy herë në Veglën Kulm (Roof Tool).
2. Derisa dialogu për parametrat e kulmit është i hapur, në panelin Geometry and Positioning ndrysho
lartësinë vijën e qendrës (roof pivot height) në 3800, trashësinë e kulmit në 200 si dhe këndin në 1 shkallë.

3. Në panelin Model ndryshoni materialet si në vijim dhe pastaj kliko OK.

4. Nga Info Box, përzgjedh metodën gjeometrike të kulmit Drejtkëndësh (Rectangular)


E. Tafarshiku

68
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 7
5. Le të fiksohet vija e qendrës (pivot line) në skajin e sipërm të jashtëm të murit drejtkëndësh si në vijim.

6. Pastaj kliko në anën e poshtme të vijës së qendrës për të treguar që kulmi ngritet nga kjo anë.

7. Së fundi, përshkruaj skajet e kulmit të rrafshët. Skajet e kulmit të rrafshët janë në skajet e brendshme të
mureve. Kliko së pari në këndin e sipërm të majtë të brendshëm dhe së dyti kliko në këndin e poshtëm të
djathtë të brendshëm. Kulmi i rrafshët është përfunduar.

E. Tafarshiku

69
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

KAPITULLI 8:
PUNA ME DYER DHE DRITARE
Përmbajtja
Pjesa 1: Definimi i Dyerve dhe Dritareve
Pjesa 2: Veglat Dritare dhe Dyer dhe Parametrat e tyre
Pjesa 3: Vendosja e Dritareve
Pjesa 4: Vendosja e Dyerve

Ushtrime
• Konfiguro Parametrat e Dritareve
• Vendos Dritaret duke përdorur Pikën qendër (Centerpoint)
• Vendos Dritaret duke përdorur Shpërndarjen (Divisions)
• Vendos Dritaret duke përdorur Dimensionet
• Vendos Dritaret duke përdorur Kufijtë pikëshënues (Marker Limits)
• Vendos një Mur me Blloqe Qelqi
• Vendos Hapje të zbrazët
• Konfiguro Parametrat e Derës
• Vendos Dyert

Fillimi i Ushtrimit
Përdor failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hape failin me emër Level1-Step08.pln.

Rishikimi i Projektit
Residenca Drucker-Brownstein është dizajnuar me lloje të dryshme të dritareve dhe dyerve.

E. Tafarshiku

70
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

PJESA 1: DEFINIMI I DRITAREVE DHE DYERVE


Në ArchiCAD, Dritaret dhe Dyert simulojnë pamjen dhe sjelljen e vërtetë (real-life) të Dritareve dhe Dyerve.
Prerja e vërtetë e Dyerve dhe Dritareve, shihet nëpërmjet hapjeve në mur, ndërsa 3D vizualizimet janë më të
sakta dhe më të gjalla. Në fotorender ju mund të shikoni përtej sipërfaqes së xhamit.

Në Planimetri, Dritaret dhe Dyert janë të paraqitura me simbole standarde. Varësisht nga përshkrimi i Pjesëve
të Bibliotekës, një nivel i ndryshëm i detajeve është i dukshëm në shkallë të ndryshme të Planimetrisë.

PJESA 2: VEGLAT DRITARE DHE DYER DHE PARAMETRAT E TYRE


Veglat Dritare dhe Dyer janë të paraqitura përmes ikonave në paneli Design në Toolbox. Veglat Dritare
Këndore dhe Baxhë janë të vendosura në panelin More të Toolbox.

Konfiguro Parametrat e Dritareve


1. Le të fillojmë duke vendosur dritaret në Katin e Parë. Kliko dy herë në opsionin “0.First Floor” nga
Navigatori.

2. Hapni dritaren për dialog për Parametrat e Dritares nga Toolbox-i. Dritaret për dialog për Dritare dhe
Dyer janë të ngajshme. Ato përmbajnë hapësirën për shfletim në anën e majtë dhe një mori panelësh
shpalosësh në anën e djathë. Ai përmban dimensione nominale të hapjes.
 Nga pema e navigator-it (navigator tree) në të majtë, përzgjedh folderin “Metal Window 9”.
 Lista e dritareve të mundshme do të paraqitet në dritaren më poshtë. Përzgjedh dritaren “W M
E. Tafarshiku

Double Sash”.
 Dimensionet e hapjeve definohen përmes tri fushave të editueshme. Shëno gjerësinë 1500, lartësinë
2900 dhe lartësinë e parapetit 800. Parametrat e paraqitur në anën e majtë mbesin ashtu siç janë.

71
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

3. Paneli i parë në të djathtë është Preview and Positioning. Në krahun e djathtë të panelit, Preview Area
paraqet simbolet 2D, pamjen frontale, pamjen aksonometrike me vija të fshehura, 3D me hije, foto të
parapërcaktuara.

• Opsioni i Pikës ankoruese fikson se ku do të vendosni Dritaren ose Derën me pikë në qendër ose me
njërën nga këndet e saj. Selekto mënyrën e vendosjes me pikë në qendër (centerpoint).

4. Paneli i dytë është Parameters. Ai përmban grupin e parametrave të definuar në Pjesën e Bibliotekës
(Library Part).

E. Tafarshiku

5. Paneli i tretë, Metal Window Settings, është një dialog wizard (i magjishëm) për shumicën e parametrave të
përdorur që gjenden në panelin Parameters.

72
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

• Në kolonën, aktivizoni Transom checkbox dhe shëno 1800 për lartësinë dhe 100 për gjerësinë. Fikso
përmasat e kornizës së dritares për trashësinë dhe gjerësinë 50.
6. Paneli Floor Plan & Section përmban përzgjedhjet për konturat e Dritares ose Derës dhe përzgjedhjen
për konturat dhe mbushjen e sipërfaqes së prerë të Dritares dhe Derës. Opsioni Use Symbol Attributes
ju lejon të përdorni të njëjtat pena dhe shrafura për hapjet të cilat janë përdorur kur simbolet 2D janë
krijuar..

• Lëri këta parametra standardë të pandryshuar për tani.


7. Në panelin Model, definoni materialet e përzgjedhura për Dritaret dhe Dyert.
• Kliko kutinë Use Object’s Materials për të fiksuar materialet ashtu siç janë brenda panelit Parameters.

8. Paneli Reveal është aktiv vetëm nëse e keni përzgjedhur opsionin metodën konstruktive Reveal në panelin
Preview and Positioning.

• Lëri këta parametra standardë të pandryshuar për tani.


E. Tafarshiku

9. Paneli Shenja e Dimensionimit (Dimension Marker) paraqet veçoritë editueshme për Shenjën e
Dimensioneve (Dimension Marker) në veglat e Dritareve dhe Dyerve.

73
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

• Lëri këta parametra standardë të pandryshuar për tani.

PJESA 3: VENDOSJA E DRITAREVE


Dritere dhe Dyert mund të vendosen vetëm në Mure; ato nuk mund të vendosen në mënyrë të pavarura në
projekt. Në Planimetri, ju mund të vendosni hapjet e Dritareve dhe Dyerve në çdo pozicion të kursorit në
formë Checkmark ose Mercedes mbi vijën e konturës së murit. Në 3D, ju mund të vendosni Dritaren dhe
Derën çdokund përgjatë Murit.

Në shembullin e ardhshëm, ne do të vendosim dritaret në mure duke përdorur opsionet që përfshijnë Mesin
(Half), Distancën (Distance) dhe Shpërndarjen (Division).

Vendos Dritaret duke përdorur Pikën qendër (Centerpoint)


1. Fike OFF (Trace)Katin Gjurmë nga shiriti Standard ose me shkurtese Alt+F2 dhe pastaj opsionin e
shenjës Mes (Half) nga View  Special Snap Options  Hlaf, ose nga shiriti Standard.

2. Tërhiq kursorin deri në skajin e sipërm të majtë të murit të jashtëm derisa kursori të ndërrohet në kursorin
Mercedes.

3. Një shenjë vertikale (special snap point) do të paraqitet në mes të murit. Tërhiq kursorin deri te shenja.
Kur kursori të kthehet në Checkmarker, atëherë mund të kapeni në shenjë, kliko për të vendosur Dritaren.
E. Tafarshiku

4. Kur të paraqitet syri kliko në brendi të murit për të vendosur dritaren nga skaji i brendshëm i murit.

74
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

Vendos Dritaret duke përdorur Shpërndarjet (Divisions)


1. Së pari ndërroni dimensionet e dritares. Kliko dy herë në Veglën Dritare, shko te Parameters dhe fikso
gjerësinë 1200, lartësinë 2400 dhe pragun (parapetin) 450. Kliko Ok kur të përfundoni.

2. Në View  Special Snap Options  Division, ose nga shiriti Standard përzgjedh opsionin Division dhe
shëno 3 si numër për shpërndarje (divisions).

3. Tërhiq kursorin deri në skajin e poshtëm të majtë të murit të jashtëm derisa kursori të ndërrohet në
kursorin Mercedes.

4. Tre shenja vertikale paraqiten duke e ndarë murin në 3 pjesë. Tërhiq kursorin deri te shenja e parë. Kur
kursori të kthehet në Checkmarker, atëherë mund të kapeni në shenjë, kliko për të vendosur Dritaren.

5. Kur të paraqitet syri kliko në brendi të murit për të vendosur dritaren nga skaji i brendshëm i murit.

6. Vendos një dritare tjetër në shenjën e dytë shpërndarëse (division) për të kompletuar setin e dritareve.

Vendos Dritaret duke përdorur Dimensionet


E. Tafarshiku

1. Duke përdorur të njëjtin lloj dhe madhësi të dritares nga shembulli i kaluar, shko te Info Box dhe
përzgjedh butonin e insertimit (vendosjes) në kënd. Pastaj shko në View  Special Snap Options 
Distance dhe shëno 1000 për distancë.

75
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

2. Tërhiq kursorin deri te skaji i murit vertikal i majtë i jashtëm derisa kursori të ndërrohet në kursorin
Mercedes.

3. Do të paraqiten shenjat duke e ndarë murin në segmente nga 1000 mm. Tërhiq kursorin deri te shenja e
parë në fund të murit. Kur kursori të kthehet në Checkmarker, atëherë mund të kapeni në shenjë, kliko për
të vendosur Dritaren.

4. Do të paraqitet syri i dyfishtë që do të thotë se në cilën anë të pikës ankoruese do të vendosni dritaren.
Kliko me kursor në anën e sipërme. Kur të paraqitet syri kliko në brendi të murit për të vendosur dritaren
nga skaji i brendshëm i murit.

Vendos Dritaret duke përdorur Kufijtë pikëshënues (Marker Limits)


1. Në këtë shembull do të përdorim një dritare të re. Kliko dy herë në Veglën Dritare dhe përzgjedh dritaren
“WM Bottom Hung”.
2. Shko te Parameters & Positioning dhe fikso gjerësinë 750, lartësinë 1500 dhe pragun (parapetin) 900.
Kliko OK.

E. Tafarshiku

3. Në View  Special Snap Options  Division dhe shëno 4 për numrat e segmenteve. Pasta përzgjedh
opsionin Between Intersection Points. Kjo do t’ju lejojë që të shënoni një pjesë nga një element më saktë
se sa tërë skajin e saj.

76
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

4. Në Info Box, përzgjedh pikën insertuese Centerpoint.

5. Tërhiq kursorin në skajin e brendshëm të murit të rrotulluar të jashtëm të sipërm në anën e djathtë derisa
kursori të ndërrohet në kursorin Mercedes.

6. Do të paraqiten shenjat duke e ndarë murin në 4 segmente. Tërhiq kursorin në shenjën e parë. Kur kursori
të ndërrohet në Checkmarker, mund të kapeni (snap) në shenjë, klik për të vendosur dritaren. Kur të
paraqitet syri kliko në brendi të murit për të vendosur dritaren nga skaji i brendshëm i murit.

7. Përsërit këto hapa për të vendosur dritaret e mbetura në Katin e Parë.

8. Ju mund të përdorni secilën nga teknikat e diskutuara për të vendosur dritaret e mbetura në Katin e Parë.

E. Tafarshiku

W M Bottom Hung Windows


1 - Width: 700, Height 2100, Sill 300, Transom 600
2 - Width: 750, Height 600, Sill 1800, No Transom
3 - Width: 750, Height 1500, Sill 900, No Transom
4 - Width: 1500, Height 1500, Sill 900, No Transom
5 - Width: 450, Height 2400, Sill 0, No Transom

77
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

Kur të përfundoni, shkoni në Dritaren 3D për të parë dritaret në katin e parë.

Dritaret në katin e dytë do të vendosen duke përdorur teknikat e njëjta të cilat janë përdorur për të vendosur
dritaret në katin e parë.

Vendos një Mur me Blloqe Qelqi


1. Shkoni (kaloni) në katin e dytë

2. Në katin e dytë ne do të shtojmë dritaret duke përfshirë dritaret nga Blloqet e Xhamit dhe Hapjet e
zbrazëta. Për t’iu qasur këtyre llojeve, kliko dy herë në Window Tool dhe përzgjedh “W Glass Block Wall”
në folderin Fixed Windows brenda sektorit Wood Plastic Widnows. Në tabin Parameters, shëno inforatat
vijuese:

3. Kur të përfundoni klikoni OK dhe përzgjedhni butonin për vendosje në skaj nga Info Box.
E. Tafarshiku

4. Kliko kursorin në skajin e pjesës së sipërme të djathtë në katin e dytë siç shihet në dritaren më poshtë për
të vendosur dritaren.

78
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8

Vendos Dritaret e zbrazëta


1. Për të krijuar dritare të zbrazëta, kliko dy herë në Window Tool dhe përzgjedh butonin Hapjet e Zbrazëta
(Empty Opening) në tabin Preview and Positioning.

2. Në tabin Parameters fikso gjerësinë 650, lartësinë 1500 dhe pragun (parapetin) 1500
3. Tërhiq kursorin në skajin në intersektimin e murit në skajin e djathtë të harkut. Kliko në mur për të
vendosur hapje të zbrazët. Me syrin e dyfishtë kliko në anën e djathtë të pikës intersektuese për të definuar
orientimin e hapjes.

4. Ju mund të përdorni secilën nga teknikat e diskutuara për të vendosur dritaret e mbetura në Katin e Dytë.

W M Bottom Hung Windows:


1 - Width: 750, Height 1200, Sill 1200
2 - Width: 700, Height 1800, Sill 1200
3 - Width: 400, Height 400, Sill 2700
5 - Width: 600, Height 600, Sill 1800
E. Tafarshiku

6 - Width: 700, Height 2100, Sill 300, Transom 600


7 - Width: 450, Height 2700, Sill 0
W M Double Sash Windows:
8 - Width: 1350, Height 2100, Sill 300
Glass Block Wall Windows:

79
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 8
4 - Width: 200, Height 1200, Sill 1200

Kur të përfundoni, shkoni në Dritaren 3D për të parë dritaret në katin e parë.

PJESA 4: VENDOSJA E DYERVE - (njëjtë si dritaret)

E. Tafarshiku

80
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9

KAPITULLI 9:
SHIKIMI I INFORMACIONEVE TË OBJEKTIT
Përmbajtja
Pjesa 1: Seti (grupi) i pamjeve dhe Navigatori
Pjesa 2: Veglat Prerje/Dukje dhe Parametrat e tyre
Pjesa 3: Dritarja Prerje/Dukje
Pjesa 4: Dimensionimi vertikal (nivelor)
Pjesa 5: Përdorimi i Veglës Marquee për 3D

Ushtrime
• Krijimi i Setit i Pamjeve për Prezantim
• Konfiguro Parametrat për Prerje/Dukje
• Vendos Vijën dhe Simbolin e Prerjes
• Edito Elementet e Objektit
• Vendos Dimensionimin vertikal (nivelor)
• Krijo Prerje 3D

Fillimi i Ushtrimit
Përdor failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hape failin me emër Level1-Step09.pln.

Rishikimi i Projektit
Ky ushtrim na ndihmon që t’i qasemi informatave të ndërtesës të cilat janë krijuar gjatë procesit të modelimit
të ndërtesës.

E. Tafarshiku

81
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9

PJESA 1: SETI I PAMJEVE (VIEW MAP) DHE NAVIGATOR-i


Duke klikuar në tab-in View Map në Navigator ju mundëson të keni qasje në pamjet e paradefinuara të
përcaktuara sipas shkallës, shtrasave (layering), opsioneve të paraqitjes dhe llojet e pamjeve. Këto pamje
pasqyrojnë vizatimet finale dhe pamjet 3D të bëra për projektin siç janë Planimetria, Plani i Situacionit,,
Dukjet, Prerjet, Dukejn 3D, Perspektiven, Dokumentet 3D, etj.

Qasja te këto pamje është e thjeshtë sikur te Project Map. Pamjet e paracaktuara kryejnë dy funksione:
• Në ArchiCAD: Ju mundëson qasje të shpejtë te pamjet e paracaktuara në planimetri, prerje, dukje, detaje,
3D etj.
• Në Layout book : Ju mundëson vendosjen e të gjithë layouts (faqeve për shtypje) të paracaktuara në
projekt, të organizuara në nën sete të prezentuara në folder. Në Layout book mund të qasni nga
Navigator-i dhe Organizer.

Krijo një Set të Pamjeve për Prezantim


1. Shko në Navigator, kliko tab-in View Map, dhe kliko butonin në Navigator “Presentation” ose në Level1-
Step09 kliko me të djathtën dhe zgjedh New Folder. Në dritaren për dialog Create New Folder, shtyp set-
in e ri të pamjeve me emrin “Presentation” dhe pastaj shtyp butonin Create (krijo).

PJESA 2: VEGLAT PRERJE (SECTION) dhe DUKJE (ELEVATION)


DHE PARAMETRAT E TYRE
E. Tafarshiku

Kliko dy herë në veglën Prerje (Section) për të hapur dritaren për dialog e cila përmban shtatë
panele: General, Marker, Marker Head, Model Display, Story Levels, Story Handle Marker Custom
Settings dhe Grid Tool.

82
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9

Konfiguro Parametrat për Prerjet/Dukjet


Hapni dritaren për dialog Section (Prerje) nga Toolbox-i dhe konfiguroni parametrat në vijim:

1. Paneli i parë General paraqet opsionet e përgjithshme. Ai përmban ID-në, Emrin e Prerjes, Status-in,
paraqitjen e Vijës së Prerjes në kate të ndryshme (Show on stories), Horizontal Range dhe Vertical Range
të cilën ajo e paraqet
• Shenja ID në Planimetri paraqitet e orientuar me drejtimin e shigjetës. Shënoni “A/1” për shenjën ID.
• Emri (name) paraqitet në paletën e Navigatorit, në menynë Window. Shëno “Section”.
• Horizontale range (Kufiri horizontal) përcakton sa larg, Prerja ose Dukja do të shohë përmes ndërtesës.
Përzgjedh opsionin “Infinite”.
• Status i pamjes së Prerje ju mundëson për të fiksuar se si Dritarja Prerje është freskuar (p.sh.: Auto-rebuild
Model, Manual-Rebuild Model ose Drawing), përzgjedh opsionin Auto-rebuild Model.

E. Tafarshiku

83
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9
2. Paneli i dytë Marker paraqet opsionet, të cilat janë, paraqitja llojin e vijës së Prerjes dhe komponentët e
saj, fontin dhe madhësin e tekstit, madhësin e shenjës së Prerjesetj.

3. Paneli i tretë Marker Head paraqet llojin e shenjës së Prerjes (Marker Style).

4. Me ndihmën e Panelt Model Display ju mund të aktivizoni hijet vektoriale dhe shrafurat e pamjeve 3D
në sipërfaqet e modelit për pamjet Prerje të ngjashme me pamjen e modelit në dritaren 3D.

E. Tafarshiku

84
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9
5. Paneli Story Levels parqet mundësin e paraqitjes ose jo të vijave që paraqesin nivelin e etazhave (Story
Levels)

6. Paneli Grid Tool paraqet Rrjetën modulare (Grid Elements) të cilën e keni modifikuar më parë nga
menyja Design > Grid System …
• Së fundi përzgjedh layer-in “Marker Section”. Pasi të përfundoni kliko OK.

Vendos Vijën e Prerjes dhe Shenjën


1. Për të filluar vijën e prerjes, kliko për të vizatuar “rubberband”-in në planimetri.

2. Për të përfunduar vizatimin e vijës së prerjes, në fund kliko dy herë në pikën e saj të fundit ose kliko
butonin OK në Control Box.
E. Tafarshiku

85
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9
3. Për të përfunduar vijën e prerjes, kliko Kursorin Sy nga ana e drejtimit të prerjes për të parë. Koka e
shigjetës dhe ID-a do të vendosen automatikisht.

4. Për të parë prerjet shko në Navigator dhe seksionin Sections klikoni dy herë në A/2 Section për të hapur
prerjen “A/1 Section”. Të njëjtën gjë mund ta bëni kur e selektoni prerjen dhe me të djathtën klikoni në
Open Setion

5. Në Navigator nga faqja Project Map selektoni Prerjen A/2 Section (Auto-rebuild Model) dhe klikoni
me të djathtën, do të paraqitet mënyja doracake nga e cila do të zgjedhni Save Current View…

Do të paraqitet dritarja Save View me panelët Identification, General, 2D/3D Documents, 3D Only.
Në panelin Identification ID-në dhe Emrin e Pamjes (prerjes) mund ta ruani sipas Project Map (By Project
Map) ose ta ndryshoni përmes Custom.
Në Panelin General mund të ndryshoni Layer Combination, Scale – përpjesën e vizatimit dhe parametrat
tjerë.

Në fund klikoni në Create që pamja e juaj të ruhet menjëher në View Map me


emrin A/2 Section.
E. Tafarshiku

86
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9

Vendos Shenjën e Dukjes – Elevation (njëjtë sikur prerja)


1. Procedura e njëjtë (sit te prerja) për modifikimin e parametrave vlenë edhe për veglën Elevation.

2. Për të parë dukjen, në Navigator klikoni dy herë në dukjen me emrin North Elevation (Auto-rebuild
Model).

3. Në Navigator nga faqja Project Map selektoni Dukjen North Elevation (Auto-rebuild Model) dhe
klikoni me të djathtën, do të paraqitet mënyja doracake nga e cila do të zgjedhni Save Current View…

Nëse nuk dëshironi të ndryshoni emrin nga emri në Project Map, klikoni në Create
që pamja e juaj të ruhet menjëher në View Map me emrin North Elevation.

PJESA 3: DRITARJA PRERJE/DUKJE


Në formën standarde Dritaret Section dhe Elevation janë lloje të modelit Autorebuild dhe janë
E. Tafarshiku

automatikisht të lidhura me Objektin Virtual. Çdo ndryshim i bërë në Planimetri do të shfaqet në Dritaret
Section dhe Elevation, si dhe anasjelltas.

Edito Elementet e Ndërtesës


87
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9

1. Përzgjedh veglën shigjetë nga Tool Box


2. Në Dritaren Dukjes Veriore, tërhiq kursorin në këndin e dritares të paraqitur derisa kursori të kthehet në
Checkmark. Kliko në kënd të dritares për ta selektuar dritaren.

3. Kliko për herë të dytë në të njëjtin kënd, do të paraqitet pet palett-i me komanda Stretch horizontally dhe
vertically nga e cila zgjedhni Stretch vertcally.

4. Tërhiq kursorin në fund të dritares në të djathtë dhe kliko përsëri kur ju jeni radhitur me skajin e hapjes, të
treguar me check mark.

5. Përsëritni hapin e njëjtë për dritaren në të majtë nga dritarja që sapo e rregulluat me njërën nga komandat
nga pet palett.

PJESA 4: DIMENSIONIMI NIVELOR


Dimension (Dimensionet Lineare), Level Dimension (Dimensionet Nivelore) janë të vendosura në
seksionin Document ndërsa Radial Dimension (Dimensionet Radiale) dhe Angle Dimension
(Dimensionet Këndore) janë të vendosura në seksionin More në Toolbox. E. Tafarshiku

88
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9

Vendosni Dimensionet Nivelore

1. Hapni Prerjen A/1 nga Navigatori.


2. Zmadho (Zoom In) anën e djathtë të prerjes.

3. Hapni dritaren për dialog Dimension Default Settings. Në panelin Type and Font përzgjedh ikonën e
Shenjës Nivelore (Elevation Simbol) nga Llojet e Dimensioneve. Pastaj përzgjedh llojin e shenjës
Elevation Dimension dhe kliko OK.

4. Vendos shenjat (targets) si në figurën më poshtë për të përshkruar lartësinë e niveleve.

E. Tafarshiku

`
5. Tërhiq kursorin në të djathtë dhe kliko dy herë për të vendosur dimensionet. Kliko me çekan për të
vendosur vijën e dimensioneve. Vija e dimensioneve do të duket kështu:

89
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9

PJESA 5: PËRDORIMI I VEGLËS MARQUEE PËR 3D


Vegla Marquee përdoret për të definuar zonat për editim dhe për qëllim të vizuelizimit. Për të përdorur
veglën Marquee për të selektuar dhe për të edituar, ju duhet së pari të përcaktoni sipërfaqen e përzgjedhur
drejtkëndëshe ose poligonale. Të gjitha ndihmat konstruktive janë të mundshme, përfshirë të dhënat
numerike.

Opsionet e Marquee për Definimin e Zonës


Vegla Marquee ka dy metoda definuese të mundshme në Info Box.

• Me konturën e vijës së hollë të ndërprerë prezantojmë metodën e Single Story (Katit të Vetëm).
• Me konturën e vijës së trashë të ndërprerë prezantojmë metodën e All Stories (Të Gjitha Kateve).

Krijo Prerjen 3D
1. Përzgjedh Veglën Marquee
E. Tafarshiku

2. Përzgjedh opsionin All Stories nga Info Box.

3. Vizato Marquee përreth zonës së ndërtesës që dëshironi ta shikoni në 3D.

90
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 9

4. Shko në dritaren 3D për të parë prerjen tre-dimensionale.

5. Derisa Dritarja 3D është akoma aktive, në Generic Axonometry në Navigator kliko me të djathtën dhe
zgjedh Save Curent View. Në dritaren Save View në seksionin Name zgjedhni Custom dhe ndryshoni
emrin e pamjes në 3D Cutaway.

E. Tafarshiku

91
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

KAPITULLI 10:
SHTIMI I ELEMENTEVE (GJËRAVE
PËRRETH)
Përmbajtja
Pjesa 1: Definimi i Shkallëve
Pjesa 2: Vegla Shkallë dhe Parametrat
Pjesa 3: Hapja e Shkallëve dhe Boshllëku mbi Shkallë
Pjesa 4: Shkallët e Jashtme dhe Veranda

Ushtrime
• Konfigurimi dhe Vendosja e objetit Shkallë
• Rregullo Hapjen e Shkallëve
• Rregullimi i Boshllëkut mbi Shkallë
• Krijimi i Verandës së Jashtme
• Shto Shkallët e Jashtme duke Përdorur Veglën Pllakë.

Fillimi i Ushtrimit
Përdor failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hape failin me emër Level1-Step10.pln.

Rishikimi i Projektit
Në këtë ushtrim shkallët janë dizajnuar në dy pjesë, shkallët e drejta mbi si dhe forma e lirë në bazë. Përveç
kësaj, disa shkallë janë krijuar për të kaluar në nivelin e ndarë brenda Qëndrimit Ditor dhe si një kalim në
kuvertën e pasme.

E. Tafarshiku

92
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

PJESA 1: DEFINIMI I SHKALLËVE


Shkallët mund të krijohen nga Vegla Pllakë dhe nga Vegla Shkallë. Vegla Pllakë përdoret për vizatuar dhe
dizajnuar secilin basamak të shkallës si një element të veçant. Kjo i mundëson projektantit për të vizatuar dhe
edituar çdo nyje të shkallës dhe rregulluar shkallët deri te forma e dëshiruar.

Vegla Shkallë është njëra prej llojeve të veglave objekt (object tool). Në shumë raste, sjellja e Shkallëve (Stairs)
është e njëjtë me Objektet (Objects), por ato mund të krijohen dhe të modifikohen vetëm me veglën Shkallë.

Në Planimetri, objekti Shkallë është paraqitur si symbol 2D duke përdorur marrëveshjet standarde
arkitektonike. Shkallët mund të jenë të dukshme nëpërmjet shumë kateve dhe një numër detajesh i dukshëm
në simbolet 2D janë të varura nga shkalla e paraqitjes.
• Llojet standarde të shkallëve mund të krijohen duke përzgjedhur njërin nga shembujt e paradefinuar dhe
pastaj të rregullohen.
• Shkallët sipas porosisë mund të krijohen nga kontura e shkallëve dhe nga vija e lëvizjes të dizajnuara nga
veglat për vizatim 2D në ArchiCAD.

PJESA 2: VEGLA SHKALLË (STAIR) DHE PARAMETRAT

Vegla Shkallë automatikisht prodhon veçoritë e plota për objektet në ArchiCAD të cilat ju drejtpërdrejtë
mund t’i ruani në bibliotekën tuaj të komponentave të objektit. Duke përdorur Veglën Shkallë, ju mund të
dizajnoni shkallët hap pas hapi duke definuar komponentat e radhës:
E. Tafarshiku

• Forma (gjeometria)
• Vija e Lëvizjes
• Basamaku
• Struktura
• Parmaku
• Veçoritë

93
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10
Në dritaren për dialog për parametrat e Shkallëve ju gjithashtu mund të ndryshoni parametrat e ndonjë objekti
brenda bibliotekës (siç e kemi bërë për Dritaret dhe Dyert) ose ju mund të hapni Krijuesin e Shkallëve për të
krijuar objektin e shkallëve sipas porosisë.
Në këtë shembull ne do të krijojmë shkallët duke përdorur Veglën Shkallë të ArchiCAD-it për të siguruar
qarkullimin (komunikimin) nga kati përdhesë në katin e parë.

Konfiguroni dhe Vendosni Objektin Shkallë

1. Klikoni dy herë në veglën Stair (Shkallë) nga pjesa Design në Toolbox për të paraqitur dritaren për dialog
për Parametrat e Shkallëve.

2. Në dritaren për dialog për Parametrat e Shkallëve, përzgjedhni objektin RC Straight Flight Stair tg nga
folderi Concrete Stairs brenda Stair Elements.

E. Tafarshiku

94
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

3. Në panelin Preview and Positioning, fikso lartësinë e Shkallëve në 3000 mm dhe këndin e rrotullimit
270 shkallë, pastaj nga Preview Options zgjedh opcionn Plan View dhe kliko me kursor në pikën
intersektuese të majtë të epërme, (siç shihet në shembullin në vijim).

4. Në panelin Parameters, hap seksionin Flight Parametrat dhe përzgjedh opsionin Top Tread Below
Floor Level dhe fikso gjerësinë e krahut 1220. Pastaj listoni poshtë deri te Low Slab Thickness dhe
shënoni 0. Ndërsa për Upper Slab Thickness shënoni 300.

E. Tafarshiku

95
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

5. Në seksionin Tread and Riser Size dhe për 2*Tread Height + Depth shënoni 658 dhe për Preferred
Tread Height shënoni 175.

6. Për të ndryshuar pozitën e vijës së prerjes, hapni parametrat për 2D Symbol Type dhe fiksoni Pozitën e
Vijës së prerjes në 1600 mm. Nën 2D Symbol Type klikoni ON në Story Sensitiv.

7. Hapni panelin 2D Symbol, Arrowhead, Flight, Tread and Railing Types dhe përzgjedhni llojet e
simboleve 2D nga menyja pop-up. Nga këto simbole përzgjedhni Type 11.

E. Tafarshiku

8. Përzgjedh përsëri menynë pop-up dhe përzgjedhni parmakun e llojit Right Railing Types. Nga lista e
llojeve të parmakëve, përzgjedhni llojin Wired.

96
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

9. Nga paneli Floor Plan and Section në seksionin Cut Surfaces, kyçe ON Enable Object’s Attributes,
përzgjedh shrafurën Structural Concrete dhe Cut Fill Pen 20.

10. Së fundi, përzgjedh layer-in Stair dhe kliko OK.


11. Për të vendosur shkallët, kaloni në rrjetin ortogonal (Orthogonal Grid) dhe kyçe ON Grid Snap. Tërhiq
kursorin dy moduj majtas këndit të murit që shihet më poshtë dhe kliko. Shkallët do të vendosen.

12. Për të parë shkallët në 3D, përzgjedh Marque Tool dhe përshkruaj zonën në planimetri të cilën dëshironi
ta shikoni. Kaloni në Dritaren 3D.
E. Tafarshiku

97
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

PJESA 3: HAPJA E SHKALLËVE DHE BOSHLLËKU MBI SHKALLË


Siç shihet nga pamja më lartë, për shkallët duhet të hapet boshllëku mbi to dhe hapja brenda pllakës. Dy
shembujt në vijim do të demonstrojnë se si të editohet pllaka dhe si të rregullohet lartësia e poshtme e
mureve.

Rregullo Hapjen e Shkallëve


1. Kaloni në katin e dytë (Second Floor), përzgjedhni Veglën Shigjetë (Arrow Tool) dhe përzgjedhni butonin
Selektimi i Shpejtë (Quick Selection) (ikona magnet). Pastaj fikni OFF Snap Grid.

2. Tërhiq kursorin deri në sipërfaqen mbi pllakë. Kur kursori ndryshon formën në Kursorin Magnet, kliko në
sipërfaqe. Derisa kulmi është më lartë se pllaka, kulmi do të përzgjedhet i pari. Kliko tastin Tab që të
theksohet pllaka dhe pasta kliko, në këtë rast do të selektohet pllaka.

3. Tërhiq kursorin në këndin e majtë të poshtëm të pllakës derisa kursori të ndryshojë në checkmark. Kliko
dhe mbaje (hold) butonin e mausit derisa të shfaqet Pet Palett-i në ekran. Pastaj çliro butonin e mausit për
të filluar editimi i pllakës.

E. Tafarshiku

4. Përzgjedh butonin e sipërm të majtë për të zhvendosur (lëvizur) nyjet e pllakës së përzgjedhur.

98
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10
5. Tërhiq nyjen e pllakës deri te këndi i sipërm i majtë i murit të lakuar.

6. Pastaj, shto një nyje (pikë) të re në pllakë duke klikuar në skajin dhe duke përzgjedhur metodën Straight
Slab nga Pet Palett-a. Siç shihet më poshtë, kliko për të shtuar nyjet dhe zhvendos nyjet për të
transformuar formën e pllakës.

7. Vazhdoni duke shtuar pikat në pllakë dhe duke e riformuar atë si në pamjet më poshtë,

8. Së fundi, shto pikat përfundimtare në këndin e murit dhe pastaj nga Pet Palett-a përzgjedh metodën Pllaka
e Lakuar (Curved Slab) dhe e lakoni pllakën duke e mbështetur për mur.

9. Kaloni në 3D për të parë hapjen për shkallë.

E. Tafarshiku

Rregullo Boshllëkun (hapjen) mbi shkallë


99
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10
1. Për të rregulluar boshllëkun mbi shkallë nga pjesa e poshtme e mureve, ne duhet të këpusim (trim) muret
deri te pjesa e poshtme e kulmit mbi shkallë. Për ta bërë këtë, First Floor (përdhesën) duhet ta shohim si
gjurmë (Trace Reference). Në Navigator klikoni me tastin e djathtë mbi 0.First Floor, dhe zgjedh
komandën Show as Trace Reference.

2. Selekto murin në të majtë të shkallëve, pastaj zgjedh komandën Split nga menyja Edit > Reshape > Split
dhe ndaje në dysh murin në intersektimin me murin e poshtëm, siç shihet më poshtë.

3. Përsëritni këtë hap për murin nën shkallë.

4. Tani zgjedhni Marquee Tool dhe përzgjedhni metodën All Stories nga Info Box, dhe përshkruani me
drejtëkëndësh pjesën të cilën dëshirojmë ta shikojmë në Dritaren 3D. Kaloni në 3D.

5. Së fundi, me Arrow Tool përzgjedhni muret e ndara me komandën Split, në planimetri ose 3D, si dhe
E. Tafarshiku

kulmin e poshtëm.

100
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

6. Shko në menynë Design dhe zgjedh komandën Crop to Single-Plan Roof. Në dritaren për dialog, Crop
to Single-plane Roof përzgjedh opsionin Crop Element Base dhe kliko Crop. Muret tani do të këputen
përfundi deri te kulmi dhe mbi shkallë do të ketë boshllëk të duhur.

PJESA 4: SHAKLLËT E JASHTME DHE VERANDA


Vegla Pllakë (Slab Tool) gjithashtu mund të përdoret për të krijuar oborrin e jashtëm, verandën, trotuarin etj.
Në këtë shembull ne do të krijojmë verandën.

Krijo Verandën e Jashtme


1. Së pari do të krijojmë murin për skajin e verandës. Kalo në katin e parë dhe kliko dy herë në Veglën Mur
(Wall Tool). Kliko butonin Favorites dhe përzgjedh murin “Stucco Wall – Cranberry”. Kliko OK.

2. Pastaj, shëno informatat për mur në panelin Geometry and Positioning si dhe në panelin Floor Plan and
Section siç shihen më poshtë; H=1500; w=450; to story 0= -600; Zgjedh Empty Fill; Pastaj kliko OK,
E. Tafarshiku

101
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

3. Për të vizatuar murin, zgjedhni metodën Arc by 3 Point nga Info Box.

4. Kliko në pikën e parë siç shihet më poshtë.

5. Kliko në pikën e dytë siç shihet më poshtë.

6. Kliko në pikën e tretë siç shihet më poshtë. Kliko për herë të dytë në pikën e tretë për të përfunduar
harkun.

7. Tani të shtojmë pllakën për të krijuar verandën. Kliko dy herë në Veglën Pllakë për të hapur Parametrat
për Pllakë (Slab Settings). Shëno për trashësinë e pllakës 150, nivelin 0, pastaj në panelin Floor Plan and
Section, kyç ON seksionin Cover Fills dhe zgjedh shrafurën “Tile 300”. Kjo do të paraqesë shrafurën në
planimetri duke reflektuar formën e pllakës së verandës, si në vijim:
E. Tafarshiku

102
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

8. Në panelin Model zgjedh materialin “Drucker – Floor Pavers” dhe Kliko OK.

9. Për të vizatuar Pllakën zgjedh metodën gjeometrike Poligonale nga Info Box. Kyçe ON Grid Snap dhe
kliko pikën fillestare një modul në të majtë të derës siç shihet më poshtë.

10. Fike OFF Grid Snap dhe kliko 2 këndet e tjera. Pastaj kliko metodën gjeometrike Centerpoint dhe
tërhiq kursorin në skajin e murit të lakuar për të parë përkohshëm pikën e qendrës (special snap points),
dhe lëviz kursorin në intersektimin e murit harkorë përballë dhe kliko për të përfunduar.

11. Tani zgjedh opsionin e segmentit të drejtë. Kompleto 3 pikat e tjera deri në skajin e murit harkor të
verandës.
E. Tafarshiku

12. Për të përshtatur murin harkor të verandës, zgjedh metodën gjeometrike Arc by 3 points dhe kliko pikën
e dytë përgjatë harkut.

103
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

13. Kliko pikën e tretë në hark për të krijuar rrezen dhe kliko për herë të dytë në fund të harkut.

14. Për të përfunduar, zgjedh Segmentin e Drejtë (Straight Segment) përsëri dhe kliko në pikën e parë (pikën
fillestare).

15. Pllaka përfundimisht duhet të duket si në imazhin më poshtë.

E. Tafarshiku

104
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 10

Krijo Shkallët duke përdorur Veglën Pllakë


1. Për të ndërtuar shkallët nga pllaka, hapni Slab Settings dhe ndryshoni trashësinë e pllakës dhe nivelin e sajë
si në vijim. Çkyç OFF Covers Fills.

2. Vendos shkallën tjetër duke ndryshuar parametrat e pllakës si në vijim (lartësia e shkallëve 150 mm).

3. Përfundo hapat e mbetur të shkallëve si më poshtë, duke ndryshuar lartësinë e shkallëve në rritje prej 150
mm.

4. Përsërit këta hapa për anën përballë të verandës. Kur të përfundoni, kaloni në 3D për të parë verandën nga
ana e pasme e shtëpisë.

E. Tafarshiku

105
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

KAPITULLI 11:
SHTIMI I DETAJEVE
Përmbajtja
Pjesa 1: Definimi i një objekti
Pjesa 2: Vegla Objekt dhe Parametrat
Pjesa 3: Vendosja e një Objekti
Pjesa 4: Vegla Llambë dhe Parametrat
Pjesa 5: Vendosja e një Llambe

Ushtrime
• Konfigurimi i Parametrave të Objekteve
• Vendosja e Objekteve të Kuzhinës
• Vendosja e Objekteve Trajeve të Kulmit
• Vendosja e Objekteve Përcjellëse
• Vendosja e Objekteve Llambë

Fillimi i Ushtrimit
Përdor failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hape failin me emër Level1-Step11.pln.

Rishikimi i Projektit
Kuzhina, dhoma e gjumit dhe banjoja janë dizajnuar me objekte standarde të ArchiCAD-it. Parametrat e
objekteve mund të rregullohen për të përshtatur kërkesat projektuese të arkitetktit.

E. Tafarshiku

106
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11
Pastaj, ne do të vendosim trajet strukturale (mahitë) dhe pajandrat e kulmit në kulmin e pjerrët duke i
përdorur objektet nga biblioteka e ArchiCAD-it.

PJESA 1: DEFINIMI I NJË OBJEKTI


Objektet janë elemente të paradefinuara komplekese parametrike të cilat mund të vendosen lirisht në projekt.
Llambat janë Objekte speciale që përdoren si burim i ndriçimit në projekt.
Biblioteka e ArchiCAD-it përmban një numër të madh të Objekteve të paradefinuar të radhitura nga format e
thjeshta gjeometrike deri te pjesët komplekse të orendive.

Në Planimetri, Objektet dhe Llambat janë prezantuar sipas simbolit 2D derisa pamja e tyre 3D
krijohet nga dokumenti origjinal që i merr në konsideratë parametrat e zgjedhur nga përdoruesi.

Disa objekte vetëm 2D kanë Simbole 2D janë të dizajnuara posaqërisht për përdorim në dritaren
Prerje/Dukje. E. Tafarshiku

107
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

PJESA 2: VEGLA OBJEKT DHE PARAMETRAT


Kutitë për dialog dhe Parametra të Objekteve dhe Llambave janë të ngjashme. Në kutinë për dialog për
parametrat e Objekteve dhe Llambave janë shtatë panela: Preview and Positioning, Parameters, Custom
Settings, Floor Plan and Section, Model, Listing and Labeling dhe Tags and Categories.

Konfiguroni Parametrat e Objekteve


1. Klikoni dy herë në Veglën Objekt për të hapur dialogun për Parametrat e Objekteve.

2. Nga folderi View dhe Objekte e mundshme për t’u zgjedhur, përzgjedhni objektin “Cab Base Corn-L” nga
folderi “Kitchen Cabinets 9”.

3. Paneli Preview and Positioning përfshin kontroll të thjeshtë navigacioni. Përdorni butonin afër Preview
Area për të zgjedhur pamjen.
 Shëno për gjatësinë (length) 1200, gjerësinë (width) 1200 dhe lartësinë (height) 900.
E. Tafarshiku

108
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

• Kliko në ikonën në krye të Preview Area për të parë pamjen 2D të objektit.

• Tërhiq kursorin brenda Prview Area dhe kursori do të ndërrohet në shigjetë të lakuar, për t’iu mundësuar
juve rrotullimin e Simbolit 2D ose Pamjes 3D të pjesës së Bibliotekës tuaj. Rrotullo objektin sikur në
pamjen më poshtë (këndi i rrotullimit të jetë 0).

• Objektet janë të pozicionuara sipas pikave të tyre (hotspot), të definuara në pamjen simbol 2D dhe të
paraqitura me X. Kliko në X-in e majtë të sipërm si pikë për vendosjen e objektit.

4. Paneli i dytë është Parameters. Ai përmban dimensionet e objektit si dhe një set parametrash të definuar
në Pjesën e Bibliotekës (Library Part).

• Tani kliko në parametrat për Cabinet për të paraqitur opsionin për definimin e dollapit. Përzgjedh
opsionin “Sides Visible” dhe zgjedh “Left”.

E. Tafarshiku

Tani kliko në parametrat për material dhe përzgjedh materialet sikur në figurën 1. Nga paneli për parametra
Door, Knob, Sink and Tab Style përzgjedh “Style 1” (figura 2).

109
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

PJESA 3: VENDOSJA E OBJEKTEVE


Për të vendosur Objektin (Cabinet Base Corner) do të përzgjedhim metodën gjeometrike nga Info Box, duke
e rrotulluar objektin në pozitën e dëshiruar.

Vendosni Objektet e Kuzhinës


1. Fikni OFF rrjetin e sfondit (background Grid) duke klikuar në komandën Grid Display nga menyja View.
Pastaj, nga Info Box përzgjedh metodën gjeometrike të rrotulluar.

2. Tërhiq kursorin deri në këndin e majtë të sipërm në intersektimin e mureve të rrotulluara dhe kliko.

3. Tani rrotullo dollapin duke e tërhequr kursorin poshtë derisa të përputhet me skajin e brendshëm të murit.
Kur kursori të ndërrohet në Laps me vijë brenda, kjo tregon se ju jeni në linjë me skajin e murit. Kliko për
herë të dytë për të përfunduar vendosjen e dollapit.

Përfundimisht dollapi do të dukej në Planimetri dhe në Dritaren 3D sikur në figurën më poshtë:


E. Tafarshiku

Përfundoni vendosjen e dollapëve dhe pajisjeve tjera të kuzhinës duke përdorur objekte dhe parametrat si
në vijim për të kompletuar projektin.

110
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11
4. Vendos objektin “Sobën me Gaz” (“Gas Stove”) si në vijim:

5. Vendos objektin “Cab Base 2D” me lavaman.

6. Vendos objektin e dytë “Cab Base 2D” pa lavaman.

7. Së fundi vendos objektin “Refr Side by Side Ice”.

E. Tafarshiku

111
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

Vendosni Objektet e Kuzhinës


1. Kulmi mbi Dhomën e Ndejës (Living Room) është ndërtuar mbi mahi dhe pajandra që e mbajnë kulmin.
Kliko dy herë në Veglën Objekt (Object Tool) për të hapur dritaren për Parametrat e Objekteve.

2. Në folderin “Roof Construction 9” në kuadër të seksionit “1.4 Building Structures 9”, përzgjedhni
objektin “Mahia” (“Rafter”). Defino madhësinë, lartësinë, gjatësinë dhe paramterta tjerë si më poshtë.

3. Para se ta vendosni objektin e mahisë, përzgjedh metodën për vendosjen Horizontale (Horizontal
placement) nga Metodat Gjeometrike të mundshme në Info Box.

4. Për të vendosur mahinë, tërhiq kursorin brenda Dhomës së Ndejës në këndin e majtë të poshtëm.

E. Tafarshiku

5. Për të krijuar serinë e mahive për kulmin, përzgjedh Veglën Shigjetë (Arrow Tool) dhe kliko në këndin e
majtë të sipërm të objektit “mahi” për ta përzgjedhur (selektuar) atë.

112
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

6. Duke qenë objekti i selektuar, zgjedhni komandën Multiply (Shumëzimi) nga menyja Edit. Në dialogun
Multiply, përzgjedh metodën e veprimit Drag dhe Distribute -1. Pastaj shëno 4 për numrin e kopjeve.
Kliko OK.

7. Tërhiq kursorin në këndin e majtë të poshtëm të murit të jashtëm. Kur kursori të ndërrohet në checkmark,
kliko dhe tërhiq kursorin në të djathtë. Kur kursori të arrijë këndin e kundërt, kliko për të përfunduar
procesin e shumëzimit (multiply). Ju tani keni 5 mahi të reja në anën e nënkulmit.

8. Hapi i ardhshëm është vendosja e pajandrave nën mahitë e vendosura. Në dialogun për Parametrat e
Objekteve, nga “Roof Construction 9” në kuadër të seksionit “1.4 Building Structures 9”, përzgjedh
objektin “Block Inclined”. Defino madhësinë, lartësinë, gjatësinë dhe paramterta tjerë si më poshtë.

E. Tafarshiku

113
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11
9. Fikso materialet e këtij objekti në “Drucker – Frames & Struts”. Kliko OK.

10. Tërhiq kursorin në intersektimin në mes të pikës qendër të mahisë dhe skajit të murit. Kur kursori kthehet
në kryq (tregon që mund të ngjiteni në pikën intersektuese) kliko për të vendosur objektin (pajandrën).

11. Përsërite komandën e shumëzimit (multiply) për të vendosur pajandrat në çdo mahi.

12. Mahitë dhe pajandrat përfundimtare do të duken si në figurën më poshtë.

Vendosni Objektet Përcjellëse


1. Kaloni në Katin e Dytë (“Second Floor”).
2. Për ta përzgjedhur dhe definuar shtratin, hapni Parametrat e Objekteve duke klikuar dy herë në Veglën
Objekt (Object Tool).
E. Tafarshiku

3. Në folderin “Beds 0” në kuadër të seksionit “1.1 Furnishing”, përzgjedh objektin “Bed Double 01”.
Fikso madhësinë e shtratit, simbolin 2D, llojin e kornizës, lartësinë e kornizës, llojin e ballit të shtratit dhe
paramterta tjerë si më poshtë. Kliko OK kur të përfundoni.

114
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

4. Me pikën e vendosjes në këndin e majtë të sipërm, tërhiq kursorin në këndin e majtë të poshtëm të murit
si më poshtë, kliko për të vendosur shtratin.

5. Pastaj, vendos dollapët në secilën anë të shtratit. Përzgjedh objektin “Credenza Multidrawer” nga folderi
“Cabinets and Shelves”.
Fikso madhësinë e dollapit, simbolin 2D, llojin e këmbëzave, llojin e kornizës, llojin e sirtarit dhe
paramterta tjerë si më poshtë. Fikso pikën insertuese në këndin e djathtë të sipërm. Kliko OK kur të
përfundoni.

E. Tafarshiku

6. Tërhiq kursorin në këndin e sipërm të majtë të skajit të murit dhe kliko.

115
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

7. Përsëri hapni Parametrat e Objekteve dhe ndryshoni pikën insertuese në këndin e djathtë të sipërm.

8. Klikoni butonin OK dhe vendosni dollapin në anën e djathtë të shtratit.

9. Për lavamanin e banjos, përzgjedh “Basin 02” nga folderi “Plumbing Fixtures 9” dhe ndryshoni
parametrat si më poshtë.

10. Kur të përfundoni, vendos lavamanin në mur.

11. Vendosni pasqyrën mbi lavaman, përzgjedhni objektin “Glass Pane” nga folderi “Bathroom Accessories
E. Tafarshiku

9”.

116
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

12. Pamja 3D do të dukej kështu.

PJESA 4: VEGLA LLAMBË DHE PARAMETRAT


Parametrat e objekteve të lidhura me Llambat në Pjesën e Bibliotekës janë unikë, mundësojnë parametrat siç
janë: intensiteti, shpërndarja dhe këndi i dritës. Këta parametra janë të mundshëm vetëm për Veglen Llambë,
tani të shpërndara disa karakteristika me Veglën Objekt (Object Tool).

• Ju mund të fiksoni ngjyrën e burimit të dritës duke klikuar dy herë në kutinë e Ngjyrës (Color box).
• Shkëlqimin i dritës rregullohet me shfletuesin – rrëshqitës. Maksimumi i shkëlqimit është në të djathtë.
• Butoni (switch) afër kutisë së ngjyrës ju mundëson të ktheni llambën ON dhe OFF në PhotoRender.

PJESA 5: VENDOSJA E OBJEKTIT LLAMBË


Tani duhet t’i përzgjedhim, rregullojmë dhe vendosim llambat brenda modelit.

Vendosni Objektet Llambë


1. Klikoni dy herë dhe hapni Veglën Llambë nga lista More në Toolbox. Përzgjedh objektin “Wall Lamp 05”
nga folderi “Interior Lamps 9”.
E. Tafarshiku

2. Rregulloni lartësinë, madhësinë dhe parametrat tjerë. Zgjedh pikën insertuese në qendër dhe kliko OK.

117
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 11

3. Vendos llambat në mur në pikat e mesit të lavamanit.

E. Tafarshiku

118
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12

KAPITULLI 12:
DEFINIMI I SHËNIMEVE TË HAPËSIRAVE
Përmbajtja
Pjesa 1: Shënimet dhe Definimi i Dimensioneve
Pjesa 2: Vegla Tekst dhe Parametrat
Pjesa 3: Vegla Etiketë (Label) dhe Parametrat
Pjesa 4: Vegla Dimension dhe Parametrat
Pjesa 5: Definimi i Zonave
Pjesa 6: Vegla Zonë (Zone) dhe Parametrat

Ushtrime
• Konfigurimi i Parametrave të Veglës Tekst
• Vendos Tekstin në Planimetri
• Konfigurimi i Parametrave të Veglës Etiketë
• Vendos Etiketat në Planimetri
• Konfigurimi i Parametrave të Veglës Dimension
• Vendos Dimensionet
• Konfigurimi i Parametrave të Zonës
• Fikso Informatat që duhet të paraqiten
• Vendos një zonë Automatike
• Defino Perimetrin e Zonës
• Krijo një Hapësirë të Kalkuluar

Fillimi i Ushtrimit
Përdor failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hape failin me emër Level1-Step12.pln.

Rishikimi i Projektit
Ky model përmban informata të cilat mund të jenë të lidhura me dimensionet, elementet etiketa dhe hapësirat
e kalkuluara. Në këtë hap ne do të vendosim dimensionet në planimetri duke e përdorur Veglën Dimension,
etiketat e elementeve ndërtimore duke përdorur Veglën Etiketë (Label), do të vendosim shënime duke
përdorur Veglën Tekst dhe etiketën e hapësirave duke përdorur Veglën Zonë (Zone Tool). Vegla Zonë
përdoret për të përshkruar hapësirat brenda projektit për t’i kalkuluar ato.
E. Tafarshiku

119
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12

PJESA 1: SHËNIMET DHE DEFINIMI I DIMENSIONEVE


ArchiCAD-i ofron një larmi të madhe të shënimeve (simboleve) dhe veglave për dimensionim dhe opsione
për mënyra dhe situata të ndryshme të përdorimit. Si dimensionet po ashtu edhe etiketat mund të lidhen me
një element aktiv, të pajisin automatikisht me freskimin e dimensioneve, teksteve, shënimeve dhe informatave
kur elementet ndërtimore ndryshojnë.

Definimi i Tekstit dhe Etiketës


Me veglën Tekst, ju mund të krijoni tekste në shumë rreshta me opsionet e plota të shkallës së
font-it, lloje të shumta dhe radhitjen në çdo drejtim. Blloqet e teksteve mund të krijohen në Planimetri,
Preje/Dukje dhe dritaren për vizatimin e Detajeve. Tekste mund të jenë të lira, me korniza ose me kllapa në
çdo kënd që të lokalizohen më lehtë.

Etiketat janë blloqe të teksteve ose simbole të lidhura në mënyrë fakultative me elementet konstruktive dhe
shrafurat 2D që ju mundësojnë t’i komentoni elementet ose një pjesë të projektit tuaj.
• Etiketat (labels) e pavarura në mënyrë manuale janë të vendosura në Planimetri ose dritaren e
Prerjes/Dukjes.
• Etiketat (labels) asociative (të lidhura) mund të vendosen automatikisht para krijimit të elementit ose
të shtohet më vonë.
E. Tafarshiku

Definimi i Dimensioneve
Dimensionet janë plotësisht asociative (të lidhura) dhe mund të përdorin njësi matëse dhe standarde të
ndryshme. Dimensionet lineare shënojnë saktë nyjet dhe skajet e elementeve konstruktive në projekt.

120
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12
Dimensionet mund të vendosen në Planimetri, Preje/Dukje dhe dritaren për vizatimin e Detajeve.
Dimensionet mund të vendosen në mënyrë individuale ose në seri në elementet e mundshme të drejta.
Lojet e ndryshme të dimensioneve janë: Dimensionet Lineare, Dimensionet e nivelit (lartësisë), Dimensionet
këndore dhe Dimensionet e rrezes.

• Vlerat e dimensioneve janë blloqe të teksteve që përmbajnë gjatësinë e njësisë së dimensionit. Për të
selektuar vetëm njësin e dimensionit, kliko në këndin e majtë të poshtëm të tekstit.
• Vargjet e dimensioneve janë shumat totale të njësive të dimensioneve të lidhura. Ju mund ta selektoni
vargun e dimensioneve duke klikuar në një pjesë të lirë të vijës së dimensionit me kursorin Mercedes.

• Dimensione Radiale (të rrezes) paraqesin vlerën e rrezes të një elementi harkor (të lakuar).

• Dimensionet e këndit paraqesin vlerën e këndit ndërmjet vijës dhe / ose skajit linear të një elementi ose
skajit të një poligoni. Ju mund të zgjedhni ndërmjet dy Metodave Gjeometrike – këndit të ngushtë dhe të
gjerë – nga kutia për dialog për Parametrat e Dimensionit të Këndit ose nga Info Box.

PJESA 2: VEGLA TEKST DHE PARAMETRAT


Vegla Tekst dhe Vegla Etiket (Label) janë të vendosura në panelin Basic në Toolbox.

Konfiguroni Parametrat e Veglës Tekst

1. Klikoni dy herë në veglën Text për të hapur dialogun për parametrat e saj.
E. Tafarshiku

2. Përzgjedh fonin “Arial”, fikso madhësinë e fontit në 3 mm dhe fikso parametrat e mbetur për tekstin që
do të paraqitet. Klikoni OK kur të përfundoni.

121
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12

Vendosni Tekstin në Planimetri


1. Kaloni në Katin e Parë dhe tërhiqni kursorin mbi derë dhe klikoni dy herë që të filloni të shkruani tekstin.
Shkruani “Hyrja” (Entry) dhe klikoni jashtë tekstit për të përfunduar tekstin.

PJESA 3: VEGLA ETIKETË DHE PARAMETRAT


Vegla Etiketë (Label) ju mundëson në të njëjtën kohë të krijoni shënim me drejtues dhe të caktoni simbole të
veçanta për mure, shtylla, traje, pllaka, kulme, objekte dhe llamba.

E. Tafarshiku

Konfiguroni Parametrat e Veglës Etiketë


1. Përzgjedhni panelin Content and Preview dhe selektoni opsionin Independent Label. Në panelin Text
Style, fikso fontin Arial dhe madhësinë e fontit 3 mm.

122
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12

2. Në panelin Pointer, përzgjedhni llojin e Vijës Solide (Solid Line) dhe opsionin e shigjetës së drejtë me
shigjetë 2 mm. Kliko OK.

Vendosni Etiketën në Planimetri


1. Vendos kursorin në skajin e vijës së kulmit derisa forma e kursorit të ndërrohet në formën Mercedes.

2. Tërhiq kursorin për të përshkruar vijën e parë të drejtuesit të etiketës dhe kliko. Tërhiq përsëri kursorin për
të përshkruar vijën e dytë. Kliko përsëri për të filluar të shtypni tekstin.

3. Tërhiq kursorin në të djathtë për të përshkruar gjatësinë e tekstit që ju dëshironi.


E. Tafarshiku

123
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12
4. Në kutinë e tekstit shënoni “Skaji i Kulmit Mbi” (Edge of Roof Above). Klikoni jashtë kutisë së tekstit në
planimetri për të miratuar etiketën.

PJESA 4: VEGLA DIMENSION DHE PARAMETRAT


Veglat për Dimensionet Lineare dhe Nivelore (të lartësisë) janë të vendosura në panelin Basic në Toolbox;
veglat e Dimensioneve të Këndit dhe Rrezes janë në panelin More në Toolbox. Veglat e ndryshme të
Dimensioneve iu mundësojnë një mori opsionesh.

Konfiguroni Parametrat e Veglës Dimension

1. Klikoni dy herë në Veglën e Dimensioneve Lineare


2. Në panelin Type and Font, përzgjedh fontin Arial dhe shënoni 3 mm për madhësinë e fontit.

E. Tafarshiku

3. Në panelin Marker and Witness Line Options, fikso madhësinë e shenjës në 2.5 mm dhe 300 mm për
“witness line gap”. Kliko butonin OK për të përfunduar.

124
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12

Vendosni Dimensionet
1. Në Info Box, përzgjedh butonin e metodës gjeometrike vertikale. Me këtë metodë dimensionet do të
vendosen vertikalisht.

2. Tërhiq kursorin në anën e sipërme të majtë të Dhomës së Ndejës dhe kliko në kënd për të vendosur
shenjën e dimensionit. Tërhiq kursorin në këndin e majtë të poshtëm dhe kliko në kënd. Për të vendosur
dimensionin klikoni dy herë. Kur paraqitet çekani, kliko në pikën ku dëshironi ta vendosni vijën e
dimensioneve.

3. Pastaj, vendosni dimensionin linear duke përdorur metodën gjeometrike horizontale. Për ta bërë këtë,
përzgjedh metodën gjeometrike horizontale nga Info Box. Pastaj vendos dimensionin horizontal duke
përdorur hapat e njëjtë.

4. Tani vendosni dimensioni linear duke përdorur metodën gjeometrike nën kënd. Për ta bërë këtë, përzgjedh
metodën gjeometrike nën Kënd nga Info Box. Pastaj vendos dimensionin linear nën një kënd duke
përdorur hapat e njëjtë.

5. Për të vendosur dimensionin e rrezes, kliko në Veglën e Dimensionit të Rrezes (Radial Dimension).

6. Vendosni kursorin në skajin e harkut derisa kursori të ndërrohet në Mercedes. Pastaj kliko kursorin në
skajin e murit dhe tërhiqe në drejtim të qendrës dhe kliko përsëri për të vendosur dimensionin.
E. Tafarshiku

7. Për të vendosur dimensionin këndor, kliko në Veglën e Dimensionit Këndor (Angle Dimension).

125
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12
8. Për të vendosur dimensionin këndor, vendos kursorin në skajin e murit nën kënd. Kur kursori të
ndërrohet në Mercedes, kliko në mur.

9. Tani Tërhiq kursorin në murin e kundërt i cili e përcakton këndin. Kliko në murin e dytë.

10. Për të vendosur dimensionin këndor, kliko dy herë në pikën ku dëshironi ta vendosni dimensionin.

PJESA 5: DEFINIMI I ZONËS


Zonat janë njësi hapësinore në projektin tuaj. Zonat mund të bëhen nga dhomat, grupeve të dhomave ose
prej pjesëve më të mëdha të Projektit. Zonat mund të prezantohen si shrafura 2D për kalkulimin e sipërfaqes
dhe si forma 3D për të prezantuar vëllimin e hapësirave.

PJESA 6: VEGLA ZONË DHE PARAMETRAT E SAJ


Vegla Zonë është e vendosur në panelin Basic të Toolbox-it. Kjo dritare ka gjashtë panele: Name and
Positioning, Zone Stamp, Custom Settings, Model, Area Calculation dhe Listing and Labeling.

E. Tafarshiku

Konfiguro Parametrat e Zonës


1. Kliko dy herë në Veglën Zonë për të hapur dialogun për parametrat

126
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12
2. Paneli Name and Positioning përmban informacionet bazë për Zonat, përfshirë Kategorinë, Emrin dhe
Numrin, me shumë opsione për definimin dhe pozicionimin e poligonit të Zonës dhe shenjës (vulës) së
saj. Zonat janë të definuara sipas emrit, kodit, ngjyrës dhe shenjës së zonës. Fushat për editimin e Emrit të
Zonës dhe Numrit definohen individualisht për çdo zonë.

3. Floor Plan ndikon në shrafurën dhe sfondin si dhe në llojin e ngjyrës së vijës së konturës. Për këtë
shembull do të përdorim parametrat standardë (defaults).
4. Paneli Zone Stamp përfshin një rishikim të Shenjës (vulës) së Zonës. Leri parametrat standardë për këtë
shembull.

5. Paneli Model kontrollon paraqitjen 3D të Zonës, duke përfshirë zgjedhjen e materialeve.

6. Paneli Area Calculation mundëson kontrollimin e sipërfaqes së matur dhe të përpunoj vlerat e llogaritura.
Do të përdorim parametrat standardë (defaults).
• Klikoni butonin OK për të fiksuar Parametrat e Zonës.

Fikso Informacionet që duhet të Paraqiten


Ky dizajn (projekt) përdor të dyja, hapësirat e mbyllura si dhe hapësirat e hapura siç janë Dhoma e Ndejës
dhe Kuzhina. Në shembullin vijues ju do të mësoni se si të përdorni shenjën (vulën) e zonës në mënyrë
automatike për hapësirat e mbyllura dhe metodën gjeometrike sipas dëshirës për hapësirat e hapura.
1. Para se të vendosim shenjën e zonës, fikso shtresën (layer) për të parë vetëm informacionet që kërkohen
E. Tafarshiku

për këtë shembull. Nga mënyja Document hapni Layer Settings.

127
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12
2. Në dialogun për Parametrat e Shtresave (Layer Settings), përzgjedh kombinimin e shtresave (layer
combination) “Area Diagram” nga lista në të majtë.
Në anën e djathtë të dialogut do t’i fikim OFF shtresat (layers) të cilat nuk dëshirojmë t’i paraqesim në
planimetri. Për ta bërë këtë kliko nështresën (layer) “equipment” dhe kliko në butonin Fshihe (Hide).

3. Pastaj përzgjedh shtresën (layer) “furniture” dhe kliko përsëri butonin Hide.

4. Për ta bërë këtë veprim të përhershëm, kliko butonin Update në fund të “Layer Combiation”. Kjo do t’i
fiksonte këto shtresa (layer) të jenë të fikura OFF kur përzgjedhet kombinimi i shtresave (layer
combination) “Area Diagrams”. Kliko OK.

Vendos një Zonë në mënyrë Automatike


1. Duke i përdorur parametrat e zonës që sapo i konfiguruam, klikoni brenda dhomës për studim (Study) për
të vendosur zonën. ArchiCAD automatikisht përshkruan dhomën deri në faqet e murit duke e kufizuar
hapësirën. Do të paraqitet çekani, kliko çekanin për të vendosur shenjën (vulën) e Zonës.

2. Përdorni hapat e njëjtë për hapësirat e mbyllura të mbetura:


E. Tafarshiku

• 107 – Pantry: “3 Storage”


• 105 – Powder Room: “1 Living Space”

128
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12

Definoni Perimetrin e Zonës


1. Derisa Vegla Zonë është e përzgjedhur, zgjedhni Metodën Gjeometrike Poligonale nga Info Box.

2. Në Info Box, përzgjedh “1 Living Space” nga menyja për kategorin e zonave. Shënoni “Living” për emrin
e zones dhe 102 për numrin e zones.

3. Kliko pikën e parë në skajin e sipërm të majtë të Dhomës së Ndejës.

4. Vazhdo përshkrimin e hapësirës siç shihet më poshtë. Kur kursori kthehet në pikën e fillimit, do të
paraqitet çekani. Kliko për të përfunduar përshkrimin dhe klikoni përsësri për të vendosur shenjën (vulën)
e Zonës.

5. Përdorni hapat e njëjtë për hapësirat e hapura të mbetura:


• 101 - Entry: “4 Circulation”
• 103 - Dining: “1 Living Space”
• 104 - Passageway: “4 Circulation”
E. Tafarshiku

• 106 - Kitchen: “1 Living Space”

129
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12

Përfundo këta hapa për Katin e Dytë


1. Në Navigator, klikoni dy herë në Katin e Dytë (Second Floor).
2. Shënoni emrat e zonave, numrat dhe kategoritë duke ndjekur hapat e njëjtë nga shembulli i mëparshëm
për katin e dytë.
• 201 - Passageway: “4 Circulation”
• 202 - Master Suite: “2 Bedroom Space”
• 203 - Toilet: “2 Bedroom Space”
• 204 - Closet: “3 Storage”
• 205 - Bathroom: “2 Bedroom Space”
• 206 - Bedroom: “2 Bedroom Space”
• 207 - Closet: “3 Storage”

E. Tafarshiku

Krijoni Kalkulimin e Sipërfaqeve


Duke përdorur menynë Calculate, ne mund të krijojmë listën e të gjitha dhomave me emrat e tyre, numrat,
kategoritë, lartësitë e tavanit, kalkulimin e hapësirës dhe çdo informacion shtesë të nevojshëm për raportin e
ndërtesës. Për të krijuar listën elementare, përcill këta hapa:
1. Shko te mënyja Calculate dhe përzgjedh opsionin e listës “Basic” nga nën-mënyja e Listës së Zonës.

130
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 12
2. Do të shfaqet raporti.

E. Tafarshiku

131
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 13

KAPITULLI 13:
VENDOSJA E NDËRTESËS NË TERREN
Përmbajtja:
Pjesa 1: Definimi i Terrenit (Mesh)
Pjesa 2: Vegla e Terrenit – rrjetit (Mesh Tool) dhe Parametrat
Pjesa 3: Importimi i një dokumenti AutoCAD
Pjesa 4: Vegla e Dimensionimit Nivelor

Ushtrime
• Konfiguro Parametrat e Terrenit
• Importo dokumentin Referent për Planin e Situacionit
• Krijo Terrenin e Pjerrët
• Vendos Dimensionet Nivelore

Fillimi i Ushtrimit
Përdor failin nga ushtrimi i mëparshëm ose hape failin me emër Level 1-Step13.pln.

Rishikimi i Projektit
Shtëpia Drucker-Brownstein është vendosur në një vend me pjerrësi të ulët. Në këtë shembull do të mësojmë
se si të krijojmë një terren të pjerrët dhe si të vendosim objektin në të.

E. Tafarshiku

132
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 13

PJESA 1: DEFINIMI I TERRENIT (MESH)


Terrenet (Meshes) janë sipërfaqe të çdo forme të krijuara duke e definuar nivelin e pikave të tyre
karakteristike dhe interpolimin në mes tyre.
Në Planimetri, nga Meshi janë të dukshme vetëm konturat dhe vijat e kurrizit (ridges). Në 3D, varësisht nga
metoda konstruktive e përzgjedhur nga në Info Box dhe nga dialogu në Paramtrat e Terrenit (Mesh), ju
mund të krijoni terren (meshes) sikur sipërfaqe, mund të krijoni terren (meshes) me shpate (anë) vertikale dhe
terrene (meshes) të krijuara sikur trupa solid.

Terreni krijohet duke u bazuar në Planin Referent të Terrenit (Mesh) dhe në kurrizet e Terrenit (Mesh). Ju
vizatoni konturat kryesore të terrenit (mesh) të projektuar në Planin Referues. Ju pastaj mund t’i rritni
(ngritni) pikat karakteristike të sipërfaqes së terrenit jashtë kësaj planimetrie.
Ekzistojnë dy lloje të vijave kurrizore në terren:
• User-defined ridges (vijat kurrizore të definuara nga përdoruesi)
• Generated ridges (vijat kurrizore të prodhuara)
Vijat kurrizore të definuara nga përdoruesi (User-defined ridges) janë gjithmonë të dukshme pasi ato janë
pjesë e terrenit (mesh), siç janë vijat e terrenit dhe të konturës.

Nëse poligonet apo nyjet janë në lartësi të ndryshme dhe opsioni Show All Ridges (shiko të gjitha vijat
kurrizore) është i përzgjedhur, ArchiCAD-i do t’iu prezantojë vijat kurrizore të gjeneruara përmes lidhjeve të
nyjeve të terrenit – rrjetit (mesh). Secila nga vijat kurrizore të gjeneruara nga ArchiCAD-i lidh dy nyje në
lartësi të ndryshme të cilat tashmë nuk janë të lidhura nga vijat kurrizore të definuara nga përdoruesi (user-
defined ridges). Prandaj, ato nuk do të paraqiten nëse nyjet nuk dallojnë në lartësi.

E. Tafarshiku

133
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 13

PJESA 2: VEGLA E TERRENIT – RRJETIT (MESH TOOL) DHE


PARAMETRAT
Vegla e Terrenit – Rrjetit (Mesh Tool) është e vendosur në panelin More të Toolbox-it. Kutia për dialog për
parametrat e saj përmban pesë panele: Geometry and Positioning, Floor Plan, Section, Model dhe
Listing and Labeling. Në fund të kutisë për dialog, si për të gjitha veglat, është paraqitur pop-up menyja për
zgjedhjen e shtresës (layer).

Konfiguro Parametrat e Terrenit


1. Përzgjedh dhe kliko dy herë në Veglën Terren – Rrjetë (Mesh Tool) për të hapur dialogun për Parametrat
e Veglës Terren – Rrjetë (Mesh Tool).
2. Në panelin Geometry and Positioning, fiksoni thellësinë (nëse ka) deri ku Terreni (Mesh) do të shtrihet
nën sipërfaqen referuese. (Dimensionet e sipërme dhe të poshtme të terrenit janë të paraqitura gjithashtu
në Info Box.) Fiksoni gjithashtu lartësinë e Sipërfaqes Referuese të Terrenit (Mesh), të matur nga kati
(story) aktiv aktual ose nga një nivel referues të përzgjedhur nga ju.
• Shënoni lartësinë 2400 për thellësinë e bazës së terrenit – rrjetit (mesh) dhe fikso pikënisjen për terren –
rrjetë (mesh) në 0. Përdorni radio butonin për të përzgjedhur opsionin për trup solid.

3. Në panelin Floor Plan, mund të fiksoni llojin e vijës dhe ngjyrën e penës që do të përdorni për
prezantimin e konturave të Terrenit – rrjetit (Mesh) në Planimetri dhe konturat e saj në pamjen 3D dhe në
Dukje. Përmes dy radio butonëve për paraqitjen e (Show Ridges)
E. Tafarshiku

 Përzgjedhni llojin e vijës “Triple Dashed” si vijën e skajit të terrenit (parcelës).

134
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 13
4. Paneli Section definon shrafurën e cila përdoret për të prezantuar sipërfaqen e Terrenit (Mesh) në dritaren
Prerje / Dukje. Mund të përzgjedhni lloje të ndryshme të ngjyrave të penës për konturën e sipërfaqes së
prerë, për shrafurën dhe për sfondin e shrafurës. Këto parametra mund të aplikohen vetëm te trupat solid,
e jo te sipërfaqet e vetme (simple or skirted surfaces).
 Përzgjedhni shrafurën “Earth”.

5. Në panelin Model, ju mund të caktoni materiale të ndryshme në anët e ndryshme të terrenit. Varësisht nga
metoda konstruktive (simple surface, skirted surface, solid body), janë të mundshme disa ose të gjitha
opsionet e kontrollës. Ju mund të kontrolloni paraqitjen e vijave kurrizore në modelin 3D. Nëse zgjedhni
All Ridges Smooth, në pamjen 3D do të shfaqen vetëm vijat kurrizore të definuara nga përdoruesi (user-
define ridges).

 Fikso sipërfaqen e terrenit Misc-Green si dhe anësoret dhe pjesa e fundme në Misc-Earth.
6. Paneli i pestë është Listing and Labeling dhe kontrollon trajtimin e Terrenit në kalkulim. Kliko butonin
OK për të përfunduar.

PJESA 3: IMPORTIMI I NJË DOKUMENTI AUTOCAD


Terreni – rrjet (Mesh) mund të krijohet nga një sfond AutoCAD DWG, nga një sfond imazh ose duke
shënuar koordinatat të cilat definojnë konturat e situacionit. Në këtë shembull ne do të përdorim një fail nga
AutoCAD DWG.

Importoje Failin Referent për Planin e Situacionit

1. Para se të importojmë failin (dokumentin) referent, fikso shtresën (layer) për të parë planin e situacionit
(site plan) duke e përzgjedhur kombinimin e shtresave (layers) “Site Plan” nga opsionet e shtresave
(Layers option) në menynë Options dhe fikso katin e parë (0. First Floor) nga navigatori.
E. Tafarshiku

135
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 13

2. Për të importuar dokumentin referent (reference file) nga AutoCAD-i, përzgjedh opsionin Merge nga
menyja File.

3. Nga dialogu, përzgjedh llojin e dokumentit (File Type) “DWG” dhe eksploroni deri te dosja (folderi) i cili
përmban dokumentet nga Training Guide. Në këtë dosje (folder) zgjedhni dokumentin “sitetopo.dwg”
nga dokumentet e radhitura. Klikoni Open – për ta hapur.

4. Do të paraqitet dialogu për vendosjen e dokumentit (Drawing Placement). Në fushën Insertion Point,
çkyçeni (uncheck) opsionin Specify on Screen dhe shëno “0” për X dhe “0” për Y. Së fundi,
përzgjedhni opsionin Default Translator nga menyja pop-up dhe zgjedhni butonin Place (vendose) kur të
përfundoni.

E. Tafarshiku

136
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 13
5. Për të parë tërë faqen topografike (site topo), përzgjedh Fit in Wondow nga menyja Display.

Krijo Terrenin e Pjerrët


1. Para se të krijojmë terrenin – rrjet (mesh) ne duhet të ndërrojmë ngjyrën e vijave topografike saqë të duket
si një sfond. Për ta bërë këtë, zgjedhni Veglën Shigjetë (Arrow Tool) dhe klikoni në skajin e vijave
topografike të situacionit që të selektohen këto vija. Tani nga menyja Edit përzgjedh opsionin Edit
Selection Set dhe zgjedhni ngjyrën gri siç është pena me numër 94.

2. Tani përzgjedhni opsionin Send to Back nga opsioni Display Order në menynë Tools. Kjo do t’i vendosë
vijat topografike prapa elementeve të ndërtesës. Kliko jashtë situacionit topografik për t’i deselektuar.

3. Hapi i radhës është definimi i skajeve të terrenit. Këte mund bëjmë duke klikuar në çdo pikë të vijave
karakteristike të situacionit; në mënyrë tjetër, mund të përdorim “Shkopin Magjik” (Magic Wand) i cili do
ta përshkruajë në mënyrë automatike (auto-përshkruaj) sotuacionin. Për ta auto-përshkruar së pari
përzgjedh Veglën Terren (Mesh Tool).
4. Tani përzgjedhni Shkopin Magjik (Magic Wand) nga Control Box. Tërhiq kursorin në skajin e vijës së
situacionit dhe kur kursori Magic Wand ndryshon formën, kliko për t’i përshkruar vijat e situacionit.

E. Tafarshiku

137
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 13
5. Derisa Vegla Mesh është akoma e selektuar, përzgjedhni komandën Select All Mesh nga mënyja Edit.

6. Tani është koha për t’i auto-përshkruar konturat e izohipsave (vijat e të njëjtit nivel). Për ta bërë këtë,
përzgjedh përsëri Shkopin Magjik (Magic Wand) dhe tërhiq kursorin në izohipsën e parë. Kur Shkopi
Magjik ndryshon formë, kliko për të auto-përshkruar izohipsën.

7. Do të shfaqet dialogu New Mesh Points. Kliko butoni OK për të krijuar pikat e reja përgjatë vijës
izohipsë.

8. Përsëritni këtë hap për secilën izohipsë derisa të gjitha të auto-përshkruhen me Shkopin Magjik (Magic
Wand).

9. Tani duhet të definojmë lartësinë për secilën vijë të izohipsës. Me Veglën Terren (Mesh Tool) akoma të
selektuar, tërhiq kursorin deri te një pikë përgjatë izohipsës së parë dhe klikoni në një pikë. Do të shfaqet
Pet Palet-i. Zgjedh butonin “Z” i cili do të na mundësojë të definojmë lartësinë “Z” për vijën izohipsë.
Shënoni 3050 për lartësinë dhe përzgjedhni Apply to All që të ketë efekt për të gjitha pikat përgjatë
izohipsës. Kliko OK.
E. Tafarshiku

138
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 13
10. Përsëritni procedurat e njëjta për secilën izohipsë duke përcjellur lartësitë e izohipsave si në vijim.

11. Së fundi, shto pikat e reja në skajet e dhomës së ndejës ku dyshemeja është fiksuar në nivelin e poshtëm.
Derisa Terreni (Mesh) është i selektuar, kliko në këndin e majtë të epërm të dhomës së ndejës dhe kliko
për herë të dytë në këndin e djathtë të epërm.

12. Tërhiq kursorin në këndin e djathë të poshtëm dhe kliko. Pastaj tërhiq kursorin në këndin e majtë të
poshtëm dhe kliko.

13. Për të përfunduar, kliko në këndin e majtë të epërm ku dhe keni filluar. Do të shfaqet dialogu New Mesh
Points. Përzgjedh opsionin për të shtuar pikat e reja (Add New Points) dhe kliko butonin OK. E. Tafarshiku

139
CAD 2 – Aplikimi i kompjuterëve në arkitekturë 2 Guida Trajnuese ArchiCAD 16 – KAPITULLI 13
14. Së fundi, definoni lartësinë e 4 pikave të reja. Siç keni vepruar me izohipsat, kliko në njërën nga 4 pikat dhe
do të paraqitet dialogu Mesh Point Heigh. Shënoni -610 për lartësinë e pikave dhe pastaj zgjedhni Apply to
All. Kur të përfundoni, kliko OK.

PJESA 4: VEGLA E DIMENSIONIMIT NIVELOR


Duke përdorur Veglën e Dimensionimit Nivelor (Level Dimension Tool) mund të vendosim dimensionet të
cilat janë direkt të lidhura (linked) me terrenin. Për ta bërë këtë duhet ta aktivizojmë Veglën e Gravitetit
(Gravity Tool).

Vendos Dimensionet Nivelore (Level Dimensions)

1. Përzgjedh Veglën e Dimensionit Nivelor (Level Dimoension) nga Tool Box-i.

2. Tani përzgjedhni butonin për ngjitjen (snap) në Gravitetin e Terrenit (Mesh Gravity) në Paletën e
Koordinatave (Coordinate Palette). Opsioni i Gravitetit ju ndihmon që të vendosni elementet në
lidhshmëri me lartësinë e elementeve tjera. Në këtë rast, kjo do të na ndihmojë për të vendosur
Dimensionin Nivelorë që kapet në konturat (izohipsat) e Terrenit (Mesh).

3. Tërhiq kursorin në skajin e izohipsës së parë dhe kliko. Dimonesioni Nivelor do të vendoset me simbolin
nivelor dhe me lartësinë e duhur (të vërtetë) të izohipsës.

E. Tafarshiku

140

You might also like