You are on page 1of 2

LËNDA: ARKITEKTURA E BRENDSHME

Ajhan Bajmaku PhD

FORMA E DORËZIMIT TË PROJEKTIT

Ballina: Këtu paraqitet perspektiva e projektit (zgjidhet një render që tregon temën e
destinacionit të projektit)

Fleta 1 : Situacioni i gjerë/situacioni i ngushtë i projektit

Fleta 2: Koncepti (skicat dhe shënimet përmbajtësore)

 Skenari tekstualisht (mund të jetë një tekst/paragraf nga ndonjë libër, poezi,
inspirim i ndonjë fotografie nga natyra, apo elementi 3D/maketa qe keni punuar
me ndonjë material si tel apo karton).
 Vizatimet me dorë (ngjyrosja me fllomaster, apo çfarëdo teknikë që ju aplikoni)

p.s. bëhet skenimi i këtyre fotove gjatë prezentimit në kompjuter.

Fleta 3: Baza e projektit (gabariti) me dimensione pa elemente


Fleta 4: Baza me elemente me mobilje (pa dimension)
Fleta 5: Baza me elemente me dimensione
Fleta 6: Prerjet (mund të punohen edhe me ngjyra)
Fleta 7: Baza e dyshemesë e dizajnuar me materializim (me dimensione)
Fleta 8: Baza e tavanit e dizajnuar (me dimensione)
Fleta 9: Ndriqimi (këtu tregohet vetëm pozicionimi i ndriqimit në bazë dhe prerje, pra
caktohet vendi i ndriqimit dhe dimensionimi i pozicioneve të dritave)
Fleta 10: Mobiljet në perspektivë (3D vizuelizimet)
 Këtu përfshihet inventari i enterierit si: banaku, mobiljet, karriget e dizajnuara,
tavolinat dhe detajet tjera që përfshihen në enterier
Fleta 11: Dimensionimi i mobiljeve:
 Te gjitha mobiljet dimensionohen p.sh. te Banaku: paraqitet prerja e banakut,
dimensionimi në bazë dhe prerje, pastaj materializimi i banakut. (kjo vlen për
secilën mobilje)
Fleta 12: Relacioni njeri-hapësirë (Ergonomia-studimi psiko-fizik i njeriut)
 Këtu tregohet komunikimi i njeriut me mobiljet (ergonomia), sa janë të
përshtatshme këto mobilje sa i përket përdorimit p.sh. përshtatshmëria e
lartësisë së banakut në raport me njeriun, ose karrigat të cilat janë vendosur në
hapësirë a e pengojnë qarkullimin në funksion të lëvizjes.
 Sa është e përshtatshme forma e mobiljeve me dizajnin e hapësirës
Fleta 13: Detajet (në pergjithësi)
 Në këtë fletë paraqiten të gjitha detajet në entererier, të cilat detaje do të
dorëzohen në prodhim te punëkryesi ( si punimet me dru, MDF, hekur, xhama,
pleksigllas, Polikarbon)
 Detali i banakut, shkallëve, rafteve, mobiljeve, ulëseve etj.
Fleta14: Materializimi
 Paraqiten materialet të cilat janë përdorur në enterier
 Përshkruhet specfikimi i materialeve dhe arsyjet pse janë përzgjedh këto
materiale për përdorim në enterier
Fleta 15: Ngjyrat
 Këtu tregohet veq e veq secila hapësirë me ngjyra në perspektiva të vogla
 Spjegohet tekstualisht specifika dhe psikologjia e ngjyrës për rolin e hapësirës
dhe identintitetin e hapësirës
Fleta 16: Perspektivat (3D vizuelizimet)
 Këtu paraqiten të gjitha perspektivat nga këndvështrime të ndryshme që
spjegojnë hapsirën në tërësi
Fleta 16: Autokritika (korrigjimet dhe plotësimet e mëtejme të projektit )
 Në këtë fletë secili student bëhet vetkritik per projektin e përfunduar
 Mundohet të analizoj projektin në tërësi dhe ti gjej elementet pozitive dhe
negative (lëshimet) në projekt…

P.S. Të gjitha punimet dorëzohen në formatin A3. Nëse ka nevojë për prezentim më të
detalizuar, fletat e caktuara mund të punohen edhe në formatin A2.

You might also like