You are on page 1of 2

Plani i ores mësimore Data________________

Fusha kurrikulare : JETA DHE PUNA / Lënda : VIZATIM TEKNIK DHE APLIKIMI ME KOMJUTER Shkalla : 5 Klasa : X

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës : Këshillim dhe orientim në karrierë,Teknologji duke perfshire tik-un,Pune dhe edukim per ndermarresi

Tema/njësia mësimore : VIZATIMI PROJEKTUES

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën e 5 : II. 2; III. 2.4


Faqe 20

Kontributi në rezultatet e fushës sëkurrikulës për shkallën e 5 : Shkathtësitë e komunikimit-, Përdorimi I TIK-ut –Përdorimi i teknologjisë
Faqe 38 rez.e te nxenit te shkalles
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fjalët kyqe : materiali,letra ,vizatimi orthogonal ,aksonometri rakordim,cordë,shumekendesh,pesekendesh,gjashtekendesh ,projektim etj.

Rezultatet e të nxënit të lëndës :


- Tregon mundesit e perdorimit te rakordimeve ,trekndeshave,projektimve

Kriteret e suksesit :
- Pershkruan ne menyrë te drejtë domethenien e projektimeve

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore : Libri, shkumësi, fleta, kompjuteri ,projektorietj.

Përdorimi i TIK-ut : Prezantim me prjektor,

Qështjet e ndërlidhura ( korrelacioni ) : shkencat e natyres,matematika

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Pjesa hyrëse :
Në fillim mësimdhënësi i pyet nxënësit se a kanë ndëgjuar per rakordimet e vizatimit teknik,se ku aplikohet dhe perdorimi ne jeten e perditshme .
Figura e ndonje pjese shfrytezohet qe te arrihet pasqyrim i qarte i pjeses qe eshte i paraqitur ne figure. Pasqyrim me te mire te secilit objekt jep fotografia e tij.
Fotografia paraqet objektin ne ate forme ashtu sic e sheh syri i njeriut. Por, fotografia nuk i permbush te gjitha kushtet qe duhet t'i permbaje nje vizatim teknik. Ne
natyre, objektet jane te paraqitura ne tre dimensione (gjatesia, gjeresia dhe lartesia), kurse vizatimi eshte dydimensional. Vizatimi duhet te jete i vizatuar ashtu
qe te jene te dukshme te tre dimensionet e objektit. Qe te krijohet nje mundesi e tille e vizatimit te objekteve, shfrytezohen me shume menyra dhe teknika ne vizatimit
e vizatimeve teknike.
Projektimi paraqet proces që mundëson të fitohet pamje e vizatuar e ndonjë objekti në rrafshe të caktuara projektuese. Që të paraqiten pjesët me shfrytëzimin e vizatimit , në teknikë përdoren projektimi qendror, aksonomtrik dhe
ortogonal.
- Projektimi qendror dhe aksonometrik e tregojnë objektin në të gjitha tre dimensionet e saja në rrafshin proeksional, kurse ajo ortogonale jep një apo më shumë projeksione me nga dy apo më shumë dimensione të rrafsheve
projektuese.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore:

Ne fund te ores mesimore kerkohet nga nxenesit te japin pergjigje lidhur me ate se qka u ligjeru nga mesimedhenesi.

You might also like