You are on page 1of 3

PLANIFIKIMI 3-MUJOR

FUSHA: TEKNOLOGJI DHE TIK

LËNDA: AFTËSIM TEKNOLOGJIK

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Zhvillon kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit të ideve gjatë fazës së skicimit dhe në fazën e prezantimit të produktit përfundimtar duke përdorur fjali të ndërtuara
saktë për përshkrimin e tyre. Aplikon përdorimin e gjerë të emrave , ndajfoljeve dhe mbiemrave për të parashtruar pyetje, për të diskutuar, për të argumentuar dhe për të
komunikuar informacionin, konceptet dhe idetë.

Kompetenca e të menduarit:
Zhvillon kompetencën e të menduarit për përgatitjen e skicave, diagramave, modeleve dhe fotografive.
Zhvillon mendimin kritik për përcaktimin e problemeve dhe nevojave njerëzore, interpretimin e të dhënave të mbledhura, specifikimin e kërkesave që duhet të përmbushë
produkti. Krahason, dallon, analizon sipas kritereve të përcaktuara. Shqyrton dhe vlerëson zgjidhjen.

Kompetenca e të nxënit:
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme, i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën, parashtron pyetje kërkimore dhe përgjigjet duke u bazuar në
argumente dhe burime. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet për një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me
njohuritë dhe përvojën paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme të të shprehurit sipas një rradhitjeje logjike. Identifikon përparësitë dhe mangësitë e tij në lidhje me
zotërimin e dijeve dhe realizimin e veprimtarive praktike në funksion të vetëvlerësimit, të përparimit dhe përmirësimit të mëtejshëm.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin:


Harton hapat që duhet të ndjekë për realizimin e një produkti konkret. Zhvillon një kërkim individual ose në grup për kryerjen e një veprimtarie praktike. Diskuton dhe
bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët për realizimin e një veprimtarie të përbashkët. I jep rëndësi përdorimit të materialeve të riciklueshme dhe masave
për mbrojtjen e mjedisit.

Kompetenca personale:
Harton menu tradicionale të shëndetshme, gatuan, vlerëson dhe llogarit kosto për produkte të ndryshme;
Kryen matje, markon, pret, monton, hekuros dhe përfundon produkte të ndryshme; realizon organizimin e zinxhirit të aktiviteteve në një sekuencë logjike.

Kompetenca digjitale:
Zhvillon kompetencën digjitale për të gjetur, për të analizuar, për të komunikuar informacion. Akseson një sërë burimesh digjitale të informacionit dhe analizon në mënyrë
kritike keto burime. Komunikon, prezanton dhe parashtron njohuritë. Bashkëpunon, diskuton dhe debaton me të tjerët për ndërtimin e njohurive, skicave dhe grafikëve me
anën e kompjuterit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të lëndës/fushës

Komunikimi grafik:
o Lexon dhe interpreton skica dhe vizatime të objekteve të thjeshta teknike;
o Përdor mënyra të thjeshta të komunikimit grafik për të prezantuar ide dhe paraqitur objekte të thjeshta teknike.

Strukturat dhe materialet teknologjike:


o Përdor materiale teknologjike kryesore, për realizimin e një produkti familjar;
o Realizon objekte ose produkte të ndryshme gjatë zbatimit të skicave, të modeleve dhe teknikave
artizanale,
duke përdorur një gamë të gjerë të mjeteve të materialeve dhe veglave të punës.
o Përshkruan ndërtimin dhe funksionimin e strukturave dhe mekanizmave të thjeshta teknologjike;
o Shqyrton një gamë të gjerë të objekteve të jetës së përditshme;
o Eksploron se si një varg i formave, i objekteve dhe i strukturave të tjera mund të bëhen duke përdorur
një shumëllojshmëri të materialeve me përmirësime të mundshme.

Teknologjia dhe veprimtaria ekonomike:


o Vlerëson veprimtarinë dhe produktin përfundimtar, duke iu referuar planit të veprimit;
o Kryen llogaritje të thjeshta të kostos së materialeve të produktit përfundimtar;
o Përpunon materiale ricikluese bazike nga ekonomia familjare dhe merr masa mbrojtjeje për ruajtjen e mjedisit.

Teknologjia, sistemet teknologjike dhe bota e kompjuterit


o Analizon marrëdhënien e teknologjisë me sistemet teknologjike;
o Mban qendrim kritik ndaj marrëdhënies së teknologjisë me sistemet teknologjike për ndikimin e tyre në zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe të mjedisit rrethues;
o Përdor mjete, përmbajtje specifike, software dhe stimulimet për të mbështetur të nxënit dhe kërkimin e informacionit.

You might also like