You are on page 1of 11

10

Stadi kyç 2
Sc1: 1a, 1b, 2a, 2b, 2c, 2d, 2e, 2f,
2g, 2h, 2i, 2j, 2k, 2l
Sc2: 2g, 5f

Njësia mësimore
Njësia 6 – Mikroorganizmat

Kohëzgjatja e përafërt
50 minuta

Seksioni i përhapjes së infeksionit ka për qëllim që të


mësojë nxënësit se si higjiena e mangët e duarve, higjiena
respiratore dhe kujdesi jo i mirë ndaj ushqimit mund të
shaktojë përhapje të mikrobeve dhe sëmundjeve.

Pjesa 2.3, Higjiena e ushqimit i mëson nxënësit se sa lehtë


mund të përhapen tek njerëzit mikrobet potencialisht të
dëmshme në ushqimet e papërpunuara. Nxënësit luajnë
rolin e kuzhinierit të klasës dhe përgatisin një sanduiç
imagjinar të pulës. Në këtë aktivitet nxënësit do ta shohin
me plotë kuptimin e fjalës se sa larg i kanë përhapur
mikrobet e dëmshme!

Rezultatet e mësimit
Të gjithë nxënësit do të mësojnë se:
 Mikrobet mund të ndodhen në ushqimin tonë dhe mund të
transferohen te njerëzit
 Gatimi i mirë i ushqimeve mund t’i mbys mikrobet e dëmshme
 Bakteret shumohen shumë shpejtë

Nxënësit më të aftë do të mësojnë se:


 Frigoriferi e ndalon rritjen e mikrobeve, por nuk i mbyt ato
2.3 Përhapja e infeksionit
Higjiena e ushqimit
Informata themelore

Mikrobet e dëmshme të gjetura në ushqim mund të shkaktojnë


Fjalët kyçe helmimin e ushqimit; ato mund të jenë të rrezikshme dhe
vdekjeprurëse – ndonëse rrallë. Simptomat e helmimit me ushqim
Kontaminimi i kryqëzuar mund të zgjasin me ditë të tëra dhe përfshijnë dhimbje në bark,
Mikroorganizmi barkqitje, vjellje, mundim (nauze) dhe ethe. Simptomet zakonisht
Patogjeni shfaqen papritmas, por mund të shfaqen edhe disa ditë pas
ngrënies së ushqimit të kontaminuar. Simptomat zakonisht
përmirësohen vetvetiu.
Materialet e kërkuara
Në ushqim mund të ketë edhe mikrobe të mira. Këtu janë disa
Për nxënës shembuj të mikrobeve të mira, të këqija dhe shumë të këqija që
 Kopje e SW 1 shoqërohen me përdorimin e ushqimit.
 Kopje e SW 2 OSE
SW 3 Mikrobet e dobishme mund të përdoren për të përfituar ushqime
dhe pije, p.sh. maja Saccharomyces cerevisiae përdoret për ta
Për grup bërë bukën dhe birrën. Llaktobacilet përdoren për ta prodhuar
 Kopje e SH 1
 Kopje e SH 2
jogurtin dhe djathin.
 Glo Gel ose pudër
 UV llampë Mikrobet e dëmshme mund të shkaktojnë helmim me ushqim
 File pule të bëra me p.sh. bakteret Salmonella, E. coli dhe Campylobacter shpesh
plastelinë ( Receta gjinden në mish të papërpunuar dhe mund të shkaktojnë barkqitje
mund të gjindet në dhe vjellje te njerëzit,madje ndonjëherë edhe vdekje.
pjesën 1.1)
 Letër zbukuruese Mikrobet që prishin ushqimet zakonisht nuk i bëjnë dëm
(gjelbërt dhe kuq) ose njerëzve. Në përgjithësi janë mykra ose baktere, p.sh. kërpudha
ushqime plastike lodra
Rhizopus stolonifer shkakton mykjen e bukës dhe bakteria
 Pjata letre
 Thika plastike
Pseudomonas mund të shkaktojë çngjyrosjen e gjelbër të
 Zona e furrës proshutës dhe mishërave të tjerë.
Si ta parandalojmë helmimin me ushqim dhe ta zgjasim
qëndrueshmërinë e ushqimit?
Shëndeti dhe siguria Shumica e mikrobeve që gjinden në ushqim rriten më së miri
 Duhet patur kujdes që të ndërmjet 5-40oC, në vende të ngrohta dhe me lagështi. Në
mos gëlltitet Glo Gel përgjithësi, nuk ju pëlqejnë vendet shumë të ngrohta dhe mbyten
 Mos shikoni direkt në në temperatura mbi 70oC. Në temperatura më të ulta, nën 5oC,
dritën UV shumica e baktereve shumohen shumë ngadalë, ose aspak. Disa
baktere do të vdesin, por tjerat mbijetojnë dhe rifillojnë të
 Kujdes me nxënësit të
shumohen nëse kthehen kushtet e ngrohta. Kjo është arsyeja që i
cilët mund të kenë
lëkurën e ndjeshme ruajmë ushqimet në frigorifer dhe pjekim mishin para ngrënies.

Nganjëherë, mikrobet e dëmshme në ushqim mund të përhapen


edhe në ushqimet e tjera, si p.sh. përmes duarve ose pajisjeve të
Sugjerim alternativ kuzhinës dhe shkaktojnë sëmundje pas ngrënies të këtyre
ushqimeve. Ky fenomen njihet si kontaminim i kryqëzuar.
Pluhuri me xixa ose xheli
për flokë me xixa mund të
përdoren në vend të Glo Përgatitje e avansuar
Gel. Është me rëndësi që
xixat të përhapen lehtë nga 1. Nga një kopje e SW 1 dhe SW2 OSE SW 3 për çdo nxënës.
një burim te tjetri. Xixa me 2. Formësoni një file pule nga plastelina për secilin grup dhe
ngjyra të ndryshme mund mbuloni me GLO Gel ose pudër.
të përdoren për të 3. Përcaktoni një zonë të furrës/mikrovalës për secilin grup. Kjo
përfaqësuar mikrobe të mund të jetë ndonjë lodër në formë furre ose edhe një letër A4
ndryshme e shënuar si furrë.
4. Preni letrat zbukuruese në shirita për t’u dukur si marulla dhe
Kanella dha vaji mund të
domate ose siguroni lodra plastike ushqimore.
përdoren gjithashtu
2.3 Përhapja e infeksionit
Higjiena e ushqimit

Hyrje
1. Shpjegoni nxënësve se disa mikrobeve ju pëlqen që të rriten në vende të lagështa dhe të
ngrohta, si p.sh. në brendi të trupit tonë dhe se kur ndodhen në ndonjë vend që ju pëlqen ato
rriten dhe shumohen! Por atyre nuk ju pëlqejnë vendet shumë të ngrohta ose shumë të ftohta.
Tregoni klasës se për këtë mësim ata do të shikojnë se si mikrobet e dëmshme mund të hyjnë
në trupin tonë nëpërmjet ushqimit të cilin e hamë!
2. Pyetni nxënësit se a e dijnë pse e gatuajmë ushqimin ose pse e ruajmë atë në frigorifer.
Shpjegoni se futja e ushqimeve në frigorifer vetëm e ngadalëson ose ndërpren rritjen e
mikrobeve, por nuk i shkatërron ato. Mikrobet do të rriten sërish kur të dalin nga frigoriferi. E
vetmja mënyrë për t’i mbytur mikrobet është me gatim të ushqimit derisa, të bëhet shumë i
nxehtë dhe i zier plotësisht. Kjo ndodh për shkak se temperaturat shumë të larta i mbysin
mikrobet e dëmshme.
3. Diskutoni me klasën se cilat ushqime përmbajnë më së shumti baktere të dëmshme. Tregoni
klasës foto të ushqimeve të ndryshme (SH 1) dhe kërkoni mendimin e tyre se cilat ushqime
përmbajnë më së shumti baktere të dobishme/padëmshme dhe cilat ato të dëmshme.
Përgjigjet
Frutat dhe perimet: Të dobishme/padëmshme – ekzistojnë shumë mikrobe në tokë të cilat
ndihmojnë në rritjen e të mbjellave por nuk kanë efekt të dëmshëm tek njerëzit.
Qumështi: Mikrobe të dobishme – qumështi i freskët përmban bakteret Lactobacillus, të cilat
na ndihmojnë që ta tresim ushqimin.
Jogurti: Mikrobe të dobishme – jogurti gjithashtu përmban bakteret Lactobacillus, të cilat na
ndihmojnë që ta tresim ushqimin.
Buka: Mikrobet e dobishme/padëmshme – maja Saccharomyces cerevisiae ndihmon në
ardhjen e bukës.
Pula e pagatuar: Mikrobe të dëmshme – pula e pagatuar mund të përmbajë bakteret
Salmonella, E. coli ose Campylobacter, të cilat mund të shkaktojnë helmime me ushqim te
njerëzit.
Salsiçe të pagatuara: Mikrobe të dëmshme – mishi i pagatuar mund të përmbajë bakteret
Salmonella ose E. coli të cilat mund të shkaktojnë helmime me ushqim te njerëzit.
4. Tregoni nxënësve se si duhet të ruhen këto ushqime në frigorifer, p.sh. mishi në raftin e
poshtëm. Një lojë interneti që iu ndihmon të mbajnë në mend këto është në www.e-bug.eu.

Aktiviteti kryesor
1. Ky aktivitet bëhet në gupe me 2 – 3 nxënës. Tregoni nxënësve që ata do të përgatisin një
sanduiç imagjinar të pulës. Tregojuni zonën e zierjes.
2. Para se të fillojnë aktivitetin pyetni nxënësit se si mendojnë që duhet të përgatitet sanduiçi i
pulës bazuar në njohuritë e fituara në klasë. Ata mund të ndjekin udhëzimet në SH 2.
3. Kur të kompletohet detyra pyetni secilin grup se sa kanë qenë të mirë në mbajtjen e pastërtisë
në kuzhinë. Shpjegoni nxënësve se ‘pula e pagatuar’ ka qenë e lyer me një xhel special që
përfaqëson bakteret e dëmshme. Ata nuk kanë mundur ta shohin xhelin sepse në jetën reale
ata nuk mund të shohin as bakteret e dëmshme.
4. Ndriçoni zonën testuese me Glo Gel në duart tuaja me dritë UV që nxënësit të shohin se si
funksionon. Pastaj shkoni te secili grup dhe shihni sa baktere të dëmshme kanë përhapur nëpër
kuzhinat e tyre dhe ushqimet që do t’i hanë.
5. Pyetni nxënësit se çka është dashur që të bëjnë që të sigurojnë se bakteret e dëmshme nuk
do të kalojnë në sanduiç ose përbërësit e tjerë, p.sh. t’i lajnë duart dhe bankat pas prekjes së
pulës së pagatuar.
2.3 Përhapja e infeksionit
Higjiena e ushqimit

Plenare
1. Jepni nxënësve nga një kopje SW 1 për ta kompletuar.
2. Kontrolloni sa e kanë kuptuar nxënësit mësimin duke i pyetur:
a. Pse kanë qenë të përhapura bakteret e dëmshme kudo nëpër kuzhinë?
Bakteret e dëmshme janë përhapur nëpër tërë zonën e përgatitjes së ushqimit nga duart e
nxënësve, sepse ata nuk i kanë pastruar duart pas prekjes së mishit të pagatuar.
b. Pse është e rëndësishme që të lahen duart para dhe pas gatimit?
Mund të jenë të pranishme bakteret e dëmshme në duart tona dhe ekzistojnë shumë
baktere të dëmshme në sipërfaqe të mishit të pagatuar, shumë nga të cilat mund të
shkaktojnë helmime me ushqim.
c. Si mund ta parandalojmë përhapjen e mikrobeve të dëmshme?
Ekzistojnë shumë mënyra me të cilat mund ta parandalojmë përhapjen e mikrobeve të
dëmshme gjatë përgatitjes së ushqimit
i. Lani duart rregullisht kur përgatisni ushqim, posaçërisht pas prekjes së mishit të
pagatuar dhe para prekjes së ushqimeve të cilat duhet të konsumohen të gjalla,
p.sh. perimet në sallata.
ii. Përdorni dërrasa të veçanta për prerjen e mishit të pagatuar, të gatuar, perimeve,
bukës etj.
iii. Përdorni thika të veçanta për mish të pagatuar dhe të gatuar.
d. Nëse dikush e han sanduiçin e kontaminuar çfarë mund të ndodhë?
Me siguri do të sëmuren nga helmimi me ushqim.
e. Pse në pulën e gatuar zakonisht nuk ka baktere të dëmshme?
Ne e gatuajmë mirë pulën për të mbytur bakteret e dëmshme që jetojnë aty. Temperaturat
e larta të gatimit i mbysin bakteret e dëmshme.
f. Pse e ruajmë ushqimin në frigorifer?
Në frigorifer është ambienti i ftohtë (4oC). Në temperatura të ulëta, nën 5oC, shumica e
baktereve shumohen shumë ngadalë ose aspak. Disa baktere do të vdesin, por shumë
mbijetojnë dhe mund të shumohen sërish nëse rikthehen kushtet e ngrohta.
3. Pyetni nxënësit nëse janë të habitur se sa shumë gjëra kanë prekur në kuzhinën e tyre gjatë
përgatitjes së sanduiçit. Rikujtojuni se nëse ushqimi do të ishte i kontaminuar me baktere të
dëmshme, atëherë ata do t’i përhapnin këto mikrobe të dëmshme në tërë kuzhinën.

Aktiviteti plotësues

1. Ky aktivitet mund të bëhet individualisht ose në grupe me 2 – 4 nxënës.


2. Furnizoni nxënësit me SW 3.
3. Nxënësit duhet të identifikojnë 9 mënyra me të cilat grupi nuk ka qenë i kujdesshëm në
përhapjen e infeksionit dhe të japin arsye për secilën mënyrë.
2.3 Përhapja e infeksionit
Higjiena e ushqimit

Rezultatet

2
5
3
7 1

8
4

Spjegimi i rezultateve
1. Mishi i pagatuar duhet të ruhet në raftin e poshtëm të frigoriferit ose në pjatë për të parandaluar
që gjaku dhe mikrobet e dëmshme të pikin dhe t’i kontaminojnë ushqimet tjera.
2. Temperaturat normale e frigoriferit (2–5oC) e ndalojnë rritjen dhe shumimin e mikrobeve. Nëse
lihet dera e frigoriferit hapur, atëherë frigoriferi do të ngrohet dhe do të lejojë rritjen dhe
shumimin e mikrobeve deri në sasi sa do të bëhen të rrezikshme.
3. Lëpirja e lugës mund të përhap mikrobet e dëmshme nga goja në ushqim ose anasjelltas, nga
ushqimi në gojë.
4. Përdorimi i faculetës për të mbuluar gojën gjatë kollitjes dhe teshtitjes ndihmon në parandalimin
e përhapjes së infeksionit.
5. Qimet dhe mukusi në brendësi të hundës ndihmojnë në kapjen e mikrobeve të padëshiruara të
cilat i marrim gjatë frymëmarrjes. Sekrecionet nga hunda mund të përmbajnë shumë mikrobe
të dëmshme, të cilat mund të përhapen në ushqim ose te njerëzit tjerë me duart tona.
6. Vezët e pagatuara mund të strehojnë baktere të dëmshme si Salmonella, të cilat mund të çojnë
në infeksion të zorrëve nëse gëlltiten.
7. Të gjitha prerjet dhe puçrrat duhet të mbulohen gjatë gatimit të ushqimit, për të parandaluar
përhapjen e mikrobeve nga gjaku në ushqim.
8. Lapsi ka mundur të vie në kontakt me mikrobe të dëmshme në dhomë dhe futja e tij në gojë
mund të përhap këto mikrobe në gojë ose zorrë.
9. Dihet se mizat mund t’i bartin mikrobet potencialisht të dëmshme, nga një burim në tjetrin.
9. Insects can spread infection onto our food. If a fly’s last meal was from the waste bin,
the bad microbes can stick to the fly’s mouth and transfer onto our food when they land
there!
Cilat nga ushqimet e mëposhtme kanë mikrobe të
dobishme/padëmshme dhe cilat të dëmshme?

Frutat dhe perimet Qumështi

Jogurti Buka

Pula Salsiçet
Preni pulën në copa më të vogla
dhe vendoseni në pjatë.

Vendoseni pulën në furrë.

Preni marullën, domatet dhe tranagujt


dhe filloni përgatitjen e sanduiçit tuaj.

Përgatitni bukën për sanduiç dhe kur të jeni


gati nxirrni pulën nga furra.
.

Vendosni shtresat e sallatës dhe


pulës në sanduiç dhe shërbeni në
pjata.

Të gjithë uluni rreth bankave të


gatshëm për të ngrënë.
Gjithmonë lani
Pas përgatitjes së sanduiçit këtu i pashë bakteret:
duart pas punës  Në sanduiç
me mish të
pagatuar.  Në pulë
 Në zonën e përgatitjes
 Në duart e mia
 Vende tjera

1. Imagjinoni sikur
bakteret në duart
tuaja janë të
ngjyrosura me të
kaltër dhe ju do të
Never wash raw meat as
lini splash
this could një harmful
shenjë të
kaltër saherë
microbes onto other foods. që
prekni diçka.
2. Në hapësirën e
Mos e lani mishin
dhënë vizatoni e pagatuar sepse
kuzhinën tuaj. Bëni kjo mund t’i
një shenjë të kaltër spërkas mikrobet
në çdo gjë që do të në ushqimet tjera
preknit për ta bërë
një sanduiç.

1. Çka mund të ndodhë nëse nuk i lajmë duart pas prekjes së pulës së pagatuar?

______________________________________
2. Si mund ta parandalojmë përhapjen e mikrobeve nga pula e pagatuar në rrethinë?

______________________________________
3. Nëse dikush do ta hante sanduiçin me mikrobe, çfarë do të mund të ndodhte?

______________________________________
A mund të rrumbullakoni 9 gjëra që nuk duhet t’i bëjnë nxënësit në këtë kuzhinë dhe pse?
A mund të rrumbullakoni 9 gjëra që nuk duhet t’i bëjnë nxënësit në këtë kuzhinë dhe pse?

You might also like