You are on page 1of 2

Janë mikroorganizma të formuara nga një qelizë, të cilat mund të mbijetojnë në ambiente të ftohta

dhe të nxehta.  Ato mund të gjenden mbi apo brenda pothuajse çdo materiali,  apo jetojnë në vende
si: toka, uji, ajri si dhe tek organizmi i njeriut dhe i kafshëve. Disa prej tyre janë fotosintetike, që do
të thotë se mund ta prodhojnë vetë ushqimin e tyre, me anë të energjisë diellor, siç bëjnë bimët.
Ndërkohë që disa baktere të tjera thithin materialin në të cilin jetojnë.

Materiali për ekzaminim merret zakonisht nga strisho, nga gjaku apo lëngjet trupore
(sekrecionet) si: pështyma, lëngu i stomakut, urina, materialet e jashtëqitura (feçe), qelbi,
sekrecionet vaginale ose lëngu i trurit. Materiali dërgohet më pas në laborator dhe
vëzhgohet mënjëhere në mikroskop. Aty ngjyroset me ngjyrues specifikë, për të
identifikuar tipin e bakterit.

Për kulturën bakteriale materiali qelizor i marrë vendoset në inkubim, në agar (terren
kultivues për bakterin) në temperaturën 37 gradë celcius. Rritja dhe kolonizimi i
baktereve shihet me mikroskop. Zakonisht nevojiten më shumë ditë derisa një kulturë
bakteriale të rritet plotësisht, aq sa të bëhet lëhtësisht e dukshme. Shumë mikrobe
mund të identifikohen lehtë në mikroskop për shkak të rritjes dhe pamjes (ngjyrës)
karakteristike të tyre. Ndërkohë, të tjerat identifikohen me metoda specifike kimike
laboratorike.

Kur kryhet antibiograma, në terrenin ku rritet kultura bakteriale (një pjatë petri)
depozitohen disqe të  vogla të ngopura me antibiotikë të ndryshëm. Kjo përcakton se
cili antibiotik është më i mirë për të penguar rritjen bakteriale, pasi zona rreth diskut do
të mbetet e lirë nga kolonia (mungesë e rritjes së kulturës në atë zonë). Sa më e madhe
të jetë zona, aq më i fortë është efekti i antibiotikut mbi bakterin. 

Kur këshillohet kryerja e kulturës bakteriale?

Bakteret janë shkaktare të shumë sëmundjeve si:  bronshiti, bronkopneumonia, faringjiti, laringjiti,
pneumonia, sinuset, salmonella, tuberkulozi, tetanozi, ndër të tjera edhe gastriti.  Në të njejtën kohë
ekzistojnë edhe baktere të tjera të cilat shkaktojnë infeksione vaginale, infeksione në lëkurë, frymë
me erë të keqe dhe aromë të keqe në trup.

Megjithatë, jo të gjitha bakteret të cilat jetojnë në organizëm janë të dëmshme apo të rrezikshme, disa
prej tyre janë të domosdoshme për zhvillimin normal të sistemit imunitar tek fëmijët.
Për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret, ju duhet të ndiqni disa
hapa:

 Konsumoni ushqime të cilat janë të përgatitura në mënyrë tepër higjenike


 Gjithmonë lani duart para çdo ngrënie dhe pasi të shkoni në tualet
 Nëse keni plagë në trup, duhet të përdorni ujë dhe sapun rreth plagës dhe më pas me anë të një
pambuku duhet ta pastroni sipërfaqen e saj me anë të një lënde antiseptike.
 Të ndiqni një dietë të balancuar mirë, në mënyrë që të ruani një sistem të mirë imunitar
 Bëni dush çdo ditë
 Lani dhëmbët tre herë në ditë, dhe bëni gargarë
 Përdorni deordorant për të parandaluar aromën e shkaktuar nga bakteret
 Përdorni sapun ose locione speciale të cilat janë të dobishme për eliminimin e baktereve të cilat
qëndrojnë në lëkurë.
 Nëse përdorni lente, është e nevojshme që ti pastroni me anë të një solucioni dizinfektues i cili
gjithashtu do ti lubrifikojë ato.
 Në rast se keni infeksion bakterial në lëkurë, mund të përdorni kremra dhe pomada të cilat përdoren
posaçërisht për trajtimin e këtij problemi.  Në rast se ato paraqiten në forma më të buta (lehta), mund
të përdorni emulsione të cilat përmbajnë triklosan (triclosan).

Materiali për ekzaminim merret zakonisht nga strisho, nga gjaku apo lëngjet trupore
(sekrecionet) si: pështyma, lëngu i stomakut, urina, materialet e jashtëqitura (feçe), qelbi,
sekrecionet vaginale ose lëngu i trurit. Materiali dërgohet më pas në laborator dhe
vëzhgohet mënjëhere në mikroskop. Aty ngjyroset me ngjyrues specifikë, për të
identifikuar tipin e bakterit.

Për kulturën bakteriale materiali qelizor i marrë vendoset në inkubim, në agar (terren
kultivues për bakterin) në temperaturën 37 gradë celcius. Rritja dhe kolonizimi i
baktereve shihet me mikroskop. Zakonisht nevojiten më shumë ditë derisa një kulturë
bakteriale të rritet plotësisht, aq sa të bëhet lëhtësisht e dukshme. Shumë mikrobe
mund të identifikohen lehtë në mikroskop për shkak të rritjes dhe pamjes (ngjyrës)
karakteristike të tyre. Ndërkohë, të tjerat identifikohen me metoda specifike kimike
laboratorike.

Kur kryhet antibiograma, në terrenin ku rritet kultura bakteriale (një pjatë petri)
depozitohen disqe të  vogla të ngopura me antibiotikë të ndryshëm. Kjo përcakton se
cili antibiotik është më i mirë për të penguar rritjen bakteriale, pasi zona rreth diskut do
të mbetet e lirë nga kolonia (mungesë e rritjes së kulturës në atë zonë). Sa më e madhe
të jetë zona, aq më i fortë është efekti i antibiotikut mbi bakterin. 

You might also like