You are on page 1of 20

Aplikimi i ujit termomineral për qëllime terapeutike quhet balneoterapi.

Ky ujë është me temperaturë


mbi 20oC dhe në vete përmban më shumë se 1 gr substanca të tretura në një liter ujë.
Balneoterapia ka një ndikim shumë kompleks. Sipas vetive të ujit dhe faktorve tjerë shoqërues mund
të jenë:

Hidroteramle - ku efekti kryesorë është temperatura përmes ujit,

Hidrokinetike - ku si veprim kryesorë është energjia mekanike e kombinaur me energjin termike si


dushet e ndryshme, masazha nënujore si dhe hidrogjimnastika.

Hidrokimike - veprimi i supstancave të caktuara kimike, dhe

Hidroelektrike - shfrytëzimi i rrymës konstante njëkahëshe (galvanike) përmes ujit.


Kur aplikohet vetëm si procedurë e nxehtë është e mjaftueshme 20 min, sepse ajo është e
mjaftueshme për të rritur temperaturën e lëkurës, muskujve dhe kapsulave artikulare si dhe
përmirsimit të qarkullimit të gjakut. Kohëzgjatja e terapisë varet nga forca e stimulit (ngacmimit),
kohëzgjatja e procedurave si dhe nga madhësia e sipërfaqes së trupit në të cilën vepron ngacmimi
.Procedurat hidroterapeutike sipas sipërfaqes në të cilën uji vepron mund të jenë lokale dhe të
përgjithshme.

Lokale kur është e zhytur një pjesë e trupit në ujë, ndërsa të përgjithshme kur i gjith trupi është i
zhytur në ujë. Procedurat lokale mundë të kryhen qdo ditë, ndërsa të përgjithshme për qdo ditë ose
me ndërprerje. Terapia zgjatë 3-5 javë. Terapia mund të përsëritet pas 3 deri 4 muajve.

Rreth Banjës

Kjo banjë, si qendër mjekësore rehabilituese funksionon që nga viti 1981. Atë e vizitojnë dhe kurohen shumë
vendës e të huaj. Në mjediset e kësaj qendre ka burime të pashtershme të ujit mineral me temperaturë 37°C
dhe baltë shëruese të njohur me emrin peloida e Kllokotit. Në kuadër të kësaj Qendre punojnë ekip I mjekëve
specialist dhe fizoterapeutëve me përvojë shumëvjeqare . Krahas pishinave të brendshme dhe të jashtme
pacientëve u mundësohet edhe shërbimi i fizioterapeutike me trajtim bashkëkohor.
2. QËLLIMI I PUNIMIT

 Synimi kryesor i këtij punimi është të hulumtoj etiologjinë dhe ndjeshmërinë e izolateve
patogjene të plagëve nga pacientë ambulantorë dhe spitalorë.
Hulumtimi është fokusuar në:
o shkallën e pozitivitetit të mostrave të ekzaminuara nga pacientë ambulantorë dhe
spitalorë.
o Etiologjinë e infeksioneve të plagëve
o Ndjeshmërinë e shkaktarëve të izoluar ndaj antibiotikëve
 Ndërsa në veçanti janë hulumtuar:
o shpeshtësia e rasteve pozitive sipas viteve, gjinisë dhe grup-moshës
o ndejshmëria dhe rezistenca e baktereve të izoluara ndaj antibiotikëve dhe
kemioterapikëve
3. MATERIALI DHE METODA E PUNËS
Ky hulumtim është realizuar me metodën retrospektive, pikërisht pjesën e saj deskriptive
duke i mbledhur të dhënat nga librat e protokolit ku janë evidentuar materialet klinike nga
plagët të referuara nga pacientë spitalorë dhe pacientë ambulantorë.
Numri i përgjithshëm i mostrave të ekzaminuara ishte 790 prej të cilave 417 ose 52.78 %
ishin pozitive.
Këto të dhëna janë analizuar nga aspekti epidemiologjik, bakterologjik dhe statistikor.
Prej parametrave statistikorë janë analizuar indeksi i strukturës, mesatarja, devijimi standard
dhe testimi i rezultateve është bërë me t-test dhe X2-test, me shkallë besueshmërie p<0.01.
Nga të gjitha mostrat e ekzaminuara në laboratorin tonë , në studim janë përfshirë mostrat të cilat
kanë rezultuar me kulturë mikrobike, duke përjashtuar kontaminantët gjatë periudhës kohore
2010-2012.
Testimi i ndjeshmerisë është kryer me metodën e disk difuzionit. Studimi është kryer në
Departamentin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombetarë të Shëndetësisë Publike –dega në
Gjilan.
Materiali është ndarë në dy grupe, njeri grup është i përbërë nga mostra me referim ambulantorë
–pacientë jasht spitaleve dhe grupi dytë mostra të marra nga pacientë të hospitalizuar.
Vetëm një mostër pozitive për pacientë është përfshi në studim.
3.1. Identikfikimi i mokroorganizmave

Të gjitha mostrat ë plagëve janë inokuluar në së paku tri terene kultivuese:


 Agar-gjak, për veqimin e stafilokokeve dhe streptokokeve në 36.50C për 24h
 Agar të McConcey-it, për veqimin e bacileve Gram-negative në 36.50C për 24h
 Në epruvetë të bujonit, që shërben si teren pasurues për anaerobe dhe aerobe psh. bujon-
tioglikolati në 36.50C për 24h
 Agar çokolata për veqimin e Hemophilus influensa nga strishot e trahesë dhe materiali
nga drenazha në CO2 në 36.50 C për 24h
 Sabooro agar për veqimin e myshqeve në 22-28C0
Te të gjitha mostrat është përgaditur përgatesa (preparate) për ngjyrim sipas Gram-it dhe me
metilen ku është bërë përshkrimi i pamjes miroskopike.
Identifikimi i mikroorganizmave është bazuar në karakteristika kulturore dhe biokimike.
Identifikimi i baktereve Gram negative është bërë me teste standarde biokimike. Identifikimi i
hollësishëm i baktereve është kryer në bazë të aktivitetit gram, morfologjisë, tipareve biokimike
dhe serologjike (fermentim dhe prodhim gazi, laktoza, maniti, inoziti, prodhimi i indolit,
prodhimi i H2S, prova e dezaminimit të fenil alaninës, prodhimit të ureazës, shfrytëzimit të
citratit etj).
Mikrooragnizmat Gram pozitive janë identifikuar me teste laboratorike koresponduese: testi
koagulazë Cadnes Graves dhe Staph slidex(për staphylococcet), Camp-testi dhe bacitracin për
Streptococcet dhe Esculin agar për enterococcet.

3.2. Testimi i ndjeshmërisë

4. REZULTATET DHE DISKUTIMI

Rezultatet e hulumtimit janë paraqitur në tre kapituj:

1. Shpeshtësia e infeksioneve të verifikuara nga mostrat e plagëve, shkalla e pozitivitetit


sipas viteve, referimeve dhe llojet e plagëve.

2. Rastet pozitive sipas grup-moshës dhe gjinisë


3. Shkalla e ndjeshmërisë së izolateve patogjene

5 DISKUTIME

6. PËRFUNDIME

7. PËRMBLEDHJE
10. PROPOZIMI I MASAVE

11. LITERATURA

Semundjet qe kurojne llixhat nga ato te lekures


deri te kockave

Shëndeti është baza për një jetë më të mirë, por është mirë kur kujdesi për të pasur një
shëndet të mirë, alternohet me kënaqësi. Ujërat termale apo llixhat, janë nga ma të
rrallat në botë për fuqinë shëruese të tyre. Veçse mund të shërojnë një numër të Madh
sëmundjesh, ato shërbejnë dhe për relaks dhe çlodhje. Në suplementin e sotëm në
“Tirana Observer” do keni mundësinë të lexoni mbi llixhat më të njohura në botë por
edhe në vendin tonë, vetitë kuruese të tyre, efektet e tyre në bazë të sëmundjes
përkatëse, disa nga llojet e sëmundjeve që mund të kurohen, si: Sëmundjet e lëkurës,
sëmundjet e sistemit nervor, sëmundjet organike, sëmundjet e sistemit lokomotor,
sëmundjet e aparatit tretës, vetitë kuruese të këtij uji me anë të pirjes, sëmundjet e
asmës, aciditetit të stomakut, arterioskleroza, artritet, qarkullimi i keq i gjakut,
kolesteroli, koliti, diabeti, pagjumësia, sëmundjet kronike dhe shumë të tjera. Gjithashtu
në suplementin e sotëm të gazetës “Tirana Observer” për këtë fundjavë do të keni
mundësinë të gjeni këshilla mbi sëmundjet që u bëjnë dëm llixhat si hipertensioni,
zemra, në komplikacionet pas operative, ulcerat gastrike, etj. Do të keni mundësinë të
lexoni informacion për llixhat në vendin tonë, ku ndodhen dhe disa karakteristika të
tyret, arsyet se pse duhet të shkoni atje. Të gjitha këto, por jo vetëm kaq, do të keni
mundësinë t’i lexoni sot në suplementin e radhës në “Tirana Observer”.

Burimet e ujërave termale kurative në Shqipëri

Mund të përmendim ujërat termale të Bilajt, në Fushë-Krujë, të pasura me sulfat dhe


lëndë minerale, të cilat kanë efekte kurative të reumatizmit, lëkurës dhe sistemit nervor.
Për t’u përmendur janë dhe llixhat e Elbasanit, ujërat e së cilës kanë vlera të larta
terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut,
lëkurës. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar
që nga periudha romake. Gjithashtu dhe burimet e ujërave termale të Bënjës kanë vlera
të veçanta për trajtimet e lëkurës. Llixhat e Peshkopisë përmbajnë kalium dhe sulfate,
efektet e të cilave trajtojnë sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes, reumatizmat,
sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjinekologjike. Ujërat termalë të Vronomeros në
Leskovik, banjat e avullit të Postenamit, si dhe ujërat kurativë të pijshëm siç janë Kroi i
Bardhë në komunën e Selitës në Mirditë, Kroi i Nënës Mbretëreshë në parkun kombëtar
të Qafë Shtamës etj.Ujërat termale të Bënjës njihen me emrin Banjat e Bënjës. Gjenden
saktësisht 14 kilometra larg qytetit të Përmetit, komuna Petran, ku gjashtë burimet
kryesore dalin në rrëzë të shkëmbinjve masivë në të dy anët e lumit të Langaricës.Ujërat
me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese. 4 (katër) burime përdoren për
sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), 1 (një) burim për sëmundjet e
stomakut, 1 (një) burim për sëmundjet e lëkurës.Temperatura e ujërave varion 26-32
gradë Celsius. Janë shfrytëzuar nga shteti në vitet 1964-1975. Aktualisht mjediset
ndodhen të prishura e shfrytëzohen në mënyrë të paorganizuar nga banorë të qytetit
Përmet në verë.

1 - Burimet e ujërave termale të Biljat pranë Fushë-Krujës


Këto janë burime termale, të cilët ndodhen më pranë kryeqytetit. Ato gjenden në rrugën
nacionale Vorë - Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Burimet e këtyre
ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit. Janë ujëra të pasura sulfurore
me lëndë minerale si: Ca, Na, K, Fe, Mg etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë C.
Këto të fundit kanë efekte kurative mbi probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit
nervor. Duhet të përmendim se këtu është ngritur një qendër e re dhe bashkëkohore
rehabilitimi, e quajtur "Qendra Kurative Ibrahim Kupi". Kjo qendër ofron shërbimet e
akomodimit, ushqimit, shërbimin e specializuar të stafit mjekësor etj.
2 - Llixhat e Elbasanit
Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që
gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i
vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre
burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë
evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të
frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe
vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele private, që ofrojnë shërbime në këto llixha.
3 - Burimet e ujërave termale të Bënjës
Këto burime gjenden 14 km larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3
km larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Janë gjithsej 6
burime. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e
këtyre ujërave është, 26 - 32 gradë C. Njëri burim shërben për trajtimin e sëmundjeve të
stomakut, një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike
të remautizmit. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave me përmbajtje biokarbonatike është
bërë që prej vitit 1964. Në këto burime nuk ka hotele dhe shfrytëzimi bëhet në mënyrë
ambulatore.
4 - Burimet e ujërave termale të Vronomeros
Këto burime gjenden 10 km në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Janë burime termale
të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Temperatura
e ujërave është nga 29 - 40 gradë C. Këtu ofrohet akomodim modern me staf të
specializuar mjekësor, si dhe me shërbim hotelerie.
5 - Llixhat e Peshkopisë
Ndodhen pranë qytetit veri lindor të Peshkopisë. Ato burojnë nga formacionet e gipseve
të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 - 43,5 gradë C dhe me
një prurje prej 14 litra/sek. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre
lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite,
reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike. Krahas
këtyre burimeve, në Shqipëri gjenden burime ujërash të pijshëm me efekte pozitive për
shëndetin, siç është burimi i "Kroit të Bardhë" në Komunën e Selitës në rrethin e
Mirditës, (i njohur për kurimin e gurëve në veshka) si dhe banjat e avullit të Postenanit
pranë Leskovikut.

Sëmundjet që mund të kurohen në llixha


Këto ujëra janë nga ma të rrallat në botë për fuqinë shëruese të tyre
1. Goutte (sëmundje e gjymtyrëve të duarve e të këmbëve). 2. Congestion (mbështjelle të
gjakut në një vend të trupit si në mëlçi të zezë. 3. Calcusbiliaires (gurë në tëmthin e
mëlçisë së zezë. 4. Hemorroidet 5. Sëmundje të organeve të frymëmarrjes (nefezi) 6.
Reumatizëm e rëndë e vjetër. 7. Sëmundje të gjymtyrëve dhe deformime të tyre. 8.
Dhimbje nervash, në një pjesë trupi ose në të gjithë trupin, ose të kokës. 9. Reumatizëm
sëmundje nervoze. 10. Deformim gjymtyrësh shkaktuara nga reumatizma e sëmundjet
të tjera. 11. Anemi (kur mjekimi me hekur nuk ka sjellë dobi mjafton të pijë ujë llixhe).

Sëmundje të tjera
• Sëmundjet e aparatit respirator
• Sëmundjet e aparatit lëvizës
• Sëmundjet e aparatit gjenital mashkullor dhe femëror si dhe shërimin e sterilitetit
• Reumatizmin, spondiliatrozën, nervin shiatik
• Sëmundjet e lëkurës, aknet dhe ekzemat
• Sëmundjet e aparatit tretës, gastritin dhe kolitin
• Sëmundjet e sistemit nervor periferik
Llixhat janë mjaft të rekomandueshme për dhimbjen e qafës, sidomos gjatë muajit tetor,
që është dhe periudha më e përshtatshme për të shkuar.

Efektet e ujërave termalë


Efekti i ujërave termale nuk është vetëm për sëmundjet e kockave. Banjat me ujë të
nxehtë shoqëruar edhe me lyerjen e trupit me baltë, bëjnë një lloj "transplanti" të gjakut.
Gjithashtu, konsiderohet një kurë mjaft e mirë për rigjenerimin e lëkurës së trupit e të
fytyrës. Trajtimi me baltën minerale të llixhës ndihmon në zhdukjen e rrudhave dhe i
rikthen shkëlqimin lëkurës. Ujërat e nxehta dhe me gaz që ndodhen në brendësi u
nënshtrohen një sërë proceseve hidrogjeologjike që arrijnë një temperaturë në 60 gradë
në burime. Ujërat përmbajnë dhjetë elementë kimike, që i bëjnë llixhat mjaft kurative në
shumë sëmundje. Gjithashtu, në hotelet e Llixhës të pajisur me mjekë dhe infermierë,
trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës,
stomakut, etj. Uji i ftohtë ruan vetëm erën e squfurit që për shumëkënd, duket se është i
padurueshëm.

Sëmundjet e lëkurës
Edhe pse në kohën e sotme janë bërë arritje shumë të mëdha në trajtimin e sëmundjeve
të lëkurës, prapëseprapë balneoterapia mbetet një nga opsionet më të mira dhe më të
sigurta në këtë fushe. Këtu duhet cekur se pak ujera termonineral nëpër botë plotësojnë
vetitë kimike në trajtimin e kësaj sëmundjeje pasi vetëm banjat (llixhat) me përmbajtje
të lartë sulfuri dhe ujë hipotonik në shërimin e sëmundjeve të lëkurës.
Në këtë kontekst Banjat e Dibres-Capa disponojnë me ujera termominerale që
ndihmojnë në mënyrë të përkryer në shërimin e shume sëmundjeve te lëkurës si:
• psoriazes,
• ekzemes,
• dermatomykozave,
• herpesit etj.
Sukses i veçantë është arritur sa i përket sëmundjes të Psoriazës. Psoriaza është
sëmundje kronike, jo ngjitëse, inflamatore e lëkurës që karakterizohet nga zona të
skuqura të mbuluara nga luspa me ngjyrë të bardhë. Një deri ne tre për qind e popujve
mbarë botës janë të prekur nga psoriaza me një shpejtësi më të madhe në Evrope dhe
Amerikën e Veriut. Prek me shume moshat nga 15-45 vjet.
Uji hipotonik dhe me përmbajtje të lartë të sulfurit e bën këtë qendër ndër më të
dalluarat jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Studimet shkencore tregojnë për veprim
të lartë anti-inflamator të këtyre ujërave sulfuror në sëmundjen e psoriazes. Pacientet që
janë trajtuar në banjat e Dibrës për sëmundjen e psoriazes kane pasur përmirësim të
konsiderueshëm dhe të qëndrueshëm të simptomave. Vlen të theksohet se kemi vërejtur
uljen e jashtëzakonshme të sipërfaqes të lëkurës e prekur nga psoriaza dhe zvogëlim të
aktivitetit të saj.Këto dy parametra të përmendura më lart përbejnë treguesin më të
rëndësishëm që përdoret në të gjithë botën lidhur me sëmundjen e psoriazës. Në
ekzaminimet histologjike pas mbarimit të balneoterapisë është vënë re ulje e qelizave
imunitare dhe disa substancave toksike që janë edhe baza në zhvillimin e psoriazës.
Sëmundjet e sistemit nervor
Ujërat minerale të Banjave të Dibrës janë hypertermale, radioaktive, te pasura me
oligoelemente dhe kjo përbërje e ujërave me vetitë fizike (termike dhe mekanike) dhe
kimike bën që të kënë efekt shërues ne sëmundjet të ndryshme, gati në të gjithë sistemet
e organizmit. Trajtimet në llixhat tona, ka efekt parandaluese (preventive) si dhe efekt
shërues që ndihmon në rruajtjen e një trupi të shëndoshë.Në neurologji ka efekt shërues
tek shumë sëmundje funksionale dhe organike, dhe atë në fazat akute dhe kronike. Në të
shumtën e rasteve përveç ujërave termominerale, shfrytëzohen edhe terapi plotësuese
si: terapi medikamentoze, terapi fizikale (fango, elektro, masazhe manuale) dhe
klimoterapi. Mekanizmi i veprimin konsiston në temperaturën dhe përbërjen kimike të
ujit. Temperaturat e larta, dhe thithja e elementeve kimike të ujit ( sulfurit, hekurit,
magnezit, gazrat sulfurik dhe karbonik) sjellin deri te rritja e qarkullimit të gjakut në të
gjithë organizmin duke filluar nga lëkura, indet, nënlëkura, muskujt, organet e
brendshme; dhe kjo ndikon gjithashtu në rritjen e frymëmarrjes dhe shkaktimi i
djersitjes, rritjen e punës të zemrës, dhe të gjitha së bashku ndikojnë në përmirësimin e
funksionimit të organizmit dhe rritjen e aftësisë mbrojtëse (imunitetit).

Sëmundjet organike
Sëmundjet organike më të shpeshta janë sëmundjet e sistemit nervor periferik nga
trauma të ndryshme inflamatore (ndezjes), kompresione (ndrydhje) me ç’rast vjen deri
tek ndërprerja e pjesshme (parezat) ose më e rëndë (paraliza) e atij nervi. Gjithashtu
raste të shpeshta të cilat ne i shërojmë janë dëmtimi i nervit shiatik, dëmtimet e
ndryshme inflamatore si radikulitet dhe aksidentet vaskulare ose infarktet e trurit qe
shkaktohen nga dëmtimet fizike gjate aksidenteve dhe shkaktojnë invaliditet
(hemiparezat ose hemiplegjit).Në fijet nervore dhe muskujt e paralizuar ndikon
pozitivisht duke rritur funksionin, bëhet ulja e inflamacionit të fijeve nervore, apo
nervave të atrofuar dhe të njëjtave u ndihmon që të kthehen në funksion.

Sëmundjet e sistemit lokomotor


Sistemi lokomotor është pjesë mjaft e rëndësishme e organizmit qe mundëson
funksionet e saj lëvizëse, mbajtjen e trupit dhe koordinimin e saj. Dhimbjet që mund të
shkaktohen nga ky sistem janë të tmerrshme, por kjo nuk është edhe aq e rëndë po ta
mendosh se nuk mund të kryhet një jetë normale nëse ky sistem nuk funksionon ashtu
siç duhet. Qëllimi i këtij referimi është se si veprojnë ujërat tremo-minerale me efektet
termike, kimike dhe mekanike, tek sëmundjet reumatike.
Ujërat termo-minerale ndikojnë në rivendosjen e funksioneve lëvizëse të çrregulluara,
siç janë komplikimet në kyçe, komplikime të kontrakturave, ankilozave dhe atrofi
muskulore. Ujërat e Banjave të Dibrës Capa kanë përmbajtje mjaft të lartë sulfurore, dhe
kjo është mjaft e rëndësishme për kapsollën e kyçit (artikulare), absorbimi i sulfurit e
bën atë më të bute për tu lakuar. Sulfuri nuk mund të merret me anë të tabletave ose
injeksioneve, e vetmja mënyrë është që lëkura të thith atë.
Rekomandohen nga 10-15 ditë mjekim. Kuptohet se përveç ujërave termominerale,
pushuesit trajtohen edhe me masazhe, terapi të ndryshme fizikale si dhe me fangoterapi
e cila është unike në këtë qendër.

Sëmundjet e sistemit Gastoduedenal dhe Uro-Gjenital


Te përcaktosh se kur ka filluar përdorimi i faktorëve balnear për qëllime profilaktike e
kurative është e vështirë. Hpokrati ishte i pari nga mjeket qe ka theksuar se shëndeti i
njeriut është në varësi te mjedisit dhe veçorive klimatike.Mjekimit balnear e
fizioterapeutik i duhet kushtuar jo me pak kujdes se sa metodave tjera te mjekimit
medikamentos ose kirurgjikal. Ujërat termominerale natyrale te Banjave te Dibrës-
Capa ne përbërjen e tyre kimike kane elemente,mikroelemente e gaze ne sasi te
mjaftueshme për te ushtruar efekt mjekësor në organizmin e njeriut.Përveç përdorimit
kurativ në formë të banjave të përgjithshme ujërat tanë përdoren edhe si ujëra për të
pirje nëpërmjet gojës. Zakonisht ujërat e Banjave te Dibrës- Capa përdoren nga goja për
mjekimin e sëmundjeve te aparatit tretës, urogjenital dhe endokrin.
Sëmundjet e aparatit tretës
Në aparatin tretës me sukses përdoren për mjekimin e gastriteve kronike të shoqëruara
me djegie dhe gromësira në pezmatimin kronik te mëlçisë së zeze te vezikës biliare e të
rrugëve biliare si dhe te konstipacionet duke fuqizuar peristaltikën e zorrëve.Ujërat tanë
termomineral natyral kur merren nga goja nxisin funksionin e veshkave dhe qe ndikojnë
ne nxjerrjen e ujit nga organizmi. Ato bashke me ujin nxjerrin lëndë të ndryshme te pa
nevojshme. Ato ne mënyre mekanike nxjerrin produkte mikrobijale e toksike nge rrugët
urinare, mënjanojnë mundësinë e zhvillimit te infeksioneve, perceptimin e kripërave
dhe lendeve organike.Përdoren te të sëmurët me cistite, pielite, pielocistite dhe
pielonefrite kronike pa sjellë dëmtimin funksional të veshkave. Në sëmundjet
pezmatuese kronike te rrugëve urinare, përdorimi i ujërave termominerale te Banjave te
Dibres- Capa mund te tresin e te nxjerrin mukusin qelbin dhe kripërat e grumbulluara
ne rrugët urinare. Këtë e arin duke fuqizuar tkurrjen muskulore të ureterve si dhe
zgjerimin e tyre duke lehtësuar kështu edhe lëvizjen e gurëve të vegjël dhe te rërës. Uji
termomineral nuk i tret gurët, por me qe shton dierezën mund t’i shtyjë gurët
mekanikisht, atëherë kur ato janë më të vegjël se diametri anatomik i ureterve dhe i
uretrës.

Cilave sëmundje u bëjnë dëm llixhat


Ujërat termominerale natyral kunderindikohen te nefritet, nefrozat e pielonefrozat
akute, në dekompozimet renale e kardiake, në hidronefrozat dhe në proceset specifike
renale, kur janë formuar gurre që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Kundërindikohen
gjithashtu përdorimi i ujërave termominerale edhe te ulcerat gastrike, duodenale, te
akutizuara me hemorragji, në komplikacionet pos operative etj.

Vetitë kuruese me anë të pirjes


Ujërat termominerale rekomandohen të pihen drejtpërsëdrejti në vendburimet, në
pamundësi, të transportohen me shishe. Ujërat minerale në shishe nuk i ruajnë
plotësisht cilësitë që kanë në vendburim. Ato pihen zakonisht duke filluar me një gotë
ujë 2-3 herë në ditë 15-20 min. para buke.

Si ndikojnë në sëmundjet gjinekologjike dhe inflamatore


Mjaft mirë ujërat natyrale termominerale veprojnë në parandalimin dhe mjekimin e
sëmundjeve gjinekologjike si në ato inflamatore ashtu edhe hormonale. Me sukses
përdoren si terapi plotësuese te mjekimit kirurgjikal dhe hormonal te steriliteti i grave.
Përdorimi i ujit mineral ne mënyre te favorshme influencon ne sekrecionin cervical si
dhe ne peristaltikën e tubave. Për këtë qëllim janë veçanërisht të këshilluara ujërat
sulfate te cilat ushtrojnë edhe një veprim ngacmuesesh ne funksionet endokrine. Kështu
mundet te ndihmojnë edhe ne mjekimin hormonal. Nga ana teknike terapia termale
gjinekologjike kryhet me anën e irigacionit vaginal,pa transkuruar dhe mundësinë
mjekuese te banjës se përgjithshme,si dhe ujit mineral te mare nga goja. Gjithmonë këto
te shoqëruara me terapitë e tjera fizikale si: fangoterapia, magnetoterapija,
elektroterapia e te tjera, të cilat ne Banjat e Dibrës- Capa janë te nivelit te larte te
aplikuara nga një personel me edukate te larte dhe me përvoje pune praktike
shumëvjeçare. Është një terapi e njohur dhe në vendin tonë duke qenë se gjithnjë gratë
që vuajnë nga sëmundje të ndryshme i janë drejtuar gati çdo vit llixhave, për të
përmirësuar shëndetin e tyre.

Sëmundja e astmës
Ujërat radioaktive duhet të kenë përmbajtje të veçantë. Ujërat sulfurike japin rezultate
pozitive dhe të gjatë për lëruar bronket.

Aciditeti i stomakut
Shumë të mira janë ujërat bikarbonat-alkaline-baltoze, që nuk kanë oksid karbonik.
Kanë një veprim antiacid direkt dhe pengojnë sekrecionin gastrik. Uji duhet të serviret
dhe në mëngjes, pa ngrënë. Doza e përditshme mund të shkojë nga 250-500 ml. Si pjesë
e kurës i njëjti ujë mund të jepet dhe gjatë vakteve.

Arterioskleroza
Arterioskleroza pa futur këtu aparatin e zemrës dhe atë të veshkave mund të
përmirësohet nga kurat me ujërat karbonikë. Qendrat më të mëdha termale të tilla
gjenden në Francë dhe Gjermani. Kura kundër arteriosklerozës bëhen nëpërmjet
balneoterapisë.

Artritet
Në fushën reumatike kurat termale janë shumë të rëndësishme. Ujërat sulfurike, jodike
dhe bromo-jodike janë shumë të mira. Baltat, rërat e ndihmojnë shumë. Duhet të mos
lihen pas dore shpellat që janë format terapike më antiket.

Qarkullimi i keq i gjakut


Është shumë e këshillueshme kura termale me ujë karbonike që ka një efekt të mirë të
hapjes së enëve të gjakut duke përmirësuar kushtet e qarkullimit të gjakut tek këmbët.
Kurat me pije, me ujë sulfurik kanë një veprim të favorshëm në ndryshimin e glucideve
ndërsa uëjrat sulfate parashikojnë dëmet që mund të shkaktojnë ato tek arteriet.

Kolesteroli
Ujërat sulfatike-alkaline kanë treguar se ulin nivelin e kolesterolit në gjak:dhe këto
merren si pije. Ato ndikojnë kryesisht në përdorimin e dhjamit në organe të ndryshme
të trupit.

Koliti
Janë të shumta ujërat termale efikase në trajtimin e kolitit. Mund të shënojmë ujërat
klorure-sodike që kanë një veprim tretjeje të shpejtë dhe që pastrojnë sistemin tretës
dhe të jashtëqitjes. Tek koliti veprimi i këtyre ujërave është i shumëfishtë:korrektime
metabolike, veprime zgjidhëse në tretje, rregullim i sistemit tretës dhe të zorrëve.
Shumë interesant është veprimi i ujit bikarbonat dhe sulfat.

Dhëmbët e prishur
Janë shumë të mira ujërat fluorike për parandalimin e karies tek fëmijët deri në moshën
14 vjeç. Është kjo një profilaksi më fiziologjike se kokrrat e fluorit dhe më e lehtë për tu
kontrolluar.

Diabeti
Kurat tradicionale nuk pretendojnë të zëvendësojnë kurat tradicionale, por një pjesë e
rëndësishme e tyre: ujërat sulfure të përdorura për banjo janë të rëndësishme për të
parandaluar shkatërrimin vaskular që shoqëron diabetin;ujërat bikarbonate të
përdorura si pije ndihmon rezervën alkaline që në diabet është gjithnjë e ulët, ujërat
sulfate provokojnë një ulje të glicemisë në diabet dhe një përdorim më të mirë të
glukozës.

Ezaurimenti nervoz
Trajtimet hidroterapike-si banjo dhe dushi në zonën termale-veprojnë si tonikë në
sistemin nervor. Ujërat më efikase janë sulfuret dhe arsenikalet.

Pagjumësia
Mund të jepen kura termale me qëllim ndihmimin e sistemit nervor. Janë shumë të
dobishme ujërat radioaktive dhe karbonike, nëpërmjet banjove dhe dusheve të nxehta
dhe baltërave radioaktive
Sëmundjet kronike
Nëpërmjet ujit termal sulfuror e baltës, kurohen me sukses dhjetëra sëmundje kronike
si:
-Sëmundje osteo – artikulare (reumatizma, gonoartroza, spondiartroza, nervi shiatik);
të veshit, të hundës e fytit, të aparatit genito-urinar, të sistemit nervor periferik, të
lëkurës (ekzema, psoriasis, akne juvenilje), të aparatit të tretjes (gastritis, koliti).
-Banjat termale kanë efekt ndihmës në trajtimin e sterilitetit dhe në rikuperimin pas
traumave e frakturave.
-Shërbimi jepet sipas kërkesës: ambulator si dhe me shtrim disa ditor. Çdo shërbim
bëhet nën ndjekjen rigoroze të personelit shëndetësor të qendrës.
Ujerat përmbajnë dhjetë elemente kimike që i bëjnë llixhat mjaft kurative në shumë
sëmundje si ato të reumatizmale, artrozat, sëmundjet e sistemit nervor periferik, ato
gjinekologjike, të lëkurës, të enëve të gjakut dhe aparatit tretës.

Llixha mjekësore me 5 yje


Udhëtim në qendrat e reja të shëndetit, ku mbizotëron luksi. Në të bëjnë pjesë kurat
termale, lifting, kirurgjia, fizioterapia, mjekësia perëndimore e kineze, si dhe dieta të
ndryshme
Quhet Medical Spa. Është një sintezë me llixha tradicionale ("Salus per aquam"), si dhe
me ujin sulfuror dhe të jodizuar, baltë, si dhe çdo gjë tjetër që ka vënë në dispozicion
natyra. Janë disa nga pak elementët që vënë në dispozicion klinikat e luksit dhe
trajtimet më moderne mjekësore dhe kirurgjikale. Një shkrirje e re mes klinikave
mjekësore dhe kabineteve estetike, mjekësisë tradicionale dhe alternative, pishinave
termale dhe sallave të operacionit. Vaska, dushe dhe pishina ku mund të kryhet kontrolli
i përgjithshëm mjekësor, masazhe, terapi perëndimore, mjekësi termale tradicionale e
mjekësi kineze, fizioterapi dhe joga, balta që shpeshherë përdoret si kurë natyrale së
bashku me metodat më të fundit që përdoren kundra rrudhave e deri te lifting dhe
liposucioni. Vende të reja dhe të kushtueshme janë krijuar për të rigjetur mirëqenien e
humbur nga stresi i përditshëm, si dhe kura natyrale për t‘u përballur me patologji si për
shembull artroza, pagjumësia, rrufa dhe faringjiti. Fenomeni është plotësisht i ri. Nuk
është vetëm një dhomë luksi ku u nënshtrohemi ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale.
Ideja është tjetër: është ajo e shtëpive kurative superluksoze ku përballesh me probleme
të vogla mjekësore dhe pas trajtimeve terapeutike të ndihesh shumë mirë fizikisht dhe
shpirtërisht. Shërbime të tilla jemi mësuar që t‘i bëjmë në qendrat e mirëqenies.
Tendenca më e fundit e përhapur në të gjithë Evropën është se hotelet e gjithë
kategorive kanë hapur nga një kabinet të tyre kurativ. Tashmë të tilla hotelet nuk
frekuentohen vetëm nga aristokratë të ndryshëm, por nga të gjithë njerëzit, nga të gjithë
ata që kanë nevojë për relaks. Fjala llixhë mjekësore nxjerr në dritë konceptin klasik
evropian të termalizmit, duke u kushtuar më shumë vëmendje kurave të vogla të cilat
ndihmojnë në mirëmbajtjen e trupit. Popullsia ka ndryshuar. Ka ardhur koha e njerëzve
të cilët shpenzojnë shumë për veten e tyre.
Llixha mjekësore përfshin bukurinë, mirëqenien dhe jetëgjatësinë dhe shpjegon se si
mund të ndryshohet stili i jetës së gabuar që është edhe armiku i shëndetit. Në fakt
termi llixhë mjekësore është një nevojë e klientëve të cilët po ndryshojnë zakonin e
llixhave dhe janë në kërkim të vendeve ku kurohen patologji, si dhe ku tregohet kujdes
maksimal për individin e shëndetshëm. Në qendër të këtij transformimi janë qendrat
më shik të Iskias, Abano dhe Montegrotto: vendet ku natyra ka vënë në dispozicion
burime të ndryshme si për shembull baltën kuruese që kurojnë sëmundjet reumatike,
artrozën, pasojat e traumave, faringjitin, sinozitin, ndërhyrjet ortopedike, rrufën,
bronkopneumonitë profesionale, ose të duhanpirësve. Pasuria kryesore e llixhave është
uji i ngrohtë i kripur-bromo-i jodizuar me origjinë gjeotermike e pasur me gaz dhe pak
radioaktivitet, si dhe me 20 lloje algash dhe mikroorganizmash: një përzierje që
transformon baltën e këtyre zonave në ilaçe të vërteta. Basti i komplekseve të hoteleve
me pesë yje është pikërisht ky: bashkimi i këtyre cilësive në ofertën që jepet për kurat
kundër-moshë të tipit mjekësor dhe të fizioterapive të certifikuara.

Cilat janë karakteristikat e dizenjimit të një llixhe mjekësore të


suksesshme?
Karakteristika kryesore është ndjesia, t‘i kushtosh rëndësi ndjesisë. Duhet të jetë një
klinikë me pesë ndjesi. Për të pasur shumë sukses duhet të zvogëlosh atmosferën
mjekësore, sepse shumë njerëz kanë frikë nga pamja e spitaleve apo ambulancave. Hyrja
në një llixhë mjekësore duhet të ofrojë ndjesi të mrekullueshme dhe duhet të jetë si një
udhëtim i largët dhe i këndshëm. Ky vend duhet të pajiset me të gjitha ornamentet e
duhura si aroma të këndshme dhe çlodhëse, ngjyra relaksuese dhe piktura të veçanta.

Ja 8 llixhat më të mira në botë


1. Ana Mandara Resort, Nha Trang, Vietnam

Masazhi i fytyrës: 45 dollarë (50 minuta)


Masazh: 60 dollarë (80 minuta)
Pastrimi dhe trajtimi i trupit: 60 dollarë (50 minuta)
Llixha e Ana Mandara Resort që ndodhet në Nha Trang të Vietnamit cilësohet si llixha
më e mirë në botë. Ajo ndodhet në breg të detit dhe është e dekoruar me ngjyra neutrale.
Në këtë llixhë përdoren traditat vietnameze. Në këtë llixhë ka edhe vaska të silit japonez,
por edhe ujëvara. Kush do që shkon në këtë llixhë, pothuajse shërohet nga të gjitha
sëmundjet që kurojnë llixhat.

2. Llixha e Kaprit, Itali

Masazhi i fytyrës: 145 dollarë (50 minuta)


Masazh: 118 dollarë (50 minuta)
Pastrimi dhe trajtimi i trupit: 133 dollarë (50 minuta)
Llixha e Kaprit që ndodhet në “Capri Palace Hotel & Spa”, në Itali, është gjysmë llixhë,
gjysmë spital, që ka pajisje te trajtim luksoz. Në këtë llixhë mjekët bëjnë check-up-in,
eletrokardiogramat, testin e gjakut dhe një sërë fizioterapi të ndryshme. Po ashtu në
këtë llixhë kryhen edhe masazhe tradicionale, që nga masazhet e syve e deri tek
masazhet për flokët. Kjo llixhë është vërtet me çmime të kripura, por këto çmime
justifikojnë kushte dhe kurimin perfekt të kësaj llixhe.

3. Rezorti i katër sezoneve të Balit, Indonezi

Masazhi i fytyrës: 70 dollarë (75 minuta)


Masazh: 70 dollarë (75 minuta)
Pastrimi dhe trajtimi i trupit: 65 dollarë (60 minuta)
Llixha e Rezorti të Katër Sezoneve të Balit, hyn tek llixhat mbretërore, për shkak të
luksit që përmban, por edhe nga masazhi i rrallë për përdor. Gjithçka që bëhet në këtë
llixhë, bëhet sipas traditës të Indonezisë.
4. Hoteli i katër sezoneve, Angli

Masazhi i fytyrës: 123 dollarë (55 minuta)


Masazh: 123 dollarë (55 minuta)
Pastrimi dhe trajtimi i trupit: 140 dollarë (55 minuta)
Nga sipërfaqja është llixha më e madhe në botë, por edhe ndër më te vjetrat, pasi është
themeluar në vitin 1728. Përveç kushteve madhështoreve, dhe një përkujdesje të
jashtëzakonshme të mjekëve, llixha angleze ofron edhe komoditete të tjera. Ka dy fusha
tenisi, fushë futbolli dhe shumë fusha për argëtime të tjera.

5. Grace Bay Club, Turks & Caicos Islands në Majami

Masazhi i fytyrës: 90 dollarë (60 minuta)


Masazh: 135 dollarë (80 minuta)
Pastrimi dhe trajtimi i trupit: 90 dollarë (66 minuta)
Vetëm 80 minuta larg Majamit, ndodhet llixha më e bukur në botë. Në këtë llixhë, ju do
të ndiheni sikur jetoni në një univers tjetër. Sepse qetësia, masazhi që fillon që nga
gishtërinjtë e përfundon tek flokët, ju do ta ndjeni veten më të rinj se kurrë.

6. Hotel “Ermitage”, Francë

Masazhi i fytyrës: 90 dollarë (60 minuta)


Masazh: 155 dollarë (70 minuta)
Pastrimi dhe trajtimi i trupit: 90 dollarë (66 minuta)
Llixha e madhe dhe e famshme franceze ofron kushte luksi për çdo njeri që shkon të
kurohet aty. Specialiteti i kësaj llixhe, veç kushteve të kurimit, është ushqimi special që
ofrojnë. Këtë llixhë e frekuenton përgjithësisht klasa e lartë franceze.

7. Hotel Hermitage, Monte Karlo, Monako

Masazhi i fytyrës: 189 dollarë (90 minuta)


Masazh: 133 dollarë (60 minuta)
Pastrimi dhe trajtimi i trupit: 110 dollarë (66 minuta)
Nëse do të shkoni në llixhën e Monte Karlos, veç që do të shëroheni plotësisht (kjo është
e provuar), ju do të kënaqeni edhe nga bukuritë e rralla që ofron ky vend. Masazhet dhe
trajtimet e kësaj llixhe vlerësohen si më cilësoret në botë.

8. Llixha “Victoria-Jungfrau Grand Hotel dhe Spa”, Zvicër

Masazhi i fytyrës: 107 dollarë (55 minuta)


Masazh: 150dollarë (1 orë e 25 minuta)
Pastrimi dhe trajtimi i trupit: 107 dollarë (55 minuta)
Llixha zvicerane është një ndër llixhat më speciale dhe më moderne që ju nuk do ta
hasni në asnjë vend tjetër të botës. Që nga terapitë, masazhet, uji etj, e bëjnë këtë llixhë
më tepër se speciale. Gjithkush që ka vajtur në këtë llixhë, jo vetëm që është shëruar, por
është kthyer çdo vit që të vizitojë këtë mrekulli të natyrës që Zoti ia ka dhuruar Zvicrës.

TiranaObserver

BURIMET E UJËRAVE TERMALE KURATIVE NË


SHQIPËRI
Ujërat termale apo llixhat janë nga më të rrallat në botë kur bëhet fjalë për fuqinë e tyre
shëruese. Përveçse mund të shërojnë një numër të madh sëmundjesh,ato shërbejnë
dhe për relaks e çlodhje. Shëndeti është baza për një jetë më të mirë,por është akoma
më mirë kur kujdesi për të pasur një shëndet të mirë, alternohet me kënaqësi. Edhe në
Shqipëri si në shumë vende të tjera të botës shfrytëzohen këto burime natyrore në
shërbim të popullsisë.

Vlen të përmenden ujërat termale të Bilajt në Fushë-Krujë,të pasura me sulfat dhe lëndë
minerale,të cilat kanë efekte kurative të reumatizmit, lëkurës dhe sistemit nervor. Këto
burime termale dalin nga depozitimet e lagunës së Ishmit. Ato ndodhen pranë
kryeqytetit në rrugën nacionale Vorë_Fushë-Krujë në fshatin Bilaj,pranë urës së Gjolës.

Gjithashtu edhe burimet e ujërave të Bënjës kanë vlera të veçanta për trajtimet e
lëkurës. Këto burime gjenden 14 km larg qytetit jugor të Përmetit në komunën
Petran,vetëm 3 km larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.
Janë gjithsej 6 burime. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë.
Temperaturat e tyre janë 26-32 gradë Celsius. Njëri burim shërben për trajtimin e
sëmundjeve të stomakut, një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për
sëmundjet kronike të reumatizmit. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave është bërë që prej
vitit 1964. Shfrytëzimi i këtyre ujërave sot bëhet në mënyrë ambulatore.

Llixhat e Peshkopisë ndodhen pranë qytetit verilindor të Peshkopisë. Ato burojnë nga
fondacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35-
43,5 gradë Celsius dhe me prurje prej 14 litrash për sekondë. Llixhat e Peshkopisë
përmbajnë kalium dhe sulfate, efektet e të cilave trajtojnë sëmundjet në rrugët e
frymëmarrjes,reumatizmat,sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjinekologjike.

Ujërat termalë të Vronomeros gjenden 10 km në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Ato


janë burime të pasura me kripëra të ndryshme,të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh.
Temperatura e ujërave këtu është 29-40 gradë celsius.

Vlen të përmenden gjithashtu dhe banjat e avullit të Postenamit, si dhe ujërat kurativë të
pijshëm siç janë: Kroi i Bardhë në komunën e Selitës në Mirditë, Kroi i Nënës
Mbretëreshë në parkun kombëtar të Qafë Shtamës.

Por unë do të doja të ndalesha më së shumti tek Llixhat e Elbasanit për të vetmen arsye
se i kam vizituar dhe më kanë lënë mbresa të mëdha. Këto llixha janë të njohura dhe të
përdorura që gjatë periudhës së romakëve. Mosha e këtyre ujërave termale llogaritet në
rreth 5 shekuj,por vetëm në shekullin e XIX-të mund të thuhet se shfrytëzimi kurativ i
zonës nisi të hyjë në rrugën e shkencës mjekësore. Hoteli i parë në këtë zonë është
ndërtuar në vitin 1932 nga sipërmarrës privat. Ujërat e këtyre burimeve shquhen për
vlera të larta terapeutike. Këtë e kanë vërtetuar analiza të shumta të kryera dhe nga
specialistë të huaj. Aty trajtohen :

-sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes

-sëmundje të sistemit nervor

-sëmundje të ndryshme të lëkurës

-sëmundjet e stomakut

-gurët në tëmth

-anemitë

-sëmundjet reumatizmike

-probleme te ndryshme gjinekologjike

-probleme kozmetike

Veç burimeve natyrore,e tërë zona përfshihet në 178850 ha me pyje ku rriten më së


shumti dushk,frashër,shkozë,shqopa murrizi dhe kryesisht pisha e kultivuar. Ndër
kafshët e egra përmenden lepuri i egër,dhelpra,kunadhja si dhe shpendët : mëllenja,
harabeli, pëllumbat e egër, qukapiku, kumria e thëllëza. Rrugës për në Llixha të
shoqëron një erë e fortë squfuri që gati gati të bëhet e bezdisshme,por shumë shpejt
ambientohesh me të. Në vendin e quajtur “Llixhat e vjetra” ndodhen 15 burime me ujë të
stërmbushur me squfur. Ai vjen nga thellësitë e tokës, atje ku gjërat janë ende në
gjendje të përflakur. Temperatura e ujit arrin deri në 65 gradë Celsius, Uji që vjen nga
burimet me anë tubash depozitohet në disa vaska të mëdha. Prej burimeve nxirret
balta, e cila ruhet një muaj, më pas ajroset për dy ditë më radhë dhe kështu është e
gatshme për përdorim. Në vaskat me ujin termal nuk duhet ndenjur më shumë se 5
maksimumi 7 minuta përndryshe efekti kurues shndërrohet në veprim vrastar. Fshati i
vërtetë në fakt shtrihet në të majtë të një përroi që ndan qendrën me hotelet nga pjesa
më e madhe e shtëpive të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën me shumë tuba plastikë
për arsye se pjesa më e madhe e shtëpive janë shndërruar në qendra kurative private.
Një pikë tjetër llixhash janë dhe llixhat Hidraj të cilat ndodhen rreth 2 km e gjysmë larg
qendrës së komunës. Fshati më i afërt këtu është Shelcani. Këtu ndodhen tri burime të
vendosura në vijë të drejtë në një distancë prej 500 m. Burimet e ujërave termale në
llixhat e Elbasanit janë përqendruar në zonën e poshtme (fshati Tregan)
ndërsa burimet e sipërme (fshati Hidrait). Burimet e zonës së poshtme kanë pasur një
prurje rreth 20 litra për sekondë, nga të cilat rreth 11 litra në sekondë i ka pasur burimi “
Nosi “.Ujërat termale të llixhave të Elbasanit klasifikohen si burime shumë të nxehta
sulfurore që burojnë nga thellësi shumë të mëdha të nëntokës. Thellësia e formimit të
tyre është afërsisht 12 km. Sasia mjaft e madhe e gazrave të rrezikshëm për shëndetin
e njeriut,bën të pamundur përdorimin e ujit termal ashtu siç del nga burimi. Reduktimi i
gazit do të sillte dhe reduktimin e elementëve kimikë, e për pasojë do të ulte cilësinë
kurative të ujit. Për këtë arsye,trajtimi bëhet nëpërmjet banjave me vaska. Për të arritur
temperaturën optimale të ujit termal, i cili arrin në impiant në temperaturën rreth 53
gradë Celsius, gjatë natës, një pjesë e sasisë së ujit depozitohet në basenet e ujit të
ftohtë,ku ftohet deri në temperaturën e ambientit. Kjo sasi përzihet me ujin e nxehtë që
vjen direkt nga burimi,në një sistem deposh që ndodhen ngjitur me baterinë e vaskave
të banjës me ujë termal dhe kështu arrihet një temperaturë e afërt me atë të trupit të
njeriut.

Para vitit 2000 llixhat e Elbasanit kishin vetëm 3 komplekse. Ndërsa sot veprojnë rreth
50 operatorë. Tregues ky që vërteton më së miri rritjen e kërkesave të popullsisë për
këtë lloj shërbimi sa kurativ aq dhe shlodhës e relaksues.

You might also like