You are on page 1of 3

 Përdorni të gjitha shqisat tuaja për të kërkuar të dhëna:

- SHIKO
 Shiko gjurmët në fosat kubitale dhe në ije, të cilat sugjerojnë për abuzim intravenoz me
droga.
 Mbetjetë depozituara rreth hundës e gojës, apo nëpër sipërfaqen e trupit.
 Ngjyra e pazakonshme e të vjellave apo urinës.
- PREK
 Temperaturë, djersitje.
- NUHAT
 Alkoolin dhe aroma të tjera unike.
 Vlersimi iABCDE:
- Rrugët ajrore dhe ato të frymëmarrjes
 Aftësia për të mbrojtur rrugët ajrore.
 Ritmi dhe thellësia e frymëmarrjes.
 Ngopja me oksigjen
- Sistemi qarkullimit të gjakut
 Grada e pulsit dhe rregullsia.
 Presioni i gjakut.
- Paaftësia
 Grada e Komës sipas Glasgow (GCS).
 Madhësia dhe barazia e pupilave.
 Matja e glicemisë për të përjashtuar hipogliceminë.
- Ekspozimi
 Të shikoni për shenja të jashtme për trauma të tilla si lëndime të kokës që mund të japin
një shpjegim alternativ për gjendjen e pacientit.

1.2.2.4 Hulumtimet Toksikologjike

Hulumtimet toksikologjike duhet të bëhen në ekspozimet toksike që plotësojnë vlerësimin


klinik me qëllim që të:
(1) Ndihmojnë në konfirmimin e diagnozës.
(2) Ndihmojnë për të parashikuar ashpërsinë e helmimit dhe prognozën.
(3) Të ndihmojë në përcaktimin e nevojës për trajtim intensiv.
(4) Të lejojë korrigjimin e lëngjeve bazë, statusin elektrolitik dhe atë acido-bazik.

Hulumtimet e përshtatshme ndryshojnë sipas helmit specifik dhe në disa situata duhet të
bëhen në mënyrë të përsëritur për të ndihmuar në kujdesin e vazhdueshëm të pacientit të
helmuar.Më poshtë është një listë e disa prej hulumtimeve të dobishme, por lexuesi këshillohet t'i
referohet kapitujve përkatës për hulumtimet në lidhje me agjentë të veçantë helmues.

 Glukoza e rastësishme e shtratit.


 EKG (elektrokardiograma).
 Elektrolitet dhe funksioni renal.
 Testi i funksionit të mëlçisë.
 Kreatin kinaza.
 Gjak komplet.
 Testi i mpiksjes: PT / PTT / INR.
 Gazometria arteriale e gjakut.
 Niveli i specifikuar i toksinës, p.sh. paracetamoli në serum, salicilatet,fenobarbitalet,
teofilina, digoksina, hekuri dhe litiumi.
 Osmolariteti i serumit dhe hendeku i osmotik.
 Ekzaminimet imazherike të barkut mund të jenë të dobishme në diagnostikimin e
toksinave të caktuara radiopake të cilat përfshijnë kloral hidratet, metalet e rënda p.sh.
hekuri, jodidet, fenotiazinat, përgatitjet me çlirim të ngadalshëm, tretës(kloroformi,
tetraklorid i karbonit), bateri kopsë dhe lojrat e vogla.Megjithatë, mungesa e densitetit
radiopak në rezet-X nuk mund të përjashtojnë helmimin.
 Të tjerë p.sh. Radiografia e mushkërive (CXR), tomografia kompjuterike (CT).

Mjeku që kërkon të përdorë laboratorin për të matur nivelet e toksinës specifike në serum
duhet të ketë njohuri për kapacitetin dhe gamën e testeve që janë në dispozicion në laboratorin e
tyre lokal. Ata duhet të dinë se cilat teste duhet të jepen, të jenë të vetëdijshëm për ekzemplarin e
duhur që duhet të mblidhen, kohën e kthimit të rezultateve dhe kufizimet e teknikave të analizave
të përdorura. Duhet të theksohet se nivelet toksike në serum duhet të përdoren si një ndihmës për
të ndihmuar në drejtim të menaxhimit të pacientit të helmuar. Në këtë aspekt, është e
rëndësishme të theksohet se nivelet e toksinës në serum nuk lidhen domosdoshmërisht me
ashpërsinë e toksicitetit. Prandaj nivelet toksike në serum duhet të interpretohen në kontekstin
përkatës të përcaktimit klinik.

1.2.2.5 Testet gjithëpërfshirëse të ekzaminimeve toksikologjike

Përkundrejt vështirësive të sigurimit të provave të drejtpërdrejta të helmimit, testet


ekzaminuese kanë shumë kufizime dhe ndryshojnë menaxhimin në një numër të vogël rastesh. 21-
24
Prandaj, zakonisht në toksikologji gjaku, urina dhe pëmbajtja gastrike nuk rekomandohen pasi
ato nuk ndikojnë në menaxhimin specifik të ekspozimit toksik në shumicën e rasteve.Përveç
kësaj, këto teste nuk janë përherë të disponueshme dhe mund të zgjasin në kohë duke ndikuar
pak në menaxhimin klinik.Për këtë, vendimi për të porositur këto teste i lihet mjekut kurues.
Megjithatë, disa prej këtyre testeve janë të rëndësishme nga perspektiva mjeko-ligjore në situata
të caktuara p.sh. niveli i alkoolit në gjak në rastet e drejtimit pishëm të makinës.

1.2.3 Ndërhyrjet terapeutike gjatë helmimit

Ndërhyrjet terapeutike gjatë helmimit përfshijnë dekontaminimin, teknikat për eliminimin e


shtuar të toksinave të thithura dhe përdorimin e antidotave specifik. Para përdorimit të këtyre
modaliteteve është e rëndësishme të merren në konsideratësa më poshtë:
(1) A është potencialisht i rrezikshëm për jetën ekspozimi toksik?
(2) A përmirëson procedura rezultatin përfundimtar klinik?
(3) A sjell përfitime procedura përkundrejt rreziqeve të saj?

Nëse përgjigja për këto pyetje është po, atëherë vlen të merret parasysh procedyra terapeutike
në fjalë. Kjo metodë për vlerësimin e rrezikut të helmimit lejon marrjen e vendimeve të hershme
në menaxhim në lidhje me këto ndërhyrje që mund të jenë të rëndësishme për rezultatin
përfundimtar klinik për pacientin. Megjithatë, duhet të theksohet se helmimi është një proces
dinamik me ekspozim dhe përthithje të vazhdueshmetë toksinave që ndodhen në trup. Kjo mund
të rezultojë në ndryshime të shpejta në gjendjen e pacientit dhe kështu duhet të kryhen vlerësime
të shpeshta në vijim dhe përshtatjet e nevojshme të planit të trajtimit duhet të bëhen në përputhje
me rrethanat.

You might also like