You are on page 1of 73

Fakulteti i INFERMIERISE

Ligjerata 10

KUJDESI EMERGJENT TE HELMIMET DHE MBIDOZIMET


Parimet themelore toksikokinetike

• Toksikokinetika studion rrugën e plotë të helmit që


- vendi i hyrjes (per orale, perkutane, me inhalim,
intravenoz, intramuscular, subcutan, përmes mukozave)
- absorbimin e tij në sistemin e qarkullimit të gjakut
(kompartmentin qëndrorë),
- shpërndarjen (distribuimin) në jashtë eneve vaskulare -
në inde (kompartmenti periferik),
- metabolizimin e tijë (biotransformimi) dhe
- eliminimin përmes mëlqisë,veshkeve, mushkërive dhe
lëkurës.
• Për shkakë të tërë këtyre mekanizmave të
komplikuar efekti toksik i helmit nuk është
gjithmon proporcional me dozën e helmit të
marrë, por mvaret nga koncentrimi i helmit në
organet e cakut që i atakon helmi.
• Gjithashtu edhe sasit relativisht të mëdha të
helmit mund të kenë efekt të dobët toksik për
shkak se disa helme dobët absorbohen.
• Përkundrazi marrja e shpeshtë e sasive të vogla të
helmit cili grumbuillohet në inde të caktuara
mund të shkaktojë dëmtime të rënda toksike.
Disa tregues toksikokinetik
• Konstantja e absorbimit – është shpejtësia e futjes së
helmit në sistemin e qarkullimit të gjakut.

• Volumeni i distribuimit – është volumeni imagjinar i


lëngjeve trupore në të cilën sasia e helmit kishë me
pasë koncentrim të njejtë si në gjakë. Ky volum është
masë e rëndësimshëm për eliminimin e helmit, p.sh
helmet me volumen të madhë të distribuimit (>1l/kg)
grumbullohen në hapsirën jashtë enëve të gjakut. Te
helmimet me këto helme stimiulimi i diurezës dhe
hemdializa nuk janë metoda efikase për eleminmin e
tyre.
• Gjysëmkoha e eliminimit – është koha e fazës
së eliminimit kur koncentrimi i helmit në gjak
zvoglohet për gjysëm.
• Faza e eliminimit është koha kur helmi
eliminhohet nga gjaku (kompartmenti
qëndrorë)
• Faza e distribuimit – shpërndarjes është koha
për të cilën helmi shpërndahet nëpër inde
(kompartmenti periferik).
• Koncentrimi i helmit në plazëm është hersi mes
sasis totale të helmit të absorbuar dhe volumenit
distributive.
• Klirensi plazmatik (pastrohet) i helmit është
volumeni imagjinar i plazmës i cili pastrohet nga
helmi për kohë të caktuar (l/kg/min).
• Konstanta e absorbimit mundëson vlersimin se sa
përmbajtje helmi ka mbetë në traktin digjestiv që
nga koha e marrjes së helmit, për me vendos se a
duhet indikuar (provokuar) vjellja, shpërlarja e
lukthit apo barkqitja
Absorbimi
• Secili helm duhet të absorbohet në sasi të
mjaftueshme para se të shkaktojë efekte toksike, pra
vetëm ekspozimi ndaj helmit nuk d.m.th me u lajmëru
shenjat dhe simptomet e helmimit. Shpejtësia e
zbrazjes së lukthit luan rolë të rëndësishëm në sasin e
absorbimit nga trakti digjestiv. P.sh te pacientët me
resekcion të lukthit absorbimi i helmit është më i
madhë sepse sasia më e madhe e helmit absorbohet
në zorrë të holla.
• Substancat të cilat e zvoglojnë peristaltikën e zorrëve
janë : antikolinergjikët, salicilatet, hekuri barbiturate,
etanoli. Medikamentet me veprim të zgjatur (p.sh
tabletat retard) kanë efekt toksik të zgjatur.
• Për absorbim të mirë duhet që helmi të jetë në atë formë që më lehtë të
kalojë membrane qeliore.

• Toksicitetin e helmit e caktojnë: sasia e helmit, mënyra e futjes në


organizëm, vetitë fiziko-kimike të helmit, si p.sh madhësia e molekulave,
pH, tretshmëria në ujë, yndyrna si dhe gjendja klinike e pacientit p.sh
hemodinamika

• Sasit e mëdha të disa substancave helmuese (salicilatet, meprobamati,


glutetemidi) pas futjes në organizëm mund të formojnë konglomerate
(bezoare) dobët të tretshme nga të cilat substancat active ngadalë dhe
gjatë absorbohen.
• Absorbimin e cakton gjithashtu edhe ngopja (saturimi)
e sistemit enzimatik, të cilët kontribojnë në kalimin
nëpër membranën qelizore të traktit digjestiv.
• Metoda më e thjeshtë dhe më efikase me të cilën e
zvoglojmë absorbimin dhe e zbusim efektin toksik të
helmit është eliminimi mekanik i helmit nga trakti
digjestiv duke provokuar vjelljen dhe shpërlarjen e
lukthit.
• Adsorbimi në adsorbens inert si p.sh. karboni medicinal
edhe më shum e rritë efikasitetin e kësaj metode.
• Absorbimin e zvoglojnë edhe laksativët të cilët e
shkurtojnë kohën e qëndrimit të helmit në traktin
digjestiv.

• Tek helmimet me helmet të cilat absorbohen përmes


lëkurës, zvoglimin e absorbimit e arrijmë me largimin e
rrobave të kontaminuara dhe larjen e shpeshtë të
trupit.

• Tek helmimet me helme inhalatore – gazëra më e


rëndësishmja është evakuimi i viktimës nga rrethi i
kontaminuar.
Shpërndarja
• Pas absorbimit të helmit në gjak helmi shpërndahet –
distribuohet në hapsirën ekstravazale. Në këtë process
të distribuimit luan rol mënyra e helmimit, pH e gjakut,
lidhja e helmit me albuminat plazmatike,
hemodinamika, konstata e difuzionit dhe shkalla e
distribuimit në hapsirën ekstravaskulare.
• Marrja e mostrave të gjakut për analizë në fazën e
distribuimit nuk na japin gjithmon koncentrimin real të
helmit në inde. Koncentrimi plazmatik në këtë fazë nuk
janë proporcionale me efektin klinik të helmit.
• Në periudha të caktuara koncentrimi i helmit në
plazëm mund të bjerë por në disa inde mund të
rritet. Përveq kësaj analizat kvantitaive të gjakut
na tregojnë sasin totale të helmit të lirë i cili është
toksikologjikisht aktiv dhe helmit të lidhur për
proteinat e plazmës. P.sh nëse viktima është
hipoalbuminemike atëherë një sasi e vogël e
helmit lidhet për albuminat prezente kurse sasia
tjetër e helmit mbetet e lirë e cila është
toksikologjishtë aktive dhe ka efekt klinik më të
shprehur.
• Mvarësisht nga shpejtësia e distribuimit jashtë
sistemit vaskular, vendosen edhe indikacionet për
eliminimin e helmit të absorbuar (eliminimi
sekundar) me metodat si: stimulimi i diurezës,
hemodializa, hemoperfuzioni apo plazmofereza.
• Medikamentet të cilat lidhen në masë të madhe
për albumine teoritikisht në mënyrë efikase
mund ti eliminojmë përmes plazmoferezës
Biotransformimi
• Shumica e helmeve metabolizohen në mëlqi, i
cili është edhe organi më i rëndësishëm në
organizmin ton për eliminimin e helmeve
lipofilibile dhe medikamenteve (beta-
bllokatorët, acetaminofenin, benzodiazepinet)
të cilat eliminohen të pandryshuara në sasi
shumë të vogla përmes veshkeve. Metabolitet
e tyre mund të jenë të tretshme në ujë dhe në
këtë mënyrë të eliminohen nga veshket
• Disa helme qyshë në momentin e parë kur
futen në mëlqi në sasi të madhe
metabolizohen. Fatktorët të cilët ndikojnë në
metabolizimin e helmeve në mëlqi janë
:kryesisht mosha, gjinia, gjenetika, gjatësis,
pesha, ushqyeshmëria (albuminat),
sëmundjet: (zvoglimi i rrjedhjes së gjakut në
mëlqi tek insuficienca kongjestive e zemrës),
hepatitis, ciroza dhe dozat e mëdha të helmit.
Eliminimi
• Mushkërit:
Disa medikamente dhe helmet mund të eliminohen
përmes mushkërive (anestetikët inhalator, alkoholi,
monoksidi i karbonit, cianidet). Në shpejtësin e
eliminimit përmes mushkërive luan rol ventilimi
minutor, tretshmëria e helmit dhe koficienti
ventilim/perfusion i mushkërive. Me stimulimin e
ventilimit mund të shpejtojmë eliminimin e disa
helmeve (tretësit organic)
• Lëngu biliar: Medikamentet dhe helmet me masë
molekulare të madhe dhe dobët të tretshme në ujë
eliminohet kryesisht përmes lëngut biliar në traktin
digjestiv, nga i cili munden prap të rithithen në gjakë
(qarkullimi enterohepatk). Ky process mundet me
zgjatë tablon klinike të helmimit (digoksina,
antidepresivet treciklik, amantin – toksin e
kërpurdhave).
• Me administrimin e shpesht të karbonit aktiv (carbo
medicinalis) dhe aspirimin e lëngut biliar mund ta
ndërpresim këtë qarkullim enterohepatik të amantinës
e me këtë e zbusim dhe e shkurtojmë kohëzgjatjen e
helmimit me kërpurdha.
• Veshket: Molekulat me peshë të vogël molekulare
eliminohen kryesisht përmes veshkeve. Klirensi i
veshkeve mvaret nga faktorët të cilët ndikojnë në
filtrimin glomerular dhe në resorbimin tubular.
Urina alkaline e përshpejton eliminimin e acideve
të dobëta ( fenobarbitoni, acidi acetilsalicilik).
Urina acidike e përshpejton eliminimin e bazave
të dobëta (amfetamina, feniciklidina etj.)
.Stimulimi i diurezës dhe ndryshimi i pH-së
mundet të përshpejtojë eliminimin e
medikamenteve dhe helmeve)
DIAGNOSTIFIKIMI
• Tablloja klinike e helmimeve akute dhe kronike
mund të jetë e njejtë edhe me shumë
sëmundje të tjera. Në helmim dyshojmë
gjithmon kur te një person i shendoshë
papritmas na lajmërohen shenja të shokut,
crregullimit të vetëdijes, mundimit, vjelljes,
barkqitjeve, crrregullimet të të pamurit,
parestezi, paralizë, dispne, crregullime të
ritmit kardiak dhe simptome tjera
shqetësuese.
Anamneza
• Anamneza edhe tek helmimet është themeli i diagnozës.
Anamneza e mirë nuk është vetëm një metodë me të cilën
ne eliminojmë apo vërtetojmë dyshimet për një sëmundje
të caktuar por është një metodë e shpejtë dhe e deri diku e
sigurt për njohjen e helmimeve akute dhe atyre kronike.
• Marrja e sakt dhe e shpejtë e anamnezës ka rëndësi
sidomos në rastet emergjentë sepse shumë lehtë mund të
vonohemi në vendosjen e diagnozës dhe fillimin e hershëm
të trajtimit, e kjo mund të shpie në paraqitjen e pasojave
të pa riparushme për shëndetin e pacientit.
• Nëse dyshojmë për helmim duhet sa më parë të marrim
përgjigje në këto pytje:
Kush është pacienti?

• Identiteti i pacientit nga vetë pacienti nëse mund të marrim


informat apo nga dëshmitarët e rastit apo familjarët. Për
fëmij pyesim për moshën, peshën.
• Cili helmë është shkaktarë i helmimimit?
• Në këtë pyetje shpeshherë nuk marrim përgjigje të
menjëhershme, por duhet të insistojmë dhe gjejmë
shkaktarin. Nëse pacienti nuk e din apo nuk dëshiron të
tregojë atëher ne duhet të supozojmë duke u bazuar në
rrethanat, pakoja e mbetur e medikamenteve, ambalazha,
lëngjet e gjindura afer viktimës, era në hapsirat ku është
zbuluar viktima, apo era e rrobave.. P.sh rrjedhja e gasit (
metanit) nga bombolat, tymi në garazhat e mbyllura (
monoksid të karbonit).
• Sa është sasia e helmit të marrë nga pacienti?
Sa gjatë ka qëndru pacienti në kontakt me
helmin?
• Përgjigjen e marrim në pyetjen se cka ka
marrë pacienti? P.sh sa tableta i ka pi? Sa sasi
te lëngut e ka pi? Koha kur i ka pi.
• Kur pacienti ka përdore “helmin”?
• Përgjigja në këtë pytje ka rëndësi për vlersimin
tablos klinike dhe tretmanit që do ta zgjedhim.
• Si është marrë helmi në organizmin e pacientit?
• Përmes rrugëve të frymëmarrjes, lëkurës, gojës, i.v, i.m.
mukozave.
• Ku ka ndodhë helmimi?
• Ku është gjendur pacienti, në garazhë të mbyllur, banesë me
rrjedhje gasi, ne fushë, në ndonjë fabrikë ku përpunohen apo
prodhohen kemikate, laboratore etj.
• Përse ka ndodhë helmimi?
• Tentim vetëvrasje, aksidentale, e qëllimshme.
• Në qfarë gjendje është gjetur pacienti, si ka qenë
gjatë transportit?
Tabloja klinike
• Syndroma toksikologjike (toksindroma)
• Disa helmime pothuajse tërsisht imitojnë disa sëmundje internistike
apo neurologjike (gjendje komatoze, edem mushkërore,
insuficiencë akute e mëlqisë) në cka duhet të jemi të kujdesshëm në
diagnozë-diferenciale. Në helmim duhet të dyshojmë gjithmon kur
kemi ndryshim të përnjëhershëm të papritur të vetëdijes, të
frymëmarrjes, pulsit te një përson i shëndoshë. Gjithashtu edhe
mundimi, vjellja , barkqitja mund të jenë të dyshimt për helmime.
• Disa helmime kanë rrjedhje tipike të ashtu quajtur toksindrom sipas
Mofenesit.
• Helmime të lehta apo të rënda mund të kenë rrjedhje atipike dhe
paraqesin një problem të madhë diagnostik. Vështirësit paraqiten
sidomos helmimet tek pacientët me problem shëndetësore
shoqëruese.
Substanca toksike Shenjat dhe simptomet

Antiholinergjikët (atropine, antidepresivët triciklik, Tahikardi,midriaz, lëkurë të thatë e të skuqur,


antihistaminikët) hipertermi,delirium, hiper/hypotension, konvulzione, kome

Simpatikomimetikët Tahikardi, hypertension, djersitje, hipertermi, midriaz,


hiperaktivitet, tremor, konvulzione, delirium, komë

Opioide Mioz, bradikardi,hypotension, bradipne, hipotermi, eufori,


hiporefleksi, hipoventilacion, komë

Organofosfate - insekticide Mioz, crregullim të të pamurit, hipersalivacion,


hiperlakrimacion, hiperbronkosekrecion, bronkospazëm,
djersitje, dhimbje abdominale, bradikardi/tahikardi, tahipno,
konfuzion, deri në komë

barbiturate Hypotension, bradipno, apno, konfuzion, crregullim të


vetëdijes, midriaz/mioz, nystagmus, hiporefleksi, komë

salicilatet Hiperventilacion, vjellje, hipertermi, letargji, tinius, delirium,


spoor, komë, gjakderdhje, acidozë.
Analizat laboratorike

• Analizat laboratorike rutinore: hemogrami, glikemi,


urea, kreatinina, transaminazat, bilirubina, CK, CK-MB,
testet e hemostazës.

• Analizat toksikologjike
• Mostra nga helmi të cilin e kan gjetur afër pacientit,
mbishkrimi ne ambalazh ndonjëher mund mos me
korespondu me përmbajtjen në shishe, në paketim.
• Në analizë toksikologjike dëgohen masat e vjella,
përmbajtja nga shpërlarja e lukthi, jashqitja, urina,
gjaku, strisho nga lëkura.
• Për helmet e ndryshme vlejnë rregulla të ndryshme të
marrjes së mostrave të cilat domosdoshmërisht duhet
ti përmbahemi sepse mund të fitojmë të dhëna të
rrejshme positive apo negative.
• Analizat toksikologjike janë komplekse, vonon ardhja e
rezultatit dhe janë të shtrenjta. Specificiteti i tyre është
i mirë por senzitiviteti relativisht i dobët.
• Për analizat themelore shfrytëzohen kromatografia
gazore, metodat radioimmune, metodat enzimatike
imunologjike, spektofotometrija.
MASAT URGJENTE DHE TRAJTIMI SIMPTOMATIK

1) Evakuimi nga regjioni i kontaminuar


2) Reanimimi kardiopulmonal
3) Trajtimi urgjent simptomatik – trajtimi i shokut, sigurimi i
rrugëve të lira respiratore, trajtimi i crregullimit të ritmit
kardiak, trajtimi ikonvulzioneve, dhimbjes, crregullimeve
elektrolitike, acido-bazike.
4) Identifikimi i helmit
Pas stabilizimit të funksioneve vitale tentojmë identifikimin e
helmit nga të dhënat heteroanamnestike dhe rrethanave në të
cilatë eshtë gjindur pacienti. Nëse dyshohet që pacienti ka
përdor helmë shumë toksik, apo sasi të mëdha të helimt apo
ka kalu një kohë nga momenti i marrjës së helmit mjeku duhet
të fillojë trajtimin e pacientit që në vendin e ngjarjes.
ANTIDOTI
• Antidotët janë substance të cilat në cfardo mënyre e
neutralizojnë apo inaktivizojnë helmin dhe metabolitët
e tij apo bllokojnë veprimin e helmit me veprim të
kundërt ndaj tij.
• Sipas mënyrës së veprimit antidotët i klasifikojmë në
antidotë fizikal (adsorbensat – karboni medicinal),
kimik (oksidant të permanganit të kaliumit, helatet e
metaleve të rënda), fiziologjik ( atropine, nalokson,
flumazelin).
• Duke marë parasyshë se kemi një numër shumë të
madhë të substancave toksike, ne disponojmë më një
numër shumë të vogël të antidotëve.
• Antidotët efikas i shfrytëzojmë vetëm te më
pak se 5 % të të helmuarve. Antidotët nuk
duhet ti zëvendësojnë masat urgjente si:
sigurimi i rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimi i
funksioneve vitale, trajtimi simptomatik.
• Disa antidotë janë shumë toksik nëse i
përdorim me indikacione jo të sigurta ( helatet
e metaleve të rënda janë nefrotoksik)
Adsorbensat
• Karboni medicinal është një pluhur jo toksik, i patretshëm i cili
ka aftësi të mëdha adsorbimi për shumicën e helmeve të
pajonizuar dhe e përdorim shumë si antidote fizikal.
• Karbonin medicinal e përdorim sa më parë pas marrjes së
helmit, pas stimulimit të vjelljes dhe shpërlarjes së lukthit. E
përdorim si suspenzion ujor (raporti karbon:ujë është 1:4).
Doza për një të rritur është 1g/kg, sasia e karbonit duhet të
jetë deri 10 herë më shumë se sasia e helmit. Marrja e një
doze nuk duhet të kaloi 100 ml suspenzioni. Nëse pacienti
është i pavetëdijshëm karbonin e administrojmë përmes
sondës nasogastrike.
ELIMINIMI I HELMEVE NGA TRUPI

• Eliminin e helmit para se të absorbohet e quajmë


eliminim primar. Kjo përfshin këto metoda:

 tëhollimi (dilucioni),
 provokimi i vjelljes,
 shpërlarja e lukthit,
 klizma, laksativ,
 dekontaminimi i lëkurës,mukozave,
 adsorbimi i helmit me karbon aktiv,
holeisteramin.
Tëhollimi (diluimi) i helmit

• Metoda më e shpejtë dhë më e thjeshta për


zvoglimin e toksicitetit të helmit është tëhollimi i
tij me ujë. Kjo metodë është mjaftë efikase tek
helmimet perorale me helme korozive siq jane
acidet dhe bazat.

• Të helmuarit i ipet ujë i thejshtë 50-100 ml,


dhënia e sasive të të mëdha mud të shkaktoj
zgjërim të pilorusit e me këtë edhe kalimin e
helmit në duodenum.
• Është e kontraindikuar administrimi i pijeve të gazuar
sepse lirimi i CO2 shkakton dilatim të lukthit dhe rritë
mundësin e perforacionit të lukthit.

• Qumshtë nuk e përdorim sepse shpejton absorbimin e


helmeve të cilat janë të tretshme në yndyra.

• Përdorimi i tretësirave acidike apo bazike nuk


preferohet për shkak se shkakton reaksion eksotermik
dhe lirim të temperaturave.
Dekontaminimi i lëkurës dhe mukozave
• Për dekontaminimin e lëkurës dhe mukozave të prekura nga
acidet, bazat apo helmet tjera të cilat aspirohen përmes
lëkurës, pjesën e trupit të kontaminuar duhet ta shpërlajmë
me ujë. Kështu helmin e zbusim dhe e largojmë,uji i ftoht
vepron edhe si antiinflamator. Menjëher duhet larguar
rrobat e kontaminuara.
• Nuk preferohet përdorimi i tertësirave acidike apo bazike
për shkakë të reaksionit eksotermik. Substancat vajore
toksike (shume pesticide) i eliminojmë me ujë me sapunë.
• Kornea është shumë e ndiejshme ndaj substancave korozive
dhe tretësve organic, syrin e prekur duhet shpërlarë me ujë
apo tretje fiziologjike.
Provokimi i vjelljeve (emesis)
• Provokimi i vjelljeve është i indukuar tek
pacientët me vetëdije, me reflex të ruajtur të
gëlltitjes, kollitjes dhe nuk mund ti realizohet
shpërlarja e lukthit. Si substance emetike
shfrytëzohet sirupi i ipekakuanas, ipen 15-30
ml sirup para sirupi pacienti të pijë 200 ml ujë,
vjellja duhet të lajmërohet pas 15-20 min,
nëse nuk vjell pacienti për 30 min duhet bërë
shpërlarjen e lukthit.
Provokimi i vjelljes është i
kontraindikuar:

- Tek pacientet me vetëdije të cregulluar dhe reflex


ezofageal të dëmtuar.
- Tek helmimet tek të cilat presim crregullim të
vetëdijes mbrenda 30 min
- Pas pirjes së substancave korozive
- Tek shtëzanat
- Tek diatezat hemoragjike
- Tek helmimet që shkatojnë konvullzione
Shpërlarja e lukthit
• Është metodë efikase e eliminimit të helmit
para se të bëhet absorbimi i helmit më së miri
4-6 h pas përdorimit e më efikase në 60 min.
Shpërlarja e lukthit nuk është e kufizuar në kohë, është e
indikuar :

- Pas marrjes së sasive toksike të helmeve


- Si metode diagnostiko/terapeutike tek pacienti
i pavetëdijshëm
- Tek helmimi me helmet ë panjohura apo sasi
dhe kohë të panjohur
- Tek rastet kur ka dështu vjellja e provokuar
- Tek shtatëzanat tek të cilat vjellja e provokuar
është e kontraindikuar
Shpërlarja e lukthit është e
kontraindikuar

- Te pacienti i pavetëdijshëm deri sa nuk është i


intubuar
- Tek marrja e substancave acidike apo alkalike
- Tek marrja e derivative të petrolejt (benzin) të
cilat janë shumë avulluese
- Gjatë konvullzioneve
- Nëse me shpërlarje të lukthit mund ti shkaktojmë
dëmë më të mëdha (p.sh pacienti i operuar ne
ezofag apo lukth)
Teknika e shpërlarjes
• Pacientit të vetëdijshëm në pozitë të ulur apo të shtrirë i
fusim sondën aspirative. Para shpërlarjes aspirohet
përmbajtja e lukthit – miret material për toksikologji,
zvoglohet sasia e subtancës toksike dhe parandalohet
peristaltika e zorrëve për shtyerja e helmit në zorrë të holla.
• Lukthin e shpërlajmë me sasi prej 200-300 ml ujë të vaktë
të cilin tani e largojmë sipas principit të levës përndryshë
ne mundsojmë shtyerjen e përmbjatjes në zorrë.
• Këtë procedurë e përseritim së paku 10 herë. Para
shpërlarjes së fundit mund të fusim der 600 ml ujë të vaktë,
bëjmë masazhë të regjionit epigastrik dhe zbrazim jashtë
përmbajtjen.
Shpërlarja e zorrëve
• Kjo metodë përdoret edhe në procedurat
diagnostike dhe operative të zorrëve. Kjo
metodë mund të përdoret edhe për largimin e
mbetjeve të helmit në zorrë.
• Për shpërlarje të zorrëve përdoren tretësirat të
pasura me elektrolit si polietilenglikoliI cili nuk
absorbohet nga zorrët dhe nuk shkakton
crregullime elektrolitike.
Shpërlarja e zorrëve është e indikuar:
- Tek marrja e sasive të mëdha të helmeve
- Kur ka kaluar një kohë shumë e gjatë nga
momenti i marrjes së helmit
- Tek marrja e substancave retard
- Tek substancat të cilat nuk lidhen me karbon
aktiv
- Tek helmimet me helme shumë të rrezikshme
si parakvat dhe helmimet me këpurdha
Diarea e stimuluar

• Laksativët janë substancat të cilat përdoren për


stimulimin e diareve, zakonisht admnistrohen së
bashku me karbonin medicinal pas shpërlarjes së
lukthit.
• Laksativet i aplikojmë te të gjithat helmimet kur
duam të shpejtojmë eleminimin e helmit nga
trupi .
• Laksativët nuk i përdorim nëse kemi të bëjmë me
ileus, marrja e substancave korozive, crregullimet
elektrolitike, pas intervenimeve kirurgjike në
zorrë
ELIMINIMI I HELMEVE TË CILAT JANË ABSORBUAR

• Eleminimin e helmeve pas absorbimit e arrijmë përmes


disa metodave si:
- Stimulimi i diurezës me diuretik – furesemid apo doza
të vogla të dopaminës. Me tretje fiziologjike, glukozë 5
% dhe elektrolit tentojmë të arrijmë diurezë 500 ml/h.
- Alkalizimi i urinës shpejton eliminimin e disa helmeve
dhe medikamenteve – barbiturateve, salicilateve,
izoniazidit, acetaminofenit.
- Hemodializës
- Dializës peritoneale
- Hemoperfuzionit
SUBSTANCAT QË SHKAKTOJNË MË SË SHPESHTI HELMIME

• ACETOMINOFENI (paracetamoli) është


analgjetik, antipiretik por pa efekt antiinflamator,
absorbohet mirë dhe shpejtë nga trakti digjestiv.
• Koncentrimin më të lartë në gjak e arrin 1-4 orë
pas marrjes, 50% e tijë lidhet për albuminat
plazamtike.
• Detoksikohet në mëlqi dhe eliminohet përmes
veshkeve. Një sasi e vogël e tij metabolizohet në
metabolit toksik N-acetilimidokinon i cili
detoksikohet përmes glutationit dhe eliminohet
përmes veshkeve.
• Tek mbidozimet dhe helmimet pasiqë
absorbohet sasi e madhe sistemi i detoksikimit
nuk arrin ta detoksikoj dhe eliminojë.
• Sasia e glutationit është e limiturar. N-
acetilimidokioni grumbullohet dhe ky ka tani
efekt hepatotoksik.
• Dozat toksike te paracetamolit për të rritur
janë 5-15 gr, doza letale 13-25 gr.
• Simptomet e helmimit me paracetamol janë: vjellje, djersitje, zbehje,
vetëdija në fillim nuk është e prekur, pas 24-72 orësh lajmërohet dhembja
nën harkun e djathtë ndërbrinjorë për shkak të hepatomegalis, me ikter,
diatezë hemoragjike dhe encefalopati hepatike e cila përciellet me tremor,
somnolencë apo gjendje kome
• Analizat laboratorike: kemi ngritje të vlerave të transaminazave, zgjatje e
kohës protrombotike,ngritje të vlerave të bilirubinës dhe hiperamonemi.
• Trajtimi: provokimi i vjelljes, shpërlarja e lukthit,laksativ dhe si antidote
specific është administrimi i N-acetilcisteinës I cili është i nevojshëm për
prodhimin e glutationit.
• Me N-acetilcistein duhet të fillohet sa më heret në 12h e para pas marrjes
së paracetamolit. Doza fillestare është 140 mg/kg peshë trupore, pastaj
doza përgjysmohet në tri ditët e ardhshme.
• Benzodiazepine (diazepam, bensedin, apaurin)
janë medikamente psikoaktive, zhvillojnë
tolerancë, ndërprerja e menjëhershme
shkakton krizë apstinence: palpitacione,
djersitje, shqetësim, delirijum dhe
konvulzione.
• Trajtimi : Provokimi i vjelljeve, shpërlarja e
lukthit dhe administrimi i antidotit specific
Flumazenil
Etanoli: (alkooli etilik)
• është përbersi themelor i pijeve alkoolike,
përdoret edhe si tretës , antiseptic, në tinktura
dhe kozmetikë. Helmimet akute me etanol
ndodhin shumë shpesh.
• Etanoli shumë shpejtë absorbohet nga trakti
digjestiv duke fillu që nga mukoza e gojës,
ezofagut në sasi më të vogël, në lukth rreth 20%,
kurse pjesa më e madhe në zorrë të holla.
• Koncentrimi maksimal në gjak arrin 30-60 min
pas pirjes.
• Në mëlqi brenda një ore metabolizohet 100-125 mg
etanol për kilogram peshë trupore.
Trajtimi i helmimit akut me etanol është simptomatik:
o duhet të sigurohen rrugët e frymëmarrjes,
o të mbahet hemodinamika normale ,
o të shprlahet lukth,
o korrigjimi i statusit acidobazik,
o mbajtja normale e temperaturës trupore,
o prevenimimi i hipoglikemis dhe
o admnistrimi i vitaminës B1 (tiamina).
Etilenglikoli (antifrizi)
• është në tretësirë pa ngjyrë, e dendur, me shije të
ëmbël, pa erë.
• Përdoret kundër ngrirjes, në kozmetik, farmaci dhe
industrin kimike.
• Shumë shpeshë përdoret aksidentalisht duke menduar
se pijnë pije –liker.
• Etilenglikoli është pak toksik, ka efektë të alkoolit etilik,
pak iriton mukozat por shumë më toksik janë
metabolitet e tij që shkaktojnë acidozë, insuficiencë të
veshkeve dhe vdekje pas periudhës latent 4-12 orësh.
• Dozat vdekjepruese janë 100 ml etilenglikol.
Tabloja klinike zhvillohet në tri faza:
- Depression i sistemit nervorë qëndrorë (deri 12 orë)
pas pirjes.
- Atakim të zemrës dhe frymëmarrjes (12-24orë) me
tahikardi, hypotension, tahipno, kolaps kardiocirkulator
dhe vdekje
- Insuficienc akute të veshkeve.
 Trajtimi: vjellje, shpërlarje të lukthit sa më parë,
admnistrimi i karbonit medicinal dhe laksativëve.
Sigurimi i rrugëve respiratore, stabilizimi i sistemit
kardiocirkulator, trajtimi i acidozës me bicarbonate,
hipokalcemin me Ca-glukonat, dializa.
Helmimet me kërpurdha

• Helmimet me kërpurdha sipas tablos klinike dhe


simptomeve i klasifikojmë në syndrome të
ndryshme. Më parë këto syndrome i kanë
emëruar sipas kërpurdhës që ka qenë shkaktare.
• Lloje të ndryshme të këpurdhave kanë helmet ë
ndryshme, p.sh amatoksina në këpurdhat
amanita.
• Sindromën amatoksin e shkaktojnë këpurdhat që
përmbajnë substance toksike termostabile si
amatoksinën, falotoksine dhe virotoksine.
Tabloja klinike:

• Simptomet e para lajmërohen pas 6 orësh me mundim,


vjellje, dhimbje barku, barkqitje që shumë shpejtë
qojnë në dehidrim.
• Pas rehidrimit gjendja e pacientit përmirësohet për një
apo dy ditë (faza latent), në këtë fazë nga analizat
verëjmë ngritje të transaminazave dhe kohës së
protrombinës.
• Pas 2-3 ditësh zhvillohet faza e insuficiencës së mëlqisë
me ikter,diatez hemoragjike, hipoglikemi, dhimbje nën
harkun e djathtë ndërbrinjore, ngritje të vlerave të
amoniakut, crregullim të vetëdijes dhe koma.
Trajtimi :

• vjellje e provokuar,
• shpërlarja e lukthit,
• administrimi i karbonit medicinal,
• si antidote specific administrohet silibilin dhe
Kristal penicillin i cili nuk efekt të sigurt
antidote por bllokon sistemin transportues që
është i domosdoshëm për lidhjen e
amatoksinës për hepatocitë.
• Substancat korozive janë substance të cilat në
kontakt me lëkurën apo mukozën shkaktojnë
dëmtim direkt të tyre.
• Në substance korozive numrojmë substancat
- acidike dhe
- ato alkaline.
• Acidet mund të jenë anorganike, organike dhe kripra
acidike. Acidet organike janë substance të dobëta acidike
por që kanë efekt të njejtë koroziv sikur edhe ato
anorganike.
• Acidet në kontakt me lëkurën dhe mukozat shkakton
nekrozë kuagulative, nekroza shpejtë kufizohet dhe nuk
dëpërton në thellësi, për shkakë të largimit të indit të
dëmtuar mund të vij te perforacioni i murit të ezofagut apo
lukthit me një vonesë prej disa ditësh.
• Bazat shkaktojnë nekrozë kolikvacioni të indeve, lidhen me
proteinat dhe yndyrat. Dëmtimet janë të menjëhershme,
por nekroza vazhdon edhe në indet në thellësi.
Trajtimi:
• Nuk provokojmë vjelljen, nuk bëjmë shpërlarjen e lukthit
sepse shumë lehet mund të ndodhë përforacioni i këtyre
strukturave.
• Pacientit menjëher mund ti japim sasi të vogla të ujit me
qëllim të tëhollimit të substancës acidike apo bazike.
• Stabilizohet sistemi kardiocirkulator, sigurohen rrugët e
frymëmarrjes.
• Tek pacientët me dëmtime të rënda me sustanca korozive
duhet të bëhet ushimi parenteral për një kohe prej 10-12
ditësh.
• Nëse kemi shenja për perforacion të strukturave trajtimi është
kirurgjik.
Opioidet
• Janë substance natyrale apo sintetike të cilat
kanë efekt të ngjashëm me morfinën.
• Në grupin e opioideve natyrale hyjnë: morfina,
kodeina, papaverin, noscapine etj.
• Opioidet gjysëmsintetike apo sintetike janë
derivate të me efekt të ngjashëm apo disa
qindra herë më të fortë se oipiodet natyrale,
në gëtë grup hyjnë: fentanyl, pentazocin,
petidin,metadon, heroin etj.
• Oipiodet janë agonist speifik i receptorve oipid
sidomis endorfineve. Pasoj e këtij intereakcioni
është sedacioni, depresioni i qendrës së
frymëmarrjes, hipotensioni, edema akute
mushkërore jo kardiogjene dhe në doza të larta
vdekja.
• Dozat toksike dhe ato letale janë të ndryshme te
njerzit e ndryshëm.
• Tek pacientët që marrin opioide një kohë të gjatë
dozat janë më të larta se sa tek ata që nuk kanë
përdorë opioide.
• Tablloja klinike përciellet me letargji,
hypotension, bradikardi, mioz, flakciditet të
ekstremiteteve, mundim, vjellje, frymëmarrje
të ngadalsuar dhe të cektë, tek helmimet me
doza të larta depresion i frymarrjes.
• Në disa raste mund të gjejmë edhe edem
mushkërore jo kardiogjene, patogjeneza e së
cilës mbetet ende e paqartë.
Trajtimi:
• Medikament i zgjedhur tek dyshimet për helmim me
oipoide është Naloksani, I cili është anatagonist
kompetitiv i receptorëve oipid (endorfinik).
Administrohet gjithashtu edhe për qëllime diagnostike.
• Dozat e naloksonit duhet të përsëriten deri sa të
vendoset funksioni I frymëmarrjes deri në doza 10-20
mg.
• Efekti i naloksonit zgjatë rreth 2 orë kuse i opiateve
nga 4-6 orë, për atë pacienti mundë zgjohet nga efekti i
naloksonit por pas dy orësh prap me u lajmëru shenjat
e mbidozimit me opioide.
• Duhet të sigurohen funksionet e organe vitale,
sidomos frymëmarrjes, carkullimin normal të
gjakut. Nëse opioidet janë marrë nga goja atëher
ato tentojmë ti eliminojmë përmes provokimit të
vjelljes, shpërlarjes së lukthit, karbon
medicinal,dhe laksativ.
• Opiatet pjesërisht eliminohen përmes mukozës së
lukthit për atë përdorim karbon medicinal edhe
te marrja intravenoze e tyre.
• Te narkomanët dozat e medha apo dhënja e
shpejtë mund të shkaktojë krizë të abstinencës.
ORGANOFASFATET:

• Janë bllokatorë të acetilkolinesterazës dhe


përdoren kryesisht në bujqësi si insecticide kurse
në mjekësi si pedikulocite, në këtë grup janë edhe
helmet toksike ushtarake si sarin, soman VX etj.
• Sipas toksicitetit i ndajmë në:
- Më pak toksike: malation, bromofos
- Toksicitet mesatar: diazinon diklorvos,
dimetotat
- Shumë toksike: paration, soma, sarin, VX.
• Organofosfatet përmes bllokimit ireverzibil të
acetilkolinesterazës shkakton grumbullim të
acetilkolinës të pa zbërthyer e cila aktivizon
receptorët muskarinik dhe ata nikotonik në
plakën neuromuskulare në muskulaturën
skeletore dhe receptorët e sistemit nervor
qëndror.
• Disa insekticid organofosforik grumbullohen në
indin yndyrorë dhe efekty i tyre toksik zgjatë më
gjatë me ditë dhe javë.
Tablloja klinike:
• Aktivizimi i receptorevë muskarinik paraqitet me mundim,
vjellje, diare, djersitje, jargitje, bronhore të shtuar,
brokospazëm, miozë, bradikardi dhe dhimbje barku.
• Aktivizimi i receptorëve nikotinik shkakton fascikulacione
muskulare, tremor, në rastë të rënda edhe paralizë
muskulare. Paraliza e muskujve të frymëmarrjes,
bronhorea, bronkospazmi shkaktojnë insuficiencë të rëndë
mushkërore për cka nevojitet ventilimi mekanik.
• Stimulimi i receptorëve në sistemin nervorë qëndrorë
shkakton agjitacion, konvulzione, gjendje kome dhe
insuficiencë kardiocirkulatore.
• Pas largimit të simptomeve akute të helmimit me
organofosfate të disa pacientë mund të mbesin
simptome të polineuropatisë periferike.
• Diagnozën e vendosim duke u mbështetur në
anamnezën, heteroanamnezën dhe tablos klinike. Disa
prej insekticideve kanë edhe një erë të rëndë.
• Kërkohen vlerat e acetoilkolinesterazës në serum.
• Vlerat e zvogluara të acetilkolinesterazës mbi 25% nuk
janë të dhëna të sigurta të helmimit me organofosfate,
edhe pse zvoglimi i vlerave nuk është gjthmonë
proporcional me tablon klinike.
Trajtimi:
• Të helmuarin duhet ta largojmë sa më parë nga vendi i
kontaminuar, të sigurohen funksioni i organeve vitale
sidomos frymëmarrjes ( para dhe gjatë transportin për
në spital) duke administruar atropine 2 deri 4 mg
intravenoz, dozat përsëriten nga 1 mg cdo 5 min deri sa
na lajmërohen shënjat e atropizimit – zvoglim të
salivacionit, bronhores, dhe midriaza.
• Në kushte spitalore administrohet pralidoksim 1gr iv.
• Tek helmimet perkutane dhe inhalatore duhet sa më
parë edhe në vendin e fatëkeqësis ti largohen rrobat e
kontaminuara dhe larja – pastrimi i pacientit.
• Nëse organofosfatet janë marrë nga goja duhet të
bëhet sa më parë shpërlarja e lukthit, administrimi i
karbonit medicinal dhe laksativëve. Provokimi i vjelljes
mund të shkaktojë konvulzione dhe arrest respirator.
Për ndërprerjen e qarkullimi enerohepatik karbonin
medicinal e përsërisim derisa të zgjatë tabloja klinike.
• Për shkak se helmi eliminohet edhe përmes djersës
pacientin duhet larë shpeshë.
• Diureza e stimuluar, hemodializa, hemoperfuzioni dhe
plazmofereza nuk e shpejtojnë eleminimin e helmit.
• Ndërprerja e përnjehershme e tretmanit me atropinë
mund të shkaktojë arrest kardiorespirator.

You might also like