You are on page 1of 10

BIOSISTEMATIKA

Është degë e biologjisë që merret me regjistrimin, sistemimin dhe emërtimin e qenieve të gjalla. Emërtimin
e dyfishtë(nomenklaturën binominale) e futi në sistematikë Karl Linei ku sipas tij qdo qenie e gjallë
emërtohet me dy emra:
Emri i parë -> Gjinia
Emri i dytë -> Lloji
Psh.Homo sapiens; Viola silvestica etj.
Lloji paraqet një grup të organizmash të ngjashëm mes veti morfologjikisht dhe gjenetikisht që jetojnë
bashkë, pllenohen mes veti dhe lënë pasardhës pjellorë.

Kategoritë sistematike janë:


1.Lloji
2.Gjinia
3.Familja
4.Rendi
5.Klasa
6.Divizionet
7.Mbretëritë
Në botën e gjallë janë 5 mbretëri:
1.Monera(përfshin prokariotët)
2.Protista(shhtazët një qelizore)
3.Fungi(Këpurdhat)
4.Plantae(bimët)
5.Animalia(shtazët)

Psh.dushku ,qarri.bungu I pekasin gjinise dushk-Quercus e cila gjini bashke me gjinine e geshtenjes-castanea
dhe ahut-Fagus I takojne familjes ahore-Fagaceae.Kjo familje eshte e aferte me familjen meshteknore-
Betulaceae dhe hyjne ne rendin Fagales I cili I takon klases dikotiledone,nendivizionit fareveshura,divizionin
e faroreve-Spermatofita,nenmbreteria-Kormofite dhe mbreteria-Plantae

Te shtazet:llojet:Luani-Panthera leo,tigri-Panthera tigris I takojne gjinise Panthera e cila gjini bashke me


gjinine e maceve-Felis,rreqerbullin-Lynx etj I takojne familjes felidae.familja –
Felidae,canidae(qente)Ursidae(arinjet) formojne rendi n Fissipedia.Ky rend bashke
mePinnipedia(fokat)Perissodactila(kuajte)Primata(majmunete) etj formojne klasen Mammalia(gjitaret) te
cilet bashke me shpezet(Aves)zvarraniket(Reptilia),amfibet(Amphibia) dhe peshqit(Pisces)formojne
mbreterine Animalia

VIRUSËT
Format acelulare më të thjeshta. Nuk e kanë mbërri nivelin qelizor.
ADN ose ARN dhe mbështjellësi proteinor – kapsida. Janë parazitë të obliguar ngase metabolizmi i tyre dhe
dhumimi varet dhe mund të bëhet vetëm brenda qelizës ku parazitojmë.Nuk jane te ndijshem ne antibiotic.

Format:
Sferike – Shumica e virusëve të shtazëve dhe disa të bimëve pra formë manaferre.
Psh. Enterovirusët(sistemit tretjes), eucefalitit(trurit), polimielitit(muskujt)
Shkopthore – shumica e virusëve të bimëve dhe pakë të shtazëve.
Kubike – virusë të ndryshëm
Kombinim i poliedrit me formën shkopthore =>Bakteriofagu ( i sulmon bakteriet).
Penjezore – të bimëve, shtazëve, gripit.

Madhësia:
të vegjël 10-15 nm
të mesëm 50-100 nm
të mëdhenj – mbi 100nm

Ndërtimi: Virioni(virusi i pjekur) ndërtohet nga nukleoidi (përmban ADN ose ARN) dhe mbështjellësin
proteinor-kapsida që ndërtohet nga njësit protomere kpasida + nukeleoidi = nukleokapsida(vetë virusi).
Bakteriofagu sulmon bakteriet. Ndërtohet nga koka dhe bishti. Në kokë gjendet ADN. Koka komunikon me
bishtin përmes qafës. Bishti është i zbrazët dhe përfundon me një pllakë dhe fije fibrile.

Shumëzimi: Mund të kryhet vetëm brenda qelizës ku parazitojmë. Kalon nëpër disa faza.

Shumëzimi i bakteriofagut:
1.ADSORBIMI – ngjitja për bakterien me pjesën e bishtit
2.DEPËRTIMI – depërton në baktere vetëm ADN e virusit
3.EKLIPSA – ADN e virusit e bllokuar ADN e bakteries dhe i jep informata për pjesët e virusit.
4.KOMPLETIMI – Kompletohen pjesët e virusit dhe formohet bakteriofagu i ri
5.LIRIMI – Përmes enzimeve shpohet muri qelizor i bakteries dhe bakteriofagët dalin jashtë.

Virusët animal mund të jenë me ADN ose ARN. (dominon forma me AND)(virus me ARN:HIV,I poliomielitit,I
Rausit ?qe shkakton kancer)
Një rius me ADN mund të kaloj nëpër këto faza:
Adsorbimi, depërtimi, biosinteza, krijimi i virionëve, lirimi,
Visuri me ARN ka këto faza:
Adsorbimi, depërtimi,dekasidimi,biosinteza,kompletimin,lirimin
Virusi me ARN është virusi i sidës i cili karakterizohet se bën pjesë në retrovirus dhe përmban një enzim –
replikaza reverse që ARN e virusit përkohësisht e shëndërron në ADN deri sa të ngjitet në limforcitet
T(qeliza për imunitet) të cilat i sulmon.

Reaksion serologjik - virusi në trup të gjallë vepron si antigjen e trupi mbrohet me antitrupa dhe reaksioni
antigjen-antitrup quhet reaksion serologjik.

Sistematika e virusëve: Klasifikohen në bazë të madhësisë, formës e më së shpeshti sipas qelizës ku


parazitojnë dhe ndahen në :
Bakteriofag – bakterie
Fitofag – bimët
Zoofag – Shtazët
Ndahen edhe sipas ADN dhe ARN, sëmundjet virusale quhet viroza dhe një virozë përhapet përmes
dhënësit, bartësit dhe marrësit.
Virusët përhapen përmes erës, pluhurit, ujit(te bimët), Te njerëzit (ajrit, prekjes, gjakut etj.)
Sëmundjet virusale te njerëzit janë : fruthi, rubeola(fruthi gjerman), lija e ujit(verigela), herpesi(ethet në
buzë), meningjiti(cipat në tru), poliomielitit, hepatitis A B , sarsi, AIDS etj.

Viroidët – I sulmojnë bimët, ndërtohen vetëm nga ARN pa mbështjellësin proteinor.


Prionët – I sulmojnë shtazët, kanë vetëm mbështjellësin proteinik pa asnjë acid nukleik kanë disa enzime,
shkaktojnë qmendjen e lopëve.

Virusi(acelular) -> virion(virus i pjekur) -> virioid(ARN pa mbështjellës) -> Viriozë(sëmundje virusale) ->
prion(mbështjellës pa acid) -> Vaksinë (virus i dobësuar formë mbrojtëse).

Format celulare të jetës – bakteriet dhe rikeciet


Rikeciet – parazitë intracellular të obliguar(si virusët) ndërsa ndërtimin e kanë si të bakterieve(prokariotë).
Madhësia: 0.3-0.6 Mm.
Forma: sferike dhe shkopthore.
Kanë murin qelizor, membranën, citoplazmën dhe materialin bërthamor. Sipas Granit ngjyrosen me të
kuqe, janë të ndjeshëm ndaj antibiotikëve.
Sëmundjet që i shkaktojnë: Tifon epidemike(rikecia provazeki e bart morri), ethet, ethej njollore, lija
rikeciale etj.
Bateret - forma njëqelizore prokariote, jetojnë kudo(ubikuist).
Format: 1.Sferike(Koke), 2.Shkopthore(bacilli), 3.Spirale(Lakuar)
SPIRALE

Këto forma mund të prodhojnë spore(tipi bacillus) ose janë asporogjene(tipi bacterium)
Madhësia: Koket 0.5-1.5mm, Shkopthoret 4-9mm. spiraled 9-15mm.
Ndërtimi:Në protoplastin (masën e gjallë brenda membranës) të bakteries dallojmë: membranën,
citoplazmën, nukleoidi, , tilakoidet, ribozomet, vakuolat, flagjelët, sporet etj.
Membrana ka natyrë lipoproteinike është semipermeabile dhe të gjitha organelet me përjashtim të
bërthamës kanë origjinë nga kjo membranë.Mungojne te gjitha orgganelet e rrethuara me membrane si
retikulumi,mitokondriet…kane vetem analoget e tyreNga organelet tipike kane vetem ribosome!
Nukleoidi – (bërthama bakteriale) gjendet në qendër dhe përmban ADN në formë të një kromozomi të
zhveshur(pa kromatinë).
Citoplazma – 70 % ujë me materie organike të tretura në të janë: Hidrogjeni, K, Cl.
Vakuolat- mbeshtillen me tonoplaste.,dhe kane materie reserve

Murin qelizor e rrethon protoplastin dhe ka ndërtim të ndërlikuar. Ndërtohet nga muropeptidi dhe te disa
bakterie sipas Gramit ngjyroset me të kuqe dhe quhen gramngegative ose ngyroset me të kaltër dhe quhet
gram positive.
Flagjelët dhe fimbriet janë vazhdime të protoplazmës e cila derdhet jashtë dhe ngurtësohet. Kanë
strukturë proteinike dhe mund të jenë me nr të ndryshëm.
Krijimi I sporeve përfshin grumbullimin e materialit gjenetik, largimin e ujit dhe shtresimin e murit, ndodh
në kushte të pavolitshme. Spore krijojnë tipi Bacillus psh: Cllostridiumi, Bacillus etj.

Bakteret e shtojnë bimasën 500 herë më shpejtë se bimët dhe 10000 herë më shpejtë se shtazët. Kanë
aftësi katabolike dhe anabolike.
Shumëzimi – Bakteriet, rikeciet dhe cianobakteriet(algat blu të gjelbra) shumëzohen me ndarje të thjeshtë
– AMITOZ ku para ndarjes bëhet dyfishimi i materialit gjenetik. Koha mes dy ndarjeve është zakonisht 30
min por ndryshon te grupe e ndryshme psh. Escherichia Coli 17-30min(shkaktar i ndotjes fekalike),
shkaktari I tifos së zorrës(Salmonela Typhi) 23 min, shkaktari i fermentimit të qumështit(Lactibacillus
Acidophilus) 60-87 min.

Gjatë shumëzimit kalojnë nëpër këto faza:


1.A-B -> të adaptimit
2.C -> Shumëzimi intenziv
3.D-> Faza stacionare
4.E -> E rënies.
Bakteriet në natyrë gjenden në rolin e zbërthyesit bashkë me disa këpurdha ku zbërthejnë kufomat, gjethet
e rëna deri në materie inogranike. Disa baketerie(nitrosomonas dhe nitrobakterë) pasurojnë tokën me azot
ku amoniakun e shëndërrojnë në nitrike(mitrosomas) ndërsa nitritet në nitrate(nitrobakteri). Gjinia
Thiobacillus përdoret në fisnikërimin e xeheve.metanogjenet prodhojne metan etj
Klasifikimi – hyjn në mbretërinë monera, për nga mënyra e ushqimit ndahen:
-Fotosintetike( gjinia clorobacterium, Rhodopseudoma janë autotrofe).
-Kemotrofe – oksidojnë materiet inorganike dhe fitojnë energji.
-Saprofite – zbërthejnë kufomat dhe bimët.
-Simbionte – në simbiozë me shtazës psh nëzorrët e ripërtypësve jeton Bacterium celulosae që ju ndihmon
në zbërthimin e ushqimeve. (Rhibozium – në rrënjët e bishtajoreve).
Antibioza – e kundërt me simbiozën, kur mikroorganizmi me qëllim mbrojtje prodhon antibiotikë.
Këtë aftësi e kanë edhe disa këpurdha dhe disa bakterie: Penicilium(këpurdhë), stresptomycetess , Bacillus
etj.

ALGAT BLU TË GJELBRA – CIANOPHYTA


Janë prokariotë. Muri qelizor ndërtohet nga pektina, kemiceluloza, celuloza dhe Mureini(si te
bakteriet).Protoplazma ndahet në periferike dhe qendrore. Pjesa periferike quhet kromatoplazmë, është e
ngjyrosur me pigmente(klorofil, 3 karotinë, fikocian e kaltër e nganjëherë edhe fikocritrin I kuq).
Kromatoplasma kryen rolin rolin e plastideve. Pjesa qëndrore – qendroplazma përbman ADN, ARN,
ribosome. Kryen rolin e bërthamës.
Shumëzimi – në mënyrë vegjetative(me ndarje), në mënyrë aseksuale(me spore, ciste).
Mund të jetjonë edhe në temperaturë deri 85*C.
Përfaqsues:

1.NOSTOKU – algë koloniale, mbështillet me galeritë(masë jargore)


2.OSCILLATORIA – algë penjëzore me qeliza formë katrori(katërkëndësh)
3.Anabaena dhe dhe Tolypotherix - kanë aftësi të lidhin azotin.

ALGAT
Bimë të ulta me ndërtim eukariotë të qelizës dhe me të gjitha organelet tipike prezente.
Trupi quhet talus(nuk është e diferencuar rrënja kërcelli dhe gjethi) prandaj të gjitha bimët e ulta quhen
talofite.
Madhësia:disa Mm deri disa m.
Forma: 1 qelizore, koloniale, shumëqelizore, topthore, ovale, shkopthore, pllake etj.
Nganjëherë trupi është i madh dhe ndahet në rizoid(rrënja), kaloid(kërcelli) dhe filoid(gjethja) dhe krejt ky
quhet talus kormoid.Kanë ngjyra të ndryshme dhe pigmente të ndryshme. Të gjitha kanë klorofil dhe e
kryejnë fotosintezën.
Shumëzimi:me ndarje(vegjetative), me spore(aseksual) dhe me gamete(seksual).

Algat e kuqe – Rhodophyta


Mund të jenë njëqelizore, koloniale, shumëqelizore(shumica). Qelizat e tyre janë njëbërthamore e rrallë
janë shumëbërthamore. Muri qelizor ndërtohet nga celuloza, pektina, disa raste Ca, MgCO3.
Plastidet e tyre quhen rodoplastide dhe përmbajnë klorofil a,d,α dhe β karotin, fikocim dhe pigmentin që ju
jep ngjyrë të kuqe Fikoeritrin.
Shumëzimi: në mënyrë vegjetative(me ndarje), joseksuale(me spore) dhe seksuale.
Shumëzimi joseksual bëhet me spore që krijohen në sporangje.
Shumëzimi sekual bëhet me gamete që krijohen në gametangje(mashkullore – anterid, femëror –
karpogon).
Me bashkimin e gameteve formohet zigota. Bime e re e cila kur rritet prodhon spore quhet brez sporofit.
Por nga sporet prodhohet bima e re që prodhon gamete – brez gametofit.
Jetojnë në thellësi deri në 500m
Përfaqësues:
1.Bangia – algë penjëzore
2.Batrakospermumi – formë shkurre 15 cm me spore të grumbulluaj në grumbuj që quhen cistokarpie.
3.Ceramiumi
Rëndësia: Përdoren si plehra, si ushqim dhe nxirret materia agar-agar(sheqer polisaharid) që përdoret në
farmaci, kozmetikë etj.

ALGAT SILIKATE – BACILLARIOPHYTA


Janë njëqelizore, përmbajnë klorofil, karotin dhe DIATOM. Muri qelizor përmban silic dhe ndahet në dy
pjesë:epiteka dhe hipoteka.Kanë një qarje në mur që quhet rafa(shërben për lëvizje). Si materie rezervë e
kanë: volutinën, krizolaminarinën, dhe vajin. Shumëzohet me ndarje dhe në mënyrë seksuale, gjatë ndarjes
ndahet epitek dhe hipoteka. Gjatë ndarjes ndodh zvogëlimi i tepërt me qrast fillon shumëzimi seksual ku
krijohet auksospora.Ndahen në dy grupe: centrike(rrezore) dhe pencete(bilateral).
Algat e murrme – Phaeophyta
Janë algat më të mëdha deri 70m me trup të ndarë në rizoid, kaeloid, dhe filoid. Muri qelizor -> celuloza
dhe pektina e ngajnjëehere alginë dhe fukoidinë(karbohidrade)
Plastidet -> feoplaste(e murrme) dhe përveq klorofilit kanë pigmentin fukoksantin(e murrme).
Materie rezervë: Alkooli manit, vaji dhe llaminarini, shpesh kanë jod.
Shumëzimi:Vegjetativ – me ndarje, joseksual – spore ose bulëzim, seksuale – gametet krijohen në skafidie.
Përfaqësues: Estocarpus, Fucus, Macrosystis parifera(70 m), nereocystis 5m, Laminaria10-15m e filoidi 3m

Algat e gjelbërta – Chlorophyta


Ka 20.000 lloje- njëqelizore, koloniale dhe shumëqelizore.
Pigmentet:Klorofili, karotinë, ksantofil ndonjëherë kanë edhe hematokrem(I kuq).
Muri qelizor – 2 shtresor, nganjëherë mungon dhe mbështillen me periplast.
Shumëzimi:vegjetativ, joseksual- me zoospore dhe aplanospore, seksual – isogamete, heterogamete,
oogamete.
Në kushte të pavolishtme formojnë Akinete.
Përfaqësues:
Chlorela(në anije kozmike e përdorin), 1 qelizore shumëzohet me ndarje (shpejtët) dhe më spore.
Volvoxi – algë koloniale, 0.5-2mm, 500-60.000 qeliza.
Alga penjëzore:1.Spirogira- kloroplast në formë shiriti.2.Zygnema-dy kloroplaste formë
ylli.3.Muzkocia(muogetia) – Kloroplast në formë pllake.
Këto i karakterizojnë formë e veqant e shumimit seksual-konjugacion(kur dy penjëza lidhen përmes një ure
dhe shkëmbejnë materialin gjenetik).
Forma tjera:Ulva factual, sallata e detit, Caulerpa(1qelizore – 1m), Acetabularia etj.

Këpurdhat – Mycophyta
Hyjnë në mbretëri të veqant Fungi për shkak se muri qelizor, ndërtohet nga kitini e jo amidoni. Nuk kanë
pigmente fotosintetike prandajn janë heterotrofe. Trupi quhet micel dhe ndërtohet nga fijet e veqanta që
quhen hife.Mund të jenë parasite, saprofite dhe simbiante.
Shumëzimi:vegjetativ(me ndarje), joseksual – Me spore te format tokesore kurse zoospore te format
ujore.kepurdhat tokesore krijojne endodpore,konidie si dhe spore te qendrueshme(1.Sklerocie,
2.klamidosporie, 3.Teleutospore.Shumezimi seksual – me klbashkimin e gameteve, gametangjeve ose
qelizave të padiferenciara në gamete(somatogoni).Temp optimal per jete 20-30 gradeC
Ndahen në: 1.Këpurdha jargore(myxomycotina)2.Këpurdha të vërtet(enmycotina).
1.Trupi ndërtohet nga masa jargore(plasmodium) që bën lëvizje ameboidale ne sajje ten je proteine-
miksomiozina. Përfaqësues: Plazmodiofora brasica(paraziton në rrënjën e lakrës).

Kepurdhat e verteta(Eumycotina)
2Janë 1 qelizore ose shumëqelizore dhe shumica me hife dhe micel të ndërtuar mirë. Ndahen në klasa:
Fikomicete, askomicete dhe baziodiomicete.
Fikomicetet- ose forma mikroskopike ose me micel të zhvilluar mirë. Shumëzohen me spore dhe gamete.
Përfaqesues: Myku(mucor mucedo) – i ndërtuar prej hifeve te degezuara shumë bërthamore ngjyrë hiri.
Formohet në bukë.Vrugu i hardhisë (Plazmopar viticola ) paraziton te hardhia.

Askomicetet – përfshin 20.000 lloje. Nga ato 1 qelizore(tharmet) deri te kaplloret.Karakteristikë është
sporangu-askusi, brenda të cilit formohen 8 askospore. Askuset bashkohen në askokarpe.
Tharmet(saharomicete) janë 1 qelizore më së shpeshti shumëzohen me bulëzim por edhe në mënyrë
seksuale.
Përfaqësues:Tharmi i birrës(bukës) – Saccharomyces cerevisiae, Tharmi i verës – Saccharomyces
elipsioideus(në rrushë).

Si forma me micel të zhvilluar mirë janë Penicilium dhe asporgilleusi nga të cilët fitohen antibiotikët.sporet
–konidiet formohen ne konidiobartese. Këtu bëjnë pjesë edhe erizife gjenden në gjethe dhe fruta.

Bazidiomicetet – 15.000 lloje. Karakteristikë sporangu-bazidia me të cilin formohen 4 bazidiospore.


Përfaqesues:
1.Ndryshqet
2.Urthet(bloza) e drithërave-parazit
3.Kapelaret – Psalliota(agaricus)
Ndryshku I grurit (Puccinia graminis) paraziton në drithëra.Sporet verore ecidiosporet I krijon ne bimen
ndermjetesuese Berberis vulgaris.i barte era n4e kercejt e dritherave ku krijohen sporet verore-
uredosporet dhe gjate dimrit krijohen sporet dimerore-teleutosporet.

Kërpudhat përdoren për ushqim, antibiotic, .. dhe janë Zbërthyes të kufomave.

Likenet
20.000 lloje të ndërtuara prej dy bimëve të ndryshme : 1 algë(klorofite ose cianofite ) dhe 1
këpurdhë(skomicete dhe bazidimocete). Alga e kryen fotosintezën dhe prodhon materie organike,
këpurdha me hife thith ujin me kripëra minerale-> simbiozë.
Jetojnë deri në -196*C. Kanë ndërtim homeomer(të parregullt) dhe heteromer(të rregullt).
Kanë ngjyra dhe pigmente të ndryshme.
Shumëzohen në mënyrë: vegjetative-me ndarje dhe copeza te veqanta vegjetative(soredie-krijohen ne
brendi dhe izidie—mbi siperfaqe)), joseksuale(spore-> krijohen në apotecie).
Rëndësia:Për ushqim, farmaci, lakmusi në kimi.
Përfaqsues:Cetraria,xanthoria

You might also like