You are on page 1of 35

Shtazët shumëqelizore-Metazoa

Paraqitja e organizmave shumëqelizor është tejet e rëndësishme në evolucionin e qenjeve


të gjalla. Metazoat, padyshim, kanë prejardhje prej organizmave njëqelizor
(parashtazorëve), mirëpo ekzistojnë mendime të ndryshme në mesin e zoologëve se si ka
ardhur gjer te krijimi i organizmave të parë shumëqelizorë, dhe prej të cilave protozoa
janë krijuar.Teoritë që e spjegojnë këtë problematikë bazohen në hulumtimet
komparative të anatomise, ekologjisë dhe embriologjisë së formave të sotme. Kështu janë
formuar këto tri teori të cilat do ti përshkruajmë në vijim. Secila prej tyre e spjegon në
mënyrën e vet origjinën e metazoave.

1.Teoria koloniale ose e Hekelit

Këtë teori e themeloi shkenctari gjerman Ernest Haeckel (1834-1919).Sipas tij metazoat
janë krijuar nga organizmat njëqelizorë, të cilët janë bërë kolonial. Kolonia e parë ka
qenë e tipit të Volvokisit të sotëm. Kjo koloni që i përngjanë blastulës, e që Haeckeli e
quan blastea, është i pari i Metazoave. Më vonë nga kjo formë me anë të një
invaginimi(dëpërtimi në brendi të një pjese të kolonisë në tjetrën) është pëfituar forma
dyshtresore, si ndodhë edhe gjatë kalimit prej blastules në gastrulë gjatë zhvillimit
embrional të organizmave shumëqelizorë. Ky organizëm me dy shtresa qelizore sipas
hekelit u quajt gastrea . Argumentet, kryesore për teorinë e vete të zhvillimit Hekeli i
gjet në zhvillimin embrional të organizmave shumëqelizor-metazoa. Të gjitha metazoat
zhvillimin e vet e fillojnë si një qelizë e vetme që quhet zygote. Zigotën e krahason me
protozoa të veçanta. Kjo qelizë pastaj ndahet në shumë qeliza embrionale e kalon në
fazën e blastules, pastaj në fazën e gastrulës , që i përgjigjen blastesë dhe gastresë së
Hekelit. Me këtë rast Hekeli vjen gjer te thënja e tij e njohur se “Embriogjeneza s’është
asgjë tjetër veçse një përsëritje e shkurtër dhe e shpejtë e filogjenezës”. Më vonë ky
organizëm ka pësuar ndryshime morfo –fiziologjike dhe është shnëdrruar në organizmin
e parë shumëqelizor, të ngjashëm me grykorët e sotëm. Prandaj, nisur nga kjo teori
Hekeli i konsideronte grykorët e sotëm si organizma shumëqelizor më primitiv, në nivel
të gastresë dyshtresorë (diploblastika), dhe i vendos në fillim të pemës evolutive.

Blastea Gastrea
Në favor të kësaj teorie është prezenca e qelizave me flagjel te disa organizma
shumëqelizorë, të cilat i ngjajnë gameteve, spermatozoideve të metazoave, pastaj qelizat
me jakë dhe flagjel te sfungjerët të cilat janë të ngjashme me hoanoflagjelatet
njëqelizorë,etj
Teorinë e Hekelit më vonë pak e modifikon shkenctari Rus Meçnjikov, i cili bazohet në
faktin se te celenteratet e ndryshme, grykorët, gastrulimi nuk bëhet me invaginim, por
me ingresion ( imigrim), dhe përfitohet stereogastrula, e jo celogastrula e cila është e
përfituar nga blastea. Stereogastrula është e ngjashme me planulen – larvën e grykorëve ,
dhe quhet parenkimula Sipas Meçnikovit blastea është e formuar me agregacion të
qelizave të veçanta solitare, gjër në nivel të blastesë, kurse më vonë, me gastrulim është
fituar niveli i ndërtimit planuloid – parenkimula, e prej saj metazoat e sotëm.
Argumentet që e mbështesin teorinë koloniale
* Ngjajshmëritë embriologjike te shumica e shtazëve
*Spermatozoidet me flagjele te shtazët në përgjithsi.
*Tendenca e kolonizimit te flagjelatet
*Ngjashmëritë midis Choanoflagellatave dhe Choanociteve te Spongia.

Choanoflagellata Choanocitet e sfungjerëve


2.Teoria turbelare e Jovan Haxhit

Kjo teori u formulua nga shkencëtarët Jovan Haxhi (1953) dhe Hanson (1977). Quhet
teoria sincitiele ose e turbelareve. Sipas tyre, shumëqelizorët e kanë prejardhjen nga të
parët e protozoave të sotme, nga qepallorët primitiv shumëbërthamorë.
Prej tyre janë formuar jo me agregacion (-bashkim qelizash), por me celularizimin e të
parit protozoik shumëbërthamor ose sincicial. Protozoat sipas funksioneve jetësore mund
të krahasohen me Metazoat, e jo me qelizat e veçanta të tyre të cilave u përngjajnë. Nëse
shiqohen nga ky aspekt atëherë Protozoat mund të konsiderohen si organizma acelular,
nga të cilët sipas teorisë së J. Haxhit me celularizim krijohen organizmat shumëqelizor.
Pra, nga protozoat e ngjashme me Ciliatet e sotme nëpërmjet diferencimit qelizor
(paisjes me cipë plazmatike), celularizimit, u formuan gjallesat e para shumëqelizore.
Kjo teori quhet edhe e turbelareve sepse sipas saj metazoat e para që janë krijuar , kanë
qenë të ngjashme me Turbelaret e sotme të rendit Acoela. Këtë teori J. Haxhi e bazon, e
argumenton, me ngjashmërinë e madhe midis Acoelave primitive dhe Ciliophorave
bilaterale e shumëbërthamore. Acoelat e sotme kanë madhsi të trupit të ngjashme me
Protozoat. Fig.A. parameciumi ; B.dhe C. turbelariet e rendit Acoela –faza kalimtare
Teoria sincitiale e J. H: zhvillimi i acelave nga qepallorët
1.mikronukleusi; 2.makronukleusi; 3.Citofarinks apo goja; 4.vakuola kontraktile apo
protonefridia; 5.vakuola ushqyese apo zorra;6.pelikula apo epiderma; 7. sistemi nervor;
8. gonada

Në sipërfaqe te trupit kanë epitel qepallor , nuk kane zgavër të zorrës,kurse në parenkimin
qendror gjendet sincitiumi, sepse celularizimi nuk ka shkuar gjer në fund. Acoelat më
primitive nuk kanë as protonefridie, gjëndrat seksuale nuk i kanë të zhvilluara , kurse
qelizat seksuale zhvillohen nga qelizat e shpërdara në parenkimë.

Nga Turbelaret sipas Haxhit janë krijuar gjatë evolcionit në njërën ane në mënyrë
regresive Cnidaria dhe Ctenophora, kurse në anën tjetër, me progresion të gjitha grupet
tjera të metazoave. Simetria primare e trupit eshtë ajo bilaterale e prej saj është zhvilluar
me regresion simetria radiale. Kritikuesit e teorisë së J. Haxhit thonë se e meta themelore
e kësaj teorie është pikërisht se pranon shfaqjen që në fillim të simetrisë
dyanësore(bilaterale), kurse simetrinë rrezore që është më primitive e jep të formuar me
evolucion regresiv si derivat i simetrisë dyansore. Kritikuesit e kësaj teorie thonë se ajo i
jep rëndësi tejet të madhe krahasimit të formave adulte e jo të atyre embrionale. Prandaj
në disa raste organizmat me ndërtim më të thjeshtë i nxjerr nga ato më të ndërlikuara.
Si po shihet në mungesë të formave fosile nuk ka as pikpamje unike për atë se si janë
krijuar Metazoat.
Përparsitë që e mbështësin këtë teori
.* Shumë protozoa janë shumëbërthamore, përfshirë edhe ciliatet.
 Simetria bilaterale e ciliateve si te grupet e shumta të shtazëve .
 Larva “planula”, e ngjashme si të parët e mundshëm të ciliatave zhvillohet
te disa grupe radiata dhe parazoa

3.Teoria polifiletike e Grenbergut (1959).

Sipas kësaj teorie konsiderohet se origjina e matazoave është polifiletike.Për këtë arsye
mendohet se shpuzorët dhe grykorët janë zhvilluar nga flagjelatët kolonial, kurse skrrajat
shpatuke(turbelariet) janë zhvilluar nga qepallorët.
Përparësia e të qenurit shumëqelizorë është se rriten dimensionet dhe masa e trupit, bëhet
ndarja e punës në mes të qelizave dhe qelizat reprodukuese mbrohen nga vet organizmi.

Grupet kryesore në taksonomin moderne të shtazëve

Janë 35 phyllume në taksonomin moderne të shtazëve.


Zakonisht renditja apo klasifikimi i shtazëve në grupe kryesore dhe filogjeneza e tyre
bëhet në bazë të n zgavrës së tyre trupore (acelomata, pseudocelomata , ose celomata)
dhe në bazë të zhvillimit të hershëm karakteristik embrional (protostome ose
deuterostome)

Paraqitja e trungut filogjenetik të shtazëve :

parazoa Spongia
radiata . grykorët
Shtazët
acoelomate . krimbat shpatuk

pseudocoelomate . rotifera, skrrajat boshtore

Protostomia annelida mollusca, arthropoda

Coelomate
deuterostomia Gjemborët, chordata

Karakteristikat esenciale të shtazëve shumëqelizore(metazoa)


 Eukariote multicelulare, heterotrofike që ushqehen kryesisht me ingjestion
(gëlltitje)
 Mungon muri qelizor; qelizat janë të lidhura mes vedi me protein strukturale
(kryesisht collagen)

Zgavrat e trupit te Metazoat

Gjatë zhvillimit embrional formohen zgavrrat trupore , disa prej ture janë të
përhershme dhe mbesin edhe te stadiumet adulte. Njohja e zhvillimit të zgavrave
trupore është me rëndësi për spjegimin e zhvillimit evolutiv dhe marëdhënjeve
filogjenetikenë mes fillumeve të ndryshme të shtazëve.
Zgavra e parë trupore e cila te organizmat paraqitet qysh gjatë segmentimit është
blastoceli. Pasi që të kryhet segmentimi fillon gastrulimi ,dhe formohet gastroceli në
llogari të blastocelit. Gastroceli është zanafille e zgavrës së zorrës.Te eumetazoat më
primitive zgavra e zorrës është e vetmja zgavër trupore te format adulte, sepse hapsira
në mes epidermës dhe gasrodermës është i mbushur me mezogle ose parenkimë.
Shtazët e tilla quhen Acelomata bilaterale. Te një grup i fillumeve mesoderma nuk e
mbushë tërë hapsirën në mes të ekto dhe endodermës , por mbetet një boshllëk i vogël
rreth zorrës i cili është i mbushur me lëng në të cilin notojnë qelizat e ndryshme. Ky
boshllëk është mbeturina e blastocelit të embrionit, mbetet përherë të organizmat e
rritur e quhet pseudocelom. Shtazët që e kanë këtë zgavër trupore quhen
Pseudocoelomata (këta janë krimbat boshtor).

Te invertebrorët e lartë dhe të vertebrorët ekziston një zgavër e veçant trupore e cila
paraqet hapsirë të re në mezodermë që është celomi apo zgavra sekondare e trupit.
Këtë zgavër trupore e kanë: Mollusca, Annelida, Arthropoda, Echinodermata
Chordata dhe Lophophorata.

Prejardhja e celomit edhe sot nuk është filogjenetikisht e sqaruar sa duhet dhe
ekzistojnë disa teori të cilat e merren me këtë problematikë :

Teoria shizocele

Sipas kësaj teorie celomi krijohet kur në mezodermë gjatë zhvillimit embrional
paraqiten dy plasarina të cilat rriten e zgjërohen me delaminacion(largim)të
mezodermës. Celomi i formuar e ndanë mezodermën në dy shtresa , të jashtmën ose
parietale apo somatike në anën e epidermës,dhe të brendshmën ose viscerale në anën
e zorrës.Hapsira celomatike është e mbushur me lang .Peritoneumi (epiteli i celomit)
e mbështjedh hapsirën celomatike dhe peritoneumi parietal dhe visceral i të dy anëvë
të trupit takohen në anën vëntrale dhe dorzale të zorrës dhe formojnë mezentere
dorzalën dhe ventralën.Në këtë mënyrë celomi krijohet te Protostomia, Mollusca,
Annelida dhe Arthropoda .

Teoria enterocele

Sipas kësaj teorie te disa fillume të shtazëve gjatë zhvillimit enbrional ,në të dy anët
e zorrës paraçiten gungëzat të cilat rriten e formojne strajca . Këto pastaj ndahen nga
zorra dhe prej mbrendisë së tyre përfitohet celomi Në këtë mënyrë është zhvilluar
celomite Deuterostomi: Echinodermata , Chordata dhe Pogonophora .

Teoria gonocele

Sipas kësaj teorie celomi është formuar nga hapsirat ku kanë qenë gonadat
metamerike..Kjo teori spjegon formimin e celomit te skrajat e segmentuara, por nuk
mund të jep sqarime për formimin e celomit te celomatet e pasegmentuara si janë
Molluscat.
Teoria nefrocele

Kjo teori e spjegon formimin e celomit si zgjërim të nefridieve. Kjo është teoria më e
pabesueshme , sepse disa grupe të shtazëveedhe që janë celomata nuk kanë nefridie.

Celomi te celomatet e sotme krijohet kryesisht në dy mënyra :shizocele te


Protostomia dhe enterocele te Deuterostomia.

PARAZOA
Dega/Phyllum Porifera (Spongia)- Sfungjerët
Sfungjerët janë organizmat më primitiv shumëqelizorë.Organizimi trupor i tyre është
qelizor, çka do të thotë se këto qeliza funksionojnë si të pavarura dhe nuk formojnë inde
as organe. Për këtë shkak shpesh klasifikohen në nën –mbretërinë Parazoa kurse
organizmat e vërtetë shumëqelizorë në Eumetazoa. Janë të njohura rreth 900 lloje fosile
të cilat datojnë qysh nga precambriumi i hershëm, dhe 5000 lloje të sotme, prej të cilave
shumica janë detare dhe vetëm 150 lloje janë të ujërave të ëmbla që i takojnë familjes
Spongillidae. Janë forma të përforcuara për substrat-sesile, zakonisht formojnë koloni por
ka edhe forma të vetmuara-solitare. Kanë madhësi dhe forma të ndryshme me pamje dhe
ngjyra mahnitëse. Deri në vitin 1765 është menduar se janë bimë për shkak se janë forma
të përforcuara në substrat dhe shpesh duken si të degëzuara. Karakterizohen me një
mënyrë të ushqimit që i dallon nga shtazët tjera. Nuk kanë gojë, por kanë pore të imëta në
muret e jashtme nëpër të cilat hyn uji në trup dhe sjell oksigjenin dhe materiet ushqyese.
Madhësia e tyre është prej disa mm – 2m.

Ndërtimi i trupit: Te sfungjerët dallojmë 3 tipa të ndryshëm të ndërtimit trupor: Ascon


,Sycon dhe Leucon.

Tipi Ascon është më i thjeshtë. Sfungjeri i tipit Ascon përbëhet nga dy shtresa qelizore,
shtresa e jashtme-ektoderma,dhe ajo e brendshme-endoderma .
Ektoderma përbëhet nga qeliza pllakore të shtypura –pinakocite apo qeliza sipërfaqsore..
Endoderma, shtresa e brendshme, është e përbërë nga qelizat me jakë dhe kërbaq -
hoanocite .Midis ektodermës dhe endodermës ndodhet një masë xhelatinoze nga matriksi
proteinor e quajtur mezogle ose mezenkimë.Në këtë masë janë të zhytura qelizat
skeletore dhe ato amebocite që kryejnë funksione të ndryshme.Qelizat skeletore ose
sklerocitet ,prodhojnë gjilpëra skeletore me forma të ndryshme nga oksidi i silicit ose
karbonat kalciumi,kurse spongocitet prodhojnë fibra skeletore nga materia proteinore e
quajtur spongina.Forma e gjilpërave(spikulave)shërben si kriter për klasifikimin e tyre.

Muret e trupit te tipi ascon përshkohen me një numër kanalesh që shërbejnë për hyrjën e
uji Këto kanale janë të formuara nga disa qeliza të ektodermës që janë me kanal i cili e
përshkon qelizën, e quhen porocite. Këto qeliza janë të shpërndara midis qelizave
sipërfaqsore, pinakocite. Nga jasht kanalet fillojnë me vrima të imëta që quhen pore ose
ostie. Nga kanalet uji shkon në zgavrën trupore të quajtur spongocel, e cila është e
mveshur me qelizat hoanocite dhe nga andej del jashtë nëpër një vrimë të madhe –
oskulum. Në pjesën e poshtme të trupit ndodhet pjesa për përforcim-sholla.Fig.85K
Tipet Sycon dhe Leucon janë më të përhapura sepse ndërtim të tillë kanë shumica e
sfungjerëve.
Te tipi sikon i sfungjerëve qelizat me jakë i mveshin kanalet radiale apo dalëse të cilat
e qojnë ujin në spongocel.
tipi sycon i sfungjerit - ndërtimi dhe pamja e jashtme

Tipi i tretë-leukon,është më i përhapuri ndër sfungjerë.Te ky tip mezoglea është edhe më


e trshur dhe qelizat hoanocite janë futur në brendi dhe formojnë dhomëza të imëta
sferike .poret dermale
1. qeliza hoanocite
2. kanalet inhalante, hyrëse

Sfungjerët kanë edhe qeliza muskulore të cilat ndodhen rreth osculumit dhe quhen
miocite.Ato mund ta mbyllin ose hapin osculumin. Në mez,ogle si kemi cekur më parë
ndodhen disa lloje të qelizave. Skleroblastet apo qelizat të cilat krijojnë elemente
skeletike janë tri llojesh: calcoblaste, formojnë skelet nga gjilpërat e CaCO 3, silicoblastet
nga silici, kurse spongoblastet formojnë skelet prej materjës organike brinore që quhet
spongina. Përbërja e saj kimike është ë ngjashme më atë të mëndafshit por që ka 14% jod.
Në mezogle ka edhe qeliza amebocite, hromocite të cilat janë me pigment, pastaj dezocite
të cilat përbëjnë ushqim rezerv, kurse arkeocitet janë amebocitet që shërbejnë për
prodhimin e qelizave seksuale.
Me lëvizjen e flagjelëve të qelizave hoanocite uji vazhdumisht qarkullon nëper trupin e
sfungjerëve. Së bashku me ujin në trup futen oksigjeni dhe grimcat e ushqimit, materjet
minerale dhe organizmat e imët me të cilat sfungjetët ushqehën.Grimcat e ushqimit nga
uji të shumtën kapën me flagjelet e hoanociteve, por kapen edhe me amebocite e qeliza
epidermale. Rreth ushqimit formohet vakuola ushqyese, dhe tretja e ushqimit te
sfungjerët eshtë intracelulare si te protozoat.

Shumëzohen në mënyrë seksuale dhë aseksuale. Aseksualisht shumëzohen me bula të


jashtme, të cilat paraqiten në formë të gungëzave në sipërfaqën e trupit. Këto vijnë
gjithnjë duke u rritur dhe në fund shkëputen nga individi prind, ose edhe ngelin të kapura
për te te format koloniale. Sumëzohen edhe me bula të brendshme që quhen gemula.

.Sfungjerët kanë aftësi të madhe të regjenerimit. Nëse sungjeri prehet në copa të imëta,
ose kalohet nëpësitë, nga secila copë, ose qelizë, zhvillohet individi i ri, por ky proçes
është shumë i ngadalshëm.
Shumëzimi seksual – Gametet krijohen nga qelizat arkeocite, por si duket mund të
krijohen edhe nga hoanocitet dhe amebocitet tjera. Te disa sfungjer spermatozoidet nuk
janë gjetur fare.Spermatozoidet me ujë baretn në trupin e sfungjerit tjetër dhe aty
bashkohen me qelizën vezë. Në këtë mënyrë bëhet fekondimi i disa sfungjerëve, kurse të
të tjerët qelizat hoanocite i bartin spermatozoidet dhe i shpiejnë te qeliza vezë. Prej
zigotes te sfungjerët zhvillohet larva e pastaj individi i ri.

Klasifikimi i sfungjerëve
Sfungjerët klasifikohen në bazë të ndërtimit të skeletit,dhe ndahen në tri klasë:
Klasa Calcarea ose Calcispongia sfungjerët gëlqeror
Klasa Hialospongia ose Hexsactinelidae sfungjerët qelqor (xhamor)
Klasa Demospongia

Sycon Raphanus-sfungjer gëlqeror


skeleti i sfungjerit qelqor -Euplectella

Spongia officinalis - skeleti nga spongina

Fig.Sfungjeri Tethya –portokalli i detit

Coelenterata – grykorët, shtazët me simetri radiale

Coelenteratet janë Cnidaria dhe Ctenophora, të cilat në literaturën më të re trajtohen si dy


fillume të veçanta. Karakteristika e veçantë e Coelenterateve është se të vetmën zgavër
trupore e kanë zgavrën gastrovaskulare. Kjo zgavër trupore është e mbështjellur me
endodermë dhe në te bëhët tretja dhe absorbimi i ushqimit. Pasi që ka rol digjestiv dhe
transportues quhet gastrovaskulare dhe e ka vetëm një vrimë, gojën, e cila shërben edhe si
anus .Celenteroni ose zgavra e zorrës është krijuar nga zgavrra gastrale.
Coelenteratat kanë inde dhe sisteme të organeve: sistemin digjestiv, nervor, ndijor e
muskulor . Nuk kanë sistem respirator dhe ekskretues.

Dega/Phyllum Cnidaria - përcëlluesit

Cnidaria janë Eeumetazoa më të thjeshta.Trupi i tyre është i ndërtuar nga epiderma dhe
endoderma e midis tyre është mezogleja me qeliza ose pa to. Për shkak të ndërtimit të
këtillë Cnidaria me Porifera dhe Ctenophora quhen Diploblastika ose shtazë dyshtresore.
Mirëpo në literaturën bashkohore këta organizma konsiderohen si treshtresorë. Shtresa e
tretë të këto shtazë është ektomezoderma (mezogleja me qeliza që kanë prejardhje nga
ektoderma), e jo endomezoderma të cilën e kemi te Eumetazoa tjerë që quhen
Triploblastica .
Zgavra e zorrës është në formë të strajcës e mbështjellur me endodermë. Kjo është zgavra
gastrovaskulare e cila komunikon me ambientin e jashtëm me grykën e gojës e cila
gjithashtu shërben edhe për qitjen e pjesëve të patretura të ushqimit.Cnidaria ushqehen
me organizma të imët të cilat i kapin me tentakle dhe i fusin nëpër gojë në zgavrën e
zorrës. Ushqimi i tyre janë gaforet, peshqit e vegjël, larvat e ndryshme e tj. Tretja është
kryesisht intracelulare. Respiracioni dhe ekskretimi bëhen me tërë sipërfaqën e trupit.
Cnidaria kanë simetri radiale me boshtin oralo-aboral rreth të cilit janë të vendosura
pjesët trupore, por te disa grupe vërehet tendenca e simetrisë bilaterale.
Te Cnidaria është i shpeshtë polimorfizmi dhe alternimi i gjeneratave. Paraqiten në dy
forma - polip dhe meduzë. Polipi është formë e zgjatur sesile, ndërsa meduza është e lirë
dhe me ndëritim të ngjashëm me polipin, por boshtin oralo aboral e ka të shkurtuar.

Polipet shumohen në mënyrë aseksuale, me bulzim, janë gjenerata aseksuale, kurse


meduzat në mënyrë seksuale, duke formuar qeliza vezë dhe spermatozoide dhe janë
gjenerata seksuale. Gjatë zhvillimit embrional kalojnë nëpër fazën larvale që quhet
planula.
Karakteristikë e veçant e Cnidariave janë qelizat përcëlluese nematociste ose cnidae, të
cilat ndodhen në tentaklet e tyre si dhe rreth gojës dhe u shërbejnë për sulm dhe mbrojtje.
Phyllumi Cnidaria ndahet në tri klasë:
Klasa Hydrozoa
Klasa Scyphozoa
Klasa Anthozoa.

Klasa Hydrozoa
Hidrozoat janë knidaret më primitive.
Kësaj klase i takojnë llojet të cilat kanë ndrrim të rregullt të gjeneratës polipoide
aseksuale dhe meduzoide seksuale, si dhe ato që e kane njërën gjeneratë më pak ose më
shumë të reduktua. Lloji Obelia genicualta qe jeton ne detra, është një shembull i mirë i
ndrrimit të gjeneratës polipoide dhe meduzoide.

Obelia -polipi

Obelia – meduza
Epiderma e këryre shtazëve është e përbërë nga qelizat prizmatike të cilat janë disa
llojëshe.
Më të shumta janë qelizat epitelomuskulore të cilat në pjesën bazale kanë fije
kontraktile- mioneme të shtrira paralel me boshtin gjator të trupit. Kjo pjesë e qelizëz ka
funksion muskulor te polipët.
Në epidermë gjenden edhe qelizat ndijore dhe gjëndrore. Në pjesën bazale të epidermës
janë të shpërndara edhe qelizat nervore, te cilat janë të lidhura me neurite, dhe kështu e
formojnë rrjetën difuze nervore..Këto qeliza janë në lidhje të ngushtë me qelizat ndijore
dhe qelizat tjera të epidermës. Qelizat përcëlluese ose knidiet gjithashtu gjenden në
epiderme dhe janë karakteristikë e veçant e Cnidariave. Ekzistojnë disa lloje të qelizave
përcëlluese. Këto janë të koncetruara në tentaklet dhe rreth gojës ku formojnë bateri të
tëra të knidieve.
Në epidermë gjenden edhe qelizat intersticiale, të cilat janë të padiferencuara , e prej tyre
mund të përfitohen të gjitha qelizat tjera, si për shembull qelizat e reja përcëlluese në
vend të atyre që janë shpenzuar, pastaj gamete, etj.
Endoderma është e ndërtuar nga qelizat e mëdha dhe gjithashtu ka disa lloje të qelizave.
Më të shpeshta janë qelizat epitelomuskulore me mioneme të shtrira tërthorazi –
horizontalisht me boshtin gjator të trupit.Midis qelizave te endodermës gjenden qelizat
me te vogla me përbërjë kokërzore të cilat janë qelizat gjëndrore. Qelizat endodermale
janë me kërbaça e në pjesën distale mund të formojnë pseudopode me të cilat i marin
grimcat e ushqimit.
Kolonitë e polipeve hidroide shumëzohen në mënyrë aseksuale me bulëzim, dhe
gjithashtu në gonangijet e tyre me bulëzim formohen meduzat e reja. Kur të hapët
operkullumi, meduza e re del, noton e lirë dhe rritet. Meduzat e paraqesin brezin seksual.
Janë me gjini të ndara. Te format adule të meduzave zhvillohen gonadat në të cilat
zhvillohen qelizat vezë te individi femror ose spermatozoidet te individi mashkullor.
Meduzat e pjekura seksualisht i qesin spermatozoidet në ujë, këto depërtojnë në meduzat
femra ku bashkohen me qelizat vezë. Nga zigota zhvillohet blastula, gastrula dhe në fund
larva planula, e cila një kohë noton e pastaj bie në fund kapët për substrat dhe formon
polipin. Polipi i parë së shpejti me bulëzim formon polipe të reja të ciët mbesin të lidhur
te format koloniale. Polipi është gjenerata aseksuale .
Meduzat hidroide apo hidromeduzat janë në formë të këmbanës apo umbrellës.
Sipërfaqja e jashtme konvekse e umbrellës quhet eksumbrella, kurse sipërfaqja e
poshtme, konkave, suburmbrella. Nga pjesa qendrore e subumbrellës shtrihet
manubriumi e ne maje të tij është goja katërkëndëshe.
Goja apo gryka shpie në zgavrën gastrovaskulare nga e cila degëzohen kanalet radiale të
cilat përfundojnë në kanalin unazor i cili gjendet afër rrethit të umbrellës.Numri i
kanaleve radiale është karakteristik për llojin.Nëpër këtë sistem të kanaleve shpërndahet
ushqimi në gjithë trupin.Epiderma nga skajet e umbrellës shtrihet në eksumbrellë dhe
subumbrellë, dhe është në kontakt direkt me ujin. Endoderma apo gastroderma e mvesh
zgavrën gastrale dhe kanalet. Midis epidermës dhe endodermës është mezogleja
acelulare. Hydrozoa dhe Scyphozoa nuk kanë fyt ektodermal - stomadeum. Nëse e
krahasojmë polipin me meduzën mund të vërejmë ngjashmëri në ndërtimin trupor, plani
kryesor i organizimit trupor është i njejtë .Shumë Hydrozoa janë të ngjajshme me Obelien
ku paraqitet alternim i gjeneratave, aseksuale me polipin sesil dhe seksuale me meduzën e
lirë. Mirëpo ka forma polipoide të cilat nuk formojnë meduza dhe shumëzohen vetëm
aseksualisht me bulëzim , ose edhe në mënyrë seksuale por qelizat seksuale u zhvillohen
në polipin sesil. Shembull per këtë është Hydra e ujërave të ëmbla e cila paraqitet vetëm
në formë polipoide. Ka edhe Hydrozoa që e kanë vetëm gjeneratën meduzoide ose polipi
i tyre paraqitet vetëm në fazën larvale(Trachylina).Te disa Hydrozoa kolonitë notojnë të
lira në ujë.
prerja tërthore e Hydra sp prerja gjatore e Hydra sp.
(e vërejtur me mikroskop)
Në epidermë kanë edhe qeliza përcëlluese – knide, të cilat janë më të dendura në tentakle
dhe rreth gojës. Qelizat nervore janë të lidhura mes vedi me zgjatimet e tyre dhe kështu e
formojnë sistemin nervor rrjetor apo difuz. Kanë edhe qeliza shumë interesante që quhen
intersticiale. nga të cilat krijohen të gjitha qelizat tjera. Këto qeliza janë totipotente. Në
endodermë kanë qeliza epitelo muskulore dhe qeliza gjëndrore të cilat tajojnë lëngje për
tretjën e ushqimit në gastrocel. Qelizat endodermale janë të paisura me kërbaça me të
cilat e vejnë ujin e zgavres gastrale në qarkullim.Disa prej tyre formojnë pseudopode me
të cilat i kapin grimcat e ushqimit. Hidra ushqehet me organizma të ndryshme , me gafore
peshqi etj. të cilat i kapë së pari më tentakle, i përcëllon i paralizon dhe i futë nëpër gojë
në zgavrën gastrale ku bëhët tretja e ushqimit. Goja shërben edhe si vrimë anale .

Hidra duke u ushqyer me Dafnie


Hidra në akuarium
a. sistemi nervor difuz te hidra
b. b. mënyra e të ushqyerit te hidra.

Shumimi i hidrës kryhet në dy mënyra : në mënyrë aseksuale dhe seksuale.


Shumimi aseksual kryhet me bulim në kushte të volitshme. Në fillim në trupin e hidrës
paraqitet një gungë - bula, e cila rritet dhe shndërrohet në hidër të re. Hidra e re
shkëputet nga e ëma dhe jeton e pavarur –solitare.
Hidra është hermafrodite. Nga qelizat intersticiale në trupin e hidrës formohën qelizat
seksuale , mashkullore në gonadat mashkullore të cilat gjenden në trup afër tentakleve
dhe femrore në gonadat femrore të cilat gjenden më poshtë afër bazës. Spermatozoidet e
një hidre kalojnë te hidra tjetër dhe bejnë fekondimin e vezës diku në vjeshtë.Veza e
fekonduar tajon mbështjellës të fortë i cili e mbron nga të ftohtit. Pastaj në fund të
vjeshtës hidra vdes , e prej vezës në pranverë zhvillohet së pari larva planula e pastaj prej
saj hidra e re, kështu që nuk kanë gjeneratë të meduzës..
Hidra ka aftësi të madhe të regjenerimit.
Perfaqesues Chlorochydra viridissima Hidra e gjelber. Njohurit themelore mbi
histologjinë e fiziologjinë e Cnidaria, ve bazohen në në ndërimin e hidres sepse ajo është
më së shumti e studiuar.

Klasa Scyphozoa

Kësaj klase i takojnë meduzat e vërteta. Jetojnë në detra në mënyrë pelagiale. Janë rreth
200 lloje. Pjesën më të madhe të ciklit jetësor e kalojnë si meduza, dhe shumica e
Scyphosoave nuk kalojnë nëpër formën polipoide, pra nuk kanë ndrrim të gjeneratave.
Mirëpo një numër i vogël i tyre kalon nëpër formën polipoide shumë të redukuar,nga i
cili me ndarje tërthore - strobilacion, krijohen meduzat. Kjo formë polipoide quhet
scyphopolip ose scyphostom dhe arrinë gjatësinë gjër 4 cm, por kur nuk formon koloni.
Disa Scyphozoa tërë jetën e kalojnë si meduza sesile.

Scyphozoat janë gonohoriste.Kanë nga 8 gonada pranë septeve në endodermë.Gametet


dalin nga goja e meduzes, dhe pas bashkimit të tyre në ujë,përfitohet zigota e prej saj
larva ciliare, planula .

Sciphomeduzat kane madhësi të ndryshme, nga disa cm - 2 ato të detrave veriore.


Ushqehen me organizma planktonik dhe shtazë të imëta si dhe peshqi.
Charybdea Chiropsalmus

Lloji i njohur është Pelagia noctiluca – hana e detit, e cila lëshon dritë natën. Përfaqsues
i këtij rendi është Aurelia aurita, e cila gjendet në detin Adriatik me umbrellë të madhe ,
diametri i së cilë është rreth 40cm.

Aurelia aurita

Këtu bën pjesë gjinia Cyanea me umbrellë me diamëtër 2m, e cila jeton në detra të
ftohta.Është helmuese por pasi që jeton në detra të ftohta mundesia për tu helmuar nga
kjo meduzë është e vogël.

Klasa Anthozoa

Anthozoa janë shtazë detare, kanë vetëm formë polipoide, kurë nuk formohen meduzat.
Polipët janë sesil, solitar ose kolonial. Kanë simetri radiale më gjurmë të simetrisë
bilaterale.Trupi i tyre cilindrik në maje përfundon si disk e në këtë disk gjendet goja në
formë të një plasarine. Rreth gojës ndodhet kurora me tentakle.Goja shpie në sistemin
gastrovaskular i cili ka ndërtim më të ndërlikuar se te polipët hidroid. Kjo klasë ndahet në
dy nënklasë:

1.Nënklasa Alcyonaria ( Alcyonaria )


2.Nënklasa Zoantharia (Hexacorallia)

Këto dy nënklasë dallohen sepse Octocoralia janë gjithmonë koloniale dhe anëtarët e
kolonisë kanë simetri 8 rrezore dhe kanë nga 8 tentakle puplore rreth gojës, ndërsa
Hexacoralia janë forma solitare dhe koloniale, kanë simetri 6 rrezore kurse tentaklet e
thjeshta janë të vendosura në një ose më shumë kurora rreth gojës.
Gonadat te koralet zhvillohen nga qelizat intersticiale në septe, midis endodermës dhe
mezoglesë. Gonadat nuk zhvillohen në septet asulkale. Fekondimi bëhet në ujë ose në
zgavrën gastrale, ku te disa korale zhvillohen edhe larvat. Nga zgavra del planula e cila
noton një kohë e pastaj fiksohet në supstrat dhe formon një polip të ri. Individet e tjerë të
kolonisë formohen me bulëzim - shumimi aseksual.
Octocoralet kanë skelet të brendshëm i cili ndodhet në mezogle. Është gëlqeror ose
briror, e formohet nga qelizat skleroblaste të mezoglesë. Spikulat gëlqerore janë të
shpërdara në mëzogle, ose si te korali i kuq për shembull, spikulat e shumta
grumbullohen dhe formojnë një masë të fortë në formë të drurit të degzuar i cili është
mbështetës i tërë kolonisë. Skeleti briror i cili paraqitet më rrallë, është në formë të drurit
të degzuar në indin e gjallë të kolonisë.

Korali kolonial Alcyonium sp. pamja e jashtme e ndërtimi i brendshëm


FIG. A. Prerja tërthore e octokoralit; B. Prerja gjatësore e octocoralit m. septet
trishtresore; st. faringu( stomodeumi) ; sc. sulcusi (sifonoglifi) mb.muskujt e septeve

.Këtu bënë pjesë korali i kuq, Coralium rubrum i cili gjendet edhe në detin Adriatik në
30 – 200m thellësi, Eunicella verrucosa , Gorgonia sp. apo flamuri i detit.

Coralium rubrum – korali i kuq


Prerja terthore e octokoralit

Prerja tërthore e heksakoralit

Actinia equina - domatja e detit Anemona shetitëse


Calliactis parasitica, anemona shetitëse, të cilën gaforja Pagurus e vendos mbi guaskën
boshe të kërmillit në të cilën pastaj vet vendoset dhe kështu midis tyre bëhet një jetë
simbiotike.

ACOELOMATET BILATERALE-PLATODES

Platoda apo krimbat parenkimatik janë shtazë me simetri bilaterale dhe acelomata që
ndodhen në shkallën më të ultë të zhvillimit. Lëvizin aktivisht, kurse simetria bilaterale
eshtë në veçanti e pështatshme për lëvizje aktive. Lëvizja akive e shtazëve bilaterale ka
ndikuar në specializimin të pjesës së përparme të trupit të tyre, gjegjësisht koncentrimin e
sistemit nervor dhe shqisave, e kjo dukuri është fillimi i cefalizimit.Zgavra e e zorrës si
dhe te Coelentherata është e vetmja zgavër trupore te format e ritura, kurse hapësira midis
epidermës dhe gastrodermës është e mbushurmme sisteme të organeve dhe me
parenkumë.Te Platoda midis epidermës dhe zgavrës së zorrës është e zhvilluar
endomesoderma qelizore.Pra sistemi muskulor te Platodes është mezodermal. Platodet
nuk kanë organe të veçanta për frymëmarje , këtë e bëjnë me tërë sipërfaqën e trupit.Te
këto shtazë për herë të parë paraqiten organet e ekskretimit – protonefridiet, kurse te
fillumi Nemertina për hërë të parë paraqitet zorra e pasme me vrimën anale si dhe sistemi
për qarkullimin e gjakut. Platodeve i takojnë dy degë: Plathelminthes dhe Nemertina.

Dega/ Phyllumi Platyhelminthes

Ndahen në tri klasë

Turbelaria Trematoda Cestoda


Karakteristikat kryesore

1. Plathy +helminthes = krimba shpatuk, që të gjithë dorzoventralisht të shtypur.


2. Janë acoelomata ( është e mundur që ky është një fenomen sekondar).Fig .
3. Janë triploblastika ( treshtresore).
4. Kanë simetri dyanësore
5. pasi që kanë trup të butë pa skelet nuk kanë mjaft fosile.

Në këtë degë bëjnë pjesë krimbat shpatuk , parenkimatik, me trup te veshur me cilie , që
nuk kanë zorrë të pasme e as vrimë anale.Sistemi për tretje është i përbërë nga zorra e
përparme dhe e mesme e cila përfundon verbtas.Në pjesën e përparme të trupit janë të
koncentruara qelizat nervore dhe organet ndijore pra vërehet fillimi i cefalizimit.Kanë të
zhvilluara këto sisteme të organeve: sistemin e tretjës, muskulor, të ekskretimit, sistemin
nervor dhe sistemin seksual hermafrodit. Nuk kanë organe të frymëmarjës e as të
qarkullimit të gjakut. Nuk kanë skelet.

Dega Plathelminthes ndahet në 3 klasë:


.
1.Klasa Turbellaria
2.Klasa Trematoda
3Klasa Cestoda
Klasa Turbelaria-krimbat qepallorë

Planaria

Turbelariet janë grup heterogjen i shtazëve që përfshijnë lloje nga më të thjeshtat e më


primitivet , deri në më të evoluarit. Janë të njohura rreth 3.000lloje
Këta krimba shpatuk jetojnë të shumtën në detëra , në ujëra të ëmbla, por ka edhe lloje
që jetojnë në tokë të lagshtë.Shumica janë forma të lira ,e një numër i vogël i llojeve janë
parazite.Turbelaria janë zakonisht me trup shumë të shtypur dorzoventralisht , në formë
të gjethit,vezake , ose madje rrethore. Shumica janë të vogla , të gjata prej 1mm-disa cm,
vetëm pak lloje janë të mëdha.Në pjesën e përparme të trupit, apo në “kokë “,e cila është
e drejtuar përpara, kanë sy tentakle , qime dhe kreshta taktile , gropëza ndijore, kurse ato
të ujërave të ëmbla kanë aurikule me shumë qeliza taktile.Shumë pak lloje janë pa ngjyrë
ose me ngjyrë të bardhë. Zakonisht kane ngjyra të gjalla, sidomos format detare.Kokërzat
e pigmentit janë të shpërdara në epidermë.
Fig. Prerja tërthore e planaries

Fig. Prerja tërthore në nivel të faringut

.
Sistemi nervor
Planaria gonocephala

Klasa Trematoda
Karakteristikat e përgjithshme të klasës Trematoda ( Digenea) janë:
1. Përfshijnë rreth 60.000 lloje nga të cilat shumica janë hermafrodite.
2. Kanë sistem të tretjës
3. Kanë minimum dy nikoqir, i pari është një butak zakonisht kërmill, i dyti nje
kurrizor.

Trematodet janë krimba parazitar të njohur si këlbaza, e në popullatë si metila. Janë


ektoparazit që jetojnë në sirërfaqe të trupit ose endoparazit te kurrizorët e pakurrizorët
e ndryshëm. Zakonisht kanë trup të shtypur dorzoventralisht, shpatuk, e nganjëherë
cilindrik, me përmasa nga disa mm – 5cm. Disa prej tyre, ektoparazit të peshqëve
mund te jenë edhe më të gjatë.

Fasciola hepatica

Ndërtimi i trupit të tyre është i ngjashëm me atë të turbelareve, por në sipërfaqe të


trupit këto nuk kanë qepalla(qepalla kanë vëtëm në stadin larval) Në shtresën
sipërfaqsore të citoplazmës, pingul me të shpesh ndodhen edhe disa gjemba me
përbërje proteinike.Nën shtresën sipërfaqsore të citoplazmës ndodhet membrane
bazale , dhe nën te janë shtresat e muskujve unazor, gjator dhe diagonal. Hapësira
midis shtresave muskulore dhe organeve të brendshme është e mbushur me
parenkimë.Karakteristikë e vacant e trematodeve janë ventuzat apo organet për
fiksim, njëra e gojës, e tjetra e barkut, e vendosur në anën ventrale të trupit.Disa lloje
nuk e kanë ventuzën e barkut, por në fund të trupit e kanë një disk me disa ventuza.

Ushqehen me gjak, inde, qeliza epiteliale me anë të gojës ose absorbojnë ushqim me
tërë sipërgaqën e trupit.

Cikli i zhvillimit te metili i deles-Fasciola hepatica

Në shembullin e flutrës së madhe të këlbazës së mëlçisë apo metilit të madh, Fasciola


hepatica e cila jeton në mëlçinë e deleve, gjedheve e shumë kurirzorëve të tjerë e
madje edhe të njeriut, do të mësojmë zhvillimin e Digeneave.Fig.166K.
Fasciola hepatica është e gjatë 1.5 – 5cm, ka trup shumë të shtypur dorzoventralisht ,
në formë të gjethit. Nikoqiri iinfektuar i qet me fekalie vezët e imëta të metilit
(0.15mm). Nëse vezët arrijnë në ujë dhe nëse janë kushtet e volitshme prej tyre
zhvillohet larva miracidia.
Cikli i zhvillimit

Miracidia noton një kohë në ujë e lirë, por për ta vazhduar zhvillimin i duhet të futet
në trupin e kërmillit Limnea truncatula, i cili është nikoqir kalimtar i saj. Në trupin e
kërmillit miracidia kapet për paretet e zgavrës së mantit,i zhduken sytë dhë qepallëzat
dhe shndërohet në sporocistë. Sporocista është në formë të strajcës, e palëvizëshme ,
dhe nga qelizat germinative të saj të cilat fillojnë të ndahen formohen rediet. Rediet
janë të lëvizëshme, dalin nga sporocista dhe vendosen në mëlçi të kërmillit. Nga
qelizat germinative të redieve mund të zhvillohen gjenerata të reja të redieve, ose faza
tjetër larvale që quhet cercarie, gjë e cila varet nga kushtet jetësore dhe nga stina e
vitit. Cercariet kanë bisht të gjatë, ventuzë të përparme dhe të barkut, gojën, faringun
dhe zorrën dydegëshe. Cekaria del nga redia, por edhe nga trupi i kërmillit.Noton
aktivisht në ujë , pastaj kapët për ndonjë bimë ku incistohet. Kështu e incistuar quhet
metacerkarie.Për tu zhvilluar mëtutje atë duhet ta gëlltitë shtaza ( nikoqiri i ri) bashk
me bimën me të cilën ushqehet, dhe kështu në zorrën e nikoqirit zhvillohet metili i ri
Prej zorrës nëpër paretin e tij arrinë në mëlçi ose në organe tjera ku rritet dhe arrinë
pjekurinë seksuale.

Klasa Cestodes –shiritat

Karakteristikat e përgjithshme të klasës Cestoda janë:


1. Janë të njohura rreth 1500 lloje qe jetojnë si parazite në organet e tretjes të
vertebrorëve të ndryshëm. Zakonishtjanë shpauike dhe të gjata , disa madje 12m.
2. Në pjesën e përparme të trupit e kanë skoleksin apo kokën e vogël të paisur me
shtojcë për fiksim: kurorë me grepa, ventuza dhe hullira.
3. Iu mungon sistemi i tretjës pasi që janë parazite, ushqimin e absorbojnë me tërë
sipërfaqën e trupit.
4. Infektimi bëhet me anë të ushqimit.

Cestodet apo shiritat janë krimba shpatuk, endoparazit të organeve të tretjës te


kurrizorët e ndryshëm. Mënyra parazitare e jetës te këto shtazë ka ndikuar që ta
humbin sistemin e organeve të tretjës. Me pak përjashtime format e tyre adulte jetojnë
në vertebrorë, kurse fazat larvale në invertebrorë. Trupi i tyre është zakonisht i zgjatur ,
në formë të shiritit, i shtypur dorzoventralisht , dhe i ndarë në segmente apo proglotide.
Vetëm pak lloje janë me trup të pandarë në proglotide. Në pjesen e përparme të trupit
ndodhet koka e vogël që quhet skolex. Pas kokës është qafa, pjesa më e ngushtë, kurse
pas qafës shtrihet trupi apo strobilla e përbërë nga proglotidet që janë prej 3 – 4.500.
Në kokë-skolex, ndodhen organet për tu përgorcuar, ventuzat, grepat dhe hullirat
(botriumet).Ventuzat janë zakonisht 4 trashje në formë të diskut. Shpesh në vend të
tyre ndodhen hullirat gjatore –botriumet.Te disa lloje në maje të kokës ose në një pjesë
të lëvizëshme të saj që quhet tromba (apo rosteliumi), ndodhen grepat kutikulare.
Varësisht nga organet për përforcim dallohen 3 tipe të skoleksave: botrium, botridium
dhe acetabulum.
Tipi acetabulum i skoleksit

a. b.
a. Tipi acetabulum i skoleksit te T solium
b. tipi bothridium i skoleksit te Diphyllobothrium latum
a. tipi acetabulum i
skoleksit
b.tipi botridium
c. tipi botrium
Regjioni i qafës është zonë e ngushtë embrionale e pasegmentuar.Pjesa e pasme e
qafësme ndarje të vazhdueshme tërthore formon proglotidet e reja , të cilat janë në
fillim të imëta , kurse ato më të vjetrat , më larg nga qafa janë më të
mëdha.Proglotidet e formojnë regjionin e tretë të trupit që quhet strobilla.Strobilla në
formë shiriti mund të arrinë gjatësinë prej 1mm – 10m, e te disa lloje edhe më shumë.
Proglotidet më të vjetra përveç që janë më të mëdha e ndryshojnë edhe strukturën
histologjike , dhe dukshëm dallohen nga nga proglotidet afër qafës, dhe të atyre të
mesit të trupit.

Zhvillimi i shiritave (Cestodes)

Zhvillimin e shiritave do ta përshkruajmë në shembullin e shiritit të derrit, Taenia


solium e cila si formë e rritur paraziton në zorrën e njeriut.

Proglotisat e fundit vazhdimisht shkëputen nga strobilla dhe qiten jashtë me fekalie nga
njeriu i infektuar. Në mjedisin e jashtëm proglotisat pëlcasin, shkatërohen dhe vezët
tani më në embrion të formuar shpërndahen. Për tu zhvilluar mëtutje, vezët duhet ti hajë
derri i cili në këtë rast është nikoqiri kalimtar. Në zorrën e tij nga embrioni zhvillohet
larva oncosfera e paisur me 6 grepa kitinore (quhet edhe hexakant për shkak të 6
grepave). Me ndihmen e këtyre grepave larva e shpon paretin e zorrës dhe kalon në
gjak, limfë, dhe përhapet në tërë trupin e derrit por më shpesh në mëlçi, muskuj,
mushkëri e tru. Aty larva shnëdrohet në mëshikëz që quhet finka apo cisticerku e cila
është e madhe sa kokra e bizeles. Trupi i larvës në këtë fazë është me një hapsirë të
mbushur me lëng.Në njërën anë të murit të finkës ndodhet një invaginimi cili është
zanafille e skoleksit me 4 ventuza dhe me rostrumin me kurorë të grepave. Finka mund
të vazhdojë zhvillimin vetëm nëse arrinë në nikoqirin (njeriu) ku do të rritet në formën
adulte seksualisht të pjekur. Njeriu infektohet nëse ushqehet me mish të derrit që ka
finka, dhe i cili nuk është i pjekur ose i zier sa duhet. Në zorrën e njeriut me ndikimin e
enzimeve cipa e finkës zbutet dhe skolexi qitet jasht dhe kapet për paretin e zorrës me
ventuzat dhe grepat e veta. Për qafë e cila është pas skolexit është e kapur mëshikëza e
finkës e cila me formimin e proglotideve me vonë zhduket. Më vonë nga qafa
formohet strobilla.

Te lloji Echinococcus granulosus-shiriti i qenit, amvisi kryesor, qeni, infektohet duke


gëlltitur bashkë me ushqimin finkën. Në zorrën e tij skolexi del jasht dhe kapet për
murret pastaj rritet strobilla.
Forma e rritur e shiritit është e gjatë disa cm, dhe nuk është aq e damshme për
qenin.Vezët e fekonduara me fekalie dalin nga zorra e qenit , dhe nëse arrijnë në ndonjë
herbivore ose edhe te njeriu , në zorrën e tij zhvillohet larva onkosfera e cila me gjak
pastaj arrinë në organe të ndryshme dhe aty zhvillohet në mëshigëz cila vazhdimisht
ritet. Menjanimi bëhet në mënyrë kirurgjike dhe shpsh është i përcjellur me shumë
rreziqe.

You might also like