You are on page 1of 5

Projekt

Lenda:Biologji

Tema:Mitoza

Punoi:Grasiela Xhone

 Informacione te pergjithshme rreth mitozes


Mitoza ështe ndarja e një qelize qe con ne formimin e dy qelizave
bija,të cilat kane nga një kopje të njejtë AND-je me qelizen
prindërore.Bërthamat e qeilzave bija janë gjenetikisht te njëjta me
berthamen e qelizes prinderore me perjashtim te rasteve te rralla
kur ndodhin mutacione.Mitoza paraprihet nga një periudhe ,gjate se
ciles qeliza nuk ndahet “INTERFAZA”.Megjithate ,mitoza eshte nje
proces I vazhdueshem qe kalon ne kater stade te
njepasnjeshme.Keto stade janë:Profazë,Metafazë,Anafazë,Telofazë.
 Rëndësia e mitozës
Mitoza është e rëndësishme për organizmat që prodhojnë qeliza
bija, të cilat janë gjenetikisht të njëjta me qelizat prindërore. Pse
është i domosdoshëm formimi i qelizave të njëjta me qelizat
ekzistuese?
1. Rritja. Kur dy qeliza haploide (p.sh. spermatozoidet dhe
veza) shkrihen me njëra-tjetrën formohet një qelizë diploide,
e polish ka të gjithë informacionin ggenetik për formimin e
një organizmi të tër Its organism is i ri mund të jetë i
ngjashëm me prindërit, vetëm nëse qelizat që lindin nga
qeliza origjinale janë gjenetikisht të njëjta. Kjo gjë bëhet e
mundur nga ndarja qelizore me mitozë.
2. Riparimi. Nëse qelizat dëmtohen ose vdesin është e
rëndësishme që të zëvendësohen me qeliza të tjera, që kanë
formë dhe funksion të njëjtë me to.
3. Riprodhimi, Organismat njëqelizore ndahen me mitozë për
të dhënë dy organism. Çdo organizëm i ri është gjenetikisht i
njëjtë me organizmat prindërore
PROFAZA
Gjatë profazës ,kromozomet bëhen të dukshme.Fillimisht ato duken si
fijëza të holla e të gjata,ndërsa më vonë trashen e shkurtohen.Qelizat
shtazore përmbajnë dy organele cilindrike,që quhen centriole.Secila
prej tyre lëviz në drejtim te kundërt ose ,më saktë drejt poleve të
kundërta të qelizës. Nga çdo centriolë marrin fillimin mikrogypthat e
boshtit mitotik, të cilat pak e nga pak shtrihen nga njëri pol ne tjetrin.
Qelizat bimore nuk kanë centriola, megjithatë ato e formojne boshtin
mitotik. Bërthama zhduket e bashkë me të edhe membrana
berthamore. Në këtë mënyrë, kromozomet çlirohen nga berthama dhe
qëndrojnë të lira në citoplazme. Në vijim, mikrofijëzat e boshtit mitotik
kapen në centromerët e kromozomeve dhe i tërheqin këto të fundit
drejt ekuatorit të qelizës.

METAFAZA
Në metafazë, kromozomet janë të përbëra nga dy kromatide.Cdo
kromatid është një kopje identike e ADN-së prindërore. Kromadidet
lidhen mes tyre me anë të centromerit. Mikrogypthat boshtit mitotil,
pasi lidhen me centromerët, i tërheqin kromozomet duke i renditur në
boshtin ekuatorial të qelizës.
ANAFAZA
Në anafazë, centromerët ndahen më dysh, ndërsa mikrogypthat e
boshtit mitotik fillojnë të tërheqin kromatidet individuale.Kromatided
lëvizin me shpejtësi drejt poleve të kundërta. Tashme çdo kromatid I
ndarë mund të konsiderohet si kromozom. Energjia per realizimin e
këtij procesi furnizohet nga mitokondritë, të cilat grumbullohen rreth
boshtit mitotik.Nëse një qelizë do të trajtohej me një lënde kimike qe
shkatërron boshtin mitotik ,kromozomet do të mbeteshin ne ekuator
pa mundur të arrinin ne pole.

TELOFAZË
Gjatë këtij stadi, kromozomet që kanë mbërritur në polet e kundërta të
qelizes bëhen përsëri të gjata e të holla. Pak e nga pak, ato bëhen të
padukshme dhe shperndahen ne formen e kromatines. Mikrogypthat e
boshtit mitotik shpërbëhen, ndërsa membrana berthamore dhe
berthama formohen sërish. Perfundimisht, gjatë një procesi që quhet
citokinezë,ndodh ndarja e citoplazmes.

You might also like