You are on page 1of 2

Tema : Procesi I ndarjes qelizore te Mitozes,dhe fazat e saj.

Procesi i Mitozës
Për të kuptuar se si zhvillohet procesi i mitozës është e nevojshme të bëhet e ditur një
premisë e rëndësishme; ajo që në qelizat që gjenden në një stad qetësie replikative
(ndërfazë) kromatina, që është materiali që përbën kromozomet, është e pranishme në
bërthamën qelizore në formë filamentesh të hollë, të cilët në terma morfologjikë mezi
dallohen.

Ndarja mitotike praprihet nga i ashtuquajturi proces i despiralizimit të helikës së


dyfishtë të ADN-së, në mënyrë që çdo filament i acidit nukleik të shërbejë si model për
sintezën e një filamenti të ri, e si korolar i këtij procesi qeliza do të jetë e pajisur me dy
helika të dyfishta ADN-je… që të dyja të përbëra përkatësisht nga një filament origjinal
dhe nga një filament i neo-sintetizuar.

Rezultati i mitozës i jep çdo qelize bijë të njëjtin komplet kromozimik me të qelizës
mëmë, meqë materiali gjenetik i kësaj dyfishohet.

Procesi i mitozës zhvillohet në qelizat somatike(trupore) të organizmit.

Mitoza ndahet në 5 faza kryesore:

1- Profaza. Në profazë kromozomet që përmbajnë një sasi të dyfishuar të ADN-së,


fillojnë të bëhen të dukshëm duke u paraqiitur në pamjen mikroskopike si shkoptha të
ndarë në dy filamente, të quajtur kromatide, e të mbajtur në kontakt nga një masë e
vogël e quajtur centromer. Membrana bërthamore zhduket duke provokuar si pasojë
edhe zhdukjen e organelit apo njësisë morfoligjike “bërthamë”, në të cilin normalisht
gjendet materiali gjenetik me udhëzimet e trashëgueshme.

Gjatë Profazës fillon të formohet boshti mitotik, me një formë pothuaj-vezore në polet e
të cilit gjenden centriolet (organele qelizore) që janë përgjegjës për organizmin e boshtit
mitotik. Boshti mitotik është një strukturë tkurrëse sepse përmban proteina
citoskeletike tkurrëse, mes të cilave aktina dhe tubulina.

2- Metafaza. Metafaza zhvillohet në dy kohë. Fillimisht kromozomet bashkohen në


pjesën qëndrore të boshtit mitotik e mëpastaj orientohen me centromerët në pjesën
qëndore të boshtit mitotik .

3- Anafaza. Anafaza karakterizohet nga ndarja e kromatideve që fitojnë pavarësinë nga


njëri tjetri për shkak të prishjes së centromerit, që i mbante të bashkuar. Dy kromatidet
që lindin nga ndarja e çdo kromozomi migrojnë në drejtime të kundërta, drejtë poleve të
boshtit mitotik, që ndërkohë fillon e zgjatet.

4- Telofaza. Rreth e rrotul kromozomeve të vendosur në polet e kundërta të boshtit


mitotik, fillon dhe formohet një membranë bërthamore. Ndërtimi i membranave
bërthamore të qelizave bija fillon kur boshti mitotik është prishur. Ndjek ndarja e
citoplazmave matinën karakteristike të bërthamës në ndërfazë.

5-Citokineza –Zakonisht fillon gjate telofazes. Fazë e mitozës gjatë së cilës citoplazma
ndahet më dysh: qeliza fillestare (ose qeliza mëmë) zëvendësohet me dy qeliza bijëza
identike me njëra tjetrën

Profaza ,prometafaza, metafaza, anafaza, telofaza, citokineza

You might also like