You are on page 1of 13

TEMA: ALKOOLET

KIMIA 11

MËSUESE: JUNIDA MUHARREMAJ

Hi
PËRMBAJTJA

1.Karakteristikat e përgjithshme të alkooleve

2.Klasifikimi i alkooleve

3.Rregullat e emërtimit

4.Përdorimi

5.Etanoli si përfaqësues i alkooleve dhe vetitë e tij

2
Krahas hidrokarbureve, ka edhe përbërje organike që veç karbonit dhe hirdrogjenit, përmbajnë edhe oksigjen.
Në këtë grup hyjnë edhe alkoolet.

 Alkoolet janë komponime organike të cilat përmbajnë grupin funksionor hidroksil OH.

Formula e përgjithshme është CnH2n+1OH

 Prapashtesa – ol

 Grup funksionor quhet një atom ose një grup atomik që lidhet me një ose disa atome karboni të molekulës
dhe i jep përbërjes veti fizike dhe kimike karakteristike

 Lidhja OH me karbonin te alkoolet është kovalente

3
KLASIFIKIMI I ALKOOLEVE
1. Sipas ngopshmërisë: a. Alkanole - formula e përgjithshme CnH2n+1OH
b. Alkenole - formula e përgjithshme CnH2n-1OH
c. Alkinole - formula e përgjithshme CnH2n-3OH

2. Sipas pozicionit ku është lidhur grupi OH:


a. Alkoole primare- CH3- CH2- CH2- CH2-OH butanol -1

b. Alkoole sekondare- CH3- CH2- CH- CH3

ǀ
OH
c. Alkoole terciare  
CH3
ǀ
CH3- CH2- C- CH3
ǀ
OH 4
3. Sipas numrit të grupeve hidroksil që përmban molekula:
a. Alkoole monohidroksilik (me një grup OH) - CH3- CH2- OH
etanol
b. Alkoole dihidroksilik (me dy grupe OH) - CH3 - CH - CH - CH3
ǀ ǀ
OH OH
butan diol – 2,3

c. Alkoole polihidroksilike (me shumë grupe OH) - CH2 - CH - CH2


ǀ ǀ ǀ
OH OH OH
propan triol – 1,2,3 (glicerol) Butan
diol – 2,3

5
EMËRTIMI I ALKOOLEVE
Rregullat e emërtimit:

1.Numërohet vargu më i gjatë që ka grupin OH


2.Numërimi fillon nga skaji ku grupi OH është më afër
3.Përcaktohet numri i atom-it/eve ku është/janë vendosur grup-i/et OH
4.Emri i alkoolit formohet nga emri i hidrokarburit që i përgjigjet alkanit, duke shtuar prapashtesën –
ol

Metil – 5 hekzanol - 2
Metil – 4 hekzanol - 2

6
5. Në qoftë se alkooli është i pangopur, ndiqen rregullat e mësipërme, por përcaktohet edhe
numri i atomit të karbonit ku ndodhet lidhja shumëfishe.

Tek alkoolet shfaqet izomeria e vargut dhe e pozicionit.

Penten -3 ol 2

7
Seria homologe e alkooleve
 Edhe alkoolet formojnë seri homologe.
 Seri homologe quhet seria e përbërjeve ku dy pjesëtarë të njëpasnjëshëm ndryshojnë me grupin
- CH2

8
Përdorimet e alkooleve
 Alkoolet përdoren:
1.Si tretës
2.Si karburant
3.Për prodhimin e estereve, të cilat përdoren si aromatizues të ushqimeve apo produkteve
kozmetike
4.Për përgatitjen e pijeve alkoolike.

9
10
Etanoli

Vetitë e etanolit

1.Oksidimi në ajër
Acetobakteret janë një grup bakteresh të cilat shkaktojnë thartimin e verës. Këto baktere
gjenden në ajër dhe në sipërfaqet rreth nesh.
Kur një tretësirë etanoli ekspozohet në ajër, enzimat që gjenden në baktere e shpejtojnë
shndërrimin e etanolit në acid etanoik. Reaksioni nuk ndodh pa praninë e ajrit.

C2H5-OH + 2[O] → CH3COOH + H2O

Ky është reaksioni i prodhimit të uthullës.


Uthulla është tretësirë e acidit etanoik.

11
2. Oksidimi me permanganat kaliumi në mjedis acid
Permanganati i kaliumit KMnO4 është agjent oksidues mjaft i mirë, sidomos, kur mjedisi acidifikohet
me acid sulfurik H2SO4.

Etanoli ngrohet me KMnO4 dhe H2SO4

Reaksioni zhvillohet në një balonë me një kondensator të vendosur vertikalisht . Ky proces quhet
distilim me ftohje. Në këtë mënyrë pengohet largimi i alkoolit.

Reaksioni është i njëjtë me atë më sipër.

Edhe alkoolet e tjera mund të okisdohen në të njëjtën mënyrë.

12
SUKSESE!

Hi

You might also like