You are on page 1of 25

Përsëritje

Temat: Termokimia; Ekuilibri kimik; Kinetika kimike


Lënda: Kimi
Klasa: XI
Gjimnazi: “Qemal Stafa”
Mësuesi i lëndës: Junida Muharremaj
Termokimia
Termokimia
• Termokimia degë e kimisë e cila studion energjinë që shoqëron
ndryshimet fizike ose reagimet kimike.
• Reaksionet që shoqërohen me ndryshime energjitike i quajmë reaksione
termokimike.
• Kasifikohen në:
Reaksione ekzotermike
Reaksione endotermike
Reaksionet ekzotermike

Karakteristikat Grafiku
 Shoqërohen me çlirim nxehtësie
 Temperatura e mjedisit rritet
 ∆H < 0 (vlerë negative)
 Energjia e reaktantëve > energji e produkteve
 Reaktantët  produkt + energji
 Shembuj: reaksionet e djegies, bashkimit,
frymëmarrja, etj.
Reaksionet endotermike

Karakteristikat Grafiku
Shoqërohen me thithje të nxehtësisë
Temperatura e mjedisit ulet
∆H > 0 (vlerë pozitive)
Energjia e reaktantëve < energjia e
produkteve
Reaktantë + energji  produkt
Shembuj: reaksionet e shpërbërjes,
fotosinteza,etj
Hapat per zgjidhjen e ushtrimit:
1. Barazohet reaksioni
2. Shkruhet reaksioni me anë të strukturave
3. Njehsohet energjia e përthithur
4. Njehsohet energjia e çliruar
5. Njehsohet ndryshimi energjitik:
Ndryshimi energjitik = energji e përthithur – energji e çliruar
Gjykohet nëse reaksioni është ekzotermik apo endotermik
Ekuilibri kimik
Ekuilibri kimik
• Simboli  (dy shigjeta me kahe të kunderta)

• Karakteristikat:
 Zhvillohet gjithmonë në sistem të mbyllur
 Ka karakter dinamik
 Përqëndrimet në gjendjen e ekuilibrit janë konstante
 Zhvillohet në dy kahe
 Ne konstanten e ekuilibrit përqëndrimet e substancave te ngurta dhe të lëngëta nuk merren parasysh (përqëndrimi i tyre është
madhesi konstante)
 Klasifikohen në:
- Ekuilibër homogjen (gjendje fizike të njejta)
- Ekuilibër heterogjen (gjendje fizike të dryshme)
Parimi Le Shatelje
•  për një sistem në ekuilibër, nëse ndryshojmë njërin nga faktorët e jashtëm (përqëndrim,
temperaturë, trysni); ekuilibri kimik zhvendoset në kahun që “kundershton” ndryshimin e
bërë.
• Faktorët që ndikojnë në ekuilibrin kimik:
 Përqëndrimi
 Temperatura
 Trysnia

 Katalizatori nuk e zhvendos ekuilibrin kimik, por përshpejton si reaksionin e drejtë, edhe atë të zhdrejtë.
Perqendrimi
R P
• Rritja e [R] ; Zvogëlimi i [P]
zhvendosin ekuilibrin djathtas
()
• Rritja e [P] ; Zvogëlimi i [R]
zhvendosin ekuilibrin majtas ()
Temperatura
• Rritja e temperaturës favorizon
reaksionin endotermik.
• Zvogëlimi i temperaturës
favorizon reaksionin ekzotermik
Trysnia
Trysnia ndikon vetëm në ekuilibrat ku kemi substanca të
gazta. (Gazet kanë aftesi të ngjishen)
 a) shqyrtojmë gjendjen fizike të specieve në ekuilibër
 b) llogarisim numrin e moleve të substancave të gazta
në të majtë dhe në të djathtë të ekuilibrit.
 Ndikimi:
Rritja e trysnisë e zhvendos ekuilibrin në kahun që
ka numër më të vogël molesh substancash të gazta.
P=1/V
Rritet trysnia  zvogëlohet vëllimi  zvogëlohet
nr.moleve gaz
Kinetika Kimike
Shpejtësia e reaksionit
Teoria e goditjeve
Kinetika kimike
•  pjesë e kimisë që studion
shpejtësinë e reaksionit,
mekanizmin e zhvillimit të
reaksionit, faktorët që ndikojnë në
të, si dhe ligjet që lidhin faktorët
me shpejtesinë e reaksionit.
Shpejtesia e reaksionit

Tregon: Përcaktohet duke matur: Matet me ndryshimin e një


 Sa shpejt formohen • Sa shpejt harxhohen madhësie, që ndodh në njësi të
produktet e reaksionit substancat nistore caktuar kohe:
nisur nga substancat • Sa shpejt formohen 1. Ndjekja e ndryshimit të
nistore. produktet masës së përzierjes së
reaksionit.
2. Ndjekja e ndryshimit të
vëllimit të gazit që çlirohet.
3. Ndjekja e ecurisë së
reaksionit që shoqërohet me
precipitim.
Teoria e goditjeve
Shpejtësia e reaksionit kimik varet nga numri i
goditjeve efikase për një njësi kohe.
Në mënyrë që reaktantët të bashkëveprojnë me njëri-
tjetrin dhe reaksioni të perfundojë duhet që:
• Grimcat e tyre përbërëse të goditen (perplasen)me
njëra-tjetrën;
• Gjatë goditjeve,grimcat fitojnë mjaftueshëm energji;
• Goditjet midis grimcave te realizohen sipas
pozicioneve të pershtatshme,(të jenë goditje
efikase),në mënyrë që të prishen lidhjet e vjetra
kimike dhe të formohen lidhje të reja.
Formulat për njehsimin e shpejtësisë:

Shpejtësia mesatare Shpejtësia e çastit


raporti i ndryshimit të përqëndrimit të shpejtësia e reaksionit në një çast të caktuar
reaktantit/produktit me ndryshimin e kohës. kohe.

V= ± ∆C / ∆t Ligji i shpejtësisë: shpejtësia e reaksionit është


në përpjestim të drejtë me prodhimin e
(-) kur nisemi nga reaktanti sepse reaktantët
përqëndrimit të reaktantëve të ngritura në fuqi
zvogëlojnë sasinë me kalimin e kohës të zhvillimit të
sa koeficientët përkatës të tyre.
reaksionit.
(+) kur nisemi nga produkti sepse produktet e rrisin Trajta matematikore:
sasinë me kalimin e kohës të zhvillimit të reaksionit. V= k * [A]x * [B]y
Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit:

1. Përqëndrimi
2. Trysnia
3. Temperatura
4. Shkalla e grimcimit
5. Natyra kimike e substancave
6. Katalizatori
Ndikimi i përqëndrimit
Përqëndrim numri moleve (numri grimcave) për njësi vëllimi.

Rritja e përqëndrimit rrit shpejtësinë e reaksionit.


Kjo sepse :
Rritet numri i grimcave për njësi vëllimi.

Rritet numri i goditjeve.

Rritet numri i goditjeve të frytshme.

Rritet shpejtësia e reaksionit.


Ndikimi i trysnisë
• Trysnia ndikon vetëm tek reaksionet me
substanca në gjendje fizike të gaztë.
Rritja e trysnisë rrit shpejtësinë e reaksionit.
Kjo sepse:
Rritja e trysnisë e ngjesh gazin. Grimcat afrohen
më pranë njëra-tjetrës, goditen më shpejt,
goditjet e frytshme ndodhin më shpejt, shpejtësia
e reaksionit rritet.
Ndikimi i temperaturës
Temperatura na ndikon në lëvizshmërinë e
grimcave.
Rritja e temperaturës rrit shpejtësinë e reaksionit.
Kjo sepse:
Me rritjen e temperaturës, rritet lëvizshmëria e grimcave,
si pasojë grimcat goditen më shpejt, goditjet e frytshme
ndodhin më shpejt, shpejtēsia e reaksionit rritet.
 shpejtësia e çastit llogaritet:

V = γ∆t/10
Rritja e temperatures me 10◦C e rrit shpejtesine e reaksionit 2-4 herë.
Ndikimi i shkallës së grimcimit
Rritja e siperfaqes së kontaktit rrit shpejtësinë e
reaksionit.
Kjo arrihet duke e copëtuar substancën ose duke e
bluar në pluhur.
Kjo ndodh sepse:
• Më shumë grimca janë të ekspozuara ndaj
reaktantit tjetër
• Rritet numri i goditjeve.
• Rritet numri i goditjeve te frytshme.
• Rritet shpejtësia e reaksionit dhe reagimit.
Natyra kimike e substancave
• Shkalla e reagimit ndryshon në 2. Ose duke vënë të bashkëveprojnë
varësi të substancave që reagojnë. metale të ndryshme me acidin HCl.
Për të kuptuar këtë ndikim ndjekim:
1. eksperimentin e bashkëveprimit
të Zn me HCl dhe me CH3COOH.
Zn + HCl  acid i forte/ ndodh me shpejt reagimi
Zn + CH3COOH acid i dobet/ ndodh me
ngadale reagimi
Katalizatori
Katalizatorë janë substanca të formuara kimikisht nga atome,molekula dhe
jone të cilat:
1)Ulin energjinë e aktivizimit
2)Rrisin shpejtësinë e reaksionit
3)Kanë karakter specifik
4)Për nga përbërja kimike dhe sasiore dalin të pandryshuara nga reaksioni.
 Nëse gjendja fizike e katalizatorit dhe reaktantit është e njëjtë,kataliza
është homogjene.
 Nëse gjendja fizike e katalizatorit dhe reaktantit është e
ndryshme,kataliza është heterogjene.
Faleminderit!
Shumë suksese…

You might also like