You are on page 1of 31

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Fizika 2

Departamenti i Inxhinierisë Fizike


Universiteti Politeknik i Tiranës
3/23/2020 1
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Leksion 2
Potenciali Elektrik
1. Puna dhe Energjia Potenciale
Elektrike
2. Diferenca Potenciale dhe Potenciali
Elektrik
3. Sipërfaqet Ekuipotenciale
4. Potenciali Elektrik dhe Energjia
Potenciale e Ngarkesave Pikësore
5. Potenciali i krijuar nga një
Shpërndarje e Vazhduar e
Proceset që ndodhin gjatë stuhive Ngarkesës
shkaktojnë diferenca të mëdha të 6. Llogaritja e Fushës Elektrike nga
potencialit elektrik midis një reje dhe tokës. Potenciali
Rezultati i këtaj diference potenciale është
një shkarkesë elektrike që ne e quajmë 7. Potenciali Elektrik i një Përcjellësi
vetëtimë. të Ngarkuar
3/23/2020 2
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Puna dhe Energjia Potenciale Elektrike


Rikujtojmë që puna e një force konservative varet vetëm nga pozicioni
fillestar dhe përfundimtar i objektit dhe jo nga rruga që ndjek ai. Kjo do të
thotë që ekziston një funksion i energjisë potenciale.

Energjia potenciale është një madhësi skalare dhe me përkufizim, ndryshimi i saj
është i barabartë me negativin e punës së kryer nga forca konservative.

Ligji i Kulonit dhe Ligji i Tërheqjes Gravitacionale tregojnë që forca elektrike


dhe ajo gravitacionale, janë proporcionale me 1/r2. Meqë ato kanë të njëjtën
formë matematike dhe meqë forca gravitacionale është konservative, rrjedh që
forca e Kulonit është gjithashtu konservative.

Ashtu si në rastin e gravitetit, me forcën e Kulonit mund të lidhet një funksion i


energjisë potenciale elektrike.

3/23/2020 3
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Përfytyrojmë një ngarkesë provë pozitive që lëviz


në një fushë elektrike uniforme. (Për thjeshtësi,
shqyrtojmë fillimisht fushat elektrike konstante
dhe ngarkesat që lëvizin paralel me këtë fushë).
Kur ngarkesa provë lëviz nga A në B, puna që
fusha elektrike kryen mbi të, është:

𝑊𝑊𝐴𝐴𝐴𝐴 = 𝐹𝐹𝑥𝑥 ∆x = 𝑞𝑞0 𝐸𝐸𝑥𝑥 ∆x

Rikujtojmë që puna e një force konservative mund të interpretohet si negativi


i ndryshimit të energjisë potenciale që lidhet me atë forcë. Atëherë:

Ndryshimi i energjisë potenciale elektrike për një sistem që përbëhet nga një
ngarkesë provë që zhvendoset në një fushë elektrike uniforme, jepet si,

∆𝑈𝑈𝐸𝐸 = −𝑊𝑊𝐴𝐴𝐴𝐴 = −𝑞𝑞0 𝐸𝐸𝑥𝑥 ∆x

3/23/2020 4
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Situata mund të përgjithësohet edhe për një ngarkesë provë, që lëviz me një
zhvendosje pambarimisht të vogël, sipas një trajektoreje të çfardoshme në një
fushë elektrike të çfardoshme:

𝐵𝐵
∆𝑈𝑈𝐸𝐸 = −𝑞𝑞0 � 𝐸𝐸 � 𝑑𝑑𝑙𝑙⃗ (Ndryshimi i Energjisë Potenciale Elektrike)
𝐴𝐴

ku integrali llogaritet përgjatë rrugës së ngarkesës provë nga pika A në B dhe


𝑑𝑑 𝑙𝑙⃗ është një vektor zhvendosjeje pambarimisht i vogël, tangent me rrugën AB

Meqë forca elektrike është konservative, ky integral nuk varet nga rruga që
ndjek ngarkesa.

Njësia SI e energjisë potenciale elektrike është xhauli (J).

3/23/2020 5
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Energjia potenciale gravitacionale dhe ajo


elektrike:
Në figurë, fusha gravitacionale dhe ajo
elektrike janë drejtuar vertikalisht poshtë.
 Për ngarkesat pozitive, energjia
potenciale elektrike vepron pak a shumë si
energjia potenciale gravitacionale.
 Në të dyja rastet, lëvizja e një objekti
(ngarkesa pozitive ose masa) sipas
drejtimit të fushës, çon në zvogëlimin e
energjisë potenciale. (Energjia potenciale
shndërrohet në energji kinetike.)

Megjithatë energjia potenciale elektrike ka një


ndryshim thelbësor nga ajo gravitacionale:
ekzistojnë dy lloje ngarkesash elektrike –
pozitive dhe negative – ndërkohë që kemi
vetëm “ngarkesë gravitacionale” pozitive
(d.m.th. masën).
3/23/2020 6
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Diferenca Potenciale dhe Potenciali Elektrik


Në qoftë se ngarkesa provë lëviz midis dy pikave A dhe B në një fushë elektrike,
sistemi ngarkesë – fushë pëson një ndryshim të energjisë së tij potenciale.
Ndryshimi i energjisë potenciale shoqëruar me
zhvendosjen e ngarkesës prove me 𝑑𝑑 𝑙𝑙⃗ . Ndryshimi i
𝑑𝑑𝑈𝑈𝐸𝐸 = −𝑞𝑞0 𝐸𝐸 � 𝑑𝑑𝑙𝑙⃗ energjisë potenciale është proporcional me
ngarkesën provë

Diferenca potenciale ∆V midis pikave A dhe B në një fushë elektrike


përcaktohet si raport i ndryshimit të energjisë potenciale të sistemit, kur
ngarkesa provë lëviz midis këtyre pikave, me ngarkesën provë:

𝐵𝐵
∆𝑈𝑈𝐸𝐸
∆𝑉𝑉 = 𝑉𝑉𝐵𝐵 − 𝑉𝑉𝐴𝐴 = = − � 𝐸𝐸 � 𝑑𝑑𝑙𝑙⃗ (Diferenca Potenciale)
𝑞𝑞0 𝐴𝐴
 Në përcaktimin e mësipërm, zhvendosja 𝑑𝑑𝑙𝑙⃗ interpretohet si zhvendosje midis dy
pikave në hapësirë dhe jo si zhvendosje e një ngarkese provë (si në përcaktimin e
energjisë potenciale).

3/23/2020 7
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Për një pozicion të dhënë të ngarkesës provë, sistemi ngarkesë – fushë ka një
energji potenciale UE në lidhje me konfigurimin e sistemit që merret si UE = 0.

Raporti i kësaj energjie potenciale me ngarkesën provë, jep një madhësi


fizike që varet vetëm nga shpërndarja e ngarkesave burim dhe ka një
vlerë të përcaktuar në çdo pikë të fushës elektrike.
Kjo madhësi quhet potencial elektrik (ose thjesht potencial) V:

𝑈𝑈𝐸𝐸
𝑉𝑉 = (Potenciali Elektrik)
𝑞𝑞0

 Meqë energjia potenciale është një madhësi skalare, edhe potenciali


elektrik është madhësi skalare.
 Ashtu si me energjinë potenciale mekanike, ka kuptim fizik vetëm ndryshimi i
potencialit elektrik. Shpesh potencialit elektrik i japim vlerën zero në një pikë
të përshtatshme në një fushë elektrike.

3/23/2020 8
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Kujdes !
Diferenca potenciale nuk duhet ngatërruar me ndryshimin e energjisë potenciale:
 Diferenca potenciale midis pikave A dhe B, ekziston vetëm për shkak të një ngarkese
burim dhe varet nga shpërndarja e kësaj ngarkese (shqyrtoni pikat A dhe B pa praninë
e ngarkesës provë).
 Që të ekzistojë energjia potenciale, duhet të kemi një sistem dy a më shumë
ngarkesash. Energjia potenciale i përket sistemit dhe ngarkesave, vetëm në qoftë se
ngarkesa lëviz në lidhje me pjesën tjetër të sistemit.

Tensioni (ose Voltazhi)


 Shpesh, për të përshkruar diferencën potenciale midis dy pikave përdoret termi tension
(ose voltazh). Ai përdoret duke u nisur nga njësia e potencialit elektrik.
 Tensioni që zbatohet mbi një paisje të tillë si televizori është i njëjtë me diferencën
potenciale mbi paisje.
 Pavarësisht nga fjalori i përditshëm, tensioni nuk është diçka që lëviz nëpër paisje.

3/23/2020 9
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Në qoftë se një agjent i jashtëm lëviz një ngarkesë provë nga pika A në pikën
B, pa ndryshuar energjinë kinetike të saj, puna e kryer nga agjenti i
jashtëm ndryshon energjinë potenciale të sistemit:

W= −∆𝑈𝑈𝐸𝐸

Nga përcaktimi i diferencës potenciale, shohim që puna e kryer nga një


agjent i jashtëm për lëvizjen e një ngarkese q nëpër një fushë elektrike me
shpejtësi konstante, është:

W= −𝑞𝑞∆𝑉𝑉

3/23/2020 10
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

 Meqë potenciali elektrik është masë e energjisë potenciale për njësi ngarkese,
njësia SI për potencialin elektrik dhe diferencën potenciale është xhaul për
kulon, e cila quhet volt:

1V = 1 J C

1Xhaul është puna e nevojshme për të lëvizur një ngarkesë 1Kulon,


përmes një diference potenciale 1Volt.

 Nga përcaktimi, diferenca potenciale ka gjithashtu njësitë e fushës


elektrike shumëzuar me ato të largësisë. Rrjedhimisht, njësia SI e fushës
elektrike (N/C) mund të shprehet në volt për metër:

1 N C = 1V m

Fusha elektrike mund të interpretohet si masë e ritmit të ndryshimit të


potencialit elektrik në lidhje me pozicionin.

3/23/2020 11
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Elektron Volt-i
Një njësi e energjisë që zakonisht përdoret në fizikën atomike dhe atë bërthamore,
është elektron volti (eV), e cila përcaktohet si,

Energjia që një sistem ngarkesë – fushë fiton ose humbet, kur një ngarkesë me
madhësi e (elektron ose proton) lëviz nëpër një diferencë potenciale 1 V.

Meqë, 1𝑉𝑉 = 1𝐽𝐽/𝐶𝐶

Lidhja midis elektron voltit dhe xhaulit është, 1 eV = 1.60 × 10 −19 C ⋅ V = 1.60 × 10 −19 J

Kujdes ! Elektron volti është një njësi e energjisë dhe JO e potencialit.

Në eV mund të shprehet energjia e çdo sistemi, por kjo njësi është më e përshtatshme për
të përshkruar emetimin dhe përthithjen e dritës së dukshme nga atomet. (Energjitë e
proçeseve bërthamore shpesh shprehen në MeV.)

3/23/2020 12
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

3/23/2020 13
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Sipërfaqet Ekuipotenciale

Një sipërfaqe, të gjitha pikat e së cilës kanë të njëjtin potencial, quhet


sipërfaqe ekuipotenciale.

Diferenca potenciale midis çdo dy pikave në një sipërfaqe ekuipotenciale, është


zero.
• Rrjedhimisht, për të zhvendosur me shpejtësi konstante, një ngarkesë
në një sipërfaqe ekuipotenciale, nuk nevojitet punë.

Sipërfaqet ekuipotenciale kanë një lidhje të thjeshtë me fushën elektrike:

Fusha elektrike në çdo pikë të një sipërfaqeje ekuipotenciale është


pingule me sipërfaqen.

3/23/2020 14
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Sipërfaqet ekuipotenciale mund të përfaqsohen në një diagramë me anë të


kontureve ekuipotenciale, shpesh të quajtura ekuipotenciale (pamje dy
përmasore e prerjeve të sipërfaqeve ekuipotenciale me planin e figurës).

(a) Ekuipotencialet e një ngarkese pikësore janë një familje sferash me qendër
në ngarkesën pikësore. (b) Ekuipotencialet e dy ngarkesave me madhësi të
njëjta dhe shenja të kundërta.

3/23/2020 15
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Potenciali Elektrik dhe Energjia Potenciale e Ngarkesave Pikësore

 Fusha elektrike e një ngarkese pikësore shtrihet në hapësirë, rrjedhimisht


edhe potencialin i saj elektrik, sillet po kështu.

Pika zero e potencialit elektrik mund të zgjidhet kudo, por ajo zakonisht
merret e tillë, në një largësi pambarimisht të madhe (infinite) nga ngarkesa,
(larg nga ndikimi i saj dhe i çdo ngarkese tjetër).
Me këtë zgjedhje, tregohet që potenciali elektrik i krijuar nga një ngarkesë
pikësore q në një largësi r nga ajo, jepet si:

𝑞𝑞
𝑉𝑉 = 𝑘𝑘
𝑟𝑟

Ekuacioni i mësipërm, tregon që potenciali elektrik ose puna për njësi ngarkese
që nevojitet për të afruar një ngarkesë provë nga infiniti deri në një largësi r nga
ngarkesa pozitive q, rritet ndërkohë që ngarkesa provë pozitive i afrohet
ngarkesës q.

3/23/2020 16
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Grafiku i varësisë së fushës elektrike dhe potencialit elektrik në lidhje me


largësinë nga një ngarkesë pikësore prej 1.11 x 10-10C.

Vini re që:
 Potenciali elektrik V është në
përpjestim të drejtë me 1/r,

 Fusha elektrike E është në


përpjestim të drejtë me 1/r2.

3/23/2020 17
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Potenciali elektrik i dy a më shumë ngarkesave, gjendet duke zbatuar parimin


e superpozimit:

Potenciali i plotë elektrik që disa ngarkesa pikësore krijojnë në një pikë P,


jepet si shumë algjebrike e potencialeve elektrike që krijojnë aty, secila
prej ngarkesave të veçanta.

Kjo metodë është e ngjashme me atë që përdoret për llogaritjen e fushës


elektrike në një pikë të hapësirës,
 por në ndryshim nga superpozimi i fushës elektrike që përfshin një
shumë vektoriale,
 superpozimi i potencialeve elektrike, kërkon llogaritjen e një shume
skalare.

( ! ) Potenciali elektrik i krijuar në një pikë nga disa ngarkesa, llogaritet shumë më thjeshtë
se fusha elektrike (madhësi vektoriale) e krijuar në po atë pikë nga po të njëjtat ngarkesa.

3/23/2020 18
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Grafikët e përftuar në kompjuter për:

(a) Potencialin elektrik të një ngarkese pozitive që ndodhet në planin xy.


(b) Potencialin elektrik të një dipoli që ndodhet në planin xy.

3/23/2020 19
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Si në rastin e fushave elektrike konstante, ekziston një lidhje midis


potencialit elektrik dhe energjisë potenciale elektrike.

Në qoftë se V1 është potenciali elektrik i krijuar nga ngarkesa q1 në një


pikë P (a), puna e nevojshme për të sjellë një ngarkesë të dytë q2, nga
infiniti në P, pa e përshpejtuar atë, është q2V1. Kjo punë është e
barabartë me energjinë potenciale UE të një sistemi me dy grimca,
kur largësia midis tyre është r (b).

Pra, energjia potenciale elektrike e një çifti ngarkesash është:

𝑞𝑞1 𝑞𝑞2
𝑈𝑈𝐸𝐸 = 𝑞𝑞2 𝑉𝑉1 = 𝑘𝑘
𝑟𝑟

 Nëse ngarkesat kanë shenjë të njëjtë, UE është pozitive. Meqë


ngarkesat me shenja të njëjta shtyhen, për t’i afruar ato, duhet të
kryejmë punë pozitive mbi sistem.
 Nëse ngarkesat kanë shenja të kundërta, forca është tërheqëse
dhe UE është negative. Rrjedhimisht, duhet kryer punë negative
për të mos lejuar që gjatë afrimit, ngarkesat të përshpejtohen
drejt njëra – tjetrës.

3/23/2020 20
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

3/23/2020 21
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Potenciali i krijuar nga një Shpërndarje e Vazhduar e


Ngarkesës

𝑘𝑘 𝑑𝑑𝑑𝑑
𝑉𝑉 = � Potenciali i krijuar nga një shpërndarje e vazhduar e ngarkesës
𝑟𝑟

V mbi boshtin e një unaze të ngarkuar

Kur 𝑧𝑧 është shumë më i madh se a, potenciali i afrohet


𝑘𝑘𝑘𝑘
� 𝑧𝑧 , i njejtë me potencialin e krijuar nga një ngarkesë
pikësore Q në origjinë
3/23/2020 22
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

3/23/2020 23
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

V e krijuar nga një plan i pafundëm i ngarkuar

Për një shpërndarje të ngarkesës që shtrihet në infinit, nuk mund


Kujdes ! të zgjidhni V = 0 në një pike në largësi infinit nga ngarkesat.
Në të gjithë këto raste, duhet të gjeni fillimisht fushën elektrike 𝐸𝐸 (me integrim apo
nga ligji i Gausit) dhe pastaj të llogarisni potencialin V nga relacioni 𝒅𝒅𝒅𝒅 = −𝑬𝑬 � 𝐝𝐝𝒍𝒍.⃗
𝜎𝜎
Për x > 0: 𝐸𝐸 = 𝚤𝚤̂ = 2π𝑘𝑘𝑘𝑘𝚤𝚤̂
2𝜖𝜖0
𝑑𝑑𝑑𝑑 = −𝐸𝐸 � 𝑑𝑑𝑙𝑙⃗
= − 2𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝚤𝚤̂ � 𝑑𝑑𝑑𝑑 𝚤𝚤̂ + 𝑑𝑑𝑑𝑑𝚥𝚥̂ + 𝑑𝑑𝑑𝑑𝑘𝑘�
= −2𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋 𝑑𝑑𝑑𝑑
Integrojmë dy anët e ekuacionit:
𝑉𝑉 = −2𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋 + 𝑉𝑉0
Ku konstante arbitrare e integrimit
Për x < 0: 𝐸𝐸 = −2π𝑘𝑘𝑘𝑘𝚤𝚤̂
V0 është potenciali në x = 0
𝑑𝑑𝑑𝑑 = −𝐸𝐸 � 𝑑𝑑 𝑙𝑙⃗ = +2𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋 𝑑𝑑𝑑𝑑
𝑉𝑉 = 𝑉𝑉0 + 2𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋 = 𝑉𝑉0 − 2𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋𝜋 𝑧𝑧

3/23/2020 24
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

3/23/2020 25
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Llogaritja e Fushës Elektrike nga Potenciali


Grafikisht: Nëse njohim potencialin V në të gjitha pikat afër një bashkësie
ngarkesash, mund të ndërtojmë një familje sipërfaqesh ekuipotenciale brenda
kësaj hapësire. Vijat e fushës elektrike, të vizatuara pingul me këto sipërfaqe,
shfaqin variacionin e 𝑬𝑬
Diferenca potenciale ndërmjet dy sipërfaqeve
fqinje është dV. 𝑬𝑬 në çdo pike P është
pingule me sipërfaqen ekuipotenciale
nëpër P. Puna e kryer nga fusha elektrike
mbi një ngarkesë provë për ta zhvendosur me
𝑑𝑑𝑙𝑙⃗ nga njëra sipërfaqe tek fqinja është −𝒒𝒒𝟎𝟎 𝒅𝒅𝒅𝒅.
Nga figura:
𝑑𝑑𝑑𝑑
−𝑞𝑞0 𝑑𝑑𝑑𝑑 = 𝑞𝑞0 𝐸𝐸 𝑐𝑐𝑐𝑐𝑐𝑐𝜃𝜃 𝑑𝑑𝑑𝑑 𝐸𝐸𝐸𝐸𝐸𝐸𝐸𝐸 𝜃𝜃 = −
𝑑𝑑𝑑𝑑
Përbërësja e 𝐸𝐸 në një drejtim
𝜕𝜕𝜕𝜕 çfarëdo është negativi i ritmit të
𝐸𝐸𝑟𝑟 = −
𝜕𝜕𝜕𝜕 ndryshimit të potencialit elektrik
me distancën sipas atij drejtimi

3/23/2020 26
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Në trajtë të përgjithëshme:

Fusha elektrike 𝑬𝑬 është negativi i gradientit të potencialit V.

Dmth., drejtimi i fushës elektrike është i njejtë me drejtimin e ritmit më të


madh të zvogëlimit të funksionit potencial në lidhje me distancën.

𝜕𝜕𝜕𝜕 𝜕𝜕𝜕𝜕 𝜕𝜕𝜕𝜕


𝐸𝐸 = −𝛻𝛻V = − 𝚤𝚤̂ + 𝚥𝚥̂ + 𝑘𝑘�
𝜕𝜕𝜕𝜕 𝜕𝜕𝑦𝑦 𝜕𝜕𝑧𝑧

𝜕𝜕𝑉𝑉(𝑥𝑥) 𝜕𝜕𝑉𝑉(𝑦𝑦) 𝜕𝜕𝑉𝑉(𝑧𝑧)


ku: 𝐸𝐸𝑥𝑥 = − 𝐸𝐸𝑦𝑦 = − 𝐸𝐸𝑧𝑧 = −
𝜕𝜕𝑥𝑥 𝜕𝜕𝜕𝜕 𝜕𝜕𝜕𝜕

3/23/2020 27
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

3/23/2020 28
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Potenciali Elektrik i një Përcjellësi të Ngarkuar


Kur një përcjellës i ngurtë në ekuilibër bart një ngarkesë: (1) Ngarkesa vendoset në
sipërfaqen e jashtme të përcjellësit; (2) Fusha elektrike jashtë përcjellësit (pranë tij) është
pingule me sipërfaqen dhe (3) Fusha elektrike brenda përcjellësit është zero.

Shqyrtojmë pikat A dhe B në sipërfaqen e një përcjellësi të


ngarkuar. Përgjatë një rruge sipërfaqsore që bashkon këto pika,
fusha elektrike është gjithmonë pingule me zhvendosjen dhe
rrjedhimisht,
𝐵𝐵
𝑉𝑉𝐵𝐵 − 𝑉𝑉𝐴𝐴 = − � 𝐸𝐸 � d𝑙𝑙⃗ = 0
𝐴𝐴

Sipërfaqja e çdo përcjellësi të ngarkuar në ekuilibër elektrostatik


është një sipërfaqe ekuipotenciale: çdo pikë në sipërfaqen e
përcjellësit ka të njëjtin potencial elektrik.

Meqë fusha elektrike është zero brenda përcjellësit, potenciali elektrik është konstant kudo
brenda përcjellësit dhe i barabartë me vlerën e tij në sipërfaqe (për të lëvizur një ngarkesë
provë nga brendësia e një përcjellësi të ngarkuar në sipërfaqen e tij, nuk nevojitet punë).

3/23/2020 29
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Për këtë leksion u shfrytëzuan materiale


nga:
Kurs i Fizikës 2
(Elektriciteti, Elektromagnetizmi,
Optika)
Për studentët e Inxhinierisë

Faqe: 77 - 109

3/23/2020 30
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

3/23/2020 31

You might also like