You are on page 1of 11

Lënda: Fizikë

Klasa: XII

TEMA:

GRIMCAT DHE VALËT.


PASQYRIMI DHE PËRTHYERJA E DRITËS.

Mësuese: Lumturi Peçi


REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS SIPAS TEMËS MËSIMORE

Nxënësi / ja :

1. Përshkruan dhe zbaton ligjet e pasqyrimit dhe të përthyerjes së dritës.

2. Shpjegon çfarë ndodh me shpejtësinë e dritës kur ajo kalon nga një mjedis në një tjetër.

3. Tregon lidhjen ndërmjet treguesit të përthyerjes dhe shpejtësive të dritës në dy mjediset ku kalon ajo.

4. Tregon kur ndodh pasqyrimi i plotë i brendshëm dhe përcakton këndin kufi për të cilin ndodh ai.

5. Ndërton dhe krahason modelet grafike të përhapjes së valëve dritore nga burime në mjedise të
ndryshme.

6. Shpjegon ndërtimin dhe funksionimin e fibrave optike si zbatim i pasqyrimit të plotë të brendshëm.

7. Përshkruan kuptimin fizik të fotonit dhe njësinë matëse elektronvolt.

8. Formulon hipotezën e Plankut dhe njehson energjinë e fotonit për një frekuencë të dhënë:
𝐜
𝐄 = 𝐡∙𝐟=𝐡
𝝺

9. Argumenton natyrën e dyfishtë të dritës, valore korpuskulare.


ÇFARË ËSHTË DRITA, VALË APO GRIMCË?

Për përgjigjen e pyetjes do ti referohemi dy modeleve të fuqishme shkencore; modelit


grimcor dhe modelit valor.

Sipas modelit grimcor, grimcat i mendojmë si objekte me masë, dhe që lëvizin sipas ligjeve
të mekanikës njutoniane. Pra ata karakterizohen nga masa, shpejtësia, impulsi, energjia.

Sipas modelit valor, të gjitha valët mekanike apo elektromagnetike shfaqin vetitë e
pasqyrimit, përthyerjes, difraksionit, interferencës.

Gjatë përhapjes së saj drita në shumë dukuri si interferenca, difraksioni, polarizimi, etj shfaq
natyrë valore, por dukuritë e reja të zhvilluara në fillim të shekullit të XX si fotoefekti,
veprimi termik i dritës etj nuk mund të shpjegoheshin me këtë natyrë.
Nga fizikanët nobelistë gjermanë Maks Plank dhe Albert Ajnshtajn u fut ideja kuantike
(fotonike) për rrezatimin dritor.
Kështu për natyrën e dritës u ndërtuan dy teori që kanë në themel konceptet “valë” dhe
“foton” të cilët janë diametralisht të kundërta. Në fizikën moderne pranohet që drita ka
natyrë të dyfishtë.
Në disa dukuri dalin më në pah vetëm cilësi valore të saj dhe në disa të tjera cilësi
korpuskulare (fotonike).
ÇFARË ËSHTË FOTONI?

Fotoni është një “paketë energjie” ose kuant i energjisë elektromagnetike.


Të gjitha valët elektromagnetike përbëhen nga kuantet, dmth dhe drita përbëhet nga
kuantet. Pra fotonet janë grimcat përbërëse të dritës.
Energjia e një fotoni sipas Maks Plankut është

𝐄=𝐡∙𝐟

Ku:
𝐡 = 𝟔. 𝟔𝟑 𝟏𝟎−𝟑𝟒 𝐉𝐬 (𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐚𝐧𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐤𝐮𝐭)
𝐜 𝐜
Dimë se 𝐟 = kështu 𝐄 = 𝐡 ∙
𝝺 𝝺
Pra energjia e fotonit është në përpjestim të zhdrejtë me gjatësinë e valës së tij.

ÇFARË ËSHTË 1 ELEKTRONVOLT?

Duke qenë se Xhauli (J) është njësi matëse e energjisë së trupave të makrobotës gjatë
studimit të mikrobotës përdoret edhe një njësi tjetër energjetike, elektronvolti (eV).

1elektronvolt (eV) është energjia që fiton elektroni kur përshpejtohet në një diferencë
potenciali elektrik 1V. Duke ditur që ngarkesa e elektronit është e=1,6.𝟏𝟎−𝟏𝟗 𝐂 energjia 1eV e
shprehur në Xhaul është: 1eV = 1,6 ∙ 𝟏𝟎−𝟏𝟗𝐉
PASQYRIMI I DRITËS

Kur drita bie mbi sipërfaqen e një trupi, një pjesë e saj pasqyrohet, pjesa tjetër përthithet
nga trupi. Eksperimentet tregojnë që:

1. Rrezja rënëse e dritës, normalja në pikën e rënies dhe rrezja e pasqyruar ndodhen në një
plan, i cili është pingul me sipërfaqen pasqyruese.

2. Këndi i rënies së dritës është i barabartë me këndin e pasqyrimit 𝜶 = 𝜷

Këto janë Ligjet e pasqyrimit të dritës.


PËRTHYERJA E DRITËS

Kur drita kalon nga një mjedis në një tjetër ajo përthyhet. Eksperimentet tregojnë që:
1. Rrezja rënëse, rrezja e përthyer dhe normalja në pikën e rënies ndodhen në të njëjtin rrafsh.
2. Raporti i sinusit të këndit të rënies me sinusin e këndit të përthyerjes, është i barabartë me raportin
e treguesit të përthyerjes të mjedisit të dytë me treguesin e përthyerjes të mjedisit të parë. Ky
raport është madhësi konstante.

sin α 𝐯𝟏 𝐧𝟐 𝒄 𝒄
= = 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢 𝐢 𝐒𝐧𝐞𝐥𝐥𝐢𝐭 𝒏𝟏 = 𝒏𝟐 =
sin β 𝐯𝟐 𝐧𝟏 𝒗𝟏 𝒗𝟐

n - është raporti i shpejtësisë së dritës në vakuum


me shpejtësinë e dritës në atë mjedis.

𝐜
𝐧=
𝐯

c- shpejtësia e dritës në vacuum 𝒄 = 𝟑 ∙ 𝟏𝟎𝟖 𝐦/𝐬


v- shpejtësia e dritës në mjedis

Treguesi i përthyerjes tregon se sa ngadalëson drita në mjedis.

Sa më e vogël është shpejtësia e dritës në mjedis,


aq më i madh është treguesi i përthyerjes së dritës së mjedisit.
PASQYRIMI I PLOTË I BRENDSHËM

Ndodh kur rrezja e dritës kalon nga një mjedis me tregues përthyerje më të madh (p.sh. qelq) në një
mjedis me tregues përthyerje më të vogël (p.sh. ajër). Në këtë rast ndryshon shpejtësia dhe gjatësia e
valës, por jo frekuenca.
Kur rrezja e dritës kalon nga një mjedis më i dendur në një më pak të dendur dhe këndi i rënies rritet
deri në një vlerë kufi 𝜶𝒌 atëherë rrezja e përthyer e dritës rrëshqet përgjatë sipërfaqes së ndarjes së
dy mjediseve dhe këndi i përthyerjes merr vlerën 90°.

Në këtë rast kemi:

sin 𝛼𝑘 𝒏𝟐
= 𝒏𝟐 = 𝒏𝒂𝒋𝒓𝒊𝒕 = 𝟏
sin 90𝑜 𝒏𝟏
𝟏
sin 𝛼𝑘 =
𝒏𝟏

Për kënde më të mëdhenj se 𝜶𝒌


ndodh pasqyrimi i plotë i brendshëm
ZBATIME TË PASQYRIMIT TË PLOTË TË BRENDSHËM

FIBRAT OPTIKE

Përbëhen nga tuba të hollë prej qelqi ose plastmase me diametër të rendit mikron.
Drita hyn në fibër me kënd rënie më të madh se këndi kufi, pasqyrohet plotësisht nga faqet e fibrës
dhe ndjek rrugën nëpër të duke pësuar pasqyrime të njëpasnjëshme.
Zbatime më të rëndësishme të fibrave optike janë përdorimi i tyre në mjekësi (endoskopi) dhe
telekomunikacion.
USHTRIME TË ZGJIDHURA

USHTRIMI NR.1 FQ 332 USHTRIMI NR.6 FQ 332

Llogaritni energjinë e një fotoni 𝞴 me energji të Llogaritni energjinë në eV të një fotoni gama me
lartë, i cili ka frekuencë 1026 𝐻𝑧. frekuencë 𝟑 ∙ 𝟏𝟎𝟏𝟖 𝐇𝐳.

Të dhëna: Të dhëna:

E=? 𝐟 = 𝟑 ∙ 𝟏𝟎𝟏𝟖 𝐇𝐳.


f= 𝟏𝟎𝟐𝟔 𝐇𝐳 𝑬(𝒆𝑽) =?

Zgjidhje: Zgjidhje:

𝐄 = 𝐡 ∙ 𝐟 = 𝟔. 𝟔𝟑 ∙ 𝟏𝟎−𝟑𝟒 𝐉𝐬 ∙ 𝟏𝟎𝟐𝟔 𝐇𝐳 = 𝟔. 𝟔𝟑 ∙ 𝟏𝟎−𝟖 𝐉 𝐄 = 𝐡 ∙ 𝐟 = 𝟔. 𝟔𝟑 ∙ 𝟏𝟎−𝟑𝟒 𝐉𝐬 ∙ 𝟑 ∙ 𝟏𝟎𝟏𝟖 𝐇𝐳 = 𝟏𝟗. 𝟖𝟗 ∙ 𝟏𝟎−𝟏𝟔 𝐉

1eV = 1,6 ∙ 𝟏𝟎−𝟏𝟗 𝐉

𝟏𝟗. 𝟖𝟗 ∙ 𝟏𝟎−𝟏𝟔
𝐄= −𝟏𝟗
𝐞𝐕 = 𝟏𝟐. 𝟒𝟑𝟏 ∙ 𝟏𝟎𝟑 𝒆𝑽 = 𝟏𝟐𝟒𝟑𝟏 𝐞𝐕
1,6 ∙ 𝟏𝟎
USHTRIME TË ZGJIDHURA

USHTRIM I PËRPILUAR

Gjeni sa është këndi kufi i pasqyrimit të plotë të brendshëm për diamantine.


Treguesi i përthyerjes së dritës për diamantin është 2.42.

Të dhëna:

𝒏𝒅𝒊𝒂𝒎𝒂𝒏𝒕 = 𝒏𝟏 = 𝟐. 𝟒𝟐
𝒏𝒂𝒋𝒓𝒊𝒕 = 𝒏𝟐 = 𝟏
𝜶𝒌 =?

Zgjidhje:

sin 𝛼1 𝒏𝟐
=
sin 𝛼2 𝒏𝟏

sin 𝛼𝑘 𝟏
= 𝒏𝟐 = 𝒏𝒂𝒋𝒓𝒊𝒕 = 𝟏
sin 90𝑜 𝒏𝟏

𝟏 𝟏
sin 𝛼𝑘 = = ≈ 𝟎. 𝟒𝟏𝟑
𝒏𝟏 𝟐. 𝟒𝟐

𝜶𝒌 ≈ 𝟐𝟒𝟎
DETYRË SHTËPIE

USHTRIMI NR.2
USHTRIMI NR.5
USHTRIMI NR.8
NË FAQEN 332 NË TEKST

FALEMINDERIT!

You might also like