You are on page 1of 1

Rregullat teknike që duhet të ndiqen gjate punës në laborator.

1. Rregulli kryesor i sigurisë në laborator është të familjarizohesh me lëndët e


dëmshme,cfarë janë dhe si duhet vepruar apo nuk duhet vepruar me to qe instruktori
jonë i konsideron të rrezikshme.Nga ana tjetër kujdes duhet kushtuar edhe mbetjeve
pas eksperimentit,të cilat nuk duhet të shkarkohen drejt për së drejti në lavaman pa
kaluar nëpër procedura sit ë hollimit të tyre me shumë ujë të rrjedhshëm,ruajtjes së
tyre në landfile të aprovuara apo trajtimit të tyre për të paksuar rrezikshmërinë.Duhet
patur kujdes që mbetjet nuk duhen përzier me njëra-tjetrën,sidomos në rastet që ato
bashkveprojnë dhe paraqesin rrezikshmëri.Enët e mbetjeve duhen emërtuar për
përmbajtjen e tyre si të ndezshme,toksike,korrozive ose te tjera veti te rrezikshme.
2. Të ndiqen me kujdes të gjitha instruksionet e mbrojtjes në punë.
3. Të dihet vendi dhe përdorimi i pajisjeve si të fikseve të zjarrit,batanijeve,ujit,daljeve.
4. Stduenti të jetë i sigurt se pajisjet e sigurisë në punë janë në gatishmeri dhe në gjendje
pune.
5. Të jetë i familjarizuar me masat mbrojtëse dhe veprimet emergjente(numrat e
kontaktit)para se të nderrmeret ndonjë punë laboratori.
6. Të jetë i familjarizuar para filllimit të eksperimetit me mënyrën e veprimit dhe me të
gjitha lëndët e dëmshme që do të nevojiten ose formohen.
7. Të përdorë syze mbrojtëse.
8. Të mos përdoren bizhuteri e ornamente në laborator.
9. Të punojë me materiale vetëm kur u di rrezikshmërinë e ndezjes, reaktivitetin,
korrozivitetin dhe toksicitetin e tyre.
10. Të mos kryhen eksperimente të paautorizuara.
11. Të mos përdoret laboratori si vend ngrënie,pirje lëngjesh apo duhani.
12. Të veshë këpucë në laborator.
13. Të mbahet përparsja e bardhë e veshur dhe e mbërthyer gjatë gjithë procesit të punës
në laborator.
14. Të mos mbajë flokë të gjata të lëshuara dhe rroba të shkurtëra.
15. Të mos mbushë pipetën me thithje me gojë.
16. Të mos kryejë punë eksperimentale i vetëm ose të paktën pa një person që mund të
thirret lehtë.

You might also like