You are on page 1of 9

Egjipti i lashtë ka qëndruar si një nga qytetërimet më të përparuara të botës për gati 3000 vjet dhe ka krijuar një

kulturë të pasur dhe fushën e vet. Por ndërsa arti, arkitektura egjiptiane kishin krijuar objektet e tyre
magjepsëse, ka shumë fakte që ju ndoshta ende nuk i dini në lidhje me ndërtuesit e piramidave:

Kleopatra nuk ishte egjiptiane

Në Egjiptin e Lashtë nuk ka figurë më të njohur se sa Kleopatra. Por ajo lindi në Aleksandri dhe ishte pjesë e
një ligje të gjatë të greko-maqedonasve me origjinë nga Ptolemeu I, një prej togerëve më të besuar të
Aleksandrit të Madh. Në fakt, Kleopatra njihet si ndër anëtaret e para të dinastisë së Ptolemeut që ka folur
gjuhën egjiptiane.

Egjiptianët e lashtë nënshkruan një nga traktatet më të hershme të paqes

Për më shumë se 2 shekuj, egjiptianët luftuan kundër Perandorisë së Hiteut për kontrollin e tokave në Sirinë e
ditëve të sotme. Konflikti u përshkallëzua në luftime të përgjakshme. Por duke qenë se si egjiptianët ashtu
edhe hitejtë kërcënoheshin nga popujt e tjerë, Mbreti hitej Hattusili negocioi një traktat paqeje. Marrëveshja i
dha fund konfliktit dhe u pranua që të dy mbretërit do ndihmonin njëri tjetrin në rast se sulmoheshin nga një
palë e tretë.

Egjiptianët e lashtë i dashuronin lojrat

Pas një dite të gjatë në punë përgjatë lumit Nil, egjiptianët shpesh relaksoheshin duke luajtur lojëra. Disa nga
emrat e lojërave që ata luanin ishin “Mehen”, “jackals”, apo “Senet”. Këto lojëra datonin që nga vitin 3500 para
erës sonë. “Senet” ishte loja më e famshme në Egjiptin e Lashtë që luhej në një tabelë të gjatë të ndarë në 30
kuadratë. Historianët akoma debatojnë për rregullat ekzakte të lojës Senet.

Femrat egjiptiane kishin një gamë të gjërë të drejtash dhe lirish

Edhe pse shiheshin në jetën publike e shoqërore si më inferiore se meshkujt, femrat egjiptiane gëzonin një
pavarësi ligjore e financiare. Ato mund të blinin dhe të shisnin prona, të shërbenin në juri, dhe të merrnin pjesë
në kontratat ligjore. Femrat egjiptiane nuk punonin jashtë shtëpisë, por ato që punonin merrnin një pagë
afërsisht të barabartë me punët e meshkujve.

Punëtorët egjiptianë ishin të njohur për organizimin e grevave të punës

Edhe pse ata e konsideronin Faraonin si një lloj Perëndie të gjallë, punëtorët egjiptianë nuk ishin të frikësuar
për të protestuar për kushte të mira pune. Rasti më i njohur është ai i shekullit të 12 para Lindjes së Krishtit,
gjatë regjimit të faraonit Ramses. Kur punëtorët u angazhuan për të ndërtuar nekropolin mbretëror në Medina,
ata nuk morrin pagën e tyre të zakonshme, kështu që organizuan një nga grevat e para në histori.

Faraonët egjiptianë ishin shpesh mbipeshë

Arti egjiptian i përshkruan faraonët si elegantë nëpër statuja, por nuk kanë qenë gjithnjë të vërteta. Dieta
egjiptiane me birrë, verë , bukë dhe mjaltë ishte e pasur në sheqerna dhe studime të shumta kanë treguar
masën e belit të faraonëve. Ekzaminimet e mumjeve kanë treguar se shumë nga sunduesit e Egjiptit ishin të
pashëndetshëm e shpesh mbipeshë. Shumë prej tyre vuanin edhe nga diabeti.

Piramidat nuk u ndërtuan nga skllevërit

Jeta e një ndërtuesi piramidash nuk është e lehtë. Punëtorët më vonë kanë treguar shenja sëmundjeje si artrit
apo probleme të tjera. Faktet tregojnë se varret masive u ndërtuan jo nga skllevërit por nga punëtorë me
pagesë. Këto ndërtues të punimeve antike kishin edhe aftësi artizanësh, madje disa prej tyre kanë qenë edhe
punues veprash arti. Grafitët e gjetura nëpër muret e monumenteve tregojnë se ndërtuesit shpesh vinin emrat
e tyre në to.

Mbreti Ttut mund të jetë vrarë nga një hipopotam

Çuditërisht shumë pak dihet për jetën e faraonit Tutankhamen, por dis historianë besojnë se ata e dinë se si ai
vdiq. Skanimet e bëra në trupin e mbretit djaloshar, treogojnë se ai u gjet pa zemrën dhe pa zgavrën e gjoksit.
Pra nga studimet mendohet se ai ka vuajtur një plagosje të rëndë  përpara se të vdiste. Sipas epistemologëve
ka shumë gjasa që ai të jetë goditur nga një hipopotam.

Doktorët ishin të specializuar në fusha të ndryshme

Një mjek i lashtë konsiderohej një njeri që merrej me të gjitha sëmundjet, por provat tregojnë se në Egjipt
doktorët shpesh fokusoheshin vetëm në shërimin e një pjese të trupit të njeriut. Kjo formë e hershme
mjekësore ishte modeli i parë i specializimit në fusha të caktuara dhe daton që nga viti 450 para Lindjes së
Krishtit. Ky lloj modeli u vu re për herë të parë nga udhëtari dhe historiani Herodoti.

Egjiptianët mbanin shumë kafshë shtëpie

Egjiptianët i shikonin kafshët si mishërim i perëndisë dhe ishin ndër qytetërimet e para që mbanin kafshë
shtëpiake. Egjiptianët donin veçanërisht shumë macet, të cilat ishin të lidhura me perëndeshën Bastet.
Megjithatë nderonin edhe kafshë të ndryshme si majmunin, luanin, qentë etj. Shumë nga këta kafshë kishin një
vend të veçantë në shtëpinë e egjiptianëve dhe pasi ngordhnin balsamoseshin.
Egjiptianët e të dyja gjinive bënin make-up

Përpjekja për t’u dukur mirë është një cilësi e vjetër po aq sa dhe njerëzimi dhe egjiptianët e lashtë nuk
përbëjnë përjashtim. Si femrat ashtu edhe meshkujt vinin sasi me bollëk grimi në fytyrë, me të cilën besonin se
u jepte atyre mbrojtjen e perëndive Horus dhe Ra. Pjesët që lyheshin më së shumti ishin sytë, ndërsa femrat
filluan të lynin edhe faqet dhe buzët me të kuqe.  Egjiptianët besonin se makeup-i i tyre kishte aftësi magjike
rikuperuese
Jeta dhe kultura egjiptiane. Prej shumë kohësh studiuesit e kanë paraqitur Egjiptin si ‘qytetërimin më të
lashtë’ dhe si burimin e zhvillimit të njerëzimit e të shumë prej shpikjeve të tij më të hershme. Mirëpo,
kohët e fundit, janë mbledhur prova që tregojnë se i ashtuquajturi djep i qytetërimit është Mesopotamia.
Mendohet se disa stile arkitekturale egjiptiane, përdorimi i rrotës, ndoshta parimet bazë të shkrimit të tyre
piktografik dhe, në veçanti, tiparet themelore të fesë egjiptiane, e kanë të gjitha origjinën nga
Mesopotamia. Natyrisht, kjo përputhet me tregimin biblik të shpërndarjes së njerëzve pas Përmbytjes.
Arritjet më të njohura të arkitekturës egjiptiane janë piramidat e ndërtuara në Gizë nga faraonët Kufu
(Keopsi), Kafre dhe Menkure, të asaj që quhej Dinastia IV. Piramida më e madhe e ndërtuar nga Keopsi
ka një bazë prej 53.000 m2 dhe një lartësi prej rreth 137 m (e njëjtë me një ndërtesë 40-katëshe). Është
përllogaritur se janë përdorur 2.300.000 blloqe guri, mesatarisht 2,3 tonë secili. Blloqet ishin punuar me
kaq kujdes, saqë largësia kur puthiteshin me njëri-tjetri ishte vetëm pak milimetra. Egjiptianët ndërtuan
edhe tempuj kolosalë; ai i Karnakit në Tebë (Noja biblike; Jr 46:25; Ezk 30:14-16) ishte struktura më e
madhe me kolona e ndërtuar nga njeriu.
Rrethprerja  ishte zakon ndër egjiptianët që në lashtësi, dhe Bibla i rendit ata mes popujve të rrethprerë.—
Jr 9:25, 26.
Arsimimi merrej kryesisht në shkolla për skribët, të cilat mbikëqyreshin nga priftërinjtë. Skribët e oborrit
mbretëror ishin ekspertë në shkrimin egjiptian dhe, përveç kësaj, njihnin më së miri edhe shkrimin
kuneiform aramaik. Tashmë që nga mesi i mijëvjeçarit të dytë p.e.s. sundimtarët vasalë të Sirisë dhe të
Palestinës kishin korrespondencë të rregullt në gjuhën aramaike me kryeqytetin egjiptian. Në Egjipt
matematika ishte aq e zhvilluar, sa bëri të mundur ndërtimin e veprave mahnitëse që përmendëm më
sipër. Gjithashtu, duket se kishin edhe njëfarë njohurie të gjeometrisë dhe algjebrës. Vlen të përmendet
se «Moisiu mësoi gjithë mençurinë e egjiptianëve». (Ve 7:22) Ndonëse shumë nga mençuria e Egjiptit
ishte e rreme, një pjesë e dijeve të tyre kishin vlerë praktike.
Qeveria dhe ligji  ishin në dorë të mbretit, ose faraonit, që shihej si perëndi me trup njeriu. Ai e qeveriste
vendin nëpërmjet vartësve, ose ministrave, dhe fisnikëve, pushteti i të cilëve rivalizonte atë të mbretit kur
fuqia e këtij të fundit dobësohej. Ndoshta këta fisnikë shiheshin si mbretër në zotërimet e tyre, prandaj
Bibla përmend «mbretërit [në shumës] e Egjiptit» kur flet për periudha kohore të caktuara. (2Mb 7:6; Jr
46:25) Pasi egjiptianët pushtuan Nubi-Etiopinë në jug të tyre, rajoni qeverisej nga një mëkëmbës i mbretit,
që quhej «biri i mbretit të Kushit». Po ashtu, ka prova që tregojnë se edhe në Feniki kishte një mëkëmbës
egjiptian.
Në Egjipt nuk dihet të ketë ekzistuar ndonjë kod ligjor; kishin ligje, por, me sa duket, ato ishin thjesht
dekrete mbretërore, ngjashëm me dekretin që faraoni nxori për bërjen e tullave nga izraelitët dhe urdhrin
për të mbytur të gjithë meshkujt e sapolindur të izraelitëve. (Da 1:8-22; 5:6-18; krahaso Zn 41:44.)
Pronarët e tokave paguanin taksa për të gjitha prodhimet dhe duket se kjo e pati fillesën në ditët e Jozefit
kur gjithë vendi, përveç tokave të priftërinjve, u bë pronë e faraonit. (Zn 47:20-26) Si taksë nuk
konsiderohej vetëm dhënia e një pjese të prodhimit apo të bagëtive, por edhe puna që bënin për projekte
civile ose shërbime ushtarake. Ndëshkimi për krimet mund të ishte prerja e hundës, syrgjynosja dhe puna
nëpër miniera, rrahja me thupër, burgosja dhe vdekja, shpesh me prerje koke.—Zn 39:20; 40:1-3, 16-22.
Martesa.  Zakonet egjiptiane lejonin poligaminë dhe martesën motër e vëlla, zakon që në disa vise të
Egjiptit vazhdoi deri në shekullin e dytë të e.s. Dihet se disa faraonë janë martuar me motrat e tyre, me sa
duket ngaqë asnjë grua tjetër nuk konsiderohej aq e shenjtë sa të martohej me një «perëndi të gjallë».
Ligji që iu dha izraelitëve pasi lanë Egjiptin i ndalonte martesat brenda gjakut: «Mos bëni siç bëjnë në
Egjipt . . . . Mos bëni [as] siç bëjnë në Kanaan.»—Le 18:3, 6-16.
Mjekësia e lashtë egjiptiane është përshkruar shpesh si mjaft shkencore dhe e përparuar. Edhe pse
duket se kishin njëfarë njohurie në anatomi dhe kishin zhvilluar e dokumentuar disa metoda kirurgjikale të
thjeshta, ekzistonte një injorancë e madhe. Për shembull, një papirus egjiptian tregon se zemra është e
lidhur me pjesë të tjera të trupit me anë të enëve. Mirëpo, i njëjti tekst thotë se në këto enë nuk qarkullon
gjak, por ajër, ujë, spermë dhe mukus. Ata jo vetëm që i kuptonin fare gabim funksionet e trupit, por
tekstet e tyre mjekësore janë plot me magji e bestytni; formulat magjike dhe yshtjet përbëjnë pjesën më të
madhe të këtij informacioni. Mjekimet përmbanin jo vetëm bimë e barëra të dobishme, por rekomandonin
edhe përbërës të tillë, si gjak miu, urinë ose jashtëqitje mizash, që bashkë me yshtjet «do ta detyronin
demonin që kishte pushtuar trupin e njeriut, të dilte nga neveria». (History of Mankind, nga J. Hoksi dhe
sër Leonard Uolleji, 1963, vëll. I, f. 695) Kjo lloj paditurie mund të ketë shkaktuar disa nga ‘sëmundjet e
tmerrshme të Egjiptit’, ku futeshin mbase elefantiaza, dizenteria, lia, murtaja bubonike, oftalmia
(pezmatimi i syve) e të tjera. Izraeli mund të mbrohej nga këto sëmundje vetëm duke u bindur me
besnikëri. (Lp 7:15; krahaso Lp 28:27, 58-60; Am 4:10.) Rregullat higjienike që u vendosën për izraelitët
pas Daljes, ishin në kontrast të thellë me shumë nga zakonet e përshkruara në tekstet egjiptiane.—Le
11:32-40; shih SËMUNDJET DHE KURAT.
Zejet e egjiptianëve përfshinin zanatet e zakonshme si poçaria, endja, punimi i metaleve, bërja e
bizhuterive dhe hajmalive, si dhe shumë mjeshtri të tjera. (Is 19:1, 9, 10) Egjipti ishte qendër e prodhimit
të qelqit që në mes të mijëvjeçarit të dytë p.e.s.—Krahaso Jobin 28:17.
Transporti  brenda vendit bazohej kryesisht në lumin Nil. Erërat që zakonisht frynin nga veriu, i ndihmonin
mjetet lundruese të shkonin kundër rrymës, kurse mjetet që lundronin nga jugu shtyheshin nga rryma.
Përveç kësaj «arterieje» kryesore kishte kanale dhe ca rrugë që të çonin, për shembull, deri në Kanaan.
Tregtia me vende të tjera afrikane bëhej me anë të karvanëve dhe anijeve që rrihnin Detin e Kuq. Galerat
e mëdha egjiptiane transportonin mallra dhe njerëz në shumë porte në lindje të detit Mesdhe.

Veshjet egjiptiane ishin të thjeshta. Gjatë pjesës më të madhe të historisë së hershme burrat mbanin një
copë të thjeshtë, që e mblidhnin në formë palash në pjesën e përparme; më vonë, vetëm shtresat e ulëta
të popullsisë rrinin lakuriq nga mesi e lart. Gratë mbanin një fustan të gjatë e të ngushtë, shpesh prej liri të
hollë, me rripa te supet. Në Egjipt ishte zakon të ecnin zbathur, dhe ky ishte një faktor i mundshëm i
përhapjes së disa sëmundjeve.
Nga pikturat egjiptiane duket se burrat i qethnin flokët shkurt ose i rruanin, dhe mjekrën e mbanin të rruar.
(Zn 41:14) Gratë e kishin zakon të bënin tualet.
Banesat  e egjiptianëve ishin të larmishme. Mund të shihje që nga kasollet e thjeshta të të varfërve e deri
te vilat e mëdha të të pasurve, të rrethuara me kopshte, pemishte e liqene të vogla. Potifari, që ishte
zyrtar i faraonit, ka të ngjarë të banonte në një vilë të bukur. (Zn 39:1, 4-6) Edhe orenditë  ishin të
shumëllojshme. Kishin stola të thjeshtë dhe karrige apo kanape luksoze. Shtëpitë që kishin njëfarë
madhësie ndërtoheshin zakonisht përreth oborreve të hapura. (Krahaso Da 8:3, 13.) Shpesh, në oborr
punohej brumi dhe gatuheshin ushqimet. Shumica e egjiptianëve përdornin si ushqim  bukë elbi, perime,
peshk (që ishte i bollshëm dhe i lirë; Nu 11:5), kurse pija e zakonshme ishte birra. Kush kishte mundësi,
hante edhe lloje të ndryshme mishi.—Da 16:3.
Ushtria  egjiptiane përdorte armët e zakonshme të kohës: harqet, shigjetat, heshtat ose ushtat, topuzët,
sëpatat dhe kamat. Një rol të rëndësishëm në betejat e tyre luanin karrocat me kuaj. Në kohët e hershme
duket se armatura përdorej pak, mirëpo më vonë u bë normale, bashkë me përkrenaret që shpesh
zbukuroheshin me pupla. Profecia eJeremisë (46:2-4) na bën një përshkrim të saktë të ushtrisë egjiptiane
të shekullit të shtatë p.e.s. Shumica e ushtarëve ishin rekrutë vendës, kurse më vonë u përdorën
rregullisht trupa mercenare nga vende të tjera.
Të gjithë kemi dëgjuar për piramidën e famshme të Keopsit, edhe
pse deri sot dinim shumë pak gjëra për mënyrën se si u ndërtua kjo
mrekulli, sidomos kur bëhet fjalë për vitet 2700-3100 para Krishtit. E
dimë se është më e madhja...

Të gjithë kemi dëgjuar për piramidën e famshme të Keopsit, edhe pse deri sot dinim shumë pak
gjëra për mënyrën se si u ndërtua kjo mrekulli, sidomos kur bëhet fjalë për vitet 2700-3100 para
Krishtit. E dimë se është më e madhja nga tri piramidat kryesore në luginën e Gizës dhe në të
njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën.

Ajo u ndërtua nga Faraoni Keops, ka një lartësi prej 136,86 metra, ndërsa gjatësia e çdo brinje të bazës është rreth
227 m. Piramida e famshme përbëhet nga 2500000 blloqe me masë nga 2 deri në 5 tonë secila.
Pesha e saj mendohet se i afrohet 6000000 tonelatave, ndërsa blloqet formojnë 203 shkallë, me lartësi mesatare prej

1 metri.

Nga analizat e ndryshme që janë bërë, është përcaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy

pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug, ndërsa lëvizjet e hijes së piramidës shënonin

orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.

Duke shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e

saj, do të kemi 148208000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në kilometra nga Toka deri në Diell.

Por, siç e thamë më lart, pavarësisht gjërave që dimë me saktësi, ajo që nuk njohim është mënyra se si është

ndërtuar.

Për këtë arsye, pyetja se si u realizua një strukturë kaq madhështore në një mënyrë kaq të saktë, me një teknologji

primitive që bazohej vetëm te kavot dhe forca e krahut është tërësisht e drejtë.

Si u ndërtua dhoma e Faraonit me blloqe gjigante graniti, ku secila prej tyre peshon 60 tonë? Por, edhe pse me

kalimin e viteve janë hedhur shumë hipoteza, asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar bindëse, ndoshta kjo edhe për faktin

se egjiptianët nuk kanë lënë asnjë gjurmë për mënyrat që përdorën për ndërtimin e saj.

Megjithatë, sot arkitekti francez, Zhan-Pier Houdin, propozon një zgjidhje. Sipas tij, pjesa më e madhe e piramidës

është ndërtuar nga brenda falë një skele në formë spiraleje deri në kulmin e strukturës së piramidës. Falë kësaj

mënyre, ata arritën të ndërtonin edhe dhomën e Faraonit. Ja se si:

Modeli virtual

Fillimisht u ndërtua në kompjuter i gjithë "monumenti", ku përfshiheshin jo vetëm përmasat e tij gjeometrike, por edhe

llojet e materialeve, madje dhe pesha e forca e njerëzve që punuan aty, duke krijuar kështu për herë të parë një

imitim tredimensional të kantierit të vitit 2500 para Krishtit.

Fërkimi, rezistenca e kavove e litarëve të ndërtuar me materialet e asaj kohe, temperatura, çdo element u fut në

llogaritjet e hartuesit.

Falë arkeologjisë dimë përmasat, materialet e përdorura, kohëzgjatjen e punimeve dhe numrin e punëtorëve (rreth 4-

5 mijë të tillë).

"Hodui ka rindërtuar punën e bërë nga punëtorët në kompjuter sipas hipotezave, që në pjesën më të madhe njihen",

shpjegon Alesandro Rokati, dekan i egjiptologjisë në Universitetin e Torinos në Itali.


Megjithatë, Houdin ka kërkuar të vërtetojë në kompjuter hipotezat e ndryshme rreth ndërtimit të saj. Sipas tij, e gjithë

kjo "mrekulli" është ndërtuar në tri faza, ndërsa i gjithë ndërtimi ka zgjatur 21 vjet.

Tri fazat e famshme

E para nis nga viti 1-14, që korrespondon edhe me fillimin e punimeve. Duke shfrytëzuar edhe pjerrësinë natyrale të

luginës së Gizës, fillimisht ndërtuan një skelë të jashtme me një pjerrësi rreth 7%, e mjaftueshme për ndërtimin e

piramidës deri në lartësinë 43 metra. Kjo skelë bëri të mundur që të ndërtohej më shumë se 70% e gjithë piramidës.

Faza e dytë përkon me vitet 14-15, vite kur u ndërtua edhe dhoma e Faraonit. Për t‘u ndërtuar ishte e nevojshme që

të përdoreshin blloqe graniti, pothuajse 10 herë më të rëndë se ato që janë përdorur për ndërtimin e piramidave.

Në të njëjtën kohë punohej edhe për ndërtimin e galerisë së madhe, që do të përdorej për të ndërtuar dhomën

mortore të Faraonit mbi bazën e piramidës.

"Prej vitesh e dimë që galeria e madhe nuk mund të kishte vetëm një funksion dekorativ, edhe pse nuk është treguar

kurrë përdorimi i saktë i saj", shpjegon Rokati.

Vitet 15-21: Skela e brendshme. Në këtë pikë piramida mund të dukej se ishte drejt përfundimit. Në katin që i

korrespondonte me çatinë e dhomës së Faraonit, u bë i mundur ndërtimi i një skele të brendshme, që shkonte

përgjatë mureve, deri në kulmin e piramidës.

Ajo ishte e hapur te këndet, gjë që lejonte rrotullimin e masave shkëmbore, që punëtorëve u duhej të transportonin

deri në majë. Ajo mbahej nga pesë struktura graniti, që u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.

Ndërkaq, një tjetër skelë më e vogël i lejonte skuadrës që të punonte në çdo cep, të mos pengonte punën e

punëtorëve të tjerë.

Një sistem perfekt që lejonte të punohej me siguri, por dhe në kushte të përshtatshme (edhe në hije), pasi

temperaturat jashtë shkonin rreth 40 gradë.

Rrotullimi i blloqeve ishte i nevojshëm në çdo cep të piramidës dhe bëhej i mundur përmes një argani që kontrollohej

nga një numër i vogël punëtorësh. "Edhe skela e brendshme është një hipotezë e besueshme, por për të qenë i

sigurt duhen çmontuar piramidat", komenton Rokati.

Faza finale

Pjesa e majës përfaqëson ende një tjetër mister. Të gjithë mendojnë se është bërë e fundit, por në të vërtetë nuk ka

ndodhur kështu.
Madhësia e saj sa 6-7 blloqe betoni dhe forma e saj njësoj si ajo e një piramide në miniaturë, nuk lejonte që të

manovroje lehtë.

Sipas Houdin, maja u vendos në qendër të kantierit, pas përfundimit të dhomës së Faraonit dhe u bë e mundur me

sistemin e rrotullimit të kavove. Në praktikë, një grup i vogël punëtorësh i lidhte blloqet në cep me litarë dhe i

rrotullonin.

Llogaritjet në kompjuter treguan se litarët në atë kohë ishin në gjendje të duronin rrotullimin e nevojshëm pa u

këputur.

Sot, pamja e piramidave që ka humbur disa dhjetëra metra lartësi, për shkak të erozionit (në fillim ishte 146 metra e

gjatë) është shumë ndryshe nga ajo që duhej të ishte në vitet e mbretërimit të Keopsit.

Nga brenda ajo ishte e veshur tërësisht nga blloqe gëlqerorë më të vegjël dhe të ngjashëm me ata që edhe sot

shihen në majën e piramidave të Kefrenit, pak metra larg saj. Por ku përfunduan këto piramida?

Nuk janë prishur, por janë "pushtuar" për të realizuar ndërtime të tjera, fshatra dhe shtëpi. Edhe brenda piramidat

janë plaçkitur.

Megjithatë, varret brenda tyre nuk janë dëmtuar. Një tjetër mister në lidhje me këto piramida është ai i ndërtimit të

varreve, edhe pse në kohën e Herodotit të Hilakarnasit (482-425 para Krishtit) nuk flitej ende për to.

Pikërisht Herodoti, në një nga librat e tij të asaj kohe, përshkruan vetëm mënyrat dhe kohët e ndërtimit të piramidës

së Keopsit.

Megjithatë, besueshmëria e pohimeve të tij është subjekt i shumë kritikave. Herodoti flet për përdorimin e një skele të

madhe të jashtme, që, sipas llogaritjeve të bëra nga Houdin, duhet të ketë qenë e gjatë 3.3 kilometra për të pasur një

pjerrësi të shfrytëzueshme në një largësi kaq të madhe.

Për më tepër, Herodoti tregon fakte që ka zbuluar nga vitet 449 deri në 430 para Krishtit, gjatë qëndrimit të tij në

Egjipt, kur mori lajmet nga një prift mbi ndërtimin e piramidës rreth 2 mijë vjet pas ngjarjes.

Asnjë gjurmë

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe mbi misterin e simbolit të Egjiptit i detyrohet mungesës së plotë të informacioneve

historike mbi metodat e ndërtimit: dokumenti më i vjetër që flet për varrin e Keopsit është i ashtuquajtur "papirusi

Westcar" (që e mori emrin nga një udhëtare angleze që e kishte blerë) në vitin 1600 para Krishtit, 900 vjet më parë

se piramidat.Pas Herodotit, të tjerë kanë folur për skelat e mëdha të piramidave, por, në fakt, asnjëri prej tyre nuk

kishte mundur kurrë të eksperimentonte funksionin dhe mënyrën se si ishin ndërtuar.


Puna e Houdin, që pati edhe bekimin e egjiptianit të njohur Zahi Hawass, do të shpjegonte edhe enigmat e mbetura

të pazgjidhura për shekuj.

Veçanërisht, ishte e çuditshme prania e kanaleve në "galerinë madhe", përveç mungesës së shkrimeve dhe

dekoracioneve në mure: për shekuj ishte një mister i pazbuluar, pavarësisht dimensioneve të pashpjegueshme të

korridoreve në brendësi të tij, që ishin të gjatë rreth dhjetë metra

You might also like