You are on page 1of 15

Citologjia – materiet organike dhe inorganike në qelizë

Disciplinat e biologjise jane:

Citologjia-studion qelizen

Histologjia-indet

Anatomia/organografia-organet

Fiziologjia-proceset jetesore

Gjenetika-proceset e trashegimisw

Botanika-bimet

Ekologjia-marredhenjet e njeriut me mjedisin

Etiologjia-sjelljet e shtazeve

Ornitologjia-shpezet

Ichtiologjia-insektet

Entomologjia-insektet etj

Qeliza duhet të posedojë 3 sisteme:


1.Sistemin membranor
2.Sistemin që e furnizon me energji
3.Sistemin që mundëson vetëdyfishimin
Qelizat me origjinë,formë dhe funksion të njejtë formojnë indet. Indet I studion histologjia.
Indet -> organet -> sistemet e organeve -> organizmi shumëqelizor
Materiet inorganike janë: Uji, Kripërat minerale dhe elementet kimike. Sasia e ujit në qeliza dhe inde
ndryshon. Dhëmbët dhe indi yndyror(5-20%), farat dhe sporet(10-14%), njeriu mesatarisht 66%,
Amfibet(76-86%), shalqiri, pjepri deri 95%.
Uji në qelizë gjendet në dy forma:
1.Ujë i lidhur (4-5%)
2. Ujë i lirë(95-96%)
1.Uji i lidhur (4-5%) e pengon ngrirjen(ngrihet në -40 grad) nuk i tret kriprat etj.
2.Uji i lirë(95-96%) e pengon ngrohjen, lubrifikues ose zbutës, rol ringjallës të farave.
Te njeriu sasia e ujit ndryshon(45-75%), t e rinjet 65%, të vjetër 55%,indi yndyror 20%, indi lidhor dhe
nervor 60-80%, likvori dhe urina 97-99%.
Lëngu brenda qelizave quhet intraqelizor, jashtë qelizave quhet ekstraqelizor.
Lëngu I indeve(interstecial).
Njeriu 70 kg mesatarisht ka 42l ujë: 28 në qeliza 14l jashtë qelizave(3.5 plazmë,urina,likvori).
Substancat që treten në ujë- hidrofile(proteinat, sheqernat, ac. nukleike), ato që nuk treten në ujë –
hidrofobe(yndyrnat).
Molekula e ujit është bipolare. Nëse njeriu merr 2.5 l ujë I merr: me pije(1.3l), me ushqim(0.9l), ujë
metabolic(0.3l) – ujë I cili lirohet gjatë kryerjes së proceseve të ndryshme në qelizë.
Ndërsa 2.5l lirohen: me feces (jashtqitje 0.1l), me frymëmarrje(0.9l), me urine(1.5l).
Prej materieve organike gjatë zbërthimit më së shumti ujë lirojnë yndyrnat: 100g yndyrë liron 107 ml
ujë, 100g sheqerna – 55ml ujë, 100g proteina-41 ml ujë.

Elementet kimike: O-70%, C-18%, H-10%, të tjera 2%.


Nga elementet që gjenden në natyrë Brenda qelizën gjenden 27 që quhen bielemente.
Në sasi më të madhë janë: O, C, H, N, P,S.
Grupin e dytë e përbëjnë elektrolitët: Na, K, Mg, Ca, Cl.
Ndërsa në sasi më të vogla ose në gjurmë gjenden 16 elemnte: Fe, Cu, Zn, Mn, Co, I, Molibdeni(Mo),
Vanadi(v), Ni, Cr, F, Se, Si, Su, Br, Arseni.(ultramikroelemente)
Elementet në gjurmë janë esenciale(nuk mund ti prodhojë organizmi dhe I marrim përmes ushqimit).
Shpërndarja e elementeve në botën e gjallë dhe jo të gjallë ndryshon. P.sh. Oksigjeni në tokë 4%, në
bimë 90%, Silici në tokë 33%, bimë 0.15%. Pra qelizat zgjedhin elementet që iu nevojiten.
Bioelementet bashkohen dhe formojnë biomolekula me masë më të vogël molekulare(mikromolekula)
ose më të madhe(makromolekula).

Mikromolekula(monomerë) Makromolekula(polimerë)
Aminoacidet Proteinat
Glicerina, acidet yndyrore Yndyrnat
Nukleotidet Acidet nukleike
Monosaharidet Polisaharidet
Në qelizë kemi dhe komplekse makromolekulash psh: Kromozomet, lipoproteinat etj. Pas komplekseve
vijnë organelet, qelizat, indet dhe organet. Në mënyrë që të gjitha këto të funksionojnë lypet një pH
neutral temp. 38-40 *C dhe enzimet ndikuëse.
Kriprat minerale më të njohura janë: Kalciumit, Natriumit, Kaliumit, Magnezit.
Materiet organike: Proteinat, Sheqernat dhe yndyrnat.
Proteinat janë polimerë të ndërtuar nga aminoacidet . Ndahen në të thjeshta dhe të përbëra.
Të thjeshtat kanë vetëm aminoacide, ndërsa të përbërat përveq grupit proteinik(aa) përmban edhe
grupin jo proteinik(prostetik) që mund të jetë i ndryshëm. Në ndërtimin e qelizave të gjalla marrin pjesë
20 aa nga 200 sa janë në natyra. Aa ndahen në esenciale(nuk mund ti sintentizojë njeriu) dhe
joesenciale(mund ti sintentizojë).

Aminoacidet esenciale: Arginina, Histidina, Fenilalanina, Treonina, Valina, Metionina, Izoleucina,


Leucina, Triptofani, Lizina.
Aminoacide Joesenciale: Alanina, Cistina, Glicina, Acidi Asparaginik, Acidi glutaminik, Citrulina, Tirozina,
Prolina, Hidroksiprolina, Serina.

Aminoacidet lidhen mes veti me lidhje peptide ashtu që COOH i një aminoacidi lidhe me NH2 të
aminoacidi tjetër më qrast lirohet një molekulë ujë:
NH2 – COOH + NH2 – COOH =

CO-NH-kjo ashte lidhja peptide kimikisht e paraqitur!

Aminoacide sintentizojnë bimët dhe shumë mikroorganizma.


Bashkimi I 2-10 aminoacide quhet oligopeptike, 10-100 polipeptike. Funksioni i i një peptidi varet nga nr,
lloji dhe renditja e aminoacideve.
Fjala protein -> proteo – I pari, më i rëndësishmi.
Bakteria E.coli përmban 3000 lloje proteinash. Njeriu mbi 1 milion.
Proteinat ndahen në struktorore(ndërtojnë membranat qelizore) dhe funksionale(kryejnë funksione si
hemoglobin psh).Proteina jane antitrupat.enzimet,helmi I gjarperinjeve etj
Proteinat janë edhe enzimet(katalizatorët biologjikë hormone, helmi I gjarprinjëve etj.)
Proteina të thjeshta janë: Albuminat, protaminat, histonet etj).
Proteinat e përbëra: Nukleoproteinat(protein + ac.nukleik) kromoproteinat(protein+pjesa e ngjyrosur
psh hemoglobin),Hemoglobina= hemi(gr.prostetik) + globina(gr.proteinik),Fosfoproteinat,
glikoproteinat,lipoproteinat.

Në indë të veqanta gjenden proteinat e veqanta: Hemoglobina në eritrocite, miozina në muskuj,


elastina në kërcë, kristalina në sy etj.
Proetinat e thjeshta në temp mbi 40 * C denatyrohet.

Karbohidratet(sheqernat)
Përmbajnë C,H dhe O , në raport 1:2:1, formula e përgjithshmë C6H12O6 ndahen në Monosaharide,
oligosaharide(disaharide) dhe polisaharide.
Monosaharide varësisht nga nr i C ndahen në: Triozë(3C), Pentozë(5C)-riboza dhe dezoksiriboza,
heksoza(6C), fruktoza dhe glukoza, galaktoza.
Oligosaharidet ndërtohen nga 2-6 monosaharide.
Më të njohura janë disaharidet:
Maltoza = 1 Glikozë + 1 Glukozë
Laktoza = 1 Glukozë + 1 galaktozë
Saharoza = Glukozë + Fruktozë
Polisaharidet gjenden më së shumti në qeliza. Të njohura janë te bimët: Amidoni, celuloza(ndërtonë
murin qelizor).
Te shtazët: Glikogjeni(materie rezervë që deponohet në muskuj dhe mëlqi), kitini(te pakurroizorët).
Te shtazët burim kryesor i energjisë është glukoza e cila kryn në procesin e hyn në procesin e
frymëmarrjes, shije të ëmbël kanë mono dhe disaharidet.
Amidoni gjatë zbërthimit në ndikim të amilazës zbërthehet në maltozë e cila më pas nën ndikimin e
maltazës kthehet në 2 glukoza.

-YNDYRNAT(LIPIDET)

Përmbajnë C,H dhe O por mund të përmbajnë edhe P ose N. Nuk treten në ujë por vetëm në tretës
organikë:Kloroform, benzol, alkool etj. Një molekulë yndyrë ndërtohet nga alkooli , glicerina dhe 3 acide
yndyrore:
1.Palmitik
2.Stearik
3.Oleik
Acidet yndyrore ndahen në të ngopura dhe të pangopura. Yndyrnat që kanë acide të pangopura janë në
gjendje të ngurtë(dhjami), të pangopurat në gjende të lëngtë(vaji). Yndyrnat ndahen në të
thjeshta(glicerinë dhe acide yndyrore) dhe të përbëra(glicerinë, acide yndoyrore, fosfor,azot etj).
Yndyrna të thjeshta janë vajrat e zakonshme që në qelizë kanë rol rezervë dhe sasia e tyre ndryshon
ndërsa të përbërat hyjnë në shtrukturën(fosfolipidet) dhe sasia e tyre nuk ndryshon.
Yndyrnat lirojnë dyfish më shumë energji dhe ujë sesa sheqernat(devja).
Fosfolipidet ndërtojnë membranat qelizore dhe ndërtohen nga gliceroli, 2 acide yndyrore, 1 acid
fosforik dhe 1 bazë azotike.
Lipide strukturore janë edhe yndrynat rreth veshkave, indi yndyror nën lëkurë.
Steroidet për nga struktura ndryshojnë nga yndyrnat mirëpo e kanë të njejtën veqori(nuk treten në ujë).
Më injohuri është kolesteroli që ka anën positive(ndërtohn acidet bilicere, nderton disa hormone
seksuale dhe të gjëndrrës mbiveshkore) dhe anën negative , shtresohet në enët e gjakut dhe me qrast
rritet shtypja dhe gjasa për infarkt.

Qelizat prokariote dhe Eukariote

Millëri përmes një eksperimenti arriti që nga materiet inorganike(CH4, NH3, N dhe H2O) me nxemje të
fitojë materie organike të tipit të aminoacideve dhe dëshmoi që material organike rrjedh nga ajo
inorganike. Qeliza prokariote është krijuar nga paraqeliza para 3.5 miliard vjetësh. Këto qeliza
karakterizohen me mungesë të bërthamës së diferencuar dhe faktikisht kanë vetëm materialin
bërthamor, pa membranë bërthamore të shpërndarë në qendër që quhet “prokarion”- parabërthamë-
prokariote(protocite). Kjo pjesë e qelizës shënohet si nukleoid. Informatat gjenetike janë të vendosura
në AND për dallim nga paraqeliza që ishin në ARN. Në prokariot bëjnë pjesë: Bakteriet, algat blu të
gjelbra(cianobakteriet), rikeciet dhe kllamidiet.

Qeliza eukaryote është paraqitur para 1 miliardë vjetësh dhe karakterizohet me paraqitjen e bërthamës
dhe organeleve tjera tipike qelizore. Janë dy teori për krijimin e eukariotëve: Ose janë zhvilluar nga
prokariotët ose pavarsisht prej tyre me qrast prokariotët kanë hyrë Brenda qelizës së tyre dhe janë
shëndërruar në organele(bakteret -> algat blu të gjelbra -> plastid).
Organelet e një qelize eukaryote janë: Retikulumi endoplazmatik, aparati i Golxhit, Mitokondriet,
Ribozomet, Lizozomet, centrozomi dhe plastidet.

Membrana qelizore ka natyrë lipoproteinike(lipide + protein). Lipidet e membranës janë të tipit të


fosfolipideve. Fosfolipidet ndërtohen nga pjesa globulare(grupi polar) që është hidrofile dhe vargu
hidrokarbonik. Janë dy shtresa në fosfolipide: Shtresa e parë pjesën globulare e ka nga brendësia e
qelizës ndërsa e dyta pjesën globulare e ka jashtë.
Në këto fosfolipide kah pjesa e sipërme dhe e poshtme janë të zhytura proteinat globulare.
Dmth membrane është trishtresore: Në mes janë lipidet e larta e poshtë janë proteinat. Kjo është
vërtetuar me metodën e ngrirjes dhe qarjes në temp -19 0 * C në vakum. Trashësia e membranës është
8.5-10 mm. Proteinat kontrollojnë aktivitetin enzimatik të membranës.
Funksionet e membranës: E kufizon qelizën, ia jep formën, pranon ngacmime dhe përzgjedh materiet që
hyjn dhe dalin në qelizë.

Membrana është semipermeabile(gjysmëlëshuese) dhe selekton substancat të cilat mund vetëm të


hyjnë(psh. O), vetëm të dalin(CO2) ose të hyjnë dhe dalin lirshëm(H20).
Përzgjedhja e materieve bëhet në disa mënyra:

1.Difuzioni ndodh te lëngjet dhe gazet të cilat kalojnë prej përqendrimit të madh në përqendrim të
vogel(procesi i frymëmarrjes bazohet në difuzion ku O2 nga alveolet futet në gjak ndërsa CO2 në gjak ku
përmes tij nxirret.
2.Osmoza është rast i veqant I difuzionit që kushtëzohët nga permeabiliteti selektiv i membranës ku
substancat e kalueshme nëpër membranë(psh H2O) kalojnë nga përqëndrimi i vogël në përqëndrim të
madh përmes membranës gjysmëlëshuese. Shtypja që e mundëson këtë quhet shtyrpje osmotike.
Hapsira me përqëndrim të vogël quhet hipotonike, ajo me të madh hipertonike nërsa me përqendrim të
njejtë izotonike.
3.Bartja (Transporti ) aktiv – Disa molekula të mëdha futen në qelizë përmes bartësve ku rolin e bartësis
e luajnë proteinat e membranës. Pasi të futet brenda molekula shkëputet nga bartësi. Nëse kalojmë prej
përqendrimit të vogël në të madh nevojitet energji, atë e siguron ATP.
4.Pompa për natrium dhe Kalium – Midis dy anëve të membranës ekzisotn një ndryshim potenciali që
quhet potencial bërthamor ku jonet e kaliumit gjenden me shumicë brenda, ato të natriumit jashtë.
Bartjen active të joneve të natriumit dhe kaliumit nëpër membrane e mundëson pompa e cila punon me
ndihmën e ATP.
Endocitoza – përfshin gëlltitjen e pjesëzave të ngurta(fagocitozën-leukocitet) ose pirjen e piklave të
lëngta(pinocitozën-proteinat).
Ekzocitoza – kur qeliza hudh jasht ose sekreton materie të panevojshme. Permeabiliteti i membranës
ndryshon nga veprimi i temperaturës së rrezatimit por më së shumti e zvoglonë plakja.

ORANELET QELIZORE

Qelizën e ka zbuluar Rober Huk me 1665 dhe meqenëse e ka vërejt në tapën e bimëve që është ind i
vdekur ka parë betëm murin qelizor të qelizës. Purkinie ka vërtetu që qeliza nuk është e zbrazët por e
mbushur brenda me protoplamë të lëngët. Robert Huku zbulo se qdo qelizë e ka së paku një bërthamë.
Më vonë u zbuluan edhe të gjitha organelet dhe strukturat tjera qelizore.
Citoplazma është koloid mes gjendjes së ngurtë dhe të lëngët që mbush hapsirën prej membranës
qelizore deri te ajo bërthamore ndërsa te bimët edhe rreth vakuoleve. Përbërësi kryesor i saj është uji.
Bërthama(nukleusi) bashkë me citoplazmën janë pjesët kryesore të qelizës. Forma e saj varet nga lloji
dhe ,,,,, e qelizës.Dominon forma e rrumbullakët ose elipse, zakonisht gjendet në qendër të qelizës.
Madhësia e saj është në përpjestim me sasinë e citoplazmës dhe zakonisht zë ¼ ose 1/5 e masës së
qelizës. Qelizatkanë së paku një bërthamë, pram und të kenë edhe më shumë psh papuqëza, muskuli
tërthorovijor etj.
Pjesët e bërthamës janë: Membrana bërthamore, nukleoplazma, bërthamëza dhe aparati
kromozomal(kromatina).
Membrana bërthamore – është e dyfisht me trashësi 6mm me natyrë lipoproteinike, mes dy
membranave gjendet një hapësirë 10-15mm e mbushur me lëngun perikondrial. Nëpër membranat
bërthamore ka pore të cilat happen dhe mbyllen sipas nevojës kur duhet të dal ndonje
makromolekul(psh ARN). Lëshueshmërisa e membranës bërthamore është më e madhe se e membranës
qelizore.
Nukeoplazma – është plazma e bërthamës, është më e dendur se citoplazma dhe përmban kromatinë
dhe bërthamëza. Në të është gjendur prania e ribozomeve të cilat burojnë nga bërthamëza dhe përmes
membranës bërthamore dalin jashtë.
Kromozomet – ndërtohen nga fijet e kromatinës në brendi të të cilave gjendet materiali gjenetik(AND).
Forma dhe madhësia e tyre ndryshon dhe para ndarjes së qelizës këto dyfishohen dhe shkojnë në qelizat
bija. Qelizat trupore(somatike) kanë numër diploid(2n) ndërsa gametet nr. Haploid(n). Kromozomet e
nënës dhe babës janë homologe mes veti. Nr I komozomeve ndryshon te llojet e ndryshme. Skraja e
kalit(4 kromozome), te disa lloje deri 1600 kromozome. Te njeriu 46. Bima nga familja e kompoziteve
Ophioglossum 1260. Të gjitha kromozomet në një qelizë përfaqësojnë të ashtuquajturin aparat
kromozomal (kariotipin).
Të gjitha kromozomet në qelizë formojnë kariotipin. Qdo kromozomë ka një ngushticë që quhet
qendromerë.
Varësisht ku gjendet qendromera kemi këto lloje:
 4 veqoritë e kromozomeve:
1.Kromozomet janë bankë gjenesh.
2.Ndarja e vargjeve të AND gjatë ndarjeve të qelizës.
3.Kopijimi i informacioneve
4.Ndryshueshmëria e AND

Bërthamëza – gjendet në qdo bërthamë te qeliza eukaryote dhe nuk ka membranë të veten.
Zakonisht ka formë të rrumbullakët dhe në disa qeliza mund të jetë e madhe( te qelizat me
biostinezë intensive të proteinave). Gjatë ndarjes ndahen bërthamëzat, por në fund ruhet numri
i tyre. Bërthama mund të ketë një apo më shumë bërthamëza.ketu krijohen ribozomet.

Ribozomet- janë universal, kanë formë të rrumbullakët ose vezake me madhësi 10-25mm. Në
qelizë gjenden të lira në citoplazmë, në retikulumin endoplazmatik dhe rreth membranës
bërthamore(ka edhe brenda ne bërthamë edhe mendohet se vijnë nga bërthamëzat).
Roli i tyre është në biosintezën e proteinave. Ndërtohen nga ARN ribozomale dhe proteinat në
përpjestim të barabartë. 85% e ARN në qelizë është ARN-r. Për tu kyqur në biosintezë ribozomi
duhet të lidhet edhe me ARN informative. Nr i ribozomeve varet nga tipi dhe aktiviteti i
qelizës.sa me active ne biosinteze aq ma shume ribozome
Polizomet (poliribozomet) – janë grupe prej 5-40 ribozomeve të lidhura vetëm me një ARN
informative dhe sintentizojnë proteinën e njejtë. Polizomet e lira në citoplazmë formojnë
proteina strukturore që mbesin në qelizë ndërsa polizomet në retikulumin endoplazmatik
sintentizojnë protein që dalin jashtë.
Retikulumi endoplazmatik – është system I membranave dhe I kanaleve 2 shtresore
lipoproteinike i cili lidh membranën bërthamore me atë plazmatike(qelizore). Ka rol
transportues brenda qelizës. Ndahet në dy tipe: Granular(ka ribosome në sipërfaqen e vet) dhe
agranular(nuk ka ribosome.)
Shumica e qelizave I kanë të dy tipet por disa kanë vetëm atë agranularpsh. Qeliza e disa
gjëndrrave, limforcitet, qelizat e verzave të peshqve , të mëlqisëetj.Retikulumi granular gjendet
te qel.qe rol kryesor e kane sintezen e prot ndersa agranulari te qel qe prodhojne
secrete,hormone etj.
Aparati i golxhit – ka formë të posaqme vendoset afër centrozomit, gjendet te të gjitha
eukariotët dhe paraqet system të membranave në …. të shtypura dhe në skaje të zgjeruara.
Membrana këtu është lipoproteinike. Qelizat e kurrizorëve kanë veq një aparat të golxhit ndërsa
pakurrizorët dhe krimbat më shumë aparate që quhen diktiozome.Roli i Aparatit Golxhit ëhstë
sekretues.
Lizozomet – gjenden te bimët dhe shtazët. Rrethohen me një membranë lipoproteinike,
madhësia iu ndryshon dhe kanë enzyme brenda si proteaza, nukleaza, fosfolipaza, glikozidaza
etj. Të cilat I zbërthejnë materiet organike.
Menohet që në rast të sëmundjeve lizozomi i derdh këto enzyme në qelizë dhe i shkatërron ato.
Në kushte normale gjatë regresit(zvoglimit) të gjëndrrave qumështore dhe zbërthimit
të(felterzës) mendohet se kanë rol mbrojtës(sepse janë gjetur shumë ne leukocyte)por
megjithatë roli i saktë nuk dihet.
Plastidët – gjenden vetëm në qelizat bimore(mungojnë te këpurdhat) dhe gjenden edhe te
euglena.
Sipas ngjyrës ndahen në:
-Kloroplaste – ngjyrë të gjelbër, kanë klorofil, formë vezake me gjatësi 5mm dhe gjerësi 2mm
gjenden në gjethe dhe kryejnë fotosintezën.Ndertohet nga dy membrane dhe ne brendi
gjenden te paluara membranat tilakoide qe formojne grana,pjesa mes granave quhet
strome.ne grana kryhet faza e drites e fotosintezes kurse ne strome faza e erresires.
Kloroplastet ndahen pavarsisht nga qeliza,kanë ADN të vetën prandaj mendohet se kanë origjin
nga algat blu të gjelbërta.

-Kromoplaste – Kanë ndërtim më të thjeshtë, ngjyrë të verdhë në të kuqe, ngjyrosin lulet dhe frytet,
kanë rol ekologjik, kane me pak tilakoide
-Leukoplastet – edhe më të thjeshta dhe më të vogla. Nuk kanë tilakoide as pigmente me ngjyre Kanë
rol deponues të materieve(psh. Deponojne protein-proteoplaste’yndyrna-elajoplaste dhe sheqerna –
amiloplaste) dhe gjenden në zhardhok dhe rizome por edhe organe tjera.

Mitokondriet – Gjenden në të gjitha qelizat në formë të penjëve, shkopthave ose disqeve me gjatësi 0.5-
2mm dhe gjerësi 0.5-1.5mm. Ndërtohen nga dy membrana lipoproteinike ku e jashtmja është e lëshuar
ndërsa e brendshmja e rrudhosur dhe formon kreshta numri i të cilave ndryshon dhe është më I madh te
qelizat me metabolizëm aktiv. Në mitokondrie kryhet frymëmarrja qelizore me qrast krijohet energjia
prandaj themi se kanë rol energjetik.
Në të është gjendur ADN e posaqme dhe 3 tipe të ARN prandaj meqensëse kanë aftësi të vetëdyfishimit
mendohet se kanë origjinë nga bakteriet prokariote.
Peroksizomet- janë formacione strukturore. Mbështillen me membrane. Përmbajnë enzime, oksidaza
dhe katalaza të cilat krijojnë dhe zbërthejnë H2O2 dhe mbrojnë qelizën nga shkatërrimi.
Centrozomi – Gjendet vetëm në qeliza shtazore(gjendet edhe te disa bimë të ulta). Mendohet që
paraqet një segment ne ndryshuar të retikulumit endoplazmatik.
Ka rol në ndarjen e qelizës, ku para ndarjes ndahet në dy centriole të cilat kanë formë cilindrike dhe
ndërtohen nga 9x3 gyptha.Centriolet terheqin organelet gjate ndarjes ne pole te kunderta . Liber:ketu
eshte gjetur AND e posaqme.Nuk kanw AND te veten kane vetem nje formw te ARNse
Citoskeleti – ndertohet nga proteinat e citoplazmëste cilat janë të organizuara në formë të:
Mikrotubulash(25nm)
Mikrofilamentesh(6nm) Këto formojnë citoskeletin që mundëson formën e qelizës
Filamentesh indermediale(8-10nm) lidhjen mes qelizave etj.
rrjetave mikrotrabekulare
Inkluzionet citoplazmatike – janë rezerva të ndryshme në qelizë psh. Glikogjeni në qelizat e mëlqisë dhe
muskujve, lipidet rezervë që ndërtojnë membranat e ndryshme në qelizë dhe inkluzionet kristalore të
cilat nuk gjenden në të gjitha qelizat, nuk ju dihet struktura.
Dallimi midis qelizave bimore dhe shtazore:

Bimore Shtazore
Plastidet -
Vakuola -
Murin qelizore -
- Centrozomin

Organizmat qelizor(ameba,papuqëza etj) I kryjnë të gjitha funksionet në kuadër të një qelize ndërsa te
ata shumëqelizor qelizat specializohen vetëm për një funksion të caktuar dhe grupohen në inde, organe
etj. Volvoxi është shembull i organizmit kolonial. Madhësia e qelizave ndryshon psh. Alga acetabularia
është njëqelizore dhe ka madhësia 5-10cm, neuroni arrin gjatësin deri 1.5m. Veja e pulës 6cm, e
makushit 17 cm etj. Po shumica e qelizave kanë madhësi mikroskopike.
Format: Pllakore, cilindrike, boshtore etj.
Madhësia e qelizave nuk I përgjigjet madhësis së organizmit psh. Ujëtoksorët dhe insektet kanë madhësi
të qelizave më të madhe se gjitharët.
Rritja e organizmit bëhet me rritjen e numrit të qelizave e jot ë madhësis së tyre.
Një qelizë është e aftë për: Sintezë, sekretim, frymëmarrje , ngacmueshmëri, kontraktim, lëvizje,
absorbim dhe shumim. Të gjitha këto funksione I kryen qeliza te shtazët njëqelizore kurse te shtazët
shumëqelizore qeliza merr një specializim të veqantë.

You might also like