You are on page 1of 39

Biokimia e përgjithëshne

Moduli i parë
Prof. Dr. Gëzim Boçari

 Literaturë plotësuese
Biokimia Mjekësore Botim 2 Anyla Bulo,Arben lasku, Gjin Ndrepepa, Ndok Marku
 Biokimia Mjekesore (biokimi për infermirei) Albana Gjyzari, Esmeralda Thoma.
HYRJE NE BIOKIMI
Historia e biokimisë
Çështjet kryesore

 Prejardhja e fjales biokimi


 Me çfarë merret biokimia
 Historia e biokimisë
 Tipat e biokimise
 Biomolekulat kryesore që studion bk
 Lidhja e biokimisë me shkencat e tjera
Prejardhja e biokimise
 Fjala biokimi është e përbërë nga dy
rrënjë: bio dhe kimi.
 E para vjen nga greqishtja “bios” që
do të thote “jetë”
 dhe e dyta ka prejardhjen nga gjuha
egjyptiane “keme” që do të thote
“toke” që së bashku do të thonë
“jeta e tokës”.
Me çfarë merret
biokimia?
BIOKIMIA është shkenca që
merret me studimin e
proceseve kimike ne
organizmat e gjalla.
Me cfare merret
biokimia?
 strukturen dhe funksionin e
komponenteve qelizore siç janë:
 proteinat,
 karbohidratet,
 lipidet,
 acidet nukleike dhe
 biomolekula të tjera
Me cfare merret
biokimia?
 Edhe pse ekziston një numur i madh
biomolekulash të ndryshme shumë
prej tyre janë molekula të mëdha dhe
komplekse , që quhen polimere,
 Molekulat polimere formohen nga
nënnjesi që përseriten, të cilat quhen
monomere.
Me çfarë merret
biokimia?
 Proteinat mund ti konsiderojme si
polimere të 20 ose më shumë
aminoacideve (të cilat quhen
monomere).
 Karbohidratet i përfaqëson
glikogjeni që është një polimer i
përbërë nga shumë nën njësi të një
monomeri që është molekula e
glukozit.
Me çfarë merret biokimia?

 Biokimia studjon vetitë kimike të


molekulave të rëndesishme biologjike,
siç janë proteinat, ne veçanti studion
kiminë e reaksioneve të katalizuara
nga enzimat.
 Biokimia studjon metabolizmin e
qelizës dhe sistemin endokrin.
Me çfarë merret
biokimia?
Fusha të tjera me të cilat merret
biokimia,
 kodi gjenetik (ARN, ADN,)

 sinteza e proteinave,

 transporti i membranave qelizore

 transmetimi i sinjaleve.
HISTORIA E BIOKIMISË
 Fillimisht besohej se jeta e gjallë
nuk ishte subjekt i ligjeve të
shkencës, ashtu siç ishte materia
inorganike ose jo e gjallë.
 Mendohej se vetem qëniet e gjalla
mund të prodhonin molekulat e
jetës, duke u nisur nga molekulat e
tjera që ekzistonin me parë
HISTORIA E BIOKIMISË
 viti 1828, Friedrich Wohler, realizoi sintezën
e uresë në laboratot , duke provuar për
herë të parë , që komponimet organike
mund të krijohen artificialisht.

 viti 1833 , Anselm Payen, zbuloi enzimën e


parë që fillimisht u quajt “diastaza” dhe sot
quhet “amilaza”
HISTORIA E BIOKIMISË

 viti 1896, Edward Buchner demostroi një


proces biokimik kompleks jashtë qelize, siç
është fermentimi alkolik nga ekstraktet e
qelizave të majave.
 termi “biokimi” është përdorur për here të
pare me 1882, por njohja zyrtare e
biokimisë ka ndodhur në vitin 1903
HISTORIA E BIOKIMISË
 Biokimia ka përparuar shumë në mes të
shekullit të 20-të në saje të zhvillimit të
teknikave të kërkimit shkencor siç janë
“kromatografia”, “difraksioni i rrezeve X”,
“spektroskopia NMR ( spektroskopia e
rezonancës manjetike nukleare), markimi
me radioizotope, mikroskopia elektronike
dhe simulimi i dinamikës molekulare.
HISTORIA E BIOKIMISË
 Këto teknika lejuan zbulimin dhe analizën e
detajuar të shumë molekulave dhe rrugëve
metabolike në qelizë siç janë psh
“glikoliza” dhe “cikli i krebsit” ( ose cikli i
acidit citrik)
 Një hap i rëndësishëm në historinë e
biokimisë është zbulimi i gjenit dhe roli i tij
në transferimin e informacionit në qelizë.
Shpesh kjo pjesë e biokimisë quhet dhe
“biologji molekulare”
HISTORIA E BIOKIMISË

 Ne vitin 1950 James D. Watson,


Francis Crick, Rosalind Franklin, dhe
Maurice Wilkins, zbuluan me saktësi
strukturën e ADN dhe po me këtë
saktësi sygjeruan lidhjet me
transferimin gjenetik të informacionit.
HISTORIA E BIOKIMISË
 Në vitin 1958 George Beadle dhe Edward
Tatum fituan çmimin Nobel në shkencë, për
punën me kerpudhat, duke demostruar që
një gjen prodhon një enzimë.

 Në vitin 1988 Colin Pitchfork, ishte personi I


parë I denuar me vdekje , duke u bazuar
në evidencën e ADN. Kjo çoi në zhvillimin e
shkencës së kriminalistikës
HISTORIA E BIOKIMISË

 Ne vitin 2006, dy shkencëtarë Andrew


Z.Fire dhe Craig C. Mello fituan çmimin
Nobel për zbulimin e rolit të ARNi
(ARN interference) në qetësimin e
shprehjes gjenike. makes it possible
by silencing a particular gene to block
this expression
LLOJET E BIOKIMISË

 Siç përcaktohet nga Michael E.


Sugar, sot ekzistojnë tre tipe
kryesore të biokimisë :
 Biokimia e bimëve

 Biokimia e përgjithshme

 Biokimia humane
LLOJET E BIOKIMISË

Biokimia e bimëve
 merret me studimin e biokimisë
së organizmave autotrofike siç
është fotosinteza dhe proceset e
tjera biokimike specifike për
bimët.
LLOJET E BIOKIMISË

Biokimia e përgjithshme
 i përmbledh të dyja llojet e
biokimise , atë të bimëve dhe atë
të kafshëve.
 Biokimia e kafshëve analizon
biokiminë e kafshëve dhe atë të
njeriut
BIOMOLEKULAT KRYESORE QË STUDION
BIOKIMIA

Biomolekult kryesore janë karbohidratet, yndyrnat,


proteinat
1. KARBOHIDRATET Jane biomolekulat që
sigurojne energjine dhe kanë edhe funksion
struktural. Sheqernat janë karbohidrate,
por jo të gjitha karbohidratet janë sheqerna.
 Në tokë gjenden më shumë karbohidrate sesa
çdo lloj tjetër biomolekule. Karbohidratet
ndahen në disa nënklasa siç janë:
BIOMOLEKULAT KRYESORE QË
STUDION BIOKIMIA

 Monosaharidet
 Disaharidet
 Oligosaharidet
 Polisaharidet
BIOMOLEKULAT KRYESORE QË
STUDION BIOKIMIA

 Monosaharidet : tipi më i thjeshtë i


karbohidrateve të cilat përmbajnë C, H dhe O
kryesisht në raportin 1:2:1. Formula e
monosaharideve është CnH2nOn ku n është 3
ose më shumë se 3 .
 Përfaqësues i monosaharideve është glukozi.
 fruktozi bën pjesë në monosaharidet dhe
është substanca që ju jep embelsinë frutave.
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA

 Monosaharidet ndahen ne
 aldoze (kanë një grup aldehidik në fund të
vargut si psh glukoza) dhe
 ketoze (kanë në fund të vargut një grup
ketonik si psh fruktozi).
 Këto ndodhen në gjendje ekuilibri midis
formës së vargut të hapur (duke filluar me
gjatësi vargu C 4) dhe formës ciklike
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA

 Disaharidet përfaqësohen nga


saharozi ose Sukroza që përbëhet
nga një molekule glukozi dhe një
molekulë fruktozi dhe është sheqeri i
zakonshëm i tavolinës.
 Një disaharid tjeter është laktoza që
përbëhet nga një molekule glukozi
dhe një molekulë galaktozi.
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA

 Me plakjen e njeriut prodhimi i


enzimes laktaze, që hidrolizon laktozin
në glukozë dhe galaktozë, zakonisht
ulet.
 Kjo sjell ate që quhet deficienca ose
pamjaftushmëria e laktazës që
shprehet me intolerancë ndaj laktozit
(heqje barku).
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA

 Oligosaharidet formohen nga


bashkimi i pak monosaharideve ,
zakonisht 3 deri 6.
 Këto molekula mund të përdoren si
markera ose edhe si sinjale, por mund
të kenë dhe disa përdorime të tjera.
 Shume monosaharide të bashkuara
japin një polisaharid
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA

 Përfaqsuesit më të zakonshëm të
polisaharideve janë celuloza dhe
glikogjeni,
 Celuloza prodhohet nga bimet dhe është
një komponent struktural i mureve të tyre
qelizore. Njeriu nuk mund ta prodhojë dhe
nuk mund ta zbërthejë ose ta treti
celulozën.
 Glikogjeni nga ana tjeter është një
karbohidrat shtazor që realizon një formë të
ruajtjes ose magazinimit së energjisë.
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA, Proteinat

Proteinat
 Ashtu si karbohidratet, disa proteina kryejne
kryesisht rol struktural.
 Një veti tjetër e proteinave është aftësia për
të lidhur një lloj molekule ose klase
molekulash , ku ato shfaqin selektivitet të
madh.
 Antitrupat (anticorpet), janë një shembull i
proteinave që ngjiten tek një tip specifik
molekule.
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA

 Enzimat janë proteina që katalizojnë


reaksionet duke ulur energjinë e aktivizimit ,
duke rritur shpejtësine e reaksionit me 1011
herë ose më shumë dhe janë biomolekulat
më të rëndësishme.
 Një reaksion që që të ndodhte në kushte
spontaniteti do të kërkonte rreth 3.000 vjet,
në prani të enzimave mund të ndodhi
brënda sekontës.
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA, Lipidet

Lipidet
 Janë një grup komponimesh jopolare
me origjine biologjike ku futen edhe
dyllrat, acidet yndyrore,
fosfolipidet e rrjedhura prej acideve
yndyrore, sfingolipidet,
glikolipidet, terpenoidet (retinoidet
dhe steroidet).
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA, Lipidet

 Disa lipide janë molekula alifatike lineare,


ndërsa disa të tjera kanë strukturë unazore,
disa janë aromatike dhe disa jo.
 Lipidet janë pjesë integrale e ushqimit tonë
ditor.
 Yndyrnat në aparatin tretës i nënshtrohen
digjestionit , ndarjes dhe zberthehen në acide
yndyrore dhe glicerol.
BIOMOLEKULAT KRYESORE që
STUDION BIOKIMIA, Lipidet

Acidet nukleike
 Janë makromolekula biokimike të
përbëra nga vargje nukleotidesh që
përmbajnë informacionin gjenetik.

 Me të zakonshme janë ADN dhe ARN


të cilat gjenden në të gjitha qelizat e
gjalla dhe tek viruset
Lidhja me shkencat e tjera të
“shkallës molekulare”

 Kërkuesit në fushën e biokimise përdorin


teknika specifike native të biokimisë, por
 ata i kombinojnë këto edhe me teknika dhe
ide nga shkenca të tjera siç janë : gjenetika,
biologjia molekulare dhe biofizika

 Asnjehere nuk ka pasur një vije ndarje të


qarte midis teknikave dhe përmbajtjes së
këtyre shkencave.
Lidhja me shkencat e tjera
të “shkalles molekulare
 Biokimistët fokusohen fort në rolin,
funksionin dhe strukturën e
biomolekulave.
 Shembuj të biokimisë janë studimi i
kimisë pas proceseve biologjike dhe
sinteza e molekulave biologjikisht
aktive.
Lidhja me shkencat e tjera
të “shkalles molekulare
 Gjenetika është studimi i efektit të
diferencave gjenetike tek organizmat.

 Biologjia molekulare është studimi i


bazave molekulare të procesit të
dublikimit, leximit dhe përkthimit
të materialit gjenetik
Lidhja me shkencat e tjera
të “shkalles molekulare
Biologjia kimike
 Kërkon të zhvillojë mjete të reja të bazuara
në molekulat e vogla që japin turbullim
minimal të sistemeve biologjike, duke
siguruar një informacion të detajuar për
funksionin e tyre. (psh molekulat e barnave)
PYETJE
formulo pyetje për këto slajde

You might also like