You are on page 1of 2

Biologjia

Jump to navigationJump to search


Për përdorime të tjera të kësaj fjale, shiko Biologjia (kthjellim).

Biologjia merret me studimin e jetës dhe organizmave..

 lart: bakteret E. coli and gazela
 poshtë: Bleta Golaithus and fier

Biologjia është shkenca natyrore që studion jetën dhe organizmat e gjallë, duke


përfshirë strukturën e tyre fizike, proceset kimike, bashkëveprimet molekulare,
mekanizmat fiziologjikë, zhvillimin dhe evolucionin.Përkundër ndërlikueshmërisë së
shkencës, ekzistojnë disa koncepte unifikuese që e konsolidojnë atë në një fushë të
vetme, koherente. Biologjia njeh qelizën si njësinë themelore të jetës, gjenet si njësinë
themelore të trashëgimisë dhe evolucionin si motorin që shtyn krijimin dhe zhdukjen
e specieve. Organizmat e gjallë janë sisteme të hapura që mbijetojnë duke shndërruar
energji dhe duke zvogëluar entropinë e tyre lokale për të mbajtur një gjendje të
qëndrueshme dhe jetësore të përcaktuar si homeostazë.
Nën disiplinat e biologjisë përcaktohen nga metodat e hulumtimit të përdorura dhe lloji i
sistemit të studiuar: biologjia teorike përdor metoda matematikore për të formuar
modele sasiore ndërsa biologjia eksperimentale kryen eksperimente empirike për të
provuar vlefshmërinë e teorive të propozuara dhe për të kuptuar mekanizmat që
themelojnë jetën dhe si u shfaq dhe evoluoi nga materia jo e gjallë rreth 4 miliardë vjet
më parë përmes një rritje graduale të kompleksitetit të sistemit.

You might also like