You are on page 1of 6

Vendi i njeriut në botën e gjallë

Nivelet e organizimit biologjik


Nga ajo që deri teni e keni mësuar nga lëmia e biologjisë, dini se të gjithë organizmat e gjallë rriten, ushqehen,
prodhojnë energji, i tajojnë materiet e panevojshme, shumohen dhe kryejnë procese të ndryshme që i mbajnë në
jetë.
Të gjitha këto procese janë të rradhitura në një organizim fizik dhe fiziologjik, i cili përmban shtatë nivele.
Nivelet janë të organizuara dhe renditura sipas madhësisë dhe funksionit, duke filluar nga:
1 – atomet, molekulat (komponimet), 2 – organelet, 3 – qelizat, 4 – indet, 5 – organet, 6 – sistemet e organeve
dhe duke mbaruar me 7- organizmin.
Atomet si komponeneta më të vogëla strukturale të botë së së gjallë, hyjnë në përbërjen e molekulave, të cilat i
ndërtojnë komponimet e shumta organike dhe joorganike.
Komponimet gjenden në ultrastrukturën e organeleve qelizore.
Organelet qelizore janë përgjegjëse për kryerjen e proceseve
metabolike që e mbajnë në jetë qelizën
Qeliza është sistemi më i vogël biologjik. Në qelizë kryhen të
gjitha aktivitetet metabolike dhe për atë mendohet se ajo është
organizmi më i thjeshtë në të cilën kryhen funksionet e gjalla.
Varësisht nga funksioni, qelizat janë të organizuara dhe të
integruara në inde.

Qeliza►Qeliza është njësia themelore, strukturale dhe


funksionale e organizmit.

Indi paraqet grup të qelizave të cilat kanë prejardhje dhe strukturë të njëjtë, e cila është e specializuar për
kryerjen e funksionit të njëjtë. Në organizmin e njeriut kryesisht ka katër lloje të indeve.
Ato janë: indi mbrojtës – mbulues, indi mbështetës – lidhor, indi muskulor dhe indi nervor.
Dy ose më shumë inde të cilat janë të lidhur ndërmjet veti dhe kryejnë funksion të
njëjtë formojnë organin.(zemra,melqia,etj).

Dy ose më shumë organe të cilat janë të lidhur me lidhje


anatomike dhe funksionaëe përbëjnë nivel më të lartë që paraqet
sistem të organeve.
Organizmi është niveli më i lartë i sistemit të gjallë, i cili është
bartës i jetës. Ai përbënë tërësi të sistemeve të organeve të
lidhur morfologjikisht dhe funksionalisht.
Sistemi skeletor:bazën e trupit e përbejnë rreth 206 eshtra qe lidhen mes veti ne nje tersi te quajtur skelet.
Sistemi muskulor:Lëvizja e trupit është rezultat i aktivitetit te muskujve skeletore qe jane te lidhura me eshtrat,lloj tjeter i muskujve jan ato
qe ndertojne muret e organeve ne organizem psh zorreve zemres etj.
Sistemi i qarkullimit:ne ndertimin e ketij sistemi hyjn enët e gjakut dhe zemra e cila e vë në levizje gjakun nëpër të gjitha indet e trupit
duke i furnizuar me materie ushqyese,oksigjen dhe substanca tjera.
Sistemi digjestiv:Këtë sistem e perbejnë organet që janë te inkuadruara në marrjen e ushqimit dhe transformimin e tij në substanca qe do
mund te shfrytezohen nga qelizat e trupit(goja,fyti,ezofagu lukthi,zorret si dhe organet ndihmese melqia dhe pankreasi).
Sistemi respirator:perfshin mushkerite dhe rruget qe cojn deri ne mushkeri,roli i ketij sistemi qendron ne kembimin e gazeve(oksigjenit dhe
dioksidit te karbonit).
Sistemi i taitjes(ekskretor):roli kyesor është largimi i produkteve të fundit të fundit dhe ujit nga trupi.(veshkat,urinpercuesit,fshigya
eurines,kanali i urines).
Sistemi nervor:truri,palca kurrizore dhe nervat së bashku krijojne një sistem të nd[rlikuar që e kontrollon funksionimin e të gjith organizmit.
Organet e vecanta shqisore(syt veshët etj) së bashku me receptoret e prekjes dhe shqisat tjera i pranojne ngacmimet nga mjedisi i
jashtem,ku ngacmimet e tilla shendrrohen ne impulse qe percohen deri ne tru ku truri reagon drejtperdrejt ne ngacmimet e tilla.
Funksionet më të larta,të mbajturit mend dhe të vetëdijes poashtu ndodhen në tru.

You might also like