You are on page 1of 7

UNIVERSITETI I SHKODRËS “LUIGJ

GURAKUQI”
FAKULTETI I SHKENCAVE TE NATYRES
DEGA: BIOLOGJI-KIMI
DETYRË KURSI

LËNDA: ETOLOGJI
TEMA: BAZA FIZIOLOGJIKE E SJELLJES
PUNOI: EUGENA DEDUSHAJ PRANOI: PROF. DR. RROK SMAJLAJ
VITI AKADEMIK 2022-2023
Qelizat nervore
I gjithë sistemi nervor, si ai qendror dhe ai periferik, është i përbërë nga miliarda qeliza nervore.
Qelizat nervore quhen neurone. Neuronet janë qeliza me një ndërtim të veçantë. Nga njëra anë e
trupit të tyre dalin disa degëzime, si degët e një peme, që quhen dendride (nga fjala dendron që do
të thotë pemë). Nga ana tjetër del vetëm një fije, një degë, që ngandonjëherë është shumë e gjatë e
që quhet akson.
Me anën e dendrideve neuronet lidhen me njëri-tjetrin, ndërsa aksonet lidhin qelizat nervore të
trurit me receptorët e organeve e të shqisave ose anasjelltas, qelizat nervore të receptorëve me
trurin. Dendridet janë ato fije nervore që sjellin informacionin në bërthamën e qelizës nervore;
bërthama e kalon këtë informacion tek aksoni, i cili e përcjell, sipas rastit, ose në tru ose në muskujt
e ndonjë organi. Qelizat nervore lidhen ndërmjet tyre në mënyrë të tillë që informacioni të kalojë
vetëm në një drejtim.

Cfare jane sinapset?


Midis fundit të një fibre nervore dhe qelizës tjetër nervore ose muskulare ka një të çarë në linjën e
komunikimit ( e cara sinaptike ku sic duket lidhja vendoset në mënyrë kimike) .
Sinaps quhet kontakti funksional i membranës së një qelize nervore me membranë e një qelize tjetër
nervore ose të një qelize tjetër ( muskulore ose gjendërore ).
Lidhjet ndërmjet qelizave mund të jenë një sinaptike sic janë ato neuromuskulare ose shumë
sinaptike sikurse janë lidhjet ndërmjet qelizave nervore. Numri i sinapseve në një qelizë nervore
motore të palcës së kurrizit arrin mesatarisht në 10 mijë.
Kalimi i impulsit nëpër lidhjet sinaptike bëhet kryesisht me anë të ndërmjetësve që janë mediatore
kimike dhe shumë rrallë elektrike që ndodh kur trasmetimi i impulsive bëhet me anë të joneve . Por
ka edhe raste që trasmetimi të jetë i përzier (kimiko-elektrik). Te njeriu pothuaj të gjitha sinapset
janë kimike . Përkatësisht në proceset që ndodhin në sinapset apo në llojet e receptorëve që
ndodhen në to.
Në fakt ka shumë lloj sinapsesh që kryejnë proceset e frenimit apo të nxitjes etj.

Neurotrasmetuesit që percojnë sinjalet nëpërmjet sinapseve janë në fakt substancë kimike që


klasifikohen si më poshtë:
1. acetil kolina
2. noradrenalina adrenalina dopamine serotonina dhe histamine.
3. aminoacidet: glicina, glutamate, aspartati acidi gama-aminobutirik.
Sinapset marrin emrin e neurotrasmetuesve nepermjet te cilit behet trasmetimi nga nje neuron te
tjetri. Ne sistemin nervor sinapset elektrike jane te pakta . ato ndodhen kryesisht ne zemer ku
impulsi kalon nga nje qelize muskulare te tjetra me mekanizem elektrik.
Receptoret jane ato molekula qe presin sinjalin. Ne baze te shpejtesise te veprimit receptoret
ndahen ne ato me veprim te shpejte e te drejtperdrejte sikurse jane kolinoreceptoret dhe receptoret
me veprim te ngadalshem e te terthorte ku per tu shfaqur nje efekt i caktuar i qelizes apo i indit
duhet te zhvillohen nje sere procesesh nepermjet te disa proteinave te caktuara enzimave
fosforilimeve etj.

Zhvillimi i SNQ ne boten shtazore


Të gjitha kafshët kanë një sistem të vërtetë nervor, përveç sfungjerëve të detit.

 Cnidarians, të tilla si kandil deti, nuk kanë një tru të vërtetë, por kanë një sistem neuronesh
të veçantë, por të lidhur, të quajtur një rrjet nervor.
 Ekinodermat, të tilla si yjet e detit, kanë neurone që bashkohen në fibra të quajtura nerva.
 Krimbat e sheshtë të grupit Platyhelminthes kanë si një SNQ të përbërë nga një tru i vogël
dhe dy korda nervore, dhe SNP që përmbajnë një sistem nervash që shtrihen në të gjithë
trupin.
 Sistemi nervor i insekteve është më kompleks, por gjithashtu mjaft i decentralizuar, me një
tru, kordonin nervor të barkut dhe ganglione (grupe neuronesh të lidhura). Këto ganglia
mund të kontrollojnë lëvizjet dhe sjelljet pa të dhëna nga truri.
 Cefalopodët, si oktopi, mund të kenë sistemet nervore më të ndërlikuara të jovertebrorëve,
me neurone që janë të organizuar në lobe të specializuara dhe sy që janë strukturalisht të
ngjashëm me speciet vertebrore.
 Krahasuar me jovertebrorët, sistemet nervore të vertebrorëve janë më komplekse, më të
centralizuara dhe më të specializuara. Ndërsa ekziston një diversitet i madh midis sistemeve
të ndryshme nervore të vertebrorëve, ata të gjithë ndajnë një strukturë bazë: një SNQ që
përmban një tru dhe palcën kurrizore dhe një SNP të përbërë nga nerva periferikë ndijorë
dhe motorike.

Hipotalamusi
Hipotalamusi dhe talamusi janë pjesë e diencefalonit. Ata janë pjesë e sistemi limbik dhe
përmbajnë diversitetin kryesor në neuronet e të gjithë trurit. Ai është përgjegjës për
sistemin nervor autonom dhe sistemin endokrin. Është një gjëndër endokrine që lëshon
hormonet përgjegjëse për modulimin e sjelljeve në lidhje me mirëmbajtjen e specieve.
Gjithashtu rregullon sekretimin e hormoneve të hipofizës (gjëndra e hipofizës) me të cilën
ndan boshtin hipotalamo-hipofizë-veshkore. Ai përbëhet nga dy neurone sekretues të
ndryshëm: parvoqelizor (që sekretojnë hormonet peptidike) dhe magnoqelizor (që
sekretojnë hormone neurohipofizike).
Është e rëndësishme të kesh një vend të përsosur në tru. Ndodhet në një pjesa e
trurit vetëm poshtë talamusit (nga këtu emri) dhe pikërisht mbi trungun e trurit. Ajo lidhet
me hipofizën përmes kërcellit të hipofizës. Pozicioni qendror i hipotalamusit e lejon atë të
komunikojë në mënyrë të përsosur, duke marrë informacion nga struktura të ndryshme të
trupit dhe duke dërguar informacion te të tjerët.

Si ndikon hipotalamusi me sjellje?


 Çiftëzimi dhe agresioni: Edhe pse këto sjellje janë të kundërta, ato janë shumë të lidhura
dhe rregullohen nga hipotalamusi. Disa neurone stimulohen kur ka sjellje të çiftëzimit,
ndërsa të tjerët kur ka agresion. Sidoqoftë, ka neurone të tjerë që u përgjigjen të dy
skenarëve. Amygdala dërgon informacion në lidhje me zonën agresive në hipotalamus, në
mënyrë që të mund të lëshojë hormone të rëndësishme dhe përkatëse në varësi të situatës.
 Emocionet: kur përjetojmë një emocion kjo vjen me shumë ndryshime fiziologjike. Për
shembull, kur ecni vetë në një rrugicë të errët, përgjigja e natyrshme është të ndjeni frikë.
Prandaj, trupi duhet të përgatitet për t'u përgjigjur në mënyrë të përshtatshme duke pasur
parasysh rrethanat. Pra, hipotalamusi dërgon informacion në pjesë të ndryshme të trupit
(duke rritur ritmin e frymëmarrjes, tkurrjen e enëve të gjakut, zgjerimin e bebëzës dhe
tkurrjen e muskujve). Në këtë mënyrë, hipotalamusi na lejon të zbulojmë kërcënimet dhe
nëse është e nevojshme të largohemi prej tij. Duke qenë kështu, mundëson reagimin fizik
ndaj emocionit.

 Ngopja: Kur kemi ngrënë mjaftueshëm, trupi yne i thote se trurit tonë se nuk kemi më
nevojë për ushqim dhe se duhet të ndalojmë së ngrëni. Ndërsa ne jemi duke ngrënë trupi
ynë prodhon insulinë e cila nga ana tjetër rrit prodhimin e një hormoni të quajtur Leptin.
Leptin udhëton përmes gjakut tonë derisa të arrijë në bërthamën ventromediale të
hipotalamusit. Kjo pengon prodhimin e neuropeptideve, pra ndalon ndjesinë e urisë.
 Etja: Ngjashëm me urinë, kur trupi është i etur, ai lëshon një hormon antidiuretik
(vazopresinë) që lejon trupin të mos humbasë ujin dhe të stimulojë të pijë më shumë.
 Temperatura: Temperatura e gjakut kur të arrijë në hipotalamus do të përcaktojë nëse
duhet të ulim apo të rrisim temperaturën e trupit tonë. Nëse temperatura është shumë e
lartë, ne duhet të humbasim nxehtësinë, prandaj, pjesa e përparme me pengon pjesën e
pasme, duke prodhuar disa ngjarje të tilla si djersitja, në mënyrë që të ulim nxehtësinë. Nga
ana tjetër, kur temperatura është shumë e ulët, pjesa e pasme do të pengojë pjesën e
përparme. Kjo do të mundësojë që çlirimi i një hormonit stimulus te tiroides (TSH) dhe
hormoni adrenokortikotrop (ACTH), që të dyja ndihmojnë në ruajtjen e nxehtësisë.

Rregullimi hormonal i sjelljes


Sistemi nervor funksionon paralelisht me nje sistem tjeter paralel feedback-u dhe kontrolli i sjelljes
tek rruazoret. Ky eshte sistemi endokrin hormonal. Hormonet janë substanca të cilat kanë aftësi të
nxitjes ose të frenimit të zhvillimit të funksioneve të ndryshme në organizëm. Ato përmes gjakut
arrijnë në të gjitha qelizat, por veprojnë vetëm në qeliza të caktuara, të cilat quhen qeliza efektore
ose qeliza shënjestër. Në anën tjetër neurohormonet që prodhohen nga qelizat nervore nuk barten
me anë të gjakut Duhet të theksohet se disa hormone sekretohen në gjak pandërprerë, kurse disa
sekretohen në gjak kohë pas kohe. Kështu p.sh. insulina është komponentë e domosdoshme e gjakut
në të cilin “qarkullon” vazhdimisht dhe është e domosdoshme për metabozimin e sheqernave. Disa
hormone sekretohen në gjak kohë pas kohe, atëherë kur e kërkon nevoja. Kështu p.sh. në grupin e
hormoneve me sekrecion jo të përhershëm në gjak bën pjesë sekretina. Hormonet quhen edhe
inkrete (lat. Inkrete- brenda, crescere-rritje).
Hormonet ndikojne mbi sistemin nervor ne menyra te ndryshme:
1. Nxisin zhvillimin e organeve, qe marrin pjese ne shfaqjen e sjelljeve te ndryshme, per
shembull, zhvillimi i kreshtes se gjelit qe luan rol ne sjelljet riprodhuese
2. Ndikojne ne fazat e hershme te zhvillimit te sistemit nervor dhe qendrave specifike te trurit.
3. Shkaktojne zhvillimin dhe ndryshime te caktuara ne receptoret ndjesore periferike.
4. Kane nje veprim te pergjithshem, jospecifik, ne organizimin e kafshes ne tersi, per shembull,
shaqja e tipareve dytesore seksuale , zeri, mbulimi me qime, ngjyra etj.
Rritja e strukturave nervore nen ndikimin e hormoneve ndodh kryesisht ne periudhen e zhvillimit
interuterin ose perpara celjes se vezes, ndersa ky zhvillim pasqyrohet me vone ne sjelljen e
organizmit.
Hormonet shpesh shkaktojne nje shpejtim te theksuar te ritjes se oraganeve shenje te atyre pjeseve
te organeve te cilat perforcojne rolin e stimujve (psh. Nje pulle e kuqe ne gjoksin e harabelit).
Estogjeni, hormone seksual femeror, nxit rritjen e uterusit dhe te gjendrave te qumeshtit, si dhe
shkakton ndryshime ne epiteline vagines ne femrat e gjitarve. Tek shpendet, rritja e nivelit te
estrogjenit, shpesh sebashku me progresteronin, shkakton zgjerimin e ovidukteve. Pervec kesaj, ne
disa lloje shpendesh, nen ndikimin e ketyre hormoneve, bien pendet e barkut dhe lekura ne kete
vend vakularizohet shume, duke formuar njollen e kllocitjes. Nervat ndijues te organeve perkatese
percojne, ne sistemin nervor qendror, infromacion mbi disa prej ketyre ndryshimeve morfologjike.
Nje shembull i studiuar mire eshte ndikimi i prolaktines ne te ushqyerit e zogjve te pellumbave.
Qumeshti i pellumbave, ne te vertet, perbehet nga qeliza epiteliale te deskuamuara te gushes. Kur
celin zogjet, gusha nen veprimin e prolaktines, rritet dhe stimujet ndijore, qe lindin ne te, luajne rol
te rendesishem ne nxitjen e instikit te te ushqyerit. Ne dobi te ketij fakti flasin eksperimente, ne te
cilat gusha iu nenshtrua anastezise lokale. Ne nje rast te tille, reaksionet e lindura te te ushqyerit deri
ne nje fare shkalle nderpriten. Hormonet mund te ndikojne ne sjellje edhe duke ndryshuar gjendje.
Psh pas heqjes se gjendres se tiroides, gjendrave seksuale, gjendrave mbiveshkore ose hipofizes tek
minjte, fuqizohet veprimtaria lidhur me ndikimin e folese. Heqja e njeres prej ketyre gjendrave con
ne uljen e temperatures se trupit. Eksperimente te ndryshme kane provuar se temperature e ulur
nxit kete veprimtari hormonale. Hormonet ndikojne ne sjellje duke vepruar ne pjese specifike te
sistemit nervor qendror. Tek gjitaret, ky ndikim eshte verenjtur mbi hipotalamusin. Per macet me
pjekuri normale seksuale jane karakteristike te cikle afshi ose estrusi ne vit. Ne periudhen e estrusit,
macja, ne prani te mashkullit, sillet ne menyre te vecante: ngre sakrumin, menjanon bishtin duke e
zhvendosur anash dhe zbrapset ne kembet e prapme. Ne periudhen jashte estrusit, macja, ajo e
shtyn mashkullin, kur tenton ti afrohet. Ne kohen e estrusit tek macet, pervec sjelljeve karakteristike
vihen re edhe ndryshime morfologjike ne sistemine riprodhimit. Ne qofte se maces se kastuar, gjate
nje periudhe, i injektohen ne gjak sasi te vogla estrogjeni, megjithate sjellja e saj mbetet e
pandryshuar, tek ajo shfaqen ndryshime morfologjike te caktuara. Kjo lejon te mendohet se, ne
kushte normale, veprimi i hormonit ne sjellje kushtezohet nga nje lidhje e kundert ndijore qe vjen
nga periferia ose feedback negative. Por, ne qofte se merret nje kokerr stibestrolidbutirat, e cila
vepron si hormone natyror, dhe implantohet ne pjese e prapme te hipotalamusit, atehera tek macja
e kastruar shfaqet nje kuader i plote i sjelljes, karakteristike per estrusin. Ne kete rast, nuk verehen
ndryshime morfologjike ne rruget gjenitale te kafshes.

You might also like