You are on page 1of 3

KREU XI

SISTEMI ENDOKRIN

Sistemi endokrin përbëhet nga gjëndra me sekretim të brendshëm, që e derdhin sekrecionin


e tyre (hormonin) drejtpërdrejt në gjak. Hormonet janë lëndë aktive që rregullojnë proceset
jetësore të organizmit, si shkëmbimin e lëndëve (metabolizmin), zhvillimin dhe rritjen e
organizmit, pjekurrinë seksuale etj. Gjëndrat me sekretim të brendshëm veprojnë edhe mbi
sistemin nervor, sidomos mbi atë vegjetativ, por nga ana tjetër ato varen nga sistemi nervor, i
cili rregullon funksionin e tyre. Pra, ndërmjet sistemit nervor dhe gjëndrave me sekretim te
brendshëm vendoset një bashkëveprim i vazhdueshëm me anë të hormoneve dhe elementeve
nervore. Ky bashkëveprim njihet me emrin lidhje neurohormonale.
Këto gjëndra, pamvarësisht nga forma dhe madhësia e tyre, kanë veçori të përbashkëta
nataomo-fiziologjike. Ato nuk kanë gypa sekretues dhe janë shumë të enëzuar. Rreth këtyre
enëve shtrihen qelizat gjëndërore, që derdhin sekrecioni e tyre në gjak. Në këtë grup hyjnë
gjëndrat mburojore, gjëndra pranëmburojore, trumza, gjëndra mbiveshkore, pankreasi,
hipofiza, trupi pishor dhe gjëndrat seksuale.
11.1. Gjëndra mburojore
Gjëndra mburojore ose tiroide (glandula thyroidea) është një organ median tek dhe gjëndra
më e madhe me sekretim të brendshëm. Ajo është e vendosur prapa tubit gurmozo-rrylor, në
1/3 e poshtme të faqes të përparme të qafës. Në prerje tërthore të qafës ka formën e një potkoi
dhe me konkavitetin e saj rrethon rrylin dhe kapërcellin. Ajo ka ngjyrë të kuqe, që ndryshon
sipas gjendjes së enëzimit, me sipërfaqe të lëmuar dhe me përbërje të butë. Tek i porsalinduri
peshon 2 g, rritet deri në moshën 40 vjeç dhe te të moshuarit zvogëlohet. Ajo te të rriturit
peshon 30-40 g. Gjëndra tiroide është e mbështjellë nga një kapsollë fijore, e cila dërgon
zgjatime në brendësi të organit duke e ndarë atë në vriguj të vegjël, që kanë një diameter 0.5-
1 mm. Vrigujt (lobulat) kanë një numër të madh zgavrash të vogla të mbyllura, të quajtura
shakuj të gjëndrës mburojore, ndërmjet të cilave kalojnë mjaft kapilar gjaku. Këta shakuj janë
mbushur me një lëndë homogjene, e cila përmban hormonin e gjëndrës mbujorore-tiroksinën.
Kjo gjëndër luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e rregullt të indeve, sidomos të sistemit
kockor, të sistemit nervor, të metabolizmit etj. Prishja e këtij veprimi shkakton strumën
endemike, ndërsa hiperfunksioni i saj morbus Bazedov.
11.2. Gjëndra pranëmburojore
Gjëndra pranëmburojore (glandula parathyroidea) janë trupëza në formë sferoifale ose
thjerrëzore, të vendosura në faqen e prapme të vrigujve anësorë të gjëndrës mburojore.
Zakonisht janë katër, dy për çdo anë, një e sipërme dhe një e poshtme. Këta janë të bashkuar
me gjëndrën mburojore me anë të indit lidhor të shkrifët dhe shpesh rrethohen nga indi
dhjamor. Këto gjëndra mbështillen me kapsollë fijore, e cila dërgon zgjatime në brendësinë e
tyre, duke i ndarë ata në vriguj më të vegjël që nuk dallohen qartë.
Këto gjëndra prodhojnë hormonin paratormon, i cili rregullon metabolizmin e Ca në
organizmin tone. Heqja e gjëndrave pranëmburojore shkakton tetaninë, e cila sjell vdekjen në
qoftë se njeriu nuk mjekohet pandërprerje.
11.3. Trumza
Trumza (thymus) është një organ i vendosur ne mesmurorin e përparmë dhe zgjatet në pjesën
e poshtme të qafës. Ajo ka formën e një piramide katërkëndëshe me bazë nga poshtë. Eshtë
organ tek dhe formohet nga dy gjysma që kanë një vëllim jo të barabartë. Ky organ në kushte
normale rritet deri në pjekurinë seksuale, pastaj fillon e zvogëlohet. Te të porsalindurit pasha
mesatare e trumëzës është rreth 12 g dhe në mbarrim të rritjes arrin 30 gr. Ajo përbëhet nga
katër faqe, baza dhe maja. Faqja e përparme është në raport me parzmoren; faqja e prapme
është në raport me perikardin dhe enët e mëdha që dalin nga baza e zemrës, dhe faqet anësore
në raport me mushkëritë. Baza e trumzës është në rapot me perikardin dhe maja e saj arrin
gjëndrën mburojore.
Secili vrigull i trumzës është i veshur me një cipë të hollë, e cila dërgon në brendësi të organit
zgajtime, që ndajnë gjëndrën në vriguj të vegjël. Të fundit janë të ndërtuar nga lënda palcore
dhe lënda lëvorore, që gjendet në periferi. Këto lëndë janë prej indi limfoid, prandaj trumza
mund të konsiderohet si një organ limfo-epitelial.
Trumza prodhon një hormon, që luan një rol me rëndësi në depozitimin e kalciumit (Ca) në
kocka dhe në limfocite. Veprimi i trumzës ka lidhje të ngushtë me veprimin e gjëndrave
gjenitale. Pra, po të hiqen këto të fundit trumza hipertrofizohet dhe e kundërta.
11.4. Gjëndra mbiveshkore
Gjëndra mbiveshkore (glandula suprarenalis) është çift, vendoset në pjesën e prapme dhe
të sipërme të barkut, prapa mesës (peritonit) dhe sipër veshkave. Gjëndra e djathtë është më
shpesh katërkëndëshe dhe më e vogël se tjetra, kurse e majta ka formën e draprit. Pesha
mesatare e tyre është 7-8 g dhe ato janë më të zhvilluara te mashkulli, sesa te femra.
Gjëndrat mbiveshkore janë të veshura nga një kapsollë fijore, e cila dërgon në brendësi të
organit zgjatime në formë shiritash, që shoqerohen me enë gjaku dhe nerva.. Parenkima
gjëndrore është e ndërtuar nga lënda lëvorore dhe palcore. Lënda lëvorore përmban kokrra
lipoid (kolesterinë, lecitinë) dhe merr pjesë në neutralizimin e helmeve, të cilat shfaqen si
rrjedhojë e punës së muskujve dhe lodhjes.
Ndërsa lënda palcore formohet prej qelizash nervore pa mielinë dhe qeliza nervore nyjore
(simpatike). Ajo sekreton në gjak adrenaline, e cila mban ritmin e sistemit simpatik dhe si
veçori kryesore ka ngushtimin e enëve të gjakut, rritjen e shtypjes së gjakut etj.
11.5. Tërmishëza
Tërmishëza ose pankreasi (pancreas) në bishtin e saj ka disa trupëza në formë të
rrumbullakët, që mbajnë emrin ishujt e Langerhansit. Këto formacione u përkasin gjëndrave
me sekretim të brendshëm dhe janë të rrethuara me një rrjetë enësh gjaku. Ato prodhojnë
hormonin insulin, e cila rregullon metabolizmin e sheqernave. Kur këto trupëza dëmtohen
shkaktohet smundja e diabetit.
11.6. Hipofiza
Hipofiza (hypophysis) është një gjëndë shumëe vogël në formë vezake , me ngjyrë të kuqe
dhe shtrihet në gropën e shalës turke. Ajo lidhet me bazën e trupit nëpërmjet hinkës
(infundibulum) dhe gungës së përhirtë. Kjo gjëndër është e rrethuar nga të gjitha anët prej
cipës së forte të trurit dhe formohet nga dy vriguj: njëri i përparmë dhe tjetri i prapmë. Peshe
e saj është 0.35-0.45 g.
Vrigulli i përparmë prodhon hormone, që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm.
Kur ky veprim pakësohet, ai shkakton nanizëm, ndërsa kur shtohet shkakton gjigantizëm.
Vrigulli i përparmë prodhon edhe hormonet gonadotrope, të cilat ushtrojnë ndikimin stimulus
në organet gjenitale. Te femrat, hormonet e këtij lloji (prolan)nxisin zhvillimin e folikulave
dhe trupit të verdhë në vezoret. Vrigulli i prapmë prodhon hormone të cilat veprojnë në
muskulaturën e lëmuar, veçanarisht në fshikëzën urinare dhe miter. Kur ky vrigull pakëson
prodhimin, atëherë shkakton sëmundjen e diabetit insipid, që shton nxjerrjen e ujit.
11.7. Trupi pishor
Trupi pishor ose epifiza (corpus pineale) gjendet nën femisferat e trurit të madh dhe ka
formë vezake. Ai është i vendosur mbi lamina quadrigemina në murin e prapmë të barkushes
III dhe bashkohet me fjetoren (thalamus) me anë të shtijës (habenuala). Veprimi i kësaj
gjëndre nuk është krejtësisht i qartë. Te kafshët e reja heqja e tij nxit rritjen e shpejtë të
skeletit, zhvillimin e parakohëshëm të gjëndrave seksuale dhe të shënjave seksual dytësore.
Prandaj mendohet se kjo gjëndër ushtron ndikim frenues te këto organe.
11.8. Gjëndrat gjenitale
Te femrat përfaqësohen nga vezoret (ovariumet) dhe te meshkujt nga gjëndrat e fares (testet).
Këto gjëndra prodhojnë hormone që luajnë një rol me rëndësi ne vecoritë seksuale dytësore
dhe në përcaktimin e pamjes së jashtme të seksit. Kështu mashkulli dhe femra ndryshojnë
midis tyre nga pikpamja morfologjike dhe funksionale. Zhvillimi trupor i mashkullit dhe i
femrës paraqesin ndryshime të mëdha pas pjekurisës seksuale.

You might also like