You are on page 1of 14

Karakteristikat morfofunksionale të spermatozoideve

Pyetje-përgjigje

1. Definicioni mbi infertilitetin


Infertiliteti definohet si pamundësi e një çifti për të patur fëmijë, pas dymbëdhjetë muajsh e më
shumë marrëdhënie të rregullta dhe të pambrojtura seksuale.
2. Dallimi mes infertilitetit primar dhe sekondar
Për infertilitet primar flasim atëherë kur çifti nuk ka patur asnjë shtatzani të mëparshme, ndërsa
nëse kanë patur një ose më shumë shtatzani atëherë, bëhet ffjalë për infertilitet sekondar.
3. Dallimet mes infertilitetit, subfertilitetit dhe sterilitetit.
Subfertiliteti paraqet atë kategori të meshkujve të cilët mund të bëjnë mbarësimin e partnereve
të tyre, pa ndonjë asistencë mjekësore, vetëm se ky process mund të marrë më shumë se
zakonisht, pra 80% e shtatzanive ndodhin në gjashtë ciklet e para të marrëdhënieve seksuale të
çiftit, do të thotë se çdo mashkull I cili nuk arrin mbarësimin e partneres fertile femër për këtë
periudhë, llogaritet si subfertilë.
Te mashkulli infertilë, kompozicioni anatomic I organeve dhe rrugëve riprodhuese është në
rregull, ndërsa aspekti histo-fiziologjik mund të paraqesë deficite parciale, të pa mjaftueshme
për mbarësim spontan. Kurse te steriliteti mund të ketë mungesë organike (agjenezi) ose histo-
fiziologjike të strukturave prodhuese të spermës dhe individi nuk mund të arrijë mbarësimin e
partneres dhe nëse merr asistencë mjekësore.
4. Faktorët të cilët ndikojnë në trendin e zvogëlimit të parametrave spermatikë?
Një shpjegim i mundshëm I trendit zvogëlues të parametrave spermatikë mund të përmendim
këta faktorë:
-ambiental,
-ekspozimi i rrezatimit elektromagnetik por jo vetëm,
-profesional,
-stresi i nxehtësisë së testikujve,
-stresi psikologjik,
-kualiteti dhe sasia e gjumit,
-mosha e shtyer,
-praktikat dietale,
-stili i jetesës (konsumimi I duhanit, alkoolit, kafesë dhe drogave të ndryshme)
-obeziteti.

5. Prevalenca e infertilitetit në botë, europë dhe Maqedoninë e Veriut (sipas fig 1-3 dhe 1-4) ?
fq.20

fq.21

Vështrimi unik dhe kritik mbi infertilitetin mashkullor në 9 rajone të ndryshme të botës jep këto
shifra: Për Amerikën Veriore përqindja ku faktori mashkullor është përfshirë si një nga faktorët e shumtë
llogaritet rreth 50%, po aq edhe Europa Perëndimore, Europa Qëndrorëe dhe ajo lindore me nga 56%.

Amerika Latine 52%, Afrika 43%, Afrika Sub-Sahariane 20-40%, Azia 37%, Australia 40% Lindja e Mesme
60-70%.

Maqedonia e Veriut:

Vevçani- 35.3%, Dibra-37.9%, Debërca-37.5%, Kërçova-45.4%, Ohri-51%, Struga 38.3%,Qendra Zhupa


60.8%. Ku të marra në total statistikat tregojnë që infertiliteti në RMV arrin shifrat prej 44.2%.

6. Sa është numri i çifteve infertile në botë?


48.5 milion çifte.
7. Faktorët e rritjes së stresit oksidativ të paraqitur në fig.1-1.
fq.15
Duhani, obeziteti, alkooli, stresi psikologjik, aktiviteti I tepërt fizik, rrezatimi jonizues, stresi I
nxehtësisë së testikujve, drogat, ndotësit e ambientit, mosha e shtyer.
8. Llojet e teknologjisë së riprodhimi të asistuar (fig 1-2).

fq.17
- Inseminimi Intrauterin (IIU)
- In vitro Fertilizimi klasik
- Injektimi Intracitoplazmatik i Spermës(IICS)

9. Sistemi rirpodhues mashkullor, anatomia dhe histologjia?


Sistemi riprodhues mashkullor është I përbërë nga: dy testikuj, sistemi i duktuseve që ruajnë dhe
transportojnë spermën në pjesën e jashtme, gjëndrat seksuale ndihmëse që e derdhin spermën në këto
duktuse dhe penisi. Gjëndrat seksuale ndihmëse janë: vezikulat seminale, prostata dhe gjëndrat
bulbouretrale.

10. Tre burimet e prejardhjes embrionale të testiseve?

1) Mezoderma intermediare- formon kreshtat urogjenitale në murin e pasëm të barkut.

2) Epiteli mezodermal (mezoteli celomik)- vesh kreshtat urogjenitale

3) Qelizat gjerminative primordial- migrojnë nga muri I sakusit vitelin në gonadet e zhvilluara, ku atje
ndahen dhe diferencohen në spermatogone.

11. . Shtresat e testisit (sipas fig 1-8)?

Nga jashtë Brenda: Tunica vaginalis (shtresa parietale, cavum vaginale, shtresa viscerale),

Tunica albuginea

Tunica vasculosa
12. Roli i qelizave Sertoli?

Qelizat e Sertolit kanë rol mbështetës , mbrojtës dhe ushqyes për qelizat spermatogjenike
prezente në tubulin seminifer .

13. Roli i qelizave Leydig?

Luajn rol në sekretimin e testosteronit ( funksioni endokrin )


Kan serotoninen , enzimet sintetizuese te katekolamines , posedojn antigjen karakteristike per
qelizat nervore , per qelizat gliale si astrocitet , oligodentricitet dhe qelizat e Schwann-it

14. Roli i barrierës gjak-testis?

Barriera gjak testis është një barrierë mekanike e cila e ndan gjakun nga tubulet seminifere te
testiseve , funksion kryesor i saj eshte izolimi i qelizave gjerminative haploide antigjenike
(spermatocitet dytsore , spermatidet dhe spermatozoidet ) nga sistemi imun i nje mashkulli te
rritur .
- mbrojtjen e tubujve seminiferë
- prevenimin nga çrregullimet autoimune

15. Dy llojet e qelizave që përmban epididimisi?

Qelizat kryesore
Qelizat bazale

16. Cilët janë organet seksuale ndihmëse?

Vezikulat seminale
Gjëndra e prostates
Gjëndrat bulbouretrale
Uretra
Penisi

17. Ndarja e parenkimës prastatike (4 zonat)?

Zona periferike
Zona qëndrore
Zona e ndërmjetme
Zona periuretrale

18. Tre segmentet e uretrës?

Uretra prostatike
Uretra membranore ose diafragma urogjenitale
Uretra penile

19. Inervimi i Penisit?

Penisi inervohet nga nerva somatikë , simpatikë dhe parasimpatikë .

20. Çfarë paraqet spermatogjenezat?


Paraqet njeren nga fazat me kruciale te fertilitetit mashkullor dhe vetem nje devijim shumë i vogël i
dekursit natyral , mund te jete shkaktar i infertilitetit mashkullor.

21. Sa është numri i spermatozoideve që prodhon një mashkull çdo ditë?

Një mashkull i shëndetshëm prodhon rreth 400 milion spermatezoid gjdo ditë.

22. Tre fazat e spermatogjenezës?

1) Faza spermatogoniale ( spermatogoniogjeneza ) - spermatogonet diferencohen në


spermatocite parësore
2) Faza e spermatociteve ( mejoza ) - spermatocitet primare diferencohen ne spermatocite
sekondare gjatë mejozes 1 , kurse gjatë mejozes 2 spermatocitet sekondare pasi kanë
përgjysmuar numrin e kromozomeve dhe ADN-se shendrrohen ne qeliza haploide qe quajtura
spermatide.
3) Faza spermatide ( spermiogjeneza ) - spermatidet diferencohen në spermatozoide

23. Sa është kohëzgjatja e procesit të spermatogjenezës (bazuar nga figura 1-11).

74 ditë

24. Numëro fazat e mejozës?

Profaza ( leptoteni , zigoteni , pakiteni , diploteni , diakineza )


Metafaza
Anafaza
Telofaza
Mejoza 2

25. Çfarë paraqet sperminacioni?

Sperminacioni eshte procesi gjatë te cilit spermatozoidet mature çlirohen nga qelizat Sertoli ne
lumenin e tubujve seminifer

26. Komento strukturën e spermatozoidit matur sipas fotografisë 1-14?


27. Përbërja e spermës sipas figurës 1-15?

fq59

28. Sa është vëllimi i spërmës gjatë një ejakulacioni?

Vëllimi 2mL deri më 6mL për çdo ejakulacion

29. Androgjenet e sekretuara nga testisi janë?

1)Testosteroni

2) Dihidrotestosteroni

3) Androstenedioni

30. Testosteroni i plazmës gjatë periudhës së ndryshme të jetes (fig 1-18).

fq63

31. Cilët llogariten si dy patologji kryesore në paraqitjen e infertilitetit mashkullor sipas grafikut nr. 3.
fq.71

Idiopatike, varikocelë, obstruksion.

32. Si ndahen shkaqet e infertilitetit mashkullor sipas niveleve të veprimit?

Sipas niveleve të veprimit shkaqet ndahen në pre-testikulare, testikulare, post-testikulare.


33. Ku ndikojnë hormone folikulostimulues (HFS), hormone luteinizues (HL) dhe hormone I rritjes
(HRr) sipas fotografisë 1-19?

Hormoni çlirues I gonadortopinave HçG sekretohet nga hipotalamusi I cili vepron në hipofizën anteriore,
ku këtu sekretohet hormone luteinizues HL dhe hormone folikulo stimulus FSH dhe hormone rrites HRr.
HFS vepron mbi qelizat e Sertolit te cilët prodhojnë estrogjen, estrogjeni stimulon spermatogjenezën.
Qelizat Sertoli prodhojnë dhe inhibinën e cila ushtron feedback negativ mbi çlirimin e FSH dhe HçG.
Qelizat sertoli sekretojnë edhe aktivinën.

Nga ana tjetër kemi hormonin Luteinizus I cili ndikon në qeliat Leydigut që të sektretojnë testosteronin i
cili stimulon spermatogjenezën.

34. Prej ku sekretohet inhibina?


Inhibina eshte nje hormon peptidik dhe sherben si factor rrites transformues. Sekretohet nga qeliza
Sertoli. Ruan rol substancial ne rregullimin e spermatogjenezes .

35. Si definohen radikalet e lira?

Radikalet e lira definohen si molekula te cilat posedojne nje ose me shume elektrone te paciftezuara ne
orbiten me te jashtme, duke patur tendence te larte per grabitjen e elektroneve, per te arritur
stabilitetin elektronik.

36. Përmend disa SRO dhe SRA sipas tabelës 1-6.

SRO- ndahen ne derivate radikale dhe jo radikale.

SRO- Speciet Reaktive te Oksigjenit ( derivate radikale )- Peroksili lipidik, Hirdoksili, Superoksidi, Peroksili

(derivate jo radikale)- Ozoni, Peroksidi lipidik, Oksigjeni I vetem, Acidi hipoklorik

SRA- Speciet Reaktive te Azotit- Nitril Kloridi, Dioksidi Azotit, Acidi Nitrik, Anioni Nitroksil dhe Kationi
Nitroksil

37. Cilët janë dy rrugët e prodhimit të SRO?

SRO- nga rruga ekstrinsike; jane radikale te lira te cilat prodhohen nga leukocitet

SRO-nga rruga intrinsike; jane radikale te lira te cilat prodhohen nga vet spermatizoidet.

38. Roli fiziologjik patologjik I SRO-ve në sistemin riprodhues mashkullor (sipas fotografisë 1-21).
fq.107

Varesisht nga natyra e radikaleve te lira, sasia e prodhimit, mund te paraqiten defekte qe shkaktojne nje
kataklizme ne strukturat perberese te simstemit riprodhues mashkullor sic jane: crregullimet
morfologjike dhe funksionale te biomolekulave ( lipidet, proteinat, acidet nukleike dhe karbohidratet)

Sipas tabeles ( Peroksidimi lipidik, Apoptoza, Demtimi I AND-se, Disfunksioni mitokondrial, Oksidimi
proteinave )

39. Cili manual përdoret për diagnozën e infertilitetit mashkullor?

Manuali I 5-te te OBSH.

40. Sa minuta duhet të pritet derisa të bëhet komplet lëngëzimi I mostrës?

Mostra komplet lengezohet pergjat 15 minutave ne temperature dhome, ralle mund te shkoje deri ne 60
minuta. (nese shkon me gjat duhet te regjistrohet)

41. Vlera më e ulët e pranuar e pH merret?

Vlera me e ulet e pranuar merret 7.2

42. Çfarë paraqet oligozoospermia?


Koncentrimi I ulur I spermatozoideve

43. Çfarë paraqet Astenozoospermia?

Motiliteti I ulur I spermatozoideve

44. Çfarë paraqet teratozoospermia?

- Teratozoospermia paraqet përqindjen e ulur të spermatozoideve me morfologji normale.

45. Çfarë paraqet azoospermia?

-Azoospermia është mungesa e plotë e spermatozoideve në ejakulat.

46. Çfarë paraqet normozoospermia?

-Normozoospermia është prania e spermës normale në spermë pas analizës së spermës.

47. Si quhet xhami që numërohen spermatozoidet dhe ku numërohen ato (në cilat fusha)

sipas figurës 3-4?

-Xhami ku numurohen spermatozoidet quhet HEMOCITOMETER,

Fushat-1,2,3,4,5

48. Përqindja e motilitetit, shkruaj formulën?


Nr.total i spermatozoideve−spermatozoidet imotile
-𝑀𝑂𝑇𝐼𝐿𝐼𝑇𝐸𝑇𝐼 % = Nr.total i spermatozoideve
𝑥100

49. Koncentrimi i spermatozoideve, formula?

-Koncentrimi spermatozoideve/ml=(Nx20)/(0.02)x100

N-nr.spermatozoideve që numurohen në 5 katrorët e fushës qëndrore të hemocitometrit.

20-hollimi

0,02-vëllimi për 5 kutitë ku numërohen spermatozoidet

1000-faktori kompensues,për të ditur se sa spermatozoide do të jenë në 1 ml.

50. Numri total I spermatozoideve, formula?


koncentrimi spermatozoideve
𝑁𝑟. 𝑡𝑜𝑡𝑎𝑙 𝑖 𝑠𝑝𝑒𝑟𝑚𝑎𝑡𝑜𝑧𝑜𝑖𝑑𝑒𝑣𝑒 = 𝑥𝑉
ml

51. Përqindja e morfologjisë, formula?


Nr. i spermatozoideve normale
% 𝑀𝑜𝑟𝑓𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑠ë = 𝑥100
Nr. e spermatozoideve totale
52. Indeksi teratozoospermik, formula?
nr. i defekteve totale për çdo spermatozoid abnormal
𝐼𝑇𝑍 =
nr. spermatozoideve abnormale

53. Teknika një hapshe e pikës me tretje të eosin-nigrosinës përdoret për vvlerësimin e?

Përdoret për vlerësimin e vitalitetit.

54. Çfarë paraqet spermokultura?

-Paraqet analizen e mostrave te sperms per te identifikuar dhe mase mikroorganizmat e pranishem ne
sperme. Ka 5 procese: Mbledhja e mostres se spermës, Analiza e spermës, Kultura mikrobiologjike,
Inkubimi, Identifikimi I mikroorganizmave, Testimi I ndjeshmeris ndaj antibiotikeve,
Raportimi I rezultateve

55. Trajtimi infertilitetit mashkullor

fq 152-154

Amra.A
Safet.O
Edis.Z
E.L

You might also like