You are on page 1of 66

Hormonet

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë


• Find out more about navigating Wikipedia and finding information •
Shko te: navigacion, kërko

Adrenalina

Hormonet janë substanca kimike, të cilat i sekretojnë gjendrat me sekretim të bredshëm


dhe inde endoktrine. Në fakt, hormon quhet një substancë specifike e sekretuar nga një
qelizë e specializuar që vepron mbi receptor po ashtu të specializuar. Termi hormon që
është me prejardhje greke do të thotë stimulim, ngacmim, sinjalizim. Këtë trem e përdori
për herë të parë Starlingu, në vitin 1905, kur vërejti se sekretimin e lëngut pankreatik e
stimulon një substancë kimike, e cila quhet sekretin. Këtë subsancë e sekretojnë qelizat e
zorrës së hollë.

Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
 1 Hormonet dhe sistemi humoral
 2 Klasifikimi
 3 Ndërtimi kimik
 4 Roli i përgjithshëm i hormoneve

 5 Terapia hormonale (Hormonoterapia)

[redakto] Hormonet dhe sistemi humoral


Hormonet janë substanca të cilat kanë aftësi të nxitjes ose të frenimit të zhvillimit të
funksioneve të ndryshme në organizëm. Ato përmes gjakut arrijnë në të gjitha qelizat, por
veprojnë vetëm në qeliza të caktuara, të cilat quhen qeliza efektore ose qeliza shënjestër.
Në anën tjetër neuhormonet që prodhohen nga qelizat nervore nuk barten me anë të
gjakut Duhet të theksohet se disa hormone sekretohen në gjak pandërprerë, kurse disa
sekretohen në gjak kohë pas kohe. Kështu p.sh. insulina është komponentë e
domosdoshme e gjakut në të cilin “qarkullon” vazhdimisht dhe është e domosdoshme për
metabozimin e sheqernave. Disa hormone sekretohen në gjak kohë pas kohe, atëherë kur
e kërkon nevoja. Kështu p.sh. në grupin e hormoneve me sekrecion jo të përhershëm në
gjak bën pjesë sekretina. Hormonet quhen edhe inkrete (lat. Inkrete- brenda, crescere-
rritje).

Funksionimin e organeve të caktuara si një tërësi e bëjnë të mundshme dy sisteme:

 sistemi nervor
 sistemi humoral.

Nga kjo shihet se rregullimi i funksioneve sigurohet përmes dy rrugëve kryesore: përmes
ndikimit nervor dhe substancave të shumta kimike, të cilat gjenden në organizëm dhe që
krijohen në një organ ose grupe organesh dhe pas bartjes së tyre përmes gjakut ose limfës
ndikojnë në funksionet e organeve të tjera. Mënyra e parë e rregullimit quhet rregullim
nervor ose korrelacion nervor dhe sigurohet përmes sistemit nervor qendror dhe autonom.
Mënyra e dytë e rregullimit quhet rregullim homoral ose korrelacion humoral. Substancat
kimike që marrin pjesë në rregullimin humoral janë:

 hormonet indore,
 hormonet e vërteta
 kripërat minerale
 vitaminat

Rregullimi humoral (hûmor lat. – lëng trupor) realizohet përmes lëngjeve, posaçërisht
gjakut. Rregullimi humoral quhet edhe rregullim kimik, sepse materiet kimike janë ato
(p.sh. hormonet) që duke u shpërndarë përmes gjakut japin efekte përkatëse mbi inde apo
organe të caktuara.

Ekziston lidhshmëri e ngushtë midis rregullimit nervor dhe atij humoral. Ky i dyti i
nënshtrohet të parit (rregullimit nervor). Për këtë arsye shpesh bëhet fjalë për rregullimin
neuro-humoral.

Endokrinologjia është shkencë që merret me studimin e gjëndrave endokrine dhe të


sekreteve të tyre. Roli biologjik i sitemit endokrin krahas sistemit nervor është mjaft i
madh në bashkërendimin e funksioneve komplekse të organizmit. Në fund mund të
thuhet se hormonet janë substanca tipike stimuluese pa të cilat nuk mund të zhvillohet
jeta normale e organizmave të gjallë.

[redakto] Klasifikimi
Deri më sot është izoluar numër i madh hormonesh. Është studiuar mirë struktura e tyre
kimike dhe efektet fiziologjoke. Duke marrë parasysh vendin e biosintezës hormonet
ndahen në këto grupe kryesore:

 Hormonet indore
 Hormonet digjestive-(hormonet e organeve të tretjes)
 Hormonet e gjëndrave endokrine
 Hormonet e hipofizës- Hipofiza
 Hormonet e gjëndrës tireoide- Tireoidea
 Hormonet e gjëndrave paratireoide- Paratireoidea
 Hormonet e pankreasit endokrin
 Hormonet e gjëndrave mbiveshkore
 Hormonet e gjëndrave seksuale
 Placenta

Hormonet e gjëndrave endokrine quhen edhe hormone të vërteta. Hormonet që krijohen


në bimë quhen fitohormone. Ato e stimulojnë rritjen e bimës, ndikojnë në rritjen e masës,
fortësinë e disa organeve bimore si dhe në ndryshime të tjera të bimës. Fitohormonet më
të njohura janë : auksinat, gliberelinat dhe kininat.

[redakto] Ndërtimi kimik


Hormonet janë komponime organike me strukturë të ndryshme kimike. Ato kanë aftësi që
në përqëndrime të vogla ta rregullojnë metabolizmin e proteinave, sheqernave, lipideve,
vitaminave, materieve minerale. Në këtë aspekt janë të ngjashme me vitaminat, sepse
sillen si biokatalizatorë tipikë. Mund të thuhet se dallimi midis hormoneve dhe
vitaminave qëndron në atë se hormonet i sintezon vetë organizmi në organet e veta
specifike, të cilat pastaj i sekreton në gjak dhe në limfë, ose në lëngun cerebrospinal,
ndërsa vitaminat janë kryesisht produkte bimore, të cilat organizmi shtazor dhe i njeriut i
merrr përmes ushqimit që dë të thotë se vetë organizmi nuk mund t’i sintetizojë.

Hormonet i katalizojnë ose rregullojnë proceset e ndryshme metabolike. Në këtë aspekt


janë të ngjashme edhe me enzimet, sepse ehde hormonet veprojnë në organizëm si
katalizatorë, që do të thotë, ngjashëm me enzime. Edhe hormonet nevojiten në sasi shumë
të vogla dhe nuk shpenzohen gjatë procesit katalitik. Dallohen nga enzimet në këtë
aspekt:

 hormonet krijohen në atë organ në të cilin nuk e shprehin veprimin e vet,


 para se të veprojnë tajohen në gjak.
 sipas strukturës kimike nuk janë çdo herë siç janë enzimet.

Sipas strukturës kimike hormonet ndahen në tri grupe:

 hormone deivate të aminoacideve si p.sh. hormonet e tiroidës, hormonet e palcës


së gjëndrës mbiveshkore, melatonina e epifizës;
 hormone me strukturë peptidike dhe proteinike si p.sh. hormonet e hipofizës,
hormonet e gjëndrave paratiroide dhe të pankreasit etj.;
 hormonet me strukturë steroide siç janë hormonet e kores së gjëndrës
mbiveshkore, hormonet e gjëndrave seksuale mashkullore dhe femërore etj.
[redakto] Roli i përgjithshëm i hormoneve
Hormonet në përgjithësi ndkojnë në metabolizmin e ujit, të kripërave minerale, të
proteinave, të sheqernave, të lipideve, në për metabolitetin e membranave qelizore, në
ngacmimin e nervave periferike dhe të muskujve, përkatësisht në sistemin nervor, në
funksionet psikike, në rritje dhe në shumëzim. Hormonet para se të fillojnë ta shprehin
veprimin e tyre lidhen për receptorët përkatës në qeliza. Receptorët janë grupe
karakteristike kimike. Kështu p.sh. për disa hormone indore dhe hormone të tjera grupet
reptore janë qendra katalitike të enzimeve. Si shembull klasik është lidhja e acetilkolinës
për acetitilkolinë-esterazën. Për shumë hormone receptorët gjenden në siperfaqe të
membranës qelizore siç është rasti me hormonin indor acetilkolinën, adrenalinës etj.
Receptorët mund të gjenden edhe në brendi të qelizës. Hormonet janë ndërmjetëse
biokimikë midis organeve të rregullimit dhe organeve në të cilat veprojnë organet
“shënjestër”.

[redakto] Terapia hormonale (Hormonoterapia)


Shërimi me hormone është zhvilluar intensivisht në dy dekadat e fundit. Hormonet pasi
futen në organizëm mund të veprojnë në mënyra të ndryshme. Hormonet mund të kenë
efekt subsittucioni, supresioni, simptomatik.

Efekt substitucioni (zëvëndësimi) - Në këtë rast bëhet shërimi me hormone me qëllim që


të zëvëndësohet mungesa ose sekretimi i zvogëluar i ndonjë hormoni. Kështu p.sh. bëhet
shërimi i hipotiroezës ose miksedemave me tiroksinë, sëmundjet e Adisonit me
hidrokortizon ose sëmundja e sheqerit (diabetes) me insulinë).

Efekt supresioni (efekt frenues) - Në këtë rast terapia hormonale më së shpeshti përdoret
me qëllim që të zvogëlohet veprimi stimulues i hipofizës në punën e gjëndrave të tjera
endokrine, përkatësisht inhibohet veprimi i hormoneve që i sekretojnë ato gjëndra.

Veprimi simptomatik- Kur gjatë shërimit me hormone shfrytëzohen edhe veprimet e


tyre farmako-dinamike, p.sh. stimulimi i diurezes, efekti antidiuretik, veprimi i
kortikoideve te sëmundjet reumatike dhe kolagenozat etj.
Kripërat
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Kripëra e kristalizuar-Haliti

Kripërat janë komponime kryesisht elektrokovalente. Kur ndodhen në gjendje të ngurtë,


jonet janë të radhitura në rrjete kristalore. Në gjendjen e shkrirë dhe kur treten në ujë e
përqojnë rrymën elektrike. Për nga përbërja e tyre mund të jenë: kripëra neutrale,
kripëra acidike, kripëra bazike, kripëra komplekse dhe kripëra të dyfishta.

Kripërat neutrale

Disa minerale të kripërave

Këto kripëra përfitohen kur të gjitha atomet e hidrogjenit të acideve zëvëndësohen me


metale. Këto kripëra neutrale përfitohen nga të gjitha cidet dhe bazat pa marrë prasysh
bazicitetitn ose aciditetin e tyre apo fortësinë.

Kripërat acidike
Këto kripëra përmbajnë në vete jone të hidrogjenit, të cilat në tretësira ujore janë në
gjendje të kalojnë në tretësirë. Këto kripëra përfitohen nga acidet polibazike, duke u
zëvëndësuar parcialisht atomet e hidrogjenit me metale, nga rrjedh se këto kripëra
përmbajnë në vete atome të hidrogjenit që ende mund të zëvëndësohen me metale.

Kripërat bazike
Këto kripra përbajnë në vete grupin hidroksilik, të aftë të kalojnë në gjendje jonike-
MgOHCl. Këto përfitohen nga bazat polihidroksilike, duke i zëvëndësuar parcialisht
grupet hidroksile me anion.

Kripërat komplekse përfitohen zakonisht gjatë reaksionit në mes të dy kripërave me anion


të përbashkët. Nëse në cianurin e hekurit (II) veprohet me cianurin e kaliumit, formohet
kripa komplekse, ferrocianuri i kaliumit, ose kur në tretësirë të sulfatit të bakrit (II)
shtohet amoniaku formohet kompleksi me ngjyrë të kaltër.

Joni i bakrit te kjo kripë komplekse quhet joni qendror. Te komponimet komplekse më së
shpeshti n qendror është joni i metalit. Rreth këtij joni janë të radhitura jonet ose
molekulat neutrale dhe në këtë mënyrë formojnë sferën e brendshme të kompleksit. Këto
jone quhen adende ose ligande. Numri i adendeve që lidhen me jonin qendror quhet
numri koordinativ. Më së shpeshti ky numër është 6, 4, e rrallë 2. Adendet së bashku me
jonin qendror shënohen në formulë me kllapa të mesme. Lidhja në mes të jonit qendror
dhe adendeve është lidhje kordinative. Jonet e tjera, të cilat nuk ndodhen në sferën
koordinative të brendshme, sajojnë sferën e jashtme. Gjatë tretjes në ujë të komponimeve
komplekse jonet e sferës së jashtme ndeshen, nga del se lidhja e këtij joni qendror është
lidhje jonike. Sfera koordinative e brebdshem së bashku me jonin qendror sillet si
molekulë e pashpërbashkuar, shkon në tretësiarë si jon kompleks.

[kripërat e dyfishta
Kripërat e dyfishta formohen me kristalizimin e tretësirës ujore të dy kripërave të
thjeshta, për shembull, gjatë kristalizimit t tretësirës së ferrosulfatit dhe sulfatit të amonit,
formohen kripëra e dyfishtë, e cila kristalizon me gjashtë molekula ujë. Gjatë tretjes në
ujë këto kripëra më parë zbërthehen në kripëra të thjeshta e pasta secila shpërbashkohet si
të jetë vetëm në ujë.

Lukthi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Find out more about navigating Wikipedia and finding information •
Shko te: navigacion, kërko

Lukthi
Lukthi (lat.: Ventriculus) është organi kryesor i sistemit tretës (digjestiv). Gjendet nën
diafragmë majtas prej mëlçisë. Kur është mesatarisht i mbushur i ngjan një gypit dhe
është i gjatë rreth 25 cm.Forma e tij është sikurse e fasulës.Në lukth bëhet përzierja dhe
zbutja e mëtejme e ushqimit, i cili përgatitet për të kaluar në zorrë të hollë.Në lukth
gjenden gjëndrrat qe tajojnë lëngun e lukthin, që përmban acid klorhidrik dhe fermente
për zbërthimin e albuminave dhe lëndëve yndyrore.Gjatë një dite tajohen afro 1.5 litra të
këtij lëngu.

[redakto] Ndërtimi
Pjesët kryesore janë:

 Coprup ventriculi
 Fundus vendtriculi
 Pylorus
 Curvatura major et minor
 Facies anterior et posterior.
 Ostium pilorum
 Ostium cardium

Dy faqet bashkohen në Curvatura major formojnë Ommentum majus kurse në Curvatura


minor formojnë Ommentum minor.

Muskulatura e lukthit përbëhet prej tre shtresave:

 Shtresa e jashtme e cila është ndërtuar nga muskuj longitudinal


 Shtresa e mesme e cila është ndërtuar nga muskuj rrethor
 shtresa e brendshme është ndërtuar nga muskuj të pjerrët.

Në pjesën e brendshme gjenden dhe fushat gastrike, kurse lukthi është i ngacmuar nga
sistemi nervor autonom respektivisht nga fijet e SY dhe PSY.

Ushqimi ne lukth qëndron nga 4-6 orë.

Në lukth tajitet lëngu i lukthit i cili përbëhet nga:

 acidi klorhidrik (HCl) - i cili parandalon tretjen e sheqerit në lukth, krijon pH


optimale për veprim 1-1.5 dhe zhduk bakteret e ardhura me fazën e gëlltitjes.
 Mucina - lag ushqimin dhe e kthen në Himus
 Fermentet: Proteaza, Libofermentet
 Kripërat minerale.
Sistemi nervor

Sistemi nervor qendror

Organizmi ka disa sensore (receptorë ndjeshmërie), pjesa më e madhe e të cilëve ndodhet


në sipërfaqe, dhe kanë si "detyre" të ndjejnë botën që na rrethon dhe të informojnë
qendrat që përbejnë sistemin nervor (SN). Informacioni përçohet nëpërmjet sinjaleve
elektrike që deshifrohen nga vetë qendrat dhe perceptohen si "njësi".

Receptorët e lëkurës dhe mukozës së gojës e të hundës janë të ndjeshëm ndaj


ngacmimeve të prekjes, termike dhe të dhimbjes ; meqë ato na mbajnë në kontakt me
botën e jashtme ndjeshmëria e tyre quhet ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe të
specializuar, që ndodhen të gjithë në kokë, që janë përgjegjës për shikimin, dëgjimin,
nuhatjen dhe shijimin.

Disa receptorë të tjerë ndodhen në kapsulat e artikulimit, në muskujt skeletore dhe në


lidhjet muskul-tendine : janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të gjatësisë ose ndja
tensioneve të përbërësve të sistemit muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra bëhen
aktive kur trupi lëviz.

Organet e brendshme kanë sensore që perceptojnë dhimbjen dhe trysninë (për shembull
kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (për shembull sasia e dioksidit të karbonit
në gjak).

Të gjitha këto informacione duhet ti dërgohen qendrave nervore të cilat i integrojnë me


njëra tjetrën dhe me atë që ruajnë në memorie, dhe e përdorin jo vetëm për të na lidhur
me botën e jashtme, për të pasur sensin e vendndodhjes dhe drejtimit në hapësirë dhe për
të ditur nëse forca muskulare që përdoret është e përshtatshme për rezistencën që duam të
mundim, për edhe për të dhëne përgjigje të përshtatshme. Këto të fundit mund të jenë
somatike (nëse ndërhyjnë muskujt skeletore) ose të brendshme (nëse ndryshohet aktiviteti
i organeve të brendshme).

SN është një kompleks përbërësish në vazhdimësi me njeri tjetrin të përbërë kryesisht nga
indi nervor (neurone dhe qeliza gliale) : ndahet në dy pjesë të mëdha, sistemi nervor
qendror (SNQ) i cili ndodhet në kafke dhe në palcën kurrizore, dhe sistemi qendror
periferik (SNP) që ndodhet në gjithë pjesën tjetër të trupit edhe brenda të gjithë organeve.
SNP ku bëjnë pjesë të gjithë receptorët e ndjeshmërisë të lartpërmendur ka si detyre të
perceptoje ngacmimet e ambientit dhe ato të brendshmet dhe tia dërgojë SNQ dhe me pas
ti dërgojë të gjithë organeve përgjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e
informacioneve që vijnë nga periferia, ti përpunoje dhe ti japë një përgjigje të
përshtatshme.

SNQ përbëhet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (që përbëhet nga palca e zgjatur, ura
dhe truri i mesëm), truri i vogël, truri i ndërmjetëm. SNp përbehet nga nervat, nyjet e
receptorëve ndjesorë, duke përfshirë organet e aparatit të shikimit, dëgjimit, ekuilibrit,
nuhatjes dhe shijes.

Përgjithësime për sistemin nervor qendror


SNQ përfaqëson bashkësinë e të gjitha formacioneve nervore që ndodhen brenda kafkës
dhe shtyllës kurrizore. Në SNQ ndodhen të gjithë mekanizmat që bëjnë të mundur
përshtatjen e vazhdueshme të individit ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të ambientit.
Ky funksion jep përgjigje mjaft kompleksë nëpërmjet të cilave SNQ rregullon
funksionimin e të gjithë aparateve. SNQ lejon përshtatjen si ndaj ambientit rrethues dhe
ndaj ndryshimeve të manjentit të brendshëm (sistemi nervor vegjetativ). Ai merr
informacione si nga ambienti i jashtëm dhe nga ai i brendshëm nëpërmjet fibrave që
çojnë informacion nga periferia. Kjo mundësi rregullohet nga prania e disa receptorëve
ndijore (retina e syut për dritën, Aparati i Kortit në vesh për tingujt, receptorët termike të
lëkurës dhe organeve të brendshme për ndryshimet e temperaturës, receptorët kimike për
perceptimin e përqendrimeve jonike, receptorët e trysnisë për ndryshimet e saj, receptorët
hormonale për kontrollin e funksioneve sekretuese etj)

Këto informacione arrijnë në sistemin qendror ku përpunohen për ti dhëne një përgjigje të
përshtatshme natyrës së ngacmimit të perceptuar dhe i dërgohen periferisë nëpërmjet
fibrave që dalin nga SNQ. Aktiviteti lëvizor i mirëfillte varet integriteti antomofunksional
jo vetëm i fibrave dalëse po dhe nga formacionet receptoriale që dërgojnë informacione
ndijore në SNQ dhe sidomos nga integriteti i këtij të fundit që bën të mundur në çdo
moment dhënien e përgjigjeve të përshtatshme.

SNQ shfaqet i ndërtuar nga përsëritja e disa qarqeve. Këto qarqe përbëhen nga 1) një
qelize që ka kontakt me periferinë, ku mbledh informacionet (neuron ndijor) ; 2) një
qelize që i dërgon mesazhe periferisë për të realizuar kontraktimet muskulore ose
aktivitetet sekretore (neuron lëvizor) ; 3) një qelize që ndërvendoset mes të dyjave dhe
modulon informacionin që vjen me sinjalin dalës (neuron i ndërmjetëm). Parimet
kryesore të funksionimit të SNQ mund të konceptohen duke imagjinuar një numër shume
të madh të këtyre zinxhirëve. Ka zinxhirë që nuk kanë neuron të ndërmjetëm dhe janë
baza e përgjigjeve të menjëhershme, reflekseve. Në të vërtete edhe zinxhirët ku neuroni i
ndërmjetëm është i pranishëm mund të japin përgjigje të menjëhershme kryesisht si
përgjigje ndaj një gjendjeje urgjete ose për mbrojteje.

Baza e funksionimit të SNQ është neuroni. Neuroni është një qelize e specializuar në
përçimin e shpejte të sinjaleve elektrike që pasi arrijnë në fund të zgjatimeve të tij
çlirojnë substanca kimike nëpërmjet të cilave neuroni komunikon me qelizat e tjera.
Neuroni mund të ndryshoje vazhdimisht sasinë dhe cilësinë e këtyre kontakteve duke
krijuar një plasticitet nëpërmjet të cilin SNQ mund të memorizojë eksperienca të reja.

[redakto] Teoria e neuronit

Kjo teori mbështet në ndarjen anatomike të çdo elementi nervor nga të tjerët. Pra SNQ
(Sistemi Nervoz Qendror) është i ndërtuar nga elemente qelizore të ndarë nga forma,
përmasat dhe karakteristikat morfologjike shumë të ndryshme, të lidhura mes tyre nga
zona të specializuara të quajtura sinapsë. Përgjatë aksonit impulsi nervor përhapet me
shpejtësi si një vale që çon në një kthim total të potencialit elektrik. Kur potenciali arrin
në fund të aksonit çliron në hapësirën ndërqëlizorë midis dy neuroneve një numër të
caktuar neurotransmetuesish që modifikojnë aktivitetin elektrik të neuronit tjetër.

[redakto] Palca kurrizore


[redakto] Përshkrimi makroskopik i palcës kurrizore

Palca kurrizore është pjesë e SNQ, bashke me trurin me të cilin është e lidhur
drejtpërsëdrejti. Ndodhet në shtyllën kurrizore dhe ka formën e një cilindri të gjatë, paksa
i shtypur para dhe mbrapa, i gjatë rreth 44 cm, me një diametër mesatar 1 cm dhe peshe
28 g. Lidhet me periferinë me një seri dyfishe prej 33 nervash shpinore që dalin nga
shtylla kurrizore nëpërmjet vrimave ndërvertebrore. Çdo nerv degëzohet në dy rrënje, një
të parë dhe një të pasme, që janë të lidhur me palcën kurrizore.

Gjatë viteve të para të jetës shtylla e qafës dhe pjesa përkatëse e palcës kurrizore rriten
njësoj, ndërsa shtylla e gjoksit dhe e barkut rriten me shume se palca përkatëse. Ky
fenomen bën të mundur që në fund të zhvillimit palca kurrizore mos ta mbushi tërësisht
në gjatësi shtyllën kurrizore duke u ndalur në vertebrën e dyte të zonës së mesit. Meqë
nervat shpinore dalin nga shtylla kurrizore nëpërmjet vrimave përkatëse ndërvertebrore,
si pasoje nervat e parë shpinore bëjnë një rruge horizontale për të dale tek vrima e
emergjencës, ndërsa të tjerët bëjnë një rruge me të pjerrët, derisa të fundit janë të detyruar
të shkojnë pothuajse vertikalisht në crimat përkatëse. Palca kurrizore(PK) është e rrethuar
nga tre fletëza lidhëse qendërsynuese, meningjet shpinore.
Ne pjesën e poshtme PK hollohet në konin placor ndërsa meningjet të fijen fundore që
fiksohet në faqen e mbrapme të kockës së bishtit si ligament i bishtit. Ky ligament është e
element qëndrueshmërie për palcën dhe ndihmon për ta mbajtur në pozicion qendror në
kanalin kurrizor. Kështu lëngu i shtyllës jo vetëm që e suhqen paceb por dhe e mbron
duke zbutur trumat dhe shtypjet me skeletin.

PK nuk është uniforme, por ka dy pjesë me të zgjeruara, një në nivelin e qafës (fryrja
cervikale) dhe një në nivelin e belit (fryrja lombare). Këto fryrje janë pasoje e pranisë së
gjymtyrëve të sipërme e të poshtme. Tek gjymtyrët në fakt ndodhen shume muskuj dhe
një inervim kompleks si lëvizor dhe ndijor, prandaj fibrat nervore janë të shumta. Kjo
sjell një numër me të madh dhe volum të lartë në pjesën përkatëse të PK, që sjell dhe
fryrjet.

Ne sipërfaqe PK ka disa hulli gjatësore që përshkojnë të gjithën. Pk ndhat në nënujësi që


quhen neuromere në të djathte dhe në të majte të të cilëve shfaqën dy rrënjë një e parme
dhe një e pasme. E parmja përbëhet nga aksone neuronesh lëvizore që inervojnë muskujt
skeletore, ose muskulaturën e lëmuar dhe gjëndrat. Rrënja e pasme përbëhet nga aksone
neuronesh pseudounipolare që vendosen në nyjet shpinore dhe e i çojnë PK
informacionet që marrin nga periferia.

[redakto] Struktura e palcës kurrizore

Neqoftese e seksjonojmë tërthorazi PK vihet re se lënda gri ndodhet në qendër ndërsa e


bardha në periferi. Në qendër PK përshkohet nga një kanal i holle që quhet kanali qendror
i cili vazhdon në shtyllën e trurit dhe brenda tij mban lëngun e shtyllës kurrizore.

Lënda gri është noformë fluture. Pjesa tërthore është lidhja gri ku kalon kanali qendror,
ndërsa krahët ndahet në të parme e të pasme.

Nëse e shikojmë në mënyrë tredimensionale lënda gri përbehet nga shtylla me neurone,
ndërsa e bardha nga fibra nervore që transportojnë impulset. Quhen shtylla neuronesh
nëse janë të gjatë përndryshe marrin emrin bërthama.

Lënda e bardhe e përbëre nga fibra nervore kryesisht me mielinë ndahet nga grija nga
disa kordonë. Në çdo gjysme të PK dallohen një kordon i pasem, një anësor dhe një
perparem.

[redakto] Substanca gri e shtyllës kurrizore

Substanca gri ka neurone me akson të gjatë me mielinë që del nga ajo dhe neurone me
akson të shkurtër pa mielinë që rijnë brenda saj.

Neuronet lëvizore grupohen në pjesën e parme ku formojnë shtylla me gjatësi të


ndryshme ose bërthama. Janë neurone multipolare dhe aksonët e tyre përshkojnë lenden e
bardhe mes dy kordonëve dhe shfaqën të veshur me mielinë. Pasi dalin nga palca bëjnë
pjesë në rrënjët e parme të nervave shpinore. Ndahen në alfa dhe gama ku të parët
shërbejnë për fibrat muskulore të lëmuara skeletore ku degëzohen dhe çdo dege krijon
sinaps me një fibër muskulore, ndërsa të dytët inervojnë muskulaturën e lëmuar të boshtit
neuromuskulor.

Me hark reflektor kuptojmë kur një akson pasi del nga palca arrin në një muskul..

Njeriu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Interested in contributing to Wikipedia? •
Shko te: navigacion, kërko
Njeriu[1]
Fossil range: Pleistoceni - Sot

Mashkulli dhe femra njeri


Conservation status

Least Concern (IUCN 3.1)


Klasifikimi shkencor
Lloji: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Renditja: Primates
Familja: Hominidae
Nënfamilja: Homininae
Fisi: Hominini
Grupi: Homo
Speciet: H. sapiens
Nënspeciet: H. s. sapiens
Emri trinominal
Homo sapiens sapiens
Linnaeus, 1758

Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit Homo sapiens (Latinisht: "njeri i
zgjuar" ose "njeri i ditur") dhe familjes Hominidae, familjes së madhe të majmunëve.[2][3]
Ata janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo. Njerëzit kanë një tru
shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e
vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal
që i mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më
mirë se çdo specie tjetër veglat. ADN-ja mitokondriale dhe gjetjet e fosileve tregojnë se
njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë.[4] Sot, njerëzit jetojnë
në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 6.8 miliard.[5]

Si shumica e primatëve, njerëzit janë të shoqërueshëm si natyrë. Gjithsesi, njerëzit janë


shumë më të aftë përsa i përket shfrytëzimit ose përdorimit të sistemeve të komunikimit
për të shprehur dhe shkëmbyer idetë dhe emocionet dhe gjithashtu për t'u organizuar.
Njerëzit krijojnë struktura komplekse shoqërore të përbëra prej shumë grupesh që
bashkëpunojnë dhe rivalizojnë, duke filluar që nga familja e deri te kombi. Ndërveprimi
shoqëror mes njerëzve ka ngritur dhe përforcuar një larmi vlerash, normash sociale dhe
ritualesh, që së bashku formojnë bazat e shoqërisë njerëzore. Njerëzit kanë një vlerësim
të dukshëm për bukurinë dhe estetikën, që kombinuar me dëshirën e njeriut për
vetëshprehje, ka krijuar inovacione kulturore si arti, letërsia dhe muzika.

Njerëzit shquhen për dëshirën për të kuptuar dhe për të ndikuar mbi mjedisin, duke u
përpjekur për të shpjeguar dhe manipuluar fenomenet natyrore përmes shkencës,
filozofisë, mitologjisë dhe fesë. Ky kuriozitet natyror ka prirë në zhvillimin e veglave dhe
aftësive, që transmetohen dhe trashëgohen në mënyrë kulturore. Njerëzit janë speciet e
vetme që dinë si të bëjnë zjarr, të gatuajnë ushqimin, të vishen vetë, dhe të përdorin një
shumëllojshmëri teknologjish.

Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
 1 Historia
o 1.1 Evolucioni
o 1.2 Periudha Paleolitike
o 1.3 Tranzicioni drejt qytetërimit
 2 Habitati dhe popullsia
 3 Biologjia
o 3.1 Anatomia
o 3.2 Gjenetika
o 3.3 Gjumi

 4 Referencat

[redakto] Historia
[redakto] Evolucioni
Një rindërtim i Australopithecus afarensis, një paraardhës njerëzor që mund të ecte me dy
këmbë, por që i mungonte një tru i madh si ai i njerëzve modernë

Studimi shkencor i evolucionit të njeriut shqetësohet rreth zhvillimit të gjinisë Homo, por
gjithashtu përfshin studimin e hominidëve dhe hominëve të tjerë, si për shembull
Australopiteku. "Njerëzit modernë" cilësohen ose klasifikohen si lloji Homo sapiens, të
cilit i vetmi nënlloj ekzistues është Homo sapiens sapiens. Homo sapiens idaltu (që fjalë
për fjalë do të thotë "njeriu më i vjetër i zgjuar"), nënlloji tjetër i njohur është i zhdukur. [6]
Homo neanderthalensis, që u zhduk rreth 30000 vjet më parë, herë pas here është
klasifikuar si nënlloji "Homo sapiens neanderthalensis", por studimet e fundit gjenetike
na sugjerojnë një shmangie të Neandertalit nga Homo sapiensi rreth 500000 vjet më parë.
[7]
Ngjashmërisht, ato pak kampione që na kanë mbetur prej Homo rhodesiensis janë
klasifikuar ngadonjëherë si nënlloje, por kjo nuk është e pranueshme. Fillimisht, njeriu
modern shfaqet në të dhënat e fosileve 195000 vjet më parë dhe studimet e biologjisë
molekulare japin prova se koha e shmangies së njeriut modern nga çdo paraardhës i tij
daton rreth 200000 vjet më parë.[8][9][10][11][12] Studimi i plotë i diversitetit gjenetik afrikan i
kryesuar nga Dr. Sarah Tishkoff tregon se Bushmenët(njerëzit indigjenë të Afrikës
jugore) janë ata që kanë larminë më të madhe gjenetike ndërmjet 114 popullsive të
testuara, duke i bërë ata një nga 14 popullsitë më të hershme. Studimi gjithashtu lokalizoi
origjinën e migrimit të njerëzve modernë në Afrikën jug-perëndimore, pranë kufirit
bregdetar të Namibisë dhe Angolës.[13]

Të afërmit më të ngjashëm ekzistues të njerëzve janë gorrillat dhe shimpanzetë, por


njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre majmunëve: në të vërtetë këto majmunë kanë të
njëjtin paraardhës me njerëzit modernë.[14] Njerëzit janë më shumë të lidhur me dy lloje
shimpanzesh: me shimpanzenë e zakonshme dhe me bonobonë.[14] Renditja e plotë e
gjenomit rezulton se pas 6.5 milion vjetësh evolucion të ndarë, ndryshimet midis
shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të afërm
dhe 10 herë më të vogla se ato midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca midis
sekuencave të ADN-së ndërmjet njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95% deri në 99%.
[15][16][17][18]
Është vlerësuar se njerëzit u shmangën nga sekuenca e evolucionit 5 milionë
vjet më parë me shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë nga gorrillat. Megjithatë, një
kafkë e një hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e klasifikuar siSahelanthropus
tchadensis, është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo mund të tregojë një shmangie akoma
më të hershme.[19]

Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një numër i rëndësishëm ndryshimesh


morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet
paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik ishte
zhvillimi i një sistemi lëvizës dykëmbor në vend të atij arboreal(nëpërmjet kacavirrjes në
pemë),[20] me të gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që tendoset dhe përthyhet
përpara, këmbë të gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e reduktuar e pjesës së sipërme të
trupit.

Më vonë, njerëzit e hershëm zhvilluan një tru shumë më të madh: rreth 1,400 cm³ te
njerëzit modernë, dy herë më shumë se madhësia e trurit të shimpanzesë dhe gorrillës.
Rritja e trurit të njeriut pas lindjes ndryshon nga ato të majmunëve të tjerë dhe i lejon
njerëzve të rinj periudha të zgjatura të mësimeve sociale dhe përvetësimit të gjuhës.
Antropologët fizikë argumentojnë se ndryshimet ndërmjet strukturës së truve të njerëzve
dhe atyre të majmunëve të tjerë janë akoma më të mëdha se ndryshimet e përmasave.

Ndryshime të tjera të rëndësishme morfologjike përfshijnë: zhvillimin e një mbërthimi


ose kapje(me duar)me fuqi dhe preçizion;[21] një sistem përtypës të reduktuar; një
zvogëlim të dhëmbëve të qenit; dhe ulja e laringut dhe kockës së nëngjuhës, duke e bërë
të folurin të mundshëm. Një ndryshim i rëndësishëm fiziologjik ishte zhvillimi i ovulimit
të fshehtë, që mund të jetë përputhur me zhvillimin e disa ndryshimeve të rëndësishme në
sjellje, si lidhja e çifteve. Një ndryshim tjetër me peshë ishte zhvillimi i materialeve të
bëra nga njeriu, të cilat sa erdhën e u bënë më të zakonshme dhe të sofistikuara.[22][23]

[redakto] Periudha Paleolitike

Pasqyrim artistik i shaqur gjatë Paleolitit të sipërm: figurina e Venusit të Dolni Vestonice,
një nga realizimet më të hershme të trupit të njeriut, që daton 29000 deri 25000 vjet më
parë

Njerëzit modern evoluan nga Homo sapiensët arkaikë(p.sh Homo neanderthalensis ose
Homo rhodesiensis) në Afrikë gjatë Paleolitit të Mesëm, rreth 200000 vjet më parë. Nga
fillimi i Paleolitit të Sipërm rreth 50000 vjet më parë, gjuha, muzika dhe shprehi të tjera
kulturore të përhapura kudo, u zhvilluan.

Lëvizja migratore për jashtë Afrikës është vlerësuar të ketë ndodhur rreth 70000 vjet më
parë. Njeriu modern si rrjedhojë, u shpërnda në të gjitha kontinentet, duke zëvëndësuar
hominidët e mëparshëm: Ata filluan ta banonin Euroazinë dhe Oqeaninë që 40000 vjet
më parë dhe Amerikat që 14500 vjet më parë.[24] Ata zhvendosën Homo neanderthalensis
dhe lloje të tjera me origjinë prej Homo erectus (që kishte banuar në Euroazi që 2 milionë
vjet më parë) me anë të riprodhimit të suksesshëm dhe rivalitetit për resurse.[25]

Provat e mbledhura nga arkeogjenetistët që nga vitet 1990 kanë dhënë mbështetje të
madhe skenarit të migrimeve jashtë Afrikës dhe ka pakësuar mundësitë e hipotezës multi-
rajonale, që propozonte se njerëzit modernë evoluan nga popullsi individuale hominidësh.
[26]

Gjenetistët Lin Jorde dhe Henri Harpending të "Universitetit të Jutas" sugjerojnë se


variacionet janë shumë të vogla në krahasim me speciet e tjera. Ata gjithashtu propozojnë
se gjatë Pleistocenit të Vonë, popullsia e njerëzve shkoi jo më shumë se 10000 dhe
mundësisht aq ulët sa 1000. Arsye të ndryshme për këtë hipotezë janë marrë si të
mirëqena, një ndër të cilat është teoria e katastrofës së Tobës.[27]

[redakto] Tranzicioni drejt qytetërimit


Bujqësia dhe zbutja e kafshëve çoi në ngritjen e vendbanimeve të qëndrueshme.

Deri 10000 vjet më parë, shumica e njerëzve jetonin si mbledhës dhe gjuetarë. Ata, në
përgjithësi, jetonin në grupe të vogla nomadike. Ardhja e bujqësisë nxiti Revolucionin
Neolitik, në të cilin u formuan vendbanime të përhershme, u zbutën kafshë dhe filluan të
përdoren vegla metalike. Bujqësia nxiti tregtinë dhe bashkëpunimin dhe krijoi një shoqëri
komplekse.

Rreth 6000 vjet më parë, u zhvilluan proto-shtetet e para në Mesopotami, Luginën e Nilit
në Egjipt dhe Luginat e Indusit. Forcat ushtarake u formuan për mbrojtje dhe qeveria për
të administrim. Shtetet bashkëpunonin dhe konkurronin për resurse, dhe në disa raste
fillohej dhe luftë. Rreth 2000 dei 3000 vjet më parë, disa shtete si Persia, India, Kina,
Roma dhe Greqia u bënë perandoritë e para nëpërmjet pushtimit. Besime fetare ndikuese,
si Judaizmi, që e kishte origjinën prej Lindjes së Mesme dhe Hinduizmi që vinte nga Azia
Jugore, u ngritën për nga rëndësia në këtë kohë.

Fundi i Mesjetës pa ngritjen e shumë ideve dhe teknologjive revolucionare Në Kinë, një
shoqëri e zhvilluar dhe e urbanizuar i dha shtysë inovacioneve dhe shkencave, si
shtypshkronja dhe shpimi i farës. Në Indi, zhvillime të mëdha ishin bërë në matematikë,
filozofi, fe dhe metalurgji. Periudha e Artë Islamike pa zhvillime të mëdha shkencore në
Perandorinë Islamike. Në Europë, rizbulimi i vlerave të Antikitetit klasik dhe shpikja e
shtypshkronjës prirën Rilindjen në shekujt XV-XVI. Gjatë 500 vjetëve të ardhsme,
eksplorime dhe kolonizimi i sollën Europës kontroll të madh mbi shumicën e Aerikave,
Azisë dhe Afrikës, duke çuar në përleshje të mëvonshme për pavarësi. Revolucioni
shkencor në shekullin e XVII dhe Revolucioni Industrial në shekujt e XVIII-XIX nxitën
risitë në transport, si hekurudhat dhe automobilët; shfrytëzimin e energjisë, me anë të
qymyrgurit dhe elektricitetit; dhe zhvillimin e qeverive, me sisteme të reja si demokracia
dhe komunizmi.

Me mbërritjen e Epokës së Informacionit në fundin e shekullit të XX-të, njerëzit modernë


jetojnë në një botë që sa vjen e globalizohet dhe ndërlidhet më shumë. Që nga 2008, mbi
1.4 miliardë njerëz janë të lidhur nëpërmjet tyre me anë të internetit[28] dhe 3.3 miliard
njerëz me anë të celularit.[29]

Megjithëse ndërlidhja ndërmjet njerëzve ka nxitur zhvillimin e shkencës, artit, diskutimit


dhe teknologjisë, ajo ka prirë në përleshje kulturore dhe në përdorimin e armëve të
shkatërrimit në masë. Qytetërimi njerëzor kaçuar në ndotje dhe shkatërrim mjedisor, duke
rezultuar në shfarosjen në masë të formave të tjera të jetës,[30] që mund të përshpejtohet
nga ngrohja globale në të ardhmen.[31]

[redakto] Habitati dhe popullsia

Njerëzit shpesh jetojnë në struktura sociale të bazuara te familja dhe krijojnë strehim
artificial.
Vendbanimet e para njerëzore ishin të varura nga sasia e ujit dhe dhe në varësi të jetesës,
resurse të tjera natyrore si tokat pjellore për rritjen e prodhimeve bujqësore dhe të
bagëtisë, ose në stinë të caktuara duke gjuajtur pre të ndryshme. Gjithsesi, njerëzit kanë
një aftësi të madhe për të ndryshuar habitatin e tyre me metoda të ndryshme, si ujitja,
planifikimi urban, ndërtimi, transporti, prodhimi i mallrave, shpyllëzimi dhe shkretëzimi.
Me shfaqjen e tregtisë në shkallë të gjerë dhe infrastrukturës së transportit, afërsia e
këtyre resurseve është bërë e panevojshme dhe në shumë vende, këto faktorë nuk janë më
një forcë drejtuese e rritjes dhe zvogëlimit të popullsisë. Megjithatë, mënyra se si habitati
ndryshohet është një përcaktues i rëndësishëm në ndryshimin e popullsisë.

Teknologjia i ka lejuar njerëzit të kolonizojnë të gjitha kontinentet dhe të përshtaten në të


gjithë mjediset e ndryshme. Në dekadat e fundit, njerëzit kanë eksploruar Antarktikën,
thellësitë e oqeaneve, hapësirën e jashtme, edhe pse kolonizimi i këtyre mjediseve është
akoma i parealizueshwm. Me një popullsi mbi 6 miliard, njerëzit janë mes gjitarëve të
mëdhenj më të shumtë në numër. Shumica e njerëzve jetojnë në Azi (61%). Pjesa tjetër
jetojnë në dy Amerikat (14$), në Afrikë (14%), Europë (11%), dhe Oqeani (0.5%).

Banimi i njerëzve në sisteme ekologjike të mbyllura në mjedise të ashpra, si në


Antarktikë dhe hapësirë është e shtrenjtë, e pakët në kohë dhe e kufizuar vetëm për
ekspedita shkencore, ushtarake ose industriale. Jeta në hapësirë ka qenë shumë sporadike,
me jo më shumë se 13 veta në një kohë të caktuar. Midis viteve 1969 dhe 1972, dy njerëz
kaluan intervale të shkurtra në Hënë. Që nga nëntori i 2009, asnjë trup qiellor nuk është
vizituar nga njerëzit, edhe pse ka patur një prezencë të vazhdueshme të njerëzve që nga
lëshimi i ekuipazhit fillestar për të banuar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 31
tetor 2000. Gjithsesi, trupa të tjerë qiellorë janë vizituar nga objekte të bëra nga njeriu.

Që nga viti 1800, popullsia e njerëzve është rritur nga 1 miliard në 6 miliard.[32] Në 2004,
rreth 2.5 miliard njerëz nga 6.3 miliard (39.7%) jetonin në zona urbane dhe kjo përqindje
pritet të rritet në shekullin e XXI. Në shkurt 2008, OKB vlerësoi se gjysma e popullsisë
do jetojë në zona urbane në fundin e vitit.[33] Problemet e njerëzve që jetojnë në qytete
janë format e ndryshme të ndotjes dhe krimit,[34] sidomos në brendësi të qyteteve dhe në
lagjet e varfra periferike. Të mirat e jetesës në zona urbane janë analfabetizmi më i ulët,
aksesi në të gjitha njohuritë dhe paprekshmëri nga uria në zonat rurale.

Njerëzit kanë patur një efekt dramattik në mjedis. Meqë njerëzit rrallë merren si pre, ata
janë përshkruar si supergrabitqarë.[35] Momentalisht, me anë të shfrytëzimit të tokës,
djegies së karburanteve fosilë dhe ndotjes, njerëzit mendohet se janë shkaktarët kryesorë
të ngrohjes globale.[36] Aktiviteti i njerëzve besohet se është një kontribues kryesor në
zhdukjen në masë të shumë specieve. Nëse vazhdohet kështu, parashikohet se gjysma e
gjithë specieve do të zhduket në shekullin e ardhshëm.[37][38]

[redakto] Biologjia
[redakto] Anatomia
Artikulli kryesor: Anatomia e njeriut
Pjesët themelore anatomike të njeriut femrës dhe mashkullit.

Trupi i njeriut ndryshon në mënyrë të ndjeshme dhe kjo varet nga gjenet por edhe nga
faktorët e jashtëm të ambientit ku jeton dhe nga dieta dhe ushtrimet. Një njeri i rritur
mund të jetë mesatarisht i gjatë nga 1.5 deri në 1.8 m, kjo ndryshon nga vendi në vend.[39]
[40]
Pesha mesatare e trupit të njeriut është për mashkullin e rritur 76–83 kg dhe për
femrën 54–64 kg.[41] Ndryshe nga çdo primat tjetër, njerëzit janë të aftë të lëvizin me dy
këmbë, duke i lënë krahëve mundësinë për të manipuluar objektet e ndryshme me anë të
duarve, të ndihmuara nga gishtat e mëdhenj. Megjithëse njerëzit duken me më pak qime
me primatët e tjerë, me rritje të dukshme të tyre kryesisht në majën e kokës, në sqetulla
dhe në zonën pubike, njeriu mesatar ka më shumë folikula qimesh në trupin e tij se një
shimpanze mesatare. Dallimi kryesor është se qimet e njerëzve janë më të shkurtër, më të
imët dhe me pigment më të ulët se qimet e shimpanzesë, duke i bërë më të vështirë pë t´u
parë.[42]

Ngjyra e lëkurës së njeriut përcaktohet nga prezenca e pigmentit të melaninës. Ngjyra e


lëkurës së njeriut mund të variojë nga e bardha deri kafja e errët deri te rozja e zbehtë,
kurse qimet e njeriut variojnë nga e bardha te kafja, e kuqja dhe e zeza.[43] Kjo varet nga
sasia e melaninës (një pigment që bllokon rrezet e diellit)në lëkurë dhe flokë, që
përqendrimi i së cilës ulet me kalimin e viteve, duke çuar në formimin e flokëve gri ose të
bardhë. Shumica e studiuesve besojnë se errësimi i lëkurës ishte një adoptim që u evolua
për mbrojtjen nga rrezet ultravioletë dhe rrezatimit diellor. Gjithsesi, kohët e fundit është
thënë se ngjyrat e ndryshme të lëkurës janë një adaptim për balancimine folatit, që
shkatërrohet nga rrezet ultraviolet, dhe vitaminën D, që kërkon rrezatimin që të formohet.
[44]
The skin pigmentation of contemporary humans is geographically stratified, and in
general correlates with the level of ultraviolet radiation. Human skin also has a capacity
to darken (sun tanning) in response to exposure to ultraviolet radiation.[45][46] Humans tend
to be physically weaker than other Përbërësit e trupit të njeriut
similarly sized primates, with young, Te një person që peshon mbi 60 kg
conditioned male humans having been Përbërësi Masa[48] Përqindja e atomeve[48]
shown to be unable to match the strength of Oksigen 38.8 kg 25.5%
female orangutans which are at least three Karbon 10.9 kg 9.5%
times stronger.[47]
Hidrogjen 6.0 kg 63.0%
Azot 1.9 kg 1.4%
[redakto] Gjenetika
Të tjera 2.4 kg 0.6%
Artikulli kryesor: Gjenetika humane

Njerëzit janë krijesa eukariote. Ç'do qelizë diploide ka dy lloj kromozomesh 23


kromozome trashëgohen nga njëri prej prindërve dhe 23 tjera nga prindi tjetër. 22 çifte
kromozomesh janë autozome dhe një çift prej tyre e përcaktojnë gjininë. Sipas njohurive
aktuale njerëzit kanë nga 20,000deri 25,000 gjene. Si edhe gjitarët tjerë njerëzit kanë
kromozomin XY që përcakton gjininë. Femrat e kanë kromozomin XX dhe mashkujt
kromozomin XY. Kromozomi X përgjigjet për gjenet e që se përmbajnë kromozomin Y,
Kjo do të thotë se gjeni recesiv i shoqëruar me kromozomin X siç është hemofilia i prek
më shumë meshkujt sesa femrat.
Hormonet indore
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko

Hormonet indore janë substanca kimike, të cilat krijohen në inde të ndryshme. Këto
hormone përmes gjakut ose limfës shkojnë në organe të ndryshme ku mund të ndikojnë
në funksionin e tyre. Hormonet më të rëndësishme indore janë: acetilkolina, histamina,
serotonina.

[redakto] Acetilkolina
Acetilkolina është substancë, e cila lirohet në mbaresa të fijeve nervore. Kjo e mundëson
përcjelljen e ngacmimeve prej nervit në muskul. Pra, është mediator kimik (trasmiter) i
impulseve nervore. Përcjellja e ngacmimeve nervore bëhet me substanca kimike, të cilat
quhen neurotransmetues. Neurotransmetuesit më të rëndësishëm janë acetilkolina dhe
noraderenalina. Në bazë të kësaj edhe fijet nervore ndahen në kolinergjike dhe
adrenergjike. Aetolkolina sinetitzohet prej acidit acetik dhe kolinës që është një lloj
aminoalkooli. Grumbullimi i acetilkolinës në organizëm e pengon enzimi acetilkolin-
esteraza. Ky enzim e zbërthen acetilkolinën në acid acetik dhe në kolinë.

[redakto] Histamina
Krijohet në organizëm prej aminoacidit histidinë. Gjendet në shumë organe dhe në inde,
në lëkurë, në zorrë, në mushkri, në tru etj. Ka veprim të shumëfishtë. Në lëkurë shkakton
vazodilatacion (zgjerimin e enëve të gjakut), skuqje të lëkurës sepse e rritë
lëshueshmërinë e kapilarëve të gjakut, e rrit sekrecionin e lënhut në lukth, e shakton uljen
e shtypjes së gjakut. Degradimi metabolik i histaminës bëhet në mëlqi dhe veshkë.
Histamina krijohet prej aminoacidit histidinë përmes procesit dekarboksilimi- largimit të
dioksidit të karbonit nga histidina.

Shnëdërrimi i histidinës në histaminë nga dekarbokilimi i histidinës


[redakto] Serotonina
Serotonina krijohet prej aminoacidit triptofan. Serotonina gjendet në trombocite (pllakëza
të gjakut), në mukozën e traktit digjestiv, në shpretkë, në tru etj. Ka veprim të
shumëfishtë pas lëndimeve, kur lirohet prej trombociteve e pengon humbjen e gjakut.
Nëse përqendrimi është i madh e rit shtypjen e gjakut, kursse në përqëndrime të vogla,
stimulon qendrën për frymëmarrje, ndërsa sasia e madhe ndal funksionin e saj.

Hormonet digjestive
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Hormonet digjestive janë hormone që i tajojnë qelizat e lukthit dhe të zorrëve. Ato pasi të
derdhen në gjak e stimulojnë sekretimin e lëngjeve digjestive. Kryesisht janë polipeptide
të përbëra nga dhjetra aminoacide. Hormonet më të rëndësishme digjestive janë: gastrina,
sekretina, holecistokinina, pankreozimina, enterokrinina dhe enterogastroni.

Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
 1 Gastrina
 2 Sekretina
 3 Holecistokinina
 4 Pankreozimina
 5 Enterokrinina

 6 Enterogastroni

[redakto] Gastrina
Gastrina (gasrosekretina) është hormon indor, të cilin e sekreton mukoza e lukthit. Pasi të
resorbohet dhe të bartet përmes gjakur, stimulon sekretimin e lëngut të lukthit. Pra,
gastrina e shpreh ndikimin e saj në vendin e krijimit. Sipas strukturës kimike është
polipeptid, i ndëruar prej 17 aminoacideve. Tajimin e gastrinës në mukozën e lukthit e
nxit histamina dhe acetilkolina. Gastrina i stimulon qelizat e mukozës së lukthit që ta
sistetizojnë dhe tajojnë HCL-in. Ajo nuk ka ndikim në biosintezën dhe sekretimin e
enzimeve të mukozës së lukthit.

[redakto] Sekretina
Sektretina është hormon indor i mukozës së zorrës dymbëdhjetëgishtore, i cili aktivizohet
dhe lirohet nën ndikimin e acidetiti të lukthit. Përmes gjakut bartet tek pankreasi, ku e
stimulon sekretimin e një sasie të madhe të lëngut pankreatik. Sipas strukturës kimike
është polipeptid i ndërtuar prej 24 aminoacideve. E stimulon edhe sekretimin e vrerit,
kurse e inhibon atë të gastrinës.

[redakto] Holecistokinina
Lirohet nga qelizat e mukozës së duodenumit nën ndikimin e yndyrnave, acideve dhe
produkteve të zbërthimit të proteinave. Sipas strukturës kimike është polipeptid i ndërtuar
prej 33 aminoacidesh. Funksioni i saj kryesor është stimulimi me rrugë humorale i
zvogëlimit të fshikës së tëmthit me të shkaktohet kalimi i vrarit nga fshika e tëmthit në
zorrë. Pra, nën ndikimin e holecistokininës stimulohet kontraktimi i fshikës së tëmthit dhe
kailimi i vrerit nga fshika në zorrë.

[redakto] Pankreozimina
Është hormon indor, i cili krijohet në zorrë të hollë. Stimulon biosintezën dhe tajimin e
enzimeve në qelizat e pankreasit ekzokrin. Këto enzime janë: amilaza, tripsina,
kimiotripsina, lipaza etj. Lëngu pnkreatik, i cili tajohet pas veprimit të pankreoziminës,
është i pasur me enzima. Pankreozimina sipas strukturës është polipeptid i ndprtuar prej
33 aminoacideve.

[redakto] Enterokrinina
Enterokrinina është hormon, i cili krijohet në qelizat e zorrëve. Është polipeptid. Nën
ndikimin e tij stimulohet sektretimi i lëngut të zorrëve.

[redakto] Enterogastroni
Krijohet në zorrë të hollë. Pas resorbimit përmes gjakut, arrin në lukth, ku e shpreh
ndikimin e vet. Ai krijohet në qelizat e mukozës së zorrëve atëherë, kur peristaltikë dhe
ndikon në zvogëlimin e acidit klorhidrik HCL

Hormonet e gjëndrave endokrine


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about using Wikipedia for research •
Shko te: navigacion, kërko

Gjëndrat endokrine. (Mashkulli majtas, femra djathtas.) 1. Glandula Pinealis 2. Hipofiza


3. Tireoidea 4. Timusi 5. Hormonet e gjëndrave mbiveshkore 6. Pankreasi 7. Vezorja 8.
Testiset

Hormonet e gjëndrave me sekrecion të brendshëm ose gjendrave endokrine quhen edhe


hormone të vërteta për t’i dalluar nga hormonet indore. Fjala endokrin është me
prejardhje greke që do të thotë endo- brenda dhe krino- sekretim (greq. endokrin-
sekretim i brendshëm). Produktet e këture gjëndrave sekretohen dretpërdrejtë në gjak ose
në limfë. Hormonet e këtij grupi janë me strukturë të ndryshme kimike, prandaj edhe
kanë veprim të ndryshëm. Gjendrat endokrine janë: hipofiza, tireoidea, paratiroidea,
pankreasi endokrin, gjendrat mbiveshkore, gjendrat seksuale mashkullore dhe femërore
dhe placenta gjatë shtatëzanisë.

Hipofiza
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Interested in contributing to Wikipedia? •
Shko te: navigacion, kërko
Hipofizia gjendet në bazë të trurit dhe ështe e përforcuar në trurin e mesëm
(hipotalamus). Hipofiza është organ i vogël me peshë 0.5-0.8 g. Është e ndërtuar prej tri
pjesëve: pjesa e përparme- adenohipofiza, pjesa e mesme- pars intermedia, pjesa e
prapme- neurohipofiza. Secila nga këto tri pjesë ka rol të veçantë endokrin. Për njeriun
janë të rëndësishme pjesa e përparme dhe e prapme, kurse pjesa e mesme është e
zhvilluar dobët. Hipofiza përmes hipotalamusit është në lidhje të ngushtë me sistemin
nervor qendror dhe nën ndikimin e S.N.Q. ndërrohet aktiviteti endokrin i hipofizës,
hormonet e të cilës në anën tjetër ndiokjnë në funksionimin e sistemit nervor. Prandaj,
hipofiza është organ, i cili drejtpërdrejt ose tërthorazi rregullon disa funksione të
organizmit dhe funksionet e tërësishme endokrine të Sistemit Nervor Qendror. Në
hipofizë krijohen disa hormone të cilat e rregullojnë aktivitetin sekretor hormonal të
gjendrave të tjera endokrine si p.sh. të gjëndrës tiroide, të gonadeve etj.

[redakto] Funksioni i hipofizës


Pas heqjes së hipofizës nga organizmi shkaktohen çrregullime të ndryshme si ndërprerja e
rritjes 80-120 cm(shkurtabiqët hipofizikë), dhëmbët dalin më vonesë dhe zgjat ndërrimi i
tyre, organet seksuale zhvillohen dobët, pastaj atrofimi i funksioneve të të gjitha
gjëndrave të tjera me sekretim të brendshëm, zvogëlohen proceset oksiduese, rritet
ndjeshmëria ndaj insulinës, shfaqet një hipoglicemi e lehtë etj. Nga kjo shihet se pas
heqjes së hipofizës çrregullohet në përgjithësi metabolizmi i proteinave, sheqernave dhe
lipideve. Nëse ndërpritet funksioni i pjesës së përparme të hipofizës, atëherë ndërpriet
edhe rritja e organizmit. Tek organizmat e rritur, nëse ndërprerja e funksionit është e
pjesshme atëherë kemi atrofimin e të gjitha gjëndrave të tjera endokrine. Mirëpo, nëse
ndërprerja e funksionit është e plotë atëherë kemi të bëjmë një dobësim ekstrem të
organizmit ose trashjes së tepërt. Në pubertet trashja përcillet me zhvillim të ngadalshëm
të gjëndrave seksuale. Nëse rritet sekretimi i hormonit të rritjes në fëmijëri dhe në
pubertet kemi një rritje gjigante (2-2,5 m), e nëse ky çrregullim bëhet ps moshës 25
vjeçare kemi rritjen e pjesëve periferike të trupit (shuplakat e dorës, te shputat e këmbëve,
rritja e hundës, rritja e hundës, nofullës së poshtme, gjuhës). Ky çrregullim quhet
akromegalia. Në këtë rast, jo rrallë shfaqen edhe shenjat e sëmundjes së sheqerit.

Ndarja e hipofizës
Hipofiza ndahet në tri pjesë:

 Hormonet e pjesës së përparme të hipofizës


 Hormonet e pjesës së mesme të hipofizës
 Hormonet e pjesës së prapme të hipofizës

Hormonet e pjesës së përparme të


hipofizës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Find out more about navigating Wikipedia and finding information •
Shko te: navigacion, kërko

Adenohipofiza (pjesa e përparme e hipofizës) i krijon dhe sekreton disa hormone, të cilat
sipas veprimit mund të ndahen në tri grupe:hormone somatotrope-hormone të rritjes,
stimuline- hormonet që stimulojnë funksionin endokrin të gjëndrave të tjera endokrine
dhe lipotrofe.

Sipas strukturës kimike të gjitha hormonet e adenohipofizës janë të natyrës peptidike ose
proteinike, përkatësisht glukoproteide. Në adenohipofizë krijohen dhe sekretohen 6
hormone. Këto janë: hormoni i rritjes- somatotropina ose kresicina, hormoni
tirostimulues- hormoni tireotrop, hormoni adenokortikotrop, hormoni foikostimulues,
hormoni lutenizues dhe prolaktina.

Hormoni i rritjes ka ndikim të caktuar në inde të ndryshme. Të gjitha hormonet e tjera të


adenohipofizës e stimulojnë dhe rregullojnë sekretimin e gjëndrave të tjera endokrine.
Hormonet flikulostimuluese e rregullojnë sekretimin e gonadave (gjëndrave seksuale
mashkullore dhe femërore). Për këtë arësye këto hormone quhen gonadostimulinat. Kjo
gjendër tek mashkulli është testisi ndërsa tek femra është ovariumi.

 Somatropina
 Hormoni tireotrop
 Hormoni adenokortikotrop
 Gonadostimulinat
 Prolaktina

Somatropina
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Interested in contributing to Wikipedia? •
Shko te: navigacion, kërko

Somatropina-hormoni i rritjes

Somatropina (kresecina) krijohet në qelizat e adenohipofizës. Sipas strukturës kimike


është polipeptid. Ka rol të shumëfishtë në organizmëm. Ky hormon, duke e stimuluar
sintezën e proteinave, e shpejton rritjesn e organizmit. Kur sekretohet tepër në fëmijëri
shkakton gjigantizmin, e kur krijohet pak rezulton rritjes e vogël (shkurtabiqët). Tek
organizmat e rritur kur krijohet shumë shkakton joproporcionale të pjesëve periferike të
trupit he të organeve. Kjo sëmundje quhet akromegali dhe njihet lehtë, sepse tek ata
persona rriten shuplakat e duarve, shputa e këmbëve, nofulla e poshtme, hunda dhe gjuh

Hormoni tireotrop
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Find out more about navigating Wikipedia and finding information •
Shko te: navigacion, kërko

Hormoni tiretrop (tireotropina, tireostimulina) krijohet në hipofizë, kurse stimulon


sekretim të gjëndrave të tjera endokrine. Sipas strukturës kimike është proteid (proteinë e
përbërë), i cili si grup proetetik e ka ndonjë sheqer, prandaj bën pjesë në glikoproteide.
Nëse ky hormon futet në organizëm për os, atëherë kemi inaktivizimin e aktivitetit të tij,
sepse zbërthehet nën veprimin e enzimeve proteolitike.

Tireotropina e stimulon funksionin e gjëndës tiroide. Prandaj, funksioni normal i saj është
i lidhur ngushtë me krijimin dhe sekretimin e tirotropinës në hipofizë. Kjo është vrejtur
kur është hequr hipofiza nga organizmi, sepse atëherë bëhet zvogëlimi i tiroidesë dhe
rënia e sasisë së tiroksinës 50 % pas 4 ditësh.
Hormoni adenokortikotrop
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Hormoni adenokortikotrop (HACT)-kortikotropina është hormon stimulues i


adenohipofizës. Sipas natyrës kimike është një polipeptid i ndërtuar prej 39
aminoacidesh. Ky hormon e stimulon sekretimin e kores së gjëndrës mbiveshkore. Në të
vërtetë e stimulon aktivitetin e kores së gjendrës mbiveshkore, si dhe sintezën dhe
sekretimin e kortikosteroideve, si p.sh. krijimin dhe sekretimin e kortizonit dhe të
glukokortikoideve të tjera. Ky hormon e rregullon edhe sasinë e kolesterolit dhe të acidit
askorbinik (vitamina C) në koren e gjëndrës mbiveshkore. Nëse çrregullohet sinteza e
kortikotropines në hipofizë për shkaqe të ndryshme, atëherë vetvetiu çrregullohet edhe
funksioni i kores së gjëndrës mbiveshkore.

Gonadostimulinat
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko

Hormonet gonadotrope (gonadostimulinat) emërtohen kështu, sepse e stimulonë


funksionin e gonadave- gjëndrave seksule mashkullore dhe femërore (faroret dhe vezoret)
në të cilat krijohen qelizat seksuale- spermatozoidet dhe qeliza vezë. Herët është ditur se
pas heqjes së hipofizës te njeriu nuk zhvillohen më tutje organet seksuale, ndërsa te
shtazët e rritura degjenerohen.

Ekzistojnë dy gonadostimulina:

 gonadostimulinat A (hormoni folokulostimulues- HFS);


 gonadostimulina B (hormoni luteostimulues- HLS).

Gonadostimulina A stimulon zhvillimin e folikulave të Graf-it dhe sekretimin e


estrogjeneve te femrat, kurse te meshkujt stimulon zhvillimni e kanaleve spermatike dhe
pjekurinë e spermatozoideve (qelizat seksuale mashkullore).

Gonadostimulina B stimulon zhvillimin e trupit të verdhë në vezore dhe sekretimin e


hormonit progesteron te femrat, kurse te meshkujt stimulon sekretimin e testosteronit
(hormonit seksual mashkullore).

Sekretimi i tepërt i këture hormoneve te fëmijët shkakton pubëertet të hershëm si dhe


zhvillim të veçorive sekondare seksuale (dalja e qimeve, ndryshimi i zërit etj.). Sasi më e
vogël e këtyre hormoneve zakonisht është te femrat e rritura. Në këtë rast çrrehullohet
cilki menstrual, bien flokët, qimet dhe shfawen çrregullime të tjera.
Prolaktina (hormoni]] luteotrop, laktogjen) është po ashtu një hormon stimulimi. Ai
stimulon sekretimin e gjëndrave qumështore. Sipas natyrës kimike është polipeptid.
Prolatina stimulon sekretimin e qumështit në gjëndrat qumështore të gjinjëve pas lindjes,
pastaj krijimin dhe sekretimin e progresorit etj. Nëse zvogëlohet sinteza e këtij hormoni,
do të ketë çrregullime në zhvillimin e gjëndrave qumështore dhe në sekretim të
qumështit.

Qumështi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
(Përcjellë nga Qumësht)

I vogli i një dhie duke u ushqyer.

Qumështi është prodhim i lëngëshëm i pa tejdukshëm me ngjyrë të bardhë që prodhohet


nga gjëndrrat qumshtore të femrave gjitare (tek njerëzit e kafshët). Gjendrrat gjitare janë
posaçërisht të specializuara për taitjen e qumështit. Aftësia e prodhimit të qumështit nga
ana e femrave gjitare është karakteristika kyçe që i bën të dallohen.

Femrat gjitare zakonisht e bëjn prodhimin w qumështit pas lindjes dhe qumështi bëhet
ushqimi kryesorë i të voglit. Të ushqyerit e të voglit nga qumështi i gjitarit të llojit të
njejtë (njeriu me qumësht njeiu, lopa me umësht lope etj.) ndihmon në mbrojtjen e të
voglit nga sëmundje të shumta, duke i shtruar imunitetin.

Meshkujt e tëgjitha llojeve të gjitarëve kan gji që janë pjesë kryesore e strukturës trupore
të tyre gjiare, por nuk prodhojn qumësht.

Komponentët e qumështit të pa përpunuar janë të ndryshme varësisht nga lloji i gjitarit,


gjithashtu qumështi ndryshon në përbërje edh brenda llojit varësisht nga raca ose kushtet
tjera, por në tëgjitha rastet përmban sasi të konsiderueshme të yndyrës së ngopur,
proteinave, kalciumit si dhe vitaminës C. Për fat të keq gjat ngrohjes së qumështit
vitamina C shkatërrohet.

Njerëzi si dhe gjitarët tjerë mund të ushqehen me qumësht nëne gjat fëmijërisë së tyre.
Disa gjitarë humbasin aftësinë e prodhimit të qumështit edhe për shkak të mos largimit të
tijë nga gjinjtë.

Disa kafshë prodhojnë qumësht edhe pas kohës së caktuar të ushqimit të të voglit kështu
që njerëzit i shfrytëzojnë këto gjitarë për mbledhjen e qumështit dhe përdorimin e tijë për
prodhimin e ushqimeve të dryshme.
Hormonet e pjesës së mesme të hipofizës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Interested in contributing to Wikipedia? •
Shko te: navigacion, kërko

Hormonet e pjesës së mesme-Te njeriu pjesa e mesme e hipofizës nuk dallohet mirë
morfologjikisht, kurse te disa kafshë kjo pjesë e hipofizës dallohet mirë. Në qeliza të
kësaj pjese të hipofizës sintetizohet dhe sekretohet vetëm një hormon- hotmoni
melanostimulues (HMS) ose intermedina. Sipas strukturës kimike është polipeptid i
ndërtuar prej 22 aminoacidesh. Roli kryesor i HMS mbështet në stimulimin e
melanociteve (qelizave pigmentuese të lëkurës) për ta bërë sintezën e melaninës
(pigmenti i murrmë i këkurës).

Hormonet e pjesës së prapme të hipofizës


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about citing Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Pjesa e prapme e hipofizës

Pjesa e prapme e hipofizës (Neurohipofiza) është e lidhur ngushtë në kuptimin anatomik


dhe ffunksional me hipotalamus. Dëmtimi i hipotalamusit shkakton çrregullimin e
neurohipofizës dhe anasjelltas. Në bazë të kësaj mendohet se tipotalamusi e ka funksionin
e njejtë sekretor si neurohipofiza dhe se i sekretojnp hormonet e njëjta. Sot dihet se
neurohipofiza zhvillohet prej indit nervor. Mendohet se neurohipofiza nuk sintetizon fare
hormone, por shërben vetëm si rezervuar në të cilin grumbullohen hormonet, të cilat
krijohen në hipotalamus. Këto hormone janë:

 Vazopresina (hormoni antidueritik- Had)


 Oksitocina

Vazopresina
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko

Vazopresina

Vazopresina sipas strukturës kimike është oligopeptid i nërtuar prej 8 aminoacidesh.


Roli i saj kryesor është në rregullimin e sasisë së urinës që sekretohet për 24 orë (në
rregullimin e diurezës). Nëse çrregullohet mekanizmit i krijimit të vazopresinës dhe
sekretimi i saj në gjak atëherë shfaqet sëmundja e diabetit josheqerik- diabetes insibidus.
Të sëmurët nga ky lloj diabeti pijnë shumë ujë dhe gjatë ditës derdhin sasi të mëdha të
urinës (5-10 litra urinë). Urina është e zbehtë, gati pa ngjyrë dhe me peshë të vogël
specifike (1.002-1.005

Oksitocina
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Molekula e oksitocinës

Oksitocina është po ashtu oligopeptid i ndërtuar prej 8 aminoacidesh (si vazopresina).


Është substancë e cila i shkakton dhimbjet e lindjes te gratë shtatëzëna. Për këtë arsye
përdoret në gjinekologji. Ky hormon i stimulon edhe kontraksionet e muskulaturës së
lëmuar të zorrëve, fshikës së tëmthit dhe asaj të urinës. Oksitocina ndikon edhe në rritjen
e sekretimit të qumështit nga gjëndrat qumështore. Veti akti i thithjes së qumështit e
shkskton rritjen e përdorimit të oksicinës.

Tireoidea
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Interested in contributing to Wikipedia? •
Shko te: navigacion, kërko

Gjëndrat endokrine:
1. Gjëndrat tiroide
2. Gjëndrat paratiroide

Tireoidea-hjëndra tireoide gjendet në pjesën e përparme të qafës, në dy anët e trakesë..


Te njeriu i rritur është e rëndë 20-30 g. Është organ i furnizuar mirë me gjak. Edhe pse
është është e vogël nëpër enët e saj të gjakut qarkullojnë rreth 5 litra gjak brenda një ore,
që në fakt është sasia e gjakut në organizmin e njeriut. Kjo gjëndër përmban një sasi të
madhe jpdi (10-15 mg jod), kështu që është organi më i pasur me jod në organizëm.
Deponimi i jodit është veçori e veçantë e funksionit normal të saj. Gjëndra tiroide
sekreton tre hormone dhe ato janë: tiroksina, trijodtironina, tireokacitonina.

[redakto] Titjodtironina
Dallohet nga tiroksina sipas strukturës vetëm në atë se në molekulën e saj ka një atom jod
më pak. Ka veprim të njejtë si tiroksina, por ky veprim shprehet shkurt dhe shpejt.

[redakto] Trieokalcitonina
Është hormon i tiroides i cili ndikon në metabolizmin e kalciumit. Ky hormon stimulon
deponimin e kalciumit në eshtra. Është me natyrë proteinike- polipeptid i ndërtuar prej 78
aminoacidesh.

Tiroksina
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Interested in contributing to Wikipedia? •
Shko te: navigacion, kërko

iroksina (T₄)

Tiroksina është hormoni kryesor i gjendrës tiroide. Sipas strukturës kimike është derivat
i aminoacidit tirozinë. Në qelizat e gjëndrës gjendet e lidhur për një globulinë, e cila
quhet tiroglobulinë. Ka rol të shumëfishtë në organizëm. Tiroksina stimulon sintezën e
proteinave në qeliza, prandaj ka ndikim në rritjen e organizmit. Ka ndikim edhe në
zhvillimin e strukturës dhe të funksionit të kores së trurit të madh, e me këtë ka ndikim
edhe në zhvillimin psikik. I stimulon edhe proceset e oksidimit në organizëm.

Nëse krijohet sasi e madhe e tiroksinës, atëherë si rezultat i hiperfunksionit së tiroidesë


është hipertireoza. Sasi të rritur të tiroksinës zakonisht kemi kur rritet sekretimi i
gormonit tirotrop të adenohipofizës. Në këtë rast shfaqen çrregullime metabolike në
organizëm, sëmundja e Bazedovit, dhe këta persona dobësohen, djersiten shumë, kanë të
rrahura më të shpejta të zemrës, ligështim.

Nëse zvogëlohet sasia e tiroksinës te personat e ritur, atëherë zvogëlohet metabolizmi dhe
shfaqen simptoma të ndryshme (kllapia, ligështia, lëkura e thatë, rënia e flokëve, rritja e
gjuhës, ndryshimi i ngjyrës së zërit etj). Kjo sëmundje quhet hipotireozë dhe e njëjta te të
rinjët shkakton engesa në zhvillimin, ndërsa te fëmijët pengesa në zhvillimin psikik
(kretenizmi tireoid). Kur jodi mungon në ujë për pije, atëherë njeriut dhe kafshëve
shtëpiake u del gusha. Disa nga sëmundjet më të shpeshta të ven dit tonë janë edhe
çrregullimet e gjëndrës tiroide. Kjo gjëndër ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe ka
formën e një fluture me dy krahë, që mbështillen rreth trakesë. Funksioni i vetëm i
tiroides është të prodhojë hormonet e tiroides, të cilat kanë ndikim pothuajse në të gjithë
indet e trupit, ku rrit aktivitetin qelizor. Pra, funksioni i tiroides është të rregullojë
metabolizmin e trupit
Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
 1 Zmadhimi i tiroides
 2 Grupmoshat më të prekura
 3 Kurimi
 4 Simptomat e mbiprodhimit të tiroides
 5 Simptomat e nënprodhimit të tiroides
 6 Mbiprodhimi i tiroides dhe simptomat
 7 Nënprodhimi i hormoneve nga gjëndra tiroide

 8 Jodi shkak për gjëndrën e tiroides

[redakto] Zmadhimi i tiroides


Kjo sëmundje e njohur si gusha, është e përhapur në gjithë vendin tonë. Shkaku parësor i
rritjes së gjëndrës tiroide është pamjaftueshmëria e jodit. Jodi është një mikroelement që
ndodhet në ambient dhe është shumë i nevojshëm për organizmin. Gjëndra tiroide rritet
për të kompensuar mungesën e jodit dhe nga mungesa e këtij të fundit në tiroide
formohen disa kokrra ose lobuj, ku si madhësia edhe funksioni i tyre është i ndryshëm.
Por zmadhimi i tiroides shfaqet në disa mënyra. Kështu, themi se ka gusha, të cilat
shfaqen në mënyrë sporadike si pasojë e mungesës kongjenitale (të lindur) të sintezës të
hormonit të tiroides, pra kjo është gjenetike. Por si shkak i përdorimit të disa
medikamenteve këto të fundit e pengojnë prodhimin e hormoneve te tiroides. Ka raste kur
gusha shfaqet në 10 për qind të popullsisë. Në këto raste quhet si strumë (gushë)
endemike.

[redakto] Grupmoshat më të prekura


Gusha shfaqet me tepër tek femrat në adoleshencë dhe gjatë shtatzënisë, për arsye
fiziologjike. Organizimi i tyre ka më tepër nevojë për jod, i cili merret nëpërmjet
ushqimit dhe ujit të pijshëm. Fëmijët që kanë struma, nga disa studime rezulton se
inteligjenca dhe rezistenca e tyre është më e ulët se e moshatarëve të tyre. Organizimi
mund të ketë nevojë për më shumë hormone disa herë, sidomos gjatë pubertetit apo gjatë
shtatzënisë. Këto hormone duhen marrë edhe gjatë shtatzënisë, sepse nuk e dëmtojnë
embrionin (fetusin). Megjithatë kjo praktikë është e gabuar sepse nuk bazohet në baza
shkencore. Nëse një person ndjen shqetësime është e rekomanduar që ti drejtohet mjekut
dhe të ndjekë këshillat e duhura.

[redakto] Kurimi
Mjekimi me i mirë i gushës është profilaksia me jod nëpërmjet kripës së jonizuar. Po
kështu, fëmijëve duhet t’u jepen disa lloje tabletash si Letrox, Euxhyrox, Jodox. Një tjetër
mënyrë mjekimi është duke u vaksinuar me vaj të jonizuar. Por janë të njohura edhe
rastet kur një pacient ka prodhim të tepërt të hormonit nga gjëndrat tiroide. Metodat e
sotme të përdorura për trajtimin e një të sëmuri me hypertheroze (mbiprodhim të
hormonit nga tiroidja) janë medikamentet: medikamentet antitiroides, jodi radioaktiv ose
ndërhyrja kirurgjikale. Çdo metodë ka avantazhet dhe disavantazhet dhe është e zgjedhur
për pacientet individualisht. Por ka raste kur gjëndrat tiroide prodhojnë më pak hormone
sesa sasia normale. Ky proces quhet hypothyroze dhe është i pranishëm tek pacienti disa
vjet para se të zbulohet dhe të kurohet. Kjo lloj sëmundjeje shfaqet gjatë shtatzënisë.

[redakto] Simptomat e mbiprodhimit të tiroides


- Të rrahura të shpeshta të zemrës - Humbje të peshës - Këputje trupi e theksuar - Nuk
durojnë të nxehtin - Gjumë i çrregullt - Temperaturë e lartë - Djersitje e theksuar - Aritmi
- Probleme të syve

[redakto] Simptomat e nënprodhimit të tiroides


- Lëkurë e thatë - Gjatë gjithë kohës pacienti ka ftohtë - Fryrje të fytyrës - Anemi -
Trashje të zërit - Rënie të flokëve - Lodhje fizike e përgjumje - Të rrahura të pakta të
zemrës - Yndyra të larta

[redakto] Mbiprodhimi i tiroides dhe simptomat


Gjëndra e tiroides është e prirur për probleme të shumta, të dukshme, ku disa prej tyre
janë shumë të zakonshme. Një nga këto çrregullime të funksionit të saj është prodhimi i
tepërt apo i pakët i hormonit. Tjetër është rritja e volumit të tiroides, duke shkaktuar
shtypjen e strukturave të qafës. Po kështu, një tjetër problem është edhe formimi i
kokrrave (lobujve), të cilat janë shqetësuese për praninë e kancerit në një pjesë të tyre.
Prodhimi i tepërt i hormonit të tiroides quhet hyperthyroze dhe kjo lloj sëmundje ka disa
shenja. Pacientet ndiejnë të rrahura të shpeshta të zemrës, edhe kur ndodhen në gjendje
qetësie. Stina e dimrit shton rrezikun e tiroides Shfaqja e nënprodhimit të tiroides mund
të jetë edhe e kushtëzuar nga stina dhe temperatura. Kështu, periudha e dimrit prek me
shume ata persona, te cilët kanë mungese të jodit. Pra gjëndrat e tyre tiroide prodhojnë
me pak jod nga sasia që kërkon trupi. Në këtë periudhë këta persona kanë shumë ftohtë,
vishen shumë trashë, janë si të lodhur. Po kështu flasin ngadalë, veprojnë si të mefshtë,
veprojnë si të mërzitur, u trashet zëri, lëkurën e kanë të ashpër dhe të thatë, pa djersë.
Kurse për sa i përket grupmoshës më të prekur janë të moshuarit dhe gratë pas shfaqjes së
menopauzës. Është e këshillueshme që këto grupmosha t’i drejtohen mjekut për një
vizitë, për të kuptuar nëse janë të prekur nga kjo sëmundje.

[redakto] Nënprodhimi i hormoneve nga gjëndra tiroide


Kur gjëndrat tiroide prodhojnë më pak hormone sesa sasia normale, ndodh ai proces që
quhet hypothyrozë. Edhe ky çrregullim i funksionit dhe prodhimit të hormoneve nga
tiroidja shoqërohet nga simptomat përkatëse. Por kjo sëmundje e tiroides mund të jetë e
pranishme të pacienti disa vjen para se të diagnostikohet. Hypothyroza shfaqet zakonisht
te femrat gjatë periudhës së shtatzënisë. Simptomat kryesore janë lëkura shumë e thatë,
ndërkohë që personi ndjen gjithmonë ftohtë. Ka një fytyrë të fryrë dhe buhatje të
mukozave të laringut, që sjell trashje të zërit. Po kështu, vihet re lodhje fizike dhe tek
femrat çrregullim të ciklit menstrual. Shenja ta tjera janë kapsllëk, rënie të flokëve,
yndyra të larta në gjak dhe të rrahura të ulëta të zemrës.

[redakto] Jodi shkak për gjëndrën e tiroides


Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një lobi të saj, si pasojë e
mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides.
Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës
tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me
ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod
kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në
vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Në botë ka rreth 1 miliard persona
që kanë mungesë të jodit. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e
shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive.

Hormonet e gjëndrave paratireoide


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko

Gjëndrat endokrine:
1. Gjëndrat tiroide
2. Gjëndrat paratiroide
Në organizëm gjenden 4 gjëndra të vogla, të cilat janë të vendosura afër gjëndrës tireoide.
Këto quhen gjëndra paratireoide. Pesha e këtyre 4 gjëndrave së bashku është 0.05-0.3 g.
Qelizat e këtyre gjëndrave sekretojnë hormonin, i cili quhet papathormon (PTH) por edhe
paratireokrin. Sipas strukturës kimike është një polipeptid i ndërtuar prej 84
aminoacidesh.

 Parathormoni

[redakto] Hiperparatireodizmi
Rritja e sasisë së parathormonit quhet hiperparatirodizëm. Kjo rritje shkaktohet gjatë
shfaqjes së tumoreve të gjëndrave paratireoide. Kur rritet krijimi i hormonit rritet ehe
sekretimi i fosforit në urinë. Kjo shkakton zvogëlimin përqendrimit të fosforit në gjak dhe
rritjen e Ca, i cli mobilizohet prej eshtrave. Për këtë arësye shfaqen vrimat në eshtra.

[redakto] Hipoparatireoidizmi
Paraqitet kur krijohet parathormoni në sasi të vogla. Shfaqet për shkak të dëmtimit të
gjëndrave paratirodie gjatë operimit të gjëndrës tireoide ose infektimit. Në këtë rast
zvogëlohet përqendrimi i Ca në gjak e lidhur me këtë rritet ngacmueshmëria
neuromuskulore. Te këta pacientë kemi sulme spontane të ngërqeve të muskujve të
ndryshëm, e kjo dukuri quhet tetania.

Parathormoni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about using Wikipedia for research •
Shko te: navigacion, kërko
Gjëndrat paratiroide ku prodhohet parathormoni

Parathormoni e rregullon metabolizmin e Ca dhe P në organizëm. Ky hormon e siguron


një përqendrim mjaft konstant e këtyre elelmentevve në gjak (Ca= 9-11 mg %, P= 3-5
mg %). Kur mungon ky hormon atëheë bie sasia e Ca në gjak (hipokalcemia), kurse në të
njejtën kohë rritet sasia e fosforit, sepse në organizëm kalciumi dhe acidi fosforik janë të
deponuar në eshtra në formë të kripës së kalciumi-fosfatit.

Sekretimi i parathormonit varet nga kalcemia. Hipokalcemia shkakton rritjen e sekretimit,


kurse hiperkalcemia e zvogëlon sekretimin e parathormonit. Rritja e Ca në gjak
(hiperkalcemia) e zvogëlon ngacmueshmërinë neuromuskulore. Në këtë rast dobësohen
muskujt, shfaqen çrregullime në lëvizjet e lukthit dhe të zorrëve. Kur rritet sekretimi i Ca
përmes urinës pas një kohe krijohen edhe gurëzit në veshka.

Hormonet e pankreasit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
(Përcjellë nga Hormonet e pankreasit endokrin)
• Find out more about navigating Wikipedia and finding information •
Shko te: navigacion, kërko

Pankreasi

Pankreasi është gjëndër me funksion të dyfishtë : ekzokrin dhe endokrin. Funksioni


ekzokrin shihet nga ajo se një pjesë e pankreasit e krijon dhe sekreton lëngun pankreatik,
i cili përmes kanaleve të ushqimit në trakt digjestiv. Në pjesën tjetër të pankreasit
krijohen edhe hormonet, kështu që kjo pjesë e pankreasit quhet pankreas endokrin. Këto
hormone pankreasi i sekreton drejtpërdrejt në gjak. Në pankreas funksionin endokrin e
kanë indet e veçanta në formë ujdhesave, të cilat quhen ujdhesat e Langerhensit. Këto
ujdhesa e përbëjnë vetëm 1 % të tërë masës së pankreasit. Indi i këtyre ujdhesave është i
ndërtuar prej katër llojeve të qelizave : A, B, C dhe D. Mesë shumti ka qeliza të tipit A
(75 %) në të cilat sintetizohet insulina, kurse në qelizat A - krijohet glukagoni. Funksioni
i qelizave C dhe D nuk dihet.

Qelizat e pankreasit endokrin i sekretojnë dy hormone :

 Insulina
 Glukagoni
Insulina
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about citing Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Struktura e insulinës

Insulina (nga lat. insula – ishull, pasi që prodhohet në të ashtuquajturit Ishujt Langerhans
në pankreas) është një hormon polipeptid, që rregullon metabolizmin e karbohidrateve.

Luan një rol shumë të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të glukozës (sheqerit) në gjak
si dhe në terapinë e Diabetes mellitus (sëmundjes së sheqerit).

Insulina krijohet në pankreas në qelizat a të ujdhesave të Langerhensit. Sipas strukturës


kimike është polipeptid i ndërtuar prej 51 aminoacidesh. Te të gjitha kafshët molekula e
insulinës është e ndërtuar prej dy vargjeve, të cilat janë të lidhura me ura disulfide. Kur
shkëputen urat disulfide bëhet inaktivizimi i insulinës. Insulina nuk mund të merret me
rrugë orale, sepse ajo tretet nën veprimin e enzimeve të traktit digjestiv.

Insulina është hormon i rëndësishëm anabolik ( i sintezës), i cili vepron në inde të


ndryshme si në mëlçi, në indin yndyror dhe në muskuj. Ajo e rrit metabolizmin e
sheqernave, deponimin e glikogjenit, sintezën e proteinave, sintezën e yndyrnave etj.
Megjithatë roli kryesor i insulinës në organizëm është në rregullimin e metabolizmit të
karbohidrateve. Ajo mundëson hyrjen e glukozës në qeliza. Sekretimi i insulinës varet
nga glicemia (sasia e glukozës në gjak). Dihet se glukoza e stimulon dretjpërdrejt lirimin
e insulinës brenda 30-60 sekondave. Rritja e nivelit të glukozës në gjak (hiperglikeia)
është faktor stimulues, i cili rrit sekrecioni e insulinës, ndërsa hipoglicemia (sasia e vogël
e glukozës në gjak), ka efekt të kundërt.

Mungesa e insulinës në organizmin e njeriut shkakton sëmundjen e sheqerit (Diabetes


mellitus). Rritja e insulinës në gjak (hiperinsulizëm) bëhet rrallë. Në këtë rast zvogëlohet
përqendrimi i glukozës dhe shfaqen kriza hiperglicemike.
Glukagoni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about citing Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Struktura e glukagonit

Hormon që prodhohet në pankreas në ishujt e Langerhansit nga qelizat alfa. Për nga
struktura kimike është polipeptid. Ka rol të rëndësishëm në homeostazën e glukozës në
gjak. Kur përqendrimi i glukozës zbret nën nivelin normal që është 50 mg/dL në gjak e
60 mg/dL në serumin e gjakut(siero) glukagoni vepron mbi organet që depozitojnë
glukozën nën formën e glukagonit. Këto organe janë mëlçia dhe muskujt. Nën veprimin e
glukagonit këto organe aktivizojnë enzima që shpërbëjnë glikogjenin në glukozë, duke e
liruar në gjak. Si rrjedhim përqendrimi i glukozës në gjak kthehet në nivel normal. Vlerat
normale të përqëndrimit të glukozës në gjak janë 50 - 100 mg/dL,ndërsa në serum 60 -
110 mg/dL. Por, këto vlera rriten pas ngrënjes.

Ky është hormoni i dytë i pankresasit, i cili krijohet në qelizat a të ujdhesave të


Langerhansit. Sipas struktursë kimike është polipeptid i ndërtuar prej 29 aminoacidesh.
Në krahasim me insulinën ka veprim të kundërt. Stimulon zbërthimin e glukogjenit e pas
kësaj rritjen e glukozës në gjak (hiperglicemia), që është veprim i kundërt nga insulina.
Për këtë asrye glukagoni mund të konsiderohet antagonist i insulinës. Hipoglicemia e nxit
sekretimin e glukagonit, ndërsa hiperglicemia e inhobon sekretimin e tij.

Hormonet e gjëndrave mbiveshkore


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Gjëndrat mbiveshkore

Gjëndrat mbiveshkore janë organe, të cilat gjenden mbi pjesën e sipërme të veshkave.
Kjo dë të thotë se mbi secilën veshkë gjendet nga një gjëndër mbiveshkore. Secila
gjëndër mbiveshkore është e ndërtuar prej dy pjesëve themelore: kores (cotex) dhe palcës
(medula).

[redakto] Hormonet e kores së gjendër mbiveshkore


Korja e gjëndrës mbiveshkore është e ndërtuar prej tri zonave: zona gloglomerulosa,
zona fasciluata dhe zona reticularis. Hormonet që krijohen në koren e gjëndrës
mbiveshkore sipas strukturës kimike bëjnë pjesë në steroide, të cilat quhen
kortikosteroide. Në qelizat e kores së gjëndrës mbiveshore krijohen tri lloje hormonesh:
Mineralokortikosteroidet që i sekretpn zona glomerulosa. Këto hormone ndikojnë
krysisht në metabolizëm të kripërave minerale dhe ujit. Glukokortikosteroidet që i
sekreton zona gfasciculata. Këto hormone ndikojnë kryesisht në metabolizëm të
karhohidrateve. Adrogjenet i sekreton zona reticularis. Këto hormone janë me aktivitet të
hormoneve seksuale mashkullore.

Mineralokortikosteroidet
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Janë hormone të cilat sekretohen në qelizat e zonës glumerulare të kores së gjëndrës


mbiveshkore. Hormonet kryesore të kësaj zone janë dezoksikortikosteroni dhe
aldosteroni. Ky i dyti është 50 herë më efikas se i pari. Mineralokortikosteroidet sipas
strukturës kimike bëjnë pjesë në steroide. Roli kryesor i këtyre hormoneve është
rregullimi i metabolizmit të përbërësve inorganikë: Na, K, bikarbonateve, klorureve dhe
ujit. Kur sasia është sasia është e madhe e këtyre hormoneve atëherë mbahet Na, kloruret,
bikarbonatet dhe uji dhe shfaqen të ënjturat në trup. Këto hormone krijohen në sasi të
vogla tek insuficienca e gjëndrave mbiveshkore. Ky çrregullim quhet sëmundja e
Daisonit. Në këtë rast rritet sekretimi i Na, Cl dhe ujit që e çon në dehidrim të organizmit.

Glukokortikosteroidet
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about using Wikipedia for research •
Shko te: navigacion, kërko

Hormonet më kryesore të këtij grupi janë kortizoni dhe kortizoli. Këto hormone krijohen
në qelizat e zonës fascikulare. Sipas strukturës kimike i takojnë grupit të steroideve. Roli
kryesor i këtyre hormoneve është rregullimi i metabolizmit të sheqeranve. Kur gjenden
me tepricë është vërejtur një zbërthim më intensiv i proteinave, e atëherë si produkte të
zbërthimit të proteinave fitohen aminoacidet. Këto hormone e stimulojnë sintezën më
intensive të glukozës dhe të glukogjenit prej aminoacideve dhe prej komponentëve të
zbëerthimit të lipideve. Biosinteza e glukozës ose e glukogjenit prej substancave që nuk
janë sheqerna (si p.sh. prej aminoacideve ose prej produkteve të zbërthimit të lipideve-
glicerolit ose acideve yndyrore) quhet glukoneogjenezë. Nga kjo shihet se kur rritet sasia
e këtyre hormoneve në organizëm rritet edhe transformimi i proteinave në glukozë që
ndikon në shfaqjen e sëmundjes së sheqerit. Këtë çrregullim e shkakton edhe rritja e
sekretimit të mineralokortikostreoideve dhe androgjeneve. Sëmundja quhet sindroma e
Hushingut.

Zvogëlimi i sasisë së glukokortikosteroideve shkakton hipogliceminë. Kjo ekziston te


sëmundja e Adisonit. Këto hormone e zvogëlojnë edhe lëshueshmërinë e membranave
qelizore, zvogëlojnë numrin e limfociteve dhe të leukociteve eozinofile në gjak periferik.
[redakto] Hormonet e palcës së gjëndrës mbiveshkore
Palca e gjëndrës mbiveshkore funksionon si gjëndër me sekrecion të brenshëm. Qelizat
e palcës kanë ndëertim të ngjashëm si disa qeliza të indit nervor. Palca i sekreton dy
hormone: adrenalina (epinefrina) dhe noradrenalina (simpatina). Këto dy hormone
sekretohen nga qelizat e njëjta të palcës së gjëndrave mbiveshkore. Këto hormone
sekretohen edhe në vende të tjera në organizëm si hormone indore dhe midiatorë kimikë
të impulseve nervore. Pasi të krijohen edhe në vende të tjera (si në glomus aorticus,
glomus coccigeus etj.) deri më sot nuk janë të njohura pasojat e insuficiencës së palcës.
Adrenalina dhe noradrenalina fitohen prej aminoacideve- fenialaninës dhe tirozinës.

Adrenalina
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko

Adrenalina (nga lat. ad dhe ren në


kuptimin mbi veshka) është hormon i
gjëndrave mbiveshkore që lëshohet në
trupin e njeriut kur ai është në gjendje
rreziku apo në stres (zavalë, siklet
psikikë). Ky hormon shkakton rritjen
e frekuencës të rrahjes së zemrës, Formula kimike e Adrenalinës është C9H13NO3
rritjen e shtypjes së gjakut, zgjerimin e bronkeve, rritjen e yndyrave (lipolzë) dhe sheqerit
(glukolizë) në gjak. Adrenalina e ndryshon qarkullimin e gjakut nëpër organe duke e
zvogëluar sasin e gjakut që qarkullon në organet e tretjes dhe duke shtuar gjakun në
muskuj. Adrenalina gjithashtu gjendet si transmitor në tru në neuronet neuroadrenerge.

[redakto] Adrenalina
Adrenalina është hormon me kohëzgjatje të shkurtër veprimi. Ka ndikim të madh në
metabolizëm të sheqernave. Ajo e shakton procesin e zbërthimit të glukogjenit në mëlçi
dhe rritjen e oërqendrimit të glukozës në gjak. Stimulon edhe metabolizmin e yndyrave
dhe të proteinave. Pastaj ka veprim stimulues në zemër, shkakton ngushtimin e enëve të
gjakut që manifestohen me rritj të shtypjes së gjakut arterioz. Rritja e sasisë së
adrenalinës shkakton edhe rritjen e shtypjes së gjakut. Kjo paraqitet te hiperplazia ose
tumori i palcës së gjëndrës mbiveshkore. Kjo sëmundje quhet feokromocitom. Adrenalina
ka veprim të kundërt me insulinësn. Kjo e rrit sasinë e sheqerit në gjak, kurse insulina e
zvogëlon.

Noradrenalina
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko

Molekula e noradrenalinës

Noradrenalina sintetizohet në palcën e gjëndrës mbiveshore. Në palcë gjendet më pak se


adrenalina, kurse në plazmë të gjakut gjendet 5 herë më shumë se adrenalina. Merr pjesë
në procest metabolike së basjku me adrenalizën.

Placenta
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko

Placenta

Placenta (shtrat i fëmijës) është organ, i cili krijohet në uterus gjatë shtatëzanisë. Ka rol
të shumëfishtë gjatë shtatëzanisë. Është organ, i cili zhvillohet së bashku me frytin në
mitër (uterus) gjatë shtatëzënisë dhe pas lindjes nxirret jashtë. Kjo gjatë graviditetit
sekreton disa hormone, të cilat kanë ndikim, jo vetëm në aktivitetin e organeve seksuale,
por edhe në organizmin në përgjithësi. Përveç kësaj, funksioni kryesor i këtij organi është
se gjatë graviditetit mundësohet metabolizmi në fyt. Përmes saj fryti furnizohet me
oksigjen dhe materie ushqyese nga organizmi i nënës, e po ashtu përmes placentës fryti
liron dioksid karbon me produkte të tjera zbërthimi.

Placenta sekreton disa hormone, të cilat ndikojnë në zhvillimin e mitrës dhe gjëndrave
qumështore gjatë shtatëzanisë. Placenta sekreton këto hormone: setronin, progesteronin
dhe Prolanet (gonadostimulinat).

Metabolizmi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-
s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.

Metabolizmi (greq. μεταβολή, metavoli = shkëmbim) apo shkëmbimi i lëndëve, është


tërësia e reaksioneve kimike dhe fizike që ndodhin në një gjallesë, organizëm apo në një
pjesë të tij. Ky proces është baza e jetës, që lejon një qelizë të rritet dhe riprodhohet, të
ruajë ndërtimin e saj, dhe ti përgjigjet mjedisit të saj.

Procesi i metabolizmit ndahet në dy pjesë:

 anabolizmi, që prodhon molekula të ndërlikuara nga më të thjeshtat, duke


përdorur energjinë e prodhuar nga katabolizmi për të ndërtuar përbërësat e
qelizave si p.sh. proteinat dhe acidet nukleike;
 katabolizmi, që kryen shpërbërjen e molekulave të ndërlikuara në të më të
thjeshta, duke prodhuar energji, p.sh. shkatërrimi i ushqimit në frymëmarrjen
qelizore.

Proceset anabolike janë endoergonikë, ndërsa ato katabolikë eksoergonikë.

Proceset metabolike që përmbajnë një përbërës anabolik dhe një katabolik quhen
nganjëherë anfibolikë.

Proceset metabolike, edhe tek organizmat më të thjeshtë, formojnë një rrjet metabolik
shumë të ndërlikuar, të nën ndarë në zinxhirë metabolikë dhe cikle metabolike.

Çdo molekulë që merr pjesë në metabolizëm quhet metabolitë. Çdo përbërje që rrjedh
nga katalizatori quhet enzimë.

Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
 1 Katabolizmi
 2 Zbërthimi
 3 Proceset Anabolike (Proceset Endoenergjetike)
 4 Rregullimi dhe kontrolli
 5 Shiko edhe

 6 Lidhje të jashtme

[redakto] Katabolizmi
Metabolizmi nënkupton :

 Këmbimin e pandërprerë të materies dhe të energjisë , nëpërmjet organizmit dhe


ambientit të jashtëm.
 Sipas kahjes Proceset Metabolike procese katabolike( te zberthimit ) , procese
anabolike ( te sintezes )
 Proceset metabolike jan procese biokimike , enzimatike te cilat kryhen me
pjesmarrjen e Vitaminave dhe hormoneve .
 Në qelizë njëkohësisht kryhen edhe procese metabolike me kahje të ndryshme si
psh : ( në ribozom krijohen proteina ndërsa në mitokondrie zbërthehen ato )
 Egziston nje lidhshmeri ndërmjet Metabolizmit te karbohidrateve , lipideve , dhe
Proteinave .
 Zbërthimi i materieve ushqyese zakonisht përcillet me lirim te energjis ATP (
adenozin trefosfati )
 Proceset katabolike nënkuptojn oksidimin zbërthimin ne prani të oksigjenit) të
komponimeve të përbëra të cilat zberthehen deri në ato më të thjeshta,me ç’rast

lirohet energjia . Prandaj proceset e tilla quhen ekzoenergjietike .

[redakto] Zbërthimi
 Zberthimi shkon perms 3 etapave:

1.Perfshin zberthimin e: Proteinave , aminoacideve , karbohidratet , monosakaridet ,


lipidet , ac. Yndyrore + Glicerol 2. Perfshin zberthimin e : Aminoacideve ,
Monosakarideve dhe Ac.yndyrore + glicerol ne : acid piruvik dhe Acetil CoA. 3.
Nenkupton zberthimin e : Acidit piruvik, Acetil CoA, ne produkte te fundit te
metabolizmit , CO2,H2O, dhe ATP

[redakto] Proceset Anabolike (Proceset


Endoenergjetike)
Anabolizmi është proces biokimik gjatë të cilit prej substancave të thjeshta krijohen
substanca me strukturë të përbërë. Në këtë rast akumulohet energjia, krijohet protoplazma
e re dhe ndodh rritja e organizmit. Proceset anabolike janë procese endoenergjetike
(procese endergone) sepse gjatë këtyre proceseve lirohet energjia.

Si substanca të thjeshta për sintezën e atryre më të përbëra janë, bie fjala, aminoacidet që
merren me ushqime.

Fotosinteza
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Interested in contributing to Wikipedia? •
Shko te: navigacion, kërko

Gjethja kryen fotosintezën tek bimët.

Fotosinteza (greq. fos, foto-s = dritë; sinthesis = bashkim) është shndërrimi i energjisë së
dritës diellore në energji kimike nga organizmat e gjalla. Lëndët e para që nevojiten për
kryrjen e saj janë dioksidi i karbonit dhe uji, burimi i energjisë është drita e diellit, dhe
lëndët e fituara janë glukoza dhe oksigjeni. Është procesi më i rëndësishëm biokimik i
shkëmbimit të lëndëve në tokë, ngaqë pothuajse gjithë jeta varet nga fotosinteza.
Fotosinteza është një proces i ndërlikuar që ndodh tek bimët, [[alga] dhe disa bakterie.

Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
 1 Procesi
 2 Rëndësia
 3 Shiko edhe

 4 Lidhje të jashtme

[redakto] Procesi
Fotosinteza esht nje proces i nderlikuar kimik gjate te cilit kemi thithjen e rrezeve dielore
me ane te cilave kryhet ky proces.Pra fotosinteza kryhet me marrjen e oksigjenit duke
liruar dioksidin e karbonit .Ky proces është i nevojshem per jetë. tek bimet gjethi e kryen
kete proces ,fotosinteza ka rendesi te madhe per jeten e njeriut.
Ka rëndësi të madhe për jetën e njeriut. Me një fjali: "Pa fotosintezë nuk ka jetë, sepse ky
proçes na mundëson frymëmarrjen.

Anabolizmi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Me anabolizëm nënkuptojmë te gjitha reaksionet kimike në qelizë gjatë të cilave


krijohen materie te reja (reaksionet e sitezës). Anabolizmi gjithmonë kërkon energji, e
cila duhet të sigurohet, sepse ato sasi të vogla të cilat prodhohen gjatë kohës së reaksionit,
nuk janë të mjaftueshme (d.m.th. : rezultat i përgjithshëm i anabolizmit është "humbja" e
energjisë). Energjia e duhur merret gjatë procesit të katabolizmit.

Aminoacidet
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Aminoacidet Aminoacidet janë njësi themelore të molekulave proteinike. Në ndërtimin e


molekulave proteinike marrin pjesë 20 lloje të aminoacideve. Të gjitha aminoacidet që
marrin pjesë në ndërimin me molekulës proteinike janë të formës L.

Aminoacidet janë komponime organike me peshë të vogël molekulare, të cilat në


molekulën e tyre kanë së paku një grup karboksil (-COOH) dhe një grup amin (-NH2).
Prandaj, mund të thuhet se këto janë acide organike, në molekulën e të cilave gjenden së
paku një grup amin. Të gjitha aminoacidet përmbajnë C, H, O, dhe N, përveç këtyre
elementeve kimike përmbajnë edhe S. Formula molekulare e aminoacideve është:

R-CHNH2-COOH

R- e zëvëndëson mbetjen e aminoacideve që hyjnë në ndërtim të proteinave. Grupi anësor


R është i lirë në vargje peptidike dhe ai e përcakton formën e proteinës në hapërsirë,
funksionin dhe aktivitetin e saj biologjik. Dallohen dy forma sterike të aminoacideve:
forma L dhe forma D. Aminoacidet që i takojnë formës L gjenden në proteinë. Grupi
amin, (-NH), te numri më i madh i aminoacideve, është i lidhur për atomin e karbonit, i
cili gjendet afër grupit karboksil, përkatësisht, për atomin e karbonit. Këto aminoacide
quhen a-aminoacide. Atomi i karbonit, për të cilin është i lidhur grupi amin, është
asimetrik, që do të thotë se aminoacidet janë komponime optikisht aktive, përveç
aminoacidit më të thjeshtë – glicinës. Pra, kur aminoacidet gjenden në tretësirë, ato e
kthejnë rrafshin e dritës së polarizuar. Meqënëse aminoacidet kanë një grup karbosil dhe
një grup amin, ato veprojnë si acide dhe si baza, që do të thotë se kanë karakter amfotern.

Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
 1 Klasifikimi i aminoacideve
 2 Klasifikimi kimik
 3 Klasikimi biologjik
 4 Vetitë e aminoacideve
 5 Amforteriteti i aminoacideve
 6 Krijimi i lidhjes peptidike

 7 Shih edhe këtë

[redakto] Klasifikimi i aminoacideve


Ekzistojnë 20 lloje aminoacidesh, të cilat marrin pjesë në strukturën e proteinave. Mund
të bëhet klasifikimi kimik dhe biologjik i aminoacideve.

[redakto] Klasifikimi kimik


Në bazë të strukturës kimike aminoacidet ndahen në tri grupe:

 Aminoacide alifatike (aciklike)


 Aminoacide aromatike
 Aminoacide heterociklike.

Disa aminoacie alifatike kanë në molekulën e vet një grup amin dhe një grup karboksil
(aminoacidet monoaminomonokarboksilike), p.sh.glicina, alanina, valinaetj. Disa të tjera
përmbajnë një grup amin e dy grupe karboksile (aminoacidet monoamindikarboksilike),
p.sh. acidi asparik, acidi glutaminik etj., kurse disa aminoacide të tjera të këtij grupi
përmbajnë në molekulën e tyre grup –OH p.sh serina dhe troina, kurse cisteina, cistina
dhe metoina përmbajnë në molekulën e vet sulfur.

Kur është fjala për aminoacide ciklike, dallohen dy grupe: aminoacide izocilike, të cilat
në molekulën e tyre përmbajnë unazën e benzolit (fenil- alanina dhe tirozina) dhe
aminoacide heterociklike, të cilat në molekulën e vet përmbajnë azot ose ndonjë element
tjetër (triptofani, histidina, prolina dhe hidoksiprolina).
[redakto] Klasikimi biologjik
Organizmi i njeriut është i aftë që disa aminoacide vetë t’i sintetzojë, kurse disa
aminoacide, që nuk mund t’i sintetzojë, duhet t’i marrë përmes ushqimit, sepse janë të
domosdoshme për jetë. Aminoacidet që mund t’i sintetizojë organizmi i njeriut quhen
aminoacide joesenciale (aminoacide të zëvëndësushme), kurse aminoacidet që nuk mund
ti sintetizojë quhen aminoacide esenciale (aminoacide të pazëvëndësueeshme).

[redakto] Vetitë e aminoacideve


Aminoacidet kanë veti të ndryshme fiziko- kimike: aktiviteti optik, amfoteriteti,
pjesëmarrja në reaksionet e ndryshme biokimike, krijimi i lidhjes peptidike etj. Aktiviteti
optik- Aminoacidet janë komponime optikisht aktive (përveç aminoacidit më të thjeshtë-
glicinës), sepse të gjitha përmbajnë atom asimetrik të karbonit. Pra, ato e kthejnë rrafshin
e dritës së polarizuar. Atomi i karbonit, për të cilin është i lidhur grupi amin, është
asimetrik

[redakto] Amforteriteti i aminoacideve

Struktura e aminoacideve.

Meqë aminoacidet në molekulën e tyre kanë grup karboksil (-COOH) dhe grupin aminik
(-NH), ato kanë veti të acideve dhe të bazave. Kjo tregon se aminoacidet bëjnë pjesë në
grupin e komponimeve amfotere (amfolite). Aminoacidet në tretësirë gjenden si jone
dypolëshe, të cilat quhen zviterion (amifon). Duke marrë parasysh se zmmz aminoacidet
disosohen dobët, atëherë në disosimin e tyre ndikojnë acidet dhe bazat të tjera:

Nëse tretësirës së aminoacideve i shtohet ndonjë bazë e fortë, atëherë pengohet disosimi
bazik i aminoacidit dhe shprehet disosimi bazik i aminoacidit dhe shprehet disosimi i
grupit karboksil. Në këtë rast aminoacidi do të ketë veti të acidit të dobët dhe me shtimin
e bazës jep krypë. Nëse shtohet acidi, atëherë pengohet disosimi i grupit karboksil, për
ç’arsye disosohen si baza grupet amine të aminoacidit dhe me acid japin krypë. Nëse i
shtohet formaldehidi tretësirës së aminoacidit, atëherë shkaktohet bllokimi i grupit amin,
për ç’arësye aminoacidi disosohet si acid. Nëse bëhet titrimi me bazë (NaOH), atëherë
mund të përcakëtohet edhe numri i grupeve të lira karboksilike të aminoacideve.

Ndikimi i acidit nitror- Acidi nitror e oksidon grupin amin dhe prej tij e liron azotin. Në
këtë mënyrë prej sasisë së liruar të azotit mund të përcakëtohet edhe numri i molekulave
të aminoacideve në ndonjë përzierje. Aminoacidet reagojnë reagojnë me CO2 në inde dhe
japin komponime karbamine. Në këtë parim hemoglobina e lidh CO2 në inde dhe e çon
deri në mushkëri.

[redakto] Krijimi i lidhjes peptidike


Kjo është vetia më e rëndësishme biokimike e aminoacideve, sepse mundëson lidhjen e
aminoacideve midis vete, me ç’rast një aminoacid reagon në grupin amin të aminoacidit
tjetër, me ç’rast krijohet lidhja peptidike. Komponimi që krijohet me lidhjen e dy
aminoacideve quhet dipeptid, me lidhjen e tri aminoacideve të njëjta ose të ndryshme
krijohet tripeptidi e kështu me rashë. Me lidhjen e shumë peptideve krijohet komponimi
që dë të jetë oligopeptid ose molekulë proteinike, që varet nga numri i aminoacideve. Në
oligopeptide bëjnë pjesë molekulat e ndërtuara prej 2-10 aminoacidesh, në polipeptide ato
të ndëruara prej 10-100 aminoacidesh, në proteina ato të ndërtuara prej më shumë se 100
aminoacidesh.

Peptidet
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Peptidet janë komponime organike të përbëra prej një numri të vogël aminoacidesh, të
cilat janë të lidhura mes vete me lidhje peptidike. Prandaj, mes hidrolizën e peptideve si
produkte të fundit fitohen aminoacidet. Sipas numrit të aminoacideve, që marrin pjesë në
ndërtimin e molekulës, peptidet ndahen në:

 dipeptide- të ndërtuara prej 2 aminoacidesh;


 tripeptide- të ndërtuara prej 3 aminoacidesh;
 tetrapeptide- të ndërtuara prej 4 aminoacidesh etj.

Peptidet të cilat i kanë të ndërtuara molekulat prej 2-10 aminoacidesh, quhen


oligopeptide. Molekuat e peptideve, të ndërtuara prej 10-100 aminoacidesh, quhen
polipeptide. Peptidet të cilat i kanë molekuat më shumë se 100 aminoacidesh, quhen
proteina. Funksioni i molekulës peptidike varet nga numri, lloji dhe renditja e
aminoacideve. Peptidet dallohen prej proteinave, jo vetëm nga numri i aminoacideve, që
merr pjesë në ndërtimin e molekulës së tyre, por edhe për atë se peptidet treten në ujë,
kalojnë nëpër membranën e celofanit etj. Oligopeptidet dhe polipeptidet fitohen edhe në
trakt digjestiv pas zbërthimit parcial të proteinave. Mirëpo, ekzistojnë edhe oligo dhe
polipeptide natyrore që kanë rol të caktuar fiziologjik. Ja disa prej tyre:

[redakto] Glutationi
Glutationi është një tripeptdi ( i ndërtuar nga 3 aminoacide) i ndërtuar prej acidit
glutaminik, cisteinës dhe glicinës. Glutationi ka rol të rëndësishëm në organizëm. Merr
pjesë në proceset oksido-reduktuese si transportues i hidrogjenit.

[redakto] Insulina
Insulina është peptid- hormon. Ghendet në pankeas dhe e ulë saasinë e sheqerit në gjak.
Molekula e saj është e ndërtuar prej 51 aminoacideesh, prandaj bën pjesë në polipeptide.
Insulina prodhohet në Ishujt e Langerhansit (lat. Insula-ishull). Me sasinë e zvogëluar të
insulinës shkaktohet sëmundja e njohur diabetes melitus, sëmundja e sheqerit.

[redakto] Glukagoni
Glukagoni hormoni tjetër i pankreasit është polipeptid i ndërtuar nga 29 aminoacide. Ka
veprim të kundërt me insulinën. Ai e rrit sasinë e sheqerit në gjak, duke stimular
zbërthimin e glikogjenit në mëlçi dhe në muskuj.

Për nga struktura, në peptide bëjnë pjesë edhe disa antibiotikë, si penicilina, gramicina,
aktinomicina etj. Edhe shumë helme bimore e shtazore bëjnë pjesë në peptide. Kështu
p.sh. helmet e izoluara nga kërpudhat- amantina dhe falodina bëjnë pjesë në oligopeptide,
sepse molekulat e tyre janë të ndërtuara prej 77 aminoacidesh. Në helmin e bletës gjendet
polipeptide të ndryshme, të cilat janë të ndërtuara prej 18-26 aminoacidesh. Helmet e
gjarpërinjëve po ashtu përmbajnë polipeptide të ndryshme.

Acidi nukleik
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko

Acidet nukleike janë komponime organike shumë të rëndësishme për botën e gjallë. Ato
janë bartëse dhe përcjellëse të informatave trashëguese, prej të parëve në pasardhës.
Kromozonet dhe gjenet, si bartës të vetive trashëguese, janë të ndërtuara prej
nukleoproteinave. Ekzistojnë dy lloje të acideve nukleike : acidi desoksiribonukleik dhe
acidi ribonukleik. Këto dy lloje të acideve nukleike gjenden në të gjitha qelizat bimore
dhe shtazore, e edhe në baktere. Te viruset gjenden njëri lloj i acidit nukleik- ADN-ja dhe
ARN-ja.

Acidet nukleike për herë të parë i zbuloi zviceriani Miescher në vitin 1870, kur kimikisht
kishte analizuar bërthamën e leukociteve (rruazave të bardha të gjakut), të cilat i kishte
marrë nga fusha e plagës së të sëmurit në të cilin punonte. Meqë zbuloi në bërthamë, i
quajti nuklein (nga lat. nukleus - bërthamë). Me hulumtimet e mëvonshme është vërtetuar
se këto materie gjenden edhe në citoplazmë. Sot dihet se acidet nukleike janë të
përhapura në të gjitha qelizat e qenieve të gjalla, prej viruseve deri te njeriu.

Acidet nukleike dallohen ndërmjet vete për pesha molekulare, ndërtimi, lokalizimi i tyre
dhe për nga funksioni i tyre biologjik. Sipas ndërtimit të molekulës, acidet nukleaike janë
vargje polinukeotidike, të cilat janë të ndërtuara prej nukleotideve purine ose pirimidine.
Me lidhjen e nukleotideve krijohet vargu polinukleotidik. Secili nukleotid është i ndërtuar
prej njëbaze purine ose prirmidine, një pentoze (ribozës ose deoksiribozës) dhe acidit
fosforik.

Bazat purine janë: adenina dhe guanina. Bazat pirimidine janë: citozina, uralici dhe
timina. Prej monosakarideve në strukturën e acideve nukleike marrin pjesë pentozat:
riboza dhe deoksiriboza. Uracili dhe riboza gjenden vetëm në ARN, kurse timina dhe
deoksiriboza gjenden vetëm në ADN.

 Nukleozidi
 Nukleotidi

ADN
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about citing Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko
Ndërtimi i përgjithshëm e një prerjeje të ADN-së

Një pjesë ADN në lëvizje


ADN është akronim për Acidin Desoksiribonukleik. ADN-ja është substanca në të cilën
mbartet e koduar, për shumicën e organizmave, informacioni i trashëgimisë, informacion
i cili kalohet në qelizat bija pas cdo ndarje qelizore. Në këtë mënyrë, ADN-ja është
përgjegjëse për strukturën dhe karakteristikat physiologjike dhe biokimike për gati të
gjitha qeniet e gjalla.

ADN-ja (anglisht - DNA) është një polimer i gjatë, në formën e një spirali (dredhe) të
dyfishtë. Molekulat e saj ndërtojnë një matricë, në bazë të së cilës kryhet sinteza e ARN-
së (transkriptimi), e cila, nga ana e saj, shërben si matricë për sintezën e proteinave
(përkthimi), sintezë që bëhet sipas kodit gjenetik.

Në tërësinë e qelizave eukariotike si të atyre të bimëve, kafshëve, kërpudhave dhe


protistëve, shumica e ADN-ve është e vendosur në bërthamë. Në dallim me qelizat e
thjeshta të quajtura prokariote, duke përfshirë eubakterian dhe arkaean, ADN nuk është e
ndarë nga citoplazma me një cipë bërthamore. Organelet qelizore të njohura si
kloroplaste dhe mitokondri gjithashtu përmbajnë ADN.

ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë ë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së


veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve
deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet
të pjellë gjatë riprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u
bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomi Y
mashkullor rrjedh nga babai.

ADN-ja e çdo njeriu, pra gjenet e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit. ADN
mitokondrinore e nënës së bashku me njëzetetre kromozoma nga secili prind bashkohen
të formojnë gjenin e zigotës, veza e pllenuar. Si përfundim, me përjashtim të qelizave të
kuqe të gjakut, shumica e qelizave njerëzore përmbajnë 23 palë kromozomesh, së bashku
me ADN mitokondrinore të trashëguar nga nëna.

Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
 1 Kodi gjenetik
 2 Riprodhimi
 3 Përbëja dhe struktura e ADN-ës
 4 Roli biologjik
 5 Shiko edhe

 6 Lidhje të jashtme

[redakto] Kodi gjenetik


Bazat e azotuara [Adenina (A), Citozina (C), Timina (T), Guanina (G)] mund te
imagjinohen si kater shkronja te alfabetit. Duke përdorur grupe me nga tre shkronja mund
te formohen 64 kombinime të ndryshme të cilat formojnë 20 aminoacidet ekzistuese.

Me që ekzistojnë 64 tripleta dhe 20 aminoacide në kodin gjenetik disa aminoacide mund


të kodifikohen nga disa tripleta të ndryshme por jo anasjelltas, një tripletë i përket vetëm
një aminoacidi.

[redakto] Riprodhimi
ADN-ja është një reaksion polimerizimi që ka si reaktante katër tipet e
dezoksiribonukleosideve trifosfate. Megjithëse në fijet e saj ndodhet vetëm një fosfat,
nukleotidet fillestare duhet të jenë trifosfate në mënyrë që të përdorin hidrolizën e dy
lidhjeve fosfodiesterike (ku njëra është e nevojshme për shtimin e një monomeri dhe
njëra e katalizuar nga pirofosfataza inorganike mbi pirofosfatin dalës) për ta bërë
reaksionin ekzotermik.

Reaksioni katalizohet nga ADN polimeraza, enzime në gjendje të krijojë një tjetër fije
ADN-je në kahun 5'-3' e zbuluar nga Arthur Kornberg më 1958 nëpërmjet një
eksperimenti. Reaksioni i ADN polimerazes drejtohet nga fija udhëzuese e ADN-së sepse
krijon një fije të re ADN-je që është komplementare me atë që shërben si udhëzuese.
ADN polimeraza nuk është në gjendje ta filloj sintezën e një fijeje pa asnjë pikë fillimi.

Për të filluar dyfishimin struktura helikore e ADN-ës duhet të denatyrohet nga disa
proteina. Këto janë helikazat, proteinat që ndajnë dy fijet duke përdorur energjinë e ATP-
së, dhe proteinat denatyruese, ose proteinat destabilizuese të helikes, jo enzimatike që
mund të denatyrojne ADN-ën duke u lidhur me disa pjesë të fijes e duke i stabilizuar ato.
Ky aktivitet prodhon një forcë e cila përhapet në fijet e paçiftuara të cilat mund të
dyfishohen.

Meqë polimerazat veprojnë vetëm në drejtimin 5'-3', njëra fije mund të dyfishohet në
mënyrë të vazhdueshme, tjetra rezulton me disa pjesë të reja ADN-je dhe secila prej tyre
çon në fillimin e ARN-së. Këto pjesë më vonë hiqen dhe hapësirat bashkohen nga një lloj
tjetër polimeraze.

Rezultati i dyfishimit janë dy helika të dyfishta identike te përbëra nga një fije e vjetër
dhe një e re.

[redakto] Përbëja dhe struktura e ADN-ës


Acidi deoksiribonukleik përbëhet prej dy vargjesh komplementare të lidhura ndërmjet
vete me lidhje hidrogjenore. Vargjet e kanë formën e spirales. Në strukturën e ADN-së
marrin pjesë bazat purine: adenina dhe guanina; bazat pirimidine: citozina dhe timina;
acidi fosfarik dhe deoksiriboza. Deoksiriboza dhe acidi fosforik gjenden në çdo
nukleeotid. Prandaj, një nukleotid dallohet prej tjetrit nukleotid në bazë të asaj se cila
bazë purine ose primidine gjenden në të.

Meqenëse në strukturën e ADN-së marrin pjesë 4 lloj bazash ( A, G, C dhe T), atëherë
molekua e ADN-së është e ndërtuar është e ndërtuar prej 4 lloj nukleotidesh. Specifiteti i
ndërtimit prej llojit në lloj varet nga numri i nukleotideve purine ose pirimidine, lloji dhe
renditja e tyre në varg polinuklotidik. Bazat azotike purine dhe pitrimidine janë të
renditura në varg në bazë të ligjit të përputhshmërisë. Kjo do të thotë se përballë adeninës
të njërit varg çdo herë gjendet timina e vargut tjetër, e përballë guaninës gjendet citozina.
Bazat purine të njërit varg janë të lidhura me bazat pirimidine të vargut tjetër me lidhje
hidrogjenore. Adenina (A) lidhet me timinën (T) me dy lidhje hidrogjenore, kurse
guanina (G) me citozinën me tri lidhje hidrogjenore. Sasia e ADN-ës është konstante dhe
specifike për çdo qenie të gjallë.

[redakto] Roli biologjik


Kur është qështja e rolit biologjik, atëherë dihet se AND-ja është bartëse dhe përcjellëse e
vetive trashëguese. Ajo përmes ARN-ës -që do të thotë se ajo në mënyrë indirekte- e
kontrollon sintezën e proteinave, e cila kryhet në ribosome, e përmes proteinave e
kontrollon natyrën dhe shpejtësinë e proceseve të ndryshme biokimike në qelizë. Pra,
AND-ja është rregullator i proceseve jetësore. Sasia e AND-ës në qelizë është konstante
dhe specifike për çdo qenie të gjallë. Duhet cekur se para ndarjes së çdo qelize bëhet
dyfishimi i AND-ës. Prandaj AND-ja merr pjesë në procesin e ndarjes së çdo qelize. Ky
dyfishim i AND-ës bëhet përmes procesit që quhet replikim. Molekulat e ADN-ës janë të
vetmet molekula organike që kanë aftësi të riptodhojnë vetveten.

Gjeni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko
Paraqitje skematike e nje geni në nje varg ADN-je

Gjeni është nje copë e molekulës së acidit dezoksiribonukleik (ADN-së), që përmban


informacionet themelore të krijimit të një acidi ribonukleik (ARN). Gjenet janë njësitë e
trashegimisë në organizmat e gjalla. Gjenet janë të koduara në lëndët gjenetike të
organizmave (zakonisht ADN dhe ARN) dhe kontrollojnë zhvillimin trupor dhe sjelljen e
organizmave. Gjatë riprodhimit, lënda gjenetike kalon nga prindi tek fëmia. Lënda
gjenetike mund të kalojë midis individësh jo të afërm (p.sh. nëpërmjet ndërçimit dhe
virusëve). Gjenet kodojnë informacionet e duhura për ndërtimin e lëndeve kimike
(proteinat, etj.) të nevojshme për funksionimin e organizmave.

Fjala "gjen" u vendos në vitin 1909 nga botanisti danez Vilhelm Johansen për njësinë
themelore trupore dhe funksionale të trashigimisë. Fjala gjen rrjedh nga emërtimet e
Hugo de Vries, që rrjedh nga ana e saj nga fjala pangenezë, të cilën e krijoi Darvini në
vitin 1868. Fjala pangenezë përbehet nga fjalët greke pan: parashtesë që do të thotë
"mbarë", "krejt" dhe genesis: lindje ose genos: prejardhje.

Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
 1 Përmbledhje
o 1.1 Vetitë e gjenit
o 1.2 Llojët e gjeneve
o 1.3 Emërtimet e gjeneve njerëzore
 2 Funksioni i gjenit
 3 Historia
 4 Koncepti zhvillues i gjenit
 5 Shiko edhe

 6 Lidhje të jashtme

[redakto] Përmbledhje
[redakto] Vetitë e gjenit

GJENI eshte

[redakto] Llojët e gjeneve

[redakto] Emërtimet e gjeneve njerëzore

[redakto] Funksioni i gjenit


Gjenet janë segmente të caktuara të molekulës së ADN dhe kanë vend të caktuar në
krozom. Madhësia e gjenit llogaritet të jetë prej disa qindra deri disa mijëra çifte të
nukleotideve, ndërsa mesatarisht merret se një "lokus gjeni" ka 600-1800 çifte të
nukleotideve. Secili gjen ka funksionin e tij për kontrollin dhe krijimin e proteinës së
caktuar në qelizë. Te qelizat nuk janë të gjitha gjenet në aktivitet, por vetëm ato gjene që i
nevoitet qelizës për krijimin e proteinës të caktuar. Aktivitetin e gjeneve e rregullojnë
gjenet rregullatore. Bashkësia e të gjitha gjeneve të një qelize shënohet si gjenotip. Pra
gjenotipi paraqet materialin trashëgues që ka një qelizë. Gjenet me aktivitetin e tyre në
qelizë, bëjnë zhvillimin e veçorive të organizmit, dhe këto veçori mund të jenë:
morfologjike, mikroskopike, molekulare-fiziologjike edhe aftësi të ndryshme biologjike
të organizmit për kryerjen e funksioneve të caktuara. Bashkësia e të gjitha veçorive të një
organizmi shënohet si fenotip. Zhvillimi i fenotipit fitohet nga prindërit si dhe nga
faktorët e ambientit të jashtëm. P.sh., për krijimin e klorofilit tek bimët janë të
domosdoshme, si gjenotipi përkatës për enzimet që sintetizojnë klorofilin, ashtu edhe
drita si faktor i ambientit të jashtëm. Në mungesë prej cilitdo prej këtyre faktorëve,
klorofili nuk do të sintetizohet. Gjenet mund të pësojnë ndërrime të caktuara, të cilat
shënohen si mutacione. Ndonjëherë edhe pse ndodh mutacioni, radhitja dhe kuptimi i
shifrës gjenetike nuk ndërrohet, me ç'rast nuk ndërrohet struktura e proteinës, përkatësisht
nuk ndërrohet aktiviteti i saj biologjik. Mutacionet e tilla shënohen si të heshtura.
Pasardhësit nuk trashëgojnë nga prindërit fenotip të gatshëm, ata e fitojnë atë dhe gjatë
zhvillimit të tyre e krijojnë atë fenotip. Prej kësaj rrjedh edhe ngjashmëria ndërmjet
prindër-pasardhës, si dhe ndërmjet të gjithë individëve pjesëtarë të një lloji biologjik.
Mirëpo, mes individëve të të njëjtit lloj ka edhe dallime në fenotip, si pasojë e
kombinimit të veçorive (gjeneve) ekzistuese.

Trashëgimia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Find out more about navigating Wikipedia and finding information •
Shko te: navigacion, kërko

Trashëgimia paraqet proces të dorzimit të vetive (informacionit gjenetik, etj) në


zhvillimin individual nga prindit në pasardhës, respektivisht prej një gjenerate në një
gjenerat tjetër.

Varrësisht nga aspekti i trashëgëmisë, kjo paraqet dhënjen e mëtutjeshme të të dhënave


pasardhësve. Përderi sa trashëgimia natyrore (biologjike) përfishnë të dhënat gjenetike,
trashëgëmia shoqërore përfshin të dhënat informative dhe materiale të lëna nga individi
me testament për pasardhësit e tij.

[redakto] Trashëgimia biologjike


Të gjitha strukturat e qelizës që kanë aftësi të vetë riprodhohen dhe gjatë ndarjes të
shpërndahen në qeliza bija e përbëjnë bazën materiale të trashigimisë. Megjithatë,
veçanërisht rol të rëdësishëm si bartës të materialit të informacionit trashëgues kanë
kromozomet, meqë si struktura specifike të bërthames, gjatë kohës së ndarjes qelizore
mund të replikohen (riprodhim struktural) edhe me një shkallë më të lartë të precizitetit të
ndahen në mënyrë të rregullt (segregohet).

Trashigimia nuk mund të shyrtohet jashtë kornizave të shumimit. Organizmat të cilat


shumohen në mënyrë seksuale informacionin biologjik ose trashigimin e bartin nëpërmjet
qelizave seksuale. Te shumimi seksual qeliza vezë dhe spermatozoidi fuzionohen në
zigot, respektivisht paraqesin urën e cila mundëson ruajtjen e kontinuitetin gjenetik
ndërmjet gjeneratave.

Te individët e llojeve të cilat shumohen në mënyrë joseksuale cilësit trashëguese barten


me ndarjen e gjelizave somatike të veçanta ose grupore me çka fitohet tërë organizmi i
ngjajshëm me formën amë.

Trashigimia duhet kuptuar jo vetëm si aftësi e organizmave për ta ruajtur lidhjen


funksionale dhe materiale ndërmjet gjeneratave por edhe si aftësi për ta dorzuar
karakterin specifik të zhvillimit individual në kushte të caktuara në mjedisin jetësor.

Megjithatë, përvec lidhshmërisë së ngushtë me shumimin, trashigimia është e varur edhe


nga nrdyshueshmëria.

Me trashigimine, në shumë gjenerata ruhen edhe ngjashmëritë dhe dallimet e


organizmave nga individët e llojit të caktuar. Dallimet trashëguese janë rezulltat i
ndryshueshmërisë së vetive dhe cilësive trashëguese.

[redakto] Trashëgëmia në shoqëri


Me zhvillimin e shoqërisë kuptimi i trashëgëmisë natyrore ka filluar të zgjerohet edhe në
kuptimin shoqërorë e më këtë edhe juridik. Qështja e trashëgëmisë shoqërore shikuar nga
aspekti juridik ka filluar të ndryshojë pas shpalljes që kishte bërë Jul Cezari për
trashëgëmin e tij. Ai kishte shpallur për trashëgimtarë të frontit të birin e adaptuar. Që
nga kjo kohë në sistemet e ndryshme janë është pranuar vullneti i shprehur i personave
dhe janë nxierrur ligje të cilat e rregullojnë çështjen e trashëgëmisë së personave. Më këtë
personave ju jepet e drejta e zgjedhjes së trashëgueve me testamenti.

ARN
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko
Molekula strukturale e ARN. Shenjat me të kaltër janë azoti, kurse ato me të kuqe janë
oksigjeni.

Në qelizë ekzistojnë disa lloje të ARN-ës, të cilat dallohen në mes tyre për nga ndërtimi
dhe funksioi. Gjenden në bërthamë të qelizës në sasi të vogël e më tepër në citoplazmë.
ARN-ja është e ndërtuar prej dy bazave purine: adeninës dhe guaninës, dy bazave
pirimidine: citozinës dhe uracilit, prej pentozës- ribozës dhe acidit fosforik. Uracili dhe
riboza janë njësi specifike strukturore të ARN-ës, të cilat nuk gjenden në ADN. Molekula
e ARN-ës është e përbërë vetëm prej një vargu nukleotidesh.

[redakto] Llojet e ARN-ës


Në qelizë gjenden tri lloje të ARN-ës. Molekula e secilit lloj përbëhet vetëm prej një
vargu polinukleotidik.

 ARN-ja informative (ARNi) gjendet në ribosom. Kjo ARN i kopjon informatat


gjenetike nga ADN-ja e bërthamës, prej së cilës edhe vetë sintetizohet. ARNi, e
krijuar në bërthamë prej ADN-ës, kalon mandej në ribosme dhe merr pjesë direkt
në sintezën e proteinave.
 ARN-ja transportuese ose solubile (ARNt dhe ARNs) gjendet në citoplazmë të
qelizës. Ka për funksion transportimin e aminoacideve prej pjesëve të ndryshme
të citoplazmës në vendin e sintezës së proteinave- në ribosome. Për çdo lloj të
aminoacidit ekziston një ARNt e veçantë. Meqenëse në qelizë gjenden 20 lloje
aminoacidesh, atëherë ka edhe 20 lloje të ARNt.
 ARN-ja ribosomale (ARNr) gjendbashë me proteinat, hyn në ndërtimin e
ribosomeve, prej nga edhe e ka marrë emrin. Funksioni i saj nuk dihet.

Ndërtimi dhe llojet e ARN. Te disa viruse bimore dhe shtazore p.sh. te virusi që shkakton
poliomelitin, te virusi i SID-ës, te virusi i Rausit i cili shkakton kancerin etj, materiali
trashëgues është ARN, kështu që gjenet e tyre janë segmente të ARN.

ARN është produkt parësor i gjeneve, d.m.th. i ADN dhe ka strukturë të ngjashme me
ADN, mirëpo për dallim ARN është molekulë lineare njëzingjirore shumë më e vogël se
molekula e ADN. Në vend të dezoksiribozës ka sheqerin-ribozë si dhe në vend të timinës
(T) ka bazën uracilë (U). ARN është përbërës i kromozomeve i të gjithë organizmave të
gjallë, ndërsa në përqindje më të madhe gjendet në bërthamëz dhe në ribozome. ARNi-
informativ perben 5% te ARN ARNt-transportus perben 10% te ARN ARNr-ribozomal
perben 85% te ARN

II-9 gjimnaz tetove

[redakto] Roli biologjik


Molekula e ARN-ës është e ndërtuar vetëm prej një vargu polinukleotidk. Ka peshë
molekulare më të vogël se ADN-ja. Gjendet më tepër në citoplazmë. Roli i saj biologjik
është se merr pjesë direkte në procesin e sintezës së proteinave. Biosinteza e proteinave
kryhet në ribosome. Pra, ribosomet janë “fabrika” të qelizave në të cilat krijohen
proteinat.

Nukleozidi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko
Nitrogjenet Nukleozidet Deoksinukleozidet

Adenina Adenozina Deoksidenozina


Nukleotidi A dA

Nga Wikipedia, Enciklopedia e


Lirë
• Have questions? Find out how to a
sk questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko Guanina Guanozina Deoksiguanozina
G dG
Në strukturën e acideve
nukleike marrin pjesë 4 lloje të
nukleideve. Në ADN marrin
pjesë këto nukleotide:
adenozin-monofosfati (AMP),
guanzin-monofosfati (GMP),
citidin-monofofati (CMP) dhe Timina 5-Metiluridina Deoksitimidina
timidin monofosfati (TMP). m5U dT
Nukleotidet, përveç që gjenden
në acide nukleike, gjenden në
qelizat edhe në gjendej të lirë.
Prej këtyre komponimeve më të
rëndësishme janë adenozin
difosfati (ADP) dhe adenozin
trefosfati (ATP), që janë të Uracil Uridine Deoxyuridine
njohura si bartëse të energjisë. U dU
Mandej, në qeliza gjenden edhe
nukleotide të tjera që njihen si
koenzime.

Nukleotidet lidhen ndërmjet


vete përmes acidit fosforik. Kjo
lidhje krijohet midis C3 të Citozina Citidina Deoksicitidina
pentozës së një nukleotidi dhe C dC
C5 të pentozës së nukleotidit
tjetër dhe quhet fosfodiesterike. Me lidhjen e nukleotideve krijohet vargu, i cili quhet
varg polinuklotidik. Prandaj, acideve nukleotidike janë komponime të përbëra prej një
numri të madh nuklotideve.

[redakto] Struktura kimike


adenozin monofosfati adenozin difosfati adenozin trifosfati
AMP ADP ATP

guanozin monofosfati guanozin difosfati guanozin trifosfati


GMP GDP GTP

timidin monofosfati timidin difosfati timidin trifosfati


TMP TDP TTP

uridin monofosfati uridin difosfati uridin trifosfati


UMP UDP UTP

citidin monofosfati citidin difosfati citidin trifosfati


CMP CDP CTP

Monosakaridet
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Find out more about navigating Wikipedia and finding information •
Shko te: navigacion, kërko

Monosakaridet (sheqeri i thjeshtë) (greqisht mono-një, lat. scharum-sheqer), janë


komponime të cilat përbëhen vetëm prej një molekule të sheqerit dhe 5-6 atome të
karbonit, dhe të tjerat të oksigjenit dhe hidrogjenit. Monosakaridet me hidrolizë nuk
mund të ndahen në njësi më të vogla d.m.th. nuk hidrolizohen. Kanë dy grupe
funksionore: grupin hidroksi -OH dhe grupin (aldehid CHO, keton >C=O).

Monosakaridet më të rëndësishme janë pentozet dhe heksozet. Nga pentozet rëndësi më


të madhe kanë riboza dhe deoksiriboza. Nga heksozet rëndësi më të madhe kanë glukoza
dhe fruktoza. Monosakaridet ekzistojnë në formë vargore (lineare) dhe ciklike (unazore)

Glukoza
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about citing Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Glukoza është lëndë e ëmbël, e tretshme në ujë, që gjendet kryesisht në frutat e sidomos
te rrushi dhe që është shumë e rëndësishme për organizmin. Ndryshe quhet edhe sheqeri
i rrushit.

Glukoza është monosakaridi më i rëndësishëm dhe është substancë përbërëse e të gjitha


organizmave të gjallë. Në gjendje të lirë gjendet në lëngun e rrushit, 22%, në fruta, në
mjaltë, në gjak, 0,1%, në urinë, 0,04%, kurse në formë të lidhur, në dysakaride dhe në
polisakaride të ndryshme. Përfitohet nga bashkëveprimi i amidonit (patatet ose misri) me
acide ose tharme (fermente).

Fruktoza
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about using Wikipedia for research •
Shko te: navigacion, kërko

Fruktoza është ketozë. Gjendet në bimë, në mjaltë, në sheqer të zakonshëm me


glukozën. Është sheqeri i ëmbël (1,6 herë më i ëmbël se sakarozi dhe 3 herë më i ëmbël
se glukoza). Është lëndë kristalore e bardhë, tretet në ujë dhe në eter. Është izomer i
glukozës, sepse ka formulë të njëjtë, por për dallim nga nga glukoza, në molekulën e tij
përmban grupin funksionor keton, >C=0.

[redakto] Vetitë fizike


Fruktoza është substancë kristalore me ngjyrë të bardhë e shije të ëmbël. Tretet shumë në
ujë, por është i patretshëm në tretës organikë. Relativisht tretet në alkool, veti e cila
shfrytëzohet për ta ndarë nga glukoza, e cila është e patretshme në të. Së bashku me
glukozën përbën sakarozin.

C6H12O6(glukoza) + C6H12O6(fruktoza) → C12H22O11(sakarozi) + H2O(uji)

Enzima
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko

Enzimat jane proteina qe funksionojne si katalizatore ,qe do te thote se jane substanca qe


kane vetine te shtojne shpejtesine e reaksioneve kimike pa u shnderruar.Ne fakt,ato
mbeten te pandryshuara ne fund te reaksionit ne te cilin kane marre pjes

Makromolekula
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Learn more about using Wikipedia for research •
Shko te: navigacion, kërko

Makromolekulë quajmë molekulat që përbëhen prej plot apo dhe deri qindramijë pjesë
ndërtuse atomi apo grupeve atomar dhe më këtë formohet një peshë relativisht e madhe
(mbi 100 Da). Të shumtën e makromolekulave i gjejmë nëkimin organike.
Makromolekulat të shumtën e rasteve janë polimere.

Makromolekula natyrale, Biomakromolekular, janë:


 Acidet nukleike siç janë ADN dhe RNA
 Proteinat siç janë: enzimet, mëndafshi, antitrupat, kolagjenet
 Saharidet siç janë nishesta dhe celuloza
 Lignina

Makromolekulat artificiale janë:


 Kauçuku siç janë PVC, PS, Nylon
 Silikonet

Celuloza
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. •
Shko te: navigacion, kërko
Struktura 3D se celulozës,me katër molekula të glukozës

Celuloza është një karbohidrat kompleks, përbërësi kryesor i mureve të qelisë së bimëve
dhe rrjedhimisht përbërësi kryesor i shumë fabrikuesve të produkteve të fijeve, si letra,
dërrasa, pambuku dhe pëlhura. Bimët tradicionale perëndimore për prodhimin e celulozës
ishin pambuku dhe lini. Druri ka qenë burim kryesor i bërjes së fijeve të letrës që nga viti
1850.

Celuloza është polisakaridi më i përhapur në botë bimore. Është i ndërtuar prej një numri
të madh mbetjesh të glukozës, që hidrolizon me vështirësi dhe nuk mund të përdoret si
ushqim për njerëzit. Masa molekulare relative e celulozës është e lartë, prej 1 milion deri
në dy 2 milionë, që do të thotë se një molekulë celulozë përmban 6 mijë deri 12 njësi
(C6H10O5). Celuloza nuk shërben si lëndë ushqyese, sepse nuk shpërbëhet në organizmin
e njeriut dhe të disa kafshëve, me perjashtim të disa kafshëve ripërtypëse. Celuloza është
përbërëse e të gjitha indeve (lat.: celula- qeliza). Celuloza është ndërtuese e skeletit të
bimëve, p.sh drurit.

[redakto] Vetitë kimike dhe fizike


Është substance pa ngjyrë, e cila nuk tretet në ujë dhe në tretës organik. Celuloza e pastër
është e bardhë, e fortë, pa shije dhe pa erë. Ajo bashkëvepron me acide inorganike dhe
organike. Glukoza hidrolizon me vështirësi, pas një nxehje të gjatë me acide të
përqendruara. Rëndësi të madhe kanë esetret e celulozës me azot dhe acid etanoik (acid
acetik). Nitroceluloza është substancë shpërthyese, nga e cila përfitohet baruti pa tym. Në
prani të acideve celuloza hidrolizon dhe jep glukozë si monosakarid të vetëm. Masa
molekulare e celulozës sillet rreth 250.000-100.000, që do të thotë se molekula e
celulozës mban rreth 1500 mbetje të celulozës.

[redakto] Përdorimi
Celuloza përdoret si lëndë e rëndësishme në degë të ndryshme të industrisë (industria e
letrës, tekstilit, llaqeve, eksplozivëve, e shiritave filmikë, etj.). Celuloza është përbërë
prej vargjeve shumë të gjata të mbetjeve të glukozës, të lidhura për njëra-tjetrës përmes
oksigjenit.

You might also like