You are on page 1of 28

Fakte për gjakun

 Përafërsisht 8% e peshës trupore të një të rrituri


përbëhet nga gjaku.
 Femrat kanë rreth 4-5 litra, ndërsa meshkujt kanë
rreth 5-6 litra.
 Ky ndryshim është kryesisht për shkak të ndryshimeve
në madhësinë e trupit midis burrave dhe grave.
 Temperatura mesatare e tij është 38 gradë Celcius.
 Ka një pH prej 7,35-7,45, duke e bërë atë lehtësisht
bazik (më pak se 7 konsiderohet acid).
 Gjaku është rreth 4.5-5,5 herë më shumë viskoz si uji,
që tregon se është më rezistent ndaj rrjedhjes sesa uji.
Ky viskozitet është jetik për funksionimin e SKV sepse
nëse gjaku rrjedh shumë lehtë ose me shumë
rezistencë, kjo mund të tendos zemrën dhe të çojë në
probleme të rënda kardiovaskulare.
 Gjaku në arterie është ngjyrë e kuqe më e ndritshme se
gjaku në venat për shkak të niveleve më të larta të
oksigjenit në arterie.
 Nuk është gjetur zëvendësues artificial për gjakun e
njeriut.
Funksionet e gjakut

 Gjaku ka tre funksione kryesore që janë:

 Transportues,

 Mbrojtës dhe

 Rregullues
Funksioni transportues
Gjaku transporton:
 Gazet, përkatësisht oksigjenin (O2) dhe dioksidin e
karbonit (CO2), midis mushkrive dhe pjesës tjetër të
trupit
 Lëndët ushqimore nga trakti tretës dhe depot për në
pjesën tjetër të trupit
 Produktet e mbetjeve që do të detoksifikohen ose
hiqen nga mëlçia dhe veshkat
 Hormonet nga gjëndrat në të cilat ato prodhohen në
qelizat shenjë
 Nxehtësinë në lëkurë në mënyrë që të ndihmojë në
rregullimin e temperaturës së trupit
Funksioni mbrojtës
 Gjaku ka disa role në inflamacion:

 Leukocitet, ose qelizat e bardha të gjakut, shkatërrojnë


mikroorganizmat pushtues dhe qelizat e kancerit

 Antitrupat dhe proteinat e tjera shkatërrojnë substancat


patogjene

 Faktorët e trombociteve iniciojnë koagulimin e gjakut


dhe ndihmojnë në minimizimin e humbjes së gjakut
Funksioni rregullues

Gjaku ndihmon në rregullimin e:

 Ekuilibrit acido-bazik dhe

 Ekuilibrit hidro-elektrolitik.
Përbërja e gjakut
Gjaku është pjesë e indit lidhor që lëviz në një sistem
të mbyllur të enëvë të gjakut dhe përbëhet nga dy
komponentë kryesorë që janë:

 Plazma dhe

 Qelizat e gjakut (elementët e figuruar)


Plazma
 Plazma eshte lëng i qartë, pjesë e lëngut jashtëqelizor.
 Plazma është një përzierje e:

➢ proteinave,
➢ enzimave,
➢ ushqyesve,
➢ mbeturinave,
➢ hormoneve dhe
➢ gazeve.
Proteinat plazmatike
 Janë përbërësi kryesor i plazmës përsa i takon sasisë
dhe kanë një variete funksionesh.

 Ka tre kategori kryesore të proteinave plazmatike:


➢ Albuminat,
➢ Globulinat dhe
➢ Fibrinogjeni
Albuminat

 Albuminat, që janë proteinat më të vogla dhe më të


bollshme të plazmës.
 Ulja e përmbajtjes së albuminës në plazmë mund të
rezultojë në një humbje të lëngut nga gjaku dhe një
shtim të lëngjeve në hapësirën intersticiale.
 Albuminat luajnë një rol të rëndësishëm në
transportin plazmatik të substancave të tilla si ilaçet,
hormonet dhe acidet yndyrore.
Globulinat
 Globulinat, të cilat mund të ndahen në tre klasa alfa,
beta dhe gama.
 Globulinat alfa dhe beta përfshijnë perkatesisht
lipoproteinat me densitet të lartë (HDL), dhe
lipoproteinat me densitet të ulët (LDL).
 HDL dhe LDL luajnë rol të rëndësishem në
rregullimin e kolesterolit dhe për pasojë kanë një
ndikim të madh në sëmundjet kardiovaskulare.
 Gamaglobulinat luajnë rol të rëndësishëm në
imunitet.
Fibrinogjeni

 Fibrinogjeni luan rol kryesor në koagulimin e


gjakut.
Përbërësit e tjerë të plazmës
 Aminoacidet-formohen nga shpërbërja e proteinave
të indeve ose nga thithja e proteinave të tretura.
 Mbeturinat azotike -Duke qenë produkte fundorë
toksikë të metabolizmit së substancave në trup, këto
zakonisht pastrohen nga qarkullimi i gjakut dhe
ekskretohen nga veshkat me një normë që balancon
prodhimin e tyre.
 Lëndët ushqimore-të marra përmes traktit digjestiv
transportohen në plazmën e gjakut. Këto përfshijnë
glukozë, aminoacide, yndyrna, kolesterol, fosfolipide,
vitamina dhe minerale.
 Gazet- oksigjeni dhe dioksidi i karbonit
transportohen nga plazma. Plazma gjithashtu
përmban një sasi të konsiderueshme të azotit të tretur.

 Elektrolitët -Më të bollshmet nga këto janë jonet e


natriumit, të cilat ndikojnë më shumë ne osmolaritetin
e gjakut sesa çdo përbërës tjetër.
Qelizat e gjakut
 Qelizat e gjakut e kanë prejardhjen nga qeliza
hemopoetike mëmë në palcën e kockave dhe janë tre
tipe:

 Eritrocitet –qelizat e kuqe,

 Leukocitet-qelizat ebardha,

 Trombocitet-pllakëzat e gjakut.
Eritrocit, trombocit, leukocit
 Nëse një tub i vogël mbushet me gjak dhe
centrifugohet, plazma dhe qelizat ndahen:
➢ Qelizat e kuqe qëndrojnë në fund,
➢ Qelizat e bardha dhe trombocitet formojnë një shtresë
të hollë, që ndahet nga qelizat e kuqe dhe
➢ Plazma qëndron mbi qelizat.
 Vëllimi që zënë qelizat e kuqe në raport me vëllimin e
përgjithshëm të gjakut na jep hematokritin.
 Hematokriti shprehet në përqindje dhe normalisht
është:
➢ 35-45% tek femrat,
➢ 40-50% tek meshkujt.
Eritrocitet
 Janë qeliza bikonkave pa bërthamë, pra nuk mund të
riprodhohen.
 Qelizat e reja formohen në palcën e kockave prej
qelizës mëmë (eritroblasti).
 Ky proces quhet eritropoezë dhe kërkon mjaftueshëm
Fe, vitaminë B₁₂ dhe acid folik.
 Në rregullimin e eritropoezës një rol të vecantë luan
eritropoetina.
 Sasia normale eritrociteve është:
➢ 4.3-5.2 milion/mm³ gjak tek femrat,
➢ 5.1-5.8 milion/mm³ gjak tek meshkujt.
 Eritrocitet kanë dy funksione kryesore:

➢ Transportojnë O₂ nga mushkritë drejt indeve dhe

➢ Transportojnë CO₂ nga indet drejt mushkrive.

 Membrana plazmatike e një eritrociti të pjekur ka


glikoproteina dhe glikolipide (antigene)që
përcaktojnë grupin e gjakut të një personi.
 Rreth 25-33% e vëllimit të citoplazmës së tyre përbëhet nga
hemoglobina.
 Sasia normale e Hb është:
➢ 12-16g/dl tek femrat,
➢ 13.5-17.5g/dl tek meshkujt
 Ajo i jep ngjyrën e kuqe eritrociteve dhe gjakut.
 Hemoglobina përbëhet nga 4 grupe hemi dhe globina.
 Hemi përmban një atom Fe dhe lidhet me një molekulë O₂.
 Hemoglobina:
➢ Përgjigjet tërësisht për transportin e O₂ dhe
➢ Luan rol të rëndësishëm në rregullimin e aciditetit te
gjakut.
 Eritrocitet jetojnë mesatarisht 120 ditë.
 Qelizat e vjetra largohen në sajë të shkatërrimit prej
makrofagëve në sistemin retikulo-endotelial:
➢ Makrofaget largojnë hemin nga globina.
➢ Globina zbërthehet në aminoacidet përbërës të saj
➢ Hemi pasi lëshon Fe shndërrohet në bilirubinë.
➢ Fe i transportuar nga transferina përdoret për
biosintezën e grupeve të reja të hemit.
➢ Bilirubina e lidhur me një proteinë plazmatike
transportohet në melci ku përdoret për prodhimin e
lëngut biliar.
Disa defekte në prodhimin e eritrociteve

 Ulja e sasise së Hb dhe/ose numrit te eritrociteve në


gjak quhet anemi:

 Mungesa e vitaminës B12 dhe/ose acidit folik con në


anemi pernicioze,

 Mungesa e Fe con në anemi ferrodeficitare,

 Defektet gjenetike të formimit të Hb cojnë në anemi


drepanocitare.

You might also like