You are on page 1of 1

1.

Sistemi i qarkullimit të gjakut

Gjaku është ind lidhor i lëngshëm i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të
gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe
lëndëve ushqyese. Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut falë punës mekanike të muskulit të
zemrës. Trupi i njeriut përmban mesatarisht 5 - 6 litra gjak. Ai përbëhet nga qelizat e gjakut dhe
plazma e gjakut. Në vëllimin e përgjithshëm 45% u takojnë qelizave të gjakut ndërsa 55%
plazmës së gjakut. Raporti vëllimor ndërmjet qelizave dhe plazmës quhet hematokrit. Pas
djersitjes së tepruar sasia e plazmës mund të zvogëlohet deri në 50% ndërsa me konsumim të
lëngjeve mund të rritet deri në 60%.

Gjaku përbëhet nga qelizat e gjakut: qelizat e kuqe (eritrocite),

qelizat e bardha (leukocite) dhe pllakëzat e gjakut (trombocite) si

dhe plazma e gjakut, si materie themelore ndërqelizore.

You might also like