You are on page 1of 3

PYETJE NGA LËNDA E BIOLOGJIS PËR VITIN E TRETË

1. Cilat janë sistemet transportuese në organizmin e njeriut?


- Sistemet transportuese në organizmin e njeriut janë :
sistemi i qarkullimit të gjakut dhe sistemi limfatik.
2. Nga çka përbëhet sistemi limfatik?
- Sistemi limfatik përbëhet nga : enët limfatike, organet limfatike dhe
limfa.
3. Numëro disa organe limfatike?
- Organet limfatike: bajamet, gjëndrat e gjoksit, nyjet limfatike dhe palca
eshtrore.
4. Nga çka është i ndërtuar sistemi i gjakut?
- Sistemi i gjakut është i ndërtuar nga : zemra, enët e gjakut dhe gjaku.
5. Ç’është gjaku?
- Gjaku është ind i lëngshëm dhe përbëhet nga : plazma e gjakut dhe
qelizat e gjakut : eritrocitet, leukocitet dhe trombocitet.
6. Ç’janë eritrocitet?
- Eritrocitet janë qelizat e kuqe të gjakut, kanë forme të disqeve të
shtypura, nuk kanë bërthamë, përmbajnë pigment dhe hemoglobin.
7. Si ndahen leukocitet?
- Leukocitet në bazë të madhësisë, formës dhe granuleve në bërthamë
ndahen në : gramulocite dhe agramulocite.
8. Nga çka ndërtohen trombocitet dhe cili është funskioni i tyre?
- Trombocitet përmbajnë : materje indore, serotonin dhe enzimin
trombokinazë që kyçen në ndaljen e gjakderdhjes.
9. Trego rolin e plazmës së gjakut!
- Plazma e gjakut përbëhet nga materje organike, jorganike dhe proteina
të gjakut që kanë rol në koagullimin e gjakut, mbajtjen e shtypjes
osmotike dhe mbrojtjen e organizmit.
10. Trego funksionet e gjakut!
- Funksionet e gjakut : transporti i materjeve, transporti i hormoneve,
mbajtja e homeostazës, përgjigje imunologjike të bakterjeve,
termoregullim.
11. Si realizohet kuagullimi i gjakut?
- Koagullimi I gjakut realizohet në parim të lidhjes kthyese pozitive ku
marrin pjesë 12 faktorë.
12. Çka nënkuptojmë me imunitet?
- Me imunitet nenkuptojmë aftësinë e organizmit për tu mbrojtur nga
shkaktarët e infeksioneve.
13. Sa lloje të imunitetit dallojmë?
- Dallojmë dy lloje të imunitetit : jospecifik – ku marrin pjese lëkura dhe
mukoza e organeve për digjestion dhe frymëemarrje dhe specifik : që
bazohet në reaksionin antigjen-antitrup me çka nënkuptojmë lidhjen
specifike të antigjenit me antitrupin me qëllim që të pengohet veprimi i
tij i dëmshëm.
14. Kush merr pjesë në imunitetin qelizor?
- Ne imunitetin qelizor marrin pjesë limfocitet T dhe B.
15. Ç’është transplatimi?
- Transplatimi është proces i mbjelljes së organeve nga organizmi dhënës
(donor), në organizmin marrës (recipient).
16. Trego llojet e transplatimit!
- Dallojmë : Autotransplatimin – mbrenda individit të njejtë
Izotransplatim – individ bineq monozigot
Alotransplatim – lloj i njejt
Ksenotransplatim – lloj i ndryshëm.
17. Trego llojet e imunitetit!
- Dallojmë imunitet natyror dhe artificial.
18. Ç’janë enët e gjakut dhe kush bën pjesë në ato?
- Enët e gjakut janë organe muskulore gypore, që janë të degëzuar në tërë
trupin, përveç në pjesët kërcore dhe kornen e syrit.
19. Trego diçka për arteriet?
- Arteriet janë enë të gjakut të cilat e nxjerin gjakun nga zemra. Janë të
ndërtuara nga tri shtresa : shtresa e jashtme – ind lidhor
shtresa e mesme – muskuj të lëmuar
shtresa e brendshme me epitel njështresor të
quajtur endotel. Janë të vendosura thellë në trup nën muskuj.
20. Cila është arterja kryesore?
- Arterja kryesore është aorta e cila degëzohet deri në arteriole.
21. Trego diqka për venët!
- Venët e kthejnë gjakun në zemër, janë të ndërtuara nga tri shtresa :
shtresa e jashtme – ind lidhor
shtresa e mesme – muskuj lidhor dhe
shtresa e brendshme – ind epitelial që formon valvula.
Janë te vendosura në periferi të trupit, janë më pak elastike se arterjet.
22. Trego diqka për kapilarët!
- Janë enë më të imta të ndërtuara nga një shtresë, këtu gjaku lëviz
shumë ngadal, ndodh këmbimi i gazrave dhe materjeve ushqyese.
23. Ç’është zemra?
- Zemra është organ muskulor i zbrazur i cili është i vendosur në
zbrazëtirën e gjoksit ndërmjet dy krahëve mushkëror mbi diafragmën.
24. Trego formën dhe funksionin e zemrës!
- Zemra ka formë të piramidës trekëndore me maje të kthyer poshtë dhe
majtas, funksioni i saj është të bëjë qarkullimin e gjakut.
25. Përshkruaje ndërtimin e zemrës!
- Zemra është e ndërtuar nga tri shtresa : shtresa e jashtme – ind lidhor
shtresa e mesme – ind muskulor
dhe shtresa e brendshme – endotel.
26. Cilat janë pjesët e zemrës?
- Pjesët e zemres janë: ana e djathtë - e ndërtuar nga veshëza dhe
barkusha e djathtë dhe ka gjak të reduktuar, ana e majtë – e ndërtuar
nga veshëza dhe barkusha e majt dhe ka gjak te osksigjenuar.
27. Nga çka inervohet zemra?
- Zemra inervohet nga sistemi nervor dhe lidhur me këtë në zemër kemi dy
nyje nervore : nyja sinusoide dhe nyja atrio-ventrikulare dhe duajt e
Hissit.
28. Trego ciklet e zemrës (fazat)
- Dallojmë tri faza : faza e kontraksionit të zemrës – sistolë, faza e
relaksimit të zemrës – diastolë dhe pauza e zemrës e cila zgjatë prej
mbarimit të sistolës së barkusheve deri në fillimin e sistolës së
veshëzave.
29. Nga kush regullohet puna e zemrës?
- Puna e zemrës rregullohet nga sistemi nervor dhe endokrin.
30. Si rregullohet puna e zemrës me anë të sistemit nervor?
- Puna e zemrës rregullohet me anë të sistemit nervor vegjetativ – fijet
nervore simpatike që stimulojnë punën e zemrës dhe fijet parasimpatike
që ngadalsojnë punën e zemrës.
31. Si rregullohet puna e zemrës me anë të sistemit endokrin?
- Në rregullimin humoral (nepërmjet gjakut) hormonet, adrenalina dhe
noradrenalina si dhe tiroksina e stimulojnë punën e zemrës kurse kriprat
minerale të kalciumit dhe kaliumit e ngadalsojnë punën e zemrës.
32. Sa lloje të qarkullimit të gjakut dallojmë?
- Dallojmë qarkullimin e vogël (mushkëror) dhe qarkullimin e madh
(trupor).
33. Përshkruaje qarkullimin e vogël!
- Qarkullimi i vogël fillon me barkushen e djathtë ku gjaku i reduktuar
bartet deri në mushkri ku ndodh këmbimi i gazrave dhe gjaku i
oksigjenuar kthehet në veshëzën e majt.
34. Përshkruaje qarkullimin e madh!
- Qarkullimi i madh fillon me veshëzën e majtë ku nëpërmes aortës e cila
degëzohet me aortën e sipërme dhe të poshtme furnizohet me gjak
gjithë trupi, kryhet këmbimi nëpërmes kapilarëve kalon gjaku në venë
dhe ato e dërgojnë në veshëzën e djathtë.
35. Ç’është pulsi?
- Pulsi është shfaqja e punës së zemrës mbi qarkullimin periferik dhe në
qetësi është prej 60-80 rahje.

You might also like