You are on page 1of 3

POSTER

Tema : sistemi I qarkullimit te gjakut.


Punoi : Joana silaj
b
KLASA e 8

 Zemra
1. Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit.
Pjesa më e madhe e zemrës është zakonisht e zhvendosur
paksa në anën e majtë të kraharorit (edhe pse ka raste që mund
të jetë e zhvendosur në të djathtë) dhe ndihet të jetë në të
majtë sepse gjysma e majtë e zemrës është më e fortë, pasi ajo
pompon në të gjitha pjesët e trupit. Meqënëse zemra ndodhet
midis mushkërive, mushkëria e majtë është më e vogël se
mushkëria e djathtë dhe ka një zgavër kardiake në kufirin e saj
me zemrën për të lejuar vendosjen e zemrës.
2. Zemra ka katër dhoma, dy të sipërme, barkushet, që janë
dhomat e marrjes, dhe dy të poshtme, veshëzat, që janë dhomat
e dërgimit. Barkushet janë të lidhura me veshëzat
nëpërmjet valvulave.
3. Të katër valvulat e zemrës shtrihen përgjatë të njëjtit plan.
Valvulat u sigurojnë rrjedhjen në një drejtim të gjakut në zemër
dhe parandalojnë rrjedhjen në drejtim të kundërt.
4. Zemra përbëhet prej dy pjesëve:
 Pjesa e djathtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të mushkërive (qarkullimi i vogël).
 Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i
madh).

Gjaku
Gjaku është një ind lidhor i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të
qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit
nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese.
Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut falë punës mekanike të muskulit të
zemrës. Trupi i njeriut përmban mesatarisht 5 - 6 litra gjak.
Gjaku përmban: qeliza të kuqe (eritrocite), qeliza të bardha (leukocite),
pllakëza [trombocite] dhe plazmën, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta
përbëjnë 45%, kurse pjesa lëngët 55%, të vëllimit të përgjithshëm. Qelizat e
kuqe përmbajnë hemoglobinën. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe
transportin e oksigjenit

 Funksionet e gjakut
Gjaku së bashku me pjesët përbërëse të tij përmbush një sërë funksionesh:

 Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)

 Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së)

 Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisës)

 Funksion homeostatik, mban të pandryshuar temperaturën dhe mjedisin e brendshëm.

Gjaku kryen shumë funksione të rëndësishme brenda trupit duke përfshirë :

 Furnizimin e indeve me oksigjen

 Furnizon trupin me materie ushqyese si Glukoza, Amino Acidet dhe Acide Yndyrore ( të tretura në
gjak (psh lipidet e gjakut)

 Largimin e gazrave dëmtuese si Dioksid Karboni, Urea dhe Acidi Llaktik

 Funksion imunologjike, duke përfshirë qarkullimin e qelizave te bardha, dhe zbulimin e


materialeve te huaja nga antitrupthat

 Kuagulimi, që është një pjesë e mekanizmit të trupit për vetë-riparim.

 SISTEMI I GJAKUT
o Gjaku është elementi kryesor në sistemin transportues të trupit të njeriut dhe të kafshëve. Pasi pompohet nga zemra (deri
në 100.000 rrahje në ditë), nëpërmjet tubave që quhen enë gjaku, ai hapet në të gjithë trupin, duke shpërndarë oksigjenin,
ushqimin dhe elementet kimike, të nevojshme për qelizat. Llogaritet që njeriu mund të jetojë edhe pas humbjes së një të
tretës të sasisë së gjakut, çdo humbje e sasisë më të madhe se kjo nga biologët llogaritet vdekjeprurëse.
o Struktura e sistemit
o Zemra
o Enët e gjakut
o Venat:
o vena e qafës(vena jugulare)
o vena zgavrore e poshtëme
o vena e krahut
o vena e dores e gishtave
o vena e kofshës
o vena e kërcirit
o vena e këmbës e gishtave
o Arteriet:
o Aorta
o arteria e kokës
o arteria e qafës
o arteria e krahut
o arteria e dorës e gishtave
o arteria e kofshës(arteria femorale
o arteria e kërcirit
o arteria e këmbës e gishtave
o arteria e barkut

You might also like