You are on page 1of 7

Projekt

Lenda: Biologji
Klasa : 10 B
Tema: Trashegimia e crregullimeve mjeksore te
trashegueshme pasoje e mutacioneve. Semundje koronare.

Punoi: Albana Colla


Veshka

Pozita e veshkëve, pamje nga prapa


Veshka, organ me disa funksione, luan rol themelor rregullues në shumicën e kafshëve, duke
përfshirë vertebrorët dhe disa jovertebrorë. Veshkat janë të domosdoshme për funksionimin e
sistemit urinar dhe kryejnë edhe funksione homeostatike të tilla si rregullimin e elektroliteve, dhe
rregullimin e trysnisë së gjakut (përmes ruajtjes së drejtpeshimit kripë-ujë). Ato i shërbejnë trupit si një
kullues natyror i gjakut, dhe heqjen e mbeturinave të cilat shmangen në fshikëzën e urinës. Në
prodhimin e urinës, veshkat nxjerrin mbeturina të tilla si ure dhe amoniak. Veshkat gjithashtu janë
përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve. Ato gjithashtu prodhojnë hormone, duke
përfshirë kalçitriol, reninë, dhe eritropoetinë.

Anatomia
Vendndodhja
Tek njerëzit veshkat janë të vendosura në zgavrën abdominale. Ka dy veshka, një në çdo anë të
shtyllës kurrizore. Asimetria në zgavrën e barkut e shkaktuar nga pozicioni i mëlçisë zakonisht bën që
veshka e djathtë të jetë pak më e poshtë se sa veshka e majtë. Sipër secilës veshkë
gjendent gjëndra mbiveshkore përkatëse, majtas dhe djathtas. Pjesët e sipërme të veshkave janë të
mbrojtura pjesërisht nga brinjët e njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta; në totalitetin e saj veshka
dhe gjëndra mbiveshkore janë të rrethuara nga dy shtresa dhjami (rrethveshkore dhe paraveshkore).
Veshka e çdo të rrituri peshon midis 125 dhe 170 gram te meshkujt dhe midis 115 dhe 155 gram te
femrat. Veshka e majtë zakonisht është pak më e madhe se e djathta.

Struktura

1. Piramida Renale • 2. Arteria Interlobulare • 3. Arteria Renale • 4. Vena Renale • 5. Hilumi (Hyrja) •
6. Hapësira Renale • 7. Ureteri • 8. Xhep i vogël • 9. Kapsula Renale • 10. Kapsula Renale e
Poshtme • 11. Kapsula Renale e Sipërme • 12. Vena Interlobulare • 13. Nefroni • 14. Xhep i Vogël •
15. Xhep i Madh • 16. Tubi Renal • 17. Kollona Renale
Veshka ka një strukturë në trajtën e një bathe. Çdo veshkë ka sipërfaqe të lugët dhe të mysët.
Sipërfaqja e lugët, gjiri është pika në të cilën hyn në veshkë arteria veshkore dhe dalin vena veshore
dhe ureteri. Veshka është e rrethuar nga inde të forta fibroze, kapsula veshkore, e cila në vetvete
është e rrethuar nga një shtresë dhjami.

Veshka është përafërsisht 11-14 cm e gjatë, 6 cm e gjerë dhe 4 cm e trashë.


Zemra

Prerje tërthore e zemrës që tregon veshët e djathtë dhe të majtë, nga sipër
Zemra gjithashtu peshon 300g (tek i rrituri) dhe ka shtuar masën e grushtit të tij.

Ndërtimi
Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit, në nivelin e vertebrave T5-T8. Pjesa më
e madhe e zemrës është zakonisht e zhvendosur paksa në anën e majtë të kraharorit (edhe pse ka
raste që mund të jetë e zhvendosur në të djathtë) dhe ndihet të jetë në të majtë sepse gjysma e majtë
e zemrës është më e fortë, pasi ajo pompon në të gjitha pjesët e trupit. Meqënëse zemra ndodhet
midis mushkërive, mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë dhe ka një zgavër
kardiake në kufirin e saj me zemrën për të lejuar vendosjen e zemrës.

Zemra është furnizuar nga qarkullimi koronar dhe është e mbyllur në një qeskë membrane të
dyfishtë, perikardi. Ky i fundit i bashkangjitet zgavrës së kraharorit duke i siguruar zemrës një vend ku
të mbahet.[1] Sipërfaqja e prapme e zemrës ndodhet në afërsi të kolonës vertebrale, dhe sipërfaqja e
përparme ndodhet thellë pas derrasës së kraharorit dhe kërceve të kafazit të kraharorit. [2] Dy nga
venat e mëdha, venat tubolare, dhe arteriet e mëdha, aorta dhe arteria pulmonare, janë të
bashkangjitura në pjesën e sipërme të zemrës, të quajtur bazë, e cila ndodhet në nivelin e kërcit të
tretë të kafazit të kraharorit.[2] Maja e poshtme e zemrës , apeksi, ndodhet në të majtë të dërrasës së
kraharorit (8 deri 9 cm nga vija qendrore e dërrasës së kraharorit) midis vendit ku brinja katërt dhe e
pestë bashkohen me dërrasën e kraharorit, pranë artikulimit të tyre me kërcet e kafazit. [2] Ana e
djathtë e zemrës është deformuar përpara, dhe e majta e deformuar prapa. Zemra ka formën e një
koni, me bazën e tij të pozicionuar lart dhe kulmin poshtë.[2] Një stetoskop duhet të vendoset direkt
mbi kulm (apeks) në mënyrë që mund të numërohen të rrahurat e zemrës. Zemra e një të rrituri
peshon 250-350 gram.[3] Zemra ka zakonisht madhësinë e grushtit: 12 cm e gjatë, 8 cm e gjerë, dhe
6 cm e trashë.[2] Atletët e trajnuar mirë mund të kenë zemër shumë më të madhe për shkak të
efekteve të ushtrimit të muskujve të zemrës, të ngjashme me reagimin e muskujve skeletik. [2]

Muri i zemrës
Muri i zemrës përbëhet nga tri shtresa: e brendshme (endokardi), e mesme (miokardi) dhe e
jashtme (epikardi). Këto janë të rrethuar nga një qeskë me membranë të dyfishtë të quajtur
perikardi.Shtresa e brendshme e zemrës quhet endokardi. Ajo është e përbërë nga një shtresë e
epitelit të thjeshtë njështresësh, dhe mbulon dhomat e zemrës dhe valvulat. Ajo vazhdon me shtresën
e brendshme (endoteli) të venave dhe arterieve të zemrës, dhe bashkohet me miokardin me një
shtresë e hollë të indit lidhor.[2] Endokardi, duke sekretuar endothelinë, gjithashtu mund të luajë një rol
në rregullimin e tkurrjes së miokardit.[2]Shtresa e mesme e murit të zemrës është miokardi, që është
muskul kardiak. Miokardi ka edhe enë gjaku dhe fibrave nervore drejt epikardit që ndihmojnë për të
rregulluar rrahjet e zemrës.[2] Indi i muskujve të zemrës ka autoritmiciti, aftësi unike për të nisur një
potencial kardiak veprimi në një ritëm të pandryshueshëm, duke përhapur impuls të shpejtë nga
qeliza në qelizë për të shkaktuar tkurrjen e tërë zemrës. Kjo (autoritmiciti) modulohet nga sistemet
endokrine dhe nervor.[2]
STOMAKU

Lukthi
Lugthi, lukthi ose stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digjestiv, që është vazhdim
i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshtë. Këto shërbejnë dhe si pika fiksimi të tij. Bashkimi
gastroezofageal ndodhet majtas vertebrës së 10-të torakale, afërsisht 2 cm poshtë diafragmës,
ndërsa bashkimi gastroduodenal bëhet në nivel të vertebrës lumbare, pak djathtas linjës mediane.

Madhësia dhe forma e lugthit ndryshojnë në varësi nga morfologjia e subjektit dhe shkalla e
mbushjes. Në gjendje distensioni të moderuar lugthi është 25 cm i gjate, 10-12 cm i gjerë, dhe 8-9 cm
i trashë. Kapaciteti i lugthit lëkundet midis 1-1.5 litra.

Lugthi është një organ shumë i vaskularizuar, që furnizohet nga më shumë së 6 arterie, që dalin nga
trungu celiak. Ka një rrjete të pasur anastomozash intramurale, që sigurojnë vaskularizimin e tij edhe
kur lidhet një pjesë e madhe e arterieve. Gastrica dextra et sinistra, gastroepiploica dextra et sinistra
dhe gastricae breves janë arteriet kryesore të lugthit. Në 60% të njerëzve gjendet dhe arteria gastrike
posteriore, që del nga arteria lienale dhe ushqen sipërfaqen posteriore të lugthit. Lugthi ka 7 lloje i
brendshem,i jashtem,i mberthyer,i zberthyer,i futur,i nxjerrur,i kerrysur

Pjesët e Lukthit
Lukthi është i përbërë prej tre pjesëve : pjesa e sipërme , pjesa qendrore dhe pjesa e
poshtme(mbarimi) .

 Pjesa e sipërme ose pjesa kardiale është pjesa ku lukthi lidhet me kapërciellin dhe ndërmjet
lukthit dhe kapërcellit ka një sfinker të vogël kardial i cili nuk e lejon ushqimin të kthehet lart.
 Pjesa qendrore ka shumë gjëndra të cilat janë të mëdha dhe përbëhen prej tre lloje qelizash prej
të cilave taiten prodhime të ndryshme.
Në qelizat që taitet acidklorhidrik
Në qelizat kryesore taiten enzimet
Në qelizat e rralla taitet jargë

 Pjesa e poshtme ose piloriumi pjesa ku lukthi lidhet me zorrën 12 gishtore ,ndërmjet
lukthit dhe zorrës të hollë ka një sfinker pirolalin i cili ka rëndësi për shpejtësi të kalimit
të ushqimit dhe dalja e ushqimit në mënyrë të kordinuar.
Sfinker në këtë rast përkufizohet si çelje.
Mëlçia

Mëlçia e deles. 1 lobi i djathtë, 2 lobi i majtë, 3 lobi kaudat, 4 lobi


katror, 5 arteria hepatike e venës portë, 6 linfonodi hepatik, 7 cistifellea.
Mëlçia (greq. hepar, lat iecur) apo mëlçia e zezë, është organi qendror i
gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës. Detyrat më të
rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën (p.sh faktorët e mpiksjes),
përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit (p.sh ruajtja e glukozës), prodhimi i lëngut të tëmthit dhe
kështu tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit si dhe e medikamenteve dhe
helmeve. Substancat ushqimore, të cilat kalojnë nga zorra në gjak, mbërrijnë me anë të venës Vena
portae në mëlçi dhe mandej varësisht nga nevoja lëshohen nga mëlçia përsëri në gjak ose largohen
nga gjaku.Mëlçia e njeriut peshon përafërsisht 1500 deri 2000 g. Është një organ i butë me strukturë
të njëtrajtshme dhe gjendet kryesisht në anën e djathë të pjesës se sipërme të hapësirës së barkut.

Ndërtimi makroskopik i mëlçisë


 Mëlçia përbëhet nga :
o Lobus dexter - gjendet nën diafragmë dhe është pjesërisht i ngjitur me të.
o Lobus sinister - është më i vogël dhe shtrihet deri në anën e majtë të abdomenit.
o Lobus quadratus
o Lobus caudatus

Nën pjesën e poshtme të mëlçisë gjendet e ashtuquajtura portë e mëlçisë - Porta hepatis, nëpërmjet
të së cilës kalojnë: Arteria hepatica propria, Vena portae dhe Ductus hepaticus.Arteria
hepatica transporton gjakun e oksigjenuar prej zemrës për në mëlçi, Vena portae sjellë
nga lukthi dhe zorrët pjesët e ushqimit në formë të gjakut të pasur me substanca ushqimore.

Mëlçia ndahet në këto segmente :

 Lobus sinister :
o Segment I - Lobus caudatus
o Segment II - pjesa kraniale e Segmentum laterale
o Segment III - pjesa kaudale e Segmentum laterale
o Segment IV - Lobus quadratus
 Segment IVa - pjesa kraniale
 Segment IVb - pjesa kaudale
 Lobus dexter :
o Segment V - pjesa kaudale e Segmentum anterius
o Segment VI - pjesa kaudale e Segmentum posterius
o Segment VII - pjesë kraniale e Segmentum posterius
o Segment VIII - pjesë kraniale e Segmentum anterius
Mushkëria

Mushkëritë
Mushkëritë (lat. pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta
dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë
nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjëve dhe muskulit të diafragmës. Mushkëritë
janë të mbështjellura me mbështjellës shumë të hollë e cila quhet pleura.

Ndërtimi i mushkërive të njeriut

Struktura e alveolave
Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy lobe dhe në anën e
djathtë në tre lobe. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonaret ndahen në 9/10 segmente. Në mushkërine
e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemra i jep një
vend. maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3–4 cm është larg nga klavikula, kurse poshtë mushkërive
shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjën e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga
shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më e vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e
vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen
e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen [[alveola] ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra
shkëmbimi i gazeve. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.

Sëmundjet
 Sëmundja obstruktive kronike
 Pneumonia
 Hipoksemia
 Sarkoidoza
 Sëmundja restriktive
 Sëmundjet vaskulare
 Tuberkulozi
 Tumoret e mushkërive
 Tumoret mediastinale
 Bronchiolitis akut

Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive


Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme.
Ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm janë: Çaji jeshil, lëngu i limonit, lëngu i
boronicës së kuqe ose ananasit, lëngu i karrotës, xhenxhefil dhe rigoni.

You might also like