You are on page 1of 12

ANATOMI

1.Sistemi digjestiv- si eshte I ndertuar tubi tretes ///

Ku fillon dhe ku mbaron ///

Ku mbaron gjatesia e ketij tubi//

2.Gjendrat e peshtymes//

3.Faringu , cfare roli ka sa pjese eshte me emertime///

4.Ezofagu ca tubi eshte//

5.Stomaku roli ne organizem ndertimi///

6.zorra e holle funksioni///

7.apendiksi roli edhe ku eshte I vendosur//////

8.hepari dhe pankreasi roli I tyre ne organizem/////

9.aparati urinar nefroni si ndertohet, ndertimi mikroskopik I veshkes////

10.Anomalite e veshkes ureterit dhe vezikes urinare/////

11.enet e gjakut , qarkullimi I gjakut ku fillon dhe ku mbaron qarkullimi I majte ku fillon mbaron
qarkullimi I madh///////////////////////////////////////////////////////////////////////

12.si jane te ndertuara venat dhe arteriet.///////////////////////////////////////////////////////

1.SISTEMI DIGJESTIV

Sistemi DIgjestiv luane rol ne futjen eprodukteve ushqimeve ne organizem

Zberthimin e tyre , absorbimin dhe nxjerrjen jashte te mbetjeve te panevojshme

Fillon me gojen dhe perfundon me anusin

Produktet ushqimore ne kete system pershkojne rrugen si me poshte:

Ne kavitetin oral –ne faring – ne regjionin e qafes – ne ezofag – ne regionin torakal per te shkuar ne
stomak ,ne regionin abdominal me zorret e holla dhe te trasha deri ne regionin pelvic me anusin.

Ai eshte I formuar nga nje tub I gjate me diameter te ndryshem tek te rriturit arrin deri ne 11 metra
gjatesi.

Muri I tubit tretes formohet nga 3 shtresa:

E brendshme tunika mukoze


E mesme tunika e muskulatures

E jashtme tunika seroza dhe ne disa raste edhe tunika advetica

Te gjitha organet mbeshtillen me seroze pervec ezofagut I cili mbeshtillet me adventicia

2.Gjendrat e peshtymes

• - Gjendra parotis - eshte gjendra me e madhe e peshtymes me peshe rreth 30 gr.

• Gjendra e derdh sekrecionin e saj ne vestibulum oris, ai nxirret prej saj me ane te ductus
parotideus ne nivelin e molarit te dyte te siperm.

• Per te dale ne kete nivel cpon muskulin bucinator cili sherben edhe si sfinker gjate kontraktimit.

• - Gjendra submandibulare - eshte gjendra e dyte per nga madhesia. Kjo gjender mbulohet prej
m. platysma dhe lekures.

• Ajo mbeshtillet dhe nga fascia e qafes.

• Sekrecionin e saj gjendra e derdh ne kavitetin e gojes me ane te ductus submandibularis.

• - Gjendra sublinguale eshte nje gjender me e vogel.

3.Faringu

• Faringu-Konsiderohet si pjese bashkuese e ndermjetme e rrugeve te tretjes me ato te


frymemarrjes.

• Kufiri i siperm shkon ne nivelin e pars bazilaris te kockes oksipitale, kufiri i poshtem arrin ne
nivelin e vertebres VI-VII cervikale.

Nga perpara ka raport me kavitetin nazal, me kavitetin oral dhe me laringun, prapa ka raport me trupat
e vertebrave dhe muskujt e thelle te qafes, ndersa anash ka raport me tufen neurovaskulare, venen
jugulare interna dhe arterien karotide te brendshme

• Te faringu dallojme tre pjese:

• A – pars nasalis (nazofaringsi).

• Ne muret anesore te nazofaringut genden dy hapjet e tubave te degjimit, qe vene ne komunikim


veshin e mesem me nazofaringun.

b - parc oralis, orofaringu. Ketu kemi kryqezim te rruges respiratore dhe asaj digjestive

• c - pars laryngea pharyngis ose laringofaringu.

• Shtrihet nga hyrja per ne laring deri ne vendin e kalimit te tij per ne ezofag,

• Muskujt konstriktore te faringut gjate kontraktimit te tyre bejne percjelljen e ushqimit ne


ezofag, kurse muskujt longitudinale gjate kontraktimit ngrejne faringun lart dhe ndihmojne ne
percjelljen e ushqimit poshte.

4.Ezofagu
• Ezofagu - Eshte nje segment i ngushte i tubit tretes qe vendoset midis faringut dhe stomakut ne,
ai ka gjatesi 25 cm.

• Ezofagu kalon ne regionin e qafes, kraharorit dhe te barkut.

• . Muret e ezofagut perbehen nga tre shtresa: mukoza, muscularis, adventicia dhe fare pak
seroze.

• Tunica mukoze eshte e ndertuar nga epiteli shume shtresor i sheshte me gjendra

• Mukoza formon pala te shumta gjatesore te cilat sheshohen ne castin e kalimit te ushqimit.
Ezofagu nuk ka te njejtin diameter gjate gjithe shtrirjes se tij.

• Ne te dallohen disa ngushtica dhe tre zgjerime. Ngushticat e ezofagut jane anatomike dhe
fiziologjike.

• Ngushtica e pare gjendet ne vendin e kalimit nga faringu ne ezofag,

• ngushtica e dyte aty ku ezofagu ka raport me bronket dhe

• e treta aty ku ezofagu pershkon diafragmen.

5.Stomaku

• Stomaku - Eshte segmenti me i gjere i tubit digjestiv, i vendosur midis ezofagut dhe zorres se
holle, ku perpunohen produktet ushqimore te cilat kane kaluar me pare nga goja, faringu e
ezofagu.

• Stomaku gjendet ne kavitetin abdominal menjehere nen diafragme, pjesa me e madhe e tij
vendoset ne hypokondrin e majte dhe epigaster.

• Ne stomak dallohen dy mure:

• paries anterior

• paries posterior

• si dhe dy perkulje

• curvatura major et minor.

• Dallohen disa pjese: kardia trupi, fundus, pars prepylorica dhe pars pylorica.

• Permasat dhe format e stomakut i nenshtrohen variacioneve te medha dhe varen nga grada e
mbushjes. Dallohen disa forma te stomakut.

• 1) Forma e zakonshme ne forme cengeli

• 2) Stomaku ne forme draperi (takohet ne moshat e reja)

• 3) Stomaku ne forme dardhe

• 4) Stomaku ne forme thesi (takohet ne moshat e kaluara)


• 5) Stomaku ne formen e sahatit te reres

Pareti i stomakut eshte i ndertuar nga tri shtresa: mukoza, muskularia, seroza.

Mukoza - e formuar nga epiteli cilindrik i ngjashem me epitelin e zorreve. Ketu ka gjendra qe
prodhojne acidin klorhidrik dhe pepsinen.

Muskulatura - Kjo i sherben funksionimit te stomakut, per perpunimin mekanik te ushqimit si dhe
per ta percjelle permbajtjen ushqimore.

Seroza - eshte fleta viscelare e peritoneumit e cila e vesh stomakun ne te gjitha anet.

• E pa mbuluar me peritoneum eshte curvatura major, curvatura minor dhe pak ne nivelin e
kardias

• Pjesa me e madhe e stomakut gjendet ne regionin e hypokondrise te majte dhe vetem nje pjese
e vogel e tij vendoset ne epigaster.

• Muri i perparme i stomakut kur ai eshte ne mbushje mesatare shtrihet pjeserisht ne paretin e
perparme abdominal.

• Ne kete menyre eshte plotesisht e kuptueshme pse stomaku paraqitet si organ krejtesisht i
levizshem dhe i ndryshueshem ne varesi te grades se mbushjes se tij me ushqim apo gazra.

• Keshtu ne stomakun bosh area gastrike zvogelohet dhe e kunderta kur stomaku mbushet

6.Zorra e holle

• Zorret e holla –Zorret e holla jane deri 7 m te gjata dhe diametri i tyre vjen gradualisht duke u
zvogeluar nga 45 mm ne duoden deri 27 mm ne vendkalimin e ileumit ne zorren e trashe.

• Zorra e holle perbehet nga tre pjese:

• duodenum 25-30 cm,

• intestinum jejunum qe ze 3/5 e zorres mezenteriale dhe

• intestinum ileum qe ze 2/5 e gjatesise.

• Mukoza e zorres se holle paraqitet me zgjatime te shumta deri ne 1mm gjatesi te cilat quhen
villi intestinale. Keto mbulohen me epitel cilindrik dhe ne qender te tyre kalojne venat dhe
nervat.

• Ne vilet intestinale thithen produktet ushqimore.

• Karbohidratet dhe proteinat kalojne ne venat, ndersa yndyrnat ne enet limfatike.

• Vilet intestinale jane shume te dendura dhe te shprehura ne intestinum jejunum ne krahasim
me ileum, ku ato fillojne te pakesohen per te mos ekzistuar fare ne zorret e trasha.

• Ne mukozen e zorreve te holla gjejme edhe pala cirkulare te quajtura plica cirkulares (pllaka te
perbera nga mukoza)
• Keto pala formohen edhe me ndihmen e mukozes dhe jane te shprehura ne gjithe gjatesine e
zorreve te holla me perjashtim te pjeses fillestare te duodenit.

• Muskulatura e zorreve te holla eshte e ndertuar nga muskulatura e lemuar dhe eshte e
vendosur ne dy shtresa. Kontraktimet e musculatures cirkulare ngushtojne lumemin dhe
percjellin me poshte ushqimin, kurse muskulatura longitudinal ben zgjerimin e lumenit te zorres.

• Keto kontraktime alternohen njera me tjetren.

• Seroza apo peritoneumi i mbulon zorret e holla ne te gjitha anet duke lene vetem nje zone te
holle ne forme shiriti aty ku bashkohen fletet e mezenteriumit neper te cilat kalojne venat,
nervat dhe enet limfatike

7.Apendiksi

• - Paraqet morfologjikisht vazhdimin direk te cekumit. I vendosur rreth 2.5-3.5 cm poshte


bashkimit te zorres se holle me te trashe, ne piken e bashkimit te tri tenieve ne fundin e
cekumit.

• Ndertimi i mureve te ketij formacioni eshte i njejte me ate te zorres se trashe, vetem se ne
mukozen e tij gjejme me shume ind limfoid te vendosur ne formen e foliculi lymfatici

• Pe kete ai te quhet dhe “bajamja e barkut”.

• Ne bazen e procesit vermiform gjendet dhe valvula me te njejtin emer.

8.Melcia( hepari)

• Melcia eshte gjendra me e madhe e trupit te njeriut me peshe afersisht 1500 gr, me ngjyre te
kuqe te erret ne kafe dhe me konsistence te bute.

• Ajo vendoset ne pjesen e siperme te kavitetit abdominal, ne hypokondrin dextra.

• Ka dy faqe, facies diafragmatica

• Ne kete faqe melcia ndahet ne dy lobe:

• Lobi dextra eshte me i madh se sinistra

• Dhe lobi sinistra.

• Faqja e poshtme e melcise sheh prapa dhe poshte dhe eshte ne raport me organet prandaj ka
marre emrin fascia visceale

• Kufiri i siperm i melcise varet nga pozicioni i diafragmes, djathtas ai eshte me siper sesa majtas.

• Vetem nje pjese e vogel e melcise shtrihet ne regionin epigastrik ku ajo eshte ne kontakt me
paretin abdominal.

• Melcia konsiderohet si nje organ mezoperitoneal, sepse zona ku ajo ngjitet ngushtesisht me
diafragmen nuk vishet nga peritoneumi

Luan rol ne :
Metabolizem, ruajtjen e burimeve te energjise,prodhimin e proteinave te rendesishme ne
gjak,detoksikimin e trupit dhe prodhimin e acideve bilare.

9.Pankreasi

• Eshte gjender e aparatit tretes e dyta per nga madhesia, mbas melcise.

• Pankreasi ka nje ndertim te shprehur lobular qe te kujton gjendren e peshtymes.

• Ka tre pjese: koka, trupi dhe bishti.

• Masa kryesore e pankreasit ka funksion prodhimin e lengut pankreatik te cilin e derdh me ane te
dy gypave ne duoden.

• Pankreasi ka per funksion te prodhoje insulinen, hormon qe rregullon matabolizmin e glukozes.

10.Veshka

• Është organ çift me ngjyrë të kuqe të errët në kafe me konsistencë të butë, me peshë rreth 120
gr. tepër e vaskularizuar. Veshkat kanë për funksion kryesor prodhimin e urinës.

• Veshkat janë të vendosura në të dyja anët e shtyllës kurrizore, në murin e pasëm të abdomenit,
në të ashtuquajturën llozha renale,

• Në pamjen e jashtme ngjasojnë nga forma me kokrën e fasules. Në secilën prej tyre dallohen dy
pole (superior et inferior), dy buzë (lateralis et medialis), dhe dy faqe (anterior et posterior).

• Në polet e sipërme të tyre pushojnë gjëndrat mbiveshkore.

• Ne veshken e djathte gjendet vena kava

• Ne veshken e majte gjendet aorta

• E gjithe veshka eshte konkave

• kurse faqia mediale paraqitet konvekse, vetëm pranë poleve, në qëndër është konkave dhe
këtu formon hilusin renal, futet arteria dhe del vena dhe ureteri.

• Hilusi renal vazhdon në thellësi me sinus renalis. Ky i fundit përmban legenin e veshkës, pelvis
renalis që vazhdon me ureterin.

• Veshka e djathtë është e vendosur pak më poshtë se e majta sepse mbi të vendoset mëlçia.

• më orientues per vendodhjen e veshkave është raporti i tyre me brinjën XII, "ajo e pret" veshkën
e djathtë në 1/3 sipërme të saj, kurse veshkën e majtë në mesin e saj.

• Në rast se i bëhet një prerje veshkës, në të do të dallohet korja e saj, cortex renis, dhe lënda
palcore, medula renis.

• Cortex reni apo lënda kortikale gjëndet kryesisht në sipërfaqe të veshkës dhe pjesërisht
depërton në brëndësi të saj, në formë të ashtuquajturave shtylla veshkore (kolumnat e Bertinit),
të cilat kufizojnë nga njëra tjetra piramidat e veshkës.
• Lënda medulare gjëndet në brëndësi të veshkës dhe ka ngjyrë me nuancë gri, pra paraqitet më e
zbehtë se lënda kortikale, pasi këtu ka më pak enë gjaku;. Perbehet kryesisht na tubulat renale
te drejte te cilet jane mbi 100.000

110.Nefroni

• Njësia strukturore dhe funksionale e veshkës është nefroni. Ai përbëhet nga dy pjesë kryesore :

1-Trupëza e veshkës ose trupëza e Malpigit, e cila është ndërtuar nga

• A) një lëmsh kapilarësh arterialë,

• B) glomeruli

• C) kapsula e Bauman-it. ( nga kapsula e glomerulit)

• Kapsula përbëhet nga dy fletë, fleta viscerale dhe fleta parietale.

• Në hapësirën ndërmjet dy fletëve grumbullohet urina primare e cila do të vazhdojë rrugën e saj
në pjesën tjetër të nefronit, pra në tubulat renale

2-Gypat e veshkës, tubuli renalis, fillojnë

• me tubulat veshkore të përdredhur dhe. vazhdojnë me ansa Henle, që praqitet në formë të


gërmës "U"
• Tubat e drejta derdhen në gypat papilare (ductus papilari), të cilat hapen në area cribrosa të
papilave renal.

• Në secilën veshkë gjënden 1-2 milion nefrone, por jo të gjitha janë në punë.

• Gjatësia e tubulave renale arrin afërsisht 100km.

• Anomalitë e veshkave - janë të numrit, formës dhe vendosjes.

• Numri - një, tre dhe katër,

• Forma- lobulare dhe në formë patkoi.

• Vendosjes- ektopike në pelvis, përpara shtyllës kurrizore.

12.Ureteri-

është organ tubular çift. Ai paraqitet si vazhdimdirekt i pelvis renalis

• Si organe tubulare ureterët janë të ndërtuar nga disa shtresa.

• Duke shkuar nga brënda jashtë dallohen

• tunica mukozis, tunica muskularis dhe tunica adventitia

Ka disa ngushtica:
• Ngushtica e parë është në vend kalimin e pelvisit në ureter, ngushtica e dytë, aty ku ureteri ka
raport me enët iliake dhe e treta kur futet në murin e fshiksës urinare.

Anomalitë e ureterëve-janë të numrit, kalibrit dhe vendhapjes së tyre.

• Në numër kemi ureter duplex (uni ose bilaterale). Në kalibër ka te bëjë me zgjerimin e tyre si
megaureter.

• Në hapje kur hapet në ureter, vaginë.

13.Fshikeza e urines

• Fshikza urinare - është organ kavitar ku grumbullohet urina që vjen nga veshkat. Ajo është e
vendosur në pelvis minor, duke u mbështetut në diafragmën uro genitale.

• Në gjendje të mbushur ajo ka formë lehtësisht vezake,

Në të dallohet faqia e përparme, e sheshtë,.

• Faqia e pasme paraqitet lehtësisht konvekse.

• Në kushte normale kapaciteti i fshiksëz urinare luhatet 400-600 ml.në vartësi të moshës dhe
seksit.

• Në raste patologjike (tumore) ajo mund të arrijë një vëllim shumë herë më të madh

Anomalite e vezikes urinare:

• Refluksi veziko uteral -kthimi I urines ne veshka


• Uretrat utopike- hapja e ureters hapet jashte vezikes
• Ureterocela – zgjerimi I uretere

13.qarkullimi I gjakut

• Aparati i qarkullimit është i formuar nga një sistem tubash me madhësi të ndryshme të quajtura
enë, nëpër të cilat qarkullojnë lëndë ushqyese të organizmit si gjaku dhe limfa.

Nga kjo rrjedh që aparati i qarkullimit të ndahet ne

• aparatin vascular të gjakut dhe

• aparatin vascular limfatik

Aparati vascular:

• Është një rreth i mbyllur nëpër të cilin gjaku qarkullon në një drejtim të caktuar.

• Në qendër të këtij aparati qëndron zemra, , e cila me tkurrjet e saj ritmike e dërgon gjakun në të
gjitha pjesët e trupit nëpërmjet një seri tubash të ndërlikuara të quajtura arterie.

• Këto gjatë rrugës së tyre në trup degëzohen në degë më të vogla, në arteriola e deri në kapilarë.
• Aparatin vaskular të gjakut e formojnë dy pjesë të mëdha të qarkullimit, rrethi i madh dhe rrethi
i vogël.

Rrethi I madh I gjakut

• Rrethi i madh i gjakut – fillon me aortën, e cila del nga barkushja e majtë dhe me degët e saj të
shumta shpërndan gjakun në gjithë pjesët e trupit.

• Nëpërmjet kapilarëve u shpie indeve lëndë ushqyese, hormone dhe oksigjen dhe në të njëjtën
kohë kapilarët venozë marrin nga indet produktet e metabolizmit dhe dioksidin e karbonit.

Gjaku venoz rikthehet në zemër me anë të venave në atriumin e djathtë dhe prej këtej kalon në
barkushen e djathtë ku fillon qarkullimi i vogël

Rrethi I vogel I gjakut

• Rrethi i vogël fillon me trungun mushkërior, i cili del nga barkushja e djathtë dhe duke u ndarë
në dy enë e sjell gjakun venoz në mushkëri.

• Këtu nëpërmjet kapilarëve të mureve alveolare, i lëshon ajrit atmosferik dioksidin e karbonit, i
merr oksigjenin dhe gjaku rikthehet në zemër në atriumin e majtë me anë të venave
mushkërore.

• Kalimi i gjakut arterial në gjakun venoz pëson ndryshime kimike dhe për këtë shkak gjaku
arterial paraqitet i kuq i çelur, ndërsa ai venoz i kuq i errët.

• Përveç këtyre dy rretheve kemi dhe qarkullimin kardiak ose koronar, qarkullimin portal dhe
qarkullimin renal.

Arteriet

• Arteriet paraqiten si tuba membranozë cilindrikë, ngjyrë rozë që pulsojnë. Muri i tyre është i
fortë dhe elastik.

• Arteriet e marrin origjinën nga barkushet e zemrës dhe drejtohen në periferi duke u ndarë
vazhdimisht deri në enët kapilare.

• Dy janë arteriet që lindin nga zemra: Aorta e cila fillon nga barkushja e majtë, dhe trungu
mushkëror që fillon nga barkushja e djathtë.

• E para furnizon me gjak arteriet e qarkullimit të madh, ndërsa e dyta arteriet e qarkullimit të
vogël.

• Çdo arterie në organizëm shpërndahet në një teritor të caktuar, por megjithëkëtë degët e saj
komunikojnë edhe me degëzimet e arterieve të afërme me anë të anastomozave.

• Nga kjo rrjedh që një teritor që ushqehet nga arteria kryesore mund të marrë gjak edhe nga
arteriat e afërme

Ndërtimi i arterieve – dallojmë tri shtresa që janë:

• tunika interna (e ndërtuar nga endoteli),


• tunika media (e ndërtuar nga fije muskulore të lëmuara si dhe fije elastike), dhe

• tunika adventicia (e ndërtuar nga indi lidhor).

14.Venat

• Venat janë tuba membranozë, të cilat rrjedhin nga kapilarët dhe drejtohen nga periferia për në
qendër.

• Këto konvergojnë ndërmjet tyre në enë më të mëdha derisa reduktohen në një numër të vogël
që derdhen në zemër.

Siç dihet ekzistojnë dy sisteme kryesore të venave,

• ajo e qarkullimit të vogël ose mushkërore që përfaqësohet nga katër venat pulmonare

që hapen në atriumin e majtë, të cilat sjellin gjakun që kthehet nga mushkëritë dhe

• ajo e qarkullimit të madh që përfaqësohet nga sistemi i venave të zemrës dhe nga sistemet e
venave zgavrore, të cilat mbledhin gjakun e pjesëve mbi dhe nën diafragmën, që hapen në
atriumin e djathtë.

• Në sistemin e venave zgavrore të poshtme bën pjesë dhe sistemi i venës porta që formohet nga
venat të tubit tretës nën diafragmë dhe të anekseve të saj, duke përfshirë edhe shpretkën.

Venat ndryshojnë nga arteriet për shumë karakteristika që janë:

• Muri i tyre është mjaft i hollë

• Janë të shtypshme

• Zgjerohen mjaft

• Paraqesin mjaft anastomoza

• Janë të pajisura me valula

• Venat janë në numër më të madh se arteriet dhe një numër i madh i arterieve shoqërohet nga
dy vena sidomos ato të gjymtyrëve, kurse për arteriet e mëdha si arteria e pasgjurit, e kofshës,e
sqetullës etj shoqërohen me nga një venë.

Venat sipas vendosjes së tyre dallohen në vena sipërfaqësore dhe të thella.

Venat sipërfaqësore

• kalojnë në indin e nënlëkurës dhe mbledhin gjakun e qarkullimit të lëkurës.

• Shërbejnë si rrugë shkarkimi, ndihmëse të qarkullimit të thellë dhe nuk shoqërojnë arteriet.

• Këto enë janë të zhvilluara sidomos në qafë dhe në gjymtyrët dhe janë të dukshme nëpërmjet
lëkurës, sidomos kur janë të fryra si dhe nga ngjyra e kaltërt.
• Venat e thella gjenden në thellësi dhe shoqërojnë arteriet duke qenë nga një ose dy, sikundër u
përmend më lart.

• Këto enë në kokë dhe në trung mund të dallohen në vena viscreale dhe vena parietale

• Kllapëzat e venave janë të pakta në venat e mëdha dhe të shumta në venat me madhësi më të
vogla.

• Më të rralla janë në zgavrën e kraharorit dhe të barkut dhe më të shumta në gjymtyrët e


sidomos poshtë.

• Në përgjithësi kllapëzat janë çifte dhe shërbejnë për të ndihmuar rrymën e gjakut që të shkojë
drejt zemrës dhe të mos kthehet pas.

• Janë të ndërtuara nga tunika intima dhe kanë formë gjysmëhëne, duke formuar xhepa të cilët
janë të hapur nga ana e zemrës.

Nga tunika media ose muskularis dhe tunika adventicia,Sistemi venoz ndahet në këto pjesë:

• Vena mushkërore

• Vena e zemrës

• Sistemi i venës zgavrore të sipërme

• Sistemi i venës zgavrore të poshtëme

• Sistemi i venës porta

Fetusi merr oksigjen dhe lëndët ushqyese për zhvillimin e organizmit nga gjaku i nënës me anë të
placentës, e cila gjendet brenda mitrës.

• Këto lëndë prej placentës ia sjell organizmit të ri vena umbilikale

Sistemi limfatik

• Është ajo pjesë e sistemit enor që plotëson sistemin venoz, merr pjesë në metabolizmin e
lëndëve, duke nxjerrë nga qelizat dhe indet, produkte të ndryshme e trupat e huaj dhe i dërgon
në sistemin venoz.

You might also like