You are on page 1of 35

Infermieri e sëmundjeve të

brendëshme
Vlerësimi i sistemit gastrointestinal
Vlerësimi i sistemit GI
 Funksioni kryesor i sistemit GI është të
furnizojë me elementë nutricional qelizat
trupore.
 Ky qëllim arrihet nëpërmjet ingjestimit
(marrjes së ushqimit), digjestimit (përpunimit
dhe tretjes) dhe absorbimit (transferimin e
produkteve ushqimore në qarkullimin e gjakut)
 Eleminimi është procesi i ekskretimit të
mbetjeve të digjestimit
Vlerësimi i sistemit GI
 Sistemi gastrointestinal (i quajtur edhe sistemi
digjestiv) përbëhet nga trakti digjestiv, organet
dhe gjendrat shoqëruese.
 Në traktin digjesitv përfshihen goja, ezofagu,
stomaku, intestini, rektumi dhe struktura
fundore,anusi.
 Organet shoqëruese janë hepari, pankreasi dhe
fshikëza e tëmthit
Vlerësimi i sistemit GI
 Faktorët psikologjikë dhe emocionalë ndikojnë
në funksionimin e traktit GI si ankthi dhe
stresi.
 Stresi mund të manifestohet me anoreksi,
dhimbje epigastrike dhe abdominale ose diarre.
 Faktorë fizikë gjithashtu mund të ndikojnë në
funksionimin e sistemit GI si marrja e alkolit,
kafeinës, duhani, lodhja fizike etj.
Struktura dhe funksionimi
 Trakti GI është një tub prej 7 deri 7.9 m i gjatë
që fillon nga goja dhe përfundon në anus.
 I gjithë trakti GI përbëhet nga shtresa kreysore:
• Mukoza
• Submukoza
• Shtresa muskulare
• Shtresa seroze
 Trakti gastrointestinal inervohet nga sistemi
nervor autonom (simpatik dhe parasimpatik)
• Parasimpatiku ka efekt nxitës (eksitues)
• Simpatiku ka efekt inhibitor (frenues)
 Psh: peristaltika shtohet nën nxitjen e SNP dhe
ngadalësohet nën e efketin e SNS
 Pra informacioni sensorial merret nga si nga
SNS ashtu edhe nga SNP
 Trakti GI ka edhe sistemin e vet nervor enterik
ose ndryshe sistemin intrinsic (gut brain- tru i
brendshëm)
 Ky sistem përbëhet nga dy shtersa nervore të
gjendura midis mukozës dhe muskujve
cirkulatorë dhe tjetra midis muskujve
cirkulatorë dhe atyre longitudinalë.
 Këto neuronë kontribuojnë në koordinimin
motor dhe aktivitetin sekretor të traktit GI
 Trakti GI dhe organet shoqruese marrin rreth
25 deri 30 % të outputit kardiak.
 Gjaku venoz nga GI drenon në sistemin portal
që derdhet në hepar
 Pjesa e sipërme e GI merr gjak nga arteria
splenike
 Intestini i vogël merr gjak nga degë të arteries
hepatike dhe mezenterike superior
 Intestini i madh merr gjak nga arteriet
mesenterike superior dhe inferior
 Trakti GI bën dy lloj lëvizjesh segmentuese
dhe propulsuese (peristaltike).
 Sekretimet e traktit GI përfshijnë enzimat dhe
hormonet për digjestim,mukusin për mbrojtje
dhe lubrifikim si dhe ujë e elektrolite.
 Organet abdominale janë pothuaj të mbëshjella
nga peritoneumi.
 Dy shtresat e peritoneumit janë
• Parietale e cila rrethon murin abdominal
• Viscerale që mbështjell organet abdominale
 Kaviteti peritoneal është një hapësirë potenciale
midis shtresë parietale dhe asaj viscerale.
 Dy pjesët e peritoneumit janë mezenteri dhe
oumentumi
Ingjestimi
 Ingjesitimi- është marrja e ushqimit.
 Qendra e kontrollit të urisë gjendet në
hipotalamus dhe nxitet nga hypoglicemia,
stomaku bosh, ulja e temp trupore dhe nga
nxitjet nga qendrat e larta trunore që vijnë nga
shikimi, aroma, dhe shijet.
 Frenimi i oreksit vjen nga distensioni i stomakut,
sëmundjet e shoqëruar me temp, hiperglicemia,
nausea, të vjellat dhe disa medikamente
Ingjestimi
 Deglutinimi ose përtypja- është komponent
mekanik i ingjesitimit.
 Organet e përfshira në deglutinimin e ushqimit
janë goja, faringsi dhe ezofagu.
• Goja përbëhet nga buzët dhe kaviteti oral (bukal).
Zgavra e gojës përbëhet nga qellëza e fortë dhe e butë,
përmban dhëmbët dhe gjuhën. Gjuha është një masë
muskulare që asiston përtypjen duke mbajtur ushqimin.
Sensorët e shijes gjenden në majë dhe anash saj.
Ingjestimi
• Faringsi është një tub
muskulomembranoz që
ndahet në nazofarings,
orofarings dhe faringsi
laringeal.
Epiglotis është një kapak
fibrokartilaginoz që mbyll
laringsin gjatë gëlltitjes
Ingjestimi
• Ezofagu është një tub muskular që pret ushqimin nga
faringsi dhe e transporton në stomak nëpërmjet
lëvizjeve peristaltike. është rreth 25 cm i gjatë dhe
diametër rreth 2cm. Një e treta e sipërme ka
muskulaturë të strijuar ndërsa 2/3 e poshtme,
muskulaturë të lëmuar.
Ka sfinkterin e sipërm (muskulin krikofaringeal) dhe
sfingterin e poshtëm icili luan rol të rëndësishëm në
parandalimin e refluksit gastrik
Digjesitimi dhe absorbimi
 Goja- pështyma është sekretimi i parë që
përfshihet në digjestim. Ajo përmban amylazë
(ptyalin) që hidrolizon amidonin (niseshtenë) në
maltozë. Nuk ndikon në përthithejn e
karbohidrateve.
 Stomaku- ka funksion të depozitojë ushqimin,
ta përziejë me sekrecionet gastrike, të zbrazet
në zorrët e holla. Absorbon një sasi të vogël të
ujit, alkolit, elektroliteve dhe disa medikamente
Digjesitimi dhe absorbimi
 Intestini i vogël (zorrët e holla) funksioni
primar është digjestimi dhe absorbimi (kalimi i
elementëve nutricionalë nga lumeni në
qarkullimin e gjakut). është rreth 7m, përbëhet
nga duodenum, jejenum dhe ileum.
 Njësia funksionale janë vilet që janë prezentë
në të gjithë gjatësinë. Përmbajnë qeliza kupë
që prodhojnë mukus dhe qeliza epiteliale që
prodhojnë enzimat digjestive.
Fiziologjia e digjestimit
 Digjestimi është procesi fizik dhe kimik i
shpërbërjes së ushqimit në substanca të
absorbueshme. Digjestimi lehtësohet nga
lëvizja dhe sekretimet e enzimave specifike
nga organet të cilat shpërbëjnë ushqimin në
elementë dhe sasi të përshtatshme për
absorbim.
Fiziologjia e digjestimit
 Procesi fillon në gojë me përtypjen mekanike
dhe përzierjen me pështymën. Amilasa fillon
shpërbërjen e amidonit.
 Vazhdon digjestimi në stomak. Pepsina fillon
digjestimin e proteinave. Ushqimi miksohet me
sekrecionet gastrike dhe pas një qëndrimi
mesatarisht 3 deri 4 orë kalon në zorrët e holla.
Fiziologjia e digjestimit
 Digjestimi kompletohet në zorrët e holla ku
karbohidratet hidrolizohen në monosakaride,
yndyrnat në glicerol dhe acide yndyrore dhe
proteinat në aminoacide.
 Sekrecionet përfshijnë enzimat pankreatike,
bilën nga hepari dhe sekrecionet intestinale nga
gjendrat dhe zorrët e holla.
 Lëvizja dhe sekrecionet janë nën kontrollin
neural dhe hormonal
Fiziologjia e digjestimit
 Absorbimi është transferimi i produkteve të
digjestimi nga muri intestinal drejt qarkullimit
të gjakut. Absorbimi më i madh kryhet në
zorrët e holla. Lëvizja e vileve bën që
produktet e digjestimit të hyjnë në kontakt me
membranat absorbuese. Monoskaridet, acidet
yndyrore, aminoacidet, uji, elektrolitet dhe
vitaminat të ambsorbohen
Vlerësimi infermieror
 Të dhënat subjektive
• Historia e sëmundjes përfshin simptoma GI si dhimbja
abdominale, nausea, të vjellat, diarrea, konstipacioni,
distensioni abdominal, zverdhje, anemi, diegie,
dispepsi, ndryshime oreksi, hematemezis, intolerancë
ushqimore dhe alergji, gazra, fryrje, melena, hemoroide
dhe hemoragji rektale.
• Hisoria e peshës për humbje dhe fitim të pashpjeguar
Vlerësimi infermieror
• Medikamentet- historia e medikamenteve dhe
integratorëve nutricionalë. Disa medikamente janë
hepatotoksikë, antibiotikët ndryshojnë përmbajtjen
normale bakteriale të zorrëve, laksativët, medikamentet
sedativë, acetaminopheni dhe antiinflamatorët
josteroid.
• Kirurgjitë dhe trajtimet e tjera- informacion në lidhje
me ndërhyrjet që lidhen me traktin GI
• Perceptimi dhe menaxhimi i një jete të shëndetshme.
• Mënyra nutricionale dhe metabolike
• Zakonet e defekimit
Vlerësimi infermieror
 Të dhënat objektive
• Të dhënat antropometrike
• Inspektimi i gojës për ulcerime, hemoragji, forma
jonormale dhe inflamacion i gingivave
• Abdomeni- ka dy sisteme për përshrimin anatomik të
abdomenit
 Ndarje në katër kuadratë nisur nga linja e sternumit
vertikalisht dhe horizontalisht në umbelikus
 Ndarje në 9 regjione. Vetëm epigastriku, umbilikal,
suprapubik ose hipogastrik përgjithësisht adresohen
Vlerësimi infermieror
• Inspektimi i abdomenit për ndryshime në lëkurë, strija,
vena të zmadhuara, rash, lezione. Umbelikusi për
simetri, konture, distension, masë, pulsimi arterial
ndihet në regionin epigastrik
• Auskultacioni- përfshin dëgjimin për rritje ose ulje të
zhurmave peristaltike. Një lëvizje normale është 5 deri
në 35 herë në minutë si zhurmë gurgullime. Zhurma e
zorrëve duhet vlerësuar për të paktën 3 deri në 5
minuta.
Vlerësimi infermieror
• Perkusioni shërben për të përcaktuar prezencën e
likidit, distensionit dhe masave. Infermieri godet në 4
kuadratet dhe përcakton zhurmat timpanike dhe ato të
shurdhtat.
• Palpacioni i lehtë përdoret për të ddedektuar
hipersenstivitetit kutan, rezistencën muskulare, masat
dhe edemat
 Palpacionet e thella përdoret për idedektimine masave në
organe. Të katër kuadratet palpohen thellë dhe përvec
përmasave dhe lokalizimeve dhe butësisë vlerësohet edhe
impersioni facial.
Ekzaminimet diagnostike
 Radiologjike
• Ekzaminim i GI të sipërm me barium
• Klizma me barium
• Ultrasonografia abdominale, hepatobiliare
• Tomografia kompjuterike
• Rezonanca magnetike
• Kolangiografia
Ekzaminimet diagnostike
 Endoskopike
• Ezofagogastroduodenoskopia
• Kolonoskopia
• Proktosigmoidoskopia
• Kolangiopankreatografia retrograde
• Endoskopi me ultratinguj
• laparoskopia
Ekzaminimet diagnostike
• Analizat e gjakut
 Amilazat në serum
 Lipazat në serum
• Teste të tjera
 Analizat gastrike
 Analizat e feceve
• Funksionet hepatike
• Metabolizmi i proteinave
• Funksionet hemostatike
• Testet e enzimave
• Metabolozmi i lipideve

You might also like