You are on page 1of 35

SI TE KUJDESEMI PER STOMEN

Prof.Naser Rrustemaj
SISTEMI GASTROINTESTINAL
(SISTEMI ITRETJES

 Sistemi gastrointestinal përbëhet nga trakti


gastrointestinal dhe gjendrat e tij. Ky sistem
mundëson furnizimin e organizmit me
ushqim, tretjen e ushqimit, përthithjen e
nutrientëve të nevojshëm për organizmin dhe
eliminimin e mbetjeve të panevojshme.
Pjesët kryesore të sistemit të tretjes janë goja,
gjuha, farinksi, ezofagu, stomaku (lukthi),
zorra e hollë, zorra e trashë (kolon), rektumi
dhe anusi (Fig. 1). Kurse organet që
ndihmojnë në procesin e tretjes janë
pankreasi, mëlҫia dhe ithza (tëmthi) (Fig.1-2).
Ushqimet pasi përtypen kalojnë nëpërmjet ezofagut ne
stomak. Lëngu acidik i stomakut e copton ushqimin
derisa arrin ne zorrë. Pasi ushqimi merr një trajtë të
lëngshme kalon në zorrë.
 
Pjesa më e madhe e procesit të tretjes realizohet në
zorrën e hollë (që ka gjatësinë 6m). Zorra e hollë
ndahet në 3 pjesë: pjesa e parë duodenumi, pjesa e
dytë jejunumi dhe pjesa e tretë ileumi (Fig. 3).
Ushqimi në gjendje të lëngshme, tretet në zorrë me
ndihmën e enzimave dhe më pas nutrientët kalojnë në
gjak.
Zorra e trashë ka një gjatësi prej 1,5 m. përbëhet nga këto
pjesë:
 
◦ Koloni asendent
◦ Koloni transvers
◦ Kolonidesendent
◦ Kolonisigmoid
Pjesa e fundit e zorrës së trashë, ku depozitohet jashëqitja
quhet REKTUM (Fig. 4). Kurse dalja e zorrës së trashe
quhet ANUS. Rreth anusit ndodhet sfinkteri, muskuli i cili
mundëson kontrollin e jashtëqitjes. Pjesa e zorrës së trashë
që mundëson bashkimin e zorrës së trashë me zorrën e hollë
quhet ҫEKUM.
Çfarë është stoma?

Ostomi është emri i ndërhyrjeve kirurgjikale që bëhen me


qëllim krijimin e një anastomoze, hapjeje.
Stoma e zorrës është një hapje që mundëson lidhjen e zorrës
me pjesën e jashtme të barkut (fig. 5).
Fig.5
Qëllimi i stomave, të cilat mund të hapën me teknika të
ndryshme, është mundësimi i hedhjes së përmbajtjës së
zorrës jashtë murit të barkut. Ka dy tipe stomash: të
përkohshme dhe të përhershme. Stomat e përkohshme
mbyllën pasi zgjidhet gjendja nga e cila ka lindur
paraprakisht nevoja për hapjen e stomës (minimalisht 6-8
javë), kurse stomat e përhershme përdoren për gjatë gjithë
jetës.
Qëllimi i stomave, të cilat mund të hapën
me teknika të ndryshme, është mundësimi
i hedhjes së përmbajtjës së zorrës jashtë
murit të barkut. Ka dy tipe stomash: të
përkohshme dhe të përhershme. Stomat e
përkohshme mbyllën pasi zgjidhet gjendja
nga e cila ka lindur paraprakisht nevoja
për hapjen e stomës (minimalisht 6-8
javë), kurse stomat e përhershme përdoren
për gjatë gjithë jetës.
Në kushtet normale stoma është e
lagësht, me ngjyrë rozë në të kuqe
dhe pak e dalë përjashta. Nuk është
e dhimbshme në prekje. Rreth
stomës nuk ka muskuj të cilët
mund të kontrollojnë jashtëqitjen,
siç ndodh në anus. Për këtë arsye
jashtëqitja nga stoma nuk mund të
vetëkontrollohet, prandaj është i
nevojshëm përdorimi i qeses të
ostomisë (Fig. 6).
KOLOSTOMA

Kolostoma: është ndërhyrja kirurgjikale nëpërmjet të cilës


mundësohet lidhja (anastomoza) e zorrës së trashë me lëkurën e
barkut. Kolostoma zakonisht hapet në pjesën e poshtme majtas
të barkut dhe fillon të funksionojë në ditën e tretë ose të pestë
pas operacionit. Fillimisht në qesën e kolostomisë vijnë gazrat,
më pas jashtëqitja. Kjo tregon se gjithçka po shkon ashtu siç
duhet.
Meqenëse në zorrën e trashë prodhohen shumë gazra, për
kolostomitë preferohet përdorimi i qeseve me filtër.
Sa më larg nga anusi që të jetë hapur stoma, aq më e lëngshme
është jashtëqitja që vjen nga ajo. Jashtëqitja që vjen nga stomat
e vendosura në pjesën e majtë të zorrës së trashë është e ngurtë,
ndërsa jashtëqitja që vjen nga stomat e vendosura në pjesën e
djathtë të zorrës së trashë është më e lëngshme.
Kolostomitë marrin emrin sipas vendodhjes së tyre në zorrën e
trashë:
 
Kolostomi asendente (fig.7)
Kolostomi transverse (fig.8)
Kolostomi desendente (fig.9)
Kolostomi sigmoidale (fig. 10)
ILEOSTOMA

 Ileostoma: është ndërhyrja kirurgjikale


nëpërmjet të cilës mundësohet lidhja
(anastomoza) e pjesës së fundit të zorrës të hollë
(ileumit) me lëkurën e barkut. Për shkak të disa
sëmundjeve të zorrës së trashë lind nevoja që
jashtëqitja të mundësohet nga pjesa e fundit e
zorrës të hollë (ileumit). Në këto raste bëhet
ileostoma.
Ileostoma hapet poshtë kerthizës dhe në pjesën e
poshtme të djathtë të barkut (fig. 11).
 
Jashtëqitja që vjen nga ileostoma, për shkak se
nuk kalon në zorrën e trashë, është më e
lëngshme, në sasi më të madhe dhe me veti
djegëse për shkak të aciditetit. Në ditët e para
sasia prej 1-2 litrash e jashtëqitjës që vjen nga
ileostoma shkakton humbje të ujit dhe kriperave
nga organizmi kështu që në këtë periudhë
humbja e lëngjëve duhet zëvendësuar. Pas disa
muajsh, nëpërmjet një skeme të mirë dietike,
sasia e jashtëqitjës që vjen nga ileostoma ulet
deri në 500-
KUJDESI PËR LËKURËN
Lëkura jonë përbëhet nga disa shtresa indore (vazat e gjakut,
indi lidhës dhe ai dhjamor) dhe mundëson mbrojtjen e
muskujve dhe organeve të tjera nga faktorët e jashtëm.
Një ndër pikat më të rëndësishme në mirëmbajtjën e stomës
është përkujdesi për lëkurën rreth saj.
Pacientët me kolostomi dhe ileostomi shpesh herë kanë
probleme të tilla si: acarim, skuqje, reaksione alergjike të
lëkurës. Kështuqë është e rëndesishme qe ҫdo ditë të
mbikqyrimn gjendjen e lëkurës përreth stomës dhe të
kujdesemi për të.
 
Në mënyrë që të parandaloni problemet me lëkurën:

Pastroni lëkurën rreth stomës me një copë të butë/pambuk të njomur me ujë të


vakëtose me peceta tëlagura.
Nëse lëkura është ndotur me jashtëqitje, pastrojeni atë me një sapun me pH të
përshtatshëm përlëkurën.
Për të parandaluar dëmtimin e lëkurës, pasi ta keni larë atë, shpërlajeni dhe
thajenimirë para se të vendosniqesen.
Rekomandohet përdorimi i qeseve me dy pjesë (këto qese kanë një adaptor i cili
ngjitet në lëkurë dhe nuk është e nevojshme që të ndërrohet sa herë që ndërrohet
qesja, nëkëtë mënyrë mënjanohet kontakti i lëkurës mejashtëqitjen).
Zbrazeni qesëen kur 1/3 e saj të jetë mbushur (në mënyrë që të mos ketërrjedhje)
Në ditët e sotme prodhohen lloje të ndryshme pecetash për pastrim, locionesh,
kremërash, pudrash, locione kundër erës së keqe dhe mbulesa për plagën, të cilat
e lehtësojnë dhe rrisin cilësinë e jetesës së përsonave me ileostomi dhekolostomi
USHQYERJA

 Përsonat me ileostomi dhe kolostomi duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë


ushqyerjes, për këtë arsye dieta e tyre duhet të përcaktohet dhe mbahet nën kontroll nga
mjeku dhe dieticieni.
Organizmi i ҫdo personi reagon ne forma të ndryshme ndaj ushqimeve. Për këtë arsye, në
mënyrë që të mos përjetoni problem pas ushqyerjes duhet të zbatoni këshillat e
mëposhtme:
 4-6 javët e para pas operacionit duhet të shmangni përdorimin e ushqimeve të
yndyrshme, të pasura me fibra, qumështin dhe nënproduktet e tij, sepse këto ushqime
shkaktojnë gazra, fryrje dhe diare(barkqitje).
 Ushqehuni ҫdo ditë në të njëjtën orë. Hani nga pak dhe shpesh. Ushqiminmerreni me
kafshata të vogla dhe përtypeni mirë para se tagëlltitni.
 Mbani shënim ushqimet qe ju shqetësojnë dhe informoni mjekun tuaj për të shqyrtuar
mundësinë e pakësimit të sasisë ose heqjes së këtyre ushqimevenga dietajuaj.
 Nëse provoni një ushqim të ri, merreni në sasi të vogla dhe pa e shoqëruar me
ushqime të tjera. Nëse herën e parë ky ushqim ju shqetëson, provojeni sërisht më
vonë, dhe nëse shqetësimi vazhdon ndërpritni përdorimin e këtijushqimi.
 Mos provoni më shumë se një ushqim të ri në të njëjtën ditë, sepse nuk mund të
dalloni cili prej këtyre ushqimeve ju shkaktonshqetësim.
Problemet me ushqimin të pacientëve me
kolostomi dhe ileostomi dhe zgjidhjet

1- Probleme për shkak të ndryshimit të


përmasave të stomës 2- Bllokim
Diare
Konstipacion (kapsllëk) 5- Erë ekeqe
Gazra
Ndryshim i ngjyrës tëjashtëqitjës
Bllokimi

Bllokimi, është një problem i rëndësishëm i pacientëve me kolostomi dhe


ileostomi. Ushqimet e vështira për t’u tretur kur merren përnjëherësh në sasi të
mëdha apo pa u përtypur mirë mund të shkaktojnë bllokimin. Në këto raste nga
stoma del jashtëqitje e hollë me erë të keqe, pacienti ndjen fryrje në bark dhe
dhimbje në formë ngërҫi, nausea dhe të vjella.
Për të parandaluar bllokimin:

Pini shumë lëngje (të paktën 2L nëditë)


Ushqehuni shpesh dhe ngapak
Ushqimet merrini me kafshata të vogla dhe përtypini mirë para se t’igëlltitni.
Përdorni më rrallë ose shmangni nga përdorimi ushqimet që janë të vështira për
t’u tretur (misri, kërpudhat, lajthitë, arrat, rrushi i thatë, arrë kokosi, frutat e
thata, frutat dhe perimet e pagatuara, lëkura e mollës dhe portokallit, bërthamat e
frutave, suxhuku, pastërma,sallam-salҫiҫe).
Diare(Barkqitje)

Kryesisht tek pacientët me ileostomi, për shkak se jashtëqitja


nuk kalon nga zorra e trashë, pacienti humb shumë lëngje
dhe ka shpesh diare. Edhe pacientët me kolostomi, për arsye
të ndryshme, mund të kenë herë pas here diare.
Arsyet e diaresë:
 
Dieta: Përdorimi i ushqimeve me përmbajtje të lartëfibrash
Ilaҫet: Disa lloje antibiotikësh shkaktojnëdiare.
Infeksionet: Konsumimi i ushqimeve të papastruaramirë.
Disa sëmundje tëzorrëve.
Radioterapia
 Këshilla për parandalimin dhe trajtimin e diaresë:

 Pini të paktën 2 litra ujë në ditë. Në rast se keni diare shtoni konsumimin elëngjeve.
 Në rast se keni diare drejtohuni tek dieticieni juaj në mënyrë që të planifikojë një
dietë të përshtashme per zëvendësimin e elektroliteve që humbisni
nëpërmjetdiaresë.
 Kufizoni ose shmangni përdorimin e ushqimeve me përmbajtje të larte fibrash,
sheqeri apo yndyre, të cilat e bëjnë më të hollë jashtëqitjen ( sheqeri dhe ushqimet
me sheqer, ushqimet e skuqura, lëngu i mishit të yndyrshëm, djathi i yndyrshëm,
lëngjet efabrikuara të frutave, kajmaku, qumështi, ushqimet me shumë erëza dhe
salcë, perimet e pagatuara, frutat e thata,bishtajoret).
 Në mënyrë që ta bëni më të lehtë tretjen e ushqimeve me përmbajtje fibrash,
përtypiniato mirë para se t’igëlltitni.
 Në rast diareje përdorni ushqime të cilat ndihmojnë në trashjen e jashtëqitjes
(banane, pjeshkë, mollë e qeruar, djathë, kos, llapë orizi, pure patatesh,karrotë).
 Pastrojini mirë ushqimet para se t’ikonsumoni.
 Ndërpritni irrigacionin e kolostomisë deri sat ë ndërpritetdiareja.
Konstipacioni (kapsllëku)

Konstipacioni është një problem që shihet shpesh tek personat me kolostomi.

Arsyet e konstipacionit:

◦ Përdorimi i pakët i ushqimeve të pasura me fibra dhe konsumimi i shumtë i


ushqimeve që e trashin jashtëqitjen (molla, patatet, banane, pjeshka, kosi, llapëorizi)
◦ Konsumim i pakët ilëngjeve
◦ Mungesa e aktivitetitfizik
◦ Pagjumësia
◦ Disa ilaҫe (preparatet e hekurit, ilaҫet ekemoterapisë)
◦ Mosha

Këshilla për të parandaluar konstipacionin:

Pini 1-2 gota ujë në mëngjes esëll (parabuke)


Pini të paktën 2 litra ujë nëditë
Ushqehuni rregullisht, pak nga pak
dheshpesh
Hani gjellë me perime në ҫdo vakt, ose
konsumoni fruta dhe perime tëpagatuara
Shmangni kosumimin e ushqimeve që e
trashin jashtëqitjen (molla, patatet,banane,
pjeshka, kosi, llapëorizi)
Bëni rregullisht ushtrime të lehtafizike
Era ekeqe

Personat
 me stomë (sidomos ato me kolostomi) e kufizojnë jetën e tyre
sociale nga mendimi se nga stoma mund të dalë erë e keqe. Në ditët e
sotme të gjitha qeset që përdoren pengojnë daljen e gazrave dhe erës së
keqe në ambientin e jashtëm. Përdorimi i qeseve me filtër dhe ndërrimi
i rregullt i filtrave e eliminon problemin e erës së keqe. Disa ushqime
(peshku, veza, qepa, hudhra, perimet jeshile, djathi, bishtajoret, lakra,
lulelakra, brokoli, ushqimet me erëza) e shtojnë erën e keqe, gjithsesi
për sa kohë këto ushqime nuk përbëjnë problem për shëndetin nuk
është e nevojshme të hiqen nga përdorimi.
Këshilla për të parandaluar krijimin e erës të keqe:

◦Përdorni qese me filtër dhe ndërroni filtrën në kohën eduhur.


◦Pastrojeni qesen rregullisht.
◦Mund të përdorni disa deodorante të përgatitura posaҫërisht për qeset
estomës.
◦Konsumoni ushqime që e pakësojnë erën e keqe (kos, dhallë,
majdanoz, mendër, karanfil).
◦Nëse përdorni ilaҫe apo vitamina të cilat shkaktojnë erë të keqe,
këshillohuni me mjekun tuaj nëse keto mund tëndërrohen. 
Gazrat

Personat me stomë nuk mund të kontrollojnë daljen e gazrave. Prandaj


ato duhet të shmangin gjendjet që shkaktojnë krijimin e gazrave:
Këshilla për parandalimin dhe pakësimin e krijimit të gazrave:

◦ Mos hani shpejt dhe përtypini mirë ushqimet para se t’igëlltitni.


◦ Pijet mos i pini përnjëherësh, por gllënkë pas gllënke.
◦ Ushqehuni me rregull (kur zorrët janë bosh shtohet prodhimi i gazrave). Hani
ngapak dheshpesh.

Mos flisni gjatë ngrënies (gjatë të folurit mund të gëlltitni edheajër).
◦ Mos konsumoni pijet me gaz (coca cola, soda, birrë).
◦ Pakësoni kosumimin e ushqimeve që shkaktojnë rritjen e krijimit të gazrave
(bizele, lulelakër, lakër, brokoli, misër, qiqrra, fasule, presh, qepë, vezë, qumësht
dhe nënproduktet e tij, djath me erë të rëndë, rrepë, pjepër, kastravec, turshi,
limonatë, birrë, ushqime mekarbonat).
◦ Shmangni veprimet që rrisin gëlltitjen e ajrit si frymëmarrje nëpërmjet gojës,
përdorimi i pipit, pirja e cigares, përdorimi iҫamҫakizit.
USHQIMET PROBLEMATIKE

USHQIMET QË SHTOJNË GAZRAT


Bizele, lule lakra, lakra, brokoli, misri, qiqrrat, fasulja, preshi,
qepa, veza, qumështi dhe nënproduktet e tij, djathi me erë të
rëndë, rrepka, pjepri, turshitë, limonata, birra, pijet me gaz,
bishtajoret
USHQIMET QË SHTOJNË ERËN E KEQE
Peshku, veza, qepa, hudhra, perimet e gjelbra, djathi,
bishtajoret, lakra, lulelakra, brokoli, ushqimet me erëza

USHQIMET QË E BËJNË MË TË NGURTË JASHTËQITJEN


Molla, patatet, banane, pjeshka, kosi, llapë orizi, djathi, pure
patatesh, karrota.
USHQIMET QË E BËJNË MË TË LËNGSHME
JASHTËQITJEN
Sheqeri dhe ushqimet e ëmbla, ushqimet e skuqura,
lëngu i yndyrshëm i mishit, djathi i yndyrshëm, salcat e
yndyrshme, bishtajoret, lëngjet e frutave, pijet alkolike,
qumështi, ushqimet me erëza, frutat e thata, perimet e
pagatuara.
USHQIMET E VESHTIRA PËR T’U TRETUR
Misri, kërpudhat, lajthitë, arrat, rrushi i thatë, arrë
kokosi, frutat e thata, perimet e pagatuara, lëkura e
mollës dhe portokallit, farat e frutave,
pastërma, suxhuk, sallam
◦ RIKTHIMI NË PUNË DHE JETASOCIALE

 1,5-2 muaj pas operacionit, pasi të jeni konsultuar edhe me mjekun tuaj mund t’i ktheheni
punës (shmangni punët e rëndafizike).
 Meqenëse qesja e stomës përshtatet me trupin tuaj dhe nuk është e dukshme nën rroba, nuk
është e nevojshme që të përdorni veshje të gjera dhe as të ndërroni garderobëntuaj.
 Qeset e kolostomisë ndalojnë daljen e erës së keqe jashtë. Për sa kohë që do të ndërroni
rregullisht qesen dhe do ta pastroni atë, nuk do të keni probleme me erën e keqe.
 Për të parandaluar erën e keqe bëni kujdes edhe me ushqimet që përdorni. Kështuqë mund të
vazhdoni rregullisht jetën tuaj sociale (të shkoni në kinema, teatëretj.)
 Bëni një ҫantë të vogël ku do të mbani mjetet që ju duhen për kujdesin ndaj stomës; kjo ju
ndihmon shumë në jetën tuaj sociale (në vendin e punës, në pushime, gjatë udhëtimeve).
 Nuk duhet të harroni që stoma është rezultati i një problemi shëndetësor. Të gjitha fetë
tregojnë tolerancë ndaj sëmundjeve. Pasi bëni pastrimin e përditshëm të stomës, mund të
merrni abdest dhe te falni namazin. Agjërimi nuk është i rekomandueshëm meqenëse ndikon
negativisht në shëndetintuaj.
DUSHI

Mund të bëni banjë/dush me ujë të vakët në këmbë oseulur.


Nuk duhet përdorur uji i nxehtë për shkak se mund të
demtojë vetinë ngjitëse tëqeses.
Qesja e ileostomës duhet të jetë e vendosur kur bëni
banjë/dush, ndërsa nësekeni kolostomi nuk është e
rëndësishme nëse e mbani apo jo qesen gjatëdushit.
Nëse do të laheni pa e hequr qesen, bëni kujdes që të
vendosni paraprakisht filtrën e përshtatshme për të bërë
banjë/dush, në mënyrë që të mos futet ujë brenda nëqese.
Duhet patjetër të ndërroni qesen pas ҫdolarje.
Nëse do të laheni pa qese mos e fërkoni stomën mesfungjer.
PUSHIMET/UDHËTIMET
Stoma nuk ju pengon që të udhëtoni për sa kohë që ju vazhdoni të
kujdeseni për të.

Gjërat që duhet të keni kujdes gjatë udhëtimeve:

Zbrazeni qesen para se të niseni përudhëtim.


Mos konsumoni pije megaz.
Gjatë udhëtimeve me avion mund të shtohet krijimi i gazrave për shkak
tëndryshimit të presionit atmosferik. Kështuqë kontrolloni herë pas here
qesen dhe zbrazeni gazin qe krijohet brenda saj në tualetin eavionit.
Mbajeni me vete ҫantën e mjeteve që përdorni për kujdesin ndaj stomës,
në mënyrë që të mos keni probleme në rast se bagazhi juajhumbet.
Gjërat që duhet të keni kujdes gjatë pushimeve:

Nëse vendi ku do të shkoni për pushime është shumë i nxehtë, bëni


kujdes që të shtoni konsumimin e ujit.
Për të shmangur mundësinë e infeksioneve, mos pini ujë ngaҫezma.
Kushtojini kujdes higjenës të ushqimeve që konsumoni. Përdorni
ushqime të pjekura mirë.
Kujdesuni të merrni me vete materiale të mjaftueshme për kujdesin
ndajstomës.
Mësoni paraprakisht qendrat e stomaterapisë dhe farmacitë ku mund të
gjeni materialet e nevojshme për stomën, në vendin ku do të
bënipushimet.
Mund të notoni me qesen e stomës, por fillimisht duhet ta zbrazni atë
para se të futeni në det.
Në vend të qeses mund të përdorni kapak përstomën.
Mund të përdorni nje kostum banje të përshtatshëm për të maskuarqesen
AKTIVITETI SEKSUAL

Pas operacionit, është e rëndësishme që të diskutoni me


partnerin tuaj për këtë situatë tëre. Ostomia nuk është një
pengesë në kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Nuk ka
asgjë që nuk zgjidhet me dashuri dhe mirëkuptimreciprok.
Nëse ju shqetëson pamja e qeses, mund ta mbuloni atë me
veshjet tuaja të brendshme, ose me mbështjellësen e
qeses. Para marrëdhënies zbrazeni patjetër qesen. Nëse
vendi i stomës është i përshtatshëm (kolostomi) përdorimi
i kapakut do tju ndihmojë të ndiheni më rehat. Nëse do të
përjetoni probleme ne jetën tuaj seksuale, mos shmangni
kosultimin me psikologun sëbashku me partnerin tuaj.
SHTATËZANIA

Shtatëzania është e drejta biologjike e çdo gruaje. Ju mund të mbeteni


shtatëzanë pamvarësisht nga stoma. Në periudhën e parë të shtatëzanisë
nuk do të përjetoni probleme, por me rritjen e barkut mund të rritet edhe
madhësia e stomës ose mund ta keni të vështirë ta shihni stomën. Në këtë
periudhë me ndihmën e dikujt tjetër ose nëpërmjet një pasqyre mund të
vazhdoni të kujdeseni për stomën. Mund të ndërroni qesen ose adaptorin
në varësi të ndryshimit të përmasave të stomës.
Pas lindjes mund ta ushqeni me gji foshnjën tuaj. E vetmja gjë që duhet të
keni kujdes para se të filloni ushqimin me gji të foshnjës është zbrazja e
qeses nëse ajo është e mbushur, sepse pesha e foshnjës mbi qesen ushtron
presion dhe mund të shkaktojë rrjedhje dhe më pas probleme me lëkurën.
Nëse nuk dëshironi shtatëzani, atëherë mund të përdorni një nga metodat e
planifikimit familjar që ju rekomandon mjeku juaj. Nëse vendosni të
përdorni kontraceptivët oral, atëherë mjeku juaj do të modifikojë dozën e
ilaҫit në mënyrë që ai të jetë efektiv.
HEMORAGJIA(GJAKDERDHJA)

Gjatë pastrimit të stomës dhe lëkurës përreth me pambuk apo garzë të lagët mund të ketë gjakderdhje të
vogla. Gjakderdhjet nga stoma dhe zona përreth janë gjendje që duhen marrë nën kontroll. Zakonisht kjo
ndodh në periudhën e parë pas operacionit.
Shkaqet e gjakderdhjes:
 
 Pastrimi agresiv istomës.
 Qesja dhe adaptori ingushtë.
 Trauma
Nëse jashtëqitja që vjen nga stoma është me ngjyrë të zezë apo ka përmbajtje gjaku, mos u frikësoni, por
drejtohuni te mjeku juaj sëbashku me qesen dhe adaptorin që po përdorni.
Gjatë pastrimit të stomës dhe lëkurës përreth me pambuk apo garzë të lagët mund të ketë gjakderdhje të
vogla. Gjakderdhjet nga stoma dhe zona përreth janë gjendje që duhen marrë nën kontroll. Zakonisht kjo
ndodh në periudhën e parë pas operacionit.
Shkaqet e gjakderdhjes:
 
 Pastrimi agresiv istomës.
 Qesja dhe adaptori ingushtë.
 Trauma
Nëse jashtëqitja që vjen nga stoma është me ngjyrë të zezë apo ka përmbajtje gjaku, mos u frikësoni, por
drejtohuni te mjeku juaj sëbashku me qesen dhe adaptorin që po përdorni.
INFEKSIONET NË ZONËN RRETH
STOMËS

Shenjat e infeksionit:
 
 Skuqje rrethstomës
 Rritje e nxehtësisë në zonën rrethsomës
 Edemë(enjtje)
 Qelb
Nëse vëreni këto shenja drejtohuni tek mjeku
juaj.

Infeksionete zonës përreth stomës nëse


mbeten të patrajtuara mund të shkaktojnë
shkëputjen e zorrës nga lëkura.
NDËRRIMI I QESES SË STOMËS
 
 NDËRRIMI I QESES SËSTOMËS

 Mjetet që përdoren gjatë pastrimit të stomës:


 Doreza
 2-3 garza, pambuk, shami specifike për pastrimin estomës
 Ujë ivakët
 Qese për të hedhur mbeturinatmedikale
 Enë e vogël përmbeturinat
 Qesja estomës
 Adaptori
 Filtra
 Kapëse për qeset që mund tëzbrazen
 Mjet për të matur madhësinë e stomës(diyagram)
 Ngjitësmedikal
 Pudër

You might also like