You are on page 1of 18

`

Kabineti I infermierise

Tema:Ushqyerja e pacientit

Asistent/e:
2
Ushqyerja e pacientit

Ushqyerja me gji

Shumë nëna ushqejnë fëmijet e tyre me gji. Neonatët mund të kenë nevojë të ushqehen cdo dy-
tre orë, ata ushqehen në bazë të kërkesës, kur ata tregojnë së kane uri, dhe jo duke e ndjekur nje
program. Është infermierja ajo që mëson nënën e re se si ta ushqejë foshnjën me gji dhe si të
kujdeset për gjinjët. Kur është moment infermierja I sjell nënës fëmijën për ta ushqyer dhe ju
siguron të dyve qetësi dhe intimitet. Gjatë ushqyerjes me gji duhet të kryhen procedurat e
nevojshme: Gjëja e parë para se të preket gjiu është që nëna duhet të lajë duart. Ndihmohet nëna
të lajë thimthat e gjiut, gjithmonë duke përdorur vetëm ujin sepse sapuni mund ti qajë thimthat e
gjirit. Ndihmohet nëna që të marrë pozicionin e duhur para gjidhënjës, sigurohemi që nëna e
mban afër fëmijen aq sa duhet si ne foto.

Foto 1- Ushqyerja me gji

3
Foshnja mbahet aq afër gjirit sa nëna me gji te mund të përkëdhel faqen e foshnjës që të
stimuloj refleksin, fëmija rrotullon kokën drejt stimulit, I jepet nënës një gazë që të mbuloj gjiun
dhe fytyrën e foshnjës,nëna këshillohet që të ushqej foshnjën me të dy gjinjët,për të hequr
fëmijen nga gjiu i thuhet nënës që të vendos njërin gisht të saj në skajin e gojës së foshnjës.

Nëna që ushqen me gji foshnjën këshillohet që të marrë ushqim adekuat,të marrë


kalori,nëna të pij gjashtë ose më shume filgjane qumësht në ditë, një diet me calcium,nëna duhet
të evitoj ushqimet me erëza që provokojne formimin e gazrave intestinale, ajo duhet te evitoj
qepen, hudhren, lakren, fasulen e disa ushqime tjera. Këto ushqime mund te shkaktojnë problem
tek foshnjet p.sh diarre.

Avantazhet e ushqyerjes me gji

Qumështi I gjirit përmban të gjithë komponentët jetësore, elemente që nevojiten për


zhvillimin optimal fizik, psikomotor, emocional dhe zhvillimin social të fëmijëve. Kosto efektiv
për familjen, kosto e ulët per sistemin shëndetësor, si dhe një ndër avantazhet është sepse ul
mundësinë e nënës për të braktisur beben e saj.

Ushqyerja me biberon

Fëmijët që nuk ushqehen me gji u jepet qumësht artificial. Qumështi mund të jetë edhe
pluhur i cili përgatitet dhe jepet me biberon. Duhet te jemi shumë të kujdesshëm në përgatitjen e
tij dhe e biberonëve për shkak se mundësia për infeksione është shumë e lartë. Në përgjithësi
fëmijet ushqehen në cdo 2-3 orë, sasia e qumështit artificial rritet bashkë me rritjen e foshnjës.
Qumështi duhet të jetë i vakët para se ti jepet foshnjes, për këte hedhim disa pika në dorë për të
provuar. Kur ushqehet bebja me biberon nëna apo personi që e ushqen atë duhet të marrë një
pozicion ashtu sikur gjatë gjidhënjes, koka e biberonit duhet të jetë plot gjithmonë që mos të
thithë ajrin bebja, të mos mbështetet biberoni dhe mos të lihet foshnja e shtrirë ne momentin e
ushqyerjes.

4
Disavantazhet e ushqyerjes me biberon:mundësia për infeksione shumë e lartë, kosto për
familjen dhe shërbimin shëndetësor shumë më e lartë,si dhe koha që merr përgatitja.

Ushqyerja nga goja e pacientit

Përkufizimi dhe qëllimet

Me ushqyerje nga goja e pacientit kuptojmë të ndihmojmë përsonat me vështirësi


ekonomike dhe ose vizive për marrjen e ushqimeve dhe pijeve nga goja. Materialet e nevojshme:
tabaka me ushqim, lugë, thikë, piruna, gota, pipeza, peceta.

Procedura: lani duart, përgatiteni pacientin, uleni atë, vendoseni tabakanë mbi tavolinen e
shtratit,ushqeni pacientin në një pozicion ku pacienti mund të shoh ushqimin.

Ushqyerja parenterale e pacientit

Ushqyerja parenterale mund te jete

1.Totale(UPT) dhe

2.Periferike (UPP)

Ushqyerja parenterale totale do të thotë dhënja e ujit, proteinave, karbohidrateve, elektroliteve,


kriprave minerale, dhe vitaminave nëpërmjet nje vene qendrore.

5
Ushqyerja parenterale periferike realizohet përms një vene periferike, prandaj permes saj
nuk mund te jepen preparate te koncentruara. UPP konsiderohet si nje mënyrë e ushqyerjes me e
sigurt se UPT, sepse mund te shfaqen me shpesh problem metabolike si hiperglicemia,
hypoglycemia, acidoza metabolike, hypocalcemia etj.

Ku përdoret Ushqyerja Parenterale Totale?

Te pacientët qe nuk mund te hajnë për arsye të:stenozës së ezofagut,malformacionet


kongjenitale,kirurgjia e kokës dhe e qafës,koma dhe lezionet neurologjikeTe pacientët që nuk
duan të hanë për arsye të:anoreksisë nervore,problemeve nervore,kequshqyerje në pacient të
moshuar. Pacientë që nuk duhet të hanë për arsye te: fistula digjestive, pankreatis kronik,
periudha preoperatore

Pacientë që nuk hanë mjaftueshem për arsye: patologjitë kardiake acute, traumat tepër të rënda,
djegiet, ulqerat në fazën kronike dhe sëmundje të tjera që pengojnë ushqyerjen kalorike të
pacientit.

Ushqyerja me sonde nazogastrike

Me futje në SNG kuptojmë vendosjen e një sonde në stomak permes rrugës orofaringeale,
nazofaringeale ose permes incizionit kirurgjikal i paretit abdominal.

Njohurite përfundimtare për tekniken

Zgjedhja e tipit të sondës mvaret nga qëllimi i futjes së saj në kanalin digjestiv. Ato
diferencohen nga përbërja e tyre gome ose silicon, gjatësia e tyre, mënyra e përdorimit.

Më të përdorshmet janë: Sonda Levin-përdoret tek adultët me qëllim alimentar e


diagnostic.

6
Sonda Salem prej plastike radiopake, e madhja shërben per drenimin e materialit gastric, më e
vogla mund të përdoret për matjen e një presioni jo më shumë se 25 mm Hg nese sonda ështe ne
aspirim.

Sonda Nutriflex-përdoret për ushqyerjen enterale.

7
Sonda Sengstaken-Blakemore - perdoret ne rast hemorragjie nga variqet ezofagale.

8
Kjo sond është e përbërë nga tre lumen ose rrugë, dy nga të cilët të ngarkuar me një ballon. Njëra
rrugë arrin në stomak dhe ka për qëllim të drenojë përmbajtjen: I dyti shërben për futjen e ajrit
me qëllim fryrjen e ballonit në nivelin cardiac; I treti shërben për futjen e ballonit ezofagial.

9
Kjo është një sondë që përdoret shpesh për ushqyerjen enterale, pasi si karakteristik të saj
ka një maje disi të rëndë dhe fleksibe. Mjetet e nevojshme: dorëza sterile, SNG,leokoplast anti
alergjik, pincete, garza, shpatull, gotë me ujë, shiring për larje, qese mbledhëse, lubrifikant,
mbajtës për mbeturinat. Gjdo gjë e nevojshme për higjienën e hundës.

Procedura: Lani duart,përgatitni materialin, identifikoni asistentin, informoni të sëmurin


për procedure infermierore, izolojeni përsonin, poziciononi përsonin në dekubitus gjysmë ulur
me kokën të shtrirë, kontrolloni kalueshmërinë e vrimave të hundës, vishni dorzat, matni
gjatësinë e sondës nga maja e hundës tek lobi i veshit dhe nga lobi i veshit tek procesi ksifoid i
sternumit. Në këtë mënyrë përcaktohet saktësisht pjesa e sondës që do të futet deri në stomak.
Shënoni mbi sondë pikën me një leokoplast,lubrifikoni rreth 10 cm sondë,futni sondën përmes

10
vrimës së hundës qe kemi zgjedhur drejt fundit te faringut. Kur sonda arrin në orofaring ftoni
pacientin të pijë një gllenkë ujë ose i thoni të përpihet e cila favorizon perparimin e sondes drejt
ezofagut. Vazhdoni me futjen e sondes ne ezofag duke vazhduar futjen ne ezofag i thomi
pacientit te gelltitet. Per te kontrolluar pozicionin e sakte te sondes bejme: aspirimin me nje
shiring te lengut gastrik, verifikimin me leter lakmusi i PH te lengut gastric te aspiruar, injektimi
menjehere me shiring rreth 40-50 ml ajer dhe degjohet zhurma qe ajo prodhon duke mberritur ne
stomak, perms stetoskopit ose venjes se dores ne regjionin epigastrik. Pas gjithë kesaj fiksohet
sonda ne hunde dhe ne ballë me leucoplast hipoalergjik,dhe ne fund lidhet sonda me qesen
mbledhese.

11
Fiksimi I sondes

Heqja e SNG

Mjetet e nevojshme:doreza nje perdorimeshe,pincete ,gaze,shiring,eter,ene per mbeturinat,gjdo


gje e nevojshme.

Procedura:lani duart,pergatitni materialet,informoni te semurin per procedure,izoloni dhe


sistemoni personin,vendoseni pacientin ne pozicionin gjysmeulur,kapni me pincet sonden,vishni
dorezat,shkeputeni sonden nga qesja mbledhese,I thoni pacientit te beje nje frymemarrje te

12
thelle,gjate frymemarrjes se pacientit hiqet sonda me levizje te vazhduar,hiqni mbeturinat
ngjitese me eter,ndiqni higjienen e hundës.

Marrja e ushqimeve dhe likideve permes sondes

Me marrjen e ushqimeve permes sondes kuptojme aktin e perkujdesjes per futjen ne


aparatin gastrointestinal te gjitha elementeve ushqyeshe me ane te sondes.Qellimi eshte te
garantojme nevojat ditore per kalori per sheqerna,protein,yndyrna ,vitamina dhe
minerale,personave qe nuk mund te ushqehen vet,per shkak te pengesave ne pertypje,gelltitje
etj.Indikacionet tjera jane pergatitja per intervenime kirurgjike dhe kompensimi I mungesave
ushqyese te personat me qrregullime alimentare.

Materialet e nevojshme:doreza njeperdorimeshe,pincete,tape per mbylljen e


sondes,gaze,shiring,perzierje nutritive,qese nutricioni edhe uji.

Procedura:Lani duart,pergatitni materialin,identifikoni asistentin,informoni pacientin per


procedure,izoloni dhe sistemoni pacientin,vendoseni pacientin ne pozicionin gjysme
ulur,vendoseni mbajtesin me preparation nutritive ne nje lartesi rreth 50 cm.nga plani I
shtratit,aspironi permbajtjen gastrike per te vleresuar sasine e ndonje ndalimi eventual te
rrjedhjes.Nese sasia e lengut gastric eshte me shune se 100 ml.nuk kryhet marrja,vetem nese
eshte me pas se 50 ml.Lidheni shiringen me sonden,rimbushni shiringen me preparatin,merrni
me ngadale preparation ushqimor.Per te evituar hyrjen e ajrit mbylleni me pincete autostatike
sonden para se shiringu te zbrazet plotesisht.Pasi te perfundoj marrja e prepartit futni uj rreth 50
ml per te shperlare sonde,mbylleni sonden,dhe pacienti mbahet ne pozicionin foëler se paku 30
min.

Te vjellat

Eshte nxjerrja permes gojes e permbajtjeve gastrike.Paraqet nje emergjence te vertete por
eshte shenje e nje semundje apo nje trauma qe ndonjehere e ve ne rrezik jeten e personit.Nese
villet ne sasi te madhe gjaku(hematemeze)sidomos gjak I kuqt I qelet personi mund te bije ne
gjendje shoku.Masat qe ndihmojne pacientin qe eshte duke vjelle jane:Mundesisht vishni dorzat
per tu mbrojtur nga perberesit e likideve organike te personit,rrotulloni ne njeren ane koken e
personit per te evituar aspirimin,vendoseni nje legen nen mjekerr,nderroni biankerine

13
kontaminuar.Duhet te observohet ngjyra,era,prezenca e ushqimev jot e tretura.Pamja e fundit e
kafes tregon per gjak te tretur me ushqim si shenje e hemorragjise.Sasia e te vjellave matet dhe
regjistrohet,nje kampion mund te perdoret per analiza laboratorike.

14
Indeksi i masës trupore

Indeksi i masës trupore  ( BMI ), ose  indeksi Quetelet , është përcaktimi i masës dhe


madhësisë relative i bazuar në përpjestimin e masës dhe katrorit lartësisë trupore të një individi.

Indeksi është hartuar nga  Adolphe Quetelet, midis 1830 dhe 1850.  IMT/BMI për një person është
përcaktuar si trupi i tyre i ndarë në masë nga katrore e tyre të lartësisë-me vlerë universalisht duke u
dhënë në  njësitë  e kg / m 2 , pra, në qoftë se pesha është në  kilogram  dhe lartësia në  metra , rezultati
është i menjëhershëm, .

            =Peshë(kg)/(Lartësi(m))

BMI i një individi mund të përcaktohet duke përdorur një tabelë [ ose tabelë e cila tregon BMI si
një funksion të masë dhe lartësi duke përdorur linjat kontur ose ngjyra për kategori të ndryshme BMI, dhe
mund të përdorë dy njësi të ndryshme të matjes.
Ka një shumëllojshmëri të gjerë të konteksteve ku BMI i një individi mund të përdoret si një metodë të
thjeshtë për të vlerësuar se sa peshë regjistruar trupi niset nga ajo që është e shëndetshme apo të
dëshirueshme për një person të atij lartësi. Nuk është, megjithatë, disa debat për të cilin vlerat në shkallë
BMI pragjet për ‘ nën peshë ‘,’ mbipeshë ‘dhe’ i trashë ‘duhet të jetë vendosur.

15
Kategoritë 
Kategoria BMI = kg / m 2 BMI

Shumë i/e lehtë nën peshë më pak se 15 më pak se 0.60

Rëndë nën peshë 15,0-16,0 0,60-0,64

Nënpeshë 16,0-18,5 0,64-0,74

Normal (peshë të
shëndetshme) 18,5-25 0,74-1,0

Mbipeshë nga 25 në 30 1,0-1,2

Klasa mbipeshe I ( mbipeshe e


moderur) 30-35 1,2-1,4

Klasa Mbipeshe II (Shume


mbi peshe) 35-40 1,4-1,6

Klasa III Teper mbi peshe


(shumë i dhjamosur) mbi 40 mbi 1,6

16
BMI i fëmijëve (të moshës 2 deri në 20)

BMI për përqindjet e moshës për djem 2 deri në 20 vjeç.

BMI përdoret ndryshe për fëmijët ajo llogaritur në të njëjtën mënyrë si për të rriturit, por pastaj në
krahasim me vlerat tipike për fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Në vend të krahasimit kundër pragjeve
fikse për nën peshë dhe mbipeshë, BMI është krahasuar kundrejt  përqindjes për fëmijët e të njëjtës gjini
dhe moshë.

Një BMI që është më pak se 5 % konsiderohet nën peshë dhe mbi përqindje 95 është konsideruar i
trashë. Fëmijët me një BMI mes 85 përqindësh dhe 95 konsiderohen të jenë të mbipeshë.

Studimet e fundit në Britani kanë treguar se femrat midis moshave 12 dhe 16 kanë një BMI më të lartë se
meshkujt e së njëjtës moshë nga 1,0 kg / m2 mesatarisht.

17
Referencat

Murataj,E.,Kiçaj,E.,lalo,R.,Cerçizaj,R.,Gjylbegu,A., Ramaj,A.(2010).Bazat e Teknikave


Infermierore.Universiteti Teknologjik ”Ismail QEMALI” Fakulteti i Infermierisë-Vlorë.

Potter, P. et al (2013). Fundamentals of Nursing

Tomja A, Basha E, Pula A. (2004). Tiranë. Bazat e Infermieristikës së Përgjithshme

Në internet:

https://www.ucdmc.ucdavis.edu/food-
nutrition/nutritionservices/nutritioneducationmaterials.html

Video vegëza:

https://www.youtube.com/watch?v=j_D8g2ngVWs

https://healthynutrition2.wordpress.com/indeksi-i-mases-trupore/

18

You might also like