You are on page 1of 11

Universiteti Shtetrorë I Tetoves

PEDIATRI

Tema: “Lindja,dhe zhvillimi I fëmijes ne muajn e


pare”

Punoi: Shkëlqim Samiu Mentor: Prof.Dr.Sani Bajrami


Përmbajtja:
Lindja Fëmijes…………………………………………………….1.2
Lindja Cezariane…………………………………………………3.4
Karakteristikat e të Porsalindurit……….……………5.6.7
Muaj I Parë I Lindjes……………………………………………..7
Pika referimi për zhvillimin e foshnjes…………………..8
Rreferencat…………………………………………………………..9
Lindja e fëmijës

Nëna dhe i posalinduri

Lindja e fëmijës paraqet përfundimin e një shtatzënie nga ana e një ose më
shumë foshnjeve të cilat lënë mitrën e një gruaje përmes kalimit normal vaginal
ose përmes prerjes cezariane. Në vitin 2015, kishte rreth 135 milionë lindje në
nivel global. Rreth 15 milionë kishin lindur para javës së 37 të shtatzënisë, ndërsa
në mes të 3 dhe 12% kishin lindur pas 42 javësh. Në botën e zhvilluar shumica e
lindjeve ndodhin në spitale, ndërsa në botën në zhvillim lindjet më të mëdha
ndodhin në shtëpi me mbështetjen e një shërbyesi tradicional të lindjes.

A. Lindja natyrale
Lindja natyrale është ajo e cila ndodh në momentin që gruaja është gati për
lindjen e fëmijës, lindje e cila i ofron asaj mundësinë e të qëndruarit në pozicionin
që ajo parapëlqen dhe ndihet më rehat. Pra ajo është në qendër të këtij procesi.
1. Fazat e lindjes
Faza e parë është e ashtuquajtura “faza përgatitore”, në të ciën fillojnë të shfaqen
shenjat e para të lindjes, të cilat janë të shoqëruara nga kontraksionet e uterusit
dhe dhimbje në fund të barkut. Kontraksionet e kësaj faze janë me një distancë
dhe intensitet jo të rregullt. Kjo fazë mund të zgjasë pak orë, por në disa raste
mund edhe të zgjasë 24-48 orë. Do t’ju këshillonim të bënit një banjo të ngrohtë
në mënyrë që të lehtësoni disi dhimbjet si dhe të përpiqeni të bëni shëtitje në ajër
të pastër.
Në fazën e mëvonshme, kontraksionet fillojnë të bëhen më të rregullta, dhe mund
të shfaqen me një distancë 5 minutëshe nga njëra-tjetra. Kohëzgjatja e tyre mund
të jetë 1 minutë dhe intensiteti i tyre do të vijë duke u rritur. Koha mesatare e
kësaj faze nëse do të jetë shtatëzania e parë, është rreth 10-12 orë. Nëse është

1
shtatëzania e dytë, fazat e lindjes mund të jenë më të shkurtra, pavarësisht se do
të kenë intensitet të njëjtë. Në këtë rast koha mund të variojë 2-3 orë maksimumi.
Në këtë fazë kontraksionet shndërohen në një dëshirë për të shtyrë, e cila zgjat
rreth 2-3 minuta, pra aq sa zgjat kontraksioni. Më pas mund të ketë edhe një
pauzë prej 5-6 minutash midis një të shtyre dhe tjetrës. Nëse është fëmija i parë
për gruan mund të duhet rreth 1-2 orë, ndërsa nëse gruaja po sjell në jetë fëmijën
e saj të dytë, lindja do të ndodhë më shpejt (10-15 minuta).
Shpesh në kohët e sotme duket se gratë po “kritikojnë” gjithnjë e më shumë
lindjen natyrale për shkak të dhimbjeve të mëdha. Sipas gjinekologes gruaja duhet
të kuptojë rëndësinë e këtyre dhimbjeve të cilat vijnë si një sinjal i fillimit të
procesit të lindjes. Gruaja këto dhimbje është në gjendje t’i kontrollojë nëpërmjet
frymëmarrjes apo ndihmës së mamisë. Sigurisht që kjo nuk nënkupton se gruaja
nuk duhet të kërkojë aplikimin e medikamenteve qetësuese (epiduralit) në rast se
e ndien të nevojshme. Kjo do të jetë një zgjidhje e mirë për të lehtësuar dhimbjet.

2
Lindja cezariane është një mënyrë kirurgjike e lindjes ku prerjet bëhen në muret e
barkut të nënës dhe pastaj në mitër.

Lindja cezariane mund të jetë më e sigurt për ju dhe foshnjën tuaj në krahasim me
lindjen normale vagjinale në këto situata:

• Arsyeja më e shpeshtë e lindjes cezariane është kur nuk përparojnë dhimbjet e


lindjes, kur pavarësisht shtrëngimeve të rregullta hapja dhe hollimi i qafës së
mitrës mbetet e pamjaftueshme.

• Nëse ka çrregullim në ritmin e zemrës së foshnjës suaj kjo tregon oksigjenim të


pamjaftueshëm dhe ankth të fetusit.

• Nëse foshnja juaj është vendosur në pozicion jo të rregullt në kanalin e lindjes,


pra është pozicionuar me prapanicë, këmbë, në njërën anë, apo me fytyrë.

• Shtatzëni e shumëfishtë

• Në situatat kur ka problem me placentën, gjegjësisht plasenta previa ku


placenta vendoset para kanalit të lindjes duke bllokuar kalimin, apo plasenta
abruptio ku ende pa u realizuar lindja placenta shkëputet nga muret e mitrës

• Shkarja e kërthizës.

• Nëse foshnja është e madhe apo diametri i kokës është i gjerë.

• Nëse më parë keni lindur fëmijë me prerje cezariane.

• Nëse keni probleme shëndetësore, si sëmundje të zemrës që nuk është nën


kontroll, tensioni i lartë, nëse ka urdhje aktive gjenitale apo infeksion HPV.

• Nëse foshnja juaj ka problem shëndetësor, apo nëse ekziston ndonjë çrregullim
strukturor që mund të përkeqësohet me lindjen vagjinale.

Para operacionit cezarian, përveç në raste urgjente është e domosdoshme që


nëna potenciale të mos ketë ngrënë për së paku 6 orë. Para operacionit, duhet të
zbrazen zorrët dhe fshikëza, dhe duke bërë një hapje intravenoze jepet
mbështetje në formë të lëngët. Po ashtu, duhet të bëhet analiza e plotë e gjakut,
testet e gjakderdhjes dhe koagulimit (mpiksjes), si dhe skenimi serologjik.

3
Para operacionit, së bashku me anesteziologun ju mund të caktoni llojin e
anestezionit që do të zbatohet gjatë operimit. Aplikimi i anestezisë së
përgjithshme krijon gjendjen e gjumit të thellë. Ndërkaq anestezitë lokale mund
të jenë kurrizore/epidurale apo të kombinuara duke bërë që të mos e ndjeni
pjesën e poshtme të trupit dhe rrjedhimisht dhimbjen. Në këtë mënyrë do të jeni
të zgjuar dhe do të mund ta dëgjoni foshnjën tuaj duke qarë për herë të parë, dhe
mund ta shihni menjëherë. Në raste emergjente rekomandohet anestezia e
përgjithshme.

Operacioni mesatarisht zgjat rreth 40 – 60 minuta. Me qëllim të kontrollimit të


dhimbjeve preferohen pompat e dhimbjeve që e kanë dozën e kontrolluar. Rreth
6 orë pas operimit, në shoqërim të personelit shëndetësor, ju mund t’i bëni hapat
e parë dhe pastaj fillon të ushqyerit me ushqim të lëngshëm. Pacientja qëndron
në spital për rreth 2-3 ditë.

Situatat kur duhet ta njoftoni mjekun tuaj;

• Zjarrmi – që shkon mbi 38 gradë celsius, rrjedhje nga plaga, skuqje, rritje e
nxehtësisë.

• Gjakderdhje të dendura vagjinale.

• Rrjedhje vagjinale kundërmuese.

• Djegie apo dhimbje gjatë urinimit.

• Skuqje në gji, rritje e temperaturës.

• Dhimbje apo ënjtje në këmbë.

• Depresioni pas lindjes -– luhatje të ndryshueshme emocionale, humbja e


oreksit, lodhje, pikëllim, pamundësia për t’u kujdesur për foshnjën, mendimet për
ta lënduar veten apo foshnjën.

4
II. Karakteristikat e të porsalindurit

Lëkura: pas lindjes, ngjyra e lëkurës së porsalindurit mund të jetë nga blu deri te e
kuqe. Ajo është e hollë dhe e ndjeshme, ndryshe nga lëkura e të rriturve. Në ditët
e para pas lindjes në lëkurë mund të shfaqen njolla të kuqe të cilat në pjesën
qëndrore të tyre mbajnë ngjyrë të verdhë. Këto njolla janë krejtësisht të
parrezikshme dhe zhduken pas 15 ditësh.

Shikimi dhe dëgjimi: fëmija, menjëherë pas lindjes ka shqisën e shikimit, dëgjimit,
shijes dhe aromës.  Vetëm pas disa ditësh, fëmija filon ta njohë nënën. Në një
distance prej 15-20 cm, fëmijët mund ti shohin qartë objektet përreth, ndërkohë
që në një distancë më të madhe objektet i shikojnë vetëm si një siluetë. Lotët tek
të porsalindurit shfaqen pas dy muajsh. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me
dëmtimine syve për shkak të blicit gjatë fotografimit.

Arsyet përse qan fëmija i porsalindur: i porsalinduri shprehet nëpërmjet të


qarës.  Kjo është një dukuri normale dhe e pritshme tek fëmija.  Zakonisht qan
atëherë kur është i uritur, kur ka nevojë për të ndërruar pelenën, apo atëherë kur
ka dhimbje barku.

Edhe kur të jenë eliminuar të gjitha këto arsye, fëmija mund të vazhdojë të qajë
edhe pse ju mendoni se nuk ka ndonjë arsye të veçantë për këtë. Përveç nevojave

5
fizike, fëmija ka nevojë edhe për dhurimin e emocioneve nga ana e nënës. Për të
plotësuar nevojat emocionale të fëmijës nuk kërkon ndonjë mund apo investim të
madh, mjafton që ti shprehni ndjenjat tuaja të ngrohta gjatë kohës që jeni duke
kaluar me të.

Pozicionet e shtrirjes së fëmijës së porsalindur: dysheku mbi të cilin do ta shtrini


fëmijën tuaj nuk duhet të jetë as shumë i forte dhe as shumë i butë. Me
rekomandimin e pediatrit tuaj mund të përdorni një jastëk të hollë.  Gjatë ditës
ose gjatë periudhës kur keni mundësi të kaloni kohën tuaj me fëmijën, ju mund ta
shtrini atë me shpinë, kokën të vendosur anash (në mënyrë që të mund ta nxjerrë 
qumështin  e tepërt dhe të mos mbytet)

Kapaciteti i trupit: koka e fëmijës është më e madhe në krahasim me trupin e tij.


Tek koka e fëmijës së porsalindur gjendet një pjesë e butë, e quajtur buti i kokës
(fontanela) e cila në raste të caktuara gjatë lindjes normale mund të domtohet.
Shpesh lëndimet mund të ndodhin në pjesët e forta dhe quhen si  ënjtje natyrale
ose fryerja e cila zakonisht tërhiqet pas disa ditësh. Zakonisht, shkaku i kësaj është
kalimi i kokës nëpër kanalin e lindjes, gjatë momentit të lindjes. Këmbët mund të
jenë të përthyera nga brenda, ndërsa rreth hundës dhe mjekrës mund të ketë
flluska yndyrore, si dhe mavijosje në pjesën e kërbishtit. Kjo është një gjë
normale.

Humbja e peshës: është normale që fëmija juaj gjatë javëve të para të humbasë
peshë.  Nëse humbet 10-15%, kjo është normale, por nëse përqindja rritet
atëherë duhet të konsultoheni me pediatrin tuaj. Pas dy ditëve të para fëmija
duhet të fillojë ta rrisë peshën trupore. Të gjitha këto gjëra do të kontrollohen nga
ana e pediatrit tuaj gjatë kontrolleve të rregullta shëndetësore.

Jashtëqitja e parë: jashtëqitja e parë, është quajtur meconium. Ka një ngjyrë


jeshile të errët dhe është me e fortë. Pas 2-3 ditësh me anë të ushimit me gji ,
jashtëqitja e fëmijës  bëhet më e ujshme dhe merr ngjyrë të verdhë të errët.
Fëmijët të cilët ushqehen me qumësht gjiri, mund të kenë jashtëqitje pas çdo
ushqyerje me gji, ose përafërsisht 7-8 herë në ditë. Jashtëqitja reduktohet me
kalimin e muajve të ardhshëm, nga 7-8 herë në ditë mund të reduktohet deri në
3-4 herë në ditë. Nëse fëmija është i qetë dhe nuk ka dhimbje barku, nuk duhet të
intervenohet. Nëse fëmija urinon dhe kryen jashtëqitje 7-8 herë në ditë, dhe
shton rregullisht në peshë, atëherë konsiderohet se i përshtatet qumështi i gjirit
duke i plotësuar nevojat e tij.

6
Fryrja e gjinjve, gjakderdhja vaginale dhe rrjedhje: për shkak të efektit të
hormoneve të shtatzënisë të transmetuara nga nëna, si tek bebet e gjinisë
femërore edhe tek bebet e gjinisë mashkullore, mund të prodhohet qumësht në
gjinjtë e tyre apo të shfaqet ënjtje dhe forcim i gjinjëve të tyre.  Tek bebet e
gjinisë femërore mund të shfaqet rrjedhje vaginale madje edhe gjakderdhje, kjo
gjithashtu ndodh për shkak të hormoneve të transmetuara nga nëna tek fëmija.
Tek bebet e gjinisë mashkullore mund të shfaqet ënjtjen në pjesën e lëkurës së
testiseve . Nga java e 6 deri në javën e 12, kjo gjendje normalizohet. Tek 4% e
bebeve që i përkasin gjinisë mashkullore, mund të ndodhë që testiest të mos kenë
zbritur. Nëse kjo gjë ndodh edhe me fëmijën tuaj, duhet të konsultoheni me
pediatrin tuaj ose me doktorin urolog për fëmijë.

III. Muaji i 1
Kontrolle: Duhet të kryeni kontrolle të rregullta pediatrike për 6 muajt e parë.

Të folurit:  Lëshon tinguj të lehtë me fyt, të cilat shndërohen në belbëzime në


fund të muajit të parë.

Memorja:  Disa foshnja mësohen që të ushqehen në intervale kohore të rregullta.

Këshillë: përdorni shprehje të thjeshta dhe të gjalla. Drejtohuni bebes duke e


thirrur në emër.

Lëvizje të ashpra: Lëvizjet e shpejta bëhen më të qeta me pjekurinë e sistemit


nervor dhe kontrollit të tij në lidhje me muskujt. Shumica e veprimeve janë
reflekse ( siç është ushqimi me gji dhe futja në gojë e duarve të bëra grusht). 
Nëse nuk ia mbani kokën me dorë, ajo bie mbrapa. Motorika shprehet me
ekstensor-fleksor alternativ të lëvizjeve të ekstremiteteve.

Të ushqyerit: Pjesa më e madhe e të porsalindurve pijnë 75-100 ml qumësht në


vakt.

Shqisat: Do aroma të ëmbla, pëlhura të buta. E qetësohet kur i flisni me zë të ulët


si dhe muzika e qetë dhe me volum të ulët.

7
Pika referimi për zhvillimin e foshnjës:
Rritja dhe Zhvillimi Fizik:

Mos u shqetësoni nëse fëmija juaj humb disa peshë gjatë ditëve të para të jetës.
Bebet lindin me lëng shtesë të trupit dhe zakonisht humbin deri në 10% të peshës
së tyre të lindjes para se të stabilizohen dhe të fillojnë të fitojnë

Mjeku juaj do të kontrollojë shtimin e peshës së foshnjës në krahasim me një


tabelë të rritjes gjatë vizitave tuaja për fëmijën, për t'u siguruar që ato po rriten
me ritmin e duhur.

Aftësitë motorike

Sistemi nervor i një të porsalinduri është ende në pjekje, por foshnjat mund të
arrijnë shumë në muajin e tyre të parë. Ju do të vini re se fëmija juaj ka lindur me
disa reflekse të lindura, përfshirë edhe thithjen. Shpejt pas lindjes, ata do të jenë
në gjendje që (me pak ndihmë nga ju) të mbërthehen në gji ose dalë për t’u
ushqyer. Nëse vendosni gishtin brenda pëllëmbës së foshnjës, do të vini re se ata
do të mbyllin grushtin rreth tij (dhe shumë një baba krenar është mburrur me
forcën e kapjes së të porsalindurit të tyre). Foshnjat të cilat janë të befasuara
shpejt do të shkrepin krahët dhe këmbët dhe pastaj do t'i tërheqin brenda. Ky
quhet refleks Moro. Edhe në moshën 1 muajshe, fëmija juaj ka instiktin për të
ecur. Nëse vendosni këmbët e një të porsalinduri në një sipërfaqe të fortë ndërsa
mbështesni trupin e tyre, ata do të duket se bëjnë disa hapa.

Edhe pse fëmijët 1 muajsh mund të jenë në gjendje të kthejnë kokën ndërsa janë
shtrirë në bark, ata ende nuk kanë forcën e qafës për të mbështetur kokën e tyre
në këmbë. Sigurohuni që të vendosni një dorë nën kokën e foshnjës tuaj sa herë
që i ngrini.

8
Lindja e Fëmijes:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Lindja_e_f%C3%ABmij%C3%ABs

Lindja Cezariane:
https://www.netdoktor.at/therapie/kaiserschnitt-6788901

Karakteristikat e Karakteristikat e të Porsalindurit:


https://acibademsistinababy.mk/al/index.php/bebe/59-
karakteristiki-na-novorodenceto

MUAJ I I 1 LINDJES:
https://acibademsistinababy.mk/al/index.php/bebe/19-
bebe/bebe-mesec-po-mesec/172-1

Pika referimi për zhvillimin e foshnjës:


https://www.webmd.com/parenting/baby/baby-development-
1-month#

You might also like