You are on page 1of 7

Aborti (Dështimi, Ndërprerja e shtatzanisë)

Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.

Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand,
Doris Zumbühl)

Përcaktimi

Aborti: fetusi në barkun e nënës.

Mediscope

Aborti: fetusi në barkun e nënës.

Aborti përkufizohet si një ndërprerje e shtatzënisë përpara lindjes së fetusit. Ai përfaqëson ndërlikimin
më të shpeshtë të shtatzanisë.

Flitet për abort kur fëmija nuk tregon asnjë shenjë jete, si psh. frymëshkëmbim, rrahje të zemrës ose
pulsim të kordonit umbilikal (të kërthizës së bebit) dhe kur pesha e tij është nën 500 g. Kufiri i lejuar i
kryerjes së abortit është deri në javën e 24-t të shtatzënisë. Rreziku për abort është i pranishëm tek
rreth 20% e të gjitha grave shtatzëna. Sa më e madhe të jetë mosha e gruas shtatzënë, aq më i madh
është rreziku për abort.

Gjithsesi, sa më e madhe të jetë mosha e shtatzënisë, aq më i vogël është rreziku për të humbur fëmijën.

Format

Format e aborteve janë:

Rreziku për abort: përfaqëson etapën që i paraprin abortit. Në rast se trajtohet në mënyrë korrekte,
shtatzënia mund të vazhdojë normalisht.

Aborti spontan (pa dashje): konsiston në nxjerrjen spontane të fetusit, pa u ndikuar nga faktorët e
jashtëm. Shkaku i këtij tipi është shpesh i panjohur.

Aborti përzgjedhës (selektiv): ndodh në rastin e një shtatzënie të iimplantuar keq, ose në rastin e vdekjes
pa simptoma të embrionit.
Aborti i detyruar: konsiston në ndërprerjen e shtatzënisë nëpërmjet proçedurave instrumentale ose
përdorimit të medikamenteve.

Aborti i përsëritur: quhet i tillë nëse gruaja ka patur më shumë se 3 aborte gjatë jetës së saj.

Shkaqet

Sipas studimeve të viteve të fundit, vetëm rreth 30% e shtatzënive realizohen deri në fund. Shpesh,
vdekja e fetusit ndodh në një stad shumë të hershëm dhe për pasojë shtatzënia kalon pa u vënë re.

Shkaqet e lidhura me nënën në rastin e abortit spontan:

Mosha e nënës: abortet janë dy herë më të shpeshta tek femrat me moshë mbi 35 vjeç, krahasuar me
ato me moshë 20-29 vjeç.

Dobësia e qafës së mitrës: njihet si insufiçienca cervikale dhe është e lidhur me dobësinë e indit lidhor
dhe atij muskular të qafës së mitrës, ose me zgjerimin artificial të kanalit të mitrës (psh. nga abortet e
përsëritura).

Traumatizimi mekanik (si psh. goditja)

Stresi i fortë psiqik

Sëmundjet endokrine, si diabeti i sheqerit dhe funksioni i shtuar i gjendrës tiroide (hipertireoza).

Reaksionet imunologjike (në rastet e mospranimit të fetusit nga organizmi i nënës), për shkak të
mospërputhjes së grupit të gjakut në sistemin Rezus. Në këtë rast, nëna me grup Rezus negativ nuk
mund të pranojë një fetus me grup Rezus pozitiv, si babai.

Sëmundjet autoimune, si lupusi eritematoz i diseminuar.

Sëmundjet e mitrës (miomat uterine)

Çrregullimet hormonale (dobësia e trupit të verdhë)

Shkaqet e lidhura me fëmijën:

Anomali të pranishme në nivelin e kromozomeve

Keqformime të fëmijës

Shkaqe të jashtme
Infeksionet

Medikamentet

Nikotina e duhanit, alkooli, drogat, ndotësit e ambientit.

Shkaqe të lidhura me babain e fëmijës

Çrregullime gjenetike, të tilla si anomalitë e spermës.

Simptomat

Aborti: dhimbje e fortë e barkut, në formën e kontraktimeve të dhimbshme.

Fotolia 45390581 drubig-photo

Aborti: dhimbje e fortë e barkut, në formën e kontraktimeve të dhimbshme.

Në rastin e dhimbjeve të mëdha në fundin e barkut dhe/ose të hemorragjive vaginale gjatë shtatzënisë,
duhet të konsultohet një mjek menjëherë, edhe nëse simptomat nuk janë domodoshmërisht shenja të
një aborti. Pothuajse gjysma e grave me hemorragji gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë përfundojnë
me abort.

Ankesat dhe simptomat që mund të lajmërojnë një abort:

Hemorragjitë, që mund të jenë edhe thjesht humbje të vogla të gjakut

Kontraktime të dhimbshme (tkurrje) të mitrës

Zbehja e shenjave karakteristike për shtatzëninë, si mungesa e tensionimit të gjinjve, ndërprerja e të


përzierave në mëngjes

Temperaturë (rrallë)

Në rastin e dobësisë së qafës së mitrës, është mjaft i shpeshtë aborti pa dhimbje dhe pa kontraksione.

Diagnoza
Ekzaminimi ekografik në rastin e një dyshimi për abort.

Ekzaminimi ekografik në rastin e një dyshimi për abort.

Diagnoza e abortit bazohet tek:

Informimi i mjekut obstetër-gjinekolog mbi simptomat e pacientes (hemorragji, dhimbje gjatë


shtatzënisë).

Ekografia obstetrikale

Dozimet hormonale

Egzaminimi i indeve, nëse placenta është nxjerrë jashtë trupit

Analizat laboratorike: përcaktimi i grupit të gjakut dhe faktorit Rezus, nëse nuk janë të disponueshëm në
momentin e konsultës nga specialisti.

Trajtimi

Pas një aborti, është i nevojshëm kyretimi (pastrimi).

Pas një aborti, është i nevojshëm kyretimi (pastrimi).

Masat e përgjithshme

Në rastin e rrezikut për abort, duhet të kryhet në mënyrë urgjente shtrimi në spital i pacientes, me
regjim shtrati, mbikqyrje nga personeli mjekësor dhe përdorim të medikamenteve.

Eleminimi ose trajtimi i faktorëve të rrezikut. Më pas, është mjeku ai që do të vendosë nëse është i
nevojshëm regjimi i shtratit për gruan shtatzënë.

Trajtimi medikamentoz

Në rastin e rrezikut për abort: përdorimi i medikamenteve tokolitike, që frenojnë kontraktimet e mitrës,
si dhe të qetësuesve nëse është e nevojshme.

Në rastin e abortit jo të plotë, medikamente me efekt nxitës të tkurrjeve uterine, në mënyrë që të nxitet
aborti i plotë.

Tek gratë me faktor Rezus negativ, rekomandohet injektimi i antitrupave, për të parandaluar një
mospërputhje të faktorit Rezus ndërmjet nënës dhe fëmijës gjatë një shtatzanie të ardhshme.
Operacionet

Kyretimi (pastrimi i mukozës së mitrës): pas një aborti, është shpesh i nevojshëm kyretimi. Ai bëhet nën
efektin e anestezisë së përgjithshme. Më pas, indet e marra gjatë kyretimit i nënshtrohen egzaminimit
mikroskopik.

Ndërlikimet e mundshme

Lidhur me ndërlikimet, duhet të dimë që:

Një abort i vetëm nuk pasohet domosdoshmërisht nga aborte të tjera gjatë shtatzënive të ardhshme.
Ecuria e këtyre të fundit varet nga shkaku i abortit të mëparshëm dhe nga mënyra e trajtimit të tij.

Rreziku për të patur një abort tjetër rritet me numrin e aborteve të kaluara.

Abortet e përsëritura kanë nevojë për një bilanc mjekësor tepër të detajuar, për të identifikuar shkaqet
e mundshme.

Ndërlikime të tjera të abortit:

Inflamacioni i vezoreve dhe anekseve të tyre (adneksiti)

Inflamacioni i peritoneumit (peritoniti)

Trombozat e venave të këmbëve

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...

Simptoma

Dhimbjet në fund të barkut tek femrat

Gjakrrjedhjet vaginale jashtë menstruacioneve

Të përzierat, të vjellat

Ekzaminime

Amniocenteza

Analiza e gjakut, Ekzaminimi i gjakut, Marrja e kampionit të gjakut, Vlerësimi i gjakut


Biopsia e vileve korionike, Vilocenteza

Biopsia, Ekzaminimi histologjik, Ekzaminimi mikroskopik

Diagnoza prenatale, Ekzaminimi para lindjes, Ekzaminimi prenatal, Testi prenatal

Ekografia, Ekzaminimi ekografik, Ekzaminimi me ultratinguj, Ultrasonografia

Kardiotokografia, Monitorimi i fetusit

Punksioni i kordonit të kërthizës së fetusit, Kordocenteza, Shpimi i kordonit të kërthizës

më pak

Sëmundje

Adneksiti, Inflamacioni i tubave dhe vezoreve, Ovariti, Salpingiti

Anemia nga mungesa e hekurit, Anemia ferriprive

Çrregullimet e ciklit menstrual, Çrregullimet e menstruacioneve

Diabeti i sheqerit i tipit 2, Diabeti melitus tip 2, Diabeti tip 2, DM tip 2

Diabeti i sheqerit, Diabeti melitus

Diabeti i shtatzanisë, Diabeti gestacional, Diabeti gravidik

Dobësimi i imunitetit, Imunodepresioni, Ulja e imunitetit

Embolia pulmonare, Trombozat venoze të këmbëve

Eritema infeksioze

Gripi, Influenca

Hipertensioni arterial, Presioni i lartë i gjakut, Rritja e presionit arterial, Tensioni i lartë i gjakut

Hipertireoza, Funksioni i shtuar i gjendrës tiroide, Hipertiroidizmi

Lupusi, LED, Lupusi eritematoz i diseminuar

Mioma e mitrës

Peritoniti, Inflamacioni i peritoneumit

Rubeola

Sëmundja kromozomike, Sindroma Down, Trizomia 21


Shtatzënia peritoneale, Shtatzënia abdominale

Shtatzënia tubare, Shtatzënia intersticiale

Toksoplazmoza

You might also like