You are on page 1of 15

Lindja

Lehonia
Kujdesi infermieror gjate lehonise

1. Çka eshte lindja?

LINDJA- si nocionnënkupton, “daljen e fetusit dhe adnekseve fetale nga organizmi i


nënës”
Lindja si process paraqet tersin e fenomeneve, qe kanë për qëllim të fundit, nxjerrjen e
fetusit dhe adnekseve fetale, jasht trupit të gruas, e që në adnekse fetale perfshihet: lëngu
amnial, placenta dhe membranat..
Fetusi I cili duhet te dal jasht, gjate lindjes vaginale, I vendosur ne miter, I shtyer nga
kontrakcionet e mitrës dhe shtërzimet e vullneteshme të gruas, duhet te pershkruaj nje
rrugë të ngushtë që paraqet rrugen e lindjes e cila perbehet nga pjesa e poshtme e mitres,
cerviksi, vagina e rrethuar nga indet e buta-muskujt perinal dhe vulva, e qe krejt keto jane
te rrethuara nga eshrat , e qe te gjithë së bashku formojnë Pelvikun e vogel, ose “baçinin
e vogël”.

Gjatë lindjes, profesionistët shëndetësor duhet plotësisht të parasyshë se si po


kordinohen tre faktorë të rëndësishëm për rrjedhjen e lindjes:
Kanali i lindjes
Trupi i lëvizëshëm – fetusi
Forcat e aktivitetit

2. Cilat jane menyrat e lindjes?

Mënyrat e lindjes jane :


Eutocike ose Normale- lindje pa kontrakcione te medha, dhe pa komplikime
Distocike- kur gjatë lindjes ka problem per nene dhe femijun
Spontane- kur lindja fillon dhe mbaron me kontrakcione natyrale dhe pa komplikime
E provokuar (e indikuar)- nëse fillimi I aktivitetit të lindjes provokohet artificialisht
E drejtuar (e potencuar)- nëse lindja spontane ndihmohet shtesë me medikamente,
anestezi dhe asistencë mjekesore
Operatore- nëse fetusi nxirret nga mitra me nderhyerje kirurgjike
3. Cka eshte lindja eutocike?

Një lindje eutocike ose lindje zhvillohet pa pasur nevojë për ndërhyrjen e mjekut. Kjo
është ajo që njihet zakonisht si një lindje “natyrale” dhe ndodh në mënyrë vaginale. Kur
parashikohet një lindje eutocike, data e lindjes nuk mund të parashikohet me siguri të
plotë. Ky lloj i lindjes zakonisht ndodh ndërmjet 37 dhe 41 javë.
Kur të vijë koha, fëmija pozicionohet natyrshëm me kokën në kanalin e lindjes, ose
pubisi i gruas. Me kontraktime dhe shtytje, fëmija, i cili tashmë dëshiron të largohet,
është i lidhur jashtë.

Qëllimi i mjekut është që ta shoqërojë gruan dhe ta stabilizojë atë emocionalisht. Mjeku
gjithashtu siguron që nuk ka komplikime që mund të pengojnë një lindje normale.

Disa gra zgjedhin një anestezi epidural. Të tjerët vendosin ta ekspozojnë veten në
dhimbje për të mos humbur asnjë ndjesi të lindjes së fëmijës së tyre.

Në rast se anestezia nuk aplikohet, nëna duhet të përpiqet të menaxhojë dhimbjen në


mënyra të tjera. Dhimbja mund ta shterojë atë, të shkaktojë frikë dhe të krijojë një ndjenjë
të mungesës së kontrollit. Teknikat e frymëmarrjes mund të ndihmojnë nënën të qëndrojë
e qetë gjatë kësaj kohe.

4. Lindja në bazë të numrit të fetuseve?

E thjeshtë ose unike-vetëm një fetus


Multipe-më shumë se një fetus, binjak, trenjak, katernjak, pesnjak etj
Një pal bineq ne 80 lindje
Trenjeq ne 6400 lindje

5. Cilat jane periudhat e lindjes?

Sipas dekursit klinik, dallojmë 4 periudha te procesit të lindjes:


Periudha prodromale
Periudha e dillatacionit
Periudha ekspulsive
Periudha placentare
Në dy periudhat e para kemi zgjerim të segmentit inferior të mitres dhe dillatim të
cerviksit dhe vaginës.
Në periudhen e tretë fetusi del jasht,
Në periudhen e katert –placentare, -bëhet shkolitja dhe dalja e placentes, së bashku me
adnekset e tjera fetale(membrane amnio-koriale, kordoni umbilical, LA)

6. Periudha prodromale
Kjo periudhë është periudha përpara fillimit të vërtetë të lindjes active, ku përpara
shpërthimit të aktivitetit të vërtet të lindjes, në organizmin e gruas shtatezënë ndodhin
disa ndryshime:
Rrëshqitja e kokës së fetusit në kanalin pelvik - quhet lehtësimi- ndodhë dy javë para
lindjes, sidomos nëse është shtatëzania e parë, kurse tek ato që kanë lindur më parë,
rrëshqitja ndodh pak kohë para lindjes. Klinikishtë nëna mund të vërej një rrafshim të
pjesës se sipërme të barkut nën brinjë dhe rritje të presionit në pelvikun e vogël- faza
shoqërohet me diskomforitet relativ të gruas
Gjatë 4-8 javëve të fundit të shtatëzanisë ndodhin kontrakcione të pa dhimbëshme, me
freguencë të leht në rritje-kontrakcionet “Braxton Hicks”, bile të cilat ndonjiher mund të
jenë periodike, dhe me të shpeshta e më të theksuara deri në çdo 10-20 minuta.
Kolumni uterin zgjerohet, sheshohet dhe zbutet, me ecurin e shtatëzanisë dhe afer aktit te
lindjes., dhe para lindjes zgjerimi arrin ne 1-3 cm. Kjo sidomos ndodh tek shtatëzanit e 2-
3 etj, kurse tek e para jo, ose shume pak ndodh…!
Në fund të kësaj faze bie “tapa mukoide”nga cerviksi, si pasojë e zgjerimit të kolumnit
uterin, që karakterizohet me një sasi mukusi me ngjyrë të kaft ose të kuqe.

7. Periudha e dilatacionit?

Kjo fazë e lindjes, fillon me fillimin e kontrakcioneve të forta dhe të rregullta, dhe
mbaron me dillatacionin e plotë cervical.
Gjatë kësaj faze bëhet monitorimi i :
Nënës-monitorohet gjendja e pëgjithëshme e saj si: temperatura, pulsi, TA, dhe analiza e
urinës për proteina dhe ketone.
Fëmiut-monitorohet fetusi, se si po i përballon streset e lindjes.
Monitorimi bëhet çdo orë ose çdo 30 minuta rutin, si i nënës ashtu edhe i fetusit, i cili
përfshinë edhe ekzaminimin e kujdesëshëm abdominal, dhe ekzaminimin vaginal.
Kjo periudhë e parë e fillimit të procesit aktiv të lindjes, përfshinë dy faza:
Faza Latente - fillon me fillimin e kontrakcioneve dhe mbaron kur kolumni dilatohet në
masën 3 cm. Kjo fazë është më e ngadalëshme dhe zgjat deri në 8 orë, meq rast ndërkohë
kontrakcionet shpeshtohen dhe sforcohen.
Faza Aktive, gjatë kësaj faze ndodhë dilatacioni më i shpejt i kolumnit, Kolumni në këtë
fazë duhet të dilatohet së paku 1 cm. në orë. Te multiparet dilatohet më shpejt, 1.5 cm në
orë kurse te primiparet 1-1.2 cm në orë.
Faza aktive e dilatacionit fillon kur dilatacioni është 3 cm, dhe përfundon me dilatacionin
e plotë të kolumnit uterin që është 10 cm.

8. Fillimi I lindjes?

Fillimin e lindjes e pëcakton koha e fillimit të kontrakcioneve të dhimbëshme, dhe të


rregullta utyerine, të cilat shkakëtojnë edhe më tutje sheshimin dhe dilatimin e kolumnit
uterin.
Shpesh fillimi i lindjes mund te jet “I rrem”, për shkak te kontrakcioneve te dhimbëshme
të cilat nuk shoqërohen me sheshim dhe dillatim të kolumnit uterin.
Shenjat klinike të fillimit të lindjes pբrfshijnë:
Fillimin e kontrakcioneve të rregullta intermitente dhe të dhimbëshme, të cilat
shoqërohen me dillatim të kolumnit uterin.
Daljen e mukusit me njolla gjaku nga rrugët gjenitale
Rupturen e membranave-koha e kësaj rupture mund te ndryshojë, pra mund të ndodh më
herët, ose me rastin e lindjes së foshnje.

9. Peridha e ekspulsionit?

Periudha e Ekspulsionit, është faza e fillimit të daljes ose ekspulsionit të fetusit, e që në


këtë fazë gruaja krahas kontrakcioneve të forta ka nevojë për shtyerjen e fetusit te poshtë.
Për të vlerësuar progresin e kësaj faze të lindjes, matet zbritja e kokës së fetusit.
Stadi i ekspulsionit, zgjatë nga 30 minuta deri ne 3 orë-tek primigravidet (mesatarja 50
minuta) dhe 5 deri 30 minuta tek multigravidet (mesatarja 20 minuta).

10. Periudha placentare?

Periudha placentare e lindjes, fillon menjëher pas lindjes së foshnjes dhe mbaron me
daljen e placentes dhe të membranave.
Kjo periudhë zakonisht zgjatë mesatarisht 30 minuta.
Menjëher pas daljes së foshnjes, kontrakcionet nuk ndalen plotësishtë edhe pse rrallohen.
Kjo bën që kontrakcionet e mitres ta shkolisin placenten the ta drejtojnë posht dhe jashtë.
Njëherit këto kontrakcione ndikojnë në enët e gjakut të mitrës të formohen koagulumet,
gjë që kontribon në ndaljen e gjakderdhjes, e cila paraqet njëherit komplikacionimn më të
shpesht pas lindjes.
11. Komplikacionet e lindjes?

• Vonesat në lindje
• Ankthi fetal
• Gjakderdhja pas lindjes

12. Vonesat në lindje


Egzistojnë tre shkaqe kryesore të vonesave në fazën e parë dhe të dytë të lindjes.
• Kontraktimet e pamjaftueshme ose të paefektshme të mitrës tuaj
• Madhësia apo pozita jonormale e fetusit
•Anomalitë në legenin tuaj ose strukturat që e mbështesin atë.
Nëse mitra juaj nuk ka kontraktime të shpeshta e të mjaftueshme, ose është "dembele", nuk
mund të kontraktojë në mënyrë efektive. Kjo mund të parandalojë lindjen nga ecuria e duhur, ose
të ngadalësojë hapjen e mitrës suaj.
Këputja e membranave apo ujërave shpesh ndihmon kontraktimet të ecin në mënyrë efektive.
Nëse jo, ju duhet të merrni një medikament që futet në damarët tuaj. Kjo stimulon mitrën tuaj
dhe zakonisht lejon cervikun të dilatohet (hapet) normalisht.
Nëse lindja ende nuk po ecën sipas planit, ju keni nevojë për një prerje cezariane. Se sa shpejtë
merret ky vendim, mvaret nga gjendja juaj fizike dhe nëse fëmija juaj është duke u shqetësuar.
Pasi mitër juaj është hapur plotësisht, ju keni arritur në fazën e dytë të lindjes, në të cilën koka
e fëmijës tuaj udhëton poshtë nëpër vaginë. Sa gjatë që mund të shtyeni sigurtë, natyrshëm
mvaret nga koka e bebit që është duke shkuar poshtë, nëse bebi shfaq shenja shqetësimi dhe se sa
keni ju energji. Në këtë fazë, pinca zakonisht mund të përdoret në mënyrë të sigurtë, për të
tërhequr fëmijën tuaj jashtë.
Ndonjëherë faza e parë apo e dytë e lindjes mund të vonohet sepse koka e bebit tuaj është shumë
e madhe apo në pozitë të pakëndshme. Kjo quhet dispoporcion cefalo-pelvik. Nëse fëmija juaj
është shumë i madh, atëherë mund të ketë ndikim në kohëzgjatjen e lindjes tuaj.
Koka e bebit tuaj nuk është një sferë perfekte, dhe diametri i saj është më i madh në disa anë sesa
në të tjerat. Diametri më i vogël është kur koka e fëmijes tuaj është e perkulur, me mjekrën e tij
në gjoksin e tij.
Për sa kohë që fëmija juaj nuk është i shtrirë me shpinë në drejtimin tuaj, atëherë koka e tij do të
kthehet gjatë lindjes zakonisht në mënyrë që pjesa e ngushtë të mund të kalojë në mënyrë të
sigurtë përmes legenit tuaj.
Nëse fëmija juaj është shtrirë me shpinë në drejtimin tuaj, pozita e tij është përshkruar si e
pasmë ose 'occipito-e pasmë'. Kjo pozitë ndalon kokën e tij nga përkulja normale dhe sepse një
pjesë e gjerë e kokës së tij është duke u përpjekur për të kaluar përmes legenit tuaj relativisht të
ngushtë, lindja mund të vonohet.
Edhe nëqoftëse fëmija juaj ka qenë i shtrirë në këtë pozitë deri ne fillimin e lindjes, tërë trupi i tij
shpesh do të kthehet raundit të gjatë të lindjes në mënyrë që ai vjen në një pozicion normal. Nëse
koka e tij nuk kthehet, dalja e tij do të jetë një punë e vështirë, prandaj ju do të keni nevojë për
një lindje me pincë apo një prerje cezariane.
Pasi që keni pasur një lindje normale, ju i keni "treguar" legenit tuaj se mund të kalojë një fëmijë
nëpërmjet saj. Kalimi i fëmijës suaj është i vendosur jo vetëm nga madhësia, por edhe nga forma
e legenit tuaj, prandaj mos u shqetësoni nëse ju nuk keni pasur një 'fëmijë të lindur përmes ijeve
tuaja!
Nëse ju keni pasur probleme me legenin tuaj në të kaluarën, ose nëqoftëse koka e fëmijës tuaj
nuk do të angazhohet në legenin tuaj para se të filloni lindjen tuaj, ju mund të këshilloheni që të
keni një rreze X, të kontrolloni se legeni juaj është mjaft i madh për fëmijën. Megjithatë, kjo
është rrallëherë e nevojshme.
Në fazën e tretë të lindjes, placenta zakonisht del nga mitra juaj, e tërë në një pjesë dhe largohet
shpejtë dhe sigurtë. Marrja e medikamentit zakonisht ndihmon që të ndodh kjo. Herë pas here,
placenta nuk largohet natyrshëm, dhe duhet të hiqet nën epidural apo anestezion total.

 Vonesat ne lindje- shkaqet


1. Kontraktimet e pamjaftueshme ose të paefektshme të mitrës së gruas.(Ky shkak mund të
parandalojë lindjen nga ecuria e duhur, ose të ngadalësojë hapjen e mitrës së gruas. Hapja
e membranave apo ujërave shpesh ndihmon kontraktimet të ecin në mënyrë efektive,
pëndryshe gruas duhet të i ipet një medikament që stimulon mitrën e saj të kontrahohet
dhe zakonisht lejon cervikun të dilatohet (hapet) normalisht. Nëse lindja ende nuk shkon
mirë, gruaja do të ketë nevojë për një prerje cezariane.)
2. Madhësia apo pozita jonormale e fetusit.- natyrshëm mvaret nga koka e fetusit që është
duke shkuar poshtë, apo nga pozita e pakëndshme e fetusit, e që këto pengesa quhet
dispoporcion cefalo-pelvik
3. Mos largimi i placentës pas lindjes (kërkon intervenim të mjekut, varësisht nga rasti, qoft
me ndërhyrje të leht ose ndërhyrje me anestezion).
4. Anomalitë në legenin e gruas ose strukturat që e mbështesin atë.( po ashtu kërkon
vlerësim të më hershëm , por në rast nevoje kërkon marrje të vendimit për intervenime të
tjera edhe pasi të fillon lindja, varësisht nga rasti)
13. Ankthi fetal
Ankthi fetal sugjeron që bebi juaj ka vështirësi, zakonisht nga mungesa e oksigjenit. Kur mitra
juaj kontrakton, kjo ul furnizimin me oksigjen të placentës tuaj. Nëse placenta juaj nuk ka
mjaftueshëm rezerva, bebi juaj mund të ketë probleme.

 Ankthi fetal mund të paraqitet:


• mekoniumi (lëngu i gjelbërt) në ujërat tuaja
• ndryshimet në normën e zemrës së bebit tuaj
• lëvizjet e tepruara të bebit tuaj
Shkalla e urgjencës mvaret se sa i shpeshtë është ankthi i bebit tuaj. Nëse ju tanimë jeni në fazën
e dytë të lindjes, ju keni nevojë për epiziotomi apo pincë, për të shpejtuar lindjen e fëmijës tuaj.
Nëse jeni në fazën e parë, ju keni nevojë për prerje cezariane.

14. Gjakderdhja pas lindjes?


Nëse mitra e gruas është boshe (nga foshnja dhe placenta) dhe cerviku I saj nuk është i
dëmtuar, mitra e gruas pothuajse gjithmonë do të kontraktojë që të parandalojë ndonjë
gjakrrjedhje.
Nëse gruaja ka gjakderdhje nga mitra, mund të ndodh që një injeksion me nje preparat
kunder gjakderdhjes, e ndihmon mitren qe te kontrahoj me fort, dhe zakonisht e bën
ndaljen e gjakderdhjes. Rreziqet janë shumë më të larta nëse disa pjesë ose tërë placenta e
gruas nuk është larguar menjëherë.
Epiziotomia në zonën perineale mund të shkaktojë rrjedhje të gjakut me të madhe, por
kjo zakonisht mund të trajtohet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive me presion dhe duke
qepur në zonën e prekur. Herë pas here, gjakrrjedhja mund të vijë nga qafa e mitrës së
gruas, e cila mund të jetë shkatërruar nga një fëmijë i madh apo një lindje shumë e
shpejtë. Kjo zakonisht mund të qepet nën anestezion local.
Në shumicën e këtyre rasteve ipen medikamente kundër gjakderdhjes.
15. Lehonia?
Lehonia fillon nga çasti i daljes së placentës dhe vazhdon nga 6-të deri në 8-të javë pas
lindjes (faza puerperale).
Gjatë lehonisë në organizmin e gruas, zhduken pothuaj të gjitha ndryshimet e shfaqura
në lidhje me shtatzëninë dhe lindjen. Aparati gjenital i gruas, kthehet krejtësisht në
gjendjen e para shtatzënisë. Tek gratë që nuk ushqejnë me gji, mbarimi i periudhës
puerperale karakterizohet me shfaqjen e funksionit menstrual, ndërsa tek nënat që
ushqejnë fëmijën në gji, menstruacioni shfaqet më vonë dhe shpesh pasi të ketë ndaluar
ushqimi me gji.
Vetëm tek disa gra, menstruacioni ndodh pasi të kenë kaluar nga 6-të deri në 8-të javë pas
lindjes.

16. Zhvillimi dhe rigjenerimi i organeve gjenitale?

Pas daljes së placentës, uterusi kontraktohet dhe merr formë të rrumbullakët. Ai ka konsistencë të
fortë dhe është mjaft i luajtshëm. Fundi uterin menjëherë pas lindjes, gjendet 1-2 gishtërinj nën
kërthizë. 10-12 orë pas lindjes arrin nivelin e kërthizës, gjë që është e lidhur me ngritjen e tonusit
të vaginës dhe të muskujve të perineumit. Uterusi zhvendoset lehtësisht, lart dhe anash. Kur
vezika urinare është e mbushur, fundi uterin mund të arrijë deri tek brinjët. Kolumi uterin
menjëherë pas lindjes ka pamjen e një thesi me mure të holla, kanali cervikal lejon kalimin e
dorës, buzët e orificiumit të jashtëm varen në vaginë dhe formojnë plika. Sipërfaqja e brëndshme
uterine paraqet në vetvete një shesh të plagosur që është formuar pas shkolitjes së placentës dhe
të membranave. Gjatësia uterine menjëherë pas lindjes është 15 cm. Gjerësia në nivelin e tubave
është 12-13 cm. Pesha e mitrës është rreth 1000 g.

Vagina pas lindjes është e lëshuar, e gjerë, organet e jashtme gjenitale të edematizuara, hyrja
vaginale është e hapur. Në organet e jashtme gjenitale dhe në muret e vaginës, shpeshherë
vërehen dëmtime dhe çarje. Në periudhën puerperale ndodh zvogëlimi uterin, riformimi i
kolumit uterin dhe epitelizimi i faqes së plagosur uterine.
Vëllimi uterin zvogëlohet si pasojë e kontraksioneve të muskulaturës, që shkaktojnë
aneminizimin dhe distrofinë lipoide të një pjese të fijeve muskulare. Për shkallën e kontraktimit
uterin mund të gjykohet nga niveli i qëndrimit të fundit të saj. Gjatë 10-12 ditëve të para pas
lindjes, fundi uterin zbret çdo ditë afërsisht një gisht. Në ditën e parë ose të dytë pas lindjes fundi
i mitrës gjendet në nivelin e kërthizës, kur vezika urinare është e zbrazur. Në ditën e tretë, 1-2
gisht nën këthizë. Në ditën e katërt, 2-3 gisht nën kërthizë. Në ditën e pestë, në mes të kërthizës
dhe pubisit. Në ditën e gjashtë, zbret më poshtë nivelit të lart përmendur, afërsisht 1 gisht. Në
ditën e shtatë, gjendet 3 gishta mbi pubis. Në ditën e tetë, 2 gishta mbi pubis. Në ditën e dhjetë
deri në të dymbëdhjetën, fundi i mitrës zakonisht zhduket nën pubis.
Mbi involucionin e mitrës mund të gjykohet në bazë të të dhënave që merren duke matur
lartësinë e fundusit uterin. Matja bëhet zakonisht kur vezika urinare është e zbrazur. Njëkohësisht
me gjatësinë e mitrës zvogëlohet gjerësia dhe pesha e saj.
Kolumi uterin formohet nga brenda jashtë. Orificiumi i brendshëm mbyllet më përpara, ndërsa i
jashtmi më vonë. Orificiumi i brendshëm në ditën e tretë, ende është i kalueshëm për një gisht.
Në ditën e shtatë ose të dhjetë ai mbyllet. Orificiumi i jashtëm mbyllet në javën e tretë pas
lindjes. Në një kohë me kontraktimin uterin bëhet dhe regjenerimi i mukozës uterine si pasojë e
zhvillimit të epiteliumit glandular dhe stromës bazale.
Rigjenerimi i endometriumit, paraqet në vetevete proçesin e epitelizimit të sipërfaqes së plagosur
uterine. Gjatë kësaj kohe në faqen e plagosur formohet një mur prej leukocitesh, muri granular
që pengon penetrimin e mikrobeve në murin e mitrës dhe në pjesët e tjera të organeve gjenitale.
Epitelizimi i faqes së brendshme uterine mbaron në ditën e dhjetë, ndërsa rigjenerimi i plotë i
endometriumit në ditën e 20-të pas lindjes.

Lohjet ose sekrecionet puerperale


Gjatë procesit të rigjenerimit të endometrit formohen sekrecionet puerperale, lohjet. Lohjet
paraqesin në vetvete sekrecione të sipërfaqes së plagosur uterine. Lohjet përbëhen nga serumi i
gjakut, nga mbeturina të membranës deciduale dhe nga leukocite. Në ditët e para lohjet
përmbajnë sasi të madhe gjaku.
Në tre-katër ditët e para, lohjet janë të kuqe dhe përmbajnë sasi të mëdha elementesh sanguine,
lohjet rubra. Në ditët e mëvonshme lohjet gradualisht marrin ngjyrë më të hapur dhe kanë
pamjen e sekrecioneve seroze, lohjet seroze, ndërsa në ditën e 10-të ato nuk përmbajnë gjak,
lohjet alba. Sasia e lohjeve zvogëlohet gradualisht që nga java e tretë. Ato janë të pakta, mukoide
dhe pas lindjes zhduken në javën e 5-të deri të 6-të.
Kur involucioni uterin ngadalësohet, dalja e lohjeve zgjatet më tepër gjithashtu zgjatet dhe prania
e gjakut në to.

Funksioni i gjëndrave të qumështit gjatë kohës së shtatzënisë


Në gjëndrat e qumështit ndodhin ndryshime, që i përgatisin ato për funksionin e ardhshëm në
prodhimin e qumështit. Edhe gjatë shtatzënisë, nga thumbi i gjirit mund të shtrydhet kulloshtra.
Kulloshtra përfaqëson në vetvete një lëng me reaksion bazik që përmban proteinë, qeliza
epiteliale dhe leukocite të mbushura me pika lipoide.
Në ditën e dytë ose të tretë të paslindjes, fillon dalja e qumështit. Zakonisht gjatë kësaj kohe
gjendrat fryhen dhe bëhen më të ndjeshme. Kur këto fryhen dhe forcohen lehona ankohet për
dhimbje në gjendrat e qumështit, që irradohen në regjionin aksilar ku nganjëherë preken nodula
shumë të ndjeshme. Dalja e qumështit bëhet nën ndikimin e veprimeve të ndërlikuara reflektore
dhe hormonale. Proçesi i formimit të qumështit, rregullohet nga sistemi nervor dhe hormoni
laktogjen i hipofizës.
Gjatë aktit të të thithurit si pasojë e ngacmimit të elementeve nervore, në thumba lindin
kontraksionet e mitrës. Kontraksionet reflektore të mitrës gjatë ushqyerjes me gji, jo rrallë
ndihen nga lehona si kontraksione lindje.
Qumështi është një lëng i bardhë, që paraqet në vetvete emulsion pikash të vogla dhjami që
gjenden në serum. Qumështi ka reaksion bazik, duke u zier nuk koagulohet. Përbërja e qumështit
të gjirit përmban rreth 87-88% ujë, 1,5-2,0% proteina (kazeinë dhe albuminë), 3,5-4,0% dhjamra,
6,6-7,5% sheqer dhe 0,18-0,2% kripëra.
Gjendja e përgjithshme dhe organet e brendshme

Kur periudha puerperale zhvillohet normalisht, gjendja e përgjithshme e lehonës është e mirë. Në
ditët e para tek lehona, vërehen nganjëherë dhimbje jo të vazhdueshme në regjionin e organeve të
jashtme gjenitale dhe në perineum. Nganjëherë lehonat ankohen për kontraksione me dhimbje
veçanërisht gjatë ushqyerjes me gji. Respiracioni i lehonave është i thellë, 14-16 herë në minutë.
Pulsi ritmik i plotë, 70-75 rrahje në minutë, jo rrallë vërehet rrahje e shpejtë e zemrës,
bradikardia fiziologjike. Tensioni arterial është normal ose pak i ulur, temperatura është normale.
Pulsi dhe temperatura e trupit, zakonisht karakterizojnë zhvillimin e periudhës puerperale. Pulsi i
shpeshtë 90 rrahje/min dhe më tepër dhe ngritja e temperaturës mbi 37°C tregon për
komplikacione, më tepër për sëmundje infektive puerperale. Lehonat djersiten mjaft, veçanërisht
kur pijnë shumë.
Metabolizmi i lëndëve në javët e para të periudhës puerperale është i ngritur, ndërsa më vonë
bëhet normal. Pesha e trupit në ditët e para pas lindjes ulet, më vonë përsëri shtohet, zakonisht në
llogari të dhjamit.
Urinimi, veprimtaria e veshkave në periudhën puerperale është normale por urinimi shpesh herë
vështirësohet në lidhje me disfunksionin e vezikës urinare. Ka ç’regullime kur lehonës nuk i vjen
për të urinuar dhe kur vezika urinare është e mbushur plotësisht. Nganjëherë vështirësohet
urinimi ngaqë gruaja ka dhimbje gjatë aktit të urinimit. Ç’rregullimi i të urinuarit mund të varet
nga atonia e vezikës urinare ose nga edematizimi i mukozës si pasojë e komprimimit nga koka e
fetusit. Dhimbja gjatë urinimit zakonisht është e lidhur me rënien e urinës në dëmtimet e
organeve të jashtme gjenitale dhe të perineumit. Mosurinimi varet edhe nga fakti se disa lehona
nuk mund të urinojnë në pozicionin shtrirë.

Funksioni i intestinit

Në periudhën puerperale shpeshherë vërehen konstipacione (kapsllëk), që varen nga atonia e


intestinit. Atoninë intestinale e kushtëzon dobësimi i presës abdominale dhe regjimi i shtratit. Tek
lehonat nganjëherë vërehen nodula hemoroidale të cilat zakonisht e shqetësojnë së tepërmi
gruan. Nodulat hemoroidale kur inkacerohen, zmadhohen dhe shkaktojnë dhimbje veçanërsisht
gjatë defekimit.
Drejtimi i periudhës puerperale
Kur periudha puerperale zhvillohet normalisht, lehona është grua plotësisht e shëndoshë.
Megjithatë ajo ka nevojë për regjim të veçantë i cili kushtëzon involucionin e drejtë të organeve
gjenitale, rigjenerimin e plagëve dhe funksionin normal të organizmit.
Në organizimin e kujdesit për lehonat, rëndësi të veçantë ka zbatimi i të gjitha rregullave të
asepsisë dhe antisepsisë.
Sipërfaqja e plagosur e mitrës, dëmtimet dhe rupturat e indeve të buta të rrugëve të lindjes mund
të shërbejnë si porta hyrje për infeksionin. Prandaj futja e infeksionit në rrugët gjenitale të
lehonës, përfaqëson rrezik të vërtetë në lidhje me zhvillimin e infeksionit puerperal septik.
Gjithashtu rrezik paraqet infektimi i dëmtimeve të thumbave të gjirit që shpeshherë vërehet tek
lehonat. Penetrimi i infeksionit nëpërmjet thumbave të çarë shkakton inflamacionin e gjëndrës së
qumështit, mastitin.

17. Regjenerimi I organeve gjenitale pas lindjes?

Shpejtësia e involucionit të uterusit varet nga shumë faktorë. Më të rëndësishmit janë:


• Gjendja e përgjithshme amtare,
• Mosha,
• Karakteri i lindjes,
• Të ushqyerit me gji, etj.
Involucioni uterin ngadalësohet tek gratë e dobësuara dhe multiparet, tek primiparet atempate
dhe pas lindjeve patologjike. Tek gratë që ushqejnë fëmijën me gji, uterusi kontraktohet shumë
më shpejt sesa tek ato që nuk kanë gji.
Në periudhën puerperale normalizohet tonusi i vaginës, zvogëlohet vëllimi i saj, zhduket
edematizimi dhe hiperemia, rigjenerohen dëmtimet dhe rupturat në regjionin e organeve të
jashtme gjenitale, vaginë dhe në qafën uterine.
Ligamentet uterine gradualisht shkurtohen, tubat dhe ovaret marrin gjendjen dhe pozionin e
mëparshëm. Gradualisht kontraktohet muri abdominal dhe përsëri muskujt perinealë marrin
tonusin e zakonshëm. Tek disa gra, muri abdominal nuk arrin pas lindjes elasticitetin e
mëparshëm. Cikatricet e
shtatzënisë marrin ngjyrë të bardhë, pigmentacioni i vijës së bardhë të abdomenit kalon plotësisht
ose bëhet pak më i theksuar.

18. Lohjet ose sekrecionet puerperale?

Gjatë procesit të rigjenerimit të endometrit formohen sekrecionet puerperale, lohjet.


Lohjet paraqesin në vetvete sekrecione të sipërfaqes së plagosur uterine. Lohjet përbëhen
nga serumi i gjakut, nga mbeturina të membranës deciduale dhe nga leukocite. Në ditët e
para lohjet përmbajnë sasi të madhe gjaku.
Në tre-katër ditët e para, lohjet janë të kuqe dhe përmbajnë sasi të mëdha elementesh
sanguine, lohjet rubra. Në ditët e mëvonshme lohjet gradualisht marrin ngjyrë më të
hapur dhe kanë pamjen e sekrecioneve seroze, lohjet seroze, ndërsa në ditën e 10-të ato
nuk përmbajnë gjak, lohjet alba. Sasia e lohjeve zvogëlohet gradualisht që nga java e
tretë. Ato janë të pakta, mukoide dhe pas lindjes zhduken në javën e 5-të deri të 6-të.
Kur involucioni uterin ngadalësohet, dalja e lohjeve zgjatet më tepër gjithashtu zgjatet
dhe prania e gjakut në to.

19. Funksioni i gjëndrave të qumështit gjatë kohës së shtatzënisë?

Në gjëndrat e qumështit ndodhin ndryshime, që i përgatisin ato për funksionin e ardhshëm në


prodhimin e qumështit. Edhe gjatë shtatzënisë, nga thumbi i gjirit mund të shtrydhet kulloshtra.
Kulloshtra përfaqëson në vetvete një lëng me reaksion bazik që përmban proteinë, qeliza
epiteliale dhe leukocite të mbushura me pika lipoide.
Në ditën e dytë ose të tretë të paslindjes, fillon dalja e qumështit. Zakonisht gjatë kësaj kohe
gjendrat fryhen dhe bëhen më të ndjeshme. Kur këto fryhen dhe forcohen lehona ankohet për
dhimbje në gjendrat e qumështit, që irradohen në regjionin aksilar ku nganjëherë preken nodula
shumë të ndjeshme. Dalja e qumështit bëhet nën ndikimin e veprimeve të ndërlikuara reflektore
dhe hormonale. Proçesi i formimit të qumështit, rregullohet nga sistemi nervor dhe hormoni
laktogjen i hipofizës.
Gjatë aktit të të thithurit si pasojë e ngacmimit të elementeve nervore, në thumba lindin
kontraksionet e mitrës. Kontraksionet reflektore të mitrës gjatë ushqyerjes me gji, jo rrallë
ndihen nga lehona si kontraksione lindje.

20. Qumështi është një lëng i bardhë, që paraqet në vetvete emulsion pikash të vogla dhjami
që gjenden në serum. Qumështi ka reaksion bazik, duke u zier nuk koagulohet. Përbërja e
qumështit të gjirit përmban rreth 87-88% ujë, 1,5-2,0% proteina (kazeinë dhe albuminë),
3,5-4,0% dhjamra, 6,6-7,5% sheqer dhe 0,18-0,2% kripëra.

21. Gjendja e përgjithshme dhe organet e brendshme


Kur periudha puerperale zhvillohet normalisht, gjendja e përgjithshme e lehonës është e mirë. Në
ditët e para tek lehona, vërehen nganjëherë dhimbje jo të vazhdueshme në regjionin e organeve të
jashtme gjenitale dhe në perineum. Nganjëherë lehonat ankohen për kontraksione me dhimbje
veçanërisht gjatë ushqyerjes me gji. Respiracioni i lehonave është i thellë, 14-16 herë në minutë.
Pulsi ritmik i plotë, 70-75 rrahje në minutë, jo rrallë vërehet rrahje e shpejtë e zemrës,
bradikardia fiziologjike. Tensioni arterial është normal ose pak i ulur, temperatura është normale.
Pulsi dhe temperatura e trupit, zakonisht karakterizojnë zhvillimin e periudhës puerperale. Pulsi i
shpeshtë 90 rrahje/min dhe më tepër dhe ngritja e temperaturës mbi 37°C tregon për
komplikacione, më tepër për sëmundje infektive puerperale. Lehonat djersiten mjaft, veçanërisht
kur pijnë shumë.
Metabolizmi i lëndëve në javët e para të periudhës puerperale është i ngritur, ndërsa më vonë
bëhet normal. Pesha e trupit në ditët e para pas lindjes ulet, më vonë përsëri shtohet, zakonisht në
llogari të dhjamit.
Urinimi, veprimtaria e veshkave në periudhën puerperale është normale por urinimi shpesh herë
vështirësohet në lidhje me disfunksionin e vezikës urinare. Ka ç’regullime kur lehonës nuk i vjen
për të urinuar dhe kur vezika urinare është e mbushur plotësisht. Nganjëherë vështirësohet
urinimi ngaqë gruaja ka dhimbje gjatë aktit të urinimit. Ç’rregullimi i të urinuarit mund të varet
nga atonia e vezikës urinare ose nga edematizimi i mukozës si pasojë e komprimimit nga koka e
fetusit. Dhimbja gjatë urinimit zakonisht është e lidhur me rënien e urinës në dëmtimet e
organeve të jashtme gjenitale dhe të perineumit. Mosurinimi varet edhe nga fakti se disa lehona
nuk mund të urinojnë në pozicionin shtrirë.
Funksioni i intestinit
Në periudhën puerperale shpeshherë vërehen konstipacione (kapsllëk), që varen nga atonia e
intestinit. Atoninë intestinale e kushtëzon dobësimi i presës abdominale dhe regjimi i shtratit. Tek
lehonat nganjëherë vërehen nodula hemoroidale të cilat zakonisht e shqetësojnë së tepërmi
gruan. Nodulat hemoroidale kur inkacerohen, zmadhohen dhe shkaktojnë dhimbje veçanërsisht
gjatë defekimit.
22. Trajtimi I periudhes puerperale?

Kur periudha puerperale zhvillohet normalisht, lehona është grua plotësisht e shëndoshë.
Megjithatë ajo ka nevojë për regjim të veçantë i cili kushtëzon involucionin e drejtë të organeve
gjenitale, rigjenerimin e plagëve dhe funksionin normal të organizmit.
Në organizimin e kujdesit për lehonat, rëndësi të veçantë ka zbatimi i të gjitha rregullave të
asepsisë dhe antisepsisë.
Sipërfaqja e plagosur e mitrës, dëmtimet dhe rupturat e indeve të buta të rrugëve të lindjes mund
të shërbejnë si porta hyrje për infeksionin. Prandaj futja e infeksionit në rrugët gjenitale të
lehonës, përfaqëson rrezik të vërtetë në lidhje me zhvillimin e infeksionit puerperal septik.
Gjithashtu rrezik paraqet infektimi i dëmtimeve të thumbave të gjirit që shpeshherë vërehet tek
lehonat. Penetrimi i infeksionit nëpërmjet thumbave të çarë shkakton inflamacionin e gjëndrës së
qumështit, mastitin.

You might also like