You are on page 1of 48

Lënda : Hulumtimi në Infermieri

Variablat dhe metodat e grumbullimit të të dhënave


STATISTIKË
1
2

Shkenca që studion ndryshimet sasiore në zhvillimin e Tërësia e të dhënave numërore të mbledhura


shoqërisë, të ekonomisë, të kulturës etj., duke nga një fushë e jetës dhe veprimtarisë në
mbledhur të dhëna numërore për to të cilat grupohen e mjekësi, të dhënat demografike, lindjet,
përpunohen me metoda të veçanta. vdekjet, indikatorët mjekësor:
Nataliteti, Mortaliteti, Mortaliteti i foshnjave,
mortaliteti specifik sipas sëmundjes, moshës,
gjinisë.
Sikur se edhe shkencat tjera edhe statistika ka metodologjinë e vet principet e të
cilës mundësojnë që çdo hulumtim i kryer në çfarëdo kohe, në çfarëdo vendi dhe
me çfarëdo qëllimi, të kaloj nëpër të njejtat etapa të punës.

Ajo veçohet nga shkencat tjera me studimin e dukurive masive, pra objekt i
studimit të statistikës janë dukuritë masive apo tërësitë statistikore dhe
karakteristikat e variacionit të tyre.
Objekt i studimit të statistikës janë dukuritë masive. Masa statistikore përbëhët nga
shuma e rasteve individuale në të cilat përcjellët apo vrojtohet variabiliteti i
atributeve , Masa statistikore është e definuar në hapsinë dhe kohë.
Ajo duhet të ketë këto veçori:

Homogjene Diferencuar Tërësishme


Masa statistikore Njësitë statistikore Tipari i njësisë

Është bashkësi, grup, apo tërësi e njësive, Dallohen në mes veti sipas
dukurive apo rasteve të njejta. Paraqet veçorinë e përbashkët
karakteristikave ose tipareve.
Përbëhët nga shuma e rasteve individuale që e posedojnë të gjitha njësitë
në të cilat përcjellët apo vrojtohet Si njësi statistikore mundë të
variabiliteti i atributeve.
e objektit të vrojtuar, por vlerat
jenë: Individët, gjësendet,
e tyre nëpër njësi në veçanti
Sa më i madh të jetë numri i vrojtimeve makinat, ndërtesat,ndodhitë
ose rasteve do të fitohet edhe saktësia e ndryshojnë.
rezultateve. apo fenomenet që ndodhin në
rrethin tonë si për shembull
Pra statistika është vrojtim masovik,
ligjshmëria e dukurive zbulohet vetëm në lindjet, vdekjet, ditët e
masë. mjekimit në spital, etj.
Masa statistikore është pjesë e dukurisë
masovike e përcaktuar në kohë dhe
hapsirë (p.sh. popullsia) që përbëhet prej
njësive statistikore, p.sh. individi ose
personi.
Tiparet statistikor mund të ndahën në disa grupe
duke u bazuar në shumë kriteriume.
1. Tiparet
konkrete apo 2. Tiparet
hapsinore
reale

Të cilat bëjnë fjalë për vlerat Me të cilën përcaktohet vendi i ngjarjës së


esenciale ose atributet e njësive
statistikore,
03
dukurisë të cilën e përcjellim si psh. vendi
i lindjes, vendi i punës, etj.
3. Tiparet
kohore
04
Të cilat tregojnë për kohën kur njësia statistikore
vështrohët si psh. data e lindjes,të punësuarit sipas
viteve, etj.
Tiparet konkrete apo reale
ndahen ne dy nentipe

Tiparet atributive (përshkruese) Tiparet numerike


Në mënyrë numerike çfaqin dallimet kuantitative
I quajmë edhe kualitative më që shprehin të tipareve statistikore prandaj edhe quhen
dallimet kualitative të njësive të vrojtimit tipare kuantitative tek të cilat vijmë duke
siç janë psh. ngjyra e flokëve, meshkuj- numëruar apo me anë të matjeve. Në varshmëri
femra, punëtor, mjek, etj. se a bëhet fjalë për tërë intervalin numerik
gjegjësisht për vlerat e intervalit, apo me vetëm
disa vlera.
Tiparet numerike ndahen në:

01 Kontinuele 02 Diskontinuele

• Kontinuele apo të vazhdueshme që mund të shprehen me çfarëdo rradhitje të pandërprerë të


numrave, pra që mund të kenë çfarëdo vlere në hapsirën prej dy numrave të tërë psh. tek gjatësia
trupore në intervalin prej 170-172 cm mund të jetë gjatësia trupore edhe 171; 171.4; 170,06 cm etj.

• Tiparet numerike kontinuele përvec njësive themelore shprehen edhe me njësi më të vogla p.sh.
pesha trupore jo vetëm që shprehet me kilogram, ajo shprehet edhe me gram, etj. pra mund të
shprehen me numër decimal në shkallë të ndryshme të precizitetit.

• P.sh. Temperatura, pesha, mosha,gjatesia


Diskontinuele
• Janë ato tipare numerike tek të cilat madhësia mund të paraqitet vetëm me
numër të tërë psh. vizitat mjekësore, ditët e shërimit, numri i të punësuarve,
numri i lëndimeve, numri i anëtarëve të familjes.

• Rëndësia e dallimit të tipareve, vjen në shprehje kur bëhet grumbullimi i të


dhënave, për caktimin e mesit të intervaleve i cili dallon varësisht prej llojit të
tipareve.

• Si psh numri dhëmbeve, numri I eritrociteve, numri I Mjekeve, numri I


infermiereve,

• P.sh numri I veturave në rruge për muaj


1. Cila nga këto të dhëna është
dukuri kontinuele ?

a. Numri i studentëve të pranuar


b. Te rrahurat e zemres
c. Gjatësia e kockave
d. Numri i femrave te cilat kane abortuar
e. Të lindurit gjallë
Llojet e të dhënave (variablave )

Termi variable më së shpeshti përdoret për tërësin e të dhënave të të njëjtit lloj, dmth
variabla është sinonim për shumë të dhëna jo vetëm për një të dhënë –vlerë apo
rezultat.

Ekzistojnë disa lloje të variablave të cilat janë klasifikuar në:

1.Variablat kategorike (kualitative, nominale)

2. Variablat ordinale

3.Variablat kvantitative
1.Variablat kategorike (kualitative, nominale)
a) Variablat kategorike binare ose dihotome -jane ato variabla te cilat kanë vetëm dy
gjendje.

Gjinia : 1.Femër ,
2.Mashkull;

Statusi martesor : 1.I martuar


2.I pamartuar;
Prezenca e kancerit : 1.Po,
2.Jo,
Pirja e duhanit 1.Po
2.Jo
b) Variablat multikategorike te cilat kanë më tepër se dy gjendje si raca, grupi i gjakut;
tipi i sëmundjes; barerat etj.
2. Variablat ordinale
Janë variabla në mesin e të cilave egziston rënditje natyrore, por nuk është në mënyrë
precize e caktuar sa këto variabla ndryshojnë në mes veti.
Shembull të variablave ordinale janë shtresat shoqërore 1= I varfër, 2= Mesatar, 3= I pasur;
pastaj stadet e metastazës së tumorëve 1= pa metastaza, 2= metastazat lokale, 3= metastazat
e pranishme në organet e largëta, 4= metastazat ne shume organe, gjithashtu edhe shkallët e
ndryshme te lëndimeve, djegjeve apo sëmundjeve i përkasin të dhënave ordinale
(shkallëzuara).

Eshtë karakteristikë se këto variabla shpesh janë subjektive sepse nuk ekziston një kufi i
përcaktuar.
3.Variablat kuantitative
Janë të dhëna në fakt numerike dhe janë numra real. Këtu hyjnë të gjitha madhësitë
natyrore dhe të cilat nuk mund të shprehen me fjalë po me numra, shembull koha, ora, data e
lindjes, viti, parametrat e ndryshëm biologjik si tensioni arterial, numri i eritrociteve, te
rrahurat e zemrës në minutë, gjatësia trupore, pesha trupore etj.

Variablat kvantitative ndryshe quhen variabla numerike dhe të cilat mvaresisht a mund të
shprehen vetëm me numra të plotë apo edhe me njësi më të vogla mund të jenë kontinuele
(të vazhdueshme) dhe diskontinuele (jo të vazhdueshme)
METODOLOGJIA E HULUMTIMIT STATISTIKOR
Metodat statistikore janë pjesë përbërëse të studimit të dukurive dhe kryesisht bazohen në
metoda të logjikës formale, prej të cilave më kryesoret janë:

INDUKSIONI-ose DEDUKSIONI
metoda induktive 01 02 ose metoda deduktive

04 REPREZENTATIVE
ANALIZËS 03

05 GRAFIKE
OUR
CENTE
R
• Çdo dukuri statistikore që paraqitet si objekt studimi duhet të kaloj
nëpër disa faza paraprake përgaditore të kërkimeve statistikore.

• Së pari përpilohet plani i punës


Venus has aapo programi,
beautiful namenë të cilin detalizohet
procesi i fazave të veprimit
and is kërkimor.
the second planet from
the Sun, but it’s terribly hot
Rruga prej mbledhjes së të dhënave deri te përpunimi definitiv i tyre
është e gjatë dhe ndahet në 4 etapa:

Hap i parë i çdo aktiviteti statistikor është mbledhja e shënimeve (të


dhënave) të njësive statistikore, pra vrojtimi dhe grumbullimi i të
dhënave statistikore. Nga ky hap e gjerë te zbulimi i ligjëshmërive apo
rregullave duhet të aplikohen metodat e vrojtimit dhe hulumtimit
statistikor. Tek disa autor hasim në ndarje të hulumtimit statistikor në
shumë etapa. Disa të tjerë hulumtimin statistikor e ndajnë në katër etapa.
Kësaj ndarje do të i përmbahemi edhe ne.
Etapat:
Vrojtimi (Grumbullimi i të dhënave)

Përpunimi i të dhënave (grupimi, sortimi, radhitja sipas tipareve dhe


prezentimi)

Llogaritja e parametrave (të ndryshëm statistikor)

Analiza profesionale (apo nxerja e përfundimit ose konkluza)


1. METODAT E GRUMBULLIMIT TË SHËNIMEVE (TË DHËNAVE)
VROJTIMI STATISTIKORE

Vrojtimi statistikor është faza e parë e studimit statistikor.


Në këtë fazë bëhet verifikimi i tërë dokumentacionit bazë dhe përcjellës.

Vrojtimi statistikor është njëra ndër fazat më të rëndësishme të metodologjisë së


hulumtimit statistikor, pasi që gjatë kësaj faze bëhet grumbullimi i materialit, i cili do
të jetë lëndë e përpunimit dhe e analizës në fazat tjera të studimit në tërësi. Nëse
dështohet në fazën e vrojtimit, do të dështojnë në korrektësi edhe fazat tjera që
pasojnë.
Burime themelore të të dhënave

Kryesisht, janë tri burime themelore nga të cilat nxjerren apo


ekstraktohen të dhënat e që përdorën në varëshmëri nga kushtet
ekzistuese dhe rrethanat.

Këto burime mund të i shfrytëzojmë ose si të vetme ose të


kombinuara.
Vështrimi i drejtëpërdrejtë dhe zgjedhja, që mbështetet në faktin
se të dhënat zgjidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga njësitë
01 statistikore (personat fizikë apo juridik).
Kjo është mënyra më e sigurtë e marrjes së të dhënave mirëpo,
nuk është e mundur që gjithnjë të përdoret në hulumtimet
statistikore;

Dokumentacioni ekzistues, ku bëhet fjalë për shënime nga


02 dokumentacioni siç janë të dhënat nga protokolet, librat amzë për të
lindur, të vdekur, të kurorëzuar, librat e katastrit, inventarit, kartotekat,
etj. që mund të shfrytëzohen si burim i të dhënave në raste kur nuk
paraqesin ndonjë sekret;
Hulumtimi i personave, që bazohet në hulumtimin e personave të cilët
i dijnë të dhënat për të cilat interesohemi ne gjatë hulumtimit. Më së
shpeshti i qasemi në raste kur nuk mundemi drejtëpërsëdrejti të bijmë në
03 kontakt me njësitë statistikore apo kur natyra e dukurisë na imponon një
burimit të tillë të të dhënave. Në këto raste më së shpeshti shfrytëzohen
personat profesional dhe të informuar mirë që mund të na ofrojnë
informata korrekte dhe të sakta.
Grumbullimi i të dhënave statistikore bëhet me anë të :

1 2 3
Regjistrimit të Regjistrimit kontinuel-
njëkohëshëm Anketimit
protokolimit

4 5
Mostrës Intervistes
Regjistrimi i njëkohëshëm

Është mënyra më e vjetër e grumbullimit të të dhënave statistikore. Kjo


mënyrë e grumbullimit na ofron më së shumti të dhëna, me te përfshihet e
tërë masa statistikore dhe më së shumti tipare nga kjo masë. Pra, është
metodë e grumbullimit të përgjithshëm të të dhënave.

Se në çfarë periudhe do të inçizojmë fenomenin për të cilin jemi të


interesuar varet nga karakteri i hulumtimeve koha që supozohet se do të
ndodhin ndërrimet në masën statistikore.
Shembuj të regjistrimit kemi mjaft: regjistrimi i mallit në dyqane, i
mjekëve, infermierëve në organizata shëndetësore, i paisjeve, etj.
Anët e vështira

 Është mjaft glomaze, e shtrenjtë dhe kërkon angazhim të numrit të


madh të kryerësve të detyrave gjatë grumbullimit të të dhënave si dhe
pastaj gjatë fazave tjera të hulumtimeve statistikore e sidomos në rast
se grupimi, përpunimi dhe analiza e materialit të grumbulluar duhet të
bëhet në mënyrë manuele.
 Karakteristikë e regjistrimeve të njëkohëshme është se janë aksione
periodike statistikore dhe se vrojtojnë dhe regjistrojnë të dhënat për
njësitë e masës në një moment të caktuar.

 Ky moment që definon objektin e regjistrimit në një moment të caktuar


kohor quhet moment kritik dhe paraqet kohën e definuar për inçizim apo
" fotografim " të objektit që regjistrohet.
 Është e rëndësishme, për regjistrim, të përcaktohet koha " ideale "
ose momenti kritik i cili supozon se në këtë periudhë kohore dukuria
e cila vështrohet nuk ka lëvizje të mëdha gjegjësisht është relativisht
statike.
 Për regjistrim të popullsisë psh. mirret data 31.03.ora 24oo dhe
intervali 10 vjeçar, ku data dhe koha janë zgjedhur për shkak të
supozimit të ndrimeve më të vogla në dukurinë e cila hulumtohet,
ndërsa periudha 10 vjeçare është marrë për shkaqe ekonomike më që
bëhet fjalë për një procedurë mjaft të shtrenjtë.
 Për këtë arsye në periudhat në mes të dy regjistrimeve zakonisht
shërbehemi me prognozimin e dukurive si psh. numrit të banorëve,
ekonomive shtëpiake, etj.
Regjistrimi kontinuel-protokolimi

Është metodë komplete, e tërësishme, e regjistrimit, por këtu të dhënat


grumbullohen në mënyrë kontinuele (të pandërprerë ose permanente) në
momente të caktuara psh. çdo ditë, javë apo muaj dhe të dhënat e grupuara
dërgohen në intervale kohore të caktuara në institucionet gjegjëse.

o Në këtë mënyrë fitohen të dhënat rregullisht, pa u pritur periudhat më të


gjata kohore.
o Shembuj të këtij grumbullimi kemi shumë, psh. lindjet, vdekjet,
kurorëzimet, vizitat mjekësore, injeksionet, etj.
o Në krahasim me regjistrimin e momentit ku përcaktohet momenti kritik,
grumbullimi i të dhënave bëhet me sistem të rregullt të grumbullimit të të
dhënave i cili pastaj raportohet, prandaj këtë sistem edhe e quajmë sistem
të raportimit.
Regjistrimi është metodë e tërësishme e grumbullimit të të dhënave kurse metoda të
pjesërishme të grumbullimit të të dhënave janë anketa dhe mostra.

Është metodë parciale e grumbullimit të të dhënave statistikore ku me anën e


formularëve special të quajtur pyetsor grumbullohen të dhënat për një grup të
caktuar të masës statistikore dhe atributët e caktuara të kësaj mase. Anketa duhet të
jetë e përgaditur me kohë, mund të jetë anonime.

Anketa ka dy faza:

Fazën e përgaditjes (caktohet njësia statistikore, kush anketohet, numri i të


anketuarve, cilat pyetje, kush e mban anketën, etj.) dhe
Fazën e kryerjes së anketës
Anketa duhet të siguron anonimitetin e individit sidomos në raste kur
bëhet fjalë për grumbullimin e të dhënave që kanë të bëjnë me jetën
intime të personave që anketohen. Në këtë mënyrë sigurohet edhe
kualiteti i të dhënave të cilat bëhen më besnike.

Për tu lehtësuar anketimi e më këtë edhe të zvogëlohen gabimet


eventuale, në anketa mund të ipen modalitetet e gatshme të përgjigjeve
si psh. po; jo; ka; nuk ka; shkolla fillore; e mesme; fakulteti; etj. gjë e
cila njëkohësisht e shpejton marrjen e të dhënave gjatë anketës dhe
numrin e përgjigjeve që të zvogëlohet humbja e kohës.
Mostra

Është metodë parciale e grumbullimit të të dhënave statistikore, ku


pjesa e masës statistikore e prezenton masën, gjegjësisht, pjesa e
masës e nxjerrur nga masa si mostër e saj, përmban në veti tiparët
e masës. Sa më tepër tipare të përbashkëta të ketë mostra me
masën aq më reprezentative do të jetë mostra, gjegjësisht, mostra
në këtë rast do ta prezenton në mënyrë të denjë masën statistikore
nga e cila është "nxjerrë". Në kohë të fundit kjo metodë është
përpunuar mjaft në teoritë statistikore dhe është bërë metodë
dominuese në hulumtimet statistikore të cilat mund të përcjellen
me anë të kësaj metode.
1.Mostra e rastit :

Fitohet me anë të tabelës së numrave të rastit që ka këto numra, si dhe me


anë të sistemit të llotarisë. Për këtë mënyrë të fitimit të mostrës duhet të
themi se i mundëson të gjithë anëtarëve të masës statistikore shansa të
barabarta për pjesëmarrje në mostër. Pra të gjithë anëtarët e masës kanë
shansa të bëhen anëtar të mostrës së fituar.
Për këtë lloj të mostrës ekzistojnë tabelat me numrat e rastit, p.sh. masa
20000, mostra 5% pra n=1000, në tabelat e numrave të rastit i gjejmë dhe i
veçojmë anëtarët e serisë statistikore p.sh. 3304; 7656; 401; etj.
2.Mostra sipas sistemit të caktuar- mostra sistematike

Ku nga një regjistër përcaktohet vetëm një rast e pastaj me sistemin e caktuar më
parë, zgjidhen anëtarët e tjerë të mostrës.
Me anën e kësaj mënyre ekziston shansa e kufizuar e anëtarëve të masës statistikore
për të u bërë pjesë të mostrës së zgjedhur, me që të gjithë anëtarët nuk kanë shansa
të barabarta për tu bërë anëtarë të mostrës dhe kjo varet prej zgjedhjes së anëtarit të
parë, i cili dikton pastaj zgjedhjen e të tjerëve.

P.sh. N=20000, n=1000; pra N/n=20000/1000=20. do të thotë se çdo i 20 mirret ose


prej 1-20 duhet të mirret 1 e kështu me rradhë prej 20-40 edhe një; etj., ose mirren
numrat prej 1-20 dhe përzihen, pastaj tërhiqet një numër dhe prej tij fillohet, pra e
kemi numrin e parë, pastaj ia shtojmë 20 dhe e fitojmë numrin tjetër, etj. E metë e
këtij sistemi është se është kusht që masa të mos jetë e rradhitur.
3.Mostra në stratume

Fitohet në atë mënyrë që masa së pari ndahet në stratume apo shtresa


sipas karakteristikave të caktuara psh. mosha; pesha; profesioni; etj.
e pastaj, nga secili stratum në mënyrë proporcionale, me metodë të
rastit bëhet zgjidhja e njësive të mostrës.

Mostra në stratume më së shpeshti përdoret kur masa përbëhet nga


grupe që janë të shtresuara dukshëm (psh. shtresime moshore,
vendbanimi, etj.), dhe masa nuk është homogjene.
Saktësia e mostrës varet nga:
Mënyra e zgjedhjes (me dhe pa përsëritje)
Madhësia e mostrës
Variabiliteti i masës

Madhësia e mostrës
Mostra më e madhe –më representative;
Mostra më e vogël – më ekonomike.

Madhësia e mostrës varet nga: variabiliteti, preciziteti, besueshmëria

Mostrat e vogla janë ato mostra te të cilat numri i anëtarëve N < 30 ose N1+N2<60

Mostra të pavarura janë ato mostra tek të cilat njësit e njërës mostër nuk kanë
kurfar ndikimi në zgjedhjen e njësivwe të tjetrës mostër.
Qëllimi i kërkimit të literaturës shkencore

 Komunikimi në mes hulumtuesve shkencor


 Shikimi historik i zhvillimit të shkencës
 Mundesia e largimit nga duplifikimi i rezultateve dhe metodave
 Nuk egziston ndonje Revistë me Rezultate negative andaj qe disa studime te mos
duplifikohen

 Burimet e informacionit janë primare, sekondare dhe terciare


 Publikimet primare janë punime origjinale, burimore, të papërpunuara, të botuara
në tërësi.
MJAFT DIJE, që fitohet me LITERATURË,
Të caktohet roli dhe rëndësia e problemit dhe të analizohen mundësitë e
realizimit, mundësitë teknike dhe materiale, literatura, mjetet, paisjet, kuadri,
koha.

Formulimi:
duhet të jetë i qartë dhe të kuptohet lehtë,
duhet të arrihet qartësia e terminologjisë së përdorur,
të përcaktohet për çka është fjala-individ, organizëm, organ, grup,
lokacioni, KU,
periudha- KUR,
cilat dhe çfarë reaksionesh priten, PËRSE.
Burimet më të rëndësishme primare janë:

Revistat,
botimet periodike,
përmbledhjet e punimeve nga kongreset, tubimet shkencore
dhe profesionale, seminare, simpoziume, konferenca
shkencore, këshillime,
Monografia,
Raportet e kërkimeve-projekteve,
Teza e magjistraturës,
Disertacioni i doktoraturës.
Burimet sekondare
Revistat të indeksit, index medicus
vetëm të dhënat elementare për punimin
Revistat e indeksit me abstrakt, edhe rezime në excperta medica
Bibliografia

Burimet terciare
Enciklopedia
Leksikoni
Pasqyra statistikore.
Fjaloret e ndryshem
Përparësitë

 Vetëm artikujt apo publikimet primare mund të merren si burim i sigurtë,


relevant dhe të vlefshëm të të dhënave.
 Përjashtim bëjnë edhe burimet sekondare të cilat do të jenë të besueshme në ato
raste për të cilat egziston një realitet objektiv, andaj edhe ato sekondare mund të
shfrytezohen

Cfare literature ju duhet ?

 Kërkimi bazë
 Objektiv, shkencor

 Anekdotal
 subjektiv, personal
Pse kerkojme literature ?

Informatat në temë të veçantë


Qartësimi
idetë
mendimet
besimet
Për diskutim rreth temës
Për njohuri më të përsosura

Procesi :

 Cila është tema zgjedhur p.sh.kujdesi ndaj të moshuarve


 Ndajeni në fjalë kyçe (hartimi mendor) p.sh.i moshuar, në moshë, i vjetër, ageing,aged,
elderly, caring, care provision
 Veni kohën e kufizuar në kërkim p.sh.informatat nga 5 vitet e fundit
 Gjeni literaturën që ka të bëjë më temën tuaj.
 Përdorni të gjitha burimet për të kërkuar të dhëna
Identifikimi i një teme të rëndësishme për praktikën tuaj klinike

Mundohuni të mendoni për kushte të ndryshme që mund të përcaktojnë temën


tuaj të interesit, të tilla si“kujdesi i zonave të presionit” ose “presioni i ulçerës”.
Identifikimi i kushteve të lidhura që mund të jenë të rëndësishme, të tilla si
“kontrollit të infeksionit”, “fashimi” dhe “kujdesi i plagës”. Provoni që të keni
ide, diskutoni temën me kolegët dhe / ose përdorin një fjalor për të identifikuar
sinonime.
Koha e përdorur për identifikimin e kushteve alternative dhe të ngjashme me to
duhet të jetë e shfrytëzuar mirë, pasi ajo mund të çojë në një kërkim të plotë të
literaturës
Gjetja e abstrakteve, revistave të indeksuara dhe veprave të tjera për referenca
Indeksimi është punë e referencave që ju lejon të kërkoni në një indeks subjekti për
detajet e materialeve relevante për temën e zgjedhur.

Ju mund të përdorni termat tuaja kërkimore (p.sh. “ presioni i ulçerës” dhe / ose
“kujdesi për plagën”) për ta bërë këtë. Ju gjithashtu mund të kërkoni në një indeks
autorësh për dokumente nga autorë të veçantë.
Abstraktet e revistave janë të ngjashme me indekset, ku mund te ketë një
përmbledhje të shkurtër dhe shpesh të dobishme të secilit dokument. Indekset dhe
abstraktet e revistave mund të jenë në formën e librit,
Ju mund të gjeni edhe artikuj relevant/përkatëse nga skanimi nga kopjet e gazetave.
Disa revista kanë më shumë mundësi për të siguruar artikuj relevant/përkatëse se të
tjerët.
Për shembull, artikulli/gazeta për kujdesin e plagës mund të përmbajë artikuj
relevant/përkatëse për temën e identifikuar më lart.
Pse kerkimi duhet te jete I kufizuar ?

Shënimet vjetërohen shpejt


Njohuria shkencore shpesh vjetërohet pas 5 viteve

Kerkimi I literatures:

Nxjerrja e literaturës nga burime të ndryshme

Libra
Revista
Bazat e të të dhënave
Gazeta
Institucione
Udhezues apo protokol
Dokumenta qeveritar
Për një artikull të revistës ju nevojitet:

 Emri (emrat) dhe inicialet e autorit ose autorëve;


 Viti i botimit;
 Titullin (dhe çdo nëntitull) të këtij artikulli;
 Emri i revistës në të cilën është botuar;
 Vëllimi dhe numrat pjesë e revistës në të cilën ajo u
botua dhe
 Numrat e faqeve
Për një libër ju nevojitet:

 Emri (emrat) dhe inicialet e autorit ose autorëve;


 Viti i botimit;
 Titullin (dhe çdo nëntitull) të librit;
 (për çdo libër i cili është një botim i dytë apo i mëvonshme)
numrin e ribotimit ;
 Vendi i botimit dhe - emrin e botuesit.
Aplikacioni më prominent në internet është
World-Wide Web.
World-Wide Web (WWW) është një sistem dokumentash on-line që mbështet lidhjet ndërmjet
dokumentave.

Egzistojnë disa klient aplikacione të quajtura Browers (kërkues) (psh Nescape Navigator, MS
explorer) të cilat mundësojnë lidhjen në rrjet me WWW serverët dhe afishojnë dokumentet e
ofruara nga një WWW server.

Meqë W.W.W është treguar tejet i sukseshëm dhe meqë ofron qasje për një publik të gjërë,
pothuajse të gjithë ofertuesit e informatave on-line kanë vënë informatat e tyre në ndonjë
W.W.W server.

Një shembull është MEDLINE, PubMed, një bazë e madhe të dhënash me abstrakte të të gjithë
artikujve medicinal të cilët botohen në revista medicinale me recension ndërkombëtar.
Tri bazat e shënimeve me interes primar

 Evidence-Based Medicine (mjekësia e bazuar në fakte )


 MEDLINEPlus : Ovid, PubMed
 Webi i shkencës (Web of Science)
Qasje të lire :

PubMed Clinical Queries (Pyetjet klinike):


http://www.ncbi.nlm.nih.gov/entrez/query/static/clinical.shtml):
Përmbanë nje numër të madh abstrakte mjekesore dhe punime nga revistat e
ndryshme mjekesore të recenzuara, shpeshherë me qasje të lire në gjithë
revistën dhe punimet
SUM Search (http://sumsearch.uthscsa.edu/)
Kërkues i librave, MEDLINE-a,
shqyrtime sistematik (Systematic Review) nga revistat më të rëndësishme
mjekësore
TRIP Database (http://www.tripdatabase.com)
përmbanë 15000 lidhje nga 61 burime siq janë revistat BMJ, JAMA, N Eng
J Med, të drejtimeve klinike, si dhe qasje ne librat elektronik e-librat etj.
Dy web faqe te njohura ku mund të gjinden udherrëfyesit tek të cilët
mjekësia është e bazuar në fakte janë :
The National Guideline Clearinghouse (NGC) (http://www.guideline.gov)
National Institute for Health and Clinical Excellence (NHS), http://www.nice.org.uk/.

Principet e mjekimit të sëmundjeve të caktuara kryesisht janë të bazuara në udhëzues


(protokole).

Protokolet - paraqesin porositë të cilat janë dizajnuar në bazë të të dhënave (fakteve )


më kualitative me qëllim që të ndihmojnë mjekun në trajtimin dhe shërimin e
pacientëve
 
Disa shembuj të kërkimit të literaturës në PubMed dhe hapat se si kërkojmë
literaturën për problemin dhe çështjen të cilën jemi duke e hulumtuar dhe për te cilën
jemi të interesuar
 
Ju Faleminderit

You might also like