You are on page 1of 6

TRAUMATOLOGJIA

Pjesa me e lashte e ML qe studion dhe vendos ne raport me dispozitat ligjore pasojat e demtimeve trupore te shkaktuara
nga dhuna fizike, kimike, biodinamike etj. Traumatologjia ML studion shkaqet dhe mekanizmin e traumes, nderlikimet
afatshkurtra dhe te largeta dhe rendesine e tyre (ndersa traumatologjia klinike studion shkallen e demtimit ne raport me
prognozen).

Demtim = prishje e teresise anatomike dhe funksionale te indeve apo organeve te shkaktuara nga nje veprim i castshem
dhe i papritur i nje agjenti mbi organizmin e njeriut.

KLASIFIKIMI
Sipas karakterit te agjentit demtimet ndahen:
1. Demtime nga energjia fizike (mekanike; termike; barometrike; elektrike, radioaktive, atomike)
2. Demtime nga energjia kimike
3. Demtime nga energjia biodinamike
Sipas rrethanave:
1. Trauma te prodhimit: nga mosrespektimi i rregullave te sigurimit teknik ne pune
2. Trauma te jetes se perditshme: futen demtimet nga kushtet e ndryshme te veprimtarise njerezore rastesore ose te
qellimshme (vrasje ose vetvrasje)
3. Trauma te transportit: ajror, hekurudhor, automobilistike
4. Trauma sportive
5. Trauma te luftes

DEMTIMET MEKANIKE SIPAS KARAKTERIT


 Dermishtjet: cenim i epidermis se lekures ose epitelit te mukozes te cilat shkaktohen nga veprimi tangencial oblik ose
perpendicular i ndonje mjeti mbi siperfaqen e ketyre indeve
-Mund te jene: 1)siperfaqesore (demtimi kap vetem epidermen) 2)i thelle (shtrihet edhe ne shtresat e poshtme duke
demtuar enet e gjakut dhe ato limfatike).
-Dermishtja e fresket eshte e lengshme mbi nivel te lekures normale dhe ne baze te mbizoterimit te gjakut ose limfes merr
ngjyre roze ose te kuqe te erret  thahet pas 6-12h ose 1-2d nga mpiksja e eksudatit te proteinave te limfes duke formuar
nje kore (nen te cilen fillon rigjenerimi epidermes)  korja nga dita 3-4 shqitet nga periferia drejt qendres  lekura merr
ngjyre roze te shkelqyeshme te lemuar  zbehet derisa merr ngjyren e lekures; ndersa kur eshte e infektuar rigjenerohet
me ngadale ose ulcerohet.
-Trajta: vijore (gervishtje), gjysmehene, shiriti ose e rrumbullakte.
-Gjatesia: zakonisht deri 2cm
-Numri: i ndryshem ne varesi te nr te goditjeve dhe karakteristikave te mjetit
-Dermishtjet postmortem: si rezultat i mungeses se limfes nuk mbulohen me kore; siperfaqja e tyre thahet dhe merr ngjyre
te verdhe ne te kuqe, ku ne sfond dallohet degezimi i eneve te lekures duke ngjare me ‘’pllaken pergamentoze’’ e cila kur
futet nen uje zhduket duke u diferencuar me dermishtjen per se gjalli (ka shenja absolute te jetes – korja, hiperemia
arteriale, edema dhe infiltrimi perivaskular).
-Rendesia ML: tregues i demtimeve mekanike per se gjalli, sqarojne mekanizmin dhe rendesine e demtimit, trajten e mjetit,
drejtimin e goditjes, kohen, llojin e dhunes etj.
 Kontuzioni (ekimozat dhe hematomat): kontuzioni ose mbretja e shtresave te thella te lekures, indit dhjamor te
nenlekures dhe indeve te tjera te buta te vendosura me thelle mund te shkaktoje carjen e enve te vogla te gjakut te tyre 
gjaku i dale prej eneve ne varesi te sasise se tij ose infiltron indet (ekimoze) ose grumbullohet ne nje vend (hematome). Ne
fillim roze ose e kuqe ne blu, me vone gjaku mpikset, eritrocitet shkaterrohen dhe Hb shnderrohet ne hemosiderine dhe
hematoidine (proces qe shoqerohet me ndryshimin e ngjyres).
-Ndryshimi ngjyres: ne ditet e para mavi  pas 5-7d e gjelber (nga periferia ne qender)  ne 10 diteshin e dyte e verdhe,
duke u zhdukur gradualisht. Regjone si buza, konjuktiva nuk bejne kete cikel.
-Lokalizimi: zakonisht i pergjigjet vendit ku eshte ushtruar dhuna, por ka raste qe jo, sepse gjaku si rezultat i peshes mund
te rrjedhe nepermjet indit dhjamor te nenlekures ne drejtim te organeve te vendosura me poshte; psh goditjet e fytyres –
ekimoza ne qafe; goditjet ne kofshe – perreth gjunjeve; frakturat basis crani – perreth orbitave (syzet e erreta – fenomeni i
emigrimit te ekimozave).
-Te siperfaqshme (fytyre, gjymtyret e siperme) dhe te thella (epidurale, subdurale, subaraknoidale, intracerebrale,
subhepatike, subdiafragmale, retroperitoneale)
-Trajta: shpesh vezake ose rrumbullake, duke riprodhuar kur eshte e fresket trajten e mjetit.
-Permasat: shume rralle i pergjigjen permasave te mjetit, pasi varen nga sasia e gjakut te dale dhe lokalizimi i saj. Sa me te
medha permasat e mjetit dhe sa me i madh kalibri i eneve te demtuara  aq me e madhe ekimoza, sidomos ku ka ind
dhjamor te nenlekures (vetulla, gjendra qumeshti, skrotum, gluteus), kurse ne regjone ku indi shkrifet eshte i paket
(pellembe) permasat te vogla. Ndikojne gjithashtu hemofilite, diatezat hemoragjike, avitaminozat, leukemite, infeksionet.
-Diagnostikimi: i lehte duke u mbeshtetur ne karakteristikat e mesiperme dhe evolucionin e ngjyres. DDX me patologjite e
gjakut dhe infektive; me njollat kufomore (bazuar ne lokalizimin e tyre, zhduken dhe riformimin sipas stadeve)
-Vlerat ML: tregojne vendin ku eshte ushtruar dhuna, menyren, trajten, kohen e demtimit dhe rendesine e tij, hematomat e
thella ndikojne ne gjendjen e pergjithshme te organizmit ne krahasim me ekimozat siperfaqsore.
 Plaga (laceracionet): cenim i teresise anatomike te te gjithe trashesise se lekures ose mukozes te shoqeruar ose jo me
demtimin e indeve me te thella ose organeve.
-E thjeshte (kur eshte siperfaqsore, duke prekur mbulesat e lekures), depertuese (komunikon me nje nga zgavrat e trupit), e
tejpertejme (plaga nga armet e zjarrit ose mjeti shpues preres pasi hyn ne kavitet del ne anen e kundert; demtimi qe
bashkon plagen e hyrjes me ate te daljes quhet kanali i plages).
-Ndahen ne: 1)mbretese 2)prerese 3)prerese-shpuese 4)carese 5)plage arme zjarri
-Ka buzet, fundin, kendet dhe kanalin
-Trajta dhe permasat varen nga lloji mjetit, permasat e tij; gjendja indit ne momentin e goditjes, raporti i indit me mjetin
(goditje paralele me vendosjen e fijeve muskulare ose perpendikularisht –buzet largohen me shume nga njera tjetra).
-Rigjenerimi: per primum dhe per secundum
-Rendesia ML: vecorite morfologjike te plageve ndihmojne ne percaktimin e mjetit, mekanizmit, raportet autor-viktime
 Ndrydhjet/luksacionet: spostim jashte normave anatomike te kockave qe perbejne kycin. 1)traumatike (objekt ekspertimi,
pasi ndeshen ne goditjet mekanike, traumat automob, te lartesive) 2)patologjike. Sherimi ndodh brenda 2-3 javeve.
 Frakturat/thyerjet: demtim i pjesshem ose i plote i teresise se eshtrave. Me te shpeshta se ndrydhjet, dhe nuk shoqerohen
shpesh me lendime te indeve te buta regjionale. Mund te jene traumatike (sipas mekanizmit – direkte mbi vendin ku
ushtrohet forca dhe indirekte larg vendit ku ushtrohet forca) ose patologjike (osteomielit, TBC).
-Mekanizmi me i shpeshte i thyerjeve: komprimimi,distorsioni dhe ne korcat e gjata edhe ndrydhja ne vartesi te rezistences
kockore, elasticitetit, drejtimit te forces ne raport me kocken (goditjet perpendikulare japin thyerje me te shpeshta).
-Te mbyllura dhe te hapura (demtim i lekures ose indeve te buta te thella)
-Sipas shkalles se demtimit: te plote ose jo te plota; te shumta me copeza me zhvendosje ose pa
-Sipas drejtimit: transversal, oblike, gjatesore, spirale
*Frakturat e kokes: kur mjeti godet koken me nje force jo shume te madhe, kocka shtypet dhe lamina interna pelcet; kur
forca eshte shume e madhe demtohet edhe lamina externa duke formuar thyerjen e plote te kockes.
Fraktura ne trajte ‘grope ose zhytese’ ndodh ne goditjet me force te madhe me mjet mbretes me siperfaqe te vogel
‘’cekic’’ ku pllaka e jashtme shtypet duke u fundosur ne trajte grope duke pasqyruar trajten dhe permasat e mjetit, pjesa e
shtpyur e kockes e plote ose e copezuar gjendet ne masen trunore.
 Carjet-rupturat: ndodhin nga goditjet me mjete mbretese, rrezimeve nga lartesise. Ndahen ne direkte (ne vendin e
goditjes) dhe indirekte (larg vendit te goditjes). Mund te jene te izoluara (ne nje organ) ose te shumta (sidomos ne ato
parenkimatoze – melcia, shpretka ,veshka).
-Carja ne 2 kohe (shpretke, melci) fillimisht subkapsulare pastaj hemoragji vdekjeprurese nga carja e capsules.
-Carjet mund te jene edhe te vetvetijshme pas nje patologjie
-Graviteti varet nga forca goditese, lloji organit, gjendja funksionale dhe furnizimi me gjak dhe anatomia vazale e organit.
 Derrmimi i organeve: ndodhin kur shkaterrohet plotesisht teresia e nje pjese te vogel ose te madhe e organit (me shpesh
parenkimatoz), duke u shnderruar ne nje mase te qullet dhe ndodh zakonisht nga shtypja midis 2 mjeteve mbretese
(transport automob ose hekurudhor, reniet nga lartesia). Jane demtime te mbyllura pasi lekura mbetet e pademtuar.
-Vlera ML: shprehin nje traume te madhe duke ndihmuar ne percaktimin e mjetit dhe mekanizmit te shfaqjes se demtimit.
 Amputimi: shkeputja e pjeseve te ndryshme te trupit (koke, krah, kofshe): si pasoje e nje dermimi te theksuar te ndonje
pjese te trupit (trauma automob,hekur,eksploziv, mjet me teh te mprehte, rrezime nga latesite – presioni shkeput organet)
 Crush syndrome: shtypje e trupit, me shpesh muskujve skeletike nga pesha shume te renda per nje kohe te gjate. Con ne
clirimin e mioglobines me pasoje insuf.renale.

DEMTIMET MEKANIKE SHPREHUR ME CRREGULLIME FUNKSIONALE


 Dhimbja: prekje e funksionit te aparatit ndjesor; crregullim funksional (jo cenim
anatomik); mund te coje ne vdekje si pasoje e shokut traumatik Komocioni i trurit: demtim funksional, nenkupton
humbjen e menjehershme te vetedijes shoqeruar
 Shoku: insuf.cirkulatore akute dhe progresive, gjate te ciles DK eshte i paafte te me ulje te aktivitetit kardiak dhe respirator
plotesoje qelizat me lende energoplastike dhe te largoje mbeturinat e katabolizmit
Kontuzioni (shembja) e trurit: demtim organik qe
 vuajtje qelizore  deprimimin gjithe funx te organizmit per pasoje jep dhe crregullime funx.  humbja
 Tronditja (komocioni) dhe koma: kompleks ndryshimesh funksionale vetedijes per nje kohe te gjate, shoqeruar me tablo
klinike te rende dhe mosdhenia ndihmes  vdekje.
mbizoteruese dhe morfologjike diskrete te indeve ose organeve si rezultat i
Klasifikohet sipas GCS.
tronditjes se thelle te trupit dhe pjeseve te vecanta te tij si comotio cerbri (shkalla
e pare, mesme, e rende); comotio cor etj.

KLASIFIKIMI I DEMTIMEVE MEKANIKE SIPAS MJETIT SHKAKTUES


1. Arme: mjetet ose sendet e prodhuara per qellime te posacme sulmi ose mbrotjeje. Te ftohta/zjarri
2. Vegla: sendet ose mjetet e perdoruar per qellime te posacme ne jeten e perditshme (prodhim, teknike) si cekici, sqepari
3. Mjete: te gjitha sendet dhe objektet (guri, druri, hekuri) qe rastesisht/qellimisht mund te sherbejne per goditje/vetmbrojtje

KLASIFIKIMI SIPAS MJETIT DHE MEKANIZMIT QE I KA SHKAKTUAR


DEMTIME NGA MJETET E MPREHTA
 Prerese: mjetet prerese vegla jo rastesore (brisku, thika) dhe rastesore si objekte prerese (xhami, teneqja). Dallohen nga
pesha e vogel dhe tehu i tyre.
-Mekanizmi: prerja e indeve ndodh nga shtypja e tyre me mjetin preres dhe terheqja e mjetit mbi siperfaqen e trupit duke
provokuar gervishtje, plage siperfaqesore ose te thella, me demtim te teresise se indeve te buta dhe organeve, si dhe
shkeputja nga prerja e plote ose e nje pjese te vecante (vesh, hunde).
-Trajta e plages: varet nga regjoni i trupit ku eshte ushtruar forca, kendi qe formon mjeti me siperfaqen dhe drejtimi i
levizjes se forces. Zakonisht eshte lineare, por kur mjeti gjate shtypjes se lekures shkakton rrudha ne te ose lekura vete
eshte me pala  trajte lineare zigzake. Ne prerjet e percipta te lekures me rrudha  demtohen vetem pjeset e siperme
plaga e nderprere (jep pershtypjen e disa plageve te vogla te ndara me lekure intakte, ne te njejtin drejtim)
Shpesh mjeti vepron mbi lekure perpendikularisht duke formuar plage ne trajte pyke, por mund te veproje dhe me
vendosje oblike (plage lembo) ose paralele (lembo me humbje lende).
-Gjatesia e plageve: si rregull me e madhe se gjeresia dhe thellesia (nuk eshte e njejte ne te gjithe gjatsine, por e ceket ne
skaje dhe e thelle ne qender). Kur mjeti me teh te mprehte vepron me force te madhe  demton muskujt dhe organet, por
asnjehere ne kocke. Gjeresia e plageve eshte e vogel kur tehu eshte parallel me fijet e indit, e madhe kur vendosja eshte
perpendikulare. Buzet e plageve jane te rregullta te qarta, te lemuara (te dhembezuara kur mjeti nuk eshte i mprehte), me
kende te ngushta. Plaget prerese fillojne dhe mbarojne me nje gervishtje te epidermis e cila ne ‘’skajin hyres’’ vjen duke u
thelluar gradualisht, eshte e shkurter dhe e trashe ne dallim nga gervishtja ne ‘’skajin dales’’ e cila eshte e gjate dhe e holle
 bejne te mundur drejtimin e plages.
-Lekura perreth buzeve te plages prerese: e shendoshe pa ekimoza dhe dermishtje (plaget carese dhe mbretese).
-Mjetet e mprehta nuk japin demtime te kockave, vetem prerje te periostit ose tehu preres thyhet dhe mbetet ne periost.
-Plaget vetevrasese me mjete te mprehta realizohet ne regjione te pershtatshme ku ka ene gjaku (qafe, parakah) ne dallim
nga vrasjet ku demtimet lokalizohen pa dallim ne cdo regjion te trupit.
-Plaget e qafes lokalizohen ne pjesen e perparme ose anesore te saj, duke u karakterizuar me hapje te theksuar te buzeve
te plages duke thene imazhin e mungeses indore. Plaget e qafes te vetvrasjes lokalizohen ne anen e majte te perparme, me
drejtim nga e majta ne te djathte, dhe nga lart poshte, dhe shpesh ne ‘skajin hyres’ te demtimit vdekjeprures, mbi ose nen
te lekura paraqet plage te tjera te vogla sekondare qe kane thuajse drejtim parallel me plagen vdekjeprurese dhe
karakterizohen me demtime vetem te tegumenteve siperfaqesore por qe kane vlere ML pasi jane tregues specifik i
vetvrasjes (plage hezituese/nguruese) – deshmojne tentativa por qe pengohen nga dhimbja.
Plaget e qafes tek vrasjet lokalizohen djathas dhe vihen re shenjat e vetembrotjes (plaget vetembrojtese) ne pellembet e
duarve ose midis gishtit te madh dhe tregues.
Gjaku ne vetvrasje del ne drejtim nga lart poshte perpara (pozicioni ne kembe) mbi kurrizin e dores se djathte (mbajtese e
vegles) dhe ne pellemben e dores se majte e cila vendoset ne mjeker dhe shtyn koken prapa. Ndersa ne vrasje (pozicion
shtrire) gjaku rrjedh ne dyja anet e qafes dhe tesha.
-Plaget prerese ne parakrah jane kryesisht nga veteveprimi i viktimes (rralle aksident/vrasje), ne anen e brendshme te kycit
te dores, 1/3 inferiore te parakrahut, me dendur nga ana majte, te shumta dhe parallel me njera tjetren, siperfaqsore
pervec demtimit vdekjeprures. Hemoragjia perpendikular boshtin gjatesor te parakrahut.

 Shpuese: ato mjete qe kane maje te mprehte dhe veprojne ne drejtim te boshtit gjatesor (gjilpera, gozhda)
-Mekanizmi: mjetet shpuese ndajne indet duke larguar ato por jo duke i prere.
-Karakteristika: vrima hyrjes, kanali dhe disa raste vrima e daljes.
Vrima e hyrjes: plage e vogel ne lekure me skaje te qarta pa mungese indi (buzet puthiten), ndersa kur mjeti perbehet prej
brinjesh mekanizmit te veprimit i shtohet edhe prerja e indeve  plage ne trajte ylli me dermishtje unazore rreth plages (e
ngjashme me PAZ). Vrima hyrjes me e vogel se diamtri i prerjes transversal te mjetit demtues (afrim i mevonshem i buzeve
te lekures te tendosur fillimisht nga mjeti).
Kanali: gjatesia e kanalit me e madhe se e mjetit (sepse ai shtyp indet duke zvogluar trashesine e tyre dhe gjatesia e kanalit
mbizoteron permasat e tjera). Kanali ne disa raste pervec pamjeve vezake ne organet e frymemarrjes te cilat jane ne levizje
paraqitet i copetuar ndersa ne indet kompakte (kocka) shkaktojne nje vrime.
Vrima daljes: kur eshte e pranishme ka permasa me te vogla se e hyrjes, dhe nuk ka karakteristika te vecanta.
-Diferencimi vrasje/vetvrasje/aksident: me te njejtat kritere te plageve prerese.

 Prerese-shpuese: sendet qe kane maje te mprehte dhe teh njekohesisht dhe ndahen ne 1)me nje teh 2)me 2 tehe (thikat e
kuzhines, brisqet e xhepit, thika kepucarit). Zakonisht vrasje (rralle aksidente).
-Duke u futur ne inde ne drejtim te boshtit gjatesor shkaktojne ne te njejten kohe pervecse ndarjes se indeve (me maje)
edhe prerjen e tyre (me teh)  demtimet karakterizohen me shenjat e plageve shpuese te formuar nga veprimi majes dhe
shenjat e plageve prerese shkaktuar nga veprimi i tehut (demtime te ndermjetme).
-Ndertimi plageve: vrima hyrjes, kanali, shume rralle vrima daljes
-Vrima hyrjes: trajte lineare, vezake ose gjysemharku. Buzet e lemuara te drejta por nuk kane rregullshmerine e plageve
prerese. Ne plaget me nje teh njeri nga skajet ka kend te ngushte, tjetri ka trajten e shpines se mjetit ku mund te verehet
nje zone e vogel dermishtje nga shtypja e indeve te buta prej mjetit ose kur shpina ka trashesi<2mm te shkaktoje kend te
ngushte. Ne ato me 2 tehe, te dyja skajet kane kende te ngushta. Lekura rreth e qark plages permban gjurmet e veprimit te
dorezes (ekimoza ose dermishtje) ndersa pas nxjerrjes se mjetit ne lekure mund te kete prerje sekondare te cilat mbarojne
me kend te ngushte dhe jane vazhdim i prerjes kryesore.
-Kanali plages eshte i njejte si te mjetet shpuese; gjatesia predominon mbi permasat e tjera; eshte me i gjate se mjeti
(fenomeni i ngjeshjes se indeve); muret jane te drejta te lemuara (por mund te zbulohen dhe prerje nga veprimi rrotullues).
-Vrima daljes takohet rralle; eshte me buze te rregullta te lemuara; nuk permban demtimet e veprimit te dorezes.

 Carese: dallohen nga tehu (si ato prerese), por ndryshojne nga pesha dhe masa relativisht e madhe (sopat, hanxhar, sqepar)
-Mekanizmi: krahas veprimit preres merr pjese pesha dhe masa e mjetit, dmth forca e gjalle qe e ka aktivizuar ate
-Shkalla demtimit: ne varesi te peshes, forces ushtruar, rezistences indore, mprehtesise
-Trajta plages:lineare e drejte (kur mjeti godet ne siperfaqet konvekse mund te kete forme harku). Buzet e plages zakonsiht
te lemuara te drejta dhe kendet e ngushta, nga ku mund te dalin demtime sekondare (perpendik me demtimin kryesor).
-Lekura perreth buzeve te plages: e dermishtur dhe kontuzionuar, shkalla demtimeve ne perpjestim me thellesine e futjes
se tehut dhe shkallen e zgjerimit te pykes. Kur goditja eshte anesore, demtimet shfaqen perbri buzeve te plages nga ana e
te cilit eshte anuar mjeti (mungojne ne anen e kundert).
-Gjatesia e plageve mbizoteron ne krahasim me gjeresine dhe thellesine e plages, e cila ka trajten e pykes dhe eshte me e
madhe se ajo e plageve prerese.
-Plaget carese shoqerohen me demtime masive te indeve te buta rreth saj.
-Kur e kane tehun e mprehte shkaktojne plage tipike si ato te mjeteve prerese, kur e kane jo te mprehte (topitur)
shkaktojne demtime te ngjashme me plaget mbretese. Ne varesi te forces se perdorur dhe peshes mjetit, veglat carese
karakterizohen nga demtimi kockave ne tere trashesine e tyre ne kockat e gjata dhe ndarjen e tyre.
DEMTIME NGA MJETE MBRETESE
Mjetet mbretese jane te shumta dhe ndryshojne nga trajta, vellimi, materiali; por kane te perbashket: mungesen e
mprehtesise se buzeve ose kendeve (guri, druri, hekuri, dora, dhembet, kemba, mjete transporti/prodhimi). Kane siperfaqe
te rrafshte/jo te rrafshte, te ashper/lemuar, me brinje/kende, duke pasqyruar ose jo trajten e tij ne sip.trupore.
-Mekanizmi: 1)me goditjen e trupit ne qetesi 2)goditjen e trupit ne levizje dhe mjeti mbretes ne qetesi 3)te 2 ne levizje
1)Goditja (kontakt i shpejte ndermjet mjetit mbretes dhe nje regjoni te trupit) 2)Shtypja (zenia e nje pjese te trupit midis 2
trupave mbretes) 3)Perdredhja (2 mjete veprojne ne drejtime te kunderta) 4)Ferkimi (kontakti sip trupit me sip mjetit)
-Shkalla demtimit varet nga ndertimi dhe rezistenca indore, drejtimi mjetit mbi trup.
-Demtimet: mbretje (kontuzione), tronditje, ekimoza, plage, hematoma, thyerje, ndrydhje, carje, amputime, dermime.
-Mbretjet jane demtime te indeve ose organeve pa cenim te teresise se tegumenteve te jashtme, shpesh jane demtime te
shtreses dhjamore poshte lekures, eneve limfatike dhe te gjakut, shoqeruar me hemoragji indore karakteristike e ketyre
demtimeve, ndersa siperfaqja e lekures eshte e paster (ose mund te kete gervishtje/dermishtje).
-Kontuzioni i trurit: lokalisht ne regjonin ku ka vepruar dhuna ose ne te kundert (kundergoditja), karakterizohet me
hemoragji te lendes trunore, infiltrimin me gjak te saj, zbutje-nekroze deri ne copetim te trurit. Shpesh goditja ne koke
shfaqet klinikisht me tronditje (comotio) pa cenim anatomik te trurit duke treguar indirekt per ushtrim dhune. Mjeti
mbretes shkakton dermishtje ose gervishtje, ekimoza ose hematoma.
-*Plaget mbretese jane te shumellojshme dhe karakteristike. Ne mekanizmin e formimit te tyre ndikojne 3 faktore:
Mjeti mbretes kur vihet ne kontakt me trupin nuk i pret indet dhe nuk hyn ne to, por vepron vetem ne siperfaqe, duke i
shtypur, tendosur, pastaj duke i cjerre (shkeputur), sidomos indet ose pjeset trupore ku kockat jane te vendosura afer
lekures dhe indet e ndodhura midis 2 siperfaqeve te forta (kocke-mjet) – koke, mollza, kerci, kycet e gjunjve.
Karakteristikat e plageve mbretese jane te shpehura mire dhe sa me e shkurter koha nga momenti i shfaqjes se tyre deri ne
kqyrjen e personit, aq me te qarta do jene demtimet.
-Plaget mbretese kane buze, kende dhe fund te vecante.
Buzet: te crregullta, pasi jane te derrmuara dhe te shtypura, ndersa epiderma tek buzet e plages do te demtohet pjeserisht
ose krejtesisht, disa fije elastike te indeve do mbeten te pademtuara duke bere qe buzet e plages sidomos ne skaje te jene
te lidhura me ane te fijeve (urazave ose septumeve).
Fundi: i crregullt. Kendet nuk jane te mprehta, ndersa indet perreth me infiltrim hemoragjik. Shpesh ne fund te plages
gjejme therrime, pjeseza te mjetit mbretes.
-Ne koke goditjet me mjete te forta sidomos kur kane kende dhe brinje  plage vijore me buze te lemuara dhe kende te
ngushta (nga tendosja indeve mbi strukturat kockore), te ngjashme me plaget nga mjetet e mprehta  dallimi behet pas
kqyrjes se kujdesshme ku evidentohet se buzet e plages nuk jane aq te rrafsheta dhe te drejta, lekura perreth eshte e
dermishtur me ekimoz dhe hematoma, tek tuk verehet fije elastike e pademtuar ‘’ureze’’.
-Trajta: harku, ylli lineare ose e crregullt.
-Plaget nga goditjet me mjete te forta mund te shkaktohen edhe nga fragmentet kockore te thyera ne siperfaqen e lekures
(dallimi i tyre eshte jo i lehte, sidomos ne lekuren e mbuluar nga floke).
-Percaktimi i llojit te mjetit mbretes shpesh i veshtire, pasi ndodh qe i njejti mjet ne varesi te kushteve ku vepron te
shkaktoje plage me trajta te ndryshme, sikurse mjete me karakteristika te ndryshme sjellin demtime te njejta.
-Mollzat e gishtave duke shtrenguar pjese te ndryshme te sip.trupore shkaktojne ekimoza vezake ose te rrumbullakta;
kurse thonjte dalin siper mollzes se gishtit shkaktojne gervishtje gjysemhenore. Pellembet pas goditjes ne fytyre dhe qafe
lene skuqje te lehta qe zhduket shpejt, ndonjehere shkaktojne ekimoza paralele ne trajte shiritash qe pasqyrojne gishtrinjte
2-5. Goditjet me pjesen anesore te pellembes se dores ne qafe mund te cojne ne vdekje nga shoku ose hemoragjia.
Grushtat shpesh shkaktojne hematoma dhe gervishtje, por mund te shkaktojne edhe plage kur indet e buta vendosen
direkt mbi kocka, ndersa nga goditjet ne gjoks dhe bark mund te ndodhin thyerje brinjesh ose carje organesh (hepar, lien).
-Kafshimet me dhembe (preres deri diku me maje te mprehte – mek.preres): lokalizohen me shpesh ne fytyre, duar, qafe,
gjinjte, duke formuar fillimisht nje pale pastaj veprojne me mekanizmin ndare ose pinces. Lloji demtimit: gervishtje,
ekimoze ose plage. Trajta tipike: 2 harqe me konkavitete te kthyera nga nj-tj, te perbera nga gervishtje, ekimoza ose plage
shkaktuar nga secili dhemb ne vecanti me karakteristikat e mjetit te forte ose preres me lekures normale, midis ketyre
demtimeve duke pasqyruar trajten dentare te dhembve te autorit, dimensionet, punimet dentare etj. Ndonjehere mund te
sjellin shkeputje te ndonje pjese te regjonit te kafshuar (sidomos hunde, buze, vesh  shemtim).
DEMTIME NGA PAZ

You might also like