You are on page 1of 50

Mjekësia e Urgjencës

Prof. As. Dr. Edmond ZAIMI


Fakulteti i Mjekësisë
Shërbimi i Urgjencës

15.4.2020 E Zaimi
URGJENCA

⚫ Dëmtim i çastit, i menjëhershëm, fizik apo


psikik i një personi, me potencial te tillëë për
të vënë në rrezik jetën apo funksionin e
organeve apo gjymtyrëve të tij…

15.4.2020 E Zaimi
Urgjenca
Status klinik i aftë të përfundojë shumë keq.
Ai mund të gjenerojë
situata të rrezikshme për gjendjen shëndetësore të pacientit
ose për jetën,
që lidhen me
intervalin e kohës ndërmjet shpërthimit të simptomave dhe
fillimit të një trajtimi të përshtatshëm,

i cili përcakton një asistencë klinike me harxhim të madh


burimesh në një periudhë kohe të shkurtër.
15.4.2020 E Zaimi
MJEKESIA E URGJENCES

Përkufizimi
Mjekësia e urgjencës është një specialitet i veçante i
mjekësisë, një fushë e praktikës mjekësore qe bazohet
ne njohuritë dhe praktikat e kërkuara
për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin
e aspekteve akute dhe urgjente
te sëmundjeve dhe traumave
që prekin pacientë të të gjitha moshave.

15.4.2020 E Zaimi
MJEKESIA E URGJENCES

Ajo është një specialitet parësor

⚫ Ka në bazë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme,


⚫ për të parandaluar, diagnostikuar dhe menaxhuar,
⚫ aspektet urgjente dhe emergjente të sëmundjeve dhe dëmtimeve,
⚫ me një spektër të gjerë të padiferencuar dëmtimesh fizike dhe psikike,
të të gjithë grupmoshave

– në përputhje me direktivat e Komunitetit Evropian.

15.4.2020 E Zaimi
MJEKESIA E URGJENCES

⚫ Mjekësia e urgjencës është një nga specialitetet


me te vështira dhe me gjithëpërfshirës: kërkon
njohuri dhe trajnim te gjithanshëm

⚫ Mjekësia e urgjencës dallohet nga praktika tjetër


ambulatore e mjekësisë, pasi, çdo pacient që
vjen në shërbimin e urgjencës, mund të fshehë
një problem kërcënues për jetën.

15.4.2020 E Zaimi
MJEKESIA E URGJENCES

⚫ Jo të gjithë
pacientet janë aq
të sëmurë sa
shfaqen, dhe jo të
gjithë pacientet
janë aq mirë sa ata
mendojnë.
Mjeku i urgjencës duhet të jetë i aftë që të dallojë pacientët me të
vërtetë kritikë, nga shumica e të tjerëve
15.4.2020 E Zaimi
MJEKESIA E URGJENCES

⚫ Aftësinë e të “nuhaturit” të urgjencave dhe të përparësisë


së trajtimit të pacientëve, shpesh edhe në mungesë të
shfaqes së plotë të shënjave klinike apo të dhenave të
tjera, ta jep specialiteti i mjekësisë së urgjencës

⚫ Mjekësia e urgjencës është nje specialitet relativisht i ri, që


është përcaktuar si i tille, nga nevojat e praktikës

15.4.2020 E Zaimi
Specialiteti MU

Në vitin 2011 filloi për


herë të parë në FM
përgatitja e mjekëve
specialist në fushën e
urgjencës mjekësore, në
një cikël 4 vjecar në
përputhje me programin
ndërkombëtar të MU.

15.4.2020 E Zaimi
MJEKËSIA E URGJENCËS

Mjekesia e Urgjencës është pjesë e Sistemit të


Kujdesit Mjekësor
o funksionon 24 orë në ditë,
o cdo ditë të javës dhe
o që gjithsecili nga ne shpreson të mos ketë kurrë nevojë
për të.

15.4.2020 E Zaimi
Sherbimi urgjences

⚫ Simboli më i
përshtatshëm për
specialitetin e urgjencës
është sahati me rërë, jo
vetëm për elementin
“kohë” që ai ka, por
edhe për konfiguracionin
e tij

15.4.2020 E Zaimi
MJEKËSIA E URGJENCËS
Veprimtaria praktike e MU përfshin
– triazhimin,
– ringjalljen,
– vlerësimin fillestar,
– telemjekësinë dhe
– menaxhimin e pacientëve të padiferencuar urgjent dhe emergjent,
– si në ambjente jashtë spitalore dhe ato spitalore,

deri në daljen e tyre nga spitali apo transferimin e kujdesit


tek një specialitet tjetër.
15.4.2020 E Zaimi
Modelet

• AngloAmerikan në të cilin MU është një specialitet i fortë i


pavarur

• Franko-Gjerman ku MU nuk është një specialitet më vete por


është një aktivitet multidisiplinar.

• Në vëndin tonë aktualisht kemi një përzierje të të dy


modeleve në sistemin e kujdesit mejkësor të urgjencës.

15.4.2020 E Zaimi
Vecorite e MU
⚫ Sherbimi i urgjences është një kazan i madh që zjen, i mbushur me
probleme
– disa nga keto janë probleme mjekësore
– disa jo, ….. probleme njerëzore.
⚫ Për të qënë i sukseshshëm në zgjidhjen e tyre duhen jo vetëm
njohuritë mjekësore
– maturi, gjakftohtësi si dhe aftësi të shumta komunikuese dhe
administrative.
⚫ Shumë nga problemet nuk kanë një përgjigje të sakte, por ama të
gjithë e kanë një pergjigje që është më e mira.
15.4.2020 E Zaimi
Vecorite e MU
⚫ Vetë natyra e punës në sherbimin e urgjences
favorizon kaosin.
⚫ Suksesi i veprimtarise varet në aftësitë e stafit për të
kontrolluar hyrjen
– numrin e pacientëve,
– ambjentet e punes,
– problemet që lidhen me kujdesin ndaj pacientëve dhe
– burimet që kemi në dispozicion për të realizuar atë

15.4.2020 E Zaimi
Problemet…
⚫ gjithnjë e më tepër pacientë pa rekomandime
⚫ pacientë pa siguracione shendetesore,
⚫ shtim i akteve të dhunës,
⚫ shtim te numrit të përdoruesve të drogës dhe te
pacientëve me AIDS,
⚫ mungesë e shtretërve për shtrim në spital,
⚫ humbje e besimit tek mjeku etj……

15.4.2020 E Zaimi
Vecorite. Probleme…

Kufizimet në vetvete te praktikes mjekësore.


Ironia e të qënit jetëshpëtues, në një botë nga e cila asnjë nuk mbetet i gjallë,
është me të vërtetë teper shqetësuese dhe bile edhe shkatëruese.

Mjeku i urgjencës jeton përditë me stres, i cili ndikon në


konsumimin e tij.
Konsumimi mund të përshkruhet si një gjëndje në të cilën kujdesi për pacientët
dhe puna në përgjithësi bëhen të bezdisshme për mjekun. Ajo manifestohet me
mungesë të entuziazmit në punë dhe fatkeqsisht me qëndrime negative
kundrejt atyre që kërkojnë ndihmën tone.
15.4.2020 E Zaimi
Vecorite. Probleme…

⚫ Të gjithë pacientët që vijnë në urgjencë e kanë një


nevojë
– mjekësore në shumicën e rasteve (qetësimi i dhimbjeve
apo simptomave të sëmundjes)

– jo mjekesore ne raste të tjera ( i pastrehë, i vetmuar, per te


kaluar naten, justifikim për punë, per ne shkollë apo para
ligjit, për të kërkuar narkotikë apo për të vjedhur një
shiringë, konfirmim të një dyshimi të tij për shëndetin apo
se “i ra rruga”).
15.4.2020 E Zaimi
Vecorite. Probleme…

⚫ Për shumë pacientë kujdesi i marrë në ED përbën


vetëm një përqindje të vogël të kujdesit të plotë
shëndetësor të tyre, në krahasim me specialistët e
tjerë që janë përgjegjës për menaxhimin e daljes së
tyre nga spitali.

⚫ Mjeku është gjithmonë ndihmues i të tjerëve, vetëm


ndonjëherë ai eshte diagnostikues dhe mjekues
15.4.2020 E Zaimi
Sëmundjet e kërcënojnë jetën në
mënyra e shkallë të ndryshme

⚫ Puna në departamentin e urgjencës përcaktohet nga


hierarkia e nevojave dhe prioriteteve (Tr)
⚫ Mendimi i parë në mëndjen e një mjeku me
experience përballë një të sëmuri urgjent apo të
dëmtuar është:
– sa kohë kam për të vepruar dhe sa për të menduar?
– Nqs pacienti lihet pa trajtim per aresye te ndryshme,
madhore, sa kohë mund të rezistojë?.
⚫ Sa më i shpejtë të jetë zhvillimi i sëmundjes, aq më
shpejt duhet ndërhyrë,
15.4.2020 vepruar E Zaimi
Ceshtje fondamentale te mjekesise se
urgjences

⚫ Triazhimi

⚫ Vleresimi i
pergjithshem

⚫ Plani i duhur i
trajtimit

15.4.2020 E Zaimi
Sistemi i Sherbimeve te Urgjencave Mjekesore
(SSHUM)

Sistemi i Sherbimeve te Urgjencave (Emergjencave)


Mjekesore (SSHUM) eshte nje teresi elementesh te lidhur se
bashku me qellim qe te siguroje
kujdesin emergjent dhe
transportin ne institucionet mjekesore per trajtimin
perfundimtar te viktimave te semundjeve apo demtimeve te
papritura
15.4.2020 E Zaimi
Cilat jane Urgjencat kryesore
shendetesore per SHUM?

Pse jane ato te rendesishme?

15.4.2020 E Zaimi
Emergjencat kryesore
shendetesore per SHUM jane

⚫ Kardiake
⚫ Trauma
⚫ Respiratore
⚫ Vaskulare

Qe perbejne 4 nga 5 shkaqet kryesore te


vdekjeve ne vendet e zhvilluara

15.4.2020 E Zaimi
Cilet jane elementet me te
rendesishem ne SHUM?

15.4.2020 E Zaimi
Koha dhe Cilesia

15.4.2020 E Zaimi
“Pacientet qe marrin kujdes mjekesor
perfundimtar brenda ores se pare pas
demtimit, kane mundesi mbijetese shume me
te madhe se ata qe e marrin kete kujdes me
vone”
R Adams Cowly

15.4.2020 E Zaimi
Qellimi i Sistemit te SHUM

Sigurimi i sherbimeve 24/24 – 7/7 per te


plotesuar kerkesat e popullates ne cdo kohe

⚫ Per semundjet e renda dhe gjendjet kritike


⚫ Po te jete e mundur: disa situata te tjera

⚫ Efektivitet
– Regjistrimi dhe pergjigja ndaj te gjitha thirjeve
– Zbatimin e parimeve ne shperndarjen e burimeve
– Sigurimin e burimeve alternative

15.4.2020 E Zaimi
HALLKAT E SISTEMIT TE URGJENCES

15.4.2020 E Zaimi
KOMUNITETI

Dispeceria e SHUM
Perqendruar dhe / ose
ne baze Sherbimi

15.4.2020 E Zaimi
Elementet kryesore perberes te
Sistemit te SHUM

⚫ Institucionet shendetesore
(Spitalet, DU)
⚫ Sherbimi Ambulancave
⚫ Zjarrfikesit
⚫ Mbrojtja civile

15.4.2020 E Zaimi
Elementet kryesore perberes te
Sistemit te SHUM

⚫ Personeli Sigurise
⚫ Komuniteti / individet e
ndryshem
⚫ Grupet Vullnetare
⚫ Kryqi i Kuq / OJQ

15.4.2020 E Zaimi
Sistemet e Integruara te SHUM
Koncepte

Mekanizma per vleresimin e sistemit dhe raportimin


– Sherbimet paraspitalore & transportin
– Institucionet e kujdesit perfundimtar, te specializuara
apo rehabilituese
– Edukimi i vazhdueshem per trajtim dhe parandalim
– Institucionet dhe programet edukuese
– Drejtim i integruar Mjekesor dhe Administrativ i
proceseve dhe organizatoreve
– Alokimin e burimeve dhe strukturat financuese
– Kordinim i veprimeve te grupeve te ndryshme
– Modele te ndryshme
15.4.2020 E Zaimi
Fusha e veprimit - kapaciteti mjekesor
me i madh
Emergjencat Fatkeqesite
Mjekesore / Trauma

Emergjencat
Emergjencat e Shendetesore
ADM
perditeshme madhore

Menaxhimi i Menaxhimi i
emergjencave fatkeqesise

15.4.2020 E Zaimi
Komponentet e Sistemit te SHUM

⚫ Burimet njerezore
⚫ Trajnimi
⚫ Komunikimi
⚫ Institucionet

15.4.2020 E Zaimi
Komponentet e Sistemit te SHUM

Transporti
15.4.2020 E Zaimi
Komponentet e Sistemit te SHUM

⚫ Sherbimet e Terapise Intensive


⚫ Shoqerite e Sigurise Publike

15.4.2020 E Zaimi
Komponentet e Sistemit te SHUM

⚫ Personat qe perfitojne sherbimin


– Mundesia, aksesi ndaj kujdesit Mjekesor
– Transferimi i Pacientit
– Regjistrimi dhe Kartelizimi i pacienteve
– Edukimi dhe Informimi i Popullates
– Vleresimi dhe Rishikimi

Veprimtaria e perditeshme e zakonshme


15.4.2020 E Zaimi
Komponentet e Sistemit te SHUM

⚫ Politika shendetesore dhe rregullat


⚫ Drejtimi Mjekesor dhe protokollet
⚫ Puna kerkimore
⚫ Menaxhimi i Burimeve ne dispozicion
⚫ Menaxhimi dhe Permiresimi i Cilesise
⚫ DUM, udhezimet mjekesore para mberritjes
– Sistemet e komunikimit te brendshem
15.4.2020 E Zaimi
Komponentet e Sistemit te SHUM

⚫ Menaxhimi i sistemit te Informacionit


– Media dhe informimi popullates
⚫ Financimi
⚫ Ligjshmeria
⚫ Menaxhimi i Riskut
⚫ Plani per Situata fatkeqesie
⚫ Parandalimi i demtimeve
15.4.2020 E Zaimi
DISPECERIA E SHUM

DUM eshte nje organizim


qendror qe perdor pyetesor te
zakonshem per te lokalizuar
vendngjarjen, ankesat
kryesore dhe rendesine e tyre
dhe qe jep keshilla paraprake
se cfare duhet te beje ai qe
telefonon deri sa te arrije ekipi
i ndihmes.

15.4.2020 E Zaimi
DISPECERIA

15.4.2020 E Zaimi
Zinxhiri i mbijeteses

Urgjencat jashte spitalore Urgjencat spitalore

Intervali Menaxhimit Mjekesor te Urgjencave

Trajtimi jashte spitalor/paraspitalor


Alert Interval Rezulti
KP KKPS 4 Spitali Pershtatshem
1 2 3 Rruga me
Intervali nderh Spit
e shkurter
5
Pranimi
Klasa: Arritja e Transporti Emergences
-J kercen Alert
-Jo JK
Ambulances Mjekesor
-Pret

KORDINIMI KOMUNIKIMI
Incidenti
Urgjenca
Shperndarja Mjekesore

15.4.2020 E Zaimi
KP → Koha e Pergjigjes
REZULTATI KKPS → Koha e Kujdesit
Si te permirsojme, si te Paraspitalor
arrijme me te mirin?.. INS → Intervali nderhyrjes
Spitalore

•Si te shkurtohen intervalet e ndryshme per te


pasur kujdesin e duhur mjekesor?

•Ku eshte e mundur qe te nderhyjme ne kete


zinxhir mbijetese?

•Cili mund te jete roli dhe funksionet e SUM per te


kontribuar ne rritje te mbijeteses ?
15.4.2020 E Zaimi
Koha e pergjigjes

Koha nga momenti i telefonates deri ne


momentin e mberritjes se ambulances ne
vendngjarje

Objektivi eshte qe te arrihet pacienti brenda 6-


8 minutash dhe te evakuohet ne spitalin me te
pershtatshem per trajtim te gjendjes se tij
15.4.2020 E Zaimi
Faktoret qe ndikojne ne rezultat
• Koha e arritjes se kujdesit mjekesor
ne vendngjarje
• Cilesia e kujdesit ne vendngjarje

• Koha e arritjes se kujdesit perfundimtar


• Cilesia e kujdesit mjekesor ne spital
• Pasja ne dispozicion e teknologjise se
perparuar

Arritja e shpejte tek pacienti, profesionalizmi i ekipit mjekesor


dhe pajisja me materialet e pershtatshme, jane faktoret
kryesor qe ndikojne ne rezultatet gjate aksidentit – si ne
drejtim te rritjes se mbijeteses ashtu edhe ne drejtim te uljes
se pasojave invelidizuese
15.4.2020 E Zaimi
HALLKAT E SISTEMIT TE URGJENCES

15.4.2020 E Zaimi
15.4.2020 E Zaimi
15.4.2020 E Zaimi
Faleminderit

15.4.2020 E Zaimi

You might also like