You are on page 1of 12

Sifilizi

Sifilizi eshte nje semundje infektive e shkaktuar nga spiroketa Treponema pallidum . Sifilizi
transmetohet gjate kontaktit seksual me lezionin e infektuar, transmetimit vertikal nene fetus,
nepermjet transfuzionit te gjakut, ne menyre rastesore mund te ndodhe trasmetimi gjate
depertimit te spiroketes ne rast te demtimit te integritetit kutano-mukozal. Ne se nuk trajtohet
progreson ne 4 stade: primar, sekondar, latent dhe terciar. Klinika paraqitet me nje spekter te
gjere te manifestimeve kutane qe lidhen me kohen e infektimit dhe statusin imun te pacientit.
Gjate ecurise se semundjes mund te verehen nentipet klinike si : primar, sekondar, (te quajtura
sifilizi i hershem ne me pak se 1 vit), terciar, neurosifilizi, sifilizi kongenital dhe infeksioni
sifilitik i shoqeruar me infeksionin HIV.

Etiologji:

Shkaktohet nga Treponema pallidum qe eshte nje spirokete ne forme spirale, jo e kultivueshme.
Transmetimi realizohet nepermjet penetrimit te spiroketes ne membranat mukozale dhe
demtimeve ne epitelin e lekures. T pallidum eshte nje organizem shume i ndjeshem ndaj
ambjentit, ngrohtesise, tharjes, antiseptikeve. Banues i vetem natyral per spiroketen Treponema
pallidum eshte njeriu.

Epidemiologjia:
Prevalenca e Sifilizit varion ne regione te ndryshme. Ka prevalence me te larte ne vendet ne
zhvillim. Numri i rasteve te sifilizit primar dhe sekondar te raportuar ne vitet 2005-2018 ne
Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte rritur ndjeshem, Jane raportuar rreth 2.9 - 5.3 raste per
100,000 banore.
Sifilizi haset me shume ne moshen seksualisht aktive. Raste te reja hasen me shume ne
grupmoshen 20-29 vjecare dhe me nje incidence te rritur tek meshkujt homoseksuale. Haset me
shume ne seksin mashkull krahasuar me seksin femer perafershisht ne raportin 2:1.

Bashkeinfeksioni i Sifilizit me HIV.


Rastet e bashkeinfeksionit te sifilizt me infeksionin HIV jane te rritura. Eshte verejtur qe Sifilizi
rrit riskun e infeksionit me virusin HIV rreth 2-5 here. Rreth 50% e meshkujve homoseksuale te
infektuar me Sifiliz jane te infektuar edhe me HIV. Sifilizi primar dhe ulcera sifilitike ( prishja
e integritetit kutan) ne mukoza ben te mundur dhe lehteson penetrimin e virusit HIV. Gjithashtu
ulcerat sifilitike genitale mund te gjakosen lehte gjate aktit seksual dhe rrisin rrezikun e
transmetimit te virusit. Ulcerat sifilitike demtojne qelizat CD4 ne siperfaqe te ulceres duke
rritur mundesine per infeksionin HIV.

Etiopatogeneza
Transmetimi i infeksionit mund te jete direkt dhe indirekt. Transmetimi me i shpeshte realizohet
nepermjet kontaktit seksual te pambrojtur, nepermjet kontaktit me lezionet e sifilizit ne lekure si
shankri, condilomat latte, lezionet papulo pustuloze te sifilizit sekondat ne lekure etj.
Transmetimi indirekt ndodh nepermjet kontaktit me nje objekt te ndotur ose infeksioni
profesional qe eshte raportuar gjate manipulimit ne pune ne personelin mjekesor. Infektimi

Prof. Ermira Vasili


Prof. Ass. Monika Fida
profesional lidhet me dy faktore: shkallen e ngarkeses virale dhe demtimin e lekures ( pranine e
portes se hyrjes).
Treponema pallidum deperton ne lekure ne vendin e traumes ku funksioni barriere i lekures eshte
demtuar dhe nepermjet eneve te gjakut dhe limfatike shperndahet duke dhene nje perhapje te
infeksionit perpara se te krijohet shankri ne vendin e inokulimit. Lokalisht ne vendin e inokulimit
ndodh nje pergjigje inflamatore dhe formim i ulceres ( shankrit sifilitik). Imuniteti qelizor eshte i
nje rendesie te madhe ne sherimin e lezioneve te hershme dhe kontrollin e infeksionit.

Klinika

Manifestimet klinike te sifilizit jane te shumellojshme dhe variabile ,per kete arsye eshte quajtur
imituesi i madh i shume semundjeve . Ne tabelen e meposhtme jane paraqitur te permbledhura
manifestimet klinike te sifilizit.

Manifestime klinike Manifestime sistemike


Sifilizi Primar Shankri sifilitik Limfadenopati
Sekondar Roseola sifilitike, Erupsion Artralgji, mialgji, pharingitis,
papuloskuamoz, Kondiloma perfshirje okulare
latte, Alopecia, pllaka
mukozale.
Terciar Plage e noduj eritematoze, te Prekje kardiake dhe SNQ
kuq ne kafe. Guma,
Tuberkulat.
Sifilizi Kongenital Hunde shale, Dhembe Hepatosplenomegali,
Hutchinson, Keratiti Osteokondriti
intersticial, iridocikliti
Neurosifilizi Disfunksion te nervave
kranial, meningitis, strok,
status mental te alteruar,
paresis, tabes dorsalis

Neurosyphilisi mund te verehet ne te gjithe stadet e infeksionit sifilitik.


Te persalindurit e infektuar mund te jene asimptomatike ne lindje dhe mund te kene serologji
negative. Ekzaminimi fillestar i tyre duhet te perfshije: ekzaminimin klinik, historine klinike te
nenes perfshire statusin serologjik, trajtimet dhe pergjigjen ndaj trajtimeve, test VDRL,
radiografi te kockave te gjata, ekzaminim i likidit cerebro spinal.

Per te gjithe pacientet me neurosifiliz dhe te porsalindurit me neurosifiliz te mundshem


rekomandohet te kryhet ekzaminimi i likidit cerebro spinal cdo 6 muaj ne vijim te terapise.
Terapia adekuate percaktohet nga rezultate normale te ekzaminimit te likidit cerebrospinal ,
megjithese VDRL mund te mos negativizohet. Ekzaminimi i likidit cerebrospinal ne rastet e
dokumentuara per neurosifiliz (me likid anormal) vazhdohet cdo 6 muaj per 2 vite. Rezultati
normal i likidit cerebrospinal per 1 vit eshte evidence e kurimit.

Prof. Ermira Vasili


Prof. Ass. Monika Fida
Infeksioni HIV mund te alteroje ecurine klinike te sifilizit .Te keta paciente jane verejtur VDRL
ose RPR teste negative nderkohe qe ka klinike aktive te sifilizit sekondar. Ne shume raste
verehen recidive pas terapise adekuate. Pacienti HIV positiv me manifestime te sistemit nervor
qendror duhet vleresuar per neurosifiliz te mundshem. Ekzaminimi i likidit cerebrospinal duhet
te aplikohet dhe te udheheqe trajtimin e pacienteve me HIV.

Sifilizi Primar

Sifilizi primar paraqitet klinikisht me shankrin sifilitik ( ulcera sifilitike), nje reaksion indor ne
vendin e inokulimit dhe limfadenopatine satelitore. Verehet rreth 10-90 dite pas kontaktit me
individin e infektuar. Vihet re me shume ne glans penis ne meshkujt dhe ne vulve ose qafe te
mitres tek femrat. Shpesh i lokalizuar ne kanalin balanoprepucial mund te jete shkak i nje klinike
phimoze ose paraphimoze. Lokalizimi ne qafen e uterusit shpesh mund te kaloje pa u vene re
duke u bere burim infeksioni. Lokalizimi ne labia major ose minor karakterizohet me nje edeme
unilaterale ne vendin e inokulimit . 10% te lezioneve sifilitike primare mund te verehen ne anus,
regioni orofaringeal ( buze, gjuhe, tonsila), ose ekstragenitale ( gisht, gjoks etj). Shankri i
lokalizuar ne anus mund te manifestohet klinikisht me simptoma te pseudohemorroideve.

Shankri ( ulcera sifilitike) zakonisht eshte solitar por mund te jete dhe multiple. Fillon si nje
papul e ngritur e kuqe, e bute me diameter deri disa cm. Papula erozionohet dhe krijon kraterin e
ulceres te indurur, me buze te ngritura ( bordure e qarte). Zakonisht sherohet brenda 4-8 jave, me
ose pa terapi. Ne se nuk trajtohet shankri mund te persistoje disa jave dhe me vone cikatrizohet
duke kaluar ne stadin e sifilizit sekondar.

Limfadenopatia regjionale qe verehet ne kete stad tregon invazionin e Treponemes. Adenopatia


eshte e palpueshme, e padhimbshme dhe rezulton nga rritja e disa ganglioneve regjionale . Ne
disa raste adenopatia mund te jete inflamatore e dhimbshme. Stadi primar eshte stadi me
kontagioz i sifilizit.

Diagnostifikimi ne kete stad nuk eshte gjithnje e lehte pasi pacientet i drejtohen kryesisht mjekut
ne fazen e sifilizit sekondar pasi ankesat subjektive ne fazen e sifilizit primar jane me te pakta.
Diagnoza bazohet ne ekzaminimin me fushe te erret dhe testet serologjike.

Sifilizi Sekondar

Sifilizi Sekondar ka nje paraqitje polimorfe dhe ashtu si sifilizi primar eshte shume kontagioz.
Zakonisht paraqitet me erupsione kutane dhe mukozale brenda 6-8 javeve pas shankrit primar.
Rreth 25% te pacienteve nuk shqetesohen per elementet ne lekure. Manifestimet e sifilizit
sekondar mund te jene te ndyshme si me poshte.

Rozeola sifilitike eshte rash muko-kutan i lokalizuar ose i gjeneralizuar ( zakonisht jo pruritik,
bilateral simetrik) dhe limfadenopati. Fillon si makula ne ngjyre roze te zbehte dhe me rralle e
ngjyre te kuqe. Lokalizohet me shpesh ne trung por mund te haset ne fytyre dhe ekstremitete. Ne
regionin e qafes mund te verehen dhe makula te vogla melanodermike.

Prof. Ermira Vasili


Prof. Ass. Monika Fida
Papula sifilitike haset shpesh ne praktiken e perditshme ne ngjyre te kuqe ne kafe, e infiltruar me
diameter 0.5-1 cm, jo pruriginoze. Papulat sifilitike mund te jene te izoluara ose te grupuara ne
pllaka. Lokalizohen shpesh ne zonat palmo plantare qe eshte shpesh lokalizim preferencial.
Lokalizohen edhe ne fytyre vecanerisht zonat periorificiale ku lezionet jane te vendosura ne
grupe, me pamje krustoze ose akneike.

Alopecia areata eshte nje manifestim klinik klasik qe haset ne fazat e vonshme te sifilizit
sekondar. Shpesh pacienti i drejtohet mjekut me ankesen e vetme te alopecise cka perben ne kete
rast elementin kyc ne diagnoze. Karakterizohet nga nje alopeci kryesisht ne zonen fronto-
temporale dhe mund te preke dhe vetullen. Ne disa raste mund te jete ne formen telogen
efluvium.

Condylomata latta paraqiten si papula sifilitike qe bashkohen ne pllaka me dimensione te vogla


te kufizuara mire ne ngjyre te bardhe ne gri, shpesh dhe erozive . Lokalizohen si ne organe
genitale, anus dhe ne mukozen orale. Te lokalizuara ne gjuhe mund te paraqiten si pllake e
bardhe dhe shpesh perben nje burim infeksioni.

Leukoderma sifilitike manifestohet me makula te bardha ose te hiperpigmentuara vecanerisht


ne qafe dhe trug. Makulat leukodermike nuk kane skuame ne dallim me patologji te tjera.

Verehen gjithashtu simptoma te lehta konstitucionale si: dobesi e pergjithshme, cefale,


anoreksia, nausea, ethe, dhimbje kockore, si dhe ulje e degjimit. Nje numer i vogel pacientesh
mund te komplikohen me meningitis akut sifilitik qe shoqerohet me cefale , rigiditet ne qafe,
ulje degjimi – shurdhim.

Manifestime te tjera me pak te zakonshme perfshijne prekjen gastro intestinale, hepatitis sifilitik,
nefropati dhe glomerulonefritin sifilitik, proctitis, artritis, splenomegali, neuritis optik. Jane hasur
dhe raste te erythemes multiforme tek pacientet e infektuar me sifiliz.

Diagnostikimi ketyre pacienteve nuk eshte gjithnje e lehte pasi numri i diagnozave diferenciale
ne pacientet me sifiliz sekondar eshte shume i madh. Diagnoza bazohet ne ekzaminimin me
fushe te erret, por serologjia luan rol ne diagnoze. Diagnoza nepermjet ekzaminimit mikroskopik
me fushe te erret eshte negativ vetem ne rastet e rozeoles sifilitike. Shpesh ne praktiken e
perditshme elementet kutane te sifilizit i nenshtrohen kryerjes se biopsise. Ekzaminimi
histopatologjik nuk eshte shume specifik por si element klasik orientimi por jo konstant eshte
prania e plazmociteve ne infiltrat.

Sifilizi Latent

Faza Latences mund te persistoje nga disa vite deri ne 25 vite perpara se te shfaqen lezionet
destruktive te sifilizit terciar. Pacientet e infektuar mund te riperserisin ne kete stad simptomat e
sifilizit primar ose sekondar. Ato jane asimptomatik gjate fazes latente dhe semundja mund te
zbulohet vetem nepermjet testeve serologjike.

Sifilizi latent mund te ndahet ne sifiliz latent te hershem e te vonshem. Kjo ndarje eshte e
rendesishme vecanerisht referuar trajtimit pasi eshte i ndryshem per secilen nga keto nenndarje.
Prof. Ermira Vasili
Prof. Ass. Monika Fida
Periudha e hershme latente perkon me vitin e pare pas rezolucionit te sifilizit primar ose
sekondar. Pacientet asimptomatik qe kane test aktiv te ri serologjik pas testit serologjik negative
brenda vitit te pare konsiderohen te jene ne fazen e hershme te sifilizit latent.

Sifilizi Terciar

Sifilizi Terciar (i vone) progredon ngadale dhe mund te preke cdo organ. Kalimi ne kete faze
nuk ndodh gjithnje pasi pacienti diagnostikohet e trajtohet ne fazat e meparshme te sifilizit.
Sifilizi terciar manifestohet rreth 3-5 vjet pas infektimit. Semundja ne kete faze nuk eshte
kontagioze.

Lezionet ne lekure manifestohen me gumat sifilitike dhe tuberkulat. Tuberkulat sifilitike jane
noduj te kuq ne baker, te forte , me siperfaqe te lemuar ose skuamoze qe grupohen ne forme
anulare ose rreth nje zone qendrore te shendoshe ose cikatrizante. Gumat zhvillohen rreth 3-15
vjet pas infektimit dhe paraqiten ne lekure ose ne mukoza si tumore te forte ne fillim qe zbuten
dhe hapen te cilat duke u grupuar formojne ulceracione me konture te c’rregullta. Gumat
sifilitike verehen ne kembe, gjunj, brryla, fytyre dhe ne koke. Guma e lokalizuar ne hunde mund
te coje ne perforacion te septum nasi ose e vendosur ne goje con ne perforacion te palatum. .
Trauma mund te predispozoje shfaqjen e gumes.

Manifestimet sistemike mund te perfshijne sifilizin kardiovaskular e neurologjik:

 Prekje neurologjike, perfshire humbje shikimi dhe demtim te degjimit.


 Demence, paresthesias, inkontinence dhe impotence
 Dhimbje kraharori, dhimbje mesi, stridor, dhe simptoma te tjera te lidhura me aneurizem
te aortes.

Prekja e sistemit nervor qendror mund te verehet me prezencen e simptomave dhe manifestohet
me dhimbje koke, marrje mendsh, crregullime te humorit, dhimbje qafe, shikim i turbullt, prekja
e kordave spinale manifestohet me simptoma bulbare, dobesi te muskujve, incontinence,
impotence.

Sifilizi Kongenital

Sifilizi mund te transmetohet ne rruge transplacentare nga nena shtatezane e infektuar tek fetusi.
Femija kontaminohet ose zhvillon lezionet nga muaji i 4 i shtatezanise.Sifilizi kongenital
klasifikohet ne sifiliz te hershem dhe te vonshem Kongenital. Infektimi in utero mund te
provokoje vdekjen in utero, manifestime te hershme ose te vonshme te sifilizit kongenital.
Sifilizi i hershem kongenital shfaqet brenda 2 viteve te pare te jetes. Sifilizi i vonshem kongenital
shfaqet ne femij me moshe mbi 2 vjec. Nje perqindje e vogel e infanteve te infektuar ne uterus
mund te kene nje forme latente te infeksionit qe shfaqet gjate femijerise ose ne disa raste gjate
jetes adulte. Risku per transmetim te infeksionit nga nena tek fetusi eshte rreth 75-95% kur nena
ka sifiliz te hershem. Ne sifilizin e vonshem mbi 2 vjet ky rrezik transmetimi eshte rreth 35%.

Prof. Ermira Vasili


Prof. Ass. Monika Fida
Patogeneza varet me shume nga pergjigja imune e fetusit se sa nga efekti toksik i spiroketes.
Mjekimi adekuat perpara 16 javeve te shtatezanise parandalon demtimet e fetusit. Ne se nuk
trajtohet vdekja e fetusit arrin ne 40% te rasteve.

Sifilizi i hershem kongenital: Femija i prekur nga sifilizi mund te paraqese prekje te shume
organeve dhe manifestimet mund te jene gjate lindjes ose javet e para pas lindjes. Femija eshte i
zbehte hipotrofik dhe me abdomen te fryre nga hepatosplenomegalia. Prekja laringeale eshte
karakteristike tipike qe shkakton ngjirje te zerit. Simptoma te hershme qe shfaqen para moshes 2
vjecare eshte rhiniti, pasuar nga lezione ne lekure. Lezionet kutane jane te ngjashme me lezionet
e sifilizit sekondar. Lezionet papuloskuamoze jane te perhapura ne fytyre, trung, regionin
palmoplantar. Ne sifiliz kongenital mund te shfaqen disa lezione vesikulo buloz qe quhen
pemfigus sifilitik kongenital qe nuk kane asgje te perbashket me phemfigus vulgaris te adulteve.
Per shkak te inflamacionit shfaqet bula subepidermale qe eshte shpesh prezente ne regionin
palmo- plantar. Rupturimi i bulave pasohet me pllaka erozive, te maceruara dhe shpesh keto jane
te vendosura mbi duar e kembe edematoze. Ne disa raste mund te verehet nje deskuamim difuz.

Sifilizi i vonshem kongenital: Pas moshes 2 vjecare prinderit mund te verejne probleme tek
femija me degjimin , zhvillimin ne gjuhe dhe pamjen. Anomalia faciale dhe dentare mund te
paraqiten si gunga frontale, hunde ne forme shale etj. Anomalite ne teresi mund te verehen me
shume midis moshes 5-20 vjecare.

Ndryshimet dentare mund te manifestohen me Incizoret e Hutchinson; incizoret e siperm me te


vegjel, ne forme koni. Shpesh verehet diastema,( hapesire me e madhe ndermjet dhembeve se
normalisht). Molaret anormale. Shpesh tek keta femije eshte evidente karies dentar.

Triada e Hutchinson perfshin keratitin intersticial, incizoret e Hutchinson dhe shurdhimin nga
demtimi i nervit te VIII, megjithate shurdhesia eshte e rralle.

Keratiti intersticial: ndryshimet intersticiale zhvillohen vone zakonisht ne pacientet e moshes 6-


20 vjec. Mund te shoqerohen me uveit ose korioretinit. Shihen gjithashtu atrofi optike por
pothuajse gjithnje e shoqeruar me neurosifiliz.

Paraqitje klinike shpesh tipike eshte demtimi i kartilagos se hundes dhe kockes se hundes qe
pasohet me pamje klasike te Hundes ne forme shale. Pjesa distale e hundes krijon nje pjerresi
nga brenda si pasoje e mungeses se pjeses kockore.

Linjat Parot vendosen rreth orificiume ; ragade perreth gojes dhe rreth anusit.

Periostitis: paraqitet ne radiologji si shtresa te holla te shumta kalcifikimi perreth korteksit te


kockes se prekur. Haset me shpesh ne pjesen frontale dhe tibia.

Semundje hematologjike: hemoglobinuria paroxismale nga te ftohtit te sugjeron per sifiliz


kongenital latent ose sifiliz te fituar te patrajtuar. Pacienti paraqet ethe dhe urinim ne ngjyre te
erret 6-8 ore pas ekspozimit ne te ftohte, duke reflektuar autohemolizen e eritrociteve.

Prof. Ermira Vasili


Prof. Ass. Monika Fida
Disa manifestime jane me te vecanta dhe te painfluencuara nga trajtimi specifik si pershembull
keratiti intersticial, iridocikliti, qe shfaqen disi me vone ose ne adoleshence, shurdhimi nga
neurolabirintet etj. Keto manifestime jane sensibel ndaj kortikoterapise.

Diagnoza e Sifilizit

Diagnoza bazohet ne paraqitjen klinike, ekzaminimin me fushe te erret, Testet jo-treponemike


( RPR ose VDRL), testet serologjine treponemike ( FTA-Abs, MHA- TP) dhe ne disa raste mund
te nevojitet dhe biopsia kutane per te realiziar nje diagnoze te sakte. Kur dyshohet per
neurosifiliz duhet te ekzaminohet likidi cerobrospinal.

Klinikisht ne se verehet nje lezion ulceroz ne organet genitale me limfadenopati duhet te


perjashtohet gjithnje sifilizi primar.

I. Mikroskopia me fushe te erret.

Realizon pamjen e spiroketes Treponema ne mikroskop. Ne fazen e pare ne ekzaminimin


mikroskopik mund te diagnostikohet treponema pallidum. Por ky ekzaminim shpesh rezulton
negativ per shkak te ndjeshmerise te larte te treponemes ndaj antiseptikeve, antibiotikeve lokale
ose sistemike. Eksudati seroz merret ose nga shankri sifilitik ose nga lezionet sekondare te
sifilizit shtrihet ne nje laster dhe ekzaminohet ne mikroskop me fushe te erret. Spiroketa ka
vecori qe e dallojne qarte si morfologjia si turjele dhe levizjet tipike rrutulluese. Ka rezultate
pozitive ne ekzaminim te shankrit, condilomave latte dhe papulave sifilitike. Ne ekzaminim
mikroskopik mund te ekzaminohet dhe materiali i marre nga limfonodujt . Testi ( DFA- TP)
eshte testi me antitrupa me ane te fluoreshences direkte per T. Pallidum. Antitrupat floreshente
jane perdorur per te zbuluar T. Pallidum ne eksudatin e marre nga lezioni, nga inde ose likidi i
marre nga limfonodujt.

II. Testet serologjike diagnostifikuese - Serologjia e Sifilizit:


Reaksionet serologjike jane pikerisht keto reaksione qe perbejne elementin diagnostik kryesor.
Testet serologjike per sifilizin percaktojne dy tipe antikorpesh: antikorpet aspecifike
jotreponemike dhe antikorpet specifike treponemike.
Testet jo treponemike. Keto teste percaktojne antikorpet antilipidike IgG dhe IgM te formuara ne
organizmin bujtes si pergjigje ndaj lipideve te siperfaqes qelizore te treponemes. Testet me te
perdorura ne praktiken klinike jane VDRL ( Veneral Disease Research Laboratory) dhe RPR
( Reaginin Plasmatic Rapid). Testi VDRL behet pozitiv rreth dites se 14-te pas shfaqjes se
shankrit sifilitik. Ne rast se ekzistojne dyshime per rezultate fallc negativ atehere testet
serologjike duhet te perseriten rreth 1-2 jave pas testit negativ fillestar. Titri ne rritje te analizes
VDRL tregon nje propabilitet te larte per sifilizin primar.
Ne popullaten me risk te ulet te gjithe rezultatet pozitive duhet te konfirmohen me test
treponemik. Rezultatet fals pozitive ne popullate mund te arrijne 1-2 % pavaresisht nga testet jo
treponemik te perdorur.
Testet treponemike : Testet ndaj antikorpeve treponemike specifike percaktojne nje infeksion
treponemik prezent ose te kaluar me nje propabilitet te larte.Testet qe perdoren jane testi i
Prof. Ermira Vasili
Prof. Ass. Monika Fida
imunofloreshences FTA-ABS ( test i absorbimit me antikorpe fluoreshente; Testi FTA-ABS me
fluoreshence te dyfishte ( Ds); Testi hemaglutinacionit ( TPHA). Te gjithe testet treponemike
perdorin Treponema pallidum si antigen dhe bazohen mbi percaktimin e antikorpeve direkte
kundrejt komponenteve te qelizes treponemike.
Evolucioni i serologjise:
Reaksionet serologjike behen pozitive rreth 14 dite pas shfaqjes se shankrit sifilitik.
Ne sifilizin sekondar testet serologjike jane pozitive me perqindje te rritur mjaftueshem per
diagnostikim. Ne sifilizin e vonshem reaksionet klasike jane pozitive ne shkalle shume variabel
qe ulen shpesh me kalimin e viteve. Gjate trajtimit te pacientit me sifiliz vlerat e testit VDRL
perdoren per te monitoruar pacientin gjate trajtimit dhe behen ne 6-24 muaj ne vijim si dhe per te
depistuar nje riinfektim.
Sifilizi serologjik, reaksionet e rreme:
Gjithnje pas nje testi pozitiv per sifiliz duhet te verifikohet dhe te konfirmohet me reaksionin e
references ( TPHA). Ne rast te ketij reaksioni negativ atehere duhet te mendohet mundesia e nje
reaksioni te rreme serologjik pra pacienti eshte i pa infektuar nga treponema. Reaksionet fallc
pozitiv duhet te mos neglizhohen sepse mund te rezultojne ne rast te semundjeve virale, ne
reaksione alergjike, ne shtatezani. Reaksionet e rreme serologjike permanente jane te
rendesishme dhe mund te verehen ne kolagenoza, cirroza, ne disa semundje hematologjike,
semundje infektive kronike e parazitare. Ato mbeten shpesh me etiologji te panjohur, por gjithnje
duhet kerkuar nje afeksion ose terren disglobulinemik.

Diagnoza diferenciale
Diagnoza diferenciale eshte specifike ne varesi te stadit te semundjes.

I. Diagnoza diferenciale e sifilizit primar: Herpes simplex virus ( herpes labial ose
genial), Tonsilit.
II. Diagnoza diferenciale e sifilizit sekondar
Rozeola sifilitike duhet te diferencohet : Erupsion medikamentoz, rubeole, , Pitiriasis
Rosea, Mononukleoze infektive.
Papulat sifilitike duhet te diferencohen nga : Psoriasis Guttate, Lymphomatoid
papulosis, Lichen planus, Parapsoriasis.
Leukoderma sifilitike me makula te hipopigmentuara duhet diferencuar me Pitiriasis
Versikolor.
Condiloma latte duhet te diferencohen me Condiloma acuminata, Karcinoma
Skuamoqelizore.
Alopecia Sifilitike: Alopeci areata, Telogen difusum.
Enantemat sifilitike ne mukozen e gojes: Aftet, Leukoplakine, Pemphigus vulgaris ,
Eritemen polimorfe.

III. Diagnoza diferenciale e sifilizit terciar: Sarkoidosis, Tuberkulozi kutan, Infeksione


mykobakteriale atipike.

Prof. Ermira Vasili


Prof. Ass. Monika Fida
Parimet e trajtimit dhe trajtimi

 Kur pacienti eshte diagnostikuar me sifiliz duhet te vleresohet dhe te testohet per
semundje te tjera SST
 trajtimi i partnereve seksuale eshte i domosdoshem.
 Trajtimi i sifilizit bazohet ne kohezgjatjen e infeksionit pra stadifikimin e semundjes dhe
prekjen e organeve.
 Rastet me sifiliz duhet te raportohen prane autoriteteve perkatese shendetesore.

 Rekondohet trajtimi me injeksione pasi trajtimi me antibiotik oral do te jete i zgjatur. Por
ne te gjitha rastet duhet te realizohet nje ndjekje e mire dhe e dokumentuar e sherimit te
sifilizit.
 Tetracycline eshte e kunderindikuar ne trimestrin e dyte dhe te trete te shtatezanise dhe ne
femije nen moshen 8 vjecare.
 Ne rast te fillimit te terapise dy aspekte te rendesishme duhet te kihen parasysh nga
mjeku: se pari reaksioni nga penicilina dhe se dyti reaksioni Herxheimer qe verehet me
fillimin e terapise.
 Reaksioni Herxheimer mund te verehet 24 oret e para te fillimit te trajtimit dhe eshte
pergjigje inflamatore e clirimit te citokinave nxitur nga antigenet e rritur si rezultat i
shkrirjes se spiroketave. Per te evituar kete reaksion rekomandohet fillimi para trajtimit
te sifilizit mjekimi antiinflamator ( sol. prednisolon 25 mg i.v,ose i.m) dhe monitorim i
parametrave hemodinamike.
 Te gjithe pacientet e dokumentuar per sifiliz duhet te jene te monitoruar si nga ana
klinike dhe laboratorike deri ne perfundim te mjekimit .

 Terapia e linjes se pare: Varet nga kohezgjatja e infeksionit dhe gjendja e imunitetit te
pacientit. Kontaktet e pacientit duhen vleresuar dhe monitoruar per mundesine e
infeksinit. Preparat i zgjedhur eshte Penicilina.

Sifilizi i hershem: Sifilizi primar, Sifilizi sekondar ose Sifilizi latent i jo me shume se 2 viteve:

- Benzatin Penicilin G 2,4 milion IU, i.m si doze e vetme. Per shkak te volumit te rritur ne
nje doze rekomandohet te aplikohet si 2 injeksione ne ane te ndryshme.

Regjime alternative:

- Procaine benzatine Penicilin G 1.2 milion IU ne dite, injeksion intramuskular per 10 dite.

Pacientet qe jane alergjik ndaj Penicilines ( jo gra shtatezane):

Prof. Ermira Vasili


Prof. Ass. Monika Fida
- Tetracycline 500mg, 4x1 tab ne dite per 15 dite ose doxycycline 100mg 2x1 tab ne dite
per 15 dite.

Regjimi i rekomanduar:

- Benzatin Penicilin G, 2,4 milion IU injeksion intramuskular, 1x ne jave per 3 jave rresht.
- Benzatin penicilin procaine 1,2 milion IU, injeksione intramuskulare 1 here ne dite per
20 dite.

Sifilizi Kardiovaskular:

Regjimi i rekomanduar

Prokaine Benzatin Penicilin G 1.2 million IU, injeksion intramuskular, 1 here ne dite per 20 dite
te njepasnjeshme. Rekomandohet konsultimi me mjek kardiolog.

Alternativat e regjimit te trajtimit te personave alergjik ndaj penicilines (per grate jo-shtatezane)

- Tetracycline 500mg orale, 4x1 per 30 dite ose;


- Doxycycline 100 mg orale, 2x 1 tablete ne dite per 30 dite.
Penicilina eshte terapia e zgjedhur. Tetracyclina eshte terapia qe ka efikasitet me te mire
se doksiciklina. Sifilizi i vonshem kerkon regjime te zgjatura terapie.

Tabela 2. Sifilizi dhe opsionet e trajtimit

Trajtim
opsioni per
pacientet Trajtim
allergjik opsioni per
Trajtim ndaj grate
Terapi e Linjes se pare Alternativ penicilines shtatezane Monitorim
Sifiliz Primar, Intramuskular Benzathine Doze e vetme Doxycycline Ne se jane 3, 6, 9, 12
Sekondar, ose penicillin G 2.4 x 106U si 2 g 100 mg per alergjik ndaj dhe 24
sifiliz i doze e vetme azithromycin 14 dite. penicilines: muaj
hershem mund te erythromycin
konsiderohet 500 mg per
si zgjedhje e 15 dite;
dyte trajtimi.; erithromycina
Kujdes mund te mos
shtamet trajtoje ne
azithromycin- menyre
resistante. adekuate
Azithromycin fetusin. Jep

Prof. Ermira Vasili


Prof. Ass. Monika Fida
nuk duhet te
perdoret tek
meshkujt
homoseksual, shtese terapi
dhe grate me peniciline
shtatezene. per sifilizin
Alternative kongenital
Ceftriaxone 1 (shih me
g im ne dite poshte) te
per 10 dite. porsalindurit.
Azithromycin
2 g doze e
vetme,
doxycycline Ne se eshte
100 mg per alergjik ndaj
28 dite IM Doxycycline penicilines;
Benzathine penicillin G 2.4 x Ceftriaxone 1 100 mg erythromycin
106U ne jave IM per 3 jave g ne dite per b.i.d. per 28 500 mg q.i.d. 6, 12 dhe
Sifiliz > 1 vit rradhazi 10 dite. dite per 30 dite 24 muaj
Procaine
penicillin G
2.4 X 106 U
ne dite me
oral
probenecid
500 mg per
10-14 dite.
Opsion tjeter
eshte
ceftriaxone 2 Erythromyci
Intravenous penicillin G 4 x g IM ose IV Doxycycline n 500 mg
106 U cdo 4 ore ose infuzion ne dite per 200 mg per q.i.d. per 30
Neurosifilis i vazhduar per 10-14 dite. 10-14 dite 28 dite dite
Kongenital Ne infantet asimptomatik 3, 6, 9, 12
Positive CSF VDRL kane dhe 24
nevoje per trajtim per muaj
perfshirje te CNS. (a) Infantet
me CSF normal:
Intramuskular benzathine
penicillin G 50,000 U/kg ne
doze te vetme.(b) Infante me
CSF jonormal dhe ato me
perfshirje te CNS nuk duhet
te perjashtojne: Intramuscular
aqueous procaine penicillin G
Prof. Ermira Vasili
Prof. Ass. Monika Fida
50,000 U/kg/ne dite per 10
dite(c) Per femije me te
medhenj doza e penicillines
eshte si me siper, por nuk
duhet te rriten doza nga
rekomandimet e perdorimit tek
adultet me sifiliz ose tek ato
me mbi 1 vit sifiliz.
Sifiliz ne
individet e
infektuar me Benzathine penicillin G 2.4 x
HIV 106U si doze e vetme IM

Referenca

1. http://www.cdc.gov/std/treatment/2010/genital-ulcers.htm#congenital
2. Read PJ, Donovan B (2012) Clinical aspects of adult syphilis, Int Med Journal, 42: 614-
619.
3. Mattei, PL et al (2012) Syphilis: an emerging infection, AFP, 86: 433
4. Vasili et al. Dermatologjia dhe Venerologjia. Liber per studentet e Fakultetit te
Mjekesise. 2009. 219-228.
5. Touraine R. Revuz J. Dermatologjia klinike dhe venerologjia. Masson 1991. Liber i
perkthyer per studentet e Fakultetit te Mjekesise (1999). 296-297.
6. Vasili Ermira. Dermatologjia dhe Venerologjia. Liber per studentet e Fakultetit te
Stomatologjise. 2011. 89-104

Prof. Ermira Vasili


Prof. Ass. Monika Fida

You might also like