You are on page 1of 24

EKZAMINIMI

Gjinekologjik
&
Obstetrik

Dr. Curr GJOCAJ-Mr. Sci.


EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK
Ekzamini duhet të bëhet pas marrjës së anamnezes. Duhet sqaruar
se:
Ekzaminimi i pacientes me sëmundje gjinekologjike edhe pse kanë
shumë elemente të përbashkëta, megjithatë- dallon nga ajo e
pacientes obstetrike.

Për ta ekzaminuar pacienten përdorim metoda si:


 Inspekcioni
 Auskultacioni
 Palpacioni

Ekzaminimi bazohet në dukjen e jashtme të pacientes, zhvillimin


fizik, gjatesia-in, pesha, ngjyra e lekurës dhe mukozave të dukshme.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
 Fillohet nga koka me inspekcion duke i
pershkruar formen (Caput quadratum) dhe
madhësine e kokës, alopecine eventuale të
flokeve. Piloziteti i fetyrës.
 Verejtja e ndonjë exo/ftalmusit eventual (psh.
dalja e kokordhokut te syve-me të dalur)
mundë të na sjellë dyshime në gjendren tiroide
e cila duhet të palpohet si dhe eventualisht
ndonjë gjënder limfatike e qafës.
 Gjatë ekzaminimit të krahrorit kontrollohet
simetria e krahrorit si dhe ekzistimi i ndonjë
kifoze apo skolioze.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
 Në pozitë të ulur kontrollohen të dy gjinjet - pytet pacientja mos
ka palpuar ndonjë nyje apo ka verejt kullim. Me vemendje
kontrollohen mamillat, ndonji inversion i dukshem i mamiles.
Gjithashtu duhet të palpohen gjëndrat aksilare.

 Ekzaminimi kardio-pulmonar bëhet duke auskultuar


frymemarjen dhe te rahurat e zemres. Gjithsesi se duhet të matet
tensioni dhe pulsi.

 Muri abdominal inspektohet në pozite të shtrirë duke u referuar


nivelit të krahrorit nën nivel të krahrorit në nivel të kraherorit
apo mbi nivel të krahrorit. Gjithashtu ne murin abdominal duhet
të përshkruhen striet dhe linea alba që e lidhe simfizen me
umbilicus. Ne shtatezeni ajo ka ngjyre të errët dhe shëndrrohet
ne linea fusca.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
 Gjatë ekzaminimit të gjymtyreve të poshtme
përshkruhen deformitet, varikozitet dhe edemat
eventuale.
 Në fundë të ekzaminimit të përgjithshëm duhet të
përshkruhet orjentimi i saj në kohë dhe hapsirë dhe
komunikimi i saj me rrethin.

 Ekzaminimi gjinekologjik bëhet në tavolinen


gjinekologjike me doreza sterile, pacientja e shtrire ne
shpinë, kofshet e larguara, këmbet e flektuara në
kerdhokulla dhe ne gjunjë (pozitë gjinekologjike) sepse
kjo na mundëson qasje me të mirë në organet gjenitale të
femrës.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
Çdo ekzaminim gjinekologjik fillon me:

 Ekzaminim gjinekologjik të jashtëm.


 Ekzaminim vaginal nën speculum.
 Ekzaminim bimanual.
 Ekzaminim rektovaginal.
 Ekzaminim rectal.

(jo domosdoshmerishtë te gjitha llojet e egzamkinimit)

Para çdo ekzaminimi gjinekologjik pacientja duhet ta zbrazë


fshikezen urinare çka lehtëson palpacionin ose ekzaminimin
bimanual.

Ekzaminimi nuk duhet të shkaktoje dhimbje, pra duhet të bëhet me


kujdes.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
Ekzaminimi i organeve te jashtme fillon me
inspektimin e vulves ku përshkruhet piloziteti dhe lloji
i pilozitetit. Nese maja e trekendeshit është e kthyer të
poshtë - kemi të bëjme me një pilozitet femerore
(pylosis feminine), Ndersa tek piloziteti i tipit
mashkullore (pylosis masculine) baza e trekendeshit
është mbi simfizë ndersa maja e kthyer nga umbilicusi.
 Buzet e mdha para lindjes i mbulojne buzet e
vogla.
 Gjatë shtatëzenisë mundë ta dallojmë lividitetin e
shtuar, sekrecione.
 Si pasojë e lindjes në të, mundë të vërejme
cikatrixet e episiotomisë, rupturës, varikozitete.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
 Gjendrrat e Bartholinit - Që janë të vendosura ne
një të tretën e poshtme të buzëve të mëdhaja, nuk
shifen e as palpohen nese nuk janë të inflamuara.

 Introitusi i vaginës -Të femrat që nuk kanë pasur


marrëdhënje, Introitusi i vaginës, është i mbuluar
me hymenin. Ndërsa tek ato apo femrat që kanë
lindë, është e gjërë dhe mund të verehen
karunkulat hymenale.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…

Ekzaminimi gjinekologjik behet ne tavolinen gjinekologjike


Me doreza sterile e shtrire ne shpine, kofshet e larguara, këmbët e flektuara në kerdhokulla dhe në gjunje (pozite gjinekologjike)
sepse kjo na mundeson qasje me të mire në organet gjenitale të femrës.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
 Pas inspeksionit dhe palpacionit të organeve të
jashtme gjenitale bëhet ekzaminimi me spekulum
tek pacientet qe kanë pasur marredhenje (jo tek
pacientet virgo intakta)
 Spekulumet janë të madhësive të ndryshme
Aplikimi duhet të bëhet me kujdes në pozitë
vertikale me gishtin e madhe dhe ate tregues te
dores se majt duke i larguar labiat.
 Pas aplikimit spekulumi rrotullohet ne pozite
horizontale hapet spekulumi dhe fiksohet.
 Për ta lehtesuar aplikimin e spekullumit
këshillohet që ai të jetë i ngrohte dhe i lubrifikuar.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…

ekzaminimi me speculum
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
 Gjatë inspektimit të vagines përshkruhen muret vaginale,
ndryshimet patologjike apo përshkrimi evental i ndonjë
anomalie të vaginës, pastaj prezenca e sekrecionit apo e
gjakut në vagine etj.

Portio vaginalis cervicis uteri duhet të përshkruhet forma e saj,


 Konike - tek femrat që nuk kan lindë (nuliparet)
 Cilindrike – (të femrat e lindura)
 Me orificium eksterne – ovale (të rrumbullaket) të nuliparet
dhe transverzale të multiparet.
Për ta parë siperfaqen e cerviksit me mirë, ajo duhet të fshihet
me pamuk të thatë. Normal siperfaqja e saj është e lëmuar dhe
me ngjyre roze.
EKZAMINIMI
GJINEKOLOGJIK…
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
 Gjithashtuduhet të përshkruhen ulçeracionet,
laceracionet, polipet, rrjedhja e sekrecionit apo e
gjakut nga kanali cervical (nese ka të tilla rrjedhje -
duhet të hulumtohet shkaku).

 Duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuar sekreti


vaginal i cili normalisht është i pakët, ka ngjyrë të
bardhë dhe gjendet kryesisht ne forniksin e pasem,
prej ku mirret një pikë e sekretit vaginal e cila
vendoset në qelqin e mikroskopit ku bëhët përcaktimi i
shkallës së pastertisë sipas SChroderit.
EKZAMINIMI
GJINEKOLOGJIK…
 Përcaktimi i shkallës së pastertise ka rëndesi të madhe,
 SEPSE - Diagnostifikimi i hershem i presences se çfaredo
infeksioni me:
- Baktere,
- Kerpurdha,
- Parasite ose
- Viruse

Ndihmon në pengimin qe këto të shkaktojnë infeksione


përkatesisht ndimojme apo edhe ordonojnë mjekun të
veprojë për shërimin e këtyre infeksioneve apo gjendjeve të
caktura.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
Ekzaminimi vazhdon me marrjen e strishos për analizë
citologjike sipas - PAPA Nikolaut
A. Me brushe e cila rrotullohet disa here ne kanalin cervikal
mirret materiali e cila vendoset në qelq të mikroskpit.
B. Me shpatull gryhet siperfaqja e cerviksit saktesisht zona
ku epiteli cilindrik bashkohet me epitelin e sheshte.
Materiali i fituar vendoset afer materialit te parë ne qelq.
C. Nga fornixi pasem- me shpatull mirret matriali e cila se
bashku me dy te parat vendoset ne qelq e cila fiksohet ne
alkoohol, thahet dhe ngjyroset sipas PAPA Nikollaut, dhe
pastaj ekzaminohet me mikroskop.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…

 Më këtë metode zbulohen ndryshime


premalinje dhe malinje ne qafë të mitrës
(cerviks uteri)

 Pas
përfundimit të ekzaminimit, spekulumi
mbyllet rrotullohet dhe nxirret pa sforco.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK
 Ekzaminimi bimanual - vazhdon pas asaj me spekulum dhe është
metode palpatore. Shpesh here kjo metode është jo e këndeshme për
femren prandaj edhe mungon relaksimi i duhur për ekzaminim.

ekzaminimit bimanual

 Me kujdes futen dy gishta ne vagine duke bërë presion ne


murin e pasem të vagines njëkohesisht dora e majtë është mbi
abdomen në nivel të simfizes dhe tentojmë ti palpojme organet
që gjënden mes dy duarve.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK…
Përmes ekzaminimit bimanual përcaktohet;
 Madhesia dhe Konsistenca e mitres,
 Levizëshmeria e saj,
 Pozita (Anteverzion, retroversion) si dhe raporti me
cervixin (flexion).

 Madhesi e mitrës varet edhe ne cilen periudhe te


shtatezenise e bëjme ekzaminimin, konsistenca e saj
është me e bute në shtatzani.
 Levizëshmerine e saj e përcaktojmë duke lëvizur
cerviksin djathtas dhe majtas që në raste normale kalon
pa dhembje.
 Levizeshmeria e kufizuar si dhe dhembja na flet për ad-
hesion ose proceset inflamatore (parametritis) në pelvik.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK –
vazhdim - ekzaminimit bimanual
 Caktohet forma dhe gjatesia e cervixit (që mesatarisht është 2-3 Cm.)
 Tek mitra ne pozicionin – Anteverzion, cerviksi është i kthyer kah
rektumi ndersa te pozita Retroverzive cerviksin e gjejme kah simfiza.
 Gjate ekzaminimit të Adnexeve bëjme përpjekje për palpimin e
ovareve, tubeve si dhe ligamenteve. Një here në njërën anë e pastaj
ne anën tjetër.

 Tek pacientet obeze zakonisht tubet dhe ovaret nuk munden të


palpohen.
 Themi se adnexet janë të lira nese janë elastike, të pa ndieshme në
palpacion dhe nese gishterinjte e të dy duarve i bashkojme pa ndonji
rezistence.
 Te proceset inflamatore ato jane të trasha në palpim si dhe jepin
rezistence gjatë ekzaminimit.
EKZAMINIMI GJINEKOLOGJIK
vazhdim tek vizita më dorë - ekzaminimit bimanual
 Nese gjatë ekzaminimit hasim në ndonjë tumefakt duhet te
përcaktohet madhesia, lokalizimi si konsistenca e saj.
 Ekzaminimi bimanual përfundon me palpimin e hapsires se
dougllasit e cila normalisht është e pa ndieshme. Palpimi
çfardo tumefakti apo prezenca e ndonjë likidi flet për
procese patologjike ne komblik.
 Ekzaminimi rektal behet tek rastet virgo -intakte apo tek
rastet e pamundësisë së ekzaminimit vaginal (anomalite e
ndryshme) dhe shërben për plotesimin e ekzaminimit
vaginal te rastet e tumoreve apo karcinomit të
mitrës.Nëpermes këtij ekzaminimi dallohen demtimet ose
varikozitet e zorres se trashë.
 Ekzaminimi bëhet me një gisht duke e lyer atë me parë me
vazelin.
Diskutime…

JU FALEMINDERIT PER VEMENDJE

You might also like