You are on page 1of 28

Rahime Bekteshi

2020
ETIKË - kapitulli i parë

1.Çfarë shkence është Etika?


Etika (dhe deontologjia mjekësore) është disiplina që studion rregullat e sjelljes, parimet
morale të mjekëve dhe punonjësve shëndetësor ndaj pacientëve; analizon detyrat dhe të
drejtat e mjekëve gjatë ushtrimit të profesionit në specialitete të ndryshme; raste të
shkeljes së parimeve morale dhe ligjore mjekësore.

2. Me çka merret bioetika?


Me shqyrtimin e problemeve etike aktuale në shkencat biomjekësore. Fillimisht ky term u
përdor në 1960.

3. Çka është kodi i etikës dhe deontologjisë mjekësore?


Paraqet sistem rregullash etiko-morale dhe detyrash që profesionistët mjekësore duhet
respektuar gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Në Shqipëri quhet "Urdhëri i Mjekëve të
Shqipërisë", u krijua në vitin 1993 bashkë me Kodin e Deontologjisë. Deri në vitin 1985
problemet e etikës mjekësore, të drejtës mjekësore, etj. janë shqyrtuar sistematikisht nga
disiplinat e mjekësisë ligjore në fakultetet e mjekësisë dhe drejtësisë. Shërbimi Qëndror
Universitar i Eksperimentimit Mjeko-ligjor në Tiranë, ka qenë institucioni i vetëm që
merreshte me shqyrtimin e shkeljeve etike dhe juridike të mjekëve.

4. Çka nënkupton fjala “moral”?


Fjala rrjedh nga gjuha latine (mos-mores) dhe nënkupton zakonet, rregullat të pashkruara të
sjelljes së njerëzve në një shoqëri të caktuar; qrespektivisht ka të bëjë drejtpërdrejt me
veprimet që pasqyrojnë sjelljen e njerëzve, duke bërë dallimin ndërmjet një veprimi të mirë
nga një i keq. Morali shihet në 3 pikëpamje: 1) Morali si hulumtim: konsiderohet si i tillë pasi
nuk ka të bëjë nga rregulla të cilat janë të paprekshme por ka të bëjë me shqyrtimin e
çështjeve që nuk janë konkrete dhe hulumtimet në fushën e moralit mund të kryhen nga
çdo njeri (i rritur dhe fëmijë), pra jo vetëm specialistë përkatës. 2) Morali si doktrinë: përbën
një tërësi të sistematizuar rregullash dhe formash sjelljeje, e organizuar në mënyrë
hierarkike. Mund t'i përkasi një individi të veçantë (Morali i Dekartit) ose një grupi/shoqërie
të caktuar (Moral Mjekësor). 3) Morali si veprim i caktuar praktik: përbën ndryshim midis
një ideali që ne synojmë të arrijmë, nga një realitet i caktuar. Çfar bëj unë për të zbatuar
parimet e mia morale dhe etike, si dhe ndikimi i tyre tek personat tjerë (si shembull pozitiv).

5. Çka nënkupton fjala “etikë”?


Rrjedh nga greqishtja (ethos) dhe ka kuptim të njejtë me termin "moral", dmth zakonet,
rregullat të pashkruara të sjelljes së njerëzve në një shoqëri të caktuar. Etika konsiderohet si
"shkenca e moralit", sepse për dallim prej moralit asaj i hiqet aspekti i tretë (ai praktik).

6. Çka nënkupton fjala “deontologji”?


Greq. deontos=detyrim; logos=shkencë. Merret me shqyrtimin e të drejtave, kërkesave
etike në lidhje me ushtrimin e një profesioni. Termi për her të parë është përdorur nga
studiuesi anglez Jeremie Bentham në librin e tij, në vitin 1834.
Çështjet e deontologjisë janë sistemuar në trajtë të rregullash të shkruara, të quajtura
"Kodet e Deontologjisë"; përgatiten nga korporata profesionale, aty përfshihen masa

1
Rahime Bekteshi
2020
ndëshkimore (dhe rregulla administrative) që mund të marrë korporata ndaj anëtarëve të
saj.

7. Çka nënkupton fjala “etikë biomjekësore”?


Përfshin parimet në fushat biomjekësore. Bioetika ka 2 përkufizime: 1) Bioetika
konsiderohet si pjesë e etikës që merret me çështjet që kanë dalë nga parimet e shkencave
biomjekësore. 2)Bioetika përfaqëson disiplinën që merret me stufimin e zgjidhjeve të
konflikteve të vlerave në shoqëri, në lidhje me arritjet e shkencave biomjekësore.

8. Cilat tema trajtojnë kryesisht studiuesit e bioetikës?


>çështjet e plakjes & vdekjes;
>çështjet e eksperimenteve të njeriut;
>çështjet e sëmundjeve neuropsikike dhe ndërhyrjeve në.trurin e njeriut;
>çështjet e prokreacionit;
>çështjet lidhur me zbulimet e reja në fushat e gjenetike dhe biologjisë molekulare;
+
>çështjet e vetëvrasjes dhe ndihmës në vetëvrasjet;
>çështjet e operacioneve të transplantimeve;
>çështjet e politikës shëndetësore.
+
>çështjet e kërkimeve në fushat e armëve kimike dhe biologjike;
>çështjet e torturës;
>çështjet e dënimit me vdekje;
>çështjet e ndotjes të ambientit.

9. Çka nënkupton "e drejta"?


Konsiderohet tërësia e normave juridike (ligjeve) që rregullon marrëdhëniet shoqërore
ndërmjet njerëzve, në një shoqëri të caktuar. Respektimi i këtyre normave sigurohet nga
instanca shtetërore përkatëse.

10. Çka nënkupton "e drejta mjekësore"?


Është degë e veçantë e së drejtës, që përfaqëson tërësinë e ligjeve që kanë të bëjnë me
mjekësinë, ka koncept të gjerë duke përfshirë këtu edhe: ligjet e kodeve penale dhe
procedurës penale, kodeve civile dhe procedurës civile, deontologjia mjekësore me Kodin e
deontologjisë, dhe etika mjekësore.
Si degë më e re e sajë është e drejta mjekësore e krahasuar.

11. Çfarë disipline përbën mjekësia ligjore?


Realizon lidhje midis së drejtës dhe mjekësisë. Ajo merret me zgjidhjen e çështjeve me
karakter mjekësor dhe biologjik që hasen në praktikën e organeve të drejtësisë.

12. Kush janë 2 parimet kryesore të etikës dhe deontologjisë mjekësore?


Parimi i respektit të jetës & parimi i paprekshmërisë dhe pavarësisë së personit, që në vete
përmban konsentin.

2
Rahime Bekteshi
2020
1.1. Parimet në etikë
parimi i respektit të jetës
përmendet edhe në betimin e Hipokratit, thekson se jeta e njeriut ka vlerë të rëndësishme
prandaj, duhet mbrojtur dhe ruajtur me kujdes të jashtëzakonshëm. Është i shprehur edhe
në konceptet e:
->karakteri i shenjtë i jetës=jeta e njeriut sipas qëndrimit vitalist, ka karakter të shenjtë për
shkak të vlerës absolute të saj. Prandaj, duhet përdorur të gjitha mjetet për ta mbrojtur, pa
marrë parasysh në çfarë kushtesh gjendemi.
->cilësia e jetës=për jetën nuk mjafton vetëm ekzistenca biologjike, numri i ditëve të saj, por
edhe i cilësisë në drejtime të ndryshme.
Sipas konceptit të cilësisë së jetës, në raste kur jeta e njeriut mbahet me mjete teknikë, në
kushte artificiale, jeta nuk duhet të zgjatet. Ky veprim është në kundërshtim me karakterin e
shenjtë të jetës.
->e drejta për të vdekur=ky koncept poashtu është në kundërshtim me atë të parin. Përmes
këtij koncepti aprovohet se njeriu si qënie e lirë dhe e pavarur, mund të heqë dorë nga çdo e
drejtë, përfshirë këtu edhe të drejtën për të jetuar.
Sipas këtij parimi lejohet eutanazia aktive dhe ndihma në vetëvrasje.
parimi i paprekshmërisë dhe pavarësisë së personit, që në vete përmban konsentin
Deontologjia mjekësore tradicionale vendoste në plan të parë, kërkesat etike ndaj mjekut.
Pacienti e kishte lënë në dorë të mjekut përcaktimin e mjekimit dhe metodat e mjekimit. Kjo
paraqet të ashq qëndrim paternalist.
Këto qëndrime kanë evuluar dhe në të drejtën moderne përmendet parimi/e drejta e
autonomisë së personit.
->parimi i autonomisë në bioetikë Është parim fondamentale, i cili përbën themelet e
demokracisë, ai mbështet dinjitetin, lirinë dhe barazinë e qytetarëve; ndalon shfrytëzimin e
një individi nga një tjetër.
Në disa raste ligji kufizon zbatimin e këtij parimi (konsentin ndaj eutanazisë, ka ligj që e
ndalon).
parimi: mos vrit
përmendet që nga kohët e lashta, ndalon të bërit keq, dëmtimin e shëndetit ose vrasjen e
një personi tjetër.
Përjashtime: vrasja në kushte të mbrojtjes ligjore, dënimi me vdekje, etj.
parimi i përdorimit të mjeteve dhe mjekimeve të zakonshme
Njeriu ka të drejtë të ruaj shëndetin e tij, duke përdorur mjete dhe mjekime të zakonshme
(që përdoren nga shumica e njerëzve).
Si mjete të jashtëzakonshëme konsiderohen ato mjete ose mjekime, aplikimi i të cilave
shfaq vështirësi në aspekte të ndryshme ekonomike, fizike, psikologjike, etj.
Por një mjekim i caktuar që kërkon shpenzime të jashtëzakonshëme, në kushte tjera, mund
të konsiderohet si mjekim me shpenzime të zakonshme.
Prandaj, që të jemi sa më të saktë në përdorimin e koncepteve të mjeteve të zakonshme
dhe të jashtëzakonshme, është bërë zëvendësimi i tyre me termat: mjete proporcionale &
mjete disproporcionale.
->mjete proporcionale=janë të gjitha ato ndërhyrje mjekësore të cilat duke konsideruar
gjendjen fizike, ekonomike, psikologjike, etj. të pacientit do të konsiderohen proporcionale
me rezultatet e parashikuara për të mirën e pacientit.
->mjete disproporcionale=e kundërta.
parimi i totalitetit

3
Rahime Bekteshi
2020
Ka kuptimin që karakteristikë e qënies njerëzore është integriteti trupit. Sipas këtij parimi
ekzistenca e një pjese i shërben të gjithë trupit të njeriut. Vetë personi vendos për fatin e
kësaj pjese dhe e përdor sipas interesit të vet.
Përjashtime: vetëgjymtimi trupit për t'i shpëtuar shërbimit ushtarak në një situatë lufte.
parimi i veprimit me rezultat të dyfishtë
A mund të hidhesh nga një tren, përderisa ai është duke lëvizur, për t'iu shmangur një
vjedhjeje, apo dhunimi seksual?
Lejohet që një mjek të rrezikojë jetën e vet në rast lufte, për të mjekuar pacientë?
Lejohet që një grua shtatzënë të përdori medikamente që i nevojiten, por që rrezikojnë
jetën e fetusit të saj?
Një veprim që do këtë rezultat të dyfishtë (pozitiv ose negativ) nga aspekti etik, do lejohet
kryerja e tij, vetëm nëse plotësohet 1 prej këtyre kushteve:
>veprimi të realizohet me qëllim të mirë (mjekimi i pacientëve në kushte lufte).
>veprimi të realizohet me qëllimin që në fund të arrihet rezultat pozitiv, ndërsa rezultati
negativ është i padëshiruar.
>rezultati (i mirë) të arrihet si pasojë e drejtpërdrejtë e veprimit dhe jo si pasojë e rezultatit
të keq. Ruajtja e jetës së gruas shtatzënë (rezultat i mirë) të sigurohet me heqjen e motrës në
pjesën e prekur nga kanceri (veprimi) dhe jo nga vdekja e fetusit që ndodhet brenda në mitër
(rezultat negativ).
parimi i mirëbërërësisë
Konsiderohet detyrimin për t'i bërë mirë pacientit, nga ky parim pacienti duhet të ketë
përfitimin më të madh të mundshëm. Detyrimet e mjekut ndaj pacientit:
->detyrimi për të mos dëmtuar (mos shkaktohet dhimbje ose vuajtje, psh: mjeku duhet të
heqë dorë nga mjekimi kimio-terapeutik i një pacienti me kancer në stad terminal).
->detyrimi për të parandaluar dhimbjen ose vuajtjen, psh: jepet O2 pacientit me kancer
pulmonal, që ka dispne.
->detyrimi për të hequr (suprimuar) dhimbjen ose vuajtjen, psh: i jepet morfinë një pacienti
me kancer pulmonal në stadin terminal, për qetësimin e dhimbjeve, por që ndikon në
shpejtimin e vdekjes.
->detyrimi për të bërë mirë, pacientit me kancer në stad fillestar i aplikohet mjekim
kimioterapeutik, me qëllim për të mjekuar sëmundjen.
parimi utilitarist
Ky parim aplikohet në bioetikë, për këto qëllime:
->që veprimi të vlerësohet në bazë të çmimit (kostos) dhe përfitimeve të tij;
->nga pikëpamja etike, veprimi do të pranohet varësisht nga pasojat që do vijnë prej tij;
->të kërkohet rezultat sa më i mirë i mundshëm për një numër të madh personash.
parimi i universalitetit
Parimi është inspiruar nga teoria e Kantit, sipas tij duhet vepruar ashtu që t'i trajtosh tjetër
si veten, asnjëherë si mjet ose për qëllim shfrytëzimi.
parimi i barazisë
Të gjithë njerëzit janë të barabartë me njëri tjetrin në lidhje me dinjitetin dhe vlerën e tyre.
Gjatë dhënies së ndihmës mjekësore nuk merret parasysh asnjë dallim i karakterit social,
racial, fetar, gjjnorë, apo moshës së pacientit.
parimi i drejtësisë dhe i paanshmërisë
Sipas filozofit amerikan John Rawls mënyrë e vetme për të vendosur drejtësi dhe barazi,
duhet bërë ulje e shpenzimeve në institucione dhe shërbime publike për të përkrahur

4
Rahime Bekteshi
2020
njerëzit më të varfër, pavarësisht se duhet mbrojtur respektimi i barazisë së njerëzve
kundrejt të gjitha shërbimeve.

ETIKË - kapitulli i dytë


2.1. Figura etike e mjekut dhe personelit tjetër mjekësor
Figura e mjekut portretizohet sipas dimensionit etiko-moral dhe aftësisë tekniko-
profesional.
Ana etiko-morale ka të bëjë me humanizmin profesional mjekësor, ndërsa ajo tekniko-
profesionale është reflektim i aftësisë së tij tekniko-shkencor.
Sipas figurës etike të mjekut, portretizimi i tij bëhet sipas 2 kritereve: përshtypjet e
pacientëve dhe njerëzve tjerë ndaj mjekut dhe përfytyrimi që ka mjeku për vetveten.
Kriteri i parë është më vlerësues, objektiv dhe më afër reales.
Mjeku duhet pasur figurë etike dhe estetike deri diku të perfeksionuar.
Sipas anës etike mjeku duhet plotësuar 3 kërkesa kryesore:
1. Të ketë mandat publik:
reputacioni i një mjeku ose infermieri nuk duhet bazuar vetëm në aftësitë e tyre shkencore-
profesionale. Mjeku dhe infermieri jetojnë dhe punojnë midis njerëzve, detyra e tyre është
bashkëbisedojë, këshillojë pacientët dhe njëkohësisht të mësojë prej tyre. Kështu ai merr
atributet e një këshilltari, përfaqësuesi dhe edukatori të pashpallur.
2. Të ketë një dimension qytetar bashkëkohor:
Mjeku karakterizohet nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë, qëndrimi i vëmendshëm ndaj
pacientit, ngrohtësia, takti, pjekuria, vetëpërmbajtja dhe sjellja e kulturuar me njerëzit.
Figura etike e mjekut ka lidhje edhe me paraqitjen e tij estetike. Estetika ndikon në
psikologjinë e pacientit. Mjeku duhet të jetë i rregullt, i veshur thjeshtë dhe bukur, me një
paraqitje normale, pa ekstravagancë dhe teprime.
3. Të ketë një autoritet profesional shkencor:
Profesionalizmi i personelit mjekësor fitohet me punë, studim dhe përkushtim dhe praktikë.
Diploma është vetëm licentia për të filluar veprimtarinë mjekësore.
Nëse një mjek, ambicien shkencore-profesionale e vë në praktikë vetëm për të kënaqur
egon e tij, ai mund të bëhet klinicist i njohur; por nëse e vendos këtë ambicie në praktikë në
shërbim të kolegëve dhe pacientëve, ai meriton të jetë një mjek i madh.
Përvoja krijohet kur një mjek i mirë, ndjek një lider të mirë.
Mjeku duhet të ketë shkathtësinë dhe saktësinë e violinistit, veshin e dirigjentit, mendimin e
shkrimtarit, impulsivitetin e aktorit, aftësinë në dallimin e ngjyrave të piktorit, perceptimin e
formave të skulptorit si dhe mprehtësinë edhe ndjeshmërinë e poetit.
2.2. Etika e të sëmurit, marrëdhëniet personel mjekësor-pacient-familjar
Etika e pacientit ka lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientit me personelin
mjekësor, familjarët dhe shoqërinë në përgjithësi.
Sipas Deklaratës së Lisbonës mbi të Drejtat e Pacientit, përcaktohen këto parime kryesore:
->e drejta natyrore e njeriut për të jetuar dhe vdekur me dinjitet.
->e drejta për të qenë individ i veçantë: të jetë real, i respektuar dhe mos diskriminohet në
asnjë mënyrë.
->Pacienti ka të drejtë të zgjedhjes së lirë të mjekut, pranimin ose refuzimin e mjekimit; për
të mësuar dhe marrë informacion të mjaftueshëm lidhur me gjendjen e tij shëndetësore
dhe të japi konsentin për çdo veprim që do të merret lidhur me shëndetin e tij.
->Pacienti ka të drejtë të ruajtjes së pavarësisë së lirisë së mendimi dhe të shprehurit.

5
Rahime Bekteshi
2020
->Pacienti ka të drejtë të kërkojë kujdes dhe vëmendje mjekësore, të jetë i siguruar fizikisht
dhe financiarisht, që të mund të gëzojë jetën dhe shëndetin.
Me konceptin shëndet, nënkuptojmë atë gjendje komplekse fizike, mendore, psikologjiko-
shoqërore e mirëqenë dhe jo vetëm në mungesë të sëmundjes.
Me konceptin sëmundje, nënkuptojmë gjendje komplekse simptomash dhe vuajtjesh psiko-
simpatike karakteristike për proceset patologjike dhe traumat.
Të drejtat e pacientit dhe mjekut janë të rregulluara me ligj.
Sipas nenit nr.1 të rregullit mjekësor, mjeku ka për detyrë të ofrojë gadishmëri dhe ndihmë
mjekësore për pacientin.
Sipas nenit nr. 1 të ligjit mjekësor, mjeku duhet të trajtojë me aftësi profesionale dhe
kujdesin e duhur pacientin.
E drejta universale e çdo njeriu për kujdes mjekësor garantohet nga shteti, përmes
shërbimeve mjekësore (shtetërore ose private) dhe sigurimeve shëndetësore e shoqërore.
Të drejtat e pacientit: çdo pacient ka të drejtë të kërkojë ndihmë mjekësore, të zgjedhë
institucionin, mjekun ose ekipin mjekësor, të kërkojë shpjegime dhe të japë të dhëna rreth
sëmundjes dhe mënyrës së mjekimit.
2.3. Parimet etike të marrëdhënieve midis vetë mjekëve dhe parimet etike të
marrëdhënieve midis mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor. Autoriteti i institucioneve
shëndetësore.
Mjekimi i të sëmurit është rezultat i arritjeve të përbashkëta të tërë kolektivit mjekësor.
Mjekët duhet patur mirëkuptim, respekt dhe harmoni me njëri-tjetrin, si dhe me personelin
tjetër mjekësor.
Bashkëpunimi, debati konstruktiv, përkrahja, solidariteti dhe shkëmbimi i përvojave sidomos
me mjekët e rinj, është themeli i harmonisë së kolektivit mjekësor (sidomos kryemjekët).
Kritika duhet dhënë në mënyrë të arsyeshme dhe të mos jetë jashtë normave.
2.4. Vlera etiko-ligjore e diagnozës dhe mjekimit
Parimi themelorë etiko-juridik, në praktikën mjekësore në përgjithësi paraqitet, trinomi
parandalim-diagnostikim-mjekim. Deklarata e Alma Atës, e vitit 1984 bëri që politika
shëndetësore të avancohet duke u ndërtuar kështu një strategji e drejtë e “shëndetit për të
gjithë”.
Diagnostika (greq.) gnosis=njohje dhe dia=ppërmes. Paraqet identifikimin e natyrës së një
sëmundjeje përmes ekzaminimit objektiv të pacientit dhe simptomave të shfaqura.
Teorema e Thomas Bayers paraqet gërshetim harmonik të dy teoremave themelore të
probabilitetit: asaj të përbërë dhe të thjeshtë. Thelbi i kësaj teoreme lidhet me
probabilitetin e kushtëzuar (conditioned chances), që bën vërtetimin e një teorie në bazë të
shfaqjeve dhe rasteve konkrete.
Mjekësia është shkencë praktike apo aplikative, e lidhur ngushtë pas klinikës. Ajo
mbështetet në zbulimet që ofrojnë shkencat tjera teknike. Nëpërmjet inspektimit,
eksplorimit, eksperimimentimit, klasifikimit, sistematizimit dhe krahasimit, diagnostikuar
synon të përcaktojë diagnozën.
Etika diagnostike përfshin ndërgjegjia etiko-juridike dhe përgjegjshmëria profesionale.
Diagnoza patogjenike nënkupton zbulimin e shkaqeve, etiologjinë e mekanizmit patogjen si
dhe reaksionit që ai shkakton në organizmin e sëmurë.
Diagnostikuar ndahet në dy pjesë: në ekzaminim subjektiv (i sëmuri konsiderohet si subjekt
që jep të dhëna, të cilat mjeku i shfrytëzon për përcaktimin e një diagnoze) dhe ekzaminim
objektiv (i sëmuri konsiderohet si objekt dhe ekzaminimet me metoda të ndryshme fizike
(inspektimin, koalicion, perskucion, auskultim) ose metoda laboratorike, rentgenologjike,

6
Rahime Bekteshi
2020
ultrasonike, histokimike, instrumentale, funksionale, etj). Diagnoza bëhet për së gjalli (in
vivo) dhe pas vdekjes (post mortem). Diagnoza përfundimtare, e saktë vendoset pas
ndërhyrjes kirurgjikale, ose pas autopsisë (në rastin ee pacientit të vdekur). Duhet t’u
kushtohet rëndësi e madhe diagnozës së sëmundjeve latente dhe stadet premobile
(fillestare) të sëmundjeve.
Arsyetimi etik, juridik dhe shkencor i diagnozës diferenciale kalon nëpër këto faza:
a) Sipas konceptit të statusit të kushtëzuar, i sëmuri duhet të konsiderohet i
veçantë fizikisht dhe psikologjikisht. Në kuadër të kësaj plr t’iu bërë diferencimi i
sëmundjes merren parasyshë simptomat objektive dhe subjektive, dhe
krahasohen me shenjat tjera.
b) Për diferencim merren olr bazë simptomat karakteristike, specifike dhe
thelbësore.
c) Simptomat krahasohen në bazë të intenzitetit, karakterit dhe lokalizimit të tyre.
d) Përcaktohet tipi i reaksionit që ka shkaktuar agjenti patogjen (i mikroorganizmit)
në organizëm duke marrë parasysh moshën, gjininë, profesionin, gjendjen psikike
të pacientit, etj.
Mjekimi, paraqet fazën e dytë të trajtimit mjekësor. Ka anën e vet etik, juridik dhe shkencor.
Diagnostikimin i drejtë shpie në mjekim të suksesshëm dhe efikas. Çdo sëmundje ka skemën
e vet të mjekimit, si në planin kurativo-taktik, ashtu edhe në atë teknik. Të gjithë veprimet
diagnostikuar dhe mjekuese frikësohen në dokumentat mjekësore përkatëse. Dokumentat
zyrtare administrative, ligjire dhe shkencore janë: kartela klinike, regjistri i vizitave, regjistri i
përshkrimit të operacionit, receta e ilaçeve, raporti për paaftësi të përkohshme në punë,
protokolli i autopsive, etj. Ato paraqesin dëshmi të anës twkniko-profesionale, etike dhe
kulturore të mjekut . Neglizhenca e përpilimit dhe përmbajtjes së tyre e ngarkon mjekun me
pasoja administrative dhe juridike.
2.5. Miratimi për t’iu diagnostikuar dhe mjekuar
Mjeku krijon besim tek pacienti duke respektuar lirinë e tij për të vendosur të pranojë ose
refuzojë ndërhyrje të caktuara diagnostikuese ose mjekuese, kjo e drejtë themelore e
pacientit është e mbrojtur nga konverta ndërkombëtare dhe quhet si konsent (pëlqim,
miratim, aprovim, pranim). Konsenti është veprim i ndërgjegjshëm i të sëmurit, i cili jep
pëlqim ndaj mjekut për të kryer një procedurë duke marrë parasyshë avantazhet dhe
disavantazhet e saj, të cilat mjeku ia ka parashtruar paraprakisht pacientit përmes një
tabloje informative.
Pacienti duhet të japi konsentin pa asnjë presion fizik ose psikologjik, në mënyrë vullnetare
duke qenë i vetëdijshëm dhe i shëndoshë për nga ana psikike, i aftë për të arsyetuar, gjykuar
dhe vendosur lirisht.
Konsenti mund të jepet me gojë ose me shkrim. Me përjashtim të rasteve urgjente, kur
pacienti nuk është i aftë të japi konsentin e tij.
Informacionet që duhet ti jepen pacientit përpara se ai të japë konsentin:
a) Detaje mbi diagnozën dhe ecurinë e sëmundjes, si dhe ndonjë prognozë të
mundshme nëse gjendja lihet pa u mjekuar;
b) Pasiguritë rreth diagnozave, pacientit i jepet mundësi për ekzaminime të mëtejshme
para fillimit të mjekimit;
c) Detaje mbi qëllimet e procedurave dhe mjekimeve të parashikuara;
d) Sqarohen shanset e suksesit ose dështimit, i tregohen rreziqet e mundura;
e) Informohet në raste kur mjekimi është i tipit eksperimental;

7
Rahime Bekteshi
2020
f) I jepen të dhëna rreth monitorimit të gjendjes në rast ndërlikimesh apo paraqitjes së
efekteve anësore;
g) Emri i mjekut ose mjekëve përgjegjës për mjekimin e tij.
Konsenti merret me shkrim në disa raste:
a) Mjekimi ose procedurat janë komplekse dhe rrezikojnë jetën e pacientit;
b) Mund të ketë pasoja invalidizuese;
c) Mjekimi është i tipit eksperimental.
Kur pacientë është i paaftë publikisht ose juridikisht (i mitur, handikap, gjendje kome)
konsenti jepet nga familjarë apo kujdestar ligjorë.
2.6. Refuzimi i mjekimit dhe mjekimi i detyruar
Në rast kur pacienti refuzon mjekimin, veprim i cili mund të ketë pasoja të rënda dpërhe vë
në rrezik jetën e tij, mjeku është i detyruar që të respektojë vendimin e pacientit,
pavarësisht se ky vendim i tij nuk e favorizon gjendjen shëndetësore në të cilën gjendet i
sëmuri.
Në Deklaratën e Lisbonës (1981) të OBSH, në lidhje me të drejtat e pacientit, përcaktohet se:
pacienti ka të drejtë të pranojë ose refuzojë mjekimin, pasi të ketë marrë paraprakisht tërë
informacionin e mjaftueshëm mbi gjendjen e tij shëndetësore.”
Në rast të refuzimit të ndonjë ndërhyrje kirurgjikale apo ekzaminimi, pa kryerjen e të cilit
jeta e pacientit rrezikohet seriozisht, është detyrë e konsultës mjekësore të verifikojë të
gjitha hapat që ka marrë pacienti për të refuzuar një vendim të caktuar, dhe është e
rëndësishme të urdhërohet kryerja e mjekimit, qoftë edhe përmes një vendimi të
përshpejtuar juridik, varësisht shkallë së urgjencës së rastit konkret. E njëjta procedurë
ndiqet kur refuzimi vjen nga një person i rritur me paaftësi mendore , ose në rast kur
prindit/kujdestarët ligjorë refuzojnë mjekimin e një fëmije nën moshëm 14 vjeçare.
Në raste të sëmundjeve që janë në fazë terminale dhe të pashërueshme, ka tendencë të
pranosëmundjevkërkebsaërë nga persona të tretë për refuzimi të mjekimit.
Kur një i sëmurë psikik, i cili paraqet rrezik për mjedisin ku ai jeton nuk pranon të mjekohet
ose refuzon të shtrohet në spital, atëher zbatohen rregullat e shtrimit të detyruar në një
spital psikiatrik.
Kur bëhet fjalë për sëmundje infektive që paraqesin rrezik për jetën e tjerëve, realizohet
trajtim i detyruar mjekësore si masë mjekësore entiepidemike.
2.7. Mjekimi paliativ dhe plastik
Mjekimi paliativ nënkupton kryerjen e procedurave mjekësore që bëjnë përmisim të
përkohshëm të simptomave të një sëmundjeje të pashërueshme, duke patur për qëllim të
ndihmojnë sadopak të sëmurin që është duke shkuar drejt stadit terminal, por pa vepruar
mbi shkakun e sëmundjes.
Si mjekime paliative llogariten procedurat kirurgjikale, kimioterapia, radioterapia rezultatet
simptomatike të tyre janë më të leverdishme sesa efektet e tyre anësore.
Trajtimet paliative kryhen me marrjen konsentit të pacientit dhe familjes së tij, kur
prognoza e sëmundjes shkon në mënyrë të pashmangshme drejt vdekjes së sigurtë.
Mjekimi plastik ka natyrë kirurgjikale dhe kryhet tek ato pacientë që kanë nevojë për
operacione plastike (persona me anomali të lindura ose të fituara). Këta pacientë si pasojë e
gjendjes patologjike primare vuajnë edhe nga ngarkesa psikopatologjike.
Por, kirurgjia plastike është shkaktare e lindjes së problemeve etike, nga abuzime
komerciale kozetike dhe dështime të trajtimeve plastike të kryera nga kirurgët, të cilat kanë
shkaktuar dëme monetare por edhe trauma psikike dhe depresion tek pacientët, në raste të
tilla kirurgu ndëshkohet penalisht.

8
Rahime Bekteshi
2020
2.8. Mjekimi transplantiv
Me transplantim të organeve nënkuptojmë marrjen e organeve nga kufoma e njeriut dhe
vendosjen (transplantimin) e tyre tek personi marrës (akseptor i organit), i cili vuan nga
ndonjl sëmundje organike e pakurueshme, ose gjendet në fazën terminale të saj. Kjo
procedurë i mundëson vazhdimin e jetës pacientit.
Transplantimi i organeve, ose indeve humane mund të kryhet edhe nga donatorë të gjallë
për disa lloje indesh ose organesh të rigjenerueshme (palca kockore), të dyfishta (veshkët),
apo në sasi të mjaftueshme (pjesë nga pulmo, hepar).
Përpjekjet e para shkencore të mjekimit transplantiv i takojnë periudhës së viteve 1950, dhe
kanë filluar me palën kockore dhe veshkët. Transplantimi I parë i suksesshëm, i veshkës u
realizua në vitin 1954, ndërsa ajo i mëlçisë në vitin 1967. Operacioni i parë transplantiv i
zemrës, u krye nga profesori afrikan Christian Bernard, në vitin 1967, në Captown.
Në planin etik ka kundërshtarë të mjekësisë transplantive, si të tilla janë sektet fetare (Bijtë
e Jakovit), antarët e të cilit nuk u lejohet transfuzioni i gjakut, edhe në raste më ekstreme.
Problemet etika lidhen poashtu edhe me vështirësinë e gjetjes së organeve (nga kufoma ose
donatorë të gjallë), shpërndarjen e tyre, raporti i trupit me statusin e trupit të njeriut,
probleme me eksperimentimin e organeve dhe indeve humane.
>Çështja e vështirësisë së gjetjes së organeve (nga kufomat ose dhuruesit e gjallë)
Lidhet me dhënien e konsentit. Çdo shtetas është i lirë për të dhënë ose jo konsentin e tij
për të qenë ose jo donator potencial organesh, por ky fakt hy në konflikt me detyrimin
shoqëror, që në rast se ai vdes, organet e tij të transplantohen tek persona tjerë.
Në Francë dhe Belgjikë, aplikohet konsent (a priori) sipas të cilit shtetasi jep konsent për të
donuar organet pas vdekjes së tij. Për ato persona të cilët janë të gjallë dhe refuzojnë
dhënien e organeve të tyre pas vdekjes, ato lënë shkrim të posaçëm për refuzim, që pas
vdekjes kufomës së tyre nuk mund t'i merren organet.
Në SHBA dhe Kanada, zotëruesit e dokumentit të patentës së makinës, janë të pajisur me
vend të posaçëm, në të cilën shënohet nëse ato janë donatorë organesh.
>Çështja e shpërndarjes së organeve
Për nga aspekti etik, ka të bëjë me marrësit e organeve (recipientët). Për shembull, ka raste
kur pacienti që vuan nga diabeti mellitus (që mund të pranojl mjekim me insulinë) mund të
kërkojë t'i bëhet transplant i pankreasit.
Recipientët e organeve përcaktohen në bazë të disa kritereve: mosha, shkaku i sëmundjes (a
duhet dhënë mëlçia një personi të alkoolizuar). Kush e bën këtë zgjedhje: një komitet
mjekësh?
>Raporti i organeve me trupin dhe statusi i trupit të njeriut
Përbën çështje etike dhe bioetike delikate, që janë më të spikatura në rastet e foshnjave të
porsalindur anecephalic, dhe transplantimi i qelizave fetale.
Në rast e foshnjës së porsalindur, që lind e gjallë, dhe ka mungesë të plotë ose të pjesshme
të korteksit cerebral (jetëgjatësia është 1-2 ditë), ajo mund të shërbejë si burim organesh.
Por, duhet të përcaktohen kriteret e vdekjes meqenëse nuk ka të ruajtur funksionin cerebral
superior. Në këto raste vdekja cerebrale barazohet me vdekjen kortikale.
Pranimi i kriterit të vdekjes kortikale nënkupton që edhe personat që jetojnë në gjendje
kome vegjetative, mund të shpallen të vdekur.
Përkrahja e një qëndrimi të tillë, ka kundërshtime të karakterit etik, juridik, mjekësor.
Nga aspekti ligjor, të gjitha procedurat e sigurimit të organeve dhe indeve, përpunimi dhe
shpërndarja e tyre janë të rregulluara me ligj. Çdo person, mbi 18 vjeç, i shëndosh psikikisht
mund të jetë donator i të gjithë organeve të trupit të tij ose i pjesëve të veçanta, gjatë jetës

9
Rahime Bekteshi
2020
ose pas vdekjes, për qëllime mjekësore ose shkencore. Dhurimi i organeve deklarohet
përmes një konsensusi me shkrim, në formë të akt-dhurimi (donatori nuk shpërblehet për
këtë veprim) që kryhet në prani të 1 noteri dhe 2 dëshmitarëve. Nga e drejta e dhurimi të
organeve përjashtohen personat e mitur, të sëmurët psikik, ato me neoplazma, sëmundje
autoimune, apo sëmundje të rënda mtransplantin disa raste lejohet që të merret organi
edhe nga pacienti i vdekur, vetëm nëse jepet konsent i familjarëve ose kujdestarët ligjor.
Marrja e organeve për transplantim është procedurë që kryhet brenda 24h pas vdekjes së
pacientit, prandaj rëndësi të madhe luan përcaktimi i kohës së vdekjes së donatorit. Marrja
e organeve bëhet nga ekipe kirurgësh të bankave të organeve, përdoren teknika të caktuara
kirurgjike, në kushte të asepsës së plotë, vendosen në gjendje ngrirje dhe dërgohen shpejt
në klinikat përkatëse për t’u bërë transplanti i tyre.
Ksenotransplantimi nënkupton transplantin e organeve të kafshëve në trupin e njeriut.
Ndalohet marrja e organeve për transplantim, përveç në raste të parashikuara me ligj, neni
22 i Kodit të deontologjisë mjekësore. Në nene të tjera të këtij ligji, sanksionohet ndalimi i
tregtimit, trafikimit të paligjshëm, etj. të transplanteve (neni 4).
Rasti Mafia e bardhë, mjekët janë të përfshirë në korrupsionin e trafikimit të transplanteve,
qoftë me donatorë të gjallë, qoftë me kufoma. Mafia e bardhë radhitet pas asaj të drogës.
Të shumtë janë rastet e trafikimit të organeve gjatë vdekjeve me dhunë (vrasje, vetëvrasje,
aksidente). Në të gjitha rastet e kësaj kategorie, vdekja vërtetohet për nga aspekti juridik
nga mjekë regjisorë ose anatomopatologë.
Operacionet transplantive kanë 3 qëllime: terapeutik (pranohet vetëm kur shoqërohet me
dhurimin e organit) shkencor dhe tregtar.

ETIKË - kapitulli i tretë


3.1. Kuptimi etik dhe juridik mbi sekretin profesional ose të fshehtën mjekësore
Koncepti i sekretit profesional mjekësor lidhet me mbajtjen “të fshehtë" të të dhënave
profesionale, të përfshira në një kategori të caktuar, në varësi të natyrës dhe implikimeve që
mund të shfaqin në sferën e marrëdhënieve ndërnjerzore.
Në nenin 11, të kodit deontologjik, shënohet: çdo mjek është i detyruar të mbajë sekret
profesional në interes të të sëmurit. Sekreti përfshin gjithçka që mjeku mëson gjatë
ushtrimit të profesionit, dmth gjithçka që ia ka besuar i sëmuri dhe ato që ka parë, dëgjuar
ose nënkupton.
Në kongresin Mjekësia dhe Ligji, të Shoqatës Botërore të Shkencave Ligjore (Forensic Sciences), u
deklarua: "nëse një njek nxjerr në shesh vullnetarisht një sekret profesional, do ë quhet fajtor i
thyerjes së betimit dhe të shëmtimit të figurës së tij etiko-morale; përkundrazi nëse jep të dhëna në
mjediset e drejtësisë sipas kërkesave që ia dikton ligji në interes të shoqërisë, nuk bëhet fjalë për
shkelje sekreti.”
Kjo paraqet të ashq sekretin e dyzuar, sipas të cilit mbahet sekreti i mirë dhe lëshohet sekreti i keq.
Shfaqje të sekretit mjekësor të përgjithshëm konsiderohen:
- Të dhënat e dokumentave mjekësore,
- Disa ekzaminime dhe manipulime mjekësore,
- Përdorimi i terminologjinë së posaçme në të shkruar dhe të folur,
- Intimitete të botës shpirtërore të pacientit.
3.2. Sekreti mjekësor ndaj opinionit publik
Sipas Kodit Deontologjik, sekreti mjekësor parashikohet si e drejtë e pacientit (interes vetjak),
sikundër dhe si e drejtë e mjekut (interes publik). Është pronë e pacientit dhe mjeku nuk duhet ta
përhap (vetëm në rast kur detyrohet me ligj).
Kur sekretet profesionale dhe sëmundjet, vënë në rrezik shëndetin e pacientit, por prekin edhe
interesat e shoqërisë, ato nuk mbahen, por tregohen në organe kompetente. Të tilla janë: raste

10
Rahime Bekteshi
2020
vdekjesh të papritura, raste vdekjesh të grave nga aborti, raste kur lindin fëmijë ilegal ose me
defekte të rënda, dëmtime traumatike aksidentale ose kriminale në vendin e punës, shtëpi, rrugë,
etj., vdekje apo dëmtime të shëndetit si pasojë e gabimeve mjekësore, pakujdesive mjekësore dhe
krimeve mjekësore të kryera me qëllim; sëmundje ngjitëse (sida, kolera, fruthi, tifoja, hepatiti viral;
sëmundje psikike (skizofrenia, epilepsia) që janë potencialisht të rrezikshme për të kryer krime; raste
alkoolistësh dhe narkomani në stade të rrezikshme shoqërore; kur kërkohen të dhëna nga organet
shtetërore për hetim ose gjurmimin e veprave penale (jepet emri me iniciale, mbulohet pjesa e syve
me shirit të errët, bëhet montazh i zërit, etj).
3.3. Sekreti mjekësor ndaj pacientit
Pas vizitës mjekësore, mjeku e informon pacientin në lidhje me procesin patologjik, i tregohet
diagnoza dhe mjekimi përkatës. Kjo është e drejtë e pacientit.
Në raste kur pacienti vuan nga sëmundje ose trauma të zakonshme, që nuk janë të rënda dhe nuk
paraqesin rrezik real për shëndetin e tij, duhet biseduar hapur me pacientin dhe familjen e tij.
Në raste kur pacienti vuan nga sëmundje të rënda, gjendje të pashpresa dhe ecuri të rezervuar,
ndiqet parimi i shmangies, apo mënjanimi i traumatizimit psikologjik të pacientit. Por, disa klinika
dhe shkolla respektojnë parimin “ti thuhet e vërteta të sëmurit” që të ruajnë besueshmërinë në
marrëdhëniet mjek-pacient. Ekziston poashtu edhe e ashq “e mesmja e artë", ky qëndrim modern
ësjtë i pranuar nga Kodi i Deontologjisë, në nenin 39, shkruhet: “Mjekut i lejohet, që kur e gjukon të
arsyeshme, të mos i tregojë pacientit të vërtetën për diagnozën apo ecurinë e rastit të rëndë.”
Pprognoza fatale, nëse thuhet, duhet të formulohet me shumë takt dhe kujdes.

ETIKË - kapitulli i katërt


4.1. Kuptimi etik dhe ligjor i shkeljeve mjekësore
Mjekësia është shërbim profesional nl dobi të të sëmurëve dhe të nevojave
shëndetësore të njeriut, pa dallim race, feje, kombësie, shtresë sociale,
ideologjike dhe politike.
Mjeku ka për detyrë të ushtrojë një praktikë të mirë mjekësore, duke ruajtur
standartet profesionale dhe një kujdes shëndetësor të shkallës së lartë, në
përputhje me kërkesat etiko-ligjore të njeriut ë arsyeshëm dhe të matur. Gjatë
ushtrimit të profesionit mjeku duhet: shqetësim kryesorë të ketë kujdesin përr
pacientin, të respektojë dinjitetin dhe jetën private të pacientit, të dëgjojë me
vëmendje ankesat dhe shqetësimet e të sëmurit dhe të respektojë mendimin e
tij, me kujdes të informojë pacientin për gjendjen në të cilën ndodhet të jetë i
sinqertë dhe i kuptueshëm, trajtimi mjekësor i pacientit të bëhet me
mirëkuptim të dyanshëm dhe me profesionalizëm.
Si koncept, shkeljet mjekësore ose kequshtrimi mjekësor përfshin shkelje të
natyrës etike, deontologjike dhe ligjore të mjekut ose personelit shëndetësor në
trajtimin e të sëmurëve.
Shkaqet e shkeljeve mjekësore:
a) Subjektive: pakujdesia (neglizhenca dhe vetbesimi i tepruar), shkelje
kriminale me qëllim.
b) Objektive: pamjaftueshmëri diturie dhe mungesë e përvojës, mangësi
organizative dhe mungesa në teknikë, teknologji dhe medikamente.
Shkeljet e Kodit Deontologjik, që janë gabime etike dhe nuk përbëjnë krime,
vlersohen dhe gjykohen nga komisione disiplinore të Urdhërit ë Mjekut.

11
Rahime Bekteshi
2020
Shkeljet mjekësore që përbëjnë faj dhe konsiderohen si krime, gjykohen me
Kodin Penal, që ka të shprehura qartë dispozitat e tij: mjekimi i pakujdesshëm
(neni 97), mosdhënia e ndihmës (neni 98), shpërdorimi i detyrës (neni 248),
dështimi kriminal (neni 93) etj.
Baza e shkeljeve mjekësore, që e ngarkon mjekun me përgjegjësi penale, është
pakujdesia dhe dashja kriminale, që dmth se: mjeku ose personeli ndihmës të
kenë kryer një veprim apo mosveprim nga pakujdesia ose me dashje, si pasojë
e këtyre shkeljeve vjen deri tek dëmtimi i shëndetit, rrezikimin ose humbja e
jetës së pacientit; dëmi të shkaktohet me qëllim.
4.2. Gabimi mjekësor
Mjeku është qenie njerëzore i hapur ndaj mundësisë për të gabuar gjatë
ushtrimit të profesionit, por me rëndësi është njohja dhe pranimi i gabimit, e
shoqëruar me një analizë kritike etiko-shkencore, me qëllim të prezantimit të
gabimit për her të dytë.
Si gabim mjekësor vlerësohen dhe gjykohen tërë ato veprime apo mosveprimet
të gabuara të mjekut ose personelit mjekësor, të kryera në mirëbesim të plotë
dhe që nuk përmbajnë elemente pakujdesie.
Shkaqet e gabimeve mjekësore:
-pamjaftueshmëri e dijeve dhe përvojës;
-niveli i papërsosur i shkencës mjekësore dhe i metodave ekzaminuese dhe
mjekuese;
-kushtet objektive konkrete (mungesë e aparaturave, medikamenteve, puna në
zona malore).
Gabimi mjekësor mund të ndodhi gjatë vendosjes së diagnozës ose mjekimit të
pacientit.
Llojet e gabimeve mjekësore:
1) Diagnostike – si pasojë e ecurisë jo të zakonshme të sëmundjes, shfaqja
e një diskursi të fshehtë, simptoma atipike, ose i sëmuri refuzon të bëjë
ekzaminime shtesë.
2) Taktiko-mjekuese (terapeutike) – përcaktimi i gabuar i skemës të
mjekimit.
3) Tekniko-mjekuese – kur gjatë mjekimit të drejtpërdrejtë, tek pacirnti
kryhen procedura të gabuara si pasojë e mungesës së përvojës,
aparaturës ose refuzimit të metodave mjekuese nga ana e pacientit.
4) Deontologjike (jatrogjenitë) – gjendje të veçanta psikopatologjike që
krijohen tek pacienti si pasojë e fjalëve, sjelljes apo veprimeve të
pakontrolluara të mjekut.
4.3. Fatkeqësia mjekësore
Si fatkeqësi mjekësore vlerësohet dhe gjykohet përfundimi jo i mirë i mjekimit, i
cili nuk vjen as nga gabimi, as nga pakujdesia e mjekut, por si pasojë e një

12
Rahime Bekteshi
2020
sëmundjeje të rëndë, veçorive individuale të organizmit, rrethana jo të mira,
etj., të cilat nuk ka qenë e mundur të parashikohen në mënyrë objektive pasojat
e veprimeve të ndryshme mjekësore.
Si të tilla janë rastet e vdekjes ë papritur në tryezën e operacionit nga shoku
operator, emocional, nga mbindjeshmëria e organizmit ndaj përpara teje
mbështetje, etj.
Këto raste duhet të analizohen me kujdes edhe pse mjeku nuk mban asnjë lloj
përgjegjësie.
4.4. Pakujdesia mjekësore
Është çështje mjekësore juridike komplekse, ku drejtësia shpesh është e paaftë
të vendosi drejt dhe në mënyrë të balancuar midis të drejtave të pacientit dhe
vlerave të lirisë të mjekut në ushtrimin e profesionit.
Pakujdesia ka parametrat dhe limitet e saj ligjore.
Nga pikëpamja juridike, pakujdesia paraqitet në dy forma:
1) Vetbesim i tepruar – mjeku kryen veprim ose mosveprim nga i cili ka
parashikuar se mund të vinin pasoja të rrezikshme, por që,
mendjelehtësisht ka shpresuar t'i ndalojë.
2) Nënvlersim – nuk i ka parashikuar pasojat e veprimit ose mosveprimit,
ndonëse sipas rrethanave, duhej t'i parashikonte.
3) Mjekimi i pakujdesshëm – i të sëmurit nga ana e mjekut ose personelit
mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose porosive të mjekit nga ana e
personelit mjekësor apo farmacistit, kur ka shkaktuar dëmtim të rëndë
të shëndetit, ka rrezikuar jetën e pacientit ose ka shkaktuar vdekjen e tij,
dënohet me gjobë ose burgim gjer në 5 vite. Pasojat e pakujdesisë
mjeklsore vërehen gjatë fazës së diagnostikimit (mosmarrjes e detajuar
e anamnezës dhe ekzaminimit objektiv) dhe gjatë fazës së mjekimit
(pakujdesi në zbatimin e drejtpërdrejtë dhe me rigorozitet të skemës së
mjekimit tek i sëmuri).
4) Mosdhënia e ndihmës – pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personelit,
por që me ligj detyrohet që ta jepte; si pasojë është shkaktuar dëmtim i
rëndë i shëndetit, rrezikim i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer në 2 vite. Ky krim mund të
kryhet me dashje ose nga pakujdesia.
4.5. Krimi mjekësor
Krimi mjekësor, i kryer me qëllim, konsiderohet atëher kur mjeku ose personeli
mjekësor rdorin njohuritë personale për të kryer akte kriminale në dëm të
shëndetit dhe jetës së njerëzve.
Llojet e krimeve mjekësore:
1) Shpërdorimi i detyrës – shtrimi në spital për qëllim përfitimi, hipnoza,
kryerja e marrëdhënieve seksuale me pacient, vjedhja, etj.

13
Rahime Bekteshi
2020
2) Qëndrimi i pakujdesshëm në detyrë – si pasojë e neglizhencës rrezikohet
ose vdekja një pacient. Për shembull, pacienti që i nevojitet asistencë
lidhet i pashoqëruar, ai rrëzohet nga shtrati dhe vdes si pasojë e traumës
në kokë.
3) Kryerja e veprimeve që i takojnë mjekut, nga persona tjerë të
paautorizuar – dhënia e antibiotikëve si trajtim i sëmundjeve virale.
4) Mbidozë e ilaçeve ose gjymtimi i pacientëve gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.
5) Gjatë periudhës së luftës – përdorimi i gazetave helmuese, infektimi i
lëndëve helmuese, eksperimente me substanca bakteriologjike.
4.6. Përgjegjësia etike dhe ligjore e personelit mjekësor
Problemet praktike shqyrtohen dhe zgjidhen nga komitetet etike, këshillat
disiplinor të Urdhërit të Mjekut, ekspertë të etikës, konferenca anatomo-
klinike, konsulta mjekësore, etj.
Çdo shkelje etike, deontologjike, bioetike ose profesionale gjykohet në bazë të
parimeve dhe koncepteve erike-ligjore të njohura botërisht.
Gabimet etike-profesionale që nuk përmbajnë vepra penale, vlerësohen dhe
gjykohen nga komisionerët disiplinor të Urdhërit të Mjekëve dhe Urdhërit të
Infermierëve.
Ndëshkimet përfshijnë: vërejtje me shkrim, paralajmërim, gjobë, largim i
përkohshëm nga ushtrimi i profesionit deri në 3 vjet.
Në rast se gjatë trajtimit mjekësor, shkaktohen dëme pacientit, ky i fundit ka të
drejtë të ngrejë padi civile duke kërkuar nga personeli mjekësor dëmshpërblim
për dëmin e plotësuar.
Në këtë pikëpamje, metodologjia mjekoligjore bën përllogaritjen në vlerë
monetare, të shkallës së dëmit shëndetësor duke përfshirë këtu kompensimin
e pagës që do të merrte pacienti nëse do të ishte gjallë ose po të mos ishte
dëmtuar, mjeku paguan shpenzimet e mjekimit, procedurat e rehabilitimit,
shpenzimet e varrimit, etj.
Instituti i mjekësisë ligjore = mjekët gjykojnë mjekët.

ETIKË - kapitulli i pestë


5.1. Të drejtat e të sëmurëve mendor
Përfaqësojnë tërësinë e të drejtave që përfitojnë personat, të.cilët vuajnë nga
një patologji mendore. Me termin “I sëmuri mendor" nënkupton individ, i cili ka
humbje të plotë, të përhershme os të përkohshme të aftësive të tij mendore ose
intelektuale. Deklarata mbi të drejtat e individit me deficit mendor (1971, OKB)
shqyrton të drejtat e personave me prapambetje psikike.
Problemet etike të këtyre të drejtave: >interesat e individit janë në
papajtueshmëri me ato të shoqërisë; sjellja e këtyre individëve mund të

14
Rahime Bekteshi
2020
përbëjë rrezik potencial për mjedisin ku jeton (shembuj të tillë kemi shtrimin e
detyruar të sëmurit mendor në institute psikike).
>zbatimi i konsentit të informuar tek të sëmurët mendor nuk arrin të
realizohet gjithmonë, në raste të tilla merret leje e familjes ose kujdestarit
ligjor, kjo është e përshkruar edhe në Deklaratën e Helsinki-Tokios.
5.2. Kontrolli i sjelljes
Nënkuptojmë të gjitha situatat që kanë të bëjnë me përpjekjet e kryers për të
ndikuar në sjelljen e individit, me qëllim që të orientohet për një kohë të gjatë,
në një drejtim të caktuar.
Mjetet e përdorura në këtë drejtim mund të jenë psikologjike, shoqërore,
mekanike, kimike, etj. Mjetet kimike përdoren tek çrregullimet e sjelljes nga
gjendjet anksioze, depresioni, violenca, agresiviteti, deliri, etj. Psikoterapia,
është mjekim me anë të fjalës, përmes të cilës veprohet mbi të gjykuarit,
arsyen, sferën emocionale, vullnetin dhe marrëdhëniet e pacientit me
realitetin.
Problemet etike të kontrollit të sjelljes lidhen me marrëdhëniet e mjekut me
pacientin, me përcaktimin e sjelljes patologjike që duhet trajtuar dhe mjekimet
që duhet përdorur në këto raste.
Mjekimet e kompartamentit, përdoren në.raste kur sjellja patologjike e
pacientit poashtu shoqërohet edhe me vuajtje. Nga ky trajtim farmakologjik
ose psikologjik përfitimi i pacientit të jetë më i madh se efektet dytësore
negative. Pacientit i sqarohet detajisht objektiva e trajtimit dhe metodat që do
të përdoren, dhe i jepet mundësia që të braktisi këtë trajtim në çdo moment
që ndjen nevojë ai. Ndodh të përdoren metoda që shkaktojë neveri tek
pacienti, por që janë të domosdoshme pasi ndihmojnë mbi përmirësimin
ggjendjes së tij, si për shembull tek fobitë, tek narkomat, pedofilët, alkoolikët.
5.3. Eksperimentet në trurin e njeriut
Realizohen përmes ndërhyrjeve në tru plrmes metodave fizike (mekanike dhe
elektrike), biologjike dhe kimike. Si të tilla kemi: stimulimi elektrik i trurit,
transplantimin e indit nervor dhe psikofarmakologjia.
Stimulimi elektrik i trurit – realizohet me ngacmimin elektrik të zonave të
trurit (SNQ). Metoda për her të parë është përdorur në vitin 1870, më.pas ësjtë
përdorur për mjekimin e epilepsisë. Nga pikëpamja etike kjo metodë është e
palejueshme, sepse pengon qendrën e vullnetit tek pacienti.
Transplantimit në indin nervor – kryhen me qëllim të rivendosjes së funksionit
në një tru të çregulluar. Ndërhyrjet kryhen me anë të dy teknikave: në tru
futen qeliza të marra nga gjendrat mbiveshkore të tij; dhe transplantimin e
qelizave dopaminergjike të marra mga mesencephalon i fetusit, në moshën 9
javë (kjo teknikë ka treguar rezultate më të mira, në mjekimin e sëmundjeve të
SNQ, siç është Alzheimers).

15
Rahime Bekteshi
2020
Problemet etike të transplantimeve: teknika e parë la pasur rezult fatal në
shumicën e të sëmurëve parkinsonikë; teknika e dytë duhet të përdoret në
raste më të rralla dhe nën kontrollin e një komiteti etik, që të shmanget nxitja
e shtatëzanisë e pasuar me aborte të provokuara; transplantimet në tru jo për
qëllime kuruese, por për të ndryshuar sjelljen dhe plr ë ndikuar në mendjen e
individit.
Psikofarmakologjia – konsiderohet shkenca e lëndëve kimike që ndikojnë në
psikikën e njeriut. Përdorimi i drogave si opiumit, kokainës, morfinë është
përdorur që në kohët më të lashta. Zbulimi i klorpromazinës (1950) shënoi
fillimin e mjekimit të sëmundjeve mendore. Medikamentet trankilizante,
neuroleptike, psikostimuluese, halucinogjene përmbajnë rrezik të shfaqet
toksikomania, që ndikon në rritjen e kriminalitetit. Prandaj pengohet përdorimi
jomjekësor i tyre.
Problemet etike lidhen me rolin e përdorimit të substancave psikotrope në
institute psikiatrike për pakësimin e hospitalizimit të detyruar të pacientëve
dhe izolimit të tyre. Këto substanca e normalizojnë ë sëmurin, por nuk
mjekojnë burimin e çrregullimit psikologjik. Duhet shmangur përdorimi i
tepruar i tyre, ose të hiqet dorë përdorimi i tyre.
5.4. Neurokirurgjia dhe psikokirurgjia
Neurokirurgjia nënkupton reseksionin e pjesëve të caktuara të trurit për të
korrigjuar çrregullime të funksioneve të ndryshme. Aplikimi i saj haset me
ndërlikime tragjike. Këto operacione janë të karakterit eksperimental dhe sipas
parimeve të etikës, para se të kryhen ato, duhet të merren të dhëna të
mjaftueshme nga eksperimentet e kryera në kafshë. Operacioni i
komisurotomisë,paraqet problem të veçantë të karakterit etik dhe filozofik;
gjatë këtij intervenimi pritet corpus callosum, që përbëhet nga një tufë e gjerë
fibrash nervore që lidhin dy hemisferat e trurit, dhe është kryer në SHBA për
kurimin e disa formave të epilepsisë.
Psikokirurgjia, konsiderohet si pjesë e veçantë e neurokirurgjia, që ka për
qëllim të një kohë çrregullimet mendore përmes ndërhyrjeve kirurgjikale në
trurin e njeriut. Në këto ndërhyrje neurokirurgjikale bëhet prerja e pjesës që
lidh korteksin prefrontal me pjesë tjetër të trurit. Meritë për zbulimin e këtij
operacioni, morri E. Moniz, i cili në vitin 1949 u nderua me çmimin Nobel për
mjekësinë. Për fat të tij të keq një pacient i pakënaqur e qëlloi me armë zjarri,
duke e paralizuar përgjithmonë.
Më vonë këto operacione u pakësuan me zbulimin e medikamenteve
psikotrope.
Problemet etike: psikokirurgjia nuk ka mbështetje shkencore dhe aplikimi i saj
është i rrezikshëm pasi shkakton efekte anësore fatale.

16
Rahime Bekteshi
2020
5.5. Tortura
Tortura është një ndëshkim i paramenduar, sistematik ose jo, me vuajtje fizike
ose psikike, kryhet nga një ose më shumë persona që veprojnë në urdhër të një
autoriteti për të detyruar një të akuzuar të japë informacion për ndonjë çështje
të caktuar. Ky veprim është shkekje e të drejtave të njeriut dhe dënohet nga
organet përkatëse.
Format e torturës: individuale, kolektive, brutale, shkencore, poshtëruese,
shelbuese, investigimi, etj.
Metodat e torturës: fizike dhe psikologjike.
Tortura fizike, zhvillohet me disa metoda:
- rrahje sistematike (siç është falanga e ashq rrahje me shkopinj, shufra,
tela në shpirtrat e këmbëve), rrahje e njëkohshme në dy veshët,
fraktura, etj.
- Tortura seksuale, ushtrohet dhunë në organet e jashtme seksuale duke
përdorur rrymën elektrike.
- Tortura elektrike (pikana), vendosen elektronesh në pjesët më të
ndjeshme të trupit.
- Tortura e mbytjes, ndryshe quhet edhe si forma e nëndetëses gjatë së
cilës koka e viktimës zhytet vazhdimisht në ujë të ndotur.
- Djegia, realizohetme cigare të ndezur, hekur të nxehtë, futja e viktimës
në një farë hekuri që nxehtë gradualisht.
- Gjymtimi, kryhet shkulje flokësh, heqje të thonjëve, prerje të testikujve,
veshëve, gjuhës.
- Tortura dentale, ku thyhen, goditen ose hiqen dhëmbët e shëndoshë në
mënyrë brutale.
Tortura psikologjike, ndikon në shkatërrimin direkt të personalitetit të
viktimës, realizohet me disa metoda:
- Provimi, pacienti izolohet dhe gradualisht humb vetitë e tij psikike.
- Kërcënimi i viktimës
- Prania e tjerëve gjatë torturimit të viktimës, shkaktohet traumë tek to.
- Poshtërimi dhe tortura seksuale, realizohen duke detyruar viktimën të
kryej veprime poshtëruese, poashtu gratë mund të sulmohen si objekte
seksuale.
- Hetimi i zgjatur me orë të tëra, ndodh kur i akuzuar dënohet duke
qëndruar ulur në karrike 24h e më shumë duke mos patur akses ushqimi
ose gjumi, me qëllim që të marrin informacion nga ai.
- Narkoanaliza, është metodë ilegale gjatë së cilës përmes medikamentit
pentotal pacienti vendoset në gjendje inferiorë, gjumi ose hipnoza dhe
nga ai merren informata të nevojshme.

17
Rahime Bekteshi
2020
Pasojat e torturës janë të shumta: fizike (të hershme dhe të vonshme),
psikologjike dhe psikosomatike.
Mjekimi i torturës dhe pasojave të saj, kryhet në institute të specializuara.
>Përdorimi i torturës në Shqipëri –tortura si dhe çdo akt tjetër çnjerëzor
dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet. Mjeku që thirret për të ekzaminuar
ose mjekuar një person të cilit i është hequr liria, duhet të kundërshtojë dhe të
denoncojë çdo akt dhe formë të keqtrajtimit të individit.
Mjeku që punon me të dënuar duhet të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e të
dënuarve të sëmurë, nëse ndodh që ato të dhunohen fizikisht ose
psikologjikisht duhet vënë në dijeni organet përkatëse.

ETIKË - kapitulli i gjashtë


6.1. Kriteret e përcaktimit të vdekjes
Çështjet e vdekjes dhe plakjes përfshijnë periudhën e fundit të jetës së njeriut.
Disiplina e tanatologjisë merret me studimin e çështjeve të përcaktimit të
vdekjes.
Vërtetimi i vdekjes duhet bërë me saktësi sepse çdo gabim i kryer shoqërohet
me pasoja tragjike.
Fazat e vdekjes:
1. Vdekja klinike: në raste kur zemra pushon së punuari, por ndryshimet
në indet dhe organet janë reversible, funksioni i saj mund të rikthehet
dhe të shpëtohet pacienti. Por, vdekja klinike, në raste kur mungon
aktiviteti i zemrës dhe mushkërive nuk mund të zgjasin më shumë se
6min, për shkak se qelizat e trurit mbeten pa O2.
2. Vdekja biologjike: karakterizohet me ndryshime irreversible që ndodhin
në neurone, që shkaktojnë ndërprerje të funksionit të trurit. Organet
tjera mund të durojnë pa O2 deri në 30-40min, prandaj mund të
titullohet puna e zemrës deri në 30min pas ndalimit të saj dhe më pas të
ruhet me anë të aparateve speciale reanimatore. Por, rivendosja e
aktivitetit të trurit është e pamundur.
Kriteri Kardio-Respirator: përcaktimi i vdekjes duke u bazuar në ndalimin e
plotë dhe të përhershëm të qarkullimit të gjakut dhe aktivitetit të organeve
respiratore.
Për të vërtetuar vdekjen e një individi përdoren disa prova, që ndahen në dy
grupe:
1). Prova negative e jetës: vërtetohet se individi ka mungesë të
frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut. Metoda e Icard: injektohet iv
solucion i flourescinës, i cili pas gjysëm ore ngjyros me ngjyrë të verdhë,
pjesën e bardhë të kokërdhokëve të syve. Kjo vërteton se personi është
akoma gjallë. Nëse bëhet prerja e arterieve në kyçin e dorës ose të

18
Rahime Bekteshi
2020
tëmthave dhe del gjak, personi është i gjallë dhe e kundërta. Përmes
këtyre metodave nuk mund të vërtetohet vdekja aparente.
2). Prova pozitive e vdekjes: vërtetohet përmes fenomeneve kufomore,
që shfaqen pas vdekjes. Këto fenomene ndahen në:
>fenomene të hershme: njolla, shtangësia kufomore, tharja, ftohja.
>fenomene të vonshme: kalbja e trupit, paraqitja e njolla me ngjyrë të gjelbër
në regjionin e abdomenit.
Këto fenomene përbëjnë kritere mjekësore të shenjave të vdekjes dhe sipas
nenit 1 të ligjit për autopsia, përmes tyre përcaktohet dhe vërtetohet vdekja.
Nëse mjeku nuk konfirmon vdekjen e një personi që dyshohet se ka vdekur,
është i detyruar të japë ndihmën e shpejtë mjekësore reanimuese. Kjo ndihmë
do të ndërpritet vetëm atëher kur do shfaqen shenjat e vdekjes.
6.2. Kriteri i shkatërrimit të trurit (vdekja cerebrale)
Vdekja cerebral paraqet humbje të plotë, të pakthyeshëm, të funksionit të
trurit. Ndryshon nga gjendja vegjetative, në të cilën personi është gjallë dhe ka
disa funksione autonome. Ky koncept i vdekjes është pranuar në vendet e
përparuara dhe konsiderohet si kriter i përcaktimit të vdekjes (kriteri VC).
Poashtu është përpiluar lista e shenjave që përdoren për të vërtetuar vdekjen
cerebrale, siç është: hipotonia, arefleksi totale, mungesa e reaksionit ndaj çdo
ngacmimi, mungesë e frymëmarrjes spontane, mungesa e injektimit të enëve
të gjakut të trurit me anë të ekzaminimit arteriografik, mungesë aaktivitetit
truror pas ekzaminimit me EEG. Marrëdhëniet e ekipit mjekësor me të afërmit
e personit që është duke vdekur, duhet të jenë të kujdesshme dhe të sinqerta.
Mjekët që plotësojnë certifikatën e vdekjes nuk duhet t'i përkasin ekipeve të
marrjes së organeve dhe transplantimit të tyre.
Problemet etike: kanë të bëjnë me zgjedhjen e shenjave për vërtetim të
vdekjes.
Mendimi filozofik – paraqet kriter të ri të përcaktimit të vdekjes, sipas të cilit:
truri është organ kryesor dhe shkatërrimi i funksionit të tij shkakton humbje të
unitetit të trupit të njeriut, prandaj edhe ai nuk konsiderohet si qënie e gjallë.
Pikëpamja e fundit përkrah mendimkn se nuk mund të bëhet një zgjedhje
midis faktorëve fizik dhe psikik. Njeriu mund të jetojë edhe po të ketë humbje
të shumta anatomike ose funksionale. Në Shqipëri heqja e organeve pas
vdekjes blhet pasi të vërtetohet vdekja cerebrale e donatorit dhe të vërtetohen
kriteret mjekësore të vdekjes. Vdekja vërtetohet nga një komision i posaçëm
prej tre mjekësh; vendimi i tyre është i pavarur dhe pasqyrohet në dëshminë e
vdekjes ky dokument më pas firmoset nga të tre mjekët; këto mjekë nuk duhet
të kenë asnjë lidhje me procesin e heqjes ose implantimit të organeve.
Argumentet që e kundërshtojnë kriterin e vdekjes cerebrale: për përcaktimin e
vdekjes së një individi ka dy kritere kryesore: kriteri KR (kardiorespirator – ka

19
Rahime Bekteshi
2020
pushuar funksioni si një qenie e unifikuar) dhe kriteri VC (vdekjes cerebrale –
vazhdon ende aktiviteti kardiovaskular, por truri është shkatërruar).
Argumentet:
1. Nuk ekziston një legjitimet biologjik për standartet e vdekjes cerebrale.
Edhe pse truri është shkatërruar plotësisht, ai vazhdon të kryej
funksionet e tij.
2. Mjeshpakllinka rrezik të shpallin vdekjen para kohe, si pasojë e
përkatësisë së shenjave diagnostikuese të përdorura.
3. Intervali kohor ndërmjet vdekjes cerebrale dhe vdekjes
kardiorespiratore, zakonisht është shumë i shkurtër
6.3. Eutanazia
Greq. Eu=e mirë dhe thanatos=vdekje. Vdekje e mirë ose pa vuajtje.
Përdorimi i procedurave që mundësojnë përshpejtimin ose shkaktimin e vdekjes
për të çliruar një të sëmurë me sëmundje të pakurueshme nga vuajtjet
ekstreme, apo çdo motiv tjetër të karakterit etik.
Eutanazia rmban dy koncepte: 1) i veprimit: kryen veprime pozitive ose
negative për t’i dhënë fund jetës. 2) ai i qëllimit: t'i japin fund vuajtjeve të
sëmurit. Në Shqipëri eutanazia është e ndaluar.
>Eutanazia pasive: të sëmurit në gjendje të rëndë, në stad terminal nuk i
jepet ndihmë mjekësore, me qëllim që të vdesë sa më shpejt. Nga
pikëpamja etike, eutanazia pasive lejohet.
Nga pikëpamja juridike, eutanazia pasive nuk lejohet.
Testamenti i jetës (biologjik), (living will): paraqet dokument të shkruar, i
firmosur nga personi i rritur i aftë psikikisht, i cili në prani të dy dëshmitarëve
shënon udhëzimet për mjekimet që do i përdoren në momentet e fundit të
jetës, kur ai më nuk do të jetë në gjendje të vendosë vetë. Diagnostikimi i
stadit terminal vërtetohet nga dy mjekë. Ky dokument ka vlerë periudhe 5
vjeçare dhe hyn në fuqi 14 ditë pas përpilimit të tij, poashtu mund të tërhiqet
në çdo moment.
>Eutanazia aktive: nënkupton ndërhyrjen e një personi të tretë
(zakonisht mjekut), me qëllim që të përshpejtohet ose shkaktohet
vdekje e pacientit. Nga pikëpamja etike, nuk lejohet, madje përdorimi i
saj dënohet. Argumentet për moslejimin e saj: koncepti i karakterit të
shenjtë ë jetës, mundësia për abuzim sidomos tek të sëmurët mendor të
pashërueshëm ose të moshuarit, mund të përdoret si metodë nga
mjekët për të zhdukur gabimet mjekësore, pranimi i eutanazisë mund të
paraqitet si pasojë për ngadalësimin e kërkimeve në fushën mjekësore.
6.4. Vetëvrasja dhe ndihma për realizimin e saj
Me vetëvrasje nënkuptojmë veprimet e një individi për t'i dhënë fund jetës ë
vet, me qëllim për të shpëtuar nga një situatë e padëshiruar për të. Vetëvrasjet

20
Rahime Bekteshi
2020
e ndeshen më shpesh tek meshkujt (sidomos ato mbi 65 vjet), kurse tentativat
për vetëvrasje ndeshen më shpesh tek femrat.
Nga pikëpamja etike ka dy qëndrime mbi vetëvrasjen: njëri nuk e pranon tjetri
e lejon.
4. Qëndrimi i parë e kundërshton vetëvrasjen dhe mbështetet në parimin
“mos vrit".
5. Qëndrimi i dytë e lejon vetëvrasjen dhe mbështetet në parimin e lirisë.
Nëse individi nuk i mundësohet një ekzistencë e denjë, për arsye të
ndryshme që nuk varen nga vullneti i tij, po i njëjti nuk ka më arsye për
të jetuar; prandaj vetëvrasja do ë konsiderohet si një veprim indiferent
nga pikëpamja morale. Njeriu vret veten e tij nga respekti që ka për
jetën, kur ajo pushon së qeni e denjë për të.
>Ndihma që mund të japë një person i tretë për realizimin e vetëvrasjes –
argumentet pro dhe con kësaj çështjeje janë të përafërt me ato ë eutanazisë
aktive. Por, ndryshon qëndrimi r nga pikëpamja juridike. Kryerja e vetëvrasjes
nuk dënohet penalisht, por ndihma që jepet për kryerjen e saj dënohet rëndë,
deri në 14 vjet burgim. Në Shqipëri, në legjislacionin penal nuk është
parashikuar dënimi për vetëvrasje, ose ndihmës pmr vetëvrasje. Megjithatë, në
Kodin Penal, neni 95: shkaktimin i vetëvrasjes, shënon: “shkaktimi i vetëvrasjes
ose tentativës për vetëvrasje të një personi, si pasojë e degradimit të dinjitetit
të tij nga një person tjetër, dënohet me gjobë ose burgim gjer në 5 vjet”.
6.5. Teprimi terapeutik
Nënkuptojmë përdorim sistematik të çdo njeri mjekësor (terapi intensive) për
të zgjatur jetën e një të sëmuri që ndodhet në stadin terminal, pa shpresë reale
për përmirësimin e gjendjes së tij. Mjeku duhet t’i bindet kërkesës së një
familje për të ndërprerë përpjekjet e një reanimacioni të pashpresë, edhe sikur
kjo të sjellë vdekjen. Në këto raste zbatohet parimi i veprimit me rezultat të
dyfishe. Çdo pacient me ndërgjegje të ruajtur, ose në gjendje kome, ka të
drejtë të mos pranojë një trajtim mjekësor të padëshiruar.
Nga pikëpamja etike ka dy qëndrime mbi veprimin terapeutik: njëra e lejon
(mbështetet në argumentin e mosshkurtimit të jetës, për shkak të karakterit të
shenjtë të saj) dhe tjetra e kundërshton (mbështetet në argumentet e “të
drejtës për të vdekur" dhe “cilësisë së jetës").
6.6. Gjendja vegjetative
Nënkupton gjendjen postkomatike të një pacienti, gjatë së cilës vjen deri. Tek
përmisimi gradual i shëndetit të përgjithshëm të pacientit.
Gjendja vegjetative e përkohshme paraqet formë mbijetese jocilësore, për të
cilën nuk ia vlen të vazhdohet mjekimi ose ushqyerja. Prandaj, pacienti në
gjendje të tillë është më mirë të lihet të vdesë.
Problemet etike të gjendjes vegjetative:

21
Rahime Bekteshi
2020
6. Qëndrimi i parë: duhet vendosur diagnozës e saktë që të vërtetojë
nivelin e ndërgjegjes tek këto pacientë, të vërtetohet irreversibiliteti
sepse jo çdo jo më është e pakthyeshme, mjekimi që përdoret pas daljes
nga koma, çështja e vazhdimit ose ndërprerjes së ushqimit (përkrahet
ushqyeshmëria artificiale dhe ndalimi i ushqimit konsiderohet krim.
7. Qëndrimi i dytë (amerikan): përkrah ndërprerjen e ushqyerjes, sepse ky
veprim nuk ka dobi për të sëmurin. Në këtë rast pacienti lihet të vdesë
pa iu shkaktuar vdekja aktive.
6.7. Eksperimenti human
Nënkuptojmë kryerjen e një prove për të vërtetuar një hipotezë të caktuar.
Medikamentet në mjekësi vërtetohen përmes provave klinike që kryhen tek
personat e prekur nga kjo sëmundje, për të vërtetuar efikasitetin e këtij
mjekimi.
Strategjia e eksperimentet human, kryhet mbi qënien njerëzore që paraqet
subjekteve të kësaj prove eksperimentale. Eksperimentimi human nuk i
takodomosdoshmërisht shkencave mjekësore dhe nuk kryhet direkt mbi qëniet
njerëzore. Ai fillimisht studiohet në laborator, eksperimentohet tek kafshët
dhe në fund tek njeriu.
Provat klinike ndahen në katër faza:
1) Provat e para të medikamentit eksperimental kryhen tek personat
vullnetar dhe që nuk janë të sëmurë, kështu vlerësohen modifikohet
funksionale ose organike, të shkaktuara nga administrimi i lëndës.
2) Kryhet tek një grup i vogël i të sëmurësh, për të konfirmuar efikasitetin
terapeutik të tij.
3) Ky mjekim i i krahasohet metodikisht me mjekimet më të mira klasike të
mëparshme ose me mungesën e mjekimit.
Nga pikëpamja mjekësore eksperimenti human ka qëllim terapeutik dhe
kognitiv (njohës).
Problemet etike: Kodi i Nurembergut, përmban 10 pika lidhur me kushtet e
përgjithshme që duhet zbatuar në rastin e eksperimenteve humane. Problemet
etike dhe bioetike të eksperimentit human kanë të bëjnë me disa koncepte:
8. Konsenti, i sëmuri duhet të jetë i vetëdijshëm se r çka jep pëlqimin e tij.
Konsenti duhet të jetë i lirë, i informuar (jepet sqarim mbi procedurat që
do të kryhen). Në rast paaftësie ligjore ose fizike, konsenti merret nga
personat përgjegjës përkatës. Në rast të personave të burgosur, konsenti
duhet t’i jepet një mjeku që nuk është i përfshirë në këtë rast dhe nuk ka
lidhje me subjektin (të burgosurin).
9. Rreziqet dhe përfitimet nga eksperimenti human, prova eksperimentale
kryhet vetëm atëher kur përfitimi potencial është më i madh e rreziku i
saj.

22
Rahime Bekteshi
2020
10. Garancitë e nevojshme për kryerjen e eksperimenteve humane – janë të
paraqitura disa të drejta dhe detyrime të subjekteve të këtyre
eksperimenteve, të shpallura në Deklaratat Etike Ndërkombëtare: e
drejta e ruajtjes së intimitetit dhe dinjitetit të subjektit eksperimental;
eksperimentuesi ështtë i detyruar të ketë nivel kualifikimi tekniko-
shkencor; respektimi i cilësisë së investigimeve.
Komitetet etike: janë organizma që mbikëqyrin respektimin e rregullave etike të
një eksperimenti human, roli i tyre është pengimi i veprimeve të parregullta dhe
dënimi i disa eksperimenteve. Komisionet përbëhen nga mjekë të shquar për
nga cilësitë e tyre shkencore dhe morale, nga juristë, përfaqësues
paramjekësor.
11. Konfliktet që lindin midis respektit të personit dhe parimeve të
drejtësisë dhe mirëbësisë – kushtet që duhet të plotësojë eksperimenti
janë: të jetë efikas dhe me rezultat të kënaqshëm; të dhënat e marra të
përdoren për mjekimin e të sëmurëve në të ardhmen.
Sipas legjislacionit në lidhje me eksperimentin human, pas viteve 90,
shënohen disa nene:
Neni 18
Mjeku e ka të ndaluar t'i krijojë rrezik pacientit me përdorimin e të
dhënave nga prova, ndërhyrjeve dhe medikamenteve që përdor.
Neni 19
Mjekimi i ri mund të përdoret vetëm atëherë kur efikasiteti i tij është
vërtetuar nga organet kompetente.
Neni 28
Mjeku e ka të ndaluar rreptësisht të marri pjesë në çdo kategori
sharlantimi. Mjekët nuk duhet t’i prezantojnë pacientëve dhe familjes së
tyre, mjekime ose procedura të pavërtetuara për efikasitetin e tyre.

ETIKË - kapitulli i shtatë

7.1. Inxhineria gjenetike


Inxhineria gjenetike ose manipuli gjenetik, paraqet përdorimin e teknikave të cilat përdoren
për modifikimin e ADN, gjenevë dhe kromozomeve.
Problemet etike: manipulimi i natyrës (përhapja e qenieve të gjalla me gjenome)
komercializimi i inxhinierisë gjenetike (tregti për fitimin e produkteve me gjenome të
modifikuara).
7.2. Manipulimi i gjenomit njerëzor
Ndërhyrjet në gamete, kromozome dhe gjene të qelizave humane somatike, për të bërë
modifikime biologjike të qenies njerëzore individuale, ose të trashëgueshme.
Problemet etike: janë me karakter të trefishtë: njohës (manipulimi kryhet për të marrë të
dhëna teorike lidhur me strukturën dhe funksionin e gjenomit), terapeutik (lejohet vetëm në
raste të sëmundjeve të rënda ose për lehtësimin e vuajtjeve të padurueshme) dhe jo

23
Rahime Bekteshi
2020
terapeutik (lidhen me mundësinë e krijimit të numrit masiv të qenieve identike nga një
qelizë e vetme, bazuar në pikëpamje imagjinare dhe sci-fi).
7.3. Terapia gjenetike
Paraqet përdorimin e teknikave eksperimentale, për modifikimin e një apo më shumë
gjeneve (të cilat nëse dëmtohen shkaktojnë sëmundje të rënda).
Terapia gjenetike është dy llojesh: somatike (përdoret në qelizat e diferencuara) dhe
gjerminative (ndërhyrje direkte me qeliza të padiferencuara në gamete, vezën e fekonduar
ose në fazën e herëshme të ndarjes embrionale).
Problemet etike: terapia gjenetike gjerminative nuk lejohet, në bazë të parimit të mirëbësisë
dhe konsentit të lirë dhe të informuar. Terapia gjenetike somatike mund të përdoret nëse
plotësohen disa kushte: aprovim i protokollit nga organeve përkatëse; mjekimi të ketë
qëllim kurimin e një anomalie gjenetike që shkakton sëmundje të rëndë; mungesë
alternativash tjera.
7.4. Mjekësia prediktive
Është orientim i ri i praktikës mjekësore, i cili bën analizën e prirjeve biologjike individuale
kundrejt sëmundjeve të njohura dhe përcakton mundësitë e shfaqjes së tyre. Ajo merret me
parashikimin e sëmundjeve nga të cilat do të vuaj individi në të ardhmen.
Problemet etike: kanë të bëjnë me çështjet e ndryshimit të raportit mjek-pacient (pacienti
do i bindet mjekimit për shkak të frikës, me çka mund të vi deri tek ndryshimi i stilit të
jetesës; poashtu mjeku ka përgjegjësi dhe do duhet ta informojë detajisht pacientin mbi
këto të dhëna parashikuese; prandaj mjeku ka të drejtë të mos ia tregojë këtë sëmundje
prediktive, ky qëndrim është i pranuar edhe nga Etika Mjekësore dhe Bioetika) dhe
respektimit të sekretit mjekësor (shoqëria do të përbëheshte nga individë me vlera të
pabarabarta, në lidhje me harxhohet mjekësore kundër agjensit të rrezikut së sëmundjes
prediktive).
7.5. Gjurmët gjenetike në mjekësinë ligjore
Përdorimi i një teknike të re me anë të ADN-së, që mundëson identifikim mjeko-ligjor të
individit. Përmes kësaj teknike mund të përcaktohet ADN-ja anonime, e marrë nga njollat e
gjakut, spermës, etj., për të zbuluar identitetin e një personi të dyshuar lidhur me një ngjarje
kriminale. Është e ngjashme me daktiloskopinë (personi identifikohet me gishtat e duarëve).
Problemet etike: kanë të bëjnë me ruajtjen e sekretit të tyre, duhet mbrojtur jeta private
dhe lirive individuale të personit, e cila mbështetet edhe me ligj.
Por, të dhënat gjenetike nuk do të mbahen sekret kur ato lidhen me çështje juridike penale
ose civile, sepse kështu kërcnohet jeta e një personi.
7.6. Diagnoza prenatale
Përdorimi i teknikave të ndryshme për vendosjen e një diagnozë të saktë të një sëmundje të
rëndë gjenetike ose vdekjeprurëse për fetusin. Zakonisht, një diagnozë e tillë shoqërohet me
ndërprerje të shtatzanisë.
Teknikat që përdoren për vendosjen e diagnozës prenatale: ekografia (ekzaminim fetar
përmes ultratingujve); amniocenteza (procedurë e ekstraktimit të lëngut amnional nga
barku i gruas dhe analizës së qelizave fetare të tij për të përcaktuar kariotipin dhe teste tjera
qelizore); biopsia e korionit (kryhet që nga java e tretë e barrës me anë të punksionit, por
paraqet rrezik për ndërprerje të shtatzanisë); marrja e gjakut fetar me punksion (kryhet me
fetoskop, dhe mundëson ekzaminim të detajuar të ADN-së së fetusit).
Problemet etike: çështja e përcaktimit e statusit të fetusit (nga ana morale dhe juridike) dhe
marrëdhënieve të tij me nënën; çështja e raportit të diagnozës prenatale me respektimin e
personave handikapatë; çështja e pranimit të abortit selektiv; çështja e marrëdhënieve të

24
Rahime Bekteshi
2020
mjekut me pacienten që konsulton ku sipas parimit të pavarësisë, mjeku duhet respektuar
dhe plotësuar çdo kërkesë të saj.
7.7. Kontrolli i lindjeve
Paraqet tërësi metodave që përdoren për të pakësuar riprodhimin e njeriut, si të tilla janë:
abstinenca seksuale, kontraceptimi (Përdorimi i metodave për parandalimin e implantimit të
vezës së fekonduar në mitër), sterilizimi, aborti i provokuar dhe infanticidi (vrasja e foshnjës
së porsalindur.
Problemet etike: karakterizohen nga ndërhyrja e pushtetit, i cili dikton normat e sjelljes
lidhur me çështjet e seksualitetit dhe riprodhimit; kufizohet e drejta e riprodhimit tek
personat me defekte kromozomike, bartësit e Sidës, personat me paaftësi psikike.
Mjetet që do të përdoren për të zbatuar këto kufizime duhet të jenë të pranueshme
moralisht dhe ligjërisht. Në këto çështje personeli mjekësor nuk duhet të bëhet vegël e
politikës shtetërore ose autoriteteve fetare.
Në Shqipëri, në ligjin për shëndetin riprodhues trajtohen çështjet lidhur me të drejtën e
individëve të vendosin lirshëm për numrin e fëmijëve, kohën për të krijuar familje, t'u jepet
informacion për riprodhim të suksesshëm.
7.8. Aborti
Paraqet explusion (nxjerrje) të fetusit të pazhvilluar nga organizmi i nënës.
Shtatzënia mund të jetë e provokuar dhe terapeutike.
Aborti i provokuar , kryhet me përdorimin e mjeteve mekanike, fizike dhe kimike
Problemet etike: lidhen me çështjen e pozitës së fetusit dhe të drejtave të gruas.
Në Shqipëri aborti deri në vitin 1990 ka qenë i ndaluar, aborti me ose pa dëshirë është
dënuar me heqje lirie deri në 2 vite. Mjekut nuk i lejohet të bëjë ndërprerje të shtatzanisë,
përveç në raste dhe kushte të parashikuara me ligj.
Megjithatë, në Shqipëri është praktikuar aborti terapeutik, sipas një listë sëmundjesh të
paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë. Për shkak të numrit të madh të aborteve, në vitin
1995 u miratua ligji për ndërprerje të shtatzanisë, nga Parlamenti shqiptar. Ky ligj përbëhet
nga 20 nene, të ndara në 3 krerë.
- Kreu i parë thekson se shërbimi shëndetësor duhet të përdorë shërbimet e
planifikimit familjar si mjet për të shmangur barrat e padëshiruara, kështu aborti nuk
do të konsiderohet si metodë e planifikimit familjar.
- Kreu i dytë përcakton institucionet të cilat do të kryejnë procedurën e abortit deri në
javën e 12 të barrës. Sqarohet procedura, merret konsent i nënës, mjeku e informon
për rreziqet, përcaktohet se aborti mund të kryhet deri në javën 22 për arsye
mjekësore.
- Kreu i tretë thekson se janë të ndaluara propaganda dhe reklamimi i institucioneve,
metodave ose lëndëve kimike që shkaktojnë abort.
7 9. Sterilizimi
Kufizim i aftësisë së një personi për të riprodhim dhe aftësi fekonduese, por pa dëmtuar
aktivitetin e tij seksual dhe endokrin.
Përdoren teknika të ndryshme: vazektomia tek burrat (heqja kirurgjikale e duktuseve
deferente); ligatura e tubave uterine ose salpingektomia, hysterectomia, etj.
Sterilizimi kryhet për qëllime terapeutike (atëher kur barra paraqitet si kundërindikacion për
shëndetin e nënës, ose kur neonati do të lindi me anomali të rënda), dhe jomjekuese (bëhet
për të mos pasur fëmijë, për arsye tjera jo mjekësore dhe konsiderohet si metodë
kontraceptive).

25
Rahime Bekteshi
2020
Problemet etike: çështja nëse sterilizimi me dashje kkonsiderohet si metodë kontraceptive,
çështja e cilësisë së konsentit të personit që do të kryej sterilizimin (ky është proces
irreversibil dhe pacienti duhet informuar detajisht mbi metodat që do të përdoren si dhe
rreziqet që e paraprijnë operacionin).
Në Shqipëri sterilizimi përbën lloj gjymtimi, dhe mjekut i ndalohet të kryej një procedurë të
tillë, përveç arsyeve mjekësore shumë serioze (në raste kur barra e dëmton shëndetin e
nënës), në këto raste zbatohet parimi i totalitetit. Kryesisht tek ne kryhen sterilizime me anë
të ligaturës së tubave uterine, gjatë lindjes c-sectio tek multiparet.
Çështja nëse lejohet sterilizimi i personave me sëmundje psikike dhe gjenetike – lejohet kjo
procedurë duke u mbështetur në arsye të hereditetit të sëmundjeve, arsye ekonomike,
sociale, higjienike. Argumenti kundër kësaj çështje mbështetet në faktin se këto persona
përmes kësaj procedura diskriminohen duke u vendosur në pozitë inferiore në krahasim me
njerëzit tjerë.
7.10. Riprodhim i me ndihmë mjekësore (prokreacion)
Paraqet riprodhim me ndihmë mjekësore. Këto metoda realizohen me ndihmën e: dhurimit
të gameteve, inseminimi artificial, dhurimi i ovociteve, dhurimi i embrionit (embrioni nga një
çift infertil përdoret për kërkime shkencore), materniteti zëvendësues/ adoptimi surrogativ
(kjo procedurë ndiqet me një kontratë të noterizuar), fekondimi in vitro dhe transferimi i
embrionit.
Pikëpamja etike: këto metoda të përdoren për arsye mjekësore, dhe motive tjera më pak të
pranueshme.
Problemet etike: paraqiten në dy aspekte:
1) duhhet mbajtur përgjegjësi për futje të qëllimshme të një materiali gjenetik të
huaj në përbërjen e një familje.
2) Këto metoda mund të përdoren për qëllime tregtare fitimprurëse, për reklama
me çka krijohen shqetësime të karakterit etik.
>Inseminimi artificial konsiston në futjen e spermatozoideve në rrugët gjenitale femërore, jo
përmes marrëdhënieve seksuale, me qëllim që ajo të ngelet shtatzënë.
Metoda më e praktikuar është inseminimi intracervikal, futja e spermës në nivelin e qafës së
mitrës gjatë periudhës fertile të ciklit menstrual.
Inseminimi artificiale mund të jetë disa llojesh: intrauterin, intratubar, dhe intraperitoneal.
Procedura e kryerjes është e thjeshtë, zgjat disa minuta dhe nuk kërkon përdorimin e
anastezisë.
Inseminimi artificial intra-conjugal (IAC): sperma e përdorur vjen nga bashkëshorti i gruas.
Inseminimi artificial donator: sperma e përdorur vjen nga ndonjë dhurues (donator).
>Bankat e spermës përfaqëson institucionin përkatës që merret me ruajtjen e spermës të
personave të ndryshëm.
Sperma izolohet termikisht dhe hermetikisht në një enë çeliku dhe mbushet me azot të
lëngshëm, dhe lëndë kioprotektore vendoset në një temperaturë -196°C.
Problemet etike të inseminimit artificial dhe bankave të spermës:
- IAC sipas fesë katolike dënohet, pasi marrja e spermës konsiston me anë të mastrubimit.
Në rast të çrregullimeve seksuale psikogjene (impotenencë seksuale apo vaginizim) IAC
lejohet.
Inseminimi post motem nënkupton riprodhimin e qëllimshëm të një fëmije për të
zëvendësuar humbjen e vëllaut ose motrës së tij të vdekur. Nga pikëpamja juridike IAC post
mortem nuk lejohet, por mund të aplikohet në rast se bashkëshorti para vdekjes ka shfaqur
dëshirë të aplikimit të kësaj procedure nga gruaja e tij. Kjo metodë nuk nxitet të praktikohet.

26
Rahime Bekteshi
2020
- IAD paraqet probleme etike dhe bioetike që kanë të bëjnë me:
- Rrethanat e aplikimit (indikacionet e aplikimit të IAD nuk përbëjnë ndonjë problem etik të
veçantë, por debati zhvillohet në atë se çifti që e kryen këtë procedurë duhet të jetë i
martuar ose jo dhe statusi juridik i fëmijës së lindur përmes kësaj procedure në disa vende
konsiderohet si fëmijë legjitim i babait social dhe në vende tjera konsiderohet i paligjshëm
pavarësisht konsentit që ka dhënë bashkëshorti.
- Përshtatja fenotipore e donatorit me babain social realizohet përmes “Kodit Klinik", që
paraqet dokument të bankës së spermës ku shënohen të dhënat e donatorit (gjatësia
trupore, pesha, pamja e fytyrës, ngjyra e syve, grupi i gjakut, raca, etj). Në këto raste qëllimi
kryesor ësjtë që të ketë përputhje midis veçorive të donatorit me babain social, për të mos
krijuar dyshime më vonë tek fëmija.
- Ruajtja e sekretit ky parim zbatohet ndaj fëmijës nga prindërit e tij, dhe banka e spermës
detyrimisht ruan sekretin e anonimitetit të donatorit.
>Fekondimi in vitro dhe transferimi i embrionit (FIVETE) është metodë e re e kurimit të disa
tipeve të sterilitetit; përmes kësaj procedure bëhet marrja e ovulave ose ovociteve nga tubat
uterine (tek të cilat ka ndonjë pengesë), bëhet fekondimi dhe kultivimi i tyre disa orë jashtë
organizmit (in vitro); dhe pasi të jenë zhvilluar në embrione, ato futen në mitër përmes
rrugës vaginale, me shpresë se një prej tyre do të implantohet.
Në vitin 1985, shkencëtari amerikan R.H.Asch përdori variant të ri të FIVETE që e quajti GIFT
(gamete intra fallopian transfer): procedura është më e pranueshme nga pikëpamja etike
sepse kryhet tek gruaja e cila ka të dëmtuar vetëm një prej dy tubave uterine, me shpresë
që të ndodhi fekondimi pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të zakonshme (kështu
shmanget faza in vitro dhe ruhet karakteri natyral).
Variant tjetër i përdorur është ZIFT (zygote intra fallopian transfert) konsiston në futjen e
vezëve të fekonduara në tubat uterine.
Problemet etike të FIVETE dhe varianteve të saj: të drejtat e çifteve sterile, rreziqet
mjekësore dhe përfitimet e pritshme.
Rreziqet që mund të paraqesë FIVETE: stimulimi i ovareve, marrja e ovociteve me anë të
laparoskopisë, rivendosja e embrioneve, çështja e embrioneve të tepërta.
Çështja e kombinimit të FIVETE dhe metodave tjera të riprodhimit me ndihmë mjekësore
dhe arritjet në fushat e inxhinierisë gjenetike: FIVETE nuk ka asnjë ndikim në shfaqen e
anomalive kongjenitale tek foshnjat. FIVETE mund të përdoret edhe për qëllime jo
mjekësore: manipulime eksperimentale të embrionit human, qëllime eugjenike, politike,
personale, etj. Këto qëllime nuk janë të pranueshme nga pikëpamja etike. Në Shqipëri
zgjedhja e gjinisë së fëmijës sëmparashikuar nuk lejohet (neni 44).
7.11. Eugjenika dhe eugjenizmi
Eugjenika paraqet teknikat e përdorura për të favorizuar riprodhimin e një gjeni (eugjenika
pozitive), ose për pengimin e një gjeni (eugjenika negative).
Në shek XX ajo përdoreshte për të përmirësuar përbërjen gjenetike të një race, përmes
shqyrtimit të vetive fenotipore dhe ndërhyrjes përkatëse në to.
Eugjenizmi përbën doktrinë sociale politike dhe ideologjike që mbështet kryerjen e
eugjenikës.
-Argumentet që e përkrahin përdorimin e eugjenikës dhe eugjenizmit: këto dy procese e
kompensojnë mungesën e veprimit të mekanizmave të seleksionimit natyral, vlera e këtyre
dy proceseve është rritur në sajë të zbulimeve të reja aktuale, ato respektojnë parimin e
mirëbësisë ndaj gjeneratave të ardhshme (pengon mutacionet).

27
Rahime Bekteshi
2020
-Argumentet që kundërshtojnë aplikimin eugjenikës dhe eugjenizmit: eleminimi i individëve
pasardhës me defekte do të konsiderohet si mungesë respekti ndaj personave tjerë të gjallë
me këto defekte; përdorimi i tyre varfëron sistematik gjenetik human; përse duhet
shkencëtarët të përcaktojnë rrjedhën e shoqërisë njerëzore; këto procedura e kthejnë
njeriun e thjeshtë në një objekt të përpunuar sipas dëshirës.
7.12. Klonimi
Rritja e një grupi qelizash ose organizmash të gjalla nga një individ unik, me anë të mjeteve
natyrale ose artificiale që nuk i përkasin riprodhimit seksual.
Klon quhet tërësia e qelizave apo organizmave identike për nga pikëpamja gjenetike, të cilët
kanë prejardhje nga një paraardhës unik i përbashkët.
Grupet e mikroorganizmave apo qelizave, të cilat rrjedhin nga një qelizë e vetme si rezultat i
shumimit aseksual, quhen klone dhe për to klonimi është proces natyral.
Tek kafshët e larta dhe njeriu, klone natyrale konsiderohen vetëm binjakët uniovularë.
Shpesh si lloj i veçantë i klonimit konsiderohet gabimisht riprodhimi me anë të
partenogjenezës: ai paraqet variant të riprodhimit seksual, i përsëritur shumë herë gjatë
seleksionimit natyral dhe vihet re tek insektet. Klonimi artificial në botën shtazore u zhvillua
tek bretkoca (1950-1960), më.pas tek minjtë (1970). Në 1997, lindi delja e klonuar Dolly, që
e realizoi shkencëtari skocez Ian Wilmut.
Procesi i krijimit të Dolly-t: mlrri bërthamën ee një qelizë nga një trup i një delje të rritur dhe
e vendosi tek një vezë delje (të cilës më herët ia kishte hequr bërthamën) dhe e implantoi
në mitrën e një delje nënë. Kështu u zhvillua embrion me material gjenetik të vetëm një
prindi dhe lindi delja e klonuar Dolly. Pas këtij rasti presidenti i SHBA, Bill Clinton, shpalli
mmoratorium dhe ndalimin e fondeve federale të kërkimeve për klonimin e njeriut.
Sot shihet mundësia e klonimit të njeriut dhe organeve që të përdoren në operacionet e
transplantimeve.
Problemet etike: klonimi i njeriut kundërshtohet, me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit të
njeriut; kjo është shënuar edhe në Deklaratën universale mbi gjenomin human dhe të
drejtat e njeriut, e shpallur në Konferencën e përgjithshme të UNESCO, në vitin 1997;
fëmijët sipas kësaj metode mund të lindin me të meta; nga ana fetare klonimi konsiderohet
si veprim i pamoralshëm; pakësim i sensit të individualitetit dhe autonomisë personale.

28

You might also like